Day: June 18, 2025

  • Rusia-Izraelit: Ndal sulmet ‘e paligjshme’ ndaj Iranit

    Rusia-Izraelit: Ndal sulmet ‘e paligjshme’ ndaj Iranit

    Rusia ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Izraelit kundër objekteve bërthamore në Iran, duke i cilësuar ato si “të paligjshme” dhe një rrezik serioz për sigurinë globale.

    Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë të publikuar të martën, kërkoi nga autoritetet izraelite që të ndalin menjëherë sulmet ndaj instalimeve bërthamore të Iranit, të cilat janë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

    “Sulmet intensive dhe të vazhdueshme nga ana e Izraelit mbi objektet paqësore bërthamore në Republikën Islamike të Iranit janë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë. “Ato krijojnë rreziqe të papranueshme për sigurinë ndërkombëtare dhe e shtyjnë botën drejt një katastrofe bërthamore, pasojat e së cilës do të ndihen kudo, përfshirë edhe vetë Izraelin”.

    Në të njëjtën deklaratë, Rusia akuzon vendet perëndimore – pa i përmendur konkretisht – se po e manipulojnë qëllimisht situatën për interesa të ngushta politike, shkruan A2 CNN. Rusia thekson gjithashtu angazhimin e Iranit ndaj Traktatit për Mosshpërndarjen e Armëve Bërthamore (NPT), si dhe gatishmërinë e tij për të rifilluar kontaktet diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Moska deklaron se “zgjidhja e vetme e mundshme për këtë krizë është përmes diplomacisë dhe negociatave”.

    Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësim të thellë ndërkombëtar mbi rrezikun e një konflikti të gjerë rajonal dhe mbi të ardhmen e sigurisë bërthamore globale.

    Nga ana tjetër, Rusia është e angazhuar në një luftë në Ukrainë, prej shkurtit të vitit 2022, të cilën vendet perëndimore e quajnë të paligjshme.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 18 qershor 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 18 qershor 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e merkurë, 18 qershor 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 qershor 2025…

    Orët e para të mëngjesit dhe mesditës pritet të sjellin në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar intervale të gjata me diell, ku më të dukshme ato do të jenë përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit tonë.
    Por parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të shfaqen në territorin shqiptar, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
    Pjesa e dytë e ditës rrit edhe lagështirën në ajër duke krijuar mundësi për rrebeshe të izoluara shiu në zonat Lindore dhe pjesërisht në zonat qendore në intervale të shkurtra kohore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 35°C pritet vlera maksimale.
    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Nëse nuk fitojmë me Letoninë, Silvinjo të marrë çantën dhe të iki”, Bulku pohon Dabullën: Duhet të ikim të gjithë bashkë

    “Nëse nuk fitojmë me Letoninë, Silvinjo të marrë çantën dhe të iki”, Bulku pohon Dabullën: Duhet të ikim të gjithë bashkë

    Rezart Dabulla dhe Ervin Bulku ishin pjesë e panelit të “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku tema e diskutimit ishte Kombëtarja shqiptare. Pas rezultatit zhgënjyes në Riga, fitorja kundër Letonisë në ndeshjen e kthimit në muajin shqiptar është një detyrim për kuqezinjtë.
    Dabulla ka deklaruar se në rast se do të mungojnë 3 pikët ndaj Letonisë në Tiranë, atëherë Silvinjo duhet të largohet nga drejtimi i Kombëtares. I të njëtit mendim ishte edhe Ervin Bulku. Ndihmësi i Silvinjos ka pohuar se në një rast të tillë, i gjithë stafi duhet të largohet nga kuqezinjtë.
    Dabulla: “Nëse nuk fitojmë me Letoninë këtu, Silvinjo duhet t’i marrë vetë çantat dhe të iki. Ervini (Bulku) duhet të rrijë, sepse është i joni, por Silvinjo duhet të marrë çantën dhe të iki, se për çfarë na duhet më?”.
    Bulku: “Jam dakort. Nëse nuk fitojmë me Letoninë? Duhet të ikim të gjithë bashkë”./Sport Ekspres/