Dy javë pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës, është bërë publik shkaku i vdekjes së Brian Wilson. Sipas certifikatës mjekësore, ai humbi jetën si pasojë e ndalimit të frymëmarrjes, e shkaktuar nga një infeksion i rëndë në organizëm dhe infeksion urinar.
Gjendja e tij ishte e rënduar edhe nga probleme të tjera shëndetësore, përfshirë sëmundje neurologjike, vështirësi kronike në frymëmarrje, probleme me gjumin dhe insuficiencë të veshkave.
Wilson u nda nga jeta më 11 qershor, pak javë para 83-vjetorit të tij. Familja e tij e njoftoi lajmin me një deklaratë të ndjerë në rrjete sociale, duke kërkuar respekt për privatësinë në këtë periudhë zie.
Brian ishte themeluesi i The Beach Boys, grupi legjendar që solli tingujt e “California Girls”, “Surfin’ USA” dhe “Good Vibrations” që nga vitet ’60. Ai u nderua me futjen në Rock & Roll Hall of Fame në vitin 1988.
Day: June 26, 2025
-

Zbulohet shkaku i vdekjes së legjendës së Beach Boys, Brian Wilson
-

Zjarr i madh pranë Athinës/ Tetë avionë në ndihmë për shuarjen e flakëve
Shërbimi i zjarrfikësve në Greqi është përballur me një vatër zjarri që ka prekur disa shtëpi afër qytezës detare të Palaia Fokaias, të ndodhur 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga katër vendbanime, ka raportuar Reuters.90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme, duke djegur edhe disa shtëpi.
Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre.
Ditëve të fundit, Greqia po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.
Shteti grek ka shpenzuar qindra miliona euro për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe fermerëve lidhur me dëmet e shkaktuara nga moti ekstrem e fatkeqësitë natyrore.
Krahas kësaj, janë blerë edhe pajisje të reja për shërbimin e zjarrfikësve në mënyrë që të përballen me zjarret, shuarja e të cilave është bërë gjithmonë e më e vështirë për arsye të temperaturave të larta gjatë sezonit të verës. -

Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s
Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.
Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.
Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve. -

