Day: June 28, 2025

  • Izraeli mohon përparimin e bisedimeve me Hamasin, pavarësisht deklaratave optimiste të Trumpit

    Izraeli mohon përparimin e bisedimeve me Hamasin, pavarësisht deklaratave optimiste të Trumpit

    Donald Trump mund të ketë shprehur optimizëm se një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës do të arrihej “brenda javës së ardhshme”, por një zyrtar i lartë izraelit, duke folur për faqen e internetit të lajmeve Walla, mohoi se ishte bërë ndonjë përparim në negociatat mbi lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.

    Zyrtari theksoi se nuk kishte pasur ndonjë ndryshim të rëndësishëm në qëndrimet e Izraelit dhe Hamasit mbi pikat kryesore të mosmarrëveshjes, përfshirë kërkesën e organizatës për garanci se lufta në Gaza do të mbaronte.
    Kanali 12 i Izraelit raportoi se Benjamin Netanyahu do të zhvillojë konsultime me zyrtarë të lartë nesër në lidhje me përparimin e mundshëm drejt një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi në Gaza.
    Sipas të njëjtit burim, Izraeli ka treguar njëfarë fleksibiliteti në kontaktet e fundit indirekte, por ende pret një shenjë fleksibiliteti nga Hamasi mbi çështjet kryesore. Përveç kësaj, raportohet se Netanyahu planifikon të udhëtojë për në Uashington në fillim ose në mes të korrikut për të diskutuar një sërë çështjesh të Lindjes së Mesme me presidentin amerikan, ndërsa Sekretari i Çështjeve Strategjike Ron Dermer pritet të udhëtojë për në kryeqytetin amerikan të hënën për bisedime me Steve Witkoff.

    Top Channel

  • Franca e gatshme të ndihmojë në sigurinë e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza

    Franca e gatshme të ndihmojë në sigurinë e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza

    Franca është e gatshme, ashtu si edhe vendet e tjera europiane, të kontribuojë në sigurinë e shpërndarjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, në një intervistë për televizionin LCI.

    Sipas tij, një përfshirje e tillë do të kishte për qëllim të adresojë shqetësimin e autoriteteve izraelite për kapjen e ndihmave nga grupet e armatosura palestineze.

    Duke komentuar situatën humanitare, Barrot u shpreh i revoltuar: “Jam i tërbuar kur mendoj për 500 njerëzit që kanë humbur jetën gjatë shpërndarjes së ushqimit në Gaza në javët e fundit.”

  • Qytetarët ‘djegin’ Beogradin, dalin në mbështetje të studentëve – Incidente pranë Presidencës/ FOTO + VIDEO

    Qytetarët ‘djegin’ Beogradin, dalin në mbështetje të studentëve – Incidente pranë Presidencës/ FOTO + VIDEO

    Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi. Protesta u organizua nga vetë studentët, të cilët i dhanë qeverisë serbe një ultimatum për shpërndarjen e parlamentit deri në orën 21:00 dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

     

     

    Me kalimin e afatit dhe mungesën e një përgjigjeje zyrtare, studentët shpallën se “protesta nuk është më studentore”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues marshuan drejt presidencës duke brohoritur kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.
    Policia ndërhyri me forca të shumta dhe përdori granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar përreth ndërtesës presidenciale, ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë vendosur forca speciale me automjete të blinduara.

  • Shqipëria në flakë/ Ja si paraqitet situata me zjarret në vend

    Shqipëria në flakë/ Ja si paraqitet situata me zjarret në vend

    Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë 28.06.2025, janë raportuar 47 vatra zjarri.

