Day: June 25, 2025

  • VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    Disa ditë më parë, kryeministri Rama u shenjestrua nga disa media se jahtet apo anijet e huaja që ankorohen në Shqipëri, e marrin naftën me çmim vetëm 60 lekë për litër.
    I kthyer nga një udhëtim pune me anijet e flotës “Rozafa”, biznesmeni i njohur Gjegj Luca, tregon se edhe anijet e tij, në portet e huaja ku janë ankoruar, janë furnizuar me naftë thuajse me të njëjtin çmim.
    
    Jo vetëm kaq, Luca ka bërë publike edhe një faturë, ku tregon se anijet e tij e kanë marrë naftën me çmim 0.59 euro për litër, duke u rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
    “Kujtuat që ju harrova? Ja sapo erdha nga Malta mendjen te ju e kam. Desha t’u kujtoj se edhe anijet edhe skafet apo jahtet shqiptare kudo ku të duan nëpër portet e botës furnizohen me naftë njësoj si këtu te ne, ashtu siç furnizohen të huajt. Mbajeni mend këtë informacion, nuk u gënjej se s’jam as portal e as gjobvënës!”, shkruan Gjergj Luca në publikimin e tij në rrjetet sociale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gati ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm: Bizneset dhe institucionet që do raportojnë

    Gati ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm: Bizneset dhe institucionet që do raportojnë

    Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ngrejë dhe administrojë një Sistem të Dhënash mbi Turizmin i cili do të jetë produkt i raportimeve direkte të një sërë palëve dhe që do të përmbajë të dhëna parësore ndërkohë që pjesë plotësuese do të jenë edhe të dhënat indirekte të cilësuara dytësore.Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit “Për përcaktimin e të dhënave parësore dhe dytësore të sistemit të të dhënave në turizëm” parashikon specikisht çfarë synohet të arrihet, kush do raportojë dhe kush mund të përdorë këto të dhëna.“Konkretisht Baza e të dhënave shtetërore në Sistemin e të Dhënave në Turizëm, në vijim, baza e të dhënave, përbëhet nga:a) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agjenci turistike;b) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si udhërrëfyes turistik;c) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si struktura akomoduese;d) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator i turizmit detar;e) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agroturizëm;f) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator turistik;g) te dhënat e ardhura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;h) të dhënat e ardhura nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore;i) të dhënat e ardhura nga Instituti i Statistikave;j) të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit” thuhet në draft.Ndërkohë ky dokument specifikon se të dhëna parësore konsiderohen informacionet specifike, të mbledhura nga institucioni administrues ndërsa dytësore konsiderohen informacionet që merren nga një bazë tjetër të dhënash, ku ato janë parësore.Të dhënat do të përdoren nga një sërë institucionesh përfshirë këtu edhe Tatimet.“Dhënës të informacionit në bazën e të dhënave shtetërore parësore dhe dytësore në sistemin e të dhënave në turizëm janë:a) Agjencitë turistike dhe operatorët turstike;b) Strukturat akomoduese;c) AKZM;ç) INSTAT;d) Banka e Shqipërisë;dh) Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit;e) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;f) Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.Subjekte të interesuara për të dhënat parësore dhe dytësore janë:a) njësitë e vetëqeverisjes vendore;b) Agjencia Kombëtare e Bregdetit;c) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;Subjekte private që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit” vlerëson drafti.Ky sistem pritet që të ngrihet nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bizneset e vogla më rënie në 8 qarqe me 2024 prej tkurrjes së popullsisë

    Bizneset e vogla më rënie në 8 qarqe me 2024 prej tkurrjes së popullsisë

    Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera.Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie. Reduktimi në 2024 ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21% në raport me 2023. Pas saj vijnë Elbasani me minus 302 biznese ose −4.07% dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2%.Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1%.Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1,489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81%. Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë (+2.46%), ndërsa Vlora 152 më shumë (+1.55%). Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale. Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike, rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani. Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

    Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

    Në tre-mujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona një rekord ky që nga viti 2018.Edhe pse numri i popullsisë gjate kësaj periudhe u pakësua me mbi 500 mijë persona dhe shumë shërbime publike janë tashmë online, administrata publik po fryhet vit pas viti dhe sidomos në prag të zgjedhjeve.Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin publik u rrit me 2% në janar-mars 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat nga grafiku tregojnë e në tremujorët e zgjedhjeve punësimi në shtet pëson rritje te ndjeshme.Nga 172, 9 mijë të punësuar në sektorin shtetëror që ishin në tremujorin e parë 2019 ato arritën në 185,4 mijë në tremujorin e parë 2025 ose +7,3 % më shumë.Gjatë viteve të fundit nga 2019 në 2023 punësimi në sektorin publik u rrit rreth 1.2–1.5% në vit. Por në vitin zgjedhor 2025, rritja për vetëm një tremujor është 2.0%, shumë më e lartë se norma vjetore mesatare. Kjo tregon për një tendencë më të fortë punësimesh në prag të zgjedhjeve parlamentare.Administrata vendore dhe qendrore, tradicionalisht shtojnë vende për funksione të përkohshme, teksa kjo rritje ndodhi në tremujorin pararendës të zgjedhjeve. Kjo është një praktikë nuk është e re në kontekstin politik shqiptar, ku vendet e reja të punës në shtet përdoren herë pas here për të krijuar mbështetje elektorale.Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror në Shqipëri është rritur me rreth 12,500 vetë në gjashtë vitet e fundit, teksa popullsia e vendit u tkurr me mbi 500 mijë persona ose 17 për qind ndërmjet 2018-2023.Historikisht në Shqipëri, rritja e vendeve të punës në administratë është konsideruar si një mjet për të konsoliduar mbështetjen politike, sidomos në prag zgjedhjesh.Sektori shtetëror ofron jo vetëm siguri të lartë punësimi, por edhe influencë lokale nëpërmjet institucioneve të arsimit, shëndetësisë dhe bashkive, që përbëjnë një rrjet të gjerë punësimi në rrethe, ku sektori publik është punëdhënësi më i madh./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ish-kryetari i PD bëhet drejtor Kadastre në Vlorë, Berisha: Nuk e di si e gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit

    Ish-kryetari i PD bëhet drejtor Kadastre në Vlorë, Berisha: Nuk e di si e gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët u pyet edhe për Genc Deromemajn ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, i cili u zgjodh në krye të Kadastrës së qarkut Vlorë.
    Berisha thotë se Deromemaj bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.
    Deromemaj para 10 ditësh i dërgoi mesazh Berishës se do largohej nga partia, por nuk i tha se do drejtoj kadastrën e Vlorës.
    Berisha: Para 10 ditësh dërgoi një mesazh, më informoi se do largohet nga aktiviteti politik. Në fakt nuk ka patur aktivitet për arsye të veta. Është zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë, thelbin e lirisë e konsideroj si zgjedhje, ai ka bërë një zgjedhje. Ka marrë një post, që një demokrat nuk e merrte kurrë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij.
    Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Rasti i tij ishte evident. Nuk më njoftoi se do merrte funksion. Në një vend ku rrinë nga 3 muaj, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij. Investimin ai e ka patur në PD. Si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, nuk kam dijeni.

  • Këshilla për çdo shenjë të horoskopit që planifikon të martohet

    Këshilla për çdo shenjë të horoskopit që planifikon të martohet

    Martesa është një ‘vulë’ zyrtare dashurie, një dashuri e madhe midis dy personave që kanë vendosur të ecin së bashku në këtë jetë.
    Pavarësisht nëse keni fëmijë apo jo, ju jeni një familje me këtë person dhe jeni të thirrur të shijoni gëzimet së bashku dhe të përballeni me hidhërimet së bashku.
    Sipas astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut duhet të përgatitet siç duhet para se të martohet.
    Këshilla për çdo shenjë të zodiakut që planifikon të martohet
    Dashi: Durimi bën më shumë mrekulli në jetën martesore sesa mendoni.
    Demi: Mos ngecni në rutinë. Vazhdoni të dilni me partnerin tuaj për të mbajtur gjallë dashurinë tuaj.
    Binjakët: Ky udhëtim i përbashkët është shumë më interesant nga sa mendoni.
    Gaforrja: Mos harroni të kujdeseni dhe ta doni veten në marrëdhënie.
    Luani: Mësoni ta lini pas dore egon tuaj.
    Virgjëresha: Nuk ka martesë perfekte, as marrëdhënie perfekte. Ju jeni thjesht njerëz.
    Peshorja: Mos harroni magjinë.
    Akrepi: Ka njerëz të tjerë që e duan personin me të cilin martohesh po aq sa e do ti.
    Shigjetari: Angazhimi nuk të pengon të vazhdosh të jetosh jetën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat e tua.
    Bricjapi : Jeta martesore ka përgjegjësi

  • Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

    Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

    Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më i madh i sigurisë në historinë e Holandës.
    Në dy ditët e takimit u morën vendime thelbësore për përballjen me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes në nivele që nuk janë parë që prej Luftës së Ftohtë.
    BBC sjell 5 momentet kyçe nga ky takim:
    Rritje drastike e shpenzimeve për mbrojtjen
    Aleatët ranë dakord për një objektiv ambicioz: rritjen e shpenzimeve ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda një dekade, një rritje të konsiderueshme nga shifra aktuale prej 2%, që aktualisht nuk përmbushet nga 8 prej 32 vendeve anëtare. Nga këto 5%, vetëm 3.5% duhet të shkojnë drejtpërdrejtë në shpenzime bazë për trupa dhe armatime, ndërsa 1.5% mund të përdoren për shpenzime të lidhura me mbrojtjen si mbrojtja e infrastrukturës kritike, mbrojtja e rrjeteve, përgatitja civile, inovacioni dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes.
    “Një për të gjithë, të gjithë për një”
    Neni 5 i Traktatit të NATO-s, që garanton se një sulm ndaj një vendi anëtar është sulm ndaj të gjithëve, u riafirmua fuqishëm gjatë samitit. Pas disa polemikave nga presidenti Trump mbi këtë parim, ai vetë u shpreh se qëndron fort pas këtij angazhimi dhe ishte pjesë e samitit për të mbrojtur atë.
    Qëndrimi ndaj Rusisë
    Shumica e vendeve anëtare e konsiderojnë Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë, duke përmendur shpesh “luftën brutale të agresionit” të Moskës në Ukrainë. Komunikata përfundimtare theksonte rrezikun afatgjatë nga Rusia dhe mbështetjen e qëndrueshme për Ukrainën, pa e dënuar në mënyrë specifike Moskën.
    Konflikti mes Trump dhe kryeministrit spanjoll Sánchez
    Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, u përball me kritika të forta nga Trump, i cili e akuzoi Spanjën për “shfrytëzim”. Spanja është ndër vendet me shpenzime më të ulëta në NATO, vetëm 1.24% të PBB-së, dhe Trump kërcënoi me masa tregtare. Sánchez u duk i largët gjatë fotove zyrtare, dhe marrëdhënia e tij me presidentin amerikan doli e tendosur.
    Momenti i çuditshëm: Rutte i thotë Trump “baba”
    Në një nga momentet më të pazakonta të samitit, Sekretari i NATO-s Mark Rutte i referohet Trump si “babai” duke e komplimentuar për veprimet e tij të ashpra në politikën ndërkombëtare. Trump e mori këtë me humor, duke thënë se nëse Rutte nuk do ta donte, ai do të “kthehej dhe do ta godiste fort”.

  • “Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

    “Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters sot.
    Rutte shpjegoi se e përdori fjalën “baba” gjatë një konference të mëparshme për shtyp me Trump, ku presidenti amerikan e përshkroi konfliktin midis Iranit dhe Izraelit si dy fëmijë që grinden, sepse ndonjëherë dëgjon vende që e pyesin nëse SHBA-të do të qëndrojnë me NATO-n.
    “Dhe unë thashë, kjo tingëllon pak si një fëmijë i vogël që i thotë të atit: ‘Hej, a do të qëndrosh ende me familjen?’ Pra, në këtë kuptim, unë përdor fjalën ‘baba’, jo se po e quaja Presidentin Trump baba”, vazhdoi ai.
    Më shumë rreth komenteve të Rutte: Më parë, Rutte ofroi një përshkrim të gjallë të mënyrës se si Trump e trajtoi krizën e Lindjes së Mesme gjatë bisedimeve të tyre të sotme.
    Pasi Trump krahasoi palët në luftë – në këtë rast, Izraelin dhe Iranin – me “dy fëmijë në oborrin e një shkolle”, Rutte ndërhyri me analogjinë e tij.
    «Pastaj babit ndonjëherë i duhet të përdorë gjuhë të ashpër», tha ai.
    Më vonë, Rutte e hodhi poshtë një pyetje në lidhje me qasjen e tij “të dobët” dhe “poshtëruese” ndaj Trump si një “çështje shijeje” pasi iu referua Trump si “baba”

  • Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor, miraton projektligjin për të ndaluar bashkëpunimin me Agjencinë e Energjisë Atomike

    Irani nuk heq dorë nga programi bërthamor, miraton projektligjin për të ndaluar bashkëpunimin me Agjencinë e Energjisë Atomike

