Nga data 16 qershor deri më 15 shtator 2025, në të gjithë vendin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë, në fundjavë dhe ditët e pushimit zyrtar.
Është kjo një nga masat e marra nga Policia e Shtetit në kuadër të sezonit veror, ku pritet të ketë shtim të qarkullimit të automjeteve, kryesisht në zonat bregdetare.
E pikërisht në këto qytete, ku fluksi i turistëve vendas dhe të huaj do të jetë më i lartë, uniformat blu pritet të shtojnë kapacitetet me rreth 350 efektivë policie nga drejtoritë e tjera vendore.
Gjatë kësaj kohe, punonjësit e policisë, të cilët do të shërbejnë në zonat bregdetare, do të kryejnë çdo ditë 12 orë shërbim.
Nisur nga incidentet e regjistruara në ditët e fundit me mjetet lundruese, ku për fat të keq ka humbur jetën 1 turist anglez dhe janë plagosur 3 të tjerë, fokus i veçantë do t’i kushtohet monitorimit të hapësirës detare.
Jet Ski-të dhe skafet janë mjetet më problematike, që pavarësisht monitorimit të uniformave blu, shpesh herë bëhen protagonistë me manovrat e rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.
Pikat kufitare janë gjithashtu pjesë e planit të masave për sezonin veror, ku shtimi i lëvizjes së qytetarëve detyron rritjen e kapaciteteve në njerëz, por edhe shtimin e sporteleve me qëllim përballimin e fluksit.
Për të garantuar zbatimin e të gjithë këtyre masave, policia thotë se do të ketë edhe grupe monitorimi në terren për efektivët.
Day: June 17, 2025
-

Sezoni turistik, ja kufizimi për qarkullimin e mjeteve të rënda nëpër rrugë
-

Nutricionistët zbulojnë perime që rregullon sheqerin në gjak
Disa perime kanë aftësinë jo vetëm të parandalojnë sëmundjet, por edhe të mbështesin funksionet kyçe të organizmit, njëra prej tyre është brokoli. Ndoshta e keni dëgjuar që në fëmijëri si një “detyrim shëndetësor” në pjatë, por sot arsyeja për ta rikthyer në dietën tuaj është më e fortë se kurrë.
Brokoli ndikon pozitivisht në rregullimin e sheqerit në gjak, përforcon zemrën dhe trurin, dhe është i njohur për vetitë e tij anti-kancerogjene. I pasur me vitamina A, C dhe K, folate, fibra dhe kalium, kjo perime mbështet funksionimin optimal të trupit.
Brokoli është një perime jo-niseshte, me më pak se 6 gram karbohidrate dhe rreth 2 gram fibra për filxhan. Kjo përbërje e bën ideale për kontrollin e sheqerit, ku fibrat ngadalësojnë tretjen, duke shmangur rritjet e menjëhershme të glukozës në gjak. Për më tepër, ai krijon ndjesi ngopjeje dhe mbështet shëndetin e zorrëve.
Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon që perimet jo-niseshte si brokoli të zënë gjysmën e pjatës në çdo vakt.
Një tjetër përbërës i vlefshëm është sulforafani, i cili i jep brokolit aromën karakteristike dhe ndihmon në luftën kundër rezistencës ndaj insulinës. Sipas një rishikimi të vitit 2023 në revistën Phytomedicine Plus, sulforafani redukton stresin oksidativ dhe mbron enët e gjakut, duke ulur rrezikun e ndërlikimeve kardiovaskulare te personat me diabet.
Hidratim dhe ushqyeshmëri
Brokoli përmban rreth 90% ujë, çka e bën një ndihmës të mirë për hidratim, sidomos kur dehidratimi mund të rrisë përqendrimin e sheqerit në gjak. Natyrisht, ai nuk e zëvendëson ujin, por ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në organizëm.
I freskët apo i ngrirë, brokoli është një zgjedhje ekonomike dhe me vlera të larta ushqyese. Versioni i ngrirë ruan të gjitha lëndët ushqyese falë ngrirjes së menjëhershme dhe është më praktik për përdorim të përditshëm.
Si ta konsumoni brokolin?
