Day: June 17, 2025

  • Jeta nëpërmjet fotove/ Rita Gjeka rrëfen për pasionin, kujtimet dhe puthjen e parë në film

    Jeta nëpërmjet fotove/ Rita Gjeka rrëfen për pasionin, kujtimet dhe puthjen e parë në film

    Në një rrëfim ekskluziv për ‘A Show’ në Syri TV, me moderator Adi Krasta, aktorja Rita Gjeka ka rrëfyer për jetën e saj, duke ndarë detaje të veçanta dhe kujtime të paharrueshme.

    Ajo ka folur për fëmijërinë e saj të veçantë, për raportet me njerëzit e afërt dhe për sfidat që ka hasur në karrierën e saj, duke përfshirë puthjen e parë në film me partnerin Xhevahir Zenelin. Rita ka treguar gjithashtu për lidhjen e saj të veçantë me Shkodrën dhe historinë e familjes, duke theksuar se asnjëherë nuk ka patur komplekse për pamjen e saj.

    “Gjithmonë dhëmbët e mi të ndarë janë vënë gjithmonë në diskutim. Unë kam qenë një fëmijë jo shumë i mirë, por në përgjithësi kam qenë një fëmijë shumë sherr. Kam qenë si djalë, por ajo që unë kam pasur fëmijë ka qenë një vitalitet ekstra. Unë e bukur nuk kam qenë as kur isha 20 vjeçe dhe nuk e kam vuajtur kurrë këtë ‘sëmundjen e bukurisë’. Jam ndjerë e bukur brenda dhe më ka mjaftuar kjo gjë. ‘Me kan shkodran’ për mua është titull dhe kurrësesi nuk e mendoj veten nga ndonjë krahinë tjetër. Gjyshi im Tush Kakrriqi është një prej vëllezërve Kakarriqi dhe ky i ka vendosur emrin skuadrës së Vllaznisë, sepse ka pasur një miqësi të hershme. Ka qenë inxhinier kimist. Gjyshja ime është nga familja Çoba.

    Kam ngelur në lëndë ushtarake, sepse nuk kam pasur sjellje të denjë. Monda Bulku ka qenë, është dhe do të jetë super grua dhe super aktore. Monda është ndër njerëzit e rrallë që më është gjendur në moment shumë të gëzuara, por edhe në hidhërime shumë të mëdha. Ne kishim një besim budalla, sepse i besonim edhe për gjëra që mund ta pësonim. Kur mendoj disa gjëra që kemi bërë dhe kemi thënë, sot thëmë ka dashur të na ruajë Zoti. Në një moment kemi pasur shefen e kuadrit dhe na duhej të shkruanim një formular a kishim komunistë në familje, edhe nuk dija ku të fusja kokën. Unë në kohën e kinematografisë kisha partner Xhevahir Zenelin dhe ai ishte i fejuar, unë nuk isha dhe s’kam pasur shumë probleme kur bëmë puthjen e parë në film. Nëpër intervista Xhevahiri del dhe thotë kemi bërë 7 dubla, ndërkohë që kemi bërë vetëm 2 dubla. Për puthjen më ka ardhur shumë zor, më dukej sikur po e bëja me dikë të afërt.” – tha Gjeka.

  • Nutricionistët zbulojnë perime që rregullon që rregullon sheqerin në gjak

    Nutricionistët zbulojnë perime që rregullon që rregullon sheqerin në gjak

    Disa perime kanë aftësinë jo vetëm të parandalojnë sëmundjet, por edhe të mbështesin funksionet kyçe të organizmit, njëra prej tyre është brokoli. Ndoshta e keni dëgjuar që në fëmijëri si një “detyrim shëndetësor” në pjatë, por sot arsyeja për ta rikthyer në dietën tuaj është më e fortë se kurrë.

