Day: June 22, 2025

  • Nuk e përballoi dot Realin as me një lojtar më shumë që nga minuta e 7, Paçuka turpërohet nga madrilenët

    Nuk e përballoi dot Realin as me një lojtar më shumë që nga minuta e 7, Paçuka turpërohet nga madrilenët

    Reali i Madridit ka marrë sot fitoren e parë nën drejtimin e Çabi Alonsos. Gjiganti spanjoll ka mposhtur me shifrat 3-1 Paçukën në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Botërorin e Klubeve. Skuadra meksikane nuk e ka përballuar dot Realin as me një lojtar më tepër në fushën e lojës.
    Asensio u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 7, duke i lënë madrilenët me një lojtar mangët. Por ky episod nuk ndikoi negativisht për “los blancos”. Bellinghemi (35′), Arda Gyleri (43′) dhe Valverdja (70′) tundën rrjetën për Realin e Madridit. Montieli ngushtoi shifrat në minutën e 80, por pa mundur të shmangë dot turpin e skuadrës së tij./Sport Ekspres/

  • J.K. Rowling  reagon ndaj serialit të ri “Harry Potter”

    J.K. Rowling reagon ndaj serialit të ri “Harry Potter”

    Autorja e njohur J.K. Rowling ka ndarë entuziazmin e saj për serialin e ri të “Harry Potter” që po përgatitet nga HBO, duke e quajtur “ shumë të mirë” skenarin e dy episodeve të para.Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Rowling tha se është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr seriali. Ajo gjithashtu iu përgjigj një fansi që pyeti nëse ajo po shkruan për serialin: “Jo, por kam punuar nga afër me skenaristët jashtëzakonisht të talentuar”.Seriali pritet të debutojë në HBO Max në vitin 2026 ose 2027, me çdo sezon që do të mbulojë një nga shtatë librat origjinalë të sagës. Disa nga aktorët e konfirmuar janë: Dominic McLaughlin si Harry Potter, Arabella Stanton si Hermione Granger, Alastair Stout si Ron Weasley, Janet McTeer si profesoresha McGonagall, Paapa Essiedu si Severus Snape, dhe Nick Frost si Hagrid.Pavarësisht entuziazmit për projektin, përfshirja e Rowling si producente ekzekutive ka nxitur debat publik për shkak të qëndrimeve të saj të diskutueshme ndaj komunitetit transgjinor. CEO i HBO-së, Casey Bloys, ka theksuar se seriali nuk do të jetë “fshehurazi i mbushur” me qëndrime politike të Rowling dhe se “ajo ka të drejtë të ketë mendimet e saj personale”.Një nga aktorët kryesorë, John Lithgow, që do të luajë rolin e Albus Dumbledore, është përfshirë gjithashtu në debat, duke deklaruar se nuk e kishte parashikuar këtë reagim. “Nuk e kuptoja pse kjo do të ishte një çështje,” tha aktori 79-vjeçar për The Times of London, duke shtuar se nuk është penduar që ka pranuar rolin.
    The post J.K. Rowling reagon ndaj serialit të ri “Harry Potter” appeared first on Lapsi.al.

  • Reali fiton bindshëm me 10 lojtarë, Paçuka shënon gol nderi

    Flamengo, Bajern dhe Juventus, skuadrat e kualifikuara deri tani në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve.

    Grupi H: Real Madrid- Paçuka 3-1 (Belingam 35′, Guler 43′, Valverde 70’/ Montiel 80′)

    Nëse Real Madridi gabon në një ndeshje në një garë të dyfishtë, nuk ka gjasa ta gabojë as në tjetrën. Një rregull që “Los Blancos” e zbatuan edhe në Kupën e Botës për Klube, gjatë ndeshjes që fituan 3-1 në mbrëmje kundër Paçuka-s dhe që ishte i vlefshëm për fazën e grupeve (Grupi H) të kampionatit botëror për Klube.

