Day: June 26, 2025

  • OPINION – Edi Rama duhet mundur fillimisht në arenën ndërkombëtare, më pas me votat e shqiptarëve…

    OPINION – Edi Rama duhet mundur fillimisht në arenën ndërkombëtare, më pas me votat e shqiptarëve…

    Një muaj e gjysmë nga zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe akoma po numërohet e diskutohet për zgjedhjet. Deri tani, numërimi nuk ka treguar deformime të mëdha, me ndikim në rezultat zgjedhjesh mes partive politike, madje as kandidatëve të së njëjtës listë. Paralelisht vijojnë edhe denoncimet e opozitës për manipulim zgjedhjesh, në dy fronte: atë të brendshëm dhe atë të jashtëm.
    Teksa përbrenda duket se denoncimet “nuk ngjitin shumë”, në arenën ndërkombëtare u arrit deri tek FoxNews duke e konsideruar Edi Ramën si Ramaduro, përshtatje Maduron e Venezuelës. Në fakt, në rrënjën latine “duro” ka edhe kuptim tjetër, i cili mbase padashjen e autorëve, i rrit vlerat kryeministrit aktual.
    Nëse nuk është aftësi, Edi Rama mund të konsiderohet me shumë fat në arenën ndërkombëtare. Mbase, edhe për shkak të lidershipit aktual të opozitës, i cili vazhdon të mbajë mbi shpatulla përcaktime aspak të këndshme ndërkombëtarisht, të paktën nga SHBA dhe nga Britania e Madhe. Nga 2013- a, Edi Ramës duket se po i shdrit ylli në arenën ndërkombëtare, mbase më shumë se brenda vendit.
    “Open Balkan”, me gjasë, ishte instrumenti politik që i dha startin e fortë Edi Ramës në arenën ndërkombëtare, sidomos brenda kontinetit “plak”. Thuajse është zyrtarizuar dështimi i kësaj nisme, por qartësisht, ndikoi në faktorizimin politik të Ramës në Ballkan por edhe më tej, në sytë e “të rëndësishmëve” të Europës e më gjërë.
    E teksa flitet akoma për zgjedhjet e 11 majit 2025, fati duket se vijon ta ndjekë Ramën. Askush nuk u kujtua të evidentojë se logo që Edi Rama mbante në gjoks, këpucë, kapele apo në aksesorë të tjerë, ishte pikërisht e Samitit të Europës që u mbajt në Tiranë vetëm pak ditë pas zgjedhjeve politike. Shumica u kujtuan kur logo u shfaq në samitin që e ktheu Tiranën për disa orë në kryeqytet politik të Europës.
    E vetëm pak orë më parë, ishte Samiti i Natos, me kryeministra e kryetarë shtetesh, deri në nivelin e presidentit amerikan Donald Trump. Sigurisht, si kryeministër, ishte e natyrshme që Rama të ishte i pranishëm. Madje, duke rënë në sy që nga veshja, në foton e parë “familjare” të liderëve. Të gjithë me kostume të errëta, madje edhe kryeministri i Ukrainës në luftë Zelensky, edhe pse pa kollare. Edi Rama me një kostum me ngjyrë të çelur, mes të bardhës dhe grihes.
    Deri këtu asgjë për tu shënuar, Edi Rama ka mësuar edhe liderët europianë e botërorë me stilin e tij të veçantë apo “të çuditshëm” të veshjes, nga koka, tek këmbët. Por ky samit, i dha një tjetër bonus, mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë por edhe Edi Ramën. Samiti i radhës i NATO-s, ai i 2027- ës, do të mbahet në Tiranë, në Shqipëri. Si për koençidencë, në një intervistë të orëve të fundit, Rama deklaroi se mund të “kalojë pishtarin” e qeverisjes nëse Shqipëria realizon integrimin në BE. Për ata që e kujtojnë, viti 2027 është përcaktuar si i mbylljes së negociatave, duke i hapur rrugën etapës së fundit, miratimit nga parlamentet nacionale të vendeve të BE- së së marrëveshjes së antarësimit të plotë.
    E ndërsa banaqet televizive gëlojnë e do të vazhdojnë për javë, ndoshta muaj, të diskutojnë 11 majin 2025, zgjedhjet e kaluara apo ato që do të vijnë, askush nuk e thotë se Edi Rama duhet mundur fillimisht në arenën apo skenën ndërkombëtare. Të gjitha përpjekjet e deritanishme, me sponsorizime apo edhe bamirësi madiatike- politike, kanë dështuar. Vetëm kur të arrihet kjo, mund të nisë diskutimi i mundjes në Shqipëri, me votën e shqiptarëve të Edi Ramës. Shpesh herë, e vërteta nuk pranohet, sidomos kur është e hidhur! /Nga Sokol N. SOKOLI/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit”, ish- kryekomunari u nda nga jeta, reagon kryebashkiaku Marinaj

