Day: June 21, 2025

  • Lezha në terr! Digjet transformatori, qindra banorë mbeten pa energji

    Lezha në terr! Digjet transformatori, qindra banorë mbeten pa energji

    Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shenkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës.
    Shkak është bërë djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, duke shkaktuar këtë situatë.
    Për këtë arsye do të reduktohet edhe furnizimi me ujë në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot
    Raportohet se po punohet për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.
     

  • Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

    Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski.
    Përmes një postimi në platformën “X”, Spiropali uron që lirimi i tij të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorus.
    “Lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas viteve të burgosjes së padrejtë.
    E lumtur për mikeshën tonë të dashur @Tsihanouskaya dhe familjen e saj!
    Uroj që kjo të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, shkruan Spiropali.

  • “Shokon” politologu: Propaganda e Iranit i ka përçarë myslimanët në Shqipëri

    “Shokon” politologu: Propaganda e Iranit i ka përçarë myslimanët në Shqipëri

    Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin Mysliman në Shqipëri.
    Sipas Tafanit, në këtë fushatë propagandistike regjimi iranin ndihmohet dhe nga Rusia përmes farmbots.
    “Në Shqipëri është ndarë KMSH. Një pjesë është me Arabinë për një zgjidhje paqësore dhe një pjesë me Iranin që kërkon zhdukjen e izraelit. KMSH është sunit. Por propaganda që ka bërë Irani që unë zgjidh hallet. Irani bashkë me Rusinë. Operojnë në të gjithë botën. Propaganda bëhet me influencë me farmbote. Ai targeton Shqipërinë dhe shqipfolësit. 80% e informacionit në Evropë është e tillë. Kjo radikalizon njerëzit. Ti shikon vetëm lajme me fëmijë të vrarë”, tha Tafani.

  • Ushqimet që përkeqësojnë dhimbjen e kokës

    Ushqimet që përkeqësojnë dhimbjen e kokës

    Hulumtimet kanë treguar se edhe ushqimet e zakonshme si djathi mund të shoqërohen me shkaktimin e dhimbjeve të forta të kokës tek disa njerëz.

    Arsyeja është përmbajtja e tyre e tiraminës, një kimikat që dyshohet se shkakton një lloj reaksioni alergjik në formën e dhimbjes së kokës kur hyn në trup.
    Shihni se cilat ushqime fajësohen për shkaktimin dhe përkeqësimin e dhimbjeve të kokës.

    Pijet e gazuara dietike : Aspartami që përmbahet në pijet e gazuara dietike është fajësuar për simptoma të tilla si marramendje, humbje të kujtesës dhe dhimbje koke të forta.
    Bananet dhe avokadot e pjekura: Ato mund të kenë shumë përfitime shëndetësore, por bananet dhe avokadot e pjekura përmbajnë sasi të larta të tiraminës, e cila mund të shkaktojë migrenë. Tiramina është një aminoacid që shumica e njerëzve e tretin pa problem. Megjithatë, trupi i dikujt që nuk e ka enzimën monoamino oksidazë (MAO) ose merr ilaçe kundër depresionit nuk mund ta zbërthejë atë.
    Bukë: Gluteni, i cili gjendet në drithëra, biskota dhe makarona, mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe dhimbje koke tek ata që kanë ndjeshmëri ose intolerancë ndaj kësaj proteine.
    Akullore: Njerëzit që përjetojnë shpesh migrenë janë më të prirur ndaj “dhimbjes së kokës nga akullorja”, e cila është rezultat i gëlltitjes ose thithjes së një stimuli të ngrirë. Ndihet në pjesën e përparme të kokës ose në anët e kokës, por ka më shumë të ngjarë të ndodhë në të dyja anët e kokës. Ndodh kur një stimul i ftohtë prek qiellzën ose murin e pasmë të faringut dhe, si rezultat, rrjedhja e gjakut në arterien cerebrale anteriore rritet ndjeshëm. Gjaku i ftohtë shkakton zgjerim dhe tkurrje të shpejtë të enëve të gjakut dhe rrit presionin e ushtruar mbi indet e trurit. Ky proces aktivizon dhimbjen.
    Ushqime të kripura : Djathërat e pjekur, arrat, ullinjtë dhe turshitë janë të pasura me tiraminë.
    Çamçakëzi: Përtypja e çamçakëzit është përgjegjëse për dhimbjet e shpeshta të kokës dhe migrenën tek adoleshentët. Një eksperiment me 30 adoleshentë të moshës 16 vjeç, të cilët vuanin nga dhimbje koke kronike dhe migrenë, tregoi se kur ndaluan së konsumuari çamçakëz, përjetuan një përmirësim të ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e dhimbjeve të kokës. Studiuesit theksojnë se përtypja e çamçakëzit shoqërohet me dhimbje koke dhe migrenë, për shkak të presionit të ushtruar mbi nyjet e kafkës.
    Djathi: Djathërat që piqen ngadalë, si Roquefort, Brie, Cheddar, mocarela, Parmixhano, etj. Ato përmbajnë sasi të larta të tiraminës, e cila shkakton dhimbje koke dhe migrenë.
    Vera e kuqe: Vera e kuqe, birra dhe pijet e tjera alkoolike janë gjithashtu të pasura me tiraminë.
    Kripa: Studiuesit amerikanë zbuluan se duke ulur konsumin e kripës nga 9g në ditë në 3g, dikush mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës me 31%.
    Çokollata : Çokollata përmban disa substanca të dëmshme, të tilla si kafeina, tiramina dhe feniletilamina (një neurotransmetues me efekte stimuluese). Ky kombinim shkakton dhimbje koke tek disa njerëz.