    Brokoli ndikon pozitivisht në rregullimin e sheqerit në gjak, përforcon zemrën dhe trurin, dhe është i njohur për vetitë e tij anti-kancerogjene. I pasur me vitamina A, C dhe K, folate, fibra dhe kalium, kjo perime mbështet funksionimin optimal të trupit.

    Brokoli është një perime jo-niseshte, me më pak se 6 gram karbohidrate dhe rreth 2 gram fibra për filxhan. Kjo përbërje e bën ideale për kontrollin e sheqerit, ku fibrat ngadalësojnë tretjen, duke shmangur rritjet e menjëhershme të glukozës në gjak. Për më tepër, ai krijon ndjesi ngopjeje dhe mbështet shëndetin e zorrëve.

    Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon që perimet jo-niseshte si brokoli të zënë gjysmën e pjatës në çdo vakt.

    Një tjetër përbërës i vlefshëm është sulforafani, i cili i jep brokolit aromën karakteristike dhe ndihmon në luftën kundër rezistencës ndaj insulinës. Sipas një rishikimi të vitit 2023 në revistën Phytomedicine Plus, sulforafani redukton stresin oksidativ dhe mbron enët e gjakut, duke ulur rrezikun e ndërlikimeve kardiovaskulare te personat me diabet.

    Hidratim dhe ushqyeshmëri

    Brokoli përmban rreth 90% ujë, çka e bën një ndihmës të mirë për hidratim, sidomos kur dehidratimi mund të rrisë përqendrimin e sheqerit në gjak. Natyrisht, ai nuk e zëvendëson ujin, por ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në organizëm.

    I freskët apo i ngrirë, brokoli është një zgjedhje ekonomike dhe me vlera të larta ushqyese. Versioni i ngrirë ruan të gjitha lëndët ushqyese falë ngrirjes së menjëhershme dhe është më praktik për përdorim të përditshëm.

    Si ta konsumoni brokolin?

    Brokoli mund të hahet i gjallë, i zier në avull, i skuqur ose i pjekur në furrë. Mund ta përfshini në supa, sallata, omëleta apo si garniturë. Nutricionistët rekomandojnë ta shoqëroni me salmon dhe oriz kaf për një vakt të plotë, ose ta përdorni në mëngjes me vezë dhe fruta.

    Gjithashtu, mund të përgatisni një salcë të shëndetshme me kos, erëza dhe bimë aromatike dhe ta shërbeni si meze me brokoli të pjekur. Edhe kërcejtë mund të përdoren, thjesht grijini dhe shtoni në salca ose gjellë. Syri.net-Bovary.gr 

  • Harta tregon rezervat bërthamore të botës teksa kokat bërthamore të Kinës shtohen

    Harta tregon rezervat bërthamore të botës teksa kokat bërthamore të Kinës shtohen

    Kina po zhvillon koka bërthamore me një ritëm më të shpejtë se çdo vend tjetër, ndërsa shteti aziatik lindor modernizon dhe zgjeron ndjeshëm arsenalin e tij, duke e bërë fuqinë e tretë më të madhe bërthamore në botë, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, thuhet në një raport të një instituti suedez kërkimor.

    Kur u pyet për koment, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, tha se Kina e mban kapacitetin e saj bërthamor në një nivel minimal dhe zbaton një strategji bërthamore vetëmbrojtëse, duke shtuar se vendi “asnjëherë nuk merr pjesë në një garë armatimi.”

    Newsweek gjithashtu ka kontaktuar përmes emailit Ministrinë e Mbrojtjes së Kinës për koment.

    Kina është një nga nëntë shtetet që zotërojnë armë bërthamore. Përveç Rusisë dhe SHBA-së, aleatët e NATO-s Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, i cili nuk e pranon publikisht se ka armë bërthamore, posedojnë arsenale bërthamore.

    Raporti i publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI) vjen në sfondin e një ndërtimi të shpejtë të ushtrisë kineze, si në aspektin konvencional ashtu edhe atë bërthamor. Pentagoni ka paralajmëruar se Kina mund të zotërojë mbi 1000 koka bërthamore deri në fund të dekadës.

