Day: June 16, 2025

  • “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    “Mua duhet të më rrëmbesh”, Elinara flet për marrdhënien me Erandin dhe kë mendon ajo se do të fitojë Ferma VIP 2

    Elinara Shehu ishte e eliminuara e parë ë gjysmëfinales në Ferma Vip 2. Pas daljes nga Ferma ajo u drejtua në skenën e Farmsa VIP, ku ju përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të Luanës dhe dy opinionistëve Kastros dhe Zhakut.

    E pyetur se çfarë e penalizoi, Elinara tha se publiku ende nuk është gati të shohë gjëra të vërteta.
    “Publiku shqiptar nuk është ende gati për një femër kampione. Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale ku nuk jemi gati për një vërtetësi. Dashamirësia dhe vërtetësia besoj se mua më kanë pelnalizuar”, tha Elinara.

    Por interesit të Luanës, Zhakut dhe Kastros nuk kishte si t’i ikte edhe marrdhënia mes Elianrës dhe Erandit ku u duk siokur pati një flirt gjatë qendrimit të tyre në Ferë,
    Më batutë Elinara ju përgjigj të gjitha pyetjeve, duke lënë të hapur se njohja mes tyre mund të vijojë edhe jashtë Fermës.
    Pjesë nga biseda:
    Zhaku: Si ishte marrëdhënia me Erandin, pasi motra jote në një intervistë nuk e shihte një lidhje të tillë?
    Elinara: Po të shohësh motrën time,a snjë burrë nuk ëhstë nëi denjë për mua.
    Luana: Po ty vetë do të mungojë Erandi?
    Elinara: Në atë ambient aq të mbyllur saç jemi neve, Erandi kishte karakteristikat që mua më plëqen të shoh te një mashkull.
    Luana: Pse nuk pati finalizim?
    Elinara: Nuk isha futur me syrin që do gjej burrë.
    Luana: Ai është një zotëri që ka karakteristika që ty të tërheqin?
    Elinara: Jam pak e frikësuar unë. Do më pëlqente ta njihja nga jashtë.
    Luana: A e hodhi ndonjëherë hapin Erandi?
    Elinara: Edhe mbasë. Por unë nuk jam personazhi që mua duhet të më lusësh, duhet të më rrëmbesh.
    Sa i përekt pyetjes së kush e meriton ta fitojë Fermën, Elinara u nda Mes Big Bastës dhe Erandit.
    Luana: Për kë voton ti?
    Elinara: Jam midis Erandit dhe Big Bastës.
    Luana: Nëse duhet të zgjedhësh një?
    Elinara: Nuk është rasti. Që të dy e meritojnë.

  • Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

    Irani nis një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

    Irani ka nisur një valë të re sulmesh ndah Iranit, lajmi është bërë i ditur nga mediat iraniane.

    Ushtria iraniane ka paralajmëruar qytetarët izraelitë që të evakuohen menjëherë, në pritje të goditjeve të mëtejshme.
    Më herët gjatë ditës, ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani ka vepruar në përputhje me të drejtën për vetëmbrojtje, duke ndërmarrë “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat, sipas tij, janë drejtuar ekskluzivisht kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës përkatëse në territorin izraelit.

    “Pas përshkallëzimit të qëllimshëm nga ana e Izraelit dhe vazhdimit të akteve të agresionit, Irani, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, ndërmori masa shtesë kundër infrastrukturave të caktuara në Izrael që mbështesnin drejtpërdrejt agresionin e vazhdueshëm”, tha ai.
    Diplomati iranian akuzoi gjithashtu Izraelin për sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.
    Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përpoq të bëjë një ndarje të qartë midis objektivave të Izraelit dhe atyre të Iranit. Ai deklaroi se Izraeli ka goditur vetëm kërcënime bërthamore dhe raketore, ndërsa akuzoi Iranin për sulme të qëllimshme ndaj civilëve.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten.
    Ndërkohë, autoritetet izraelite raportojnë se 24 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve iraniane deri më tani.

