Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur francezët e Thales si partner strategjik industrial për mbikëqyrjen ajrore të Shqipërisë. Duket se raportet mes tij dhe Presidentit francez Emmanuel Macron kanë vendosur që Qeveria shqiptare të nënshkruajnë marrëveshjen me Thales për sistemin GM 400 Alpha. Nuk dihet sepse është zgjedhur kjo kompani, kur të paktën 7 vite më parë ishin zgjedhur amerikanët e Lockheed Martin, që instaluan sistemin e radarëve në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria pagoi 22 milionë dollarë, përafërsisht 19 mln euro, për sistemin radar me rreze të gjatë veprimi, ndërsa ofruesi i pajisjeve të mbrojtjes me seli në SHBA, Lockheed Martin. Sistemi, i vendosur në malin verior të Midës, u bë funksional në nëntor 2020. Si Lockheed Martin ashtu edhe Thales konsiderohen ndër kompanitë më të vlerësuara në aspektin e sigurisë, veçanërisht sa i takon radarëve që përdoren për mbikëqyrjen ajrore.
Ende nuk dihet zyrtarisht se sa do të pagujë Shqipëria për sistemin e radarëve që do të merren brenda 14 muajsh tha Thales, por kostoja e një sistemi të tillë, referuar të dhënave publike, është rreth 30 milionë dollarë. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Thales është diskutuar gjatë vizitave të Presidentit Macron në Tiranë dhe marrëveshja u konkretizua në Francë, në prani të ministrit francez të Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu, dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu. Në këtë mënyrë duket se Rama ka zgjedhur që Melonit t’i ofrojë kampet e refugjatëve, dhëndrit të Trump t’i ofrojë Sazanin, duke e shpallur edhe investitor strategjik, dhe Macronit të mos ia bëjë fjalën dysh duke zgjedhur kompaninë franceze për sistemin e radarëve”, raporton “Pamfleti.net”. Thales u zgjodh si partner strategjik industrial për të mbështetur një kërkesë me afat të shkurtër për të furnizuar një radar mbikëqyrjeje ajror Ground Master 400 Alpha (GM400α) të provuar në luftime.
Në Panairin Ajror të Parisit, Thales njoftoi se ka nënshkruar një kontratë për të furnizuar Shqipërinë me një radar Ground Master 400 alpha (GM400α) brenda 14 muajve, si pjesë e një programi për modernizimin e aftësive të mbikëqyrjes ajrore të vendit. “I njohur për besueshmërinë e tij të jashtëzakonshme, performancën e pakrahasueshme dhe lëvizshmërinë e lartë, GM400α luan një rol kritik në mbikëqyrjen ajrore në mbarë botën. Është një ndryshim rrënjësor për mbikëqyrjen ajrore, me një nga rekordet më të larta të performancës në treg. Me arkitekturën e tij të plotë dixhitale, ai gjurmon kërcënimet ajrore në një rreze deri në 515 km, me zbulim superior të objektivave në lartësi të ulët, duke përfshirë edhe UAV-të që lëvizin ngadalë”, thuhet në një njoftim nga Thales. “Jemi krenarë që e mbështesim Shqipërinë me dorëzimin e shpejtë të Ground Master 400 Alpha, e cila është e provuar në luftime”, tha Eric Huber, zëvendëspresident i Radarëve Sipërfaqësorë në Thales.
“Me kapacitetin tonë të rritur të prodhimit dhe mbështetjen nga ekosistemi ynë partner, ne jemi në gjendje të kemi kohë të shpejtë përpunimi në lidhje me kërkesat urgjente operacionale. Ground Master 400 Alpha ofron një aftësi të besueshme, me performancë të lartë dhe lëvizshmëri të lartë për të përmbushur nevojat e mbikëqyrjes ajrore dhe sovranitetit të Shqipërisë”, tha ai. Në periudhën 2017-2018, Rama dhe ministrat e tij u angazhuan për të lidhur marrëveshjen me amerikanët e Lockheed Martin. “Jemi të interesuar për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri. Sistemi i integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë por për të gjithë aleancën e NATO-s”, deklaronte Olta Xhaçka me cilësinë e ministres së Mbrojtjes, gjatë takimit në Lockheed Martin në vitin 2017.
Day: June 21, 2025
-