    “Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit”, ish- kryekomunari u nda nga jeta, reagon kryebashkiaku Marinaj

    Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të një figurë të shquar të Kelmendit dhe mik i veçantë i imi Ndue Lelçaj.
    Një jetë të tërë i shërbeu komunitetit si mësues i dalluar dhe i përkushtuar ndaj formimit dhe edukimit të brezave, mision të cilin e ka përmbushur me sukses, sepse akoma edhe sot ish nxënës të tij shprehen me nderimet më të larta për mësuesin e tyre.
    Edhe në rolin e kryetarit të komunës së Kelmendit, ai sërish çdo ditë zgjodhi t’i shërbejë komunitetit me ndershmëri dhe përkushtim.
    Krejt jeta e Ndue Lelçaj është një udhërrëfyes për çdo individ dhe për çdo shoqëri që zgjedh ta ndërtojë vetveten përmes rrugës së drejtë, dijes, sakrificës, shërbimit, tolerances dhe punës së palodhur.
    Për krejt virtytet e tij, ndihem i privilegjuar që si kryetar bashkie i kam dorëzuar “Certifikatë Mirënjohjeje” në vitin 2022, ndërsa si mik i tij, kam marrë shumë më shumë në këmbim, një shembull frymëzues që do ta kem gjithmonë në mendjen time.
    Largimi i tij nga kjo jetë është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë, bashkëpunëtorët, të afërmit por edhe për krejt komunitetin Malësor dhe Kelmendas në veçanti.
    Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje! Shpirti i tij pushoftë në paqe!
    Përcjellja në banesën e fundit bëhet nesër, ditën e premte | datë 27 qershor | ora 14:00 në varrezat pranë Kishës Selcë. Lamtumirë mik i mirë! /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • E BUJSHME/ 178 milionë paundë në vit dhe 34 milionë bonus për firmën, kontrata e çmendur e Ronaldos do t’ju habisë

    E BUJSHME/ 178 milionë paundë në vit dhe 34 milionë bonus për firmën, kontrata e çmendur e Ronaldos do t’ju habisë

    Kristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Sulmuesi portugez ka firmosur me Al Nasërin deri në vitin 2027. Lojtari 5 herë fitues i Topit të Artë do të ketë përfitime marramendëse nga kjo marrëveshje e re. Shifrat që ai do të përfitojë janë unike dhe nuk i ka siguruar asnjë futbollist tjetër në historinë e futbollit. “The Sun” ka ndarë me sportdashësit detajet e kontratës së çmendur që ka firmosur Ronaldoja.
    Ylli portugez do të përfitojë 178 milionë paundë në sezon, të cilat përkthehen ndryshe në 3.4 milionë pandë në javë. Gjithashru ai do të ketë 15% të aksioneve të klubit, që vlerësohen me vlerën 33 milionë paundë. Ronaldo do të marrë një bonus prej 24.5 milionë paundësh për hedhjen e firmës në kontratë, një shifër që do të rritet në 38 milionë nëse aktivizon vitin e dytë në kontratë.
    Sulmuesi 40-vjeçar do të fitojë një bonus prej  80 mijë paundësh për çdo gol të shënuar dhe prej 40 mijë paundësh për secilin asist të dhënë. Në të dyja rastet, shifrat do të rriten me 20% në vitin e 2-të. Nëse Al Nasëri i del të fitojë titullin kampion, atëberë edhe 8 milionë të tjera do të përfundojnë në llogarinë e tij bankare.
    Ndërkohë çmimi “Këpuca e Artë” do t’i shtonte edhe 4 milionë paundë pasurisë së Ronaldos. Një tjetër bonus është ai i fitimit të Ligës së Kampion, që kap shifrën e 6.5 milionë pandëve. Shpenzimet e avionëve privatë prej 4 milionë pandësh do të mbulohen nga klubi, i cili nga ana tjetër i ka premtuar edhe marrëveshje sponsorizimi me vlerë 60 milionë paundësh me kompanitë e reja saudite dhe kompanitë në tregun aziatik. Ndërkaq, 16 persona do të punojnë me kohë të plotë për të. Këtu përfshihen 3 shoferë, 4 pastruese shtëpie, 2 shefa kuzhine, 3 kopështarë dhe 4 punonjës sigurie. Kontratë që të lë pa fjalë./Sport Ekspres/

