Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Day: June 17, 2025
-

Lufta në Lindjen e Mesme, Imami tregon se çfarë shkruhet në Kuran për përplasjen Iran-Izrael
Tensioni dhe lufta në Lindjen e Mesme ishte tema e diskutimit në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj këtë të martë në Vizion Plus.
I ftuar në studio ish-Myftyu i Tiranës, Ylli Gurra, tregoi se çfarë shkruhet në Kuran për këtë luftë.
Ai tha se në librin e shenjtë flitet për luftën dhe krijimin e Izraelit të madh.“Kjo që po synon Izraeli po. Por ën raport em iranin, kjo do të shërbejë vetëm për dobësimin e iranit. Po luftojnë vasalët e caktuar”, tha Gurra.
-

Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të negociojë
Presidenti Volodymyr Zelensky në fillim të takimit të G7-s tha se Ukrainës i duhet ndihmë e madhe ushtarake derisa Moska të negociojë.
“Na duhet mbështetja e aleatëve tanë dhe faleminderit për paketën e ndihmës ushtarake, sepse ajo është e rëndësishme që ushtarët tanë të qëndrojnë të fortë në fushën e betejës derisa Rusia të jetë gati për negociata paqeje”, deklaroi Zelensky.
Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës.Njoftimi u bë në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7.
-

“Gjërat po ndryshojnë në botë”, paralajmëron Vuçiç: Serbia do të fitojë edhe në çështjen e Kosovës
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një interviste të dhënë për RTS, u shpreh se Beogradi do të fitojë mbi Kosovën.
Ai tha se gjërat në botë po ndryshojnë, teksa nuk ka ndarë shumë detaje.
“Do të fitojmë edhe në çështjen e Kosovës. Gjërat po ndryshojnë ngadalë në botë. Dhe nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, por në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, tha presidenti Vuçiç./vizionplus.tv
-

Luftë në Lindjen e Mesme, a mund të ketë një skenar edhe në Ballkan? Eksperti flet në Quo Vadis
Lufta në Lindjen e Mesme është kryefjala e diskutimeve në të gjithë botën, dhe skenaret e mundshme se çfarë ndodh më pas.
Por a mund të ketë një situatë të tillë edhe në Ballkan? Kjo ishte pyetja që moderatorja Pranvera Borakaj drejtoi për të ftuarit në Quo Vadis në Vizion Plus këtë të martë.
Lidhur me këtë pyetje, pedagogu Kejdi Këlliçi, tha se në Ballkan ka shumë pak mundësi për një përplasje ushtarake, pasi Vuçiç sot ndodhet në pozitat më të vështira të mundshme.Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka një rrezik në Ballkan nisur nga këto konflikte?
Këlliçi: Jo nuk e besoj. Vuçiç ëhstë në një pozitë të vështirë,. Nuk besoj se do të përdorë një skenar sikurse ndërhtja e Rusisë në Ukrainë. Në këtë pozitë që jemi, i koncvenion të ruajë këtë situatë mës moskës dhe perëndimit. Duke i dhënë një koncension të vogël perëndimit. Serbia për Rusinë nuk ëhstë një aleat i madh. Irani ka patur një prezencë në Bakllan nëpërmjet këtyre organizatave, nuk e di nëse do i vërë në punë. Prezenca e MEK në Shqipëri nuk ëhstë se për Irnain vlen shumë, do i vlente më shumë nëse do ishinm në situatë paqeje. -

Grupi Huthi del hapur: Do të ndërhyjmë për të mbështetur Iranin kundër Izraelit
Një zyrtar nga lëvizja Huthi e Jemenit, e cila është aleate me Iranin, i tha kanalit televiziv Mubasher të Al Jazeera të martën se grupi do të ndërhynte për të mbështetur Iranin kundër Izraelit, ashtu siç bëri për të mbështetur palestinezët në Gaza.
Mohammed al-Bukaiti përsëriti gjithashtu se grupi po koordinohet me Teheranin gjatë përshkallëzimit të vazhdueshëm ushtarak me Izraelin.
Huthi, të cilët kanë nisur sulme kundër Izraelit në mbështetje të palestinezëve në Gaza, thanë të dielën se e kanë shënjestruar Izraelin në koordinim me Iranin, hera e parë që një grup i mbështetur nga Irani ka njoftuar publikisht bashkëpunimin e tij me Teheranin në sulme.Top Channel
-

River Plate e nis me fitore Botërorin e Klubeve, mposht 3-1 Urawa Reds në ndeshjen hapëse të Grupit E
River Plate ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Botërorin e Klubeve 2025, duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj kampionëve aziatikë të Urawa Reds, në sfidën e parë të Grupit E, të luajtur mbrëmjen e së martës.
Skuadra argjentinase dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe tregoi superioritet në të gjitha repartet. Ishte Facundo Colidio ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të pas një kombinimi të bukur në zonë, duke i dhënë avantazhin ekipit të drejtuar nga Marcelo Gallardo.
Në pjesën e dytë, Sebastián Driussi dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të me një goditje të saktë nga brenda zonës.
Urawa Reds nuk u dorëzua dhe në minutën e 58-të arriti të ngushtojë shifrat në 2-1 me Yoshio Matsuo, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Por River Plate nuk la vend për surpriza dhe Nicolás Meza vulosi fitoren me një gol të bukur në minutën e 74-t, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.
Kështu River Plate kryeson momentalisht Grupin E, aty ku bëjnë pjesë dhe Inter e Monterrey.Top Channel
-