Mala me pozicion të ri, shqetësojnë Gurishta-Hakaj te Vllaznia
Ishte ndoshta rinovimi më i rëndësishëm te Vllaznia në këtë periudhë merkatoje verore, pasi kuqeblutë të cilët edhe për një sezon siguruan shërbimet e Esat Malës. 26- vjeçari do të luajë sezonin e katërt radhazi me fanellën e shkodranëve, ku gjatë këtyre viteve ka qenë ndër futbollistët kryesor të ekipit.
Sezoni 2024-25 ishte më i miri me Vllazninë dhe më i miri në karrierën e prizrenasit, i cili në kampionat arriti të shënonte 7 gola dhe të asistonte 12 të tillë, statistika që nuk i kishte shënuar më parë. E te 9 herë kampionët e vendit patjetër duan vijimin e asaj forme të ish-futbollistit të Partizanit. Por tashmë atij i duhet që këtë performancë ta shfaqë në një pozicion të ri në fushë.Malën, në shumicën e karrierës së tij, e kemi parë të luajë në krahun e djathtë të mesfushës ose sulmit, pavarësisht polivalencës së tij në fushë. Por, me ardhjen e Martinit në krye të ekipit, pozicioni në fushë ka ndryshuar për Malën, kjo për shkak të skemës. Duke qenë se shkodrani aplikon shpesh vendosjen 3-5-2, Mala në këto ndeshje të para verore është aktivizuar në treshen e mesfushës qendrore.
Megjithatë, duke pasur një rol më të avancuar si mesfushor, duke mbuluar kështu rolin e fantazistit që ende po mungon te shkodranët. Deri në momentin që në skuadër të afrohet një mesfushor me tipare sulmuese, do të jetë Mala që do e mbulojë atë rol. Prizrenasi do të jetë një pikë kyçe në formacionin kuqeblu për sezonin e ri.
GURISHTA-HAKAJ – Në miqësoren e humbur ndaj Koperit në shifrat 3-5, në fushë për Vllazninë u aktivizuan të gjithë futbollistët, me përjashtim të dy prej tyre. Fjala është për mbrojtësit e krahut, Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj. Asnjë prej shkodranëve nuk u hodh për qoftë 1 minutë në fushën e lojës, duke u lënë kështu totalisht pushim nga ana e Martinit dhe stafit mjekësor.
Kjo, sipas asaj çfarë mëson gazeta, për shkak të mbingarkesës fizike për Gurishtën. 30-vjeçari, në mënyrë për të mos u rrezikuar për ndonjë lëndim të mundshëm, është preferuar të lihet pushim. Megjithatë, për mbrojtësin e krahut të djathtë nuk duket të ketë asgjë serioze dhe ai do të vijojë të jetë pjesë e seancave stërvitore dhe ndeshjeve miqësore në vijim gjatë qëndrimit të ekipit në Slloveni.
Po ashtu, edhe Esin Hakaj për shkak se e ka nisur stërvitjen disi me vonesë në krahasim me pjesën tjetër të grupit, ende nuk është në 100% të gjendjes fizike. Mëngjarashin po ashtu po merr formën e duhur nga dita në ditë dhe që në ndeshjen e radhës pritet të ketë edhe ai minutat e tij, në mënyrë që të kapë ritmin e duhur para zhvillimit të dueleve europiane kundër Daugavpils.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…
Brajan Gruda, sulmuesi me origjinë shqiptare ia doli që të realizonte gol me Gjermaninë U21, në gjysmëfinalen e Europianit ndaj Francës, sfidë kjo e përfunduar 3-0.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sër.de”, Gruda tregoi bindjen se Panzerat do fitojnë ndaj Anglisë të shtunën.“Jam plotësisht i bindur se do ta fitojmë turneun”,- tha Gruda.
21-vjeçari ëndërron një ftesë nga Gjermania A, edhe pse Shqipëria mbetet mundësi e mirë. “Jam i sigurt se disa nga djemtë do të bëjnë një hap përpara”, ka thënë Gruda. -

Fansat e habitur, Justin Bieber ndryshon emrin në rrjetet sociale
Ylli i pop-it, Justin Bieber, ka befasuar ndjekësit e tij duke ndryshuar emrin e tij në Instagram në “Lilbieber”. Ky ndryshim i papritur ka nxitur komente dhe spekulime në rrjetet sociale, ndërsa fansat po përpiqen të kuptojnë arsyen pas kësaj zgjedhjeje të re.Megjithatë, Bieber nuk ka dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për këtë ndryshim, duke lënë hapësirë për teori të ndryshme mbi qëllimin ose mesazhin pas “Lilbieber”.
Do të jetë interesante të shohim nëse kjo është vetëm një lojë me imazhin apo një pjesë e një projekti të ri nga ylli kanadez. -

Holanda U19 fiton Europianin e të rinjve, triumfon në finalen e madhe ndaj Spanjës
Holanda U19 fiton Europianin e të rinjve, pas triumfit minimal 0-1 ndaj Spanjës U19, në Superbet Arena – Giulesti (Bucharest)
Holandezët e nisën mirë ndeshjen, duke krijuar ritëm lojë dhe duke patur disa mundësi, por pa mundur dot të konkretizojë në gol. Me kalimin e minutave, spanjollët morën zemër dhe ngacmuan disa herë kundërshtarin. Sfida do zhbllokohej nga një autogol i Jimenez, në minutën e 63-të.Holanda U19 mbrojti me fanatizëm deri në fund rezultatin, për të marrë kështu trofeun e parë në histori.
-