Hoqi dorë nga amerikanët, Rama ia kalon francezëve hapësirën ajrore, sa do të kushtojë GM 400 Alpha
-

Makina përmbyset në rrugë në Mezhgoran të Tepelenës, lëndohet drejtuesi i mjetit
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mezhgoran, në aksin Ura e Leklit – Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përmbysur dhe drejtuesi i tij ka mbetur i lënduar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Pamjet e siguruara nga Fieri Web tregojnë makinën e përmbysur në anë të rrugës dhe shoferin që qëndron jashtë automjetit, i dëmtuar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërriti policia dhe një ambulancë, e cila i dha ndihmën e parë të lënduarit dhe e transportoi drejt spitalit.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Shkaqet e aksidentit janë ende në hetim nga grupi hetimor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
-

Dita e 4-t e rinumërimit të votave të Tiranës! Hapen 355 kuti, si ndryshon rezultati
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës, ku deri më tani janë hapur 355 kuti nga 1282 në total.
Deri tani hapja e kutive ka treguar vetëm gabime të vogla, gjë që nuk sjell ndryshim në rezultatin e mandateve për subjektet politike, por as në renditjen e kandidatëve në listën e hapur. PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë.
‘Nisma Shqipëria Bëhet’ rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, Lëvizja Bashkë 15, ndërsa Partia Mundësia që po ‘lufton’ për të ruajtur mandatin e dytë, nga rinumërimi deri më tani rezulton të ketë përfituar 3 vota më shumë. Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota.TABELA
-

Kane dhe Olise çojnë Bayernin në 1/8 finale. Eliminohet Boca Juniors
21 Qershor 2025
8:14
Alfred Lleshi
Fitorja e dytë në po aq ndeshje të Kupës së Botës për Klube për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompany, pas fitores me goleadë ndaj Auckland City, ka mposhtur 2-1 Boca Juniors në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Një ndeshje shumë më e balancuar ajo që u luajt në “Hard Rock Stadium” të Miamit, me bavarezët që kaluan në avantazh pas 18 minutash me Harry Kane.
Në pjesën e dytë erdhi barazimi i “Xeneizes” falë Miguel Merentiel, por gjashtë minuta nga fundi, Olise i dha tri pikët Bayernit, që ngjitet në kuotën e pikëve të plota në grup dhe kualifikohet për në 1/8 finale.
Kualifikohet gjithashtu edhe Benfica që, pasi mposhti 6-0 skuadrën e Zelandës së Re, ngjitet në katër pikë dhe, falë fitores në përballjen direkte ndaj argjentinasve, është tashmë e sigurt për vendin e dytë në grup.
-

