Day: June 18, 2025

  • Diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

    Diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një mot të alternuar mes kthjellimeve dhe vranësirave në rritje. Reshje të lehta shiu do të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 35°C pritet vlera maksimale
    Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të intensifikohet përkohësisht, duke arritur shpejtësi deri në 10 m/s./ZËRI

  • Tabaku: Rënia e euros, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

    Tabaku: Rënia e euros, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti dje shqetësimin për pasojat ekonomike që po shoqërojnë rënien e euros pas procesit zgjedhor. Sipas saj, kjo rënie është një fenomen që përsëritet dhe nuk ka asnjë shpjegim ekonomik real. “Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik”, deklaroi Tabaku. Tabaku thekson se ndikimi i kësaj rënieje është i drejtpërdrejtë në tri shtylla të rëndësishme të ekonomisë shqiptare: sektori fason, bujqësia dhe familjet që mbështeten në të ardhurat e emigrantëve.
    Ajo paralajmëroi se, nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të kthehet në një goditje sociale dhe ekonomike për vendin. Deputetja Tabaku vuri në dukje se rënia e euros nuk ka lidhje me zhvillime pozitive në ekonomi, por është pasojë e pastrimit të parave, i cili ka ndikuar në rritjen artificiale të valutës në treg. “Ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje konkrete, jo për manipulime me xhiron monetare para zgjedhjeve”, u shpreh Tabaku. Ajo kërkoi një paketë mbështetëse për sektorin fason, politika konkrete për bujqësinë dhe masa reale për të ndihmuar familjet që jetojnë nga remitancat.

  • Parregullsi të pretenduara më 11 maj/ Rinumërimi i 1282 kutive të votimit nis sot në Tiranë

    Parregullsi të pretenduara më 11 maj/ Rinumërimi i 1282 kutive të votimit nis sot në Tiranë

    Ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit te qarkut Elbasan, qe i përkasin Peqinit dhe Gramshit, pas vendimit te marre ne KAS gjate shqyrtimit te ankimimit te koalicionit PD-ASHM.
    Nga verifikimi i këtyre kutive janë konstatuar disa problematika, ku në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu u vërejt se ne disa kuti mungonin fletët e papërdorura si dhe rezultoi se ne disa raste kane votuar persona që nuk e kishin emrin në listën e zgjedhësve.
    Ndërkohë sot do të nisë rinumërimi i votave për 1282 qendrat e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa më pas do të vijojë me 587 qendrat e Qarkut Fier dhe 360 kutitë e Durrësit.

  • Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH-in për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve

    Ibrahimaj: Avancojmë projektet me BERZH-in për fuqizimin e biznesit dhe të startup-eve

    Fuqizimi i biznesit dhe i startup-eve shqiptare ishte në fokus të takimit që zhvilloi ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, me partnerët nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar. Ibrahimaj vlerësoi mbështetjen e BERZH që prej vitesh është një partner kyç për Shqipërinë në ndërtimin e kapaciteteve të sipërmarrjes, zhvillimin e aksesit në financë dhe forcimin e konkurrueshmërisë së bizneseve. “Po avancojmë me projektet për promovimin e ofertës shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe tërheqjen e investimeve të reja”, tha ministrja.
    Duke u ndalur në punën e nisur me trajnimet për tregun e vetëm të BE-së, Ibrahimaj bëri të ditur se, shumë shpejt do të nisë një studim kombëtar për të matur gatishmërinë e ndërmarrjeve për ndërtimin e programeve konkrete që adresojnë nevojat e tyre reale. Ibrahimaj tha se, “në bashkëpunim me BERZH dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, po krijojmë mekanizmat e nevojshëm për konsulencë dhe ekspertizë të dedikuar, që bizneset shqiptare të jenë më të përgatitura për të përthithur fondet e Bashkimit Europian”. Ajo e vlerësoi këtë bashkëpunim si dëshmi e vizionit të qeverisë, për të ndërtuar një ekonomi moderne, të qëndrueshme dhe të gatshme për tregjet europiane.