VIDEO/ Spektakël i Cityt, gola pa limit ndaj Juventus në Botërorin e Klubeve
Manchester City ka triumfuar 2-5 ndaj Juventusit, në përballjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Doku zhbllokoi ndeshjen, ndërsa pak më vonë iu kundërpërgjigj Koopmeiners. “Qytetarët” mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas autogolit të Kalulu.
Në pjesën e dytë, Haaland, Foden dhe Savinho thelluan shifrat për anglezët, ndërsa goli i Vlahovic shërbeu si ngushëllim.City e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në vendin e parë, ndërsa Juventus në vendin e dytë me 6 pikë. Al Ain pozicionohet në vendin e 3-të me 3 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Wydad (0 pikë)
-
Siti turpëron Juven me goleadë, merr kreun…
Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 në SHBA, Grupi G:
Juventus- Mançester Siti 2-5 (Kopmeiners 11′, Vlahoviç 85’/ Doku 9′, Kalulu ag 26′, Haland 52′ Foden 69′, Savinjo 75′)
Vidad- Al Ain 1-2 (Mailula4’/ Laba11′, Romero 50′)
Kupa e Botës për Klube, Grupi G zhvilloi këtë mbrëmje dy takimet e raundit të tretë dhe të fundit. Mançester Siti mposhti në të gjitha drejtimet Juventusin me duelin që vlente vendin e parë në grup.
Të besuarit e Pep Guardiolës fituan 2-5 në Orlando duke u poziciouar të parët në Grupin G. Juve kalon si e dytë dhe me gjasë shorti do ta vendosë përballë Real Madrid në turin për 1/8-at.
Sakaq ndeshja e cila luhej vetëm për statistikë mes Vidad Kazablakna dhe Al Ain u fitua nga skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe 1-2. Pas pak në 03:00 radha e ndeshjeve të fundit në grupe. Mbyll Grupi H aty ku në fushë do të jenë përballë; Al Hilal- Paçuka (në Nashvilë) dhe Salsburg- Real Madrid (në Filadelfia)./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku një automjet ka përplasur tre të mitur që po lëviznin me monopatina.
Gazetari Merin Maxhi në një emision televiziv ka zbuluar se si është gjendja shëndetësore e të miturve ku zbulon se dy prej tyre kanë marrë gositje të lehta, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë në intubim për shkak të goditjeve që ka marrë në kokë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:47 tek vendi i quajtur si “Ura e ish-Dajtit”, ku një automjet ka përplasur dy monopatinë, ku lëviznin tre të mitur. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rënduar dhe kjo ka bërë që në momentet e para të ngjarjes qytetarët të mendonin që kishte humbur jetës, për shkak të prezencës së madhe të gjakut në vendin e ngjarjes, por edhe për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë. Për momentin ai është ende në gjendje të rënduar shëndetësore, ndodhet në intubim për shkak të goditjeve të forta që ka marrë në kokë. Pasi ka qenë personi që ka marrë goditjen e parë, sepse ka qenë pasagjer në një prej monopatinave, kurse goditjen e dytë e ka marrë pasi ka rënë në tokë. Ndërkohë dy të miturit e tjerë ka dëmtime të lehta në krah dhe në këmbë, por gjendja e tyre është e stabilizuar”, thotë gazetari.
Më tej gazetari ka treguar dinamikën e ngjarjes.
“Të tre të miturit kanë qenë pa masa mbrojtëse dhe të paktën nga dinamika e ngjarjes, sensi i tyre i lëvizjes ka qenë nga godina e kryeministrisë për në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Kurse automjeti ku udhëtonte 41-vjeçari ka qenë duke lëvizur nga Xhamia e Namazgjasë, për në drejtim të “Urës së ish-bllokut”. Në momentin kur ai ka kaluar semaforin, shpejtësia sipas ekspertizës ka qenë disi e lartë përtej normës së lejuar, sepse ka nxituar për të kapur semaforin jeshil dhe të paktën nga këqyrja paraprake e kamerave është futur në momentin që semafori sapo ka ndezur ngjyrën portokalli. Ndërkohë sa i takon tre të miturve, të tre ata dyshohet se kanë lëvizur me semafor të kuq. Kjo është edhe problematika që haset nga përdoruesit e monopatinave”, sqaroi më tej gazetari Merin Maçi.