  • Netanyahu: Izraeli po ndryshon ‘fytyrën’ e Lindjes së Mesme me sulmet ndaj Iranit! Qëllimet tona janë…

    Netanyahu: Izraeli po ndryshon ‘fytyrën’ e Lindjes së Mesme me sulmet ndaj Iranit! Qëllimet tona janë…

    Izraeli është gati të ndryshojë “fytyrën e Lindjes së Mesme “me sulmet e tij kundër Iranit”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke vlerësuar se kjo mund të çojë në “ndryshime radikale” në vend, në ditën e katërt të sulmit masiv të nisur nga Izraeli kundër Republikës Islamike.

    “Ne po e ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme dhe kjo mund të çojë në ndryshime radikale në vetë Iranin“, tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp.
    “Ne kemi eliminuar zyrtarët e sigurisë së Iranit, përfshirë tre shefa të shtabit të përgjithshëm, kreun e forcave ajrore dhe dy shefa të shërbimeve të inteligjencës. Po i eliminojmë ata një nga një“, tha ai.
    Më tej ai tha “Ne kemi tre qëllime kryesore: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e aftësisë së prodhimit të raketave balistike, eliminimin e boshtit të terrorizmit”.
    Sipas Netanyahut, perceptimi i iranianëve për qeverinë e tyre ka ndryshuar. “Sot ata janë plot shpresë. Ata e kuptojnë se regjimi është shumë më i dobët nga sa mendonin. Ata e kuptojnë këtë dhe kjo mund të prodhojë rezultate”, theksoi ai, duke sugjeruar se një ndryshim pushteti në Iran “mund” të jetë një prej tyre.

    Top Channel

  • Kupa e Botës për Klube/ Chelsea e nis me fitore aventurën në SHBA, mund me dy gola skuadrën e Giroud

    Kupa e Botës për Klube/ Chelsea e nis me fitore aventurën në SHBA, mund me dy gola skuadrën e Giroud

    Chelsea e ka nisur me fitoren aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke mundur me rezultatin 2-0 Los Angeles FC.

    Në një sfidë tepër të luftuar dhe me përplasje të forta, “Blutë” e Londrës kaluan në avantazh me anë të Pedro netos në minutën e 34’ të takimit.
    Skuadra amerikane tentoi disa herë të barazonte, teksa në pjesën e dytë hodhi në fushë dhe ish-in e Chelsea, Olivier Giroud.
    Gjithsesi, skuadra e Marescës shënoi dhe golin e dytë me Enzo Fernandez në minutën e 79’, duke vulosur fitoren.
    Kështu Chelsea merr tre pikët e para në Grupin D, aty ku bëjnë pjesë dhe Flamengo me Esperanc Tunis.
    Kupën e Botës për Klube keni mundësinë për ta ndjekur ekskluzivisht live në DigitAlb.
    REZULTATI:
    CHELSEA 2-0 LOS ANGELES FC
    Neto 34’, Fernandez 79’

    Top Channel

  • Trump përçan G7, Presidenti amerikan refuzoi të nënshkruajë dokumentin për situatën mes Izraelit e Iranit

    Trump përçan G7, Presidenti amerikan refuzoi të nënshkruajë dokumentin për situatën mes Izraelit e Iranit

    Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka ndërmend ta nënshkruajë një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për deeskalim të situatës mes Izraelit dhe Iranit.