    Megjithëse Pekini nuk e ka zbuluar kurrë madhësinë e arsenalit të tij bërthamor, udhëheqësi kinez Xi Jinping urdhëroi vitin e kaluar përshpejtimin e zhvillimit të forcave të frikësimit strategjik, ndërsa ushtria kreu një test të rrallë lëshimi të një rakete ndërkontinentale me aftësi bërthamore (ICBM).

    Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm publikoi të hënën raportin e tij vjetor vlerësues, duke përllogaritur se që nga janari, numri total i kokave bërthamore në botë ishte 12,241, nga të cilat rreth 9614 ishin në magazina ushtarake për përdorim të mundshëm nga të gjitha fuqitë bërthamore, ndërsa 2,627 të tjera ishin tërhequr nga përdorimi, por ende të padisintreguara.

    Rusia, që zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, ka gjithsej 5459 koka bërthamore, prej të cilave 4309 ndodhen në magazinën e saj ushtarake. SHBA, në krahasim, ka një vlerësim prej 5177 kokash bërthamore në inventar, prej të cilave 3700 janë të vendosura ose në magazinim.

    Arsenali bërthamor i Kinës është zgjeruar në të paktën 600 koka, një rritje me 100 brenda vetëm një viti. Të gjitha këto koka konsiderohen të gatshme për përdorim, me 24 që raportohen se janë të vendosura.

    Ndërsa pritet që Kina të vazhdojë të zgjerojë arsenalin e saj bërthamor gjatë dekadës së ardhshme, dhe numri maksimal i projektuar i kokave të saj deri në vitin 2035 është 1500, raporti thekson se ky numër përbën vetëm rreth një të tretën e arsenaleve aktuale të Rusisë dhe SHBA-së.

    Sipas raportit, ushtria kineze mund të dërgojë koka bërthamore duke përdorur 20 avionë bombardues H-6N, 72 raketa balistike të lëshuara nga nëndetëse dhe gjithsej 712 raketa balistike tokësore të tipeve të ndryshme, të lëshuara ose nga silot ose nga platforma të lëvizshme.

    Sa i përket forcës së saj me raketa ndërkontinentale (ICBM), të cilat kanë një rreze të vlerësuar mbi 5500 kilometra, raporti vlerëson se Kina “kishte përfunduar ose ishte pranë përfundimit” të rreth 350 silose të reja ICBM në tre fusha shkretëtirash në veri të vendit dhe në tre zona malore në lindje.

    Kina po pajis nëndetëset e saj të tipit 094 për raketa balistike (SSBN) me raketa me rreze më të gjatë dhe po zhvillon si një klasë të re të SSBN-ve ashtu edhe një lloj të ri avionësh bombardues me aftësi bërthamore, duke përforcuar më tej triadën bërthamore të vendit, sipas raportit.

    Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm shkruan në raportin e tij të fundit për kapacitetet bërthamore të Kinës: “Qëndrimi standard i Kinës, që kur zhvilloi armët bërthamore, ka qenë të mbajë të ndara kokat, raketat dhe lëshuesit gjatë kohës së paqes, me procedura të përcaktuara për ngarkimin e kokave në lëshues në rast krize. Megjithatë, ka pasur spekulime të konsiderueshme vitet e fundit, të cilat vazhduan edhe në vitin 2024, për atë nëse kjo qasje vazhdon të jetë në fuqi.”

    Guo Jiakun, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, tha në një konferencë për shtyp të hënën: “Kina ndjek një politikë të ‘mospërdorimit të parë’ të armëve bërthamore në asnjë rrethanë dhe në asnjë kohë dhe është zotuar pa kushte të mos i përdorë apo të mos kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore ndaj shteteve jobërthamore dhe zonave të lira nga armët bërthamore.”