  • Robert Papa shpërthen ndaj Edi Ramës: ‘Këlyshi i Sorosit’ u refuzua nga SHBA

    Robert Papa shpërthen ndaj Edi Ramës: ‘Këlyshi i Sorosit’ u refuzua nga SHBA

    Gazetari Robert Papa ka reaguar me tone të forta ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai mori pjesë në dasmën e Alex Sorosit dhe Huma Abedin. Papa e cilëson vizitën si skandaloze, të turpshme dhe pa asnjë vlerë shtetërore. “Rama, skandaloz, puthet me Alex Sorosin në një dasmë mondane, ku janë të gjithë anti-Trump, të gjithë antiamerikanët, të gjithë antikomb, të gjithë antifamiljes, kundër vlerave njerëzore, në plazhet e Hampton, South Hampton. Për të ardhur në Amerikë, edhe vizitë private pa diskutim, do të kesh kontakte me zyrtarë amerikanë. Vinte dikur, Presidenti Meidani dhe e priti nënsekretari i shtetit. Ne nuk jemi Franca, Anglia, Britania, Italia. Rama mund të ketë pritur shumë gjëra. Përfundoi si vizita e Vuçiçit. Rama nuk është budalla që të vijë thjesht për një dasmë këtu.
    Edi Rama ka kërkuar vizitë, ka kërkuar të shkojë në Mar-a-Lago. Urojmë që nga ana shëndetësore të mos ketë probleme, por është e turpshme edhe për mua që jam shqiptar dhe për shqiptaro-amerikanët, dhe me këtë vizitë private tek anti-Trump Soros dhe asnjë kontakt zyrtar me administratën, tregon vetëm që është klysh Soros. Kaq! Edvini vazhdon nëpër klubet, restorantet mondane me emra francezë. Them se sot do të udhëtojë, do të fluturojë si pulë e lagur drejt Shqipërisë, kur e di që ka kërcënime të hapura nga Irani, sulmet kibernetike.
    Ka qenë dikur një plan i detajuar për të sulmuar me dronë muxhahedinët, por dhe Tiranën. Tejet e çmendur kjo lëvizje, sepse Shqipëria është vend i NATO-s, por Irani në këtë çast është i dëshpëruar, mund të bëjë çdo gjë. Nuk mund të puthesh me Alex Sorosin dhe të shikosh ato dark money-t e tua, me investimet e fshehura këtu, thjesht dhe për vizitat mjekësore, kur rajoni është në rrezik. Këlyshi i Soros është epiteti më i mirë. Nuk e meriton atë post, shqiptarët meritojnë më mirë”, tha Papa.

  • “Treni bullgar, fantazi e Berishës”/ Avokati Idajet Beqiri: Kërkon të jetë në krye të PD me dhunë

    “Treni bullgar, fantazi e Berishës”/ Avokati Idajet Beqiri: Kërkon të jetë në krye të PD me dhunë

    Avokati Idajet Beqiri thotë se treni bullgar, për manipulimin e votave më 11 maj, është fantazi e Sali Berishës. Në një intervistë Beqiri u shpreh se Berisha po kërkon të zvarrisë procesin. Sipas Beqirit, Berisha do që ta mbajë drejtimin e PD me dhunë.
    “Faktikisht, ajo ishte fantazi në kokën e Berishës, një pjellë e keqe, për të zvarritur procesin, dhe për ta çuar sa më gjatë nxjerrjen e rezultatit dhe vulosjen përfundimtare të zgjedhjevce të 11 majit . PD e kërkon vetëm për Berishën. Ai kërkon të zgjasë jetën e vet në krye të PD, ta mbajë me dhunë. Në një situatë të tillë, nuk ka shpëtim, por të japësh dorëheqjen. Nuk e jep dorëheqjen, sepse PD e do për të mbrojtur veten e tij, për të mbrojtur familjen e tij.”, theksoi ai./

  • Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushimet e tij?

    Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushimet e tij?

    Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i dashur për publikun nga serialet e famshme ku ka luajtur, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për disa ditë pushimi.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ylli i ekranit po kalon disa momente relaksi në qytetin e Vlorës, një ndër destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Burak është fotografuar teksa ndodhej në një nga restorantet e njohura të qytetit bregdetar. Me veshje sportive dhe gjithnjë i buzëqeshur, aktori ka pozuar i lumtur krah stafit dhe fansave që e kanë njohur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Prania e Özçivit në Shqipëri shihet si një tjetër shenjë e suksesit të turizmit vendas, që po tërheq gjithnjë e më tepër emra të njohur të botës së artit dhe spektaklit ndërkombëtar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Lapaj ‘revoltohet’ me Aleks Soros: Distancohem nga ty, nuk më ftove në dasmë