  • “Sulmi ndaj Iranit nuk ka përfundur”, Izraeli zbulon shënjestrën e radhës

    “Sulmi ndaj Iranit nuk ka përfundur”, Izraeli zbulon shënjestrën e radhës

    Izraeli e ka bërë të qartë se fushata e sulmeve ndaj Iranit nuk ka përfunduar ende.

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vazhduar të godasin “çdo element” të zinxhirit të prodhimit të raketave të Iranit.
    IDF tha se aktualisht po sulmon depot e dronëve dhe armëve në rajonin Bander Abbas të Iranit jugperëndimor. IDF pretendon se aftësitë e Teheranit për lëshimin e raketave tani janë “vetëm një pjesë e vogël e asaj që ishin në fillim të operacionit”.

    Në deklaratë thuhet se në të kundërt, Irani ka arritur të fusë vetëm një “numër të vogël” të dronëve të tij në hapësirën ajrore izraelite.

  • Shkoi si turist por filmoi zona ushtarake dhe bërthamore, Irani arreston një shtetas gjerman të dyshuar për spiunazh

    Shkoi si turist por filmoi zona ushtarake dhe bërthamore, Irani arreston një shtetas gjerman të dyshuar për spiunazh

    Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të akuzuar për “spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore”.

    Kanali Shtetëror i Televizionit Dy, i cili transmetoi një reportazh mbi të dje, e përshkroi si “një hebre me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe spiun”, me raportin që e tregonte të ndaluar në provincën qendrore Markazi.
    Zyrtarët pretenduan se ai kishte “dhjetëra raste spiunazhi dhe/ose sabotimi”.
    Raporti thoshte se ai kishte hyrë në Iran i maskuar si turist, por pretendonte se kishte filmuar zona të ndjeshme në të gjithë vendin.
    Ka pasur një përshkallëzim të madh të arrestimeve të lidhura me Izraelin në Iran ditët e fundit.
    Një numër i papërcaktuar njerëzish në disa provinca, përfshirë Markazin, Isfahanin dhe Teheranin, janë ndaluar për akuza të lidhura që kur filluan sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

    Top Channel

  • Konflikti Iran-Izrael, autoritetet izraelite bëjnë bilancin e deritanishëm: Jemi sulmuar me qindra raketa, 25 të vrarë

    Konflikti Iran-Izrael, autoritetet izraelite bëjnë bilancin e deritanishëm: Jemi sulmuar me qindra raketa, 25 të vrarë

    Autoritetet izraelite kanë bërë bilancin e sulmeve të Iranit, që nga e premtja e 13 qershorit.

    Sipas tyre janë hedhur qindra raketa iraniane në drejtim të territoreve izraelite, përfshirë më shumë se 1000 dronë.
    Si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 25 izraelitë, mes tyre edhe fëmijë. Të plagosur kanë mbetur me mijëra persona.
    🔴Regjimi iranian qëlloi afërsisht 480 raketa dhe 1,110 dronë sulmues drejt civilëve izraelitë.
    🔴Më shumë se 50 vende goditëse, duke përfshirë ndërtesa banimi.
    🔴25 të vrarë. Midis tyre fëmijë.
    🔴2,572 persona të plagosur, prej të cilëve 14 rëndë.
    🔴8,190 persona të evakuuar nga shtëpitë e tyre. Dëmet vlerësohen në mbi 2 miliardë.
    🔴Ndalesa të vazhdueshme për aktivitetet arsimore, grumbullimet e kufizuara dhe operacionet në vendet e punës, përveç vendeve thelbësore dhe atyre me strehim.

    Top Channel

  • Rinumërimi në Tiranë, mbyllet për sot procesi! PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi në Tiranë, mbyllet për sot procesi! PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

    Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.  Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa PS-së 193 vota.
    Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë 10 vota më tepër, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 26 vota, PSD 23 vota dhe Partia Mundësia 8 vota.
    Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 13 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 7 vota.
    Procesi i rinumërimit do të hapet sërish ditën e hënë, teksa e diela është vendosur pushim për ta.

     

    Top Channel

  • Padroni i saj ka burgos kundërshtarët, Mamica ekzaltohet me lirimin e liderit të opozitës bjelloruse

    Padroni i saj ka burgos kundërshtarët, Mamica ekzaltohet me lirimin e liderit të opozitës bjelloruse

    Mamica e Edi Ramës, njeriut që ka urdhërur përndjekjen politike dhe burgosjen e liderëve kryesorë të opozitës shqiptare, ka reaguar me ekzaltim për lirimin nga burgu të liderit të opizitës bjelloruse.

     

    Reagimet e Elisë janë vështirë për tu ndarë ku fillon hipikrizia e ku mbaron deliri, por një gjë është e sigurtë, ajo është vartëse e Lukashenkos së Shqipërisë, i cili ka urdhëruar publikisht kamikazët e tij në SPAK për arrestimin e Berishës, Metës, Belerit, përndjekjen e Fatmir Mediut etj.

     

    “Lajm i shkëlqyer! Lideri i opozitës bjelloruse, Siarhei Tsikhanouski, është tani i lirë pas viteve të burgosjes së padrejtë. E lumtur për mikeshën tonë të dashur @Tsihanouskaya dhe familjen e saj! Uroj që kjo të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë për liri dhe të shënojë një hap shprese për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi!”, shkruan Spiropali.

     

    Kujtojmë se lirimi i liderit të opozitës bjelloruse erdhi menjëherë pas një takimi të papritur mes presidentit Alexander Lukashenko dhe të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump, Keith Kellogg, në Minsk.