Day: June 16, 2025

  • EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

    EMRI/ Ja kush është finalisti i katërt i Ferma VIP 2

    Andueli është finalisti i katërt i Ferma VIP 2.

    Ai ishte fermeri më i votuar nga publiku pas hapjes së televotimit, ku në garë ishin edhe Andrea dhe Ylli, të cilët do të përballen në një sfidë për të ëprcaktuar finalistin e pestë.
    Kujtojmë që më herët u eliminua Elinara nga Ferma Vip 2.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Më lejoni të ndaj me ju emrin. Finalisti i katërt i Ferma VIP 2 është Andueli.
    Andueli: Falenderoj të gjithë shqiptarët. Për shpirt do të doja që të ishet Andrea finalisti i katërt. Fitoftë më i miri.
    Luana: Vetëm pas pak Yllin dhe Andrean i pret një sfidë.

  • Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë finalistët e Ferma VIP 2

    Plotësohet “Puzzle”/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë finalistët e Ferma VIP 2

    Andrea është finalisti i pestë i Ferma VIP 2. Ai ka fituar garën me Yllin në një sfidë të fortë fizike.

    Një garë me shumë ethe dhe emocion, por në fund ishte Andrea ai i cili arriti të dalë triumfator.
    Tashmë në 20 qershor në Finalen e madhe Big Mama, Big Basta, Andrea, Andueli dhe Erandi do të mësojnë se kush prej tyre do të jetë fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP 2 dhe ai që do të marrë 100 mijë euro.

  • ZYRTARE/ Fitoi çdo trofe të mundshëm, jep dorëheqjen presidenti më jetëgjatë në Superiore

    ZYRTARE/ Fitoi çdo trofe të mundshëm, jep dorëheqjen presidenti më jetëgjatë në Superiore

    Edmond Hasanbelliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e presidentit të klubit Teuta. Ai ishte presidenti më jetëgjatë në “Abissnet Superiore”, teksa e ka mbajtur këtë rol për 26 vite me radhë. Nën presidencën e tij Teuta ka njohur edhe disa suksese të rëndësishme si titulli kampion, Kupa e Shqipërisëdhe Superkupa e Shqipërisë. Megjithatë Edmond Hasanbelliu ka vendosur të tërhiqet për të hapur një tjetër kapitull në jetën e tij. Ai ka përçuar një mesazh për opinionin sportiv përmes faqes zyrtare të klubit Teuta në “Facebook”, ku ka falenderuar të gjithë anëtarët e klubit, si dhe ka premtuar se do të vazhdojë të mbajë një lidhje të ngushtë me secilin prej tyre.
    “Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale.
    Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.
    Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen.
    Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim!”, ka njoftuar Edmond Hasanbelliu./Sport Ekspres/

  • “26 vite kontribut dhe trofe të fituar”, Duka falenderon Hasanbelliun: Je shembull frymëzimi

    “26 vite kontribut dhe trofe të fituar”, Duka falenderon Hasanbelliun: Je shembull frymëzimi

    Teuta ka përcjellë mbrëmjen e sotme një lajm krejtësisht të papritur. Presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pas 26 vitesh. Armand Duka ka reaguar për këtë largim të Hasanbelliut, të cilin e falenderon për kontriburin e dhënë në futbollin shqiptar. Duka ka shkruajtur në llogarinë e tij në “Facebook” se Hasanbelliu është një shembull frymëzimi për këdo që dëshiron të investojë në futbollin shqiptar.
    “Faleminderit, z. Edmond Hasanbelliu! 26 vite kontribut te Teuta, 26 vite kontribut në futbollin shqiptar, trofe të fituar, emocione pafund të dhuruara për sportdashësit durrsakë.
    Kontributi i Hasanbelliut për rritjen e Teutës dhe futbollin shqiptar do të jenë gjithmonë një shembull frymëzimi për ata që investojnë në sport. Suksese në rrugëtimin e radhës”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, Irani të ndalojë programet bërthamore

    Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, Irani të ndalojë programet bërthamore

