Day: June 20, 2025

  • “Unë i dua …”. Limi dhe Alba të tensionuar përballë njëri-tjetrit, sqarojnë LIVE marrdhënien e tyre

    “Unë i dua …”. Limi dhe Alba të tensionuar përballë njëri-tjetrit, sqarojnë LIVE marrdhënien e tyre

    Alba dhe Limi janë përballur për herë të parë publikisht që pas daljes së tyre nga Ferma Vip, ku më pas erdhi dhe ndarja dhe ata i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë të krijuar brenda në Fermë.

    Në natën e Finales së Madhe, në studion e Ferma Vip, aty ku tashmë ndohen të gjithë të eliminuarit dhe në pritje të fituesit, Alba dhe Limi zbuluan të vërtetat e tyre para publikut të gjërë.
    Ata konfirmuan se nuk janë më bashkë.

    Alba: A jam penduar për atë që ka ndodhur? Sigurisht që jo. Sigurisht që nuk jam e lumtur, por jeta vazhdon përpara. Paravarësisht zhgënjimeve të mëdha, njerëzit nuk duhet të humbasin dëshirën për të jetuar, dhe mos nënvlerësojnë njerëzit e ardhshëm që vijnë në jetë. Historia ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë, që në një marrdhënie nuk mjafton vetëm ndjenja, por janë dhe respekti, besnikëria, përkrahja.
    Limi: Ajo që dua të them është se çdo gjë ndodh për një arsye. Një person që e takon njëherë, e takon dhe për herë të dytë. Për mua do të jetë rrugëtim i paharrueshëm. Faleminderit të gjithëve për gjithçka.| Dua tu them të gjithë fermerëve jeni shumë të mirë, dhe do shihemi në projektet e radhës.
    Luana: Në lidhje me Albën?
    Limi: Se di, gjërat mbeten.
    Luana: Keni kontakt?
    Limi: Kemi kontakt normal. Unë kam fansa publikun tim.
    Luana: Por krjijuat një histori dashurie, kishte dhe fansa që ju donin bashkë.
    Limi: Rëndësi ka çfarë duam ne.
    Luana: Ju nuk jeni më me njëri-tjetrin.
    Limi: Unë i du të gjithë njerëzit, por në fund zgjedh veten.
    Alaba: Shumë mirë bën.
     

  • Tjetër eliminim në Ferma VIP, ja kush janë dy fermerët që mbeten në garë për çmimin e madh

    Tjetër eliminim në Ferma VIP, ja kush janë dy fermerët që mbeten në garë për çmimin e madh

    Big Basta dhe Andueli janë dy finalistët që do të mësojnë vetëm pas disa minutash se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh.

    Andrea është fermeri i cili iu afrua shumë çmmit të amdh, por nuk mundi të shkojë deri në fund, pasi ishte ai finalisti më pak i votuar mes Big Bastës dhe Anduelit.
    “Unë jam e bindur që në këtë moment zemrat e tyre rrahin fort. Finalistë jam me ju, dhe siç besoj e dini që ka mbërritur një tjetër moment për njërin nga ju. Unë kam në duar zarfin dhe vendimin e publikut. Finalisti më pak i votuar që largohet në këtë moment nga gara për çmimin e madh është Andrea”, lexoi zarfin Luana, ku ndodhej verdikti i publikut.

  • Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

    Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.
    Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.
    Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:

    Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;
    Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;
    Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;
    Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.

    Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.
    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

  • Legjendat bardheblu dhe djali i vogël përlotin Big Bastën në Finalen e Madhe të Ferma VIP

    Legjendat bardheblu dhe djali i vogël përlotin Big Bastën në Finalen e Madhe të Ferma VIP

    Big Basta ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në Finalen e Madhe të Ferma VIP 2.

    Katër nga legjendat e skuadrës më të titulluar në Shqipëri, S.K Tirana kanë hyrë brenda në Ferma Vip, për të surprizuar Big-un.
    Agustin Kola, Sulejman Mema, Rezart Dabulla dhe Gent Muça hynë brenda në Fermë, por nuk ishin vetëm, bashkë me ta ishte dhe djali i Big Bastës.

    Lian i dorëzoi Big Bastës i dhe nëj zarf, ku S.K Tirana i ofronte të ndiqte çdo ndeshje të skuadrës.