  • Ligji i politikës në sport! CAS-i shqiptar dhe KOKSH që drejton gjithçka, teatrin e refuzon edhe Erion Braçe

    Ligji i politikës në sport! CAS-i shqiptar dhe KOKSH që drejton gjithçka, teatrin e refuzon edhe Erion Braçe

    Një teatër i madh në Shqipëri! Kur vjen puna për të votuar disa aspekte që mund t’i japin pak përparësi vendit tonë, qoftë edhe në fusha dytësore që nuk prekin direkt jetesën e qytetarëve, por u japin sadopak ndjenjë krenarie, edhe aty, politika kërkon që të fus hundët për përfitimet e saj, duke mos punuar për të mirën e mundshme.
    Sot në parlament u votua për disa ndryshime për Ligjin e Sportit, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH, Fidel Ylli, që ka ngjallur shumë reagime të ashpra nga aktorët e futbollit. Gjithashtu në kuvend, deputetja e partisë demokratike, Ina Zhupa, cilësoi se një ligj i tillë, i jep në dorë gjithçka KOKSH dhe në thelbin e tij ka ndikimin dhe fuqinë e politikës mbi sportin.
    KOKSH-i mbi të gjithë, KOKSH-i mbi gjithçka! Ina Zhupa theksoi se ky ligj ishte i dirigjuar vetëm nga Fidel Ylli, ndërsa për përmirësimin e tij nuk u fol me asnjë Federatë tjetër sportive dhe me asnjë aktorë tjetër futbolli. Por është një vendim i marrë nga kreu i KOKSH, që nëpërmjet këtij projektligji i jep fuqinë vetes dhe bën që nga buxheti i shtetit të dalin para pikërisht dhe veçanërisht…për KOKSH-in, jo sportin.
    Gjithashtu do të krijohet edhe një CAS shqiptar për t’i zgjidhur këtu çështjet ligjore dhe problemet e këtij lloji, që pavarësia e tij, jo vetëm që lë për të dëshiruar, por është fare e lehtë e kuptueshme sesi mund të kontrollohet. Në këtë linjë ishte Ina Zhupa që tha se Federata e Futbollit në Shqipëri veproi zgjuar duke dalë nga KOKSH përpara kohe, përpara se ky ligj të kalonte për miratim pasi kurrsesi një CAS i tillë nuk mund të jetë i pavarur, kur gjithçka është shkruar nga dora e Fidel Yllit, pa pasur një bisedë apo konsultë me njerëzit e tjerë të futbollit.
    Një teatër i madh që i shkon në favor jo sportit dhe futbollit, por vetëm KOKSH, ndërsa një projekt ligj të tillë, njeriu i politikës që ka qenë më afër futbollit shqiptar në gjithë këto vite, pavarësisht figurës së tij që mund të pëlqehet apo jo nga njerëzit e futbollit për shkak të bindjes dhe preferencave të tij, Erion Braçe, të paktën kishte guximin dhe dinjitetin për të mos e votuar, duke e abstenuar. /Sport Ekspres/