    Bajram Begaj

    TIRANË-Presidenti i Republikës Bajram Begaj në fjalën përmbyllëse të Samitit të SEECP (Procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore) duke folur për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, deklaroi se Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet mes Izraelit dhe Iranit. Begaj deklaron se vendi ynë mbështet Izraelin dhe i bën thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore e balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar përfshi Traktatin për mos përhapjen e armëve bërthamore.
    Bajram Begaj: Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet mes Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme e më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen qytetarëve të vet. Po ashtu i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore e balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar përfshi Traktatin për mos përhapjen e armëve bërthamore. 
    Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe përpjekje diplomatike për të shtensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Këto konflikte janë për Evropën Juglindore këto konflikte janë një paralajmërim dhe një kujtesë për brishtësinë e paqes dhe shpejtësinë me të cilën mund të përhapet paqëndrueshmëria. 
    Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol aktiv dhe të përgjegjshëm në bashkëpunimet rajonale, dhe mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të kësaj platforme dhe çështjeve të rëndësishme që lidhen me stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe reformat drejt integrimit evropian. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për  marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, bashkëpunim rajonal dhe promovim të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.  Për këtë arsye, vendet e BE-së duhet të ofrojnë mbështetje politike dhe konkrete për vendet aspirante në BE, në rrugën e tyre të anëtarësimit, në axhendën e reformave duke garantuar që perspektiva e integrimit, të mbetet reale, e prekshme dhe e besueshme për të gjithë rajonin.
    Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit evropian, teksa  vazhdojmë ti qëndrojmë besnikë vlerave demokratike të NATO-s. Qëllimi ynë është mbyllja e negociatave në 2027 dhe integrimi në 2030. Ne po punojmë intesivisht për të arritur këtë synim madhor dhe kryesimi i SECCP ishte tjetër dëshmi i seriozitetit tonë në rrugëtimin evropian.

  • FOTO-Çfarë s’u pa nga Kuvendi! Albana Vokshi përplaset me Flamur Nokën

    FOTO-Çfarë s’u pa nga Kuvendi! Albana Vokshi përplaset me Flamur Nokën

    Albana Vokshi dhe Flamur Noka

    TIRANË-Edhe sot, seanca plenare e Kuvendit u zhvillua me debate të ashpra. Por përplasjet nuk kanë munguar as mes demokratëve. 
    LSA ka kapur në foto një moment tensioni mes sekretarit t Përgjithshëm i Partisë Demokrate, Flamur Nokës dhe deputetes Albana Vokshit. Kjo e fundit shihet qartë duke i ulëritur Nokës, ku i ka ngritur edhe gishtin. Nuk dihet arsyeja e debatit mes tyre./ZËRI

  • “Me çaj në dorë, iranianët ‘shijojnë’ raketat si fishekzjarrë”, dëshmia e hoxhës nga Irani: Situatë tragji-komike

    “Me çaj në dorë, iranianët ‘shijojnë’ raketat si fishekzjarrë”, dëshmia e hoxhës nga Irani: Situatë tragji-komike

    Nga një zonë afër Teheranit, ku tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë të ndjeshme dhe të vazhdueshme, hoxha Eni Kokomani ka sjellë një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi realitetin e përditshëm në Iran.
    Në një lidhje për emisionin “360 Gradë” në ABC Neews, Kokomani e përshkroi situatën si një përzierje të tragjikes me komiken, ku qytetarët, pavarësisht rrezikut dhe pasigurisë, vijojnë jetën me një qëndresë të pazakontë, madje duke shijuar raketat ‘vdekjeprurëse’ me një filxhan çaj në dorë.
    Ai theksoi se edhe pse vendi ndodhet në një gjendje lufte të heshtur, populli iranian nuk e humbet qetësinë, duke qëndruar i bashkuar përballë sfidave, ndërsa raportimet flasin për qindra të vrarë nga përplasjet e fundit.
    “Në përgjithësi situata është pak tragjike, por dhe pak komike. Kemi njerëz që vriten të pafajshëm, por kemi dhe popullin iranian që nuk trembet nga lufta. Duke pirë çaj dhe duke vështruar qiellin sikur bien fishekzjarrë.
    Pavarësisht se jemi në gjendje lufte, kemi të bëjmë një popull që gjejnë kohë për luftë dhe nuk i tremben luftës. Tani janë thënë për 230 të vrarë. Mendimi im personal është ky që Netanyahu nga njëra anë thirrje për miqësi me popullin iranian dhe nga ana tjetër. Populli iranian është një popull shumë solid kur bëhet fjalë për vështirësitë”, tha Eni Kokomani.