    Kjo deklaratë është hartuar nga udhëheqësit e G7 në Kanada, ka raportuar CNN, ndonëse u tha se zyrtarët e shteteve shpresuan se Trump do ta nënshkruante.
    Draft-deklarata, që është përkrahur nga zyrtarët evropianë në Samit, thotë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore”.
    Vendimi i Trumpit për të mos e nënshkruar deklaratën krijoi përçarje të menjëhershme me homologët e tij.
    Zyrtarët evropianë, të udhëhequr nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shpresonin të arrinin një konsensus mes udhëheqësve mbi situatën aktuale në Lindje të Mesme, së bashku me organizatorin e samitit, kryeministri kanadez, Mark Carney.
    Më herët presidenti amerikan ishte shprehur se përjashtimi i Rusisë nga G7 ishte veprim i gabuar. Këto deklarata Trump i bërë gjatë takimit me homologun kanadez, Mark Carney.
    Për largimin e Vladimir Putinit nga dikur G8, Trump tha se presidenti rus ishte ofenduar shumë.
    Duke folur për Kinën, Trump tha se nuk ide e keqe që edhe Kina t’i bashkohet këtij grupi.

    Top Channel

  • BE ngre alarmin për presion e Ramës mbi drejtësinë, pas arrestimit të Erion Veliajt

    BE ngre alarmin për presion e Ramës mbi drejtësinë, pas arrestimit të Erion Veliajt

    Ky është një dokument pune konfidencial (jo zyrtar) që i drejtohet Këshillit të BE-së, konkretisht Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë për Anëtarësim.

    Një rast i paprecedentë presioni institucional ndaj drejtësisë shqiptare ka ngritur alarmin në Bruksel. Arrestimi dhe hetimi i Erion Veliaj, i konfirmuar nga Gjykata e Posaçme (SPAK) në shkurt 2025, ka shkaktuar reagime të forta nga ana e qeverisë dhe Kuvendit, të cilat janë interpretuar si përpjekje për të ndikuar dhe intimiduar institucionet e drejtësisë. Komisioni Evropian nënvizon në raportin e fundit “Non-paper” se ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri. SPAK i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me dy letra zyrtare ankuese për mungesën e masave të sigurisë gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të institucionit, duke rrezikuar sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK.

    Reforma në drejtësi dhe vetingu – përfunduar në shkallën e parë, por vonesa dhe presione politike

    Raporti vlerëson përfundimin e procesit të vetingut në shkallën e parë si një hap të rëndësishëm, me 282 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar ose të larguar dhe 350 të konfirmuar në detyrë. Megjithatë, apelimet vijojnë dhe ka ende 110 çështje në pritje. Kërkohet përmirësim në vlerësimin profesional, emërimet meritore dhe ulja e stoku të çështjeve. Ndërkohë, presionet politike, sidomos ndaj SPAK-ut, mbeten një shqetësim serioz.

    SPAK dhe lufta kundër korrupsionit të lartë – rezultate, por mungon bashkëpunimi institucional

    Në 2024 u arritën 106 dënime përfundimtare për korrupsion, përfshirë ish-ministra, një ish-President të Gjykatës Kushtetuese dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë. SPAK dënoi ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit me 4 vite burg për abuzim me fondet publike. Megjithatë, numri i kallëzimeve ndaj SPAK nga institucione të tjera është i ulët dhe kapacitetet mbeten të kufizuara për shkak të mungesës së stafit dhe infrastruktures.

    Liria e medias dhe e shprehjes – përqendrim, mungesë pavarësie dhe kërcënime ndaj gazetarëve

    Raporti vëren mungesë të një reforme të mirëfilltë ligjore për median, ndërhyrje politike në RTSH, përqendrim të pronësisë dhe transparencë të ulët mbi financimin. Raportohen 45 raste të shkeljes së sigurisë së gazetarëve dhe 43 padi SLAPP kundër tyre. Qeveria pritet të sjellë ndryshimet ligjore për konsultim me Komisionin e Venecias.

    Të drejtat e njeriut dhe barazia – progres i kufizuar, institucionet pa drejtues dhe diskriminim sistemik

    Kuvendi nuk ka arritur të emërojë drejtuesit e Avokatit të Popullit dhe Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ndërsa zbatimi i rekomandimeve të tyre është në nivele të ulëta. Mungon përputhja e legjislacionit për barazinë gjinore, personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e komuniteteve rome dhe egjiptiane me standardet e BE-së.

    Krimi i organizuar dhe droga – operacione të suksesshme, por mungon ndëshkimi sistematik.

