Day: June 15, 2025

  • Vajza shqiptare kapet në Rodos me 2,2 kg kokainë, kishte me vete edhe pistoletë

    Vajza shqiptare kapet në Rodos me 2,2 kg kokainë, kishte me vete edhe pistoletë

    Një 22-vjeçare shqiptare është arrestua në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu. Mediat greke shkruajnë se ajo është kapur me mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në valixhen e saj.
    Bëhet me dije se e reja shqiptare nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa policia po heton nëse pas saj fshihet ndonjë rrjetet i organizuar trafikantësh drogë.
    Gjithashtu mësohet se gjatë kontrollit, përveç 2.248 gramëve kokainë, oficerët sekuestruan edhe një pistoletë 9 mm, 49 fishekë si dhe 1.300 euro para cash.
    Bëhet me dije se 22-vjeçarja ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të dalë nesër në mëngjes para Prokurorisë së Rodosit, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

  • PSG fundos Atletiko Madrid me ‘poker’

    Debutim fantastik për Paris Saint-Germain në Kupën e Botës FIFA për Klube. Ekipi i Luis Enrikes, ardhur nga triumfi i tyre i fundit në Ligën e Kampionëve, e nisi aventurën e re ndërkombëtare me këmbën e djathtë. Ata mposhtën 4-0 Atletiko Madrid në sfidën e parë të Grupit B.

    Fabian Ruiz shënoi golin e epërsisë në minutën e 19′, duke konfirmuar formën e mirë të tij por dhe të PSG-së. Dyfishon në të 45+1′ lojtari ndeshjes Vitinja për 2-0 në një pjesë loje.

    Ndërkaq në pjesën e dytë sfida e luajtur në Kaliforni pa t’i anullohej një gol Atletikos (shënuar nga Alvarez) ndërsa më pas sërish kampionët e Europës shtuan shifrat në 3-0 me anë të Majulu (87′). Kur dukej se takimi u mbyll, një penallti e fituar me VAR dhe e ekzekutuar nga koreanojugori Li Kang në të 90+7′ vulosi reazultatin në 4-0./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro U21/Danimarka kalon Holandën, Gruda kualifikohet me Gjermaninë

    Në Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki, jepen verdikte të tjera, te Gjermania shkëlqen Brajan Gruda

    Gjermania U21 me Brajan Gruda lider në fushë mposht 4-2 Çekinë dhe siguron kalimin në çerekfinale. Po sot, në këtë grup, u ndeshën Anglia me Slloveninë duke barazuar pa gola 0-0. Për Anglinë mjafton një barazim në takimin e tretë dhe të fundit në grup me Gjermaninë për të ecur përpara.

    Sakaq befason për keq Holanda. Dueli me Danimarkën rezultoi më i vështirë sa mendohej teksa danezët kaluan 2-1 dhe siguruan biletën perekfinale. Holandezët lipset të mposhtin në duelin e fundit Ukrainën për vendin e dytë. Nga ana e saj Ukraina fitoi në orën 18:00 2-0 me Finlandën. Kjo e fundit së bashku me Çekinë të eleminuara nga Euro U21./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

    Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

    Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e Durrësit.
    Në mes të bregdetit, një e moshuar thur me dorë materiale prej leshi, një skenë që më lehtë do ta imagjinoje në një fshat malor sesa në vapën përvëluese të verës.
    Prej më shumë se 20 vitesh, 75-vjeçarja Lule Marku e ushtron këtë mjeshtëri të trashëguar në plazh, duke e kthyer materialin e leshit në çanta, kapele dhe veshje të tjera të ndryshme.
    “Unë bëj kanatiere ose jelek, pupa, çorape, breza, kapuça, doreza, çanta, shalla”, tha artizania Lule Marku.
    Ajo punon jo vetëm për pasion, por edhe nga nevoja.
    “Zgjedhja është se kam vetëm 80 mijë lekë pension dhe vuaj për t’u ushqyer, për asgjë tjetër nuk e bëj. Ka kërkesa për shitje, kjo është vetëm sa për të fituar bukën që të mos bezdis fëmijët, nuk kam ndonjë biznes të madh.”
    Kureshtja e turistëve dhe pushuesve vendas që ndalen për të parë nga afër këtë mjeshtëri thuajse të harruar, shpesh i shoqëron me një kujtim të punuar me dashuri.
    “Bravo të qoftë më thonë, të lumshin duart. Dikush thotë je e paparë që se kam 20 vite që punoj në këtë vend edhe kanë kënaqësi kur më shohin.”
    Lula thotë se punimet artizanale nuk janë vetëm të bukura, por sjellin edhe dobi shëndetësore për ata që i veshin.
    “Kanatierja e leshtë thith djersën dhe nuk e lejon të ftohesh, stabilizon edhe reumatizmën.”
    75-vjeçarja nuk shet thjesht produkte të punuara me dorë. Në çdo fije leshi që kalon nëpër duart e saj, Lulja përcjell një histori, një kulturë dhe një mesazh durimi.
    Klan News

  • Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

    Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite

    Ministria e shëndetësisë së Iranit thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 224 persona në të gjithë vendin që nga e premtja.