    Nga këto janë shuar 45 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

    Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

    1. Fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
    2. Lagjen “Donika Kastrioti, njësia administrative Berat, bashkia Berat.
    3. Fshatin Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër
    4. Fshatin Ishull-Lezhë, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
    5. Fshatin Velmish, njësia administrative Strum, bashkia Roskovec.
    6. Fshatin Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
    7. Fshatin Petresh, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.
    8. Fshatin Marinëz, njësia administrative Kuman, bashkia Roskovec.
    9. Qytetin Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
    10. Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.
    11. Lagjen Griz, njësia administrative Patos, bashkia Patos.
    12. Lagjen “ish-pazari gjësë së gjallë, bashkia Roskovec.
    13. Fshatin Tale 2 njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.
    14. Lagjen 2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.
    15. Fshatin Sukth, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.
    16. Vendin e quajtur “Kodër-Mëzes”, njësia administrative Kashar, bashkia Tiranë.
    17. Fshatin Vreshtas, njësia administrative Cakran, bashkia Fier
    18. Fshatin Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, bashkia Tiranë.
    19. Fshatin Rreth Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.
    20. Fshatin Memaliaj Fshat, njësia administrative Memaliaj fshat, bashkia Memaliaj.
    21. Fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër.
    22. Vendin e quajtur “Vilat e Partisë”, qyteti Korçë, bashkia Korçë.
    23. Fshatin Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.
    24. Rrugën “Qemal Ndesini”, njësia administrative 11, bashkia Tiranë.
    25. Afërsi të ndërtesës së Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në bashkinë Vlorë.
    26. Fshatin Arapaj, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.
    27. Fshatin Labinot Fushë, njësia administrative Labinot, bashkia Elbasan.
    28. Fshatin Belinë, njësia administrative Zharrës, bashkia Patos.
    29. Fshatin Pocestë, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.
    30. Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(1)
    31. Fshatin Rranza, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejës.
    32. Fshatin Gosë, njësia administrative Gosë bashkia Rrogozhinë.
    33. Fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
    34. Fshatin Tufinë, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë.
    35. Fshatrat Vajkan dhe Verri, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier.
    36. Fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës
    37. Fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë
    38. Fshatin Vanaj, njësia administrative Libofshë, bashkia Fier
    39. Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(2).
    40. Fshatin Vilë-Ballaj, njësia administrative Gosë, bashkia Rrogozhinë.
    41. Fshatin Resulaj, bashkia Selenicë
    42. Fshatin Këcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë.
    43. Fshatin Mbjeshovë, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat.
    44. Fshatin Kodër Bujaras, njësia administrative Gjergjan bashkia Elbasan.
    45. Fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.

    Aktualisht, janë aktive vatrat në:

    1. Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin, në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake.

    2. Kryqëzimi i Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe bujqësore. Tymi i krijuar vështirëson qarkullimin e mjeteve ne rrugën nacionaleLezhë-Shkodër.Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse.

  • Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

    Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

    Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë kombëtare e Vidovdanit.
    Njëra organizohet nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ata i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave.
    Protesta tjetër është duke u organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
    Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, planifikohet të nisë në pasditen e së shtunës në Sheshin e Sllavija.
    Në këtë festë, serbët përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.
    Mbështetësit e Qeverisë janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”.
    Studentët po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.
    Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.
    Mirëpo, Vuçiq ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”. Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.
    Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./ REL

  • “Zgjedhjet po afrojnë, jemi gati për sfidën”/ Lapaj nga Berati: Po strukturojmë “Shqipëria Bëhet”

    “Zgjedhjet po afrojnë, jemi gati për sfidën”/ Lapaj nga Berati: Po strukturojmë “Shqipëria Bëhet”

    Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vazhduar në lagjen “30 Vjetori” në Berat procesin e strukturimit të plotë të partisë në këtë bashki. I shoqëruar nga ekipi, Lapaj deklaroi se është koha për të ndërtuar strukturat në çdo lagje dhe fshat të vendit.
    “Sot nisëm strukturimin total të lëvizjes sonë. Jemi më të vendosur se kurrë, nuk ka kthim pas! Në Berat vazhdojmë lagje më lagje dhe nesër”, u shpreh Lapaj në rrjetet sociale.
    Ai shtoi se, megjithëse ritmi i takimeve ka qenë intensiv gjatë muajve të fundit, faza që po vjen do të jetë edhe më dinamike, me më shumë energji, ide dhe vendosmëri.
    “Së shpejti ka zgjedhje në Berat. Na shkruani në inbox nga çdo cep i Shqipërisë. Do vij t’ju takoj kudo që jeni. Sepse kjo lëvizje jeni ju.”
    Kjo nismë është pjesë e turit kombëtar të falënderimeve dhe organizimit të brendshëm që ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, ka nisur pas zgjedhjeve të 11 majit ku u rendit forcë e tretë politike.