Rikthehet madhështori Mesi, gol dhe fitore për Inter Miamin në Botërorin e Klubeve
Adriatik BALLA
Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit në 20 vjetët e fundit, duke qenë dy prej më të merituarve në futbollin botëror të kësaj periudhe, me shumë çmime individuale dhe ekipore, por me një dominim të argjentinasit sa i takon topave të artë të fituar, por edhe një Kupe Bote të fituar në vitin 2022 në Katar. Lionel Mesi ka shënuar supergol në fitoren e parë të Inter Miamit në Kupën e Botës për Klube, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me golin Mesit, Inter Miami të enjten mbrëma fitoi 2:1 ndaj skuadrës së Portos në kuadër të Grupit A dhe tani bashkë me Palmeirasin i prijnë Grupit A me nga katër pikë. Nga një pikë e kanë Porto dhe Al Ahly. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Mercedez-Benz”, me kapacitet prej 71 mijë vendeve. Sulmuesi Samu e kaloi Porton në epërsi në minutën e tetë.
Por në fillim të pjesës së dytë, skuadra amerikane shënoi dy herë dhe siguroi pikët e plota. Telasko Segovia i barazoi shifrat dy minuta pasi nisi pjesa e dytë. Ndërkohë, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën realizoi supergol nga goditja e dënimit, në minutën e 54-t. Ai e kompletoi ballafaqimin, ndërsa u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Për kapitenin e Inter Miamit, Mesin, ishte goli i 866-të në karrierë, në 1106 ndeshje të luajtura me Barcelonën, Paris Saint-Germainin, Inter Miamin dhe Argjentinën. 68 prej këtyre golave i ka realizuar nga goditjet e dënimit, më shumë se çdo futbollist tjetër. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” gol kishte shënuar ndaj Portos edhe në vitin 2011, në finalen e Superkupës së Evropës. Ai e kishte udhëhequr Barcelonën drejt fitores 2:0 ndaj Portos. Në atë ndeshje, ai kishte regjistruar edhe një asistim.
Pikërisht ndaj Portos, Messi kishte debutuar për Barcelonën në vitin 2003, në një ndeshje miqësore. Ai u takua me skuadrën portugeze sërish pas 13 sezonesh, përkatësisht të enjten në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Botërorit të klubeve. Inter Miami dhe Porto e nisën Botërorin e klubeve me barazime pa gola. Inter Miami barazoi me Al Ahlyn, kurse Porto luajti baras me Palmeirasin. Ndeshjen e fundit të fazës grupore, Inter Miami e luan të martën ndaj skuadrës braziliane, Palmeiras. Porto ballafaqohet me Al Ahlyn e Egjiptit. Duke u kthyer te Mesi, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Europë, e të rivalizojë sërish me Ronaldon, paçka se ky skenar ka pak gjasa të ndodhë, sepse atje ku aktivizohen ata fitojnë shumë në aspektin financiar. -

Transferimin e Dakut te Zeniti rus e sabotuan serbët, Manaj “në ajër” në Turqi
Adriatik BALLA
Mirlind Daku ka kaluar vitet e fundit në kampionatin rus, duke qenë i spikatur me Rubin Kazanin dhe një nga lojtarët më të mirë të kësaj skuadre. Ai ka pikasur edhe në ekipin kombëtar me performancën e nivelit të lartë, duke dhënë shpirtin në fushë aq herë sa zbriti në lojë. Ditët e fundit ishte në fokusin e mediave ruse për ofertën që kishte marrë nga disa klube, por sidomos Zeniti i Shën Petersburgut, duke e dashur madje një transferim të tillë, por edhe një herë tjetër serbët i bëhen pengesë. Nga ana tjetër, Rei Manaj vijon të jetë i pavendosur në lidhje me transferimin e tij te një klub tjetër turk, pasi flitej se do të largohej nga Sivaspori. Por lushnjari është ende “në ajër”, duke mos pasur qartësi në përzgjedhjen e klubit ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
Dakun e pengojnë serbët
Mediat në Rusi vazhdojnë të shkruajnë për dështimin e transferimit të Mirlind Dakut nga Rubin Kazani te Zenit Shën Petersburgu. Trajneri Rinat Bilyaletdinov, që ka drejtuar klube të ndryshme në elitën ruse, dështimin e transferimit e ka lidhur me lojtarët serbë të Zenitit dhe ndikimin e tyre. Ai ka thënë se mund të ketë ndikuar veprimi i Dakut në Euro 2024, kur fyeu serbët e maqedonasit. “Ekziston një formacion serb në Zenit – Drkushiq, Erakoviç. Ndoshta është një vendim i arsyeshëm të shtyhet transferimi. Për fat të keq qëndrimi kundërthënës nuk mund të mohohet. Në një pikë mund të luajë rol negativ në ekip. Kjo është arsyeja pse transferimi dështoi.
Tjetër gjë është pse nisën një transferim të tillë, duke ditur se do të ishte një bombë e kurdisur për ekipin”, ka thënë Bilyaletdinov për “gazeta.ru”. Vanja Drkushiq, që e ka përmendur trajneri rus, luan për Slloveninë. Strahinja Erakoviq luan për Serbinë. Mediumi tjetër rus, “bomardir.ru”, ka shkruar se “arsye për dështimin e transferimit të Dakut ëhstë tatuazhi në shpinën e sulmuesit”. Daku ka një tatuazh në nderim të komandatit të UÇK-së, Agim Ramadani – Katana. “Është raportuar se për shkak të kësaj, menaxhmenti i Zenitit kishte dyshime për transferimin për kohë të gjatë dhe ka refuzojë të kompletojë transferimin, ndonëse palët ishin marrë vesh për detajet”, ka shkruar ky medium, pa cituar ndonjë burim zyrtar.
Manaj mbetet në udhëkryq, ende s’ka vendosur për të ardhmen
Rei Manaj vijon të jetë objektiv në merkato i shumë skuadrave turke, por shqiptari ende nuk ka vendosur çfarë do të bëjë me ofertat e adresuara tek ai. Në fakt, nga penalltia e humbur ndaj Serbisë tek e ardhmja e tij. Rei Manaj mbetet në qendër të mediave ku për të flitet, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Turqi. Sulmuesi pritet të largohet nga Sivaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por jo nga Turqia, pasi për të interesohen disa ekipe në Superligë.
Sipas mediave në Turqi, së fundmi interes për të ka shfaqur Samsunspor, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e tretë. Ekipi i Arbnor Mujës do të luajë në Europë këtë vit, për këtë arsye po planifikojnë të përforcohen gjatë merkatos së verës dhe Manaj shihet si opsion ideal. I njëjti ekip, pak ditë më parë qarkulloi lajmi se ishte duke u interesuar edhe për mbrojtësin Enea Mihaj, që për momentin është një futbollist i lirë. Ky i fundit ka marrë oferta edhe nga klube në SHBA.
-