    Kjo është pothuajse njëqind më shumë se 128 vdekjet deri në mesditë të së shtunës që u raportuan më herët.
    Ndër këto viktima janë edhe 14 shkencëtarë të programit bërthamor të Iranit siç lajmëruan zyrtarët e lartë të ushtrisë izraelite dhe shefi i Inteligjencës së Iranit e zëvendësi i tij.
    Ndërkohë qytetarët e kryeqytetit iranian, Tehranit shprehin pakënaqësinë me zyrtarët, pasi nuk japin paralajmërime apo alarme për sulmet izraelite.

    Top Channel

  • Von der Leyen telefonon Netanyahun, zbardhet biseda: Izraeli ka të drejtë të mbrohet!

    Von der Leyen telefonon Netanyahun, zbardhet biseda: Izraeli ka të drejtë të mbrohet!

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun.

    Në një post në platformën X, ajo shprehet se po BE po ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme me shqetësim.
    “I përsërita angazhimin tonë për paqe, stabilitet dhe përpjekje diplomatike që çojnë në uljen e tensioneve. Në këtë kontekst, nënvizova se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.
    Evropa ka qenë gjithmonë e qartë: Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje të negociuar.
    Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësime të forta në lidhje me programet bërthamore dhe balistike të Iranit – të njëjtat raketa që godasin pa dallim qytetet jo vetëm në Izrael, por edhe në Ukrainë”, i ka thënë presidentja e KE- Netanyahut.
    Më tej ajo zbuloi se u diskutua për Gazën. “Diskutuam gjithashtu për Gazën. Situata humanitare në Gaza është e papranueshme. E përsërita thirrjen tonë urgjente për të lejuar që të gjitha ndihmat humanitare të arrijnë menjëherë tek civilët në nevojë.
    Rifillimi i armëpushimit dhe lirimi i menjëhershëm i pengjeve, në mënyrë që të arrihet përfundimisht një fund i përhershëm i armiqësive, është një domosdoshmëri”, theksoi von der Leyen.

    Just spoke with Prime Minister @netanyahu.
    We are following developments in the Middle East with deep concern.
    I reiterated our commitment to peace, stability, and diplomatic efforts leading to de-escalation.
    In this context, I underlined that Israel has the right to defend…
    — Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 15, 2025

    Top Channel

  • “Është e qartë që Tehrani nuk është i sigurt”, qytetarët iranianë: Nuk marrim alarme ose paralajmërime nga zyrtarët për sulmet izraelite

    “Është e qartë që Tehrani nuk është i sigurt”, qytetarët iranianë: Nuk marrim alarme ose paralajmërime nga zyrtarët për sulmet izraelite

    Dyqanet në Teheran u mbyllën një nga një kur ndodhën sulmet e Izraelit ndaj Iranit sot.

    Kishte radhë të gjata në pikat e karburantit në të gjithë qytetin. Shumë prej tyre janë përpjekur sot të largohen për në zona më të largëta, larg çdo objektivi të mundshëm izraelit, por nuk kanë mundur të dalin nga provinca për shkak të trafikut të dendur.
    Një iranian, i cili arriti të largohej nga Teherani për në një provincë tjetër, tha: “Nuk mendoj se e kam përpunuar plotësisht që po jetoj në një zonë aktive lufte dhe nuk jam i sigurt se kur do të arrij ta pranoj.
    “Kjo nuk është lufta ime. Nuk po mbështes asnjërën palë, dua vetëm të mbijetoj së bashku me familjen time”, shtoi ai.
    “Teherani nuk është i sigurt, është e qartë. Nuk marrim alarme ose paralajmërime nga zyrtarët për sulmet izraelite. Thjesht dëgjojmë shpërthimet dhe shpresojmë që vendi ynë të mos goditet. Por ku mund të shkojmë? Askund nuk ndihet i sigurt”, thotë një tjetër qytetar i Tehranit.
    Iranianët kanë krijuar grupe në aplikacionet e mesazheve duke u përpjekur të gjejnë të tjerë për të udhëtuar larg Teheranit, megjithatë shumica janë të ndaluara në Iran dhe përdorin VPN për t’i aksesuar ato.
    Kam parë mesazhe të dërguara në këto grupe, me njerëz që paralajmërojnë njëri-tjetrin të jenë të kujdesshëm në lidhje me sulmet ndërsa përpiqen të largohen nga qyteti.

    Top Channel

  • Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë

    Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë

    Thirrjet e Donald Trump për t’i dhënë fund përmes një marrëveshje, konfliktit më të ri në lindjen e Mesme nuk u dëgjuan.

    Izraeli dhe Irani intensifikuan sulmet në ditën e tretë të luftës mes tyre.
    Izraeli tha të dielën se nisi një breshëri sulmesh ndëshkuese në të gjithë Iranin, duke goditur objektiva nga perëndimi në Teheran dhe deri në lindje të aeroportit të Mashhadit.
    Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur në të gjithë vendin dhe do të vijojë deri më 30 qershor. Këto sulme sipas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë çmimi