Day: June 15, 2025

  • Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale

    Union Financiar Tiranë prezanton Kartën UPay – Një epokë e re për financat personale

    Në një kohë kur teknologjia po përcakton ritmin e jetës sonë të përditshme, Union Financiar Tiranë vijon të sjellë risi që synojnë të bëhen pjesë e pandashme e përvojës sonë financiare e tanimë: Karta UPay.Më shumë se një kartë, Karta UPay është një partner i zgjuar në menaxhimin e parave dhe financave tona, me mundësi pa fund përdorimi si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj karte zgjerohet edhe funksionaliteti i aplikacionit UPay duke rritur mundësitë e blerjeve dhe transaksioneve për përdoruesit.Karta UPay është ndërtuar mbi parimet e thjeshtësisë, shpejtësisë dhe sigurisë. Me një dizajn elegant dhe funksionalitet të avancuar, Karta UPay përfaqëson përkushtimin e Union Financiar Tiranë për të sjellë inovacion të vërtetë në tregun shqiptar.Karta UPay është një kartë debiti Mastercard që lidhet direkt me aplikacionin UPay të kartëmbajtësit dhe i jep mundësinë të përdorë fondet e disponueshme në llogarinë UPay.Nuk është thjesht një kartë. Me aplikacionin UPay, përdoruesit/kartëmbajtësit kanë akses të plotë në një platformë digjitale të ndërtuar për nevojat e sotme: pagesa të shpejta, siguri maksimale, njoftime të menjëhershme për çdo transaksion, mundësi për të menaxhuar financat në kohë reale.Për të marrë një kartë UPay mjafton që të aktivizoni një llogari UPay. Aplikimi është i thjeshtë, tërësisht digjital direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë që të qëndroni në radhë në sportel. Karta ju vjen shumë shpejt në adresën tuaj. Ju gjithashtu mund ta integroni lehtësisht kartën UPay me Google Wallet dhe ta përdorni si mjet pagese nga celulari juaj, njëlloj si çdo kartë tjetër Mastercard.Edhe në rast se nuk keni një llogari bankare, ju mund të pajiseni me kartën UPay dhe ta mbushni atë në çdo pikë Unionnet – Western Union. Në këtë mënyrë mund të bëni blerje kudo, apo të udhëtoni të qetë dhe të sigurt pa pasur nevojë të mbani para CASH me vete.Një hap përpara në përvojën financiare shqiptareKy zhvillim i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve financiare në Shqipëri u arrit nëpërmjet bashkëpunimit strategjik me Union Bank dhe Paylink,  i vetmi procesor lokal që zotëron të gjitha certifikimet e nevojshme kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standardeve të Këshillit të Pagesave me Kartë, duke sjellë në treg një produkt inovativ që synon të ofrojë më shumë lehtësi, fleksibilitet dhe siguri për përdoruesit. Është një nismë që përfaqëson edhe një shembull konkret të bashkëpunimit ndërmjet sektorit bankar dhe teknologjisë financiare, me synimin për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për të nxitur përfshirjen financiare në një kohë kur digjitalizimi po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.Hedhja në treg e kartës UPay përkon edhe me një tjetër risi të ofruar për klientët tanë: UPay – Full Digital Onboard, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky zhvillim mundëson që aktivizimi i llogarisë UPay të bëhet tërësisht online. Procedura është e thjeshtë. Pas instalimit të aplikacionit UPay Albania dhe regjistrimit, përdoruesi e aktivizon direkt në aplikacion llogarinë UPay duke mundësuar akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet e pagesave që ofron UPay, përfshirë aplikimin dhe aktivizimin e Kartës UPay.Me këto risi, UPay bëhet një portofol digjital tejet i kompletuar duke u shndërruar në një lider për inovacionin dhe vizionin nëpërmjet të cilit u shërbejmë klientëve tanë kudo që ndodhen.Me UPay, teknologjia nuk është më privilegj – është mundësi për të gjithë.Rreth UFTUnion Financiar Tiranë (UFT) është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, që nga viti 1995 dhe Institucion i Parasë elektronike. UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër. Gjatë 30 viteve të aktivitetit në Shqipëri, UFT ka ngritur rrjetin më të gjerë të pikave të ofrimit të shërbimeve financiare anembanë vendit. Me mbi 750 agjenci Unionnet – Western Union mundëson kryerjen e të gjitha pagesave vetëm në një sportel.Gjithashtu, UFT ka hedhur në treg platformën e pagesave online UPay, që ka sjellë zgjidhje dhe lehtësi si për individët, ashtu edhe për biznesin, duke u bërë një terminal pagesash për të gjithë bashkëpunëtorët dhe një portofol dixhital për të gjithë klientët që po ndjekin sfidat që sjell dixhitalizimi dhe zhvillimi i pandalshëm i teknologjisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

    Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

    Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit.Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.Për 3-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 251 milionë eurove, në rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 406 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar.Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 3-mujorin e parë të këtij viti.Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).Për 3-mujorin 2025, ato arritën në 199 milionë euro, 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe perspektivat e saj duken të zymta. / E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

    Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

    Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë.Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik.Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë.Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK).Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publikePër të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

    Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

    Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për konvergjencën e vendeve të Ballkanit me BE-në.Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian në fushën e shkathtësive (skills) vendoset në 100 pikë, standardi i referencë, Shqipëria arrin vetëm 37 pikë, duke shënuar një deficit prej 63 pikësh që kufizon thellësisht konkurrueshmërinë e vendit, ose vetëm 37% e mesatares së BE-së.Pikat e dobëta të Shqipërisë lidhen me nivelin e ulët të diplomave në fushat teknike dhe shkencore, aftësi të ulëta digjitale, pjesëmarrje e ulët në arsim gjatë gjithë jetës dhe rezultate të ulëta në testin e PISA, që krahason rezultatet e nxënësve në botë.Analiza e OECD thekson se Shqipëria ka investime të pamjaftueshme në arsim cilësor, pasi shpenzimet publike për arsimin mbeten nën 3% të PBB-së, krahasuar me 5 % në BE.Emigrimi i të rinjve me aftësi, “Brain drain” ka ndikuar në thellimin e hendekut të aftësive duke reduktuar grupet e punonjësve me kualifikim.Gjithashtu vendi ynë ka përputhje e dobët mes kurrikulave dhe nevojave të biznesit. Aftësitë e ulëta të punonjësve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Me fuqi punëtore të pakualifikuar, prodhimi për punonjës mbetet në kuota të ulëta. Kjo gjendje pengon tërheqjen e investime të huaja, pasi investitorët kërkojnë talente që mund të mbështesin teknologji të avancuara.Hendeku i aftësive ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) paraqet pengesa të mëdha për zhvillimin afatgjatë të vendit, në aspektin ekonomik dhe social.Mospërputhja midis aftësive që kërkon tregu vendas dhe atyre që zhvillohen nga sistemi arsimor shtyn të rinjtë drejt emigracionit. Shqipëria humbet potencialin njerëzor më produktiv, çka e përkeqëson më tej hendekun e aftësive, siç edhe po ndodh.Mospërputhja strukturore në arsim, trajnime dhe formim profesional konsiderohet një barrierë për harmonizimin e plotë me acquis communautaire.Ata që nuk arrijnë të zhvillojnë aftësi të reja përfundojnë të përjashtuar nga tregu i punës ose në sektorin informal. Hendeku i aftësive rrit me tej pabarazinë pasi rritet ndarja mes atyre që përfitojnë nga procesi i digjitalizimit dhe të tjerëve që mbeten pas.BE po synon të kalojë nga një ekonomi e qëndrueshme në një model të bazuar në teknologji të avancuar (Green Deal, digjitalizimi), por Shqipëria rrezikon të mbetet jashtë këtyre transformimeve për shkak të mungesës së aftësive të fuqisë punëtore.Hendeku 63-pikësh i Shqipërisë ne aftësitë e forcës së pune me BE-në nuk është thjesht statistikë, por është kufiri që ndan vendin tonë nga ekonomitë me vlerë të shtuar. Ekspertët e OECD-së referojnë se arritja e një përparimi të qëndrueshëm kërkon reformë të thellë në arsim, skema incentivash për sektorin privat dhe një kulturë të re të mësimit gjatë gjithë jetës. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të ngushtojë diferencën dhe të ndërtojë një treg pune pa më shumë konkurrues në dekadën e ardhshme./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

    Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

    Një e re shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
    Mediat helene raportojne se bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila është vënë në pranga në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu, pasi është kapur me mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në valixhen e saj.
    E reja shqiptare nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa policia po heton nëse pas saj fshihet ndonjë rrjetet i organizuar trafikantësh drogë.
    Gjatë kontrollit, përveç 2.248 gramëve kokainë, oficerët sekuestruan edhe një pistoletë 9 mm, 49 fishekë si dhe 1.300 euro para cash.
    Shqiptarja ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të dalë nesër në mëngjes para Prokurorisë së Rodosit, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
    Ndërkohë, hetimet e autoriteteve greke vijojnë, me fokus në zbardhjen e rrjetit të trafikut dhe itinerarit të saktë që ndoqi droga, e cila kishte si destinacion ishullin turistik.

  • EURO U-21: Gjermania dhe Danimarka shkojnë në çerekfinale, zhgënjen Holanda

    EURO U-21: Gjermania dhe Danimarka shkojnë në çerekfinale, zhgënjen Holanda

    15 Qershor 2025

    22:52

    Telesport

    Janë luajtur sot ndeshjet e dyta në grupet C dhe D në kampionatin europian U-21, i cili zhvillohet në Sllovaki. Në grupin C, Gjermania fitoi 4-2 ndaj Rep. Çeke, duke siguruar fitoren dytë në po kaq ndeshje dhe shkon në 6 pikë, që do të thotë se ka prerë biletën për në çerekfinale.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia barazoi pa gola ndaj Sllovenisë dhe mban vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Sllovenia e treta me 1 pikë dhe mbyll grupin Rep. Çeke me 0 pikë.
    Në grupin D, Danimarka përmbysi Holandën dhe fitoi me shifrat 2-1, duke siguruar biletën për në çerekfinale, pasi ka 6 pikë në dy ndeshje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi 2-0 ndaj Finalndës dhe mban vendin e dytë me 3 pikë, Holanda e treta me 1 pikë dhe mbyll grupin Finlanda po me 1 pikë.

  • Kupa e Botës për Klube: PSG e nis me këmbë të mbarë, fiton pastër ndaj Atletico Madrid

    Kupa e Botës për Klube: PSG e nis me këmbë të mbarë, fiton pastër ndaj Atletico Madrid

    PSG e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës për Klube, duke mundur në ndeshjen e parë 4-0 Atletico Madridin. Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 20-të, ku pas një aksioni të gjatë të tyre, Fabian Ruiz dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme nga distanca, pas asistit të marrë nga Kvaratskhelia.
    Në minutën e 23-të, madrilenët pretenduan për një faull të Nuno Mendes ndaj Giuliano Simeone dhe kërkuan kartonin e kuq për të, duke qenë lojtari i fundit, por arbitri kryesor i takimit, nuk dha as faull e as karton të verdhë për portugezin e PSG-së.
    Në fund të pjesës së parë, francezët dyfishuan shifrat me portugezin Vitinha. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për PSG-në.  Në minutën e 58-të, Julian Alvarez gjen golin, por që anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje.
    Në minutën e 78-të, madrilenët mbeten me 10 lojtarë, pasi Clement Lenglet mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës. Në minutën e 87-të, Senny Mayulu shënoi golin e tretë për francezët.
    Në minutën e 97-të Kang-In Lee shënon golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.  Pas kësaj fitoreje, francezët kryesojnë grupin B me 3 pikë. Nesër në orët e para të mëngjesit luhet sfida tjetër e këtij grupi mes Seattle Sounders dhe Botafogo.
    SHIKOGOLAT

  • BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran

    BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran

    Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.

    Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së.
    “Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha ai.

  • VIDEO/ Irani pas goditjeve izraelite: Sulm i qëllimshëm ndaj ministrisë së Jashtme!

    VIDEO/ Irani pas goditjeve izraelite: Sulm i qëllimshëm ndaj ministrisë së Jashtme!

    Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) kanë ndërmarrë një seri goditjesh ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, duke shkatërruar objektiva ushtarake që, sipas autoriteteve izraelite, përbënin kërcënim direkt për sigurinë e vendit.

    Në një deklaratë zyrtare, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bënë të ditur se sulmet kishin në shënjestër objekte për prodhimin e raketave, sisteme radarësh zbulues dhe lëshues raketash tokë-ajër, të gjitha të lokalizuara në zonën metropolitane të Teheranit.Lexo edhe :Related Posts
     “Këto goditje u kryen me drejtimin e Drejtorisë së Inteligjencës së IDF,” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
    Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka akuzuar publikisht Izraelin për një “sulm të qëllimshëm dhe të pamëshirshëm” mbi një ndërtesë që, sipas tij, i përket Ministrisë së Jashtme të Iranit.
    “Disa civilë u plagosën nga sulmi, përfshirë edhe disa kolegë të mi që u transportuan me urgjencë në spital,” shkroi Khatibzadeh në një postim në rrjetin social X.
     Ai ndau gjithashtu një video ku shfaqen rrënojat dhe xhamat e thyer të një ndërtese përballë objektivit të goditur, duke treguar për fuqinë shkatërruese të sulmit.

    The criminal regime of Israel launched a deliberate and ruthless strike on one of the buildings of Iran’s Ministry of Foreign Affairs, located directly across from the Institute for Political and International Studies.

    Several civilians were injured in the attack, including a… pic.twitter.com/DLxlmvuvZe
    — Saeed Khatibzadeh | سعید خطیب‌زاده (@SKhatibzadeh) June 15, 2025

  • Tragjedia me 247 viktima në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi avionin! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

    Tragjedia me 247 viktima në Indi, defekti në sediljen e pilotit rrëzoi avionin! Çfarë zbuloi kutia e zezë?

    Një defekt teknik i pazakontë në sediljen e komandantit të avionit u bë shkak i rrëzimit të avionit në Indi, ku humbën jetën 247 persona, shumica studentë mjekësie që ndodheshin në një godinë banimi ku u përplas avioni.

    Sipas raportit paraprak të Autoritetit Indian për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), sedilja e komandantit të avionit rrëshqiti papritur prapa gjatë ngritjes, duke çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e avionit Boeing 787.Lexo edhe :Related Posts
    Nga të dhënat e kutisë së zezë rezulton se: Gjatë ngritjes, sedilja e komandantit u lirua nga vendi për shkak të dështimit të mekanizmit të sigurisë.

    Trupi i tij tërhoqi levat e fuqisë në pozicion neutral, duke shkaktuar ulje të menjëhershme të fuqisë së motorëve.
    Kopiloti tentoi të rikthejë fuqinë, por nuk arriti për shkak të pozicionit të pilotit që bllokonte levat. Brenda 38 sekondave nga defekti, avioni u përplas në tokë.
    Sedilja e komandantit nuk ishte testuar pas riparimit.
    Në rrënoja u gjetën vida sigurie të thyera në mekanizmin e sediljes.
    Sistemi i levave të fuqisë në Boeing 787 nuk ka mbrojtje ndaj tërheqjes aksidentale, gjë që e bëri më të lehtë humbjen e kontrollit.
    /vizionplus.tv