  • Arrestohet vrasësi i senatores në SHBA, 57-vjeçari mbante armë me vete dhe në makinë

    Arrestohet vrasësi i senatores në SHBA, 57-vjeçari mbante armë me vete dhe në makinë

    Kërkimi dy ditor për vrasësin e ligjvënëses së Minnesotës Melisa Horman dhe bashkëshortin e saj Mark përfundoi të dielën me arrestimin e Vance Luther Boelter, 57-vjeçarit i cili është autori i dyshuar i krimit sipas Policisë.
    Autoritetet thanë se 57-vjeçari ishte i armatosur në momentin e arrestimit, por nuk pati përplasje të armatosur me policinë kur u prangos në një zone rurale në Minepolis. Guvernatori I I Minesotës Tim Walz deklaroi sërish se ky ishte një atentat politik i paramenduar.
    Sipas autoriteteve, Boelter qëlloi për vdekje çiftin Hortman në shtëpinë e tyre të shtunën, ndërsa ishte i veshur si oficer policie dhe lëvizte me një automjet tip fuoristradë të pajisur me drita policie. Ai gjithashtu plagosi rëndë senatorin shtetëror John Hoffman dhe gruan e tij Yvette, në një sulm të dytë vetëm pak kilometra më larg . Hoffman, i goditur me nëntë plumba, ndodhet në spital dhe sipas autoriteteve dhe gjendja e tij paraqitet stabël.,
    Pas sulmeve të së shtunës , autoritetet gjetën në automjetin e Boelter tre kallashnikov automatike AK-47, një armë zjarri 9 mm dhe një listë me emra dhe adresa të zyrtarëve të tjerë publikë. Kjo shtoi dyshimet për një komplot më të gjerë me sfond politik.
    Boelter kishte paraqitur veten si ekspert sigurie me përvojë në Gaza dhe Afrikë dhe kishte lidhje me organizata ungjillore, sipas të dhënave publike dhe profileve online të shqyrtuara nga Associated Press.
    Pas arratisjes së tij të shtunën në mëngjes, policia nisi ndjekjen më të madhe në historinë e shtetit të Minnesotës, duke përfshirë më shumë se 20 ekipe SWAT, avionë vëzhgues dhe qindra forca policore nga nivele të ndryshme.
    Mbi Vance Boelter 57 vjeç janë ngritur dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tentative për vrasje, akuza të cilat si dënim maksimal kanë 40 vite burg secila. Hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes po vijojnë.

  • Çelsi e nis me tri pikë, në Atlanta impianti…bosh

    Çelsi, njëra nga 12 skuadrat europiane në Kupën e Botës për Klube, bëri një debutim fitues këtë mbrëmje. Ekipi anglez, fitues i fundit i Ligës së Konferencës, mundi Los Anxheles 2-0 në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, duke marrë kështu kryesimin në Grupin D, ku luajnë edhe Flamengo dhe Esperance Tunis (që luajnë nesër).

    Londinezët morën tre pikët e para falë një performance të fortë, një ndeshje e kontrolluar që nga fazat e para dhe e vendosur nga një gol në secilën pjesë: Pedro Neto shënoi në pjesën e parë, me Enzo Fernandez që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë.

    Grupi D:

    Çelsi- Los Anxheles 2-0 (Pedro Neto 34′, Enzo Fernandez 80′) 

    Vazhdo leximin

  • Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

    Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

    Gjysmëfinalja e Ferma VIP 2 ka qenë një spektakël “Holliwood-ian”, ku surpriza më e madhe ishte rrëfimi i pazakontë i kryeplakut, Albano Bogdo.

    Sigurisht edhe në këtë rrëfim nuk munguan lotët, por nga çdo rrëfim tjetër ato ishin lot të qeshurash.
    Albano Bogdo një nga komedianët më të mirë shqiptarë i cili këtë sezon të Ferma VIP 2 ka qenë në rolin e kryeplakut, erdhi me një rrëdfim të pazakontë, duke sjellë me nota humori dis nga episodet e ndodhura brenda Fermës.