  • Një tjetër eliminim nga Finalja e Madhe e Ferma VIP! Kush nga Big-ët humbi mundësinë për çmimin e madh?

    Një tjetër eliminim nga Finalja e Madhe e Ferma VIP! Kush nga Big-ët humbi mundësinë për çmimin e madh?

    Big Mama është e eliminuara e dytë e finales së Madhe të Ferma Vip, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të marrë çmimin e madh.

    Me vota e publikut Big Mama rezultoi më pak e votuar se Big Basta. Dy Big-ët shkuan në televotim pasi humbën sfidën, duke u rënditur pas Andreas dhe Anduelit.
    Luana: Big Basta dhe Big Mama jam me ju. Pa humbur kohë po nis, finalisti më pak i votuar, që largohet në këtë moment nga gara për çmimin e madh është  Big Mama.

    Më herët Big Mama attiri të shpëtojë, pasi mori më shumë vota se Erandi gjatë televotimit të parë. Tashmë në garë për çmimin e madh mbeten Andrea, Andueli dhe Big Basta.

  • ‘Vëllai’ i Ramës paralajmëron ‘ndryshime të mëdha’ në ushtri/ Vuçiç: Kemi bërë gjithçka në fshehtësi, do habiteni kur…

    ‘Vëllai’ i Ramës paralajmëron ‘ndryshime të mëdha’ në ushtri/ Vuçiç: Kemi bërë gjithçka në fshehtësi, do habiteni kur…

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.

    Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.

    “E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.

    Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.

    Vuçiq tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.

    Sipas tij, Prishtina, Zagrebi dhe Tirana “po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”.

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që nënshkruesit mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.

    Vuçiq theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.

    “Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq.

  • Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

    Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

    Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut.
    Lajmi u njoftua nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles– Ramos më 18 qershor.
    Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruan illyria.com.
    Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike.
    Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).
    Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.
    Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore.
    Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.
    Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional.
    Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri, shkruan ky medium.
    Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.
    Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre.
    Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë.
    Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen.

  • Kishin dalë për peshkim, babë e bir shpëtohen nga stuhia në liqen

    Kishin dalë për peshkim, babë e bir shpëtohen nga stuhia në liqen

    Babë e bir janë shpëtuar nga policia kufitare në liqenin e Pogradecit.
    Ata kishin dalë me varkë për peshkim, por kanë hasur në vështirësi për shkak të përkeqësimit të motit.
    Policia ka mbërritur pranë tyre me skaf dhe i ka ndihmuar të kthehen në breg.
    Njoftimi i policisë:
    Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq.
    Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen.
    Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg.
    Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan varkën rreth 1.5 milje larg bregut dhe bënë të mundur kthimin e sigurt të dy shtetasve në mol. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
    Qytetarët (babë e bir) falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
    Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe fton këdo që ndodhet në nevojë të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

  • Aksident, makina del nga rruga, 3 të plagosur

    Aksident, makina del nga rruga, 3 të plagosur

    Tre djem të mitur kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e së premtes, në aksin rrugor Fier-Ballsh.
    Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Plyg ku mjeti me të cilin udhëtonin tre djemtë ka dalë nga rruga.
    Mësohet se makina drejtohej nga një 15-vjeçar, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur bashkë me dy shokët e tij 13 dhe 14 vjeç.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërkohë që të miturit u dërguan në spital.

  • I gjeti me sy mbyllur, Big Mama surprizohet nga miqtë në Finalen e Madhe të Ferma VIP

    I gjeti me sy mbyllur, Big Mama surprizohet nga miqtë në Finalen e Madhe të Ferma VIP

    Pas Erandit ishte radha e Big Mamas të surprizohej në finalen e madhe të Ferma VIP 2. “Miqtë e mirë gjenden me sy mbyllur”, kjo shprehje për Big Mamën u bë realitet në këtë mbrëmje të amdhe.

    Adelina Tahri, Labinot Gashi dhe Meti ishin tre miqtë e Big Mamës që u futën në Fermë për të surprizuar fermeren, por para se t’i takonte fermeres iu bë një sfidë ku duhet ti gjente emrat e tyre me sy mbyllur.
    Dhe siç e thamë më lart Big Mama nuk gaboi, edhe pa i parë i njohu miqtë e saj.