Verona synon të sigurojë Ardijan Ismajlin, Pajaziti drejt Hajdukut të Splitit
Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares kuqezi në këtë moment po shqyrtojnë ofertat që po u vijnë në treg nga klube të ndryshme, qoftë në ligat aktuale ku bëjnë pjesë apo dhe nga klube në liga të ndryshme europiane. Në fokus të merkatos kanë qenë ditët e fundit emra si Armando Broja, Rei Manaj, Mirlind Daku, Kristjan Asllani etj. Një tjetër lojtar shqiptar i përfaqësueses i shtohet kësaj liste. Bëhet fjalë për Ardijan Ismajlin, që ishte dje në mediat italiane si emër i lakuar për të lëvizur në drejtim të Veronës.
Nga ana tjetër, një tjetër lojtar shqiptar në Kroaci dëshiron të ndryshojë ambient dhe bëhet fjalë për futbollistin kuqezi Adron Pajaziti, i cili ka oferta nga një klub i njohur kroat. Pra ai shpreson të ndryshojë skuadër por jo kampionatin. Ka dhe elementë të tjerë shqiptarë brenda kampionatit kroat që synojnë të bëjnë ndryshime ekipi, por kjo mbetet për tu parë hap pas hapi, pasi fillimisht ata duan që të shohin më parë emrat e klubeve në lugat më të forta që kanë shprehur interesim. Një nga emrat është dhe Arbër Hoxha, por ka dhe të tjerë që po shqyrtojnë tregun.
Ismajli gjithnjë e më pranë Veronës
Verona është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe njëri prej opsioneve është Ardian Ismajli, shkruan mediumi “L’Arena” të premten. Reprezentuesi i Shqipërisë aktualisht është futbollist i Empolit, që nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Serie A. Empoli përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë, ndërsa Ismajli i luajti 29 ndeshje në Serie A dhe dy të tjera në Kupën e Italisë. Por, 28-vjeçari vlerësohet për përvojën që e ka në elitën italiane të futbollit, pasi tashmë ka 120 paraqitje me Spezian dhe Empolin. Kapiteni i Empolit po ashtu i ka zhvilluar 45 ndeshje me Shqipërinë, me të cilën i ka tri gola të realizuar. Paga prej 900 mijë euro në vit e Ismajlit mund të jetë e përballueshme për Veronën, që në edicionin e ardhshëm do të luajë në Serie A pasi përfundoi në vendin e 14-të. Në Itali kanë shkruar se për të siguruar shërbimet e Ismajlit, Verona duhet ta mposhtë konkurrencën e Beshiktashit. Ka edhe skuadra tjera në garë.
Pajaziti mbetet në Kroaci
Në Kroaci nuk kanë më dyshime! Adrijon Pajaziti do të vijojë karrierën te skuadra e Hajdukut të Splitit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, shkëlqeu në huazimin te Gorica duke shënuar edhe gola vendimtarë, teksa bëhet me dije se ka arritur akordin me skuadrën e Hajdukut që drejtohet nga trajneri Gonzalo Garsia. Shqiptari pritët të bëhet afrimi i parë i kuqebluve për sezonin e ri. Edhe pse Rijeka ishte më afër nënshkrimit me Pajazitin, bëhet me dije se Goran Vuçeviç luajti një rol kyç duke paraqitur një vizion bindës për klubin dhe rolin e mesfushorit shqiptar në skuadër. Hajduku duket se ka fituar garën për shërbimet e Pajazitit, i cili do t’i bashkohet falas skuadrës së re, pas skadimit të kontratës aktuale me Fulhamin. Vlen të theksohet fakti se te Hajduku i Splitit, Pajaziti do të jetë shokë skuadre me emra të rëndësishëm të futbollit kroat si Rakitiç, Livaja. -