  • Kush po ble në Tiranë? Eksperti: Janë të të gjitha llojeve. Malaj: Mungon transparenca

    Kush po ble në Tiranë? Eksperti: Janë të të gjitha llojeve. Malaj: Mungon transparenca

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë hapur një diskutim për ekspertët e ekonomisë dhe agjentët, por edhe banorët. Në studion e Opinion, ekspertët kanë treguar arsyet e ndryshimit të çmimi, po edhe kush po i ble këto prona.
    Ekspertja: Ka rënë numri i apartamenteve të shitura. Shqipërisë i mungojnë platformat për të krahasuar çmimet që ofrojnë agjentet. Ne nuk kemi njohuri pse një pronë në të njëjtën zonë ka një çmim ndryshe nga një tjetër po në atë zonë. Aktualisht 550-560 metri katror, çmime që përbëjnë koston  e ndërtimit. Pra kostoja pa pronarin është kaq në Tiranë. E shtojmë dhe atë të tokës dhe atë të banesave sociale shkon 1000. Po marrim një mesatare. Çmimet janë rritur në mënyrë të ndjeshme. U dysfishuan çmimet fiskale të ndërtimit. U dyfishuan çmimet e referencës, 1000 euro. Ndërtuesi ose shitësi duhet të na i justifikojnë
    Arben Malaj: Mungon transparenca.
    Eksperti: Blerësit janë nga të gjitha llojeve. Te pjesa e rregullt dhe normale e tregut janë disa profesione, ku futen mjekët, që gjenerojnë të ardhura. Ka shumë evazion. Pjesa tjetër është biznese, të cilët gjenerojnë në disa sektorë. Ka po kështu shqiptarë nga jashtë, të cilët e kanë ndjerë trendin që në Shqipëri mund të rregullohesh më letë se në vendet jashtë në Europë. Jemi përballë një flluske apo jo kjo është çështja.

  • Lojtari shqiptar është gjithnjë e më pranë Milanit, ish-skauti i klubit të tij: Jashari preferon Serinë A

    Lojtari shqiptar është gjithnjë e më pranë Milanit, ish-skauti i klubit të tij: Jashari preferon Serinë A

    Ardon Jashari është një nga objektivat kryesorë të Igli Tares në këtë merkato vere. Drejtori sportiv shqiptar ka nisur prej ditësh negociatat për transferimin e lojtarit, teksa ka paraqitur edhe një ofertë zyrtare për Club Brugge-in. N garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United-i, por duket se vetë lojtari është më i prirur të vazhdojë karrierën e tij në Serinë A, duke rritur kështu ndjeshëm shanset për një kalim te Milani. Ish-skauti i Club Brugge-it ka deklaruar për “Transfermarkt”-in se mesfushori shqiptar ka për qëllim të luajë në një klub që i garanton siguri sportive. Preferencat e tij janë Serie A dhe Bundesliga.
    “Jashari synon një klub të qëndrueshëm në nivelin më të lartë nëse ndodh një transferim këtë verë, me Serie A dhe Bundesligën si preferencat e tij. Ai tashmë e ka refuzuar interesin e Fulhamit, dhe Manchester United nuk do të jetë një opsion, pasi e konsideron klubin shumë të paqëndrueshëm për momentin. Shumica e tifozëve belgë të futbollit, miq dhe rivalë, bien dakord se ai është lojtari më i mirë në ligën belge. Kolegët e tij në të gjithë ligën e votuan atë si Lojtarin e Sezonit”, ka deklaruar Bart Tamsyn-i./Sport Ekspres/

  • Mançester Siti kthen Juventusin me këmbë në tokë, i shënon 5 gola “Zonjës së Vjetër”

    Mançester Siti kthen Juventusin me këmbë në tokë, i shënon 5 gola “Zonjës së Vjetër”