Brokoli mund të hahet i gjallë, i zier në avull, i skuqur ose i pjekur në furrë. Mund ta përfshini në supa, sallata, omëleta apo si garniturë. Nutricionistët rekomandojnë ta shoqëroni me salmon dhe oriz kaf për një vakt të plotë, ose ta përdorni në mëngjes me vezë dhe fruta.
Gjithashtu, mund të përgatisni një salcë të shëndetshme me kos, erëza dhe bimë aromatike dhe ta shërbeni si meze me brokoli të pjekur. Edhe kërcejtë mund të përdoren, thjesht grijini dhe shtoni në salca ose gjellë. Syri.net-Bovary.gr
-

Trump: Është gabim që Putini nuk është pjesë e G7-ës
Donald Trump deklaroi se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga grupi G8 i vendeve më të fuqishme dhe gjithashtu hodhi idenë që Kina të pranohet në këtë klub ekskluziv, ndërsa iu bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë në Kanada për samitin e këtij viti të G7-s.
Organizatorët kanadezë janë përpjekur t’i japin formë një agjende që shmang zemërimin e Trump-it. Por natyra e paparashikueshme e presidentit amerikan u shfaq që përpara takimit të tij të parë të hënën në mëngjes.
“G7 më parë ka qenë G8,” tha Trump para gazetarëve që e shoqëronin, përpara takimit me kryeministrin kanadez, MarkCarney.
“Barack Obama dhe një njeri me emrin Trudeau nuk donin që Rusia të ishte pjesëmarrëse, dhe unë do të thosha se ky ishte një gabim, sepse mendoj që nuk do të kishim një luftë tani nëse Rusia do të ishte pjesë e grupit.
“Dhe nuk do të kishim një luftë tani nëse Trump do të ishte president katër vite më parë. Por nuk ndodhi kështu.”
Rusia u përjashtua në vitin 2014, pasi Vladimir Putin aneksoi Krimenë.
Zyrtarët europianë dhe të tjerë synojnë ta përdorin këtë samit për të shtyrë Trump-in të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, dhe komentet e tij të para i zhgënjyen.
Megjithatë, presidenti amerikan më pas tha se do të ishte gabim të ftohej Putini në samitin në Kananaskis, një vend në rrëzë të maleve shkëmbore kanadeze.
“Nuk po them se duhet të jetë në këtë moment, sepse kanë ndodhur shumë gjëra,” tha ai, ndërsa Carney e dëgjonte.
Në vend të kësaj, Trump hodhi idenë e një roli të mundshëm për Kinën si ekonomia e dytë më e madhe në botë.
“Nuk është ide e keqe. Nuk më shqetëson. Nëse dikush do të propozojë që Kina të hyjë…,” tha ai.
“Por ti do kesh njerëz me të cilët mund të flasësh. Ata nuk flasin.”
Me sesionin që po shndërrohej në një konferencë shtypi të Trump-it, Carney ndërhyri.
“Nëse nuk ju shqetëson, do të ushtroj rolin tim si kryetar i G7-s,”tha ai, duke i ndërprerë pyetjet që i hidhnin gazetarët. “Sepse kemi edhe disa minuta me presidentin dhe ekipin e tij, pastaj duhet të fillojmë takimin për të trajtuar disa nga çështjet e mëdha.” / The Telegraph – Syri.net
-

Tiago Silva shkëlqen në moshën 40-vjeçe, shndërrohet në mur të pakalueshëm kundër Dortmundi
Përballja e sotme mes Fluminenses dhe Dortmundit ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Tiago Silva ka udhëhequr ekipin e tij me shiritin e kapitenit në krahë. Edhe pse 40 vjeç, braziliani vazhdonte të ruante një formë mjaft të mirë fizike.
Tiago Silva arriti me sukses ta mbante portën e tij të paprekur, teksa u shndërrua në një mur të pakalueshëm në qendrën e mbrojtjes. Ai fitoi 9 duele në fushën e lojës, më shumë se çdokush tjetër në këtë përballje. Ndërkohë, ish-lojtari i Çelsit ka fituar 8 duele ajrore, ka spastruar 7 herë zonën dhe numëron 3 ndërprerje të pasimeve të kundërshtarëve. Një ndeshje e jashtëzakonshme për të, me anë të së cilës ka dëshmuar përse ka mbajtur vesgu fanella të klubeve të mëdha të Europës./Sport Ekspres/ -

Shqipëria gati të marrë në Kombëtare talentin Brajan Gruda
Shanset që talenti shqiptar Brajan Gruda të veshë fanellën e Kombëtares janë më të mëdha se kurrë.