‘Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale’/ Parashikimi i motit për sot, 21 qershor 2025
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 34°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
-

Policia kontrolle në bare dhe disko për ndotjen akustike në Vlorë, gjoba deri në 4 milionë lekë për shkelësit
Policia e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në disa lokale nate dhe ambiente të muzikës në qytet, në kuadër të masave për parandalimin e ndotjes akustike.
Aksioni është ndërmarrë nga efektivë të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe është përqendruar kryesisht në baret dhe diskot që ndodhen në zonat turistike dhe përgjatë Lungomares.
Gjatë kontrolleve janë verifikuar nivelet e zhurmës, respektimi i orareve të lejuara për muzikë si dhe pajisja e subjekteve me aparatura matëse të zhurmës, siç e kërkon ligji.
Policia njoftoi se qëllimi i këtij operacioni është ruajtja e rendit publik dhe mbrojtja e qetësisë së banorëve dhe pushuesve, sidomos në këtë sezon veror kur qyteti pret mijëra vizitorë.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa subjektet që rezultojnë në shkelje të ligjit do të përballen me masa administrative apo penale, sipas rasteve.
Policia u bën thirrje pronarëve të respektojnë ligjin dhe të garantojnë një ambient argëtues, por të sigurt dhe pa ndotje akustike.
Gjate kontrolleve nuk u konstatua ndotje akustike megjithatë policia sensibilizoi pronarët për normën e lejuar që është 85-110 Decibel. Nëse kalon këtë norme do të ketë gjoba që vajojnë nga 200 mijë lekë deri në 400- mijë lekë të rinj.
-

Trump kërkon hetime për zgjedhjet e vitit 2020 të fituara nga ish-presidenti Joe Biden
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje të premten për emërimin e një prokurori special për të hetuar zgjedhjet e vitit 2020 të fituara nga demokrati Joe Biden, duke përsëritur pretendimin e tij të pabazë se gara u dëmtua nga mashtrime të përhapura.
“Biden ishte krejtësisht i paaftë dhe zgjedhjet e vitit 2020 ishin një MASHTRIM total!” tha Trump në një postim në rrjetet sociale në të cilin ai gjithashtu kërkoi të bënte një kontrast të favorshëm me qasjen e tij ndaj zbatimit të ligjit për imigracionin me atë të ish-presidentit. “Provat janë MASIVE dhe SHUMË TË MADHE.
Duhet të emërohet një Prokuror Special. Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë përsëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Le të fillojë puna!”
Postimi i Trump, i bërë në një kohë kur Shtëpia e Bardhë republikane e tij është e përqendruar në një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm të politikës së jashtme nëse do të përfshihet drejtpërdrejt në luftën Izrael-Iran , është pjesë e një përpjekjeje të shtuar nga ana e tij për të minuar legjitimitetin e presidencës së Bidenit.
Më herët këtë muaj, Trump udhëzoi administratën e tij të hetonte veprimet e Bidenit si president, duke pretenduar se ndihmësit maskuan “rënien njohëse” të paraardhësit të tij. Biden e ka hedhur poshtë hetimin si “thjesht një shpërqendrim”.