    Lapaj ‘revoltohet’ me Aleks Soros: Distancohem nga ty, nuk më ftove në dasmë

    Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i është drejtuar me një letër Alex Sorosit, djalit të miliarderit George Soros, pas dasmës së tij me partneren Huma Abedin, e cila u mbajt në shtëpinë e çiftit në Water Mill në New York, ku i ftuar ishte edhe Edi Rama.
    Në postimin e tij në rrjetet sociale, Lapaj e konsideron veten si njeriun më të sulmuar në Ballkan për lidhjet me Sorosin, edhe pse sipas tij, ai as që nuk e di kush është dhe as që e ka marrë mendimin që ta dijë.
    Lapaj thotë se akuzat i ha ai, ndërsa në dasmë Soros ftoi Edi Ramën dhe ky i fundit sa më shumë takon djalin e miliarderit aq më shumë i shtohen votat. Me ironi, ai shton më tej se do të distancohet nga Soros, tani që nuk e ftoi në dasmë.
    Postimi i plotë:
    Letër e hapur për Z. Alex Soros!
    Përshëndetje Z. Alex Soros! Mora vesh që kishe dasmën. Të ftuar kishe dhe Kryeministrin e Shqipërisë Z. Rama. Ti me gjasa po çuditesh nga letra ime, se as më ke takuar e as nuk e di kush jam, por i kam dy llafe për të ti thënë.
    Unë jam avokat! Jam njeriu më i sulmuar në Ballkan për ty dhe ti as nuk e ke marrë mundimin të dish kush jam! Mua Z. Soros për ty çfarë nuk më kanë thënë dhe ti sërish vajte ftove Z. Rama. Këtyre këtej nuk u hyn në sy Z. Rama, madje sa më shumë të takon ty aq më shumë vota i japin. Kësaj here për mandatin e 4 e shpërblyen me 83 deputetë. Ushtria e antisorosistëve në Shqipëri nuk ka hall Z. Rama, ka hall si e si mua të më ndalë, e “plani” yt të mos realizohet. Pra, plani yt se si Ramën ta zvendësosh me mua. O më bëjnë tëndin o nuk ka! Plan strategjik! Nuk quhet Rama jo, as këta të tjerët…duan mua patjetër!
    E di, e di që ti nuk di gjë, po dhe unë boll taksirat e kam pas deri tani, ndaj që sot duke qenë se nuk më ftove edhe unë distancohem nga ty.
    E di që ty nuk të prishet as kosi e as gjiza nga prishja e njëanshme e “marrëdhënieve” tona strategjike, por unë kaq kam në dorë e kaq po bëj.

  • Ilir Vrenozi i propozon Berishës: Ja kandidati që e mund Ramën për bashkinë e Tiranës

    Ilir Vrenozi i propozon Berishës: Ja kandidati që e mund Ramën për bashkinë e Tiranës

    Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një propozim për garën e mundshme për Bashkinë e Tiranës në muajin shtator.
    Në një mesazh drejtuar, nëpërmjet një video në rrjetet sociale Sali Berishës, ai shpreh bindjen se Alfred Çako, ish-deputet i Ballit Kombëtar, është kandidati i vetëm që mund të përballet seriozisht me mazhorancën aktuale në kryeqytet.
    Sipas korçarit të famshëm, Çako ka aftësinë të tërheqë vota nga spektri gri dhe madje edhe nga elektorati i majtë, duke e cilësuar atë si “figurën e vetme që mund të bëjmë diçka përballë ushtrisë së Ramës”.
    “Doktor Berisha, në qoftë se do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës në Shtator, unë mendoj se ish-deputeti i Ballit Kombëtar, Alfred Çako, është figura e vetme për kandidat për Kryetar Bashkie në Tiranë dhe që mund të shpresojmë të mundim “ushtrinë” e Ramës. Çako merr vota gri edhe të majta. Po, po, është e vetmja figurë që mund të bëjmë diçka. Asnjë figurë tjetër nuk mund të thyejë akullin e Rilindasve për momentin…
    Mendoje seriozisht, doktor…
    Është thjesht mendimi im personal, me shpirt e zemër”, shkruan Vrenozi.

  • Sapo kishte dalë nga burgu, 25-vjeçari nga Pogradeci bie sërish në pranga

    Sapo kishte dalë nga burgu, 25-vjeçari nga Pogradeci bie sërish në pranga

    Policia ka arrestuar mbrëmjen e të martës në Pogradec një 25-vjeçar. Fabian Muçollari, nga Vërdova e Pogradecit, ishte në hetim disajavor nga agjentët e terrenit.
    Burime të A2 CNN pranë uniformave blu bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, 25-vjeçarit i janë gjetur e sekuestruar armë zjarri dhe një sasi droge.
    Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për policinë e Pogradecit dhe Korçës, pasi në vitin 2017 i riu vrau me armë zjarri automatike bashkëmoshatarin e tij Fabio Hila.
    Muçollari për rreth 7 vite ka qenë duke vuajtur dënimin pranë IEVP Drenovë për këtë vepër penale dhe prej pak kohësh kishte lënë qelinë e burgut.