    Në fakt, gjërat për Realin nuk filluan në mënyrën më të mirë: në minutën e shtatë, Asencio mori një karton të kuq direkt dhe e la ekipin e tij numerikisht inferior. Mund të kishte qenë një mundësi e artë për meksikanët, të cilët më pas u mposhtën nga reagimi i Real Madrid. Të besuarit e Çabi Alonsos kaluan 2-0 në fund të pjesës së parë falë golave ​​të shënuar nga Beligam dhe Guler në minutat e 35-të dhe 43-të përkatësisht.

    Pjesa e dytë ishte një çështje menaxhimi për ekipin spanjoll, i cili me 20 minuta nga fundi shënuan edhe golin e tretë me Valverde. Montiel më pas shënoi golin statistikor të meksikanëve. Reali arrin të festojë fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube. Kështu pas barazimit 1-1 në debutimin kundër Al Hilal, tani Real ka 4 pikë dhe pret zhvillimet që do të vijnë nga dueli Salsburg-Al Hilal (pas pak në 00-00)

    Vazhdo leximin

  • Tension dhe sende në fushë, ndërpritet Salernitana- Samp, dorianët qëndrojnë në Serie B

    Ndeshja midis Salernitana-s dhe Sampdoria-s, ndeshja e dytë e fazës eliminatore të Serie B, përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

    Me rezultatin 0-2 në favor të Sampdoria-s, ndeshja u ndërpre në minutën e 65-të për shkak të sendeve të hedhura në fushë nga tifozët e Salernitana-s.

    Pas një pushimi të gjatë, ekipet u rikthyen në fushë, por gjyqtari u detyrua ta ndërpresë përsëri ndeshjen, këtë herë përgjithmonë. Kështu emri i madh Sampdoria eviton turpin për të zbritur në Serie C.

    Vazhdo leximin

  • Gjermania me pak shkëlqim kalon Italinë ‘heroike’ dhe kap gjysmëfinalen e Euro U21

    Përcaktohen gjysmëfinalet e Euro U21 në Sllovaki: Holandë- Angli dhe Francë- Gjermani

    U zhvillua ndeshja e fundit çerekfinale e Euro U21 në Sllovaki mes Gjermanisë U21 dhe Italisë U21. Ndeshja e Kampionatit Europian nën 21 vjeç, e respektoi traditën mes kombëtareve respekive por në fund fituan gjermanët e Grudës dhe Vajper.

    Pas një nisjeje më të favorshme për Gjermaninë, djemtë e Nunziata-s rriten me kalimin e kohës. Në minutën e 31-të, Gnonto, nuk e shfrytëzon këtë mundësi, duke e dërguar topin pak jashtë. Raste të tjera për të kaltërit e vegjël. Me Gjermaninë që dha pak mbyllet pjesa e parë pa gola.

    Në të dytën, në minutën e 58-të: Ruxheri e rikuperon topin dhe menjëherë ia kalon vertikalisht Koleoshos; talenti i Bërnlit lëviz nga e majta, në qendër dhe nga skaji i zonës lëshon një gjuajtje me të djathtën që godet shtyllën e brendshme dhe përfundon pas Atubolu-s.

    Goli i pësuar, i zgjon gjermanët, të cilët fillimisht i afrohen barazimit me Rohl (i cili hyri në lojë gjatë pjesës së dytë) dhe më në fund e gjejnë atë me bomberin e tyre Voltemade (me golin e tij të pestë në turneun kontinental). Më pas del në skenë gjermano- shqiptari Veiper teksa pak minuta nga koha e rregullt shënon golin e epërsisë për gjermanët. Sidoqoftë Italia e cila prej minutave luante me dy futbolistë më pak barazon në shtesë mbi shtesë me një kryeveper të Ambrozinos.

    Në kohën shtesë, Italia bëri një rezistencë të fortë. Megjithatë, muri italian u shemb 3 minuta para fundit: topi arriti te Broun në të majtë, një asist për Rohl i cili ndëshkoi italianët për 3-2 final.

  • Ish-fermerja rrëfehet në 2984: Ja pesë cilësitë e partnerit ideal

    Ish-fermerja rrëfehet në 2984: Ja pesë cilësitë e partnerit ideal

    Ish-fermerja që spikati gjatë rrugëtimit në Ferma VIP 2 , Nur ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj personale.