    Juventus-Mançester Siti ishte kryesfida e Botërorit të Klubeve. Bardhezinjtë vinin në këtë sfidë me dy fitore dhe me 9 gola të shënuar e vetëm me një të pësuar. Por formës mjaft pozitive i erdhi fundi. Mançester Siti ktheu sërish me këmbë në tokë “Zonjën e Vjetër”.
    “Qytetarët” morën një fitore të thellë 2-5 përballë Juventusit. Kopmajnersi (11′) dhe Vlahoviçi (84′) tundën rrjetën për skuadrën italiane, ndërsa në krahun tjetër Doku (9′), Kaluluja (26′ autogol), Halandi (52′), Fodeni (69′) dhe Savinjoja (75′) shënuan për Mançester Sitin. Kështu, ekipi i Guardiolës e përfundon fazën e grupeve në vendin e parë në renditje dhe Juventusi e ndjek në vendin e dytë. Megjithatë, të dyja skuadrat ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin për në fazën me eleminim direkt./Sport Ekspres/

  • Ismajli josh klubet e Serisë A, një tjetër skuadër italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar

    Ismajli josh klubet e Serisë A, një tjetër skuadër italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar

    Ardian Ismajli është lojtar i lirë në këtë merkato vere. Mbrojtësi shqiptar përfundon kontratën e tij me Empoli më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij. Pas Bolonjës dhe Kremonezes, një tjetër klub i Serisë A interesohet për shërbimet e 28-vjeçarit.
    Bëhet fjalë për skuadrën e Torinos. Sipas “SportItalia”-s, torinezët janë duke vëzhguar dy alternativa. Idzes-i dhe Ismajli janë dy pistat e klubit italian për fazën mbrojtëse. Sezonin e shkuar Torinoja u rendit në mesin e tabelës në kampionatin elitar të Italisë, më saktësisht në vendin e 11 në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/
     

  • Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual

    Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual

    Prokurorja Christy Slavik i tha jurisë se nëse gjykata gjen vetëm një rast ku Diddy përdori forcë, mashtrim ose kërcënim për trafik seksual, atëherë ai duhet të shpallet fajtor.
    Slavik sqaroi se nuk po pretendojnë që të gjitha marrëdhëniet seksuale të Diddy-t me ish-partneret Cassie Ventura dhe “Jane” janë trafikim seksual, por nëse vetëm një prej tyre ishte me përdorim të dhunës ose manipulimit, kjo mjafton për dënim.
    Sa i përket “Jane”-it, prokurorja përmendi tre raste:
    1.Shtator 2023 – Diddy e mashtroi “Jane”-in duke i premtuar një fundjavë me shëtitje dhe darka romantike në New York, por në fakt i organizoi marrëdhënie seksuale me eskorta pa dijeninë e saj.
    2.Tetor 2023 – “Jane” i shkroi mesazh Diddy-t se nuk dëshironte më marrëdhënie të tilla, duke thënë: “Nuk jam një kafshë, nuk jam aktore porno.” Por disa ditë më pas, ajo kishte marrëdhënie me dy eskorta dhe u detyrua të kishte edhe me një të tretë.
    3.Qershor 2024 – Pas një sherri të dhunshëm në shtëpinë në Los Anxhelos, Diddy përdori kërcënimin e ndalimit të pagesës së qirasë për ta detyruar “Jane”-in të kishte marrëdhënie me një eskortë, të cilin e ftoi ai vetë përmes telefonit të saj.
    Prokurorja theksoi se këto prova tregojnë përfshirjen e Diddy-t në trafik seksual me forcë dhe manipulim.

  • Zjarri në Ksamil ende aktiv, banorët iu bashkohen zjarrfikësve me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve (VIDEO)

    Zjarri në Ksamil ende aktiv, banorët iu bashkohen zjarrfikësve me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve (VIDEO)

    atra e zjarrit në Ksamil vijon të jetë aktive prej disa orësh. Flakët janë përhapur, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë me automjete për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve të aksesueshme deri në zonën e zjarrit.
    Sipas informacioneve, vënia nën kontroll e flakëve po bëhet me mjete rrethanore. Banorët e zonës janë angazhuar gjithashtu në fikjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat e banuara.
    Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë në çdo formë të mundshme për të përballuar situatën.