    Megjithëse janë regjistruar arrestime të profilit të lartë dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 127 milionë euro në 2024, ende mungon një praktikë konsistente e hetimeve financiare. Ligji për Byronë e Rikuperimit të Aseteve është vonuar dhe ajo ende nuk funksionon siç duhet. Trafikimi i qenieve njerëzore mbetet problem serioz, me fëmijët që përbëjnë 66% të viktimave të identifikuara.

    Migracioni, azili dhe kufijtë – përmirësime, por nevojë për struktura dhe politika më efikase

    Shqipëria ka miratuar Strategjinë e Migracionit dhe ka bashkëpunuar me BE për riatdhesimet, por nuk ka ende struktura të posaçme për fëmijët e pashoqëruar. Nevojitet forcimi i procedurave për azilin dhe vendosja e kapaciteteve të plota për trajtimin e rasteve të mbrojtjes ndërkombëtare.

    Institucionet demokratike – polarizim politik dhe mungesë e kontrollit parlamentar

    Raporti ngre shqetësimin për polarizimin ekstrem politik që ka paralizuar punën parlamentare. Kuvendi ka dështuar të zbatojë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe të emërojë drejtues në institucione të rëndësishme. Ligji për mediat gjatë fushatave dhe financimi i partive politike mbeten problematike.

    Ekonomia dhe administrata – rritje e qëndrueshme, por sfida strukturore

    Me një rritje ekonomike prej 4% në vitin 2024, Shqipëria ka bërë hapa përpara, por mungesa e investimeve kapitale, emigrimi i trurit dhe papunësia e të rinjve vazhdojnë të jenë pengesa serioze. Ekonomia informale mbetet e përhapur dhe konkurrueshmëria në sektorin industrial është e ulët.

    Përfundim:

    Komisioni Evropian njeh progresin e bërë nga Shqipëria në disa fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe menaxhimi i kufijve, por thekson se pa zgjidhjen e problemeve serioze si presioni ndaj drejtësisë, mungesa e reformave në media, dhe mbrojtja e pamjaftueshme e të drejtave themelore, negociatat për anëtarësim nuk mund të ecin përpara. Kapitujt 23 dhe 24 mbeten të pazhbllokueshëm pa përmbushjen e standardeve të vendosura.

    Non-Paper/ Dokument i brendshëm i Këshillit të Evropës për Shqipërinë:

    1. Reforma në Drejtësi (Kapitulli 23)

                    •             Vetingu është finalizuar në shkallë të parë, por 110 ankime janë ende në pritje dhe duhen ndjekur rastet e referuara për ndjekje penale.

                    •             Presion politik mbi drejtësinë: Arrestimi i një zyrtari nxiti sulme të hapura politike ndaj SPAK dhe tentativë për të ndikuar në vendimet gjyqësore.

                    •             Probleme në emërime dhe burime njerëzore: Ka mungesa të mëdha në gjyqtarë dhe prokurorë (vetëm 57% e pozicioneve gjyqësore të mbuluara), dhe vonesa në vlerësime profesionale.

                    •             Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese vihet në pikëpyetje për shkak të moszbatimit të vendimeve nga Kuvendi dhe pasigurisë mbi mandatet.

                    •             Reforma gjyqësore ende pa një strategji të koordinuar dhe mekanizëm drejtues efektiv.

    2. Lufta kundër Korrupsionit

                    •             SPAK ka përmirësuar ndjeshëm rezultatet në ndjekje penale të korrupsionit të lartë, por institucionet e tjera përballen me dobësi në hetim dhe zbatueshmëri.

                    •             Policia e Shtetit mbetet shumë e prekshme nga korrupsioni.

                    •             Institucionet e parandalimit të korrupsionit janë joefektive dhe kanë mungesë koordinimi me organet e hetimit.

                    •             Verifikimi i pasurive dhe konfliktit të interesit nuk është transparent dhe nuk ka eficiencë të mjaftueshme.