    E ftuar në emisionin 2984 të Albano Bogdos, Nur renditi pesë cilësitë që partneri i saj ideal duhet të ketë.
    Pjesë nga biseda:

    Albano: Më thuaj pesë gjëra që duhet t’i ketë një mashkull, që ti t’i falësh zemrën përjetësisht.
    Nur: Të jetë i besueshëm, jo tradhtar. Të jetë familjar, i përkushtuar në punë, s’ka problem çfarë pune. Të jetë pak i pashëm dhe të ketë respekt, si për veten, ashtu edhe për mua.
    /vizionplus.tv

  • Forcat ajrore izraelite godasin objektivat ushtarake në Iran

    Forcat ajrore izraelite godasin objektivat ushtarake në Iran

    Ushtria izraelite ka njoftuar se aktualisht po ndërmerr sulme ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake në Teheran dhe në pjesën perëndimore të Iranit.

    Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite deklaroi se avionët e saj luftarakë kishin zhvilluar një operacion të gjerë kundër objekteve të lidhura me programin iranian të raketave balistike.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas të njëjtit burim, një nga objektivat e goditur ndodhej në zonën e Yazd-it, në Iranin qendror, duke u cilësuar si “objektivi më i largët i goditur deri më sot” nga forcat izraelite.

     

  • Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, ekonomia amerikane mund të përballet me rritje të çmimeve të naftës

    Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, ekonomia amerikane mund të përballet me rritje të çmimeve të naftës

    Ekonomia amerikane përballet me mundësinë e rritjes së inflacionit pasi administrata Trump urdhëroi sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran.

    Ekspertët thonë se çmimet e larta të naftës dhe gazit janë pothuajse të sigurta. Pyetja e rëndësishme tani është: Sa do të zgjasë rritja e çmimeve të lëndëve djegëse fosile?
    Çmimet e naftës pritet të rriten me rreth 5 dollarë për fuçi kur tregjet të hapen të dielën në mbrëmje, sipas ekspertëve.
    “Ne po shohim një çmim prej 80 dollarësh për naftë në treg të hapur”, tha Andy Lipoë i Lipoë Oil Associates. Nafta amerikane nuk është mbyllur mbi 80 dollarë për fuçi që nga janari dhe kryesisht ka luhatur midis 60 dhe 75 dollarëve për fuçi që nga gushti i vitit 2024.
    Çmimet relativisht të ulëta të naftës i kanë ulur çmimet e benzinës nën 3 dollarë për galon në shumë pjesë të vendit, një burim i madh lehtësimi të çmimeve për konsumatorët e lodhur nga inflacioni.
    Sipas Lipoë, nëse Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe tregtare që përbën rreth 20% të naftës bruto në botë, do të preket, çmimi i naftës mund të rritet në 100 dollarë për fuçi, gjë që do të rriste çmimet e benzinës dhe naftës me rreth 75 cent për galon nga nivelet e fundit.

    Top Channel

  • Kupa e Botës për Klube/ Xabi Alonso arrin fitoren e parë në krye të Realit, “Los Blancos” fitojnë me 10 lojtarë kundër ekipit meksikan

    Kupa e Botës për Klube/ Xabi Alonso arrin fitoren e parë në krye të Realit, “Los Blancos” fitojnë me 10 lojtarë kundër ekipit meksikan

    Reali i Madridit ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube, duke mundur skuadrën e Pachucas me rezultatin 3-1, e cila rezulton dhe fitorja e parë e Xabi Alonsos në krye të “Los Blancos”.