Mungesa e tij në listën e kombëtares së parë të Gjermanisë ka rritur ndjeshëm mundësinë që ai të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Konfirmimi vjen nga vetë trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.
Bushi zbuloi se ekziston një marrëveshje verbale me familjen e futbollistit, që në rast se Gruda nuk do të jetë pjesë e planeve të Julian Nagelsmann, atëherë do të zgjedhë Shqipërinë.
“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100%, në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A.
Ne kemi bërë takime me familjen e tij dhe kemi pasur një bashkëbisedim shumë pozitiv”, u shpreh Bushi.
Trajneri i Shpresave e vlerësoi lart profilin teknik të Grudës, duke theksuar se ai është një lojtar me karakteristika që mungojnë aktualisht te kuqezinjtë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gruda mund të jetë një nga përforcimet më cilësore që i shtohet grupit të Sylvinhos për eliminatoret dhe sfidat e ardhshme.
21-vjeçari është pjesë e Brighton në Premier League dhe vlera e tij në treg kap shifrën e 25 milionë eurove -

River Plate e nis me “tris” Botërorin për Klube, mbrojtja e Urawa katastrofë. Kapiteni nuk i jep dorën kundërshtarëve (VIDEO)
River Plate e nis Botërorin për Klube me fitore pasi ekipi tjetër argjentinas, Boca Juniors, u ndal në 2-2 ndaj Benfica-s. Nuk kishte histori ne stadiumin “Lumen Field” ne Seattle. Ndeshja nisi ne fakt me nje veprim te cuditshem pasi kapiteni i Urawa, Marius Hoibraten, nuk i dha doren kundershtarit gjate parakalimit tradicional.
VIDEO E MOMENTIT
Vetëm një gabim i Acuñas kërcënoi të hapte ndeshjen, por River Plate shënoi tre gola kundër ekipit japonez Urawa Red Diamonds: Colidio zhbllokoi rezultatin, Driussi e dyfishoi dhe Meza shënoi të tretin. Goli i Matsuos ishte i padobishëm. Loja përfundoi 3-1 për ekipin argjentinas të drejtuar nga trajneri Gallardo, i cili tani ka 3 pikë në Grupin E, ku përfshihen Interi dhe Monterrey.
GOLI I COLIDO – VIDEO
GOLI I DRIUSSI – VIDEO
Ishte shumë e lehtë per argjentinasit. Kjo u duk shpejt, pasi Driussi goditi shtyllën pas 9 minutash, duke i bërë të qarta qëllimet e River Plate, dhe nuk u desh shumë kohë që ata të kalonin ne epersi ndaj Urawa Reds. Në fakt, nga një krosim i Acuñas, ish-lojtari i Interit, Colidio, nxiton të kalojë midis mbrojtësve qendrorë të ekipit japonez në zonë për ta dërguar topin me kokë në shtyllën e afërt për golin 1-0 në minutën e 12-të.
GOLI I MATSUO – VIDEO
Në pjesën e dytë, Urawa Reds e nis horror me një pasim qesharak nga kapiteni Hoibraten, të lexuar paraprakisht nga Driussi. Pastaj, nga askund, japonezët rikthene ne gare me një penallti të fituar nga Matsuo dhe të shndërruar me qetësi në gol nga pika e bardhë.
GOLI I MEZA – VIDEO
Por nga një goditje dënimi, shfaqet një tjetër e metë në sistemin mbrojtës të Urawa që i jep hapësirë dhe një gol Meza-s: 3-1 në minutën e 73-të dhe loja mbaron. Tre pikët e para të fituara nga River Plate në grupin E, të Kuqtë japonezë mbeten në zero pikë.
Per tu theksuar tifozeria e Urawa Red Diamonds e pranishme ne stadium pas porte ne numer te konsiderueshem.