  • A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”?  Ja si përgjigjet Shabani për aleancën politike

    A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani për aleancën politike

    Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë një shkrirje të dy partive që kanë qenë në një aleancë të përbashkët, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
    Mbi atë se çfarë do ndodhë në vijim, Shabani nënvizoi se një bashkëpunim për zgjedhjet do të donte ta vazhdonte përsëri, me qëllimin për të krijuar një koalicion më të gjerë.
    “Kjo është nxjerë nga konteksti, nuk më bën sens. Vetëm nëse Adriatiku do të rikthehet tek Nisma Thurje. Nuk ka shkrirje, ne jemi dy parti, kemi krijuar një koalicion, kemi bashkëpunuar për zgjedhjet dhe duam të vazhdojmë bashkëpunimin dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale kurdo qofshin ato, që nuk mjaftojnë. Duhen shtuar aktorë të tjerë, intelekualë, gazetarë, pedagogë dhe forca të tjera të reja që kanë reflektuar, pra të krijojmë një koalicion më të gjerë.
    Nisma Thurje ka qenë një shoqatë e shoqërisë civile. Në 2021 kemi themeluar një parti dhe do ta vazhdojmë betejën. Shkrirja nuk është diskutuar si gjë. Unë do doja që ta vazhdonim bashkëpunimin”, shpjegoi Endri Shabani.

  • E kryer/ Igli Tare arrin marrëveshjen me talentin 23-vjeçar, javën e ardhshme hidhet firma në kontratë

    E kryer/ Igli Tare arrin marrëveshjen me talentin 23-vjeçar, javën e ardhshme hidhet firma në kontratë

    Samuele Riçi do të jetë pjesë e Milanit. Marrëveshja është e kryer dhe tashmë mbetet vetëm hedhja e firmës në kontratë. Sipas Fabricio Romanos, lojtari 23-vjeçar është parë në Milano për të kryer vizitat mjekësore.
    Igli Tare ka gjetur verbalisht gjuhën e përbashkët me Torinon për transferimin e mesfushorit italian. Palët kanë rënë dakort për shifrën e 23 milionë eurove plus 2 milionë të tjera bonus. Javën e ardhshme pritet të ndërmerren edhe hapat formalë për këtë transferim./Sport Ekspres/

  • Belinda Balluku në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes në Stamboll, nën organizimin e qeverisë turke dhe të Presidentit Erdogan

    Belinda Balluku në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes në Stamboll, nën organizimin e qeverisë turke dhe të Presidentit Erdogan

    Politikë E Shtunë, 28 Qershor 2025 22:47

    “Në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes  Stamboll, nën organizimin e qeverisë turke dhe të Presidentit Erdogan, me pjesëmarrjen e më shume se 70 ministrave të Europës dhe më gjerë. Diskutime mbi sfidat e transportit  dhe ndërlidhjes multimodale në tërësi, duke theksuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë për bashkëpunim gjithëpërfshirës për projekte të përbashkëta që lidhin vende dhe rajone”- shkruan Belina Balluku, zv/kryeministre dhe ministre.

  • Makina merr përpara barrierat dhe thyen pemën në Tiranë! Largohet nga vendngjarja, por…i bie targa

    Makina merr përpara barrierat dhe thyen pemën në Tiranë! Largohet nga vendngjarja, por…i bie targa

    Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Trenit në Tiranë.
    Një automjet me targa të huaja ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës, duke marrë përpara edhe një pemë.

    Pas aksidentit që dyshohet se është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia e ka identifikuar pasi i ka rënë targa.
    Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë fare pranë vijave të bardha e po ashtu me lëvizje të lartë automjetesh.