    Sfida nisi mjaft keq për 15-herë kampionët e Europës, të cilët humbën mbrojtësin Asencio që në minutën e 7’ pasi u ndëshkua me një karton të kuq.
    Gjithsesi, presioni nuk ishte në këmbët e tyre, pasi në minutën e 35’, Bellingham gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa 8 minuta më vonë ishte Guler ai që dyfishoi shifrat.
    Meksikanët u munduan të reagonin, por në të 70’, Valverde i dha goditjen përfundimtare.
    Gjithsesi, pas 10 minutash, Montiel realizoi golin e nderit për Pachucan.
    Kështu Reali shkon në kuotën e katër pikëve dhe hedh një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër.
    REZULTATI:
    REAL MADRID 3-1 PACHUCA
    Bellingham 35’, Guler 43’, Valverde 70’ / Montiel 80’

    Top Channel

  • ‘Apnea e Gjumit’ në rritje/ Ja se si ndikojnë temperaturat e larta në fjetje

    ‘Apnea e Gjumit’ në rritje/ Ja se si ndikojnë temperaturat e larta në fjetje

    Një studim i Universitetit Flinders në Australi, i botuar në revistën ‘Nature Communications’, tregon se rritja e temperaturave globale lidhet me një rrezik më të lartë për apnesë obstruktive të gjumit.

    Sipas skenarëve më të mundshëm të ndryshimeve klimatike, barra sociale e kësaj sëmundjeje pritet të dyfishohet në shumicën e vendeve gjatë 75 viteve të ardhshme.

    Apnea e gjumit, është një çrregullim që shkakton ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit, prek rreth një miliard njerëz në të gjithë botën.

    Nëse nuk trajtohet, ajo rrit rrezikun për sëmundje serioze si demenca, Parkinsoni, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare, ankthi, depresioni, aksidentet rrugore dhe vdekshmërinë e përgjithshme, sipas studimeve të mëparshme.

    Në këtë studim, u analizuan të dhënat e gjumit të më shumë se 116,000 personave në mbarë botën, të mbledhura përmes një sensori të vendosur nën dyshek, që regjistronte të dhëna për rreth 500 netë për secilin pjesëmarrës.

    Studiuesit krahasuan këto të dhëna me informacionin e detajuar mbi temperaturat 24-orëshe nga modelet klimatike dhe kryen modelim ekonomik për të vlerësuar ndikimin shëndetësor dhe social të rritjes së apnesë obstruktive të gjumit për shkak të ndryshimeve klimatike.

    Rezultatet treguan se temperaturat më të larta rrisin me 45% mundësinë që një person të përjetojë apnea të gjumit gjatë një nate të vetme.

    Shkalla e apnesë ndryshon sipas rajoneve, me vendet evropiane që raportojnë nivele më të larta në krahasim me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara, një fakt që studiuesit e shpjegojnë me ndryshimin në përdorimin e ajrit të kondicionuar.

    Në vitin 2023, ngrohja globale lidhej me një humbje prej rreth 800,000 vite jetë të shëndetshme në 29 vende të studiuara, një ndikim i krahasueshëm me sëmundje serioze si Parkinsoni dhe sëmundjet kronike të veshkave.

    Kostoja ekonomike e lidhur me apnenë e gjumit u vlerësua në rreth 98 miliardë dollarë amerikanë, përfshirë 68 miliardë dollarë nga humbja e mirëqenies dhe 30 miliardë dollarë nga ulja e produktivitetit në vendin e punës për shkak të mungesave ose performancës së ulët.

    Profesor Danny Eckert, studiuesi kryesor, theksoi se studimi u përqendrua kryesisht tek vendet dhe individët me nivel të lartë socioekonomik, të cilët zakonisht kanë më shumë qasje në ajër të kondicionuar dhe mjedise më të përshtatshme për gjumë, çka mund të ketë çuar në nënvlerësim të kostove reale shëndetësore dhe ekonomike.

    Eksperti i gjumit Bastien Lesa, autor kryesor i studimit, tha se ky është studimi i parë që përshkruan ndikimin e ngrohjes globale në frymëmarrjen gjatë gjumit dhe pasojat e saj në shëndetin dhe ekonominë globale.

    Ai shtoi se ishin të habitur nga madhësia e lidhjes midis temperaturave dhe ashpërsisë së apnesë obstruktive.

    Studiuesit paralajmërojnë se pa masa të forta për të ngadalësuar ngrohjen globale, prevalenca dhe ashpërsia e apnesë së gjumit do të rriten ndjeshëm, duke shkaktuar një barrë shëndetësore dhe ekonomike gjithnjë e më të madhe në të gjithë botën. Syri.net-newsbomb.gr.