VIDEO -

RASTI KURIOZ: Interi i mori trajnerin Chivu, Parma “peshkon” një 29 vjeçar për stolin duke ia marrë stafit të Arsenalit!
Parma është gati të shkruajë një faqe të re në historinë e saj: klubi emilian, sipas SkySport, ka zgjedhur t’ia besojë stolin Carlos Cuestas, një trajneri i ri spanjoll 29-vjeçar, aktualisht ndihmës trajner te Arsenali nën drejtimin e Mikel Arteta-s.
Negociatat me klubin anglez janë tani në fazat vendimtare për të marrë dritën jeshile përfundimtare. Cuesta do të lërë rolin e tij si ndihmës trajner kryesor te “Topçinjtë” për të ndërmarrë aventurën e tij të parë si trajner i parë në Serie A, duke vendosur një rekord moshe midis trajnerëve në ligën më të lartë italiane.
Në të kaluarën e tij, pati edhe një periudhë në ekipin e të rinjve të Juventusit, ku pati mundësinë të punonte me drejtorin aktual ekzekutiv të klubit verdheblu, Federico Cherubini.
Cuesta-s me shumë mundësi do t’i bashkohen Antonio Gagliardi dhe Nicola Pavarini, të cilët mbetën në stafin e Parmës pas largimit të Cristian Chivu-s. Gjatë pesë viteve të fundit, ai ka punuar përkrah Mikel Arteta-s te Arsenali, përkrah figurave si Steve Round, Albert Stuivenberg, Miguel Molina dhe Andreas Georgson, duke punuar në zhvillimin individual të lojtarëve, me një fokus të veçantë në aftësitë teknike dhe parimet taktike.
Karriera e Cuestës filloi herët: vetëm në moshën 18 vjeç, ai u bashkua me Akademinë e Atlético Madrid si trajner, më vonë duke marrë rolin e kreut të ekipit nën 13 vjeç dhe duke vazhduar studimet në Universitetin e Portos. Gjatë qëndrimit të tij dyvjeçar te Juventusi, ai shërbeu kryesisht si ndihmës trajner i ekipit nën 17 vjeç, por punoi edhe me ekipin nën 23 vjeç, të udhëhequr atëherë nga Fabio Pecchia – ish-trajneri i Parmës, i cili u shkarkua shkurtin e kaluar.
Përpara se t’i bashkohej Juventusit, Cuesta kishte kryer një studim të thelluar të lojës ofensive të Manchester Cityt, gjë që i siguroi një ftesë për në Angli: ishte pikërisht kjo punë që i hapi dyert për aventurën e tij te Arsenali. Mikel Arteta nuk e ka fshehur kurrë respektin për të, duke e quajtur atë “një nga talentet më të ndritura midis trajnerëve në Evropë, me një të ardhme premtuese përpara tij”. -

Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!
Tifozeria e Interit ka mbetur e zhgenjyer nga deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Al-Hilal, Esteve Calzada, i cili konfirmoi se Simone Inzaghi po i bindte ata të hynin në bisedime për kontratë, duke u pyetur gjithashtu nëse ai kishte tentuar të merrte edhe lojtarë yje me vete.
Nerazzurrët ishin të bindur deri në minutën e fundit se Inzaghi, i cili kishte kontratë deri në qershor 2026 dhe ishte në negociata për zgjatjen e saj me një pagë më të lartë, do të qëndronte në klub. Por ata morën vesh se Inzaghi kishte vendosur të largohej vetëm pas humbjes 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke e bërë këtë sezonin e vetëm në katër sezonet e tij që përfundoi pa trofe.
Calzada i tha BBC Sport se Inzaghi tashmë u kishte premtuar Al-Hilalit se do të bashkohej me ta.
“Ai po luante një ndeshje të madhe dhe na kërkoi të prisnim deri pas finales. U vendos, por nuk u nënshkrua para finales, vetëm nga respekti”, deklaroi ai.
Mediat italiane raportojnë për zemërim në hierarkinë e Interit, ku besojnë se Inzaghi po shtynte të largohej ndërkohë që ai kishte vendosur të ikte, çka shkaktoi edhe dyshime për mungesë përkushtimi ndaj skuadrës — një faktor që mund të ketë ndikuar në humbjen katastrofike kundër PSG-së.