    Parlamenti i Iranit ka miratuar një projektligj që në fakt do të pezullojë bashkëpunimin e vendit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), pasi Irani këmbëngul se nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor civil pas sulmeve masive ndaj vendit nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
    Lëvizja e së mërkurës vjen pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe Katari midis Iranit dhe Izraelit i dha fund 12 ditëve të armiqësive të ashpra – përfshirë një ndërhyrje intensive ushtarake amerikane që goditi tre objekte bërthamore iraniane të dielën.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei, i tha Al Jazeera në një intervistë ekskluzive të mërkurën se parlamenti votoi për të pezulluar – por jo për t’i dhënë fund – bashkëpunimit me IAEA-n, mbikëqyrësin bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
    Ai tha se SHBA-të kishin “sulmuar diplomacinë me torpedo” dhe nuk mund t’u zihej më besë, duke përmendur dëme të mëdha në infrastrukturën bërthamore. Ai riafirmoi të drejtën e Iranit për të ndjekur energjinë bërthamore paqësore sipas Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore.
    Duke iu drejtuar projektligjit parlamentar, Baghaei tha se ai përcakton kushte për angazhimin e ardhshëm të Iranit me IAEA-n, duke përfshirë garancitë për sigurinë e shkencëtarëve dhe objekteve bërthamore iraniane.

  • “B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin pa u kapur nga radari

    “B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin pa u kapur nga radari

    Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve të Bashkuara në më shumë se 30 vjet. I ndërtuar nga Northrop Grumman për të zëvendësuar (ose mbështetur) B-2 Spirit, tashmë legjendar (i bërë i famshëm nga misioni iranian kundër bazës Fordow), Raider shënon një epokë të re në luftën ajrore: më i lirë, më i padukshëm, më i gjithanshëm.
    Por mbi të gjitha, premton të ndryshojë jetën e pilotëve, duke filluar me rehatinë dhe banueshmërinë në bord. Një trashëgimi që nuk është aspak e lakmueshme, nëse merrni parasysh se në bordin e B-2 Spirit – paraardhësi i Raider – pilotët përballeshin me misione 40-orëshe në kushte në kufirin e qëndrueshmërisë, midis erërave të ndenjura dhe tualeteve të improvizuara.
    I prezantuar zyrtarisht në vitin 2022 dhe i destinuar të hyjë në shërbim aktiv midis viteve 2026 dhe 2027, B-21 është projektuar për të mbijetuar në hapësirën ajrore më armiqësore në botë, duke hyrë dhe dalë nga radari armik si një fantazmë. Por kjo nuk është e gjitha, pasi sipas thashethemeve të konfirmuara nga zyrtarët e USAF, do të jetë gjithashtu më i jetueshëm për ekuipazhet, pas viteve të misioneve të tmerrshme në shtretër kampi dhe tualete fushore.

    B-21 është avioni i parë i projektuar për t’u përditësuar si një telefon inteligjent. Inxhinierët flasin për një “bombardues dixhital”, të aftë të marrë përditësime softuerike për misione, armatime ose konfigurime të reja. Një hap i qartë përpara krahasuar me B-2, i modifikuar vazhdimisht “me dorë” për të mbetur konkurrues.
    Nëse B-2 ishte një xhevahir fluturimi, por një ferr për ekuipazhin, B-21 premton një rritje të cilësisë edhe për pilotët e tij. Pas dekadash fluturimesh 40-orëshe në vende të pakëndshme, me ushqime kimike dhe “kova” për nevojat e tyre, Raider do të ofrojë një tualet të integruar, hapësirë të veçantë për pushim me shtretër kampingu të fiksuar ose mikrokabina.

    Po ashtu kabina do të ketë kondicionim dhe presion të përparuar të ajrit, më të qetë dhe më të tolerueshëm.
    Bombarduesi i ri po ashtu ka më pak butona, më shumë ekrane me prekje dhe automatizim. Nuk është ende një klasë biznesi, por po i afrohet konceptit të një kabine avioni të projektuar për njerëzit dhe jo vetëm për misione.
    Një kabinë e projektuar (më në fund) për ata që jetojnë në të
    Edhe pse më kompakt se paraardhësi i tij, B-21 Raider mund të ofrojë një banueshmëri më të mirë falë një menaxhimi të optimizuar të hapësirës. B-2 Spirit, megjithëse i konceptuar për fluturime ndërkontinentale mbi 40 orë, nuk ishte projektuar me një fokus të vërtetë në ergonomi, pasi tualeti ishte një kovë kimike e rregulluar në një mënyrë të nxituar, pushimi bëhej në shtretër kampingu pas sediljeve dhe zhurma në kabinë ishte konstante.
    Me B-21 filozofia ndryshon, pasi nuk bëhet fjalë për ofrimin e më shumë hapësire, por për përdorimin e saj më të mirë. Inxhinierët e kanë vendosur pilotin në qendër të projektit, me një kabinë më racionale, ndërfaqe dixhitale të pastra, kontroll efikas të klimës dhe sipas thashethemeve një tualet të integruar dhe një zonë të veçantë pushimi.