Bombarduesit amerikanë mbërrijnë në bazën e Diego Garcias
Katër bombardues strategjikë amerikanë mbërritën në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Diego Garcia në Oqeanin Indian të hënën.
Avioni B-52H Stratofortress i aftë të mbajë armë bërthamore ose municione të tjera të drejtuara me precizion, u panë më 16 qershor në orën 09:22 (ora lokale) në platformën jugore të bazës.
I aftë të mbajë rreth 32 ton armë në një distancë prej mijëra kilometrash, avioni mbërriti në bazë rreth mesit të majit, sipas analizës së imazheve satelitore nga Planet Labs.
Agence France-Presse gjithashtu vëren praninë e një avioni transporti C-17 Globemaster III, i cili mund të transportojë trupa, si dhe të gjitha llojet e ngarkesave ushtarake.
Gjashtë avionë të tjerë të parë në pistë më 16 qershor kanë qenë me shumë gjasa avionë ajrorë furnizimi me karburant KC-135 Stratotanker.Top Channel
-

‘Kodrat’ me plehra në Sharrë/ Paralajmërimi i frikshëm i Telitit: Rrezikojmë shpërthimin e një epidemie…
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka paralajmëruar mbi rrezikun e ‘kodrave’ me mbeturina në Sharrë të Tiranës, ku edhe pse paguhet për një incienerator që nuk është funksional, Tirana rrezikohet të kthehet në një ‘bombë’ ekologjike.
I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, nën moderimin e Adi Krastës, Teliti tha se për shkak të mbetjeve që po depozitohen në Sharrë, rrezikohet të shpërthejë një epidemi.
Për gjithë situatën e rëndë sap o ndodh, Teliti e lidh me anën menaxheriale të Bashkisë së Tiranës, që sipas tij, është në dorën e një njeriu të vetëm tanimë, Edi Ramës.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe të protokolluara në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe si përfaqësues i opozitës, Teliti theksoi gjithashtu se ato nuk merren për bazë përballë forcës së kartonave të mazhorancës në Këshill.
Më 2023 Veliaj i vodhi zgjedhjet. I zgjedhur gjoja nga populli sot kemi një kryetar bashkie që s’është zgjedhur nga qytetarët. Është komanduar nga kryeministri, s’është certifikuar as nga Këshilli Bashkiak.
Ne i kemi kërkuar ezaurimin e të gjitha hapave për këshillin bashkiak për situatën në Bashkinë e Tiranës. Edhe më zë e figurë i tratojnë asetet e qytetarëve të Tiranës, abuzohen dita ditës.
44 protesta javore, dhe ne në diskursin tonë, kemi thënë gjithmonë që bashkia drejtohej nga dyshja Rama-Veliaj. Kryetarja në detyrë e emëruar, është e zgjedhur e kryeministrit, vërteton tezën tonë se drejtuesit realë janë dyshja Rama-Veliaj. Ka vendosur një mëkëmbëse se çfarë porosish vijnë nga ai.
Ne kemi bërë shumë shkresa të tillë, edhe interpelancë me Veliajn, në shkelje të hapur të ligjit, as nuk e kanë marrë, edhe pse e kanë grisur shkresën tonë. Shkresat tona i kanë trajtuar si letra higjienike, transparenca nga ana jonë është penguar nga ana e mazhorancës.
Ne që dimë, e prekim realitetin, se si funksionojnë gjërat në Bashkinë e Tiranës, por ka dhe stafe korrekte që marrin dhe informacione, na japin ndihmë të madhe mbi gjërat që ndodhin. Transparencë publike s’ka. S’dimë organigramën e re, kemi një strukturë që ka ndryshuar gjithë organikën e Bashkisë së Tiranës. Transparence në nivele zero. Fakti që ka pasur ndëshkime në dy vitetet e fundit, ka bërë që të ndërgjegjësohen e të na informojnë. Në bazë të tyre kemi marrë edhe iniciativa që kanë mbetur në letër.
Mazhoranca përdor dhunshëm kartonat, për të mbyllur kërkesën tonë për transparencë. Deri më sot, 200 veta për 44 herë para bashkisë e kanë dhënë rezultatin, Erion Veliaj ësHtë në burg.
Koha merr kohën e vet, e vërtetat vonon por një ditë triumfon. Flitet për incineratorë që s’ekzistojnë, kulla që mbijnë në oborret e shkollës. Jemi në një situatë ku thithim ajër 18 herë më të ndotur.
Në buxhetin e bashkisë, është kualifikuar kostoja e makinave që lajnë rrugët, kur e kanë parë për herë të fundit në Tiranë, ku digjen fletët. Incineratori, ku është?! Ndërsa paratë paguhen çdo ditë. Sot është vetëm Edi Rama në krye të bashkisë me vizionin e rilindur për të shkatërruar jetën e shqiptarëve dhe ato të Tiranës..67% shkojnë për pagesa personale. Sot ka 12100 punonjës, shpërdorim parash.
E kam lidhur pandjeshmërinë me nivelin e varfërisë. Është një binom që lidhet. S’është vetëm shqetësimi i plehrave i problematikës së shqiptarëve. Kur mungojnë ilaçet e onkologjikut, këta po vrasin sot të gjallët. Atje janë bërë disa male, kodra, jemi gati shpërthimit të epidemisë. Ujërat nëntokësore janë kontaminuar dhe shkojnë afër zonave përrreth.