    Pekini ka refuzuar propozimin e Uashingtonit për bisedime mbi çarmatimin bërthamor, duke e quajtur atë “të padrejtë dhe joreal.” Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm paralajmëron se regjimet për kontrollin e armëve janë dobësuar rëndë, duke nxitur një garë të re dhe të rrezikshme armatimi bërthamor. / Newsweek – Syri.net

  • OPINION – Ura mbi lumin Buna mbeti 3D, duhej të afronte më shumë Velipojën me Ulqinin…

    OPINION – Ura mbi lumin Buna mbeti 3D, duhej të afronte më shumë Velipojën me Ulqinin…

    Prej tre vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë angazhuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën. Vepra me vlerë 20 milion euro duhet të kishte përfunduar verën e kaluar. Por verifikimet e Faktoje tregojnë se projekti ndodhet në fazën përgatitore. Nëse ndërtimi fillon brenda këtij viti, përfundimi më i hershëm i urës mbi Bunë do të ishte në vitin 2027.
    Shqipëria dhe Mali i Zi do të shpenzojnë 20 milionë euro për një urë mbi lumin Buna që do t’i lidhë brigjet e dy qendrave bregdetare, Ulqinit dhe Velipojës.
    Për herë të parë idea u bë publike qershorin e vitit 2022 gjatë një takimi të nismës “Ballkani i Hapur” në Ohër. Asokohe, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna.
    Pak muaj më vonë, projekti u konkretizua në një Marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë.
    Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me bashkëfinancim.
    Fakt
    Edhe pse marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka hyrë në fuqi, projekti për urën mbi Bunë nuk ka nisur zbatimin konkret në terren. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se tashmë ka nisur puna për hartimin e Protokollit të Zbatimit, një proces që kërkon dakordësim ndërshtetëror dhe përfshirjen e trupave diplomatike të të dyja vendeve.
    Sipas FSHZH-së, pas ngritjes së strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive mes palëve, projekti i miratuar dhe i pajisur me leje ndërtimi do të nisë së zbatuari në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Kohëzgjatja e punimeve mbetet dy vite, një afat që do të fillojë të llogaritet vetëm nga dita e parë e nisjes së punimeve, për të cilën ende nuk ka një datë të saktë.
    “Projekti i miratuar dhe i pajisur me lejet përkatëse, nis zbatimin duke respektuar të gjitha kërkesat e legjislacionit të aplikueshëm. Nga momenti kur të nisin punimet, kohëzgjatja e tyre është parashikuar të jetë 24 muaj”, sqaron FSHZH për Faktoje.al.
    Rëndësia e projektit
    “Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.
    Ekspertët e shohin ndërtimin e kësaj vepre si investim me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e turizmit në të dy vendet.
    “Kjo vepër infrastrukturore do të mundësojë rritje të numrit të turistëve, sidomos të atyre ditorë, të cilët për shkak të afërsisë do të kenë mundësi të vizitojnë të dy brigjet brenda një dite. Ura do të lehtësojë përfshirjen e Velipojës dhe Ulqinit në guidat turistike ditore, duke nxitur bashkëpunimin mes dy qyteteve në menaxhimin e përbashkët të destinacioneve, eventeve dhe promovimit rajonal”, shprehet ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj.
    Ajo shton se kjo infrastrukturë krijon potencial për zgjatjen e sezonit turistik, nxit zhvillimin e bizneseve të vogla dhe përforcon profilin ndërkombëtar të të dy vendeve në kuadër të turizmit ndërkufitar dhe mesdhetar.
    Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.
    Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë. Në projekt parashikohen dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila, dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës.
    Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë.
    Përfundimi
    Edhe pse hyrja në fuqi e marrëveshjes është një hap përpara, projekti për urën Velipojë–Ulqin mbetet ende në fazë përgatitore, me shumë hallka burokratike përpara. Me ritmin aktual të zhvillimeve, vështirë se ura do të jetë funksionale para vitit 2027, nëse nis ndërtimi brenda këtij viti, siç thotë FSHZH. Ndaj nisur nga këto informacione, ne e kategorizojmë ndërtimin e urës mbi lumin Bunë si premtim të pambajtur. /Nga Esmeralda TOPI/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Instaloi modelin e vjedhjes sistematike!” Këlliçi: Veliaj, simbol i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