    Raider lindi në një epokë në të cilën lufta zhvillohet gjithashtu me qartësi mendore dhe rezistencë fizik  dhe një kabinë e projektuar për të zvogëluar lodhjen dhe stresin bëhet një pjesë integrale e efektivitetit të tij operacional.
    Jo vetëm luftë: edhe një simbol i supremacisë
    B-21 nuk është thjesht një ushtrim stili. Ai është projektuar për një botë shumëpolaritet dhe me tension të lartë, ku parandalimi bërthamor është përsëri qendror.
    Raider do të jetë në gjendje të mbajë bomba bërthamore (B61-12, B83, kokat bërthamore të së ardhmes), raketa konvencionale hipersonike, armë autonome ose me telekomandë si dhe aftësinë për të bashkëpunuar me dronë dhe asete pa pilot.
    Pentagoni synon të ketë të paktën 100 njësi operative, dhe njësitë e para janë tashmë në testime të avancuara në Bazën Ajrore Edwards, Kaliforni. Qëllimi është që të kemi një avion të aftë të depërtojë thellë në Kinë, Rusi ose Iran pa u zbuluar, dhe të godasë me saktësi kirurgjikale.

    B-21 është gjithashtu një sinjal, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të humbasin dominimin e tyre në qiell. Në një kohë kur Kina dhe Rusia po shumëfishojnë investimet e tyre në raketa anti-akses (A2/AD), një bombardues i padukshëm i gjeneratës së re është një mesazh i drejtpërdrejtë: Uashingtoni mund të godasë kudo, në çdo kohë – dhe pa u parë.
    Pse quhet “Raider”?
    Emri i plotë është B-21 Raider dhe nuk është zgjedhur rastësisht. Është një homazh i drejtpërdrejtë për Doolittle Raiders, njësia e USAAF që në vitin 1942 kreu bombardimin e famshëm të Tokios, përgjigja e parë amerikane pas Pearl Harbor. Një mision simbolik: i pamundur në letër, i arritur falë guximit, planifikimit dhe teknologjisë inovative (lançimi i bombarduesve të mesëm nga transportuesit e avionëve). Mesazhi është i qartë: si atëherë, edhe sot Shtetet e Bashkuara duan të depërtojnë në zemër të territorit armik, të godasin pa paralajmërim dhe të rivendosin superioritetin.
    Ku do të jetë baza e B-21?
    Sipas burimeve zyrtare të Forcave Ajrore Amerikane, B-21 Raider fillimisht do të vendoset në pesë baza strategjike, ku kryesorja do të jetë në:
    •        Ellsworth AFB, Dakota e Jugut (njësi kryesore stërvitore)
    •        Whiteman AFB, Missouri (më parë shtëpia e B-2 Spirit)
    •        Dyess AFB, Teksas

    Plus dy baza rezervë ose me rotacion në Komandën e Paqësorit dhe Atlantikut, të cilat nuk janë zbuluar ende. Kjo vendosje do të lejojë mbulim të vazhdueshëm global, rotacion të shpejtë dhe dobësi të reduktuar ndaj sulmeve parandaluese.
    Testet dhe statusi aktual i programit
    Prototipi i parë i B-21 bëri fluturimin e tij të parë më 10 nëntor 2023, nga Baza Ajrore Palmdale, Kaliforni. Testi u quajt “një sukses i plotë” nga Pentagoni, megjithëse shumë detaje mbeten të klasifikuara.
    Aktualisht  6 prototipa janë në ndërtim e sipër ose në testim, ndërsa grupi i parë operativ do të jetë gati për përdorim midis viteve 2026 dhe 2027. Programi tashmë e ka tejkaluar buxhetin dhe objektivat e zhvillimit të GAO-s.

    Një element qendror është modulariteti i softuerit, pasi B-21 mund të evoluojë me kalimin e kohës pa u çmontuar. Një avantazh vendimtar ndaj bombarduesve të mëparshëm, i përditësuar me ndërhyrje të gjata dhe të kushtueshme./a2