La Gazzetta dello Sport sugjeron gjithashtu se Inzaghi po tentonte të bindte yjet e Interit, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni, që ta ndiqnin në Al-Hilal. Bisedimet mes tyre mund të kenë nisur që më 29 prill, kur Inzaghi ishte në tribuna për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të AFC-së midis Al-Hilal dhe Al-Ahli në Xheda. -
Euro U21/Portugalia e Franca kalojnë nga Grupi C, te A-ja Spanja dhe Italia
Në Sllovaki aty ku po zhvillohet Euro U21 Sllovaki 2025, sot ishte radha e ndeshjeve të treta në grupe. U luajt në dy fasho oraresh ndërsa dy takime u zhvilluan 18:00 dhe dy të tjera në orën 21:00.
Grupi C ofroni sfidat: Francë U21- Poloni U21 4-1 dhe Gjeorgji U21- Portugali U21 0-4. Në fund vendi i parë për Portugalinë dhe i dyti për Francën.
Ndërkohë në orën 21:00 u zhvilluan dy sfidat e Grupit A. Në fushë u përballën Spanjë U21- Itali U21 duke mbyllur në barazim 1-1. Vendi i pari i takoi Spanjës ndërsa Italia u kualifikua si e dytë.
Rumani U21- Sllovaki U21 plotëssoi kuadrin e këtij grupi. Vendasit sllovakë tashmë të eleminuar mbyllin me nder kompeticionin duke triumfuar me rumunët 2-1./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-
Roma në duar të sigurta, Gasperini dhe këshilltari Ranieri optimistë
Të dy së bashku te Roma. Ja dhe deklaratat e pjessëshme të bëra gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të ri të Romës, Xhan Piero Gasperini dhe të këshilltarit të lartë Klaudio Ranieri.
Ranieri:
«Mirëmëngjes të gjithëve. Mendoj se kjo është hera e parë që shihni dy trajnerë së bashku. Unë jam ende trajner deri më 30 qershor, kështu që nuk gaboheni. Më quajtët edhe gënjeshtar kur më pyetën: “A është Gasperini?” Thashë jo. Sepse nuk ishte ende Gasperini. E kontaktova, e pyeta nëse ishte i disponueshëm dhe ai tha: “Pse jo?” Por që nga ajo kohë e deri te thashë se ishte ai, kishte ende shumë rrugë për të bërë. Friedkins e zgjodhën atë sepse është një trajner që po bën shumë mirë. Ai ka bërë mirë kudo që ka shkuar: Crotone, Genoa dhe pastaj Atalanta… të gjithë e dimë këtë. Ai është një trajner që mund të ndryshojë fizionominë e një atleti, ai mund t’i bëjë lojtarë të caktuar të shkëlqyer. Kjo është ajo që shpresojmë të gjithë.
Gasperini, trajneri i ri i Romës:«Kam kontaktet e para me Klaudion dhe ai më përshkroi shumë mirë dhe në detaje se cili është realiteti i Romës, i ekipit dhe i këtij klubi dhe peripecitë që kanë ndodhur, disa pozitive dhe disa negative vitet e fundit dhe më pas pata mundësinë të takoja pronarët dhe takova njerëz që kanë entuziazëm të madh për Romën.
Nga fjalët që pata me ta, thashë se ata kalojnë shumë kohë te Roma dhe në mendimet e tyre padyshim kanë projekte ambicioze që kanë luftuar për t’i arritur deri në këtë pikë dhe se kanë identifikuar tek unë, përmes Klaudios (ranierit red), mundësinë e krijimit të diçkaje konstruktive dhe të fortë. Gjithashtu diskutuam se cilat janë idetë e tyre, është e qartë se ata e dinë shumë mirë këtë situatë të fair play financiar dhe këto dy merkato të para, por është gjithashtu një kompani, një pronësi shumë e fortë që synon të investojë në Romë, në një mënyrë më të qëndrueshme sesa ndoshta në këto vitet e mëparshme.
Dhe mbi të gjitha ata duan ta rikthejnë Romën në krye dhe kjo më duket shumë e mjaftueshme për të pasur një përshtypje shumë të favorshme dhe pozitive”.
Vazhdo leximin