    “Instaloi modelin e vjedhjes sistematike!” Këlliçi: Veliaj, simbol i korrupsionit në Bashkinë e Tiranës

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha sot se kryebashkiaku i  Tiranës Erion Veliaj instaloi në Bashki një nga modelet që do të mbahet mend për vite shumë gjatë, atë të vjedhjes sistematike të qytetarëve. Sipas tij Veliaj gjithashtu instaloi modelin e vjedhjes në mënyrë kirurgjikale të taksave të qytetit, të baltosje së kundërshtarit politik, të blerjes së mediave, të shantazhit të mediave, të spinimit të lajmeve pikërisht për të krijuar fake-news, për të tërhequr vëmendjen dhe për tërhequr vëmendjen mediatike dhe presionin mediat nga skandalet e vërteta. I ftuar në  një emision televiziv, ai e akuzon Veliajn për korrupsion sistematik, manipulim të opinionit publik dhe përfshirje në afera të mëdha financiare si inceneratori i Tiranës dhe skema e njohur si “5D”.
    “Ka një lexim të vetëm të kësaj historie, që Erion Veliaj është hajdut. Është një makut, është një njeri që instaloi në Bashkinë e Tiranës, një nga modelet që do të mbahet mend për vite shumë gjatë, atë të vjedhjes sistematike të qytetarëve të Tiranës, të vjedhjes në mënyrë kirurgjikale të taksave të qytetit, të baltosje së kundërshtarit politik, të blerjes së mediave, të shantazhit të mediave, të spinimit të lajmeve pikërisht për të krijuar fake-news, për të tërhequr vëmendjen dhe për tërhequr vëmendjen mediatike dhe presionin mediat nga skandalet e vërteta. Dhe si një njeri që erdhi, hyri në Bashkinë e Tiranës bashkë me reformën në Drejtësi, që tashmë nuk ka më qytetar që nuk e kupton që kjo është një drejtësi thjeshtë një alibi për të patur një drejtësi në duart e kryeministrit, në duart e qeverisë dhe që instaloi aty dy modele korrupsioni dhe vjedhje që do të mbahen mend, unë mendoj për dekada me radhë.

    Inceneratori i Tiranës, që sot që ne flasim ka shkuar në vlerën 200 milionë euro vjedhja me këtë aferë korruptive dhe flasim për një vepër publike që nuk ekziston. Pra, që në vitin 2017 kur është ajo shkresa e famshme me firmën e Erion Veliaj dhe vilën e Bashkisë Tiranë e deri më sot, ne vijojmë të paguajmë për një incenerator që nuk ekziston të paktën 80 mijë euro në ditë. Këto paguhen dhe garantohen nga buxheti i bashkisë Tiranë që duhet të shkonte për kopshte, për shkolla për të zgjeruar rrugët në Tiranë e jo për ti ngushtuar, për të pastruar qytetin, etj-etj.
    Dhe më pas, vepra e tij banditeske dhe makutërisë quhet, skema 5D. Pra fut në bashki pasi shkon aty në 2015 si kryetar shokët e tij të ngushtë, i emëron drejtorë, bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe së bashku me ta ngre një skemë kriminale me të cilat tenderat e bashkisë Tiranë i fitonin 100% kompanitë e hapura nga shokët e tij, nga drejtorët e Bashkisë Tiranë ose më saktë nga ‘5D’ dhe lejet e ndërtimit, një pjesë të tyre, ja firmoste shokëve të tij”, tha Këlliçi.