    Të Drejtat Themelore dhe Liria e Medias

                    •             Liria e medias mbetet problematike: përdorimi i tepruar i padive (SLAPP), ndërhyrje politike në emërimet e AMA-s dhe Televizionit Publik.

                    •             Parlamenti shkarkoi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, duke ngritur shqetësime për ndikimin politik.

                    •             Mbrojtja e gazetarëve është e dobët dhe mungon një sistem monitorimi për rastet e sulmeve.

                    •             Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale u përmirësua, por zbatimi kërkon më shumë burime.

    4. Krimi i Organizuar dhe Siguria (Kapitulli 24)

                    •             Nuk ka ende një praktikë të besueshme për hetime financiare paralele me rastet penale.

                    •             Kapacitetet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore janë të pamjaftueshme, sidomos për fëmijët (66% e viktimave në 2023 ishin fëmijë).

                    •             Ligji për Zyrën e Rikuperimit të Pasurive (ARO) nuk është miratuar ende; funksionimi i saj është simbolik.

                    •             Mungon strategji kombëtare për drogat dhe vërehet rënie në sekuestrimet e narkotikëve (-35% në 2024 krahasuar me 2023).

    5. Institucionet Demokratike

                    •             Parlamenti i polarizuar, me bojkotim dhe pengesa nga opozita, mungesë mbikëqyrjeje ndaj qeverisë.

                    •             Moszbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi.

                    •             Financimi i partive politike dhe i fushatave zgjedhore nuk është në përputhje me standardet evropiane.

                    •             Shumë institucione pa drejtues, pasi Kuvendi nuk ka emëruar zëvendësuesit.

    6. Administrata Publike dhe Financat

                    •             Zbatimi i ligjeve të miratuara mbetet problem – më shumë mungesë zbatimi sesa mungesë ligjore.

                    •             Zyra të brendshme auditi me staf të pakët dhe kapacitete të kufizuara.

                    •             Mungesë e një Këshilli të Pavarur Fiskal, ndonëse janë marrë hapa për përgatitjen e tij.

    8. ⁠7. Ekonomia dhe Konkurrueshmëria

                    •             Ekonomia ka ecuri të mirë, por eksportet e mallrave janë ulur dhe mbështeten në sektorë me vlerë të ulët të shtuar.

                    •             Ekonomia informale është e përhapur, duke dobësuar mbrojtjen sociale dhe konkurrencën e ndershme.

                    •             Emigrimi dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar përbëjnë sfida madhore afatgjata.

     

  • Udhëheqja ushtarake e Iranit është ‘copëtuar’

    Udhëheqja ushtarake e Iranit është ‘copëtuar’

    Shashank Joshi, redaktor i çështjeve të mbrojtjes në revistën The Economist, thotë se sulmet e Izraelit kanë qenë “jashtëzakonisht efektive” në dëmtimin e strukturës ushtarake të Iranit.

    Gjatë 24 orëve të fundit, ai thotë se udhëheqja ushtarake iraniane është “copëtuar” nga një sërë sulmesh vdekjeprurëse që kanë pasur në shënjestër figura të larta.

    “Është e qartë që siguria operacionale e Iranit është tejet e dobët, jashtëzakonisht e dobët,” tha Joshi për Radio 5 Live të BBC-së.

    Megjithatë, sa i përket kapaciteteve bërthamore të Iranit, ai shton se dëmi i shkaktuar nga sulmet izraelite ka qenë i kufizuar.

    “Kur raketat iraniane arrijnë të godasin objektivat, po shkaktojnë shumë dëme,” thotë Joshi. “Por vetëm një pakicë po arrin të depërtojë dhe SHBA po ndihmon për t’i rrëzuar ato.”

  • Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

    Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

    Donald Trump

    SHBA-Udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve u takuan të hënën duke kërkuar një qasje të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, por u përballën me kritika, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se largimi i Rusisë nga ish-Grupi i Tetë vendeve më shumë se një dekadë më parë kishte qenë një gabim.
    Ai argumentoi se, nëse Rusia do të ishte ende pjesë e grupit, mund të ishte shmangur pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, Trump nuk ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e Rusisë në G7, shkruan Reuters.
    Në të njëjtën kohë, Trump ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur një rol të mundshëm të Presidentit rus, Vladimir Putin, si ndërmjetës në bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Iranit. Megjithatë, disa liderë të tjerë të G7, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron, kanë kundërshtuar idenë e përfshirjes së Rusisë në proceset e paqes, duke theksuar veprimet e Moskës në Ukrainë si pengesë për një rol të tillë.

  • Në 2024 popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

    Në 2024 popullsia e re në moshë u tkurr me madhësinë e Kavajës, 29 mijë të rinj më pak

    Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë.Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç.Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE.Sipas “Youth Study 2024”, 1 në 3 të rinj shpreh dëshirë të largohet kryesisht për paga e standard jetese më të lartë; 1 në 5 synon të mos kthehet.Tregu europian i punës, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale në BE, marrëveshjet MB-Shqipëri) veprojnë si faktorë që po nxisin më tej largimin e të rinjve.Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.Maturantët e 2018-ës sot ja të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak.Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk është thjesht një statistikë, por paralajmëron transformime të thella në tregun e arsimit, në ekonomi dhe në strukturën shoqërore shqiptare. Tregu i punës në Shqipëri ofron ende paga më të ulëta se vendet fqinje, ndërkohë që mungesa e stafeve të kualifikuara (mësues, infermierë, inxhinierë) krijon spirale “brain-drain”.Demografët lajmërojnë se nëse institucionet nuk veprojnë sot, duke venë popullsinë dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmëri-emigracion do të imponojë ndryshime shumë më të kushtueshme.Sakaq, Shqipëria rrezikon të përballet me një hendek të përhershëm, ku mungesa e kapitalit njerëzor do të kufizojë rritjen ekonomike dhe aftësinë për t’u integruar me sukses në tregun unik evropian./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘PS hyri në histori me dosjet kriminale’, Shkullaku: Mosbesim për garën më 11 maj

    ‘PS hyri në histori me dosjet kriminale’, Shkullaku: Mosbesim për garën më 11 maj

    Analisti Armand Shkullaku deklaroi se Partia Socialiste ka hyrë në histori me çështje të rënda kriminale si dosja e Avdylajve, Dibrës, Suel Çelës dhe Metamorfoza, duke vënë theksin tek lidhjet e dyshuara të politikës me krimin.
    I ftuar në një emision televiziv, Shkullaku komentoi besueshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se garat nuk janë zhvilluar në kushte të barabarta dhe se procesi ka qenë i deformuar në thelb. Sipas tij, demokracia dhe përfaqësimi politik po deformohen rëndë në Shqipëri.
    “Na shqetëson deformimi që po i bëhet demokracisë, përfaqësimi politik. A hymë në kushte të barabarta në garë? Jo. Lideri i opozitës është në burg, mediat janë të kontrolluara, bizneset janë nën presion, bandat janë nën kontroll. Nuk është garë e ndershme kjo.” – u shpreh Shkullaku.
    Ai theksoi se Partia Socialiste nuk mund të flasë për kushte të barabarta, kur në vend ka një histori me grupe kriminale të lidhura me tendera dhe vota.
    “Ju keni hyrë në histori me dosjen e Avdylajve, Dibrës, Suel Çelës, Metamorfoza. Po merrni vota me ndihmën e bandave dhe tenderave të dyshimtë. Kjo nuk është garë e ndershme.” – tha ai, duke shtuar se Partia Socialiste ka ndërtuar një sistem që kontrollon gjithçka, nga votat te bizneset dhe mediat.
    Shkullaku theksoi gjithashtu se mosndryshimi i liderëve në opozitë dhe përqendrimi i pushtetit në një dorë janë tregues të thellimit të krizës së përfaqësimit në vend.