  • Bashkia e Tiranës propozon lehtësim të skemës së tarifës së pastrimit për kantieret e ndërtimit

    Bashkia e Tiranës propozon lehtësim të skemës së tarifës së pastrimit për kantieret e ndërtimit

    Ndërtuesit që kanë përfunduar ndërtimin, por nuk kanë aplikuar për certifikatën e përdorimit, do të shpëtojnë nga tarifa e pastrimit.Aktualisht tarifa e pastrimit për kantieret e ndërtimit nga ndërtuesit nis të paguhet nga zbardhja e lejes së ndërtimit deri sa ndërtuesi të paraqesë kërkesën për certifikatë përdorimi.Pra tarifa vazhdon të paguhet përtej lejes së ndërtimit edhe nëse punimet përfundojnë para afatit, nëse nuk është bërë aplikimi për certifikatë përdorimi.Bashkia e Tiranës ka propozuar që ndërtuesit të mos paguajnë tarifën e pastrimit përtej afateve të lejes së ndërtimit edhe nëse nuk kanë aplikuar për certifikatë përdorimi.Certifikata e përdorimit është dokumenti që konfirmon që ndërtesa është përfunduar sipas lejes së miratuar dhe plotëson kushtet për të filluar përdorimin e saj për qëllime banimi apo tregtie.Tashmë përfundimi i punimeve do të vërtetohet nëpërmjet një procesverbali pas inspektimit që do të bëhet në terren. Pas nxjerrjes së procesverbalit ndërtuesi nuk do të paguajë tarifën e pastrimit.Propozimi që ndërtuesit të mos paguajnë më tarifë pastrimi përtej afatit të lejes së ndërtimit bëhet në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranë”.“Në vijim, shkronja “ii”, e pikës 6, në nenin 42 “Mënyra e pagesës së tarifës së pastrimit” ndryshon si më poshtë:“ii. Njësi ndërtimi për çdo kantier ndërtimi, etj të ngjashëm me to, rikonstruksione të pjesshme të ngjashme me to, për të cilat miratohet leje ndërtimi por nuk vihet në zbatim/shfrytëzim nga zhvilluesi/ndërtuesi deri në përfundim të afatit të lejes, si dhe për rastet të cilat leja e miratuar vihet në zbatim por nuk janë ndjekur procedurat për aplikimin për certifikatë përdorimi, llogaritja e tarifës se pastrimit të fillojë me zbardhjen e lejes së ndërtimit deri në përfundimin e afatit të punimeve, shoqëruar me procesverbalin nga sektori i verifikimit në terren””, citohet në relacion.Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpjegoi për Monitor ndryshimet e propozuara shkurtojnë kohën e tarifimit që aktualisht është e gjatë, për subjekte që nuk kanë nisur procedurat e aplikimit për certifikatë përdorimi. Ndërkohë që përfundimi i punimeve sipas ndryshimeve të propozuara do të konkludohet tashmë nëpërmjet një procesverbali pas inspektimit në terren.“Aktualisht tarifa e pastrimit fillon nga momenti i zbardhjes së formularit të lejes deri në momentin kur subjekti aplikon për certifikatë përdorimi, që është kohë goxha e gjatë.Me ndryshimet e propozuara, shkurtohet koha e tarifimit, që ka të bëjë vetëm me afatin e vlefshmërisë së lejes, e cila shoqërohet me një proces verbal nga sektori i verifikimit në terren që ka të bëje me përfundimin e punimeve, pavarësisht aplikimit për certifikate përdorimi.Po ashtu nga Bashkia e Tiranës propozohet se edhe për rastet kur ndërtuese nuk ka arritur ta përfundojë ndërtimin, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi, referencë për llogaritjen e tarifës së pastrimit do të jetë afati i lejes së ndërtimit si dhe përdorimi aktual i pronës.Edhe për rastet kur ndërtuesi është pajisur me leje ndërtimi, por që nuk është shfrytëzuar përllogaritja për tarifën e pastrimit do të bëhet nga momenti i zbardhjes së lejes deri në momentin e përfundimit të afatit të punimeve.Për subjektet e njësive të ndërtimi, apo për çdo kantier ndërtimi, objekte banimi apo shërbimi të tjera të ngjashme në fashën e xhiros deri në 2 milionë lekë në vit tarifa vjetore e pastrimit llogaritet në vlerën e 5,750 lekë në vit.Për subjektet e ndërtimit të fashës së xhiros nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa e pastrimit është 34,500 lekë në vit. Mbi 8 milionë lekë xhiro paguajnë tarifën e pastrimit prej 345,000 lekë në vit. Dhe bizneset VIP paguajnë 517,500 lekë në vit për tarifën e pastrimit./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

    Azilantët shqiptarë “braktisin” Francën e Gjermaninë, i rikthehen “dashurisë së vjetër”

    Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën shtetasin shqiptarë që kërkonin azil në valën e fundit të emigracionit në vend, nuk janë më të preferuara.Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për herë të parë gjatë viteve të fundit, Italia, “dashuria e vjetër” e shqiptarëve është bërë pritësi kryesor i kërkesave për azil.Sipas Eurostat, në periudhën janar-mars u regjistruan gjithsej 465 kërkesa për azil në Itali, me një rritje prej 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Italia u bë pritësi i parë i azilantëve, me 32% të totalit të kërkesave, ndërkohë që tre vitet e fundit kishte qenë në vend të tretë, pas Francës e Gjermanisë.Aplikimet për mbrojtje të përkohshme në Francë, një shtet që tërhoqi shumë azilantë vitet e fundit për shkak të politikave të mbrojtjes sociale, kanë rënë ndjeshëm.Në tre muajt e parë të vitit kishte 355 aplikime, me rënie 46% me bazë vjetore. Ndërsa në krahasim me 2022-n, kur arritën kulmin, aplikimet janë 4 herë më të ulëta.E njëjta tendencë ka ndodhur dhe me Gjermaninë. Aplikimet në këtë shtet ishin vetëm 230 në janar-mars 2025, më rënie 54% me bazë vjetore dhe tre herë më të ulëta se në 2022-n.Drejt këtij shteti tendenca është për të ikur me leje pune, sidomos profesione si mjekët, infermierët dhe teknologjia e informacionit.Greqia është ngjitur në vendin e tretë, duke ia kaluar Gjermanisë, me aplikime të qëndrueshme prej 245.Në vend të katërt është Belgjika, me 85 aplikime, me rënie 19%. Në Irlandë aplikuan 30 persona, me rënie 45%. Në shtete e tjera kërkesat për azil janë minimale.Në total, në janar-mars janë shënuar gjithsej 1445 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë në BE, me një rënie prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është numri më i ulët i kërkesave për azil që nga e njëjta periudhë e vitit 2021, kur kishte kufizime të lëvizjeve për shkak të pandemisë.Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua rekordi i pas pandemisë, aplikimet për azil në janar-mars 2025 ishin 51% më të ulëta.Burimi: Eurostat, përpunime të MonitorBurimi: Eurostat Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 2024, Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

    2024, Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

    Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës.Sipas të dhënave të Eurostat, mosha mediane e popullsisë në BE arriti në 44.7 vite vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri 44.3 vite. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.Nga 2010 në 2024, mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur me 12.4 vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se në asnjë vend tjetër europian nuk ka përjetuar një lëvizje kaq të madhe në kaq pak kohë. Në shumicën e shteteve, rritja moshës mediane të popullsisë është rritur nga 2 – 6 vjet, ndërsa mesatarja e BE-është 3.4 vjet.Të dhënat e fundit tregojnë se Italia është vendi me popullsinë më të plakur në Europë me moshën mediane të popullsisë 48.7 vjeç, e ndjekur nga Bullgaria, Portugalia, Greqia, Spanja ku mosha mediane e popullsisë është rreth 47 vjeç.Në renditje vijnë Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Serbia me moshën mediane të popullsisë rreth 45 vjeç, të ndjekura nga Hungaria dhe Shqipëria me mbi 44 vjeç.Në anën tjetër Armenia, Turqia, Azerbagjani, Islanda, Gjeorgjia janë vendet me popullsinë më të re në moshë, me rreth 33-34 vjeç, sipas Eurostat. Në listën e shteteve me popullsi të re vijon të jetë dhe Kosova, që sipas censit të fundit të vitit 2024 kishte një moshë mediave prej 34 vjeç.Rënia drastike e fertilitetit nën 1.5 lindje për grua përgjatë dekadës dhe emigracioni lartë i të rinjve ka ndikuar në plakjen e shpejtë të popullsisë rezidente në vendin tonë.Mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me ritme shumë më të larta edhe se Rajoni.Në Ballkani Perëndimor mosha mediane u rrit 3 deri në 6 vite ndërmjet 2010-2014.Një vështrim i detajuar mbi të dhënat e moshës mediane nga 2010 – 2024 tregon se vendi ynë po kalon një shok demografik që nuk gjen precedent në kontinentin Europian. Ritmi shqiptar i plakjes është gati katërfish në krahasim me mesataren e BE dhe afro dyfish ndaj vendit të dytë me plakjen më të shpejtë, Moldavisë.Me këto ritme forca e punës mund të tkurret me 8% deri në vitin 2030. Gjithashtu rritja ekonomike rrezikon të ngadalësohet nëse produktiviteti i punës nuk rritet.Vitet e fundit është përforcuar largimi i popullsisë në moshë pune, kryesisht 20-35 vjeç drejt BE-së, Britanisë dhe SHBA-së. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se emigracioni neto ( ikjet minus kthimet) gjatë 2023-2024 ishte-72 mijë persona shumica të rinj.Demografët këshillojnë hartimin e strategjive gjithëpërfshirëse që synojnë frenimin e emigracionit, kthimin e diasporës dhe inkurajimin e lindjeve me politika fiskale pro familjes./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Një djalë i ri në Tiranë kërkon fundin e jetës duke qëlluar veten me thikë

    Një djalë i ri në Tiranë kërkon fundin e jetës duke qëlluar veten me thikë

    I riu A.U., banor i Tiranës, 23 vjeç, raportohet se ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar në banesë, me mjet prerës.
    Policia lokale tha se A. U., 23 vjeç, është dërguar në spital dhe aktualisht gjendet atje, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    Kohët e fundit ka një shtim të theksuar të rasteve të përpjekjeve për vetëvrasje, me raste të moshave nga më të ndryshme, përfshirë të rinjtë. Pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar tragjikisht.
     

  • Tragjike/ Futbollisti shqiptar bie nga kati i tetë i restorantit dhe ndërron jetë

    Tragjike/ Futbollisti shqiptar bie nga kati i tetë i restorantit dhe ndërron jetë

    Një klubi futbolli është tronditur thellë pas ndarjes nga jeta të një lojtarit shqiptar, Mario Bacaj, 28 vjeç, i cili ra nga kati i tetë i një bari në qendër të qytetit të Adelaides në Australi.
    Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë.
    Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.
    “Është një tronditje për të gjithë ne”, tha një person i lidhur me klubin. “Ai ishte shqiptar, rritur në Itali. E donte futbollin dhe ishte një djalë i lumtur dhe i bukur – si më i miri në komunitetin tonë. Luanim me të çdo fundjavë.”
    Mario Bacaj kishte jetuar në Adelaide për disa vite, ku punonte dhe studionte, dhe ishte në prag të marrjes së licencës për ndërtim.
    Të hënën, shokët e tij të skuadrës u mblodhën pranë barit ku ndodhi ngjarja për të vendosur lule të bardha dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Një kartolinë shprehte ngushëllimet në gjuhën shqipe: “Pushafsh në Paqe Mario.”
    Policia dhe shërbimet emergjente mbyllën zonën për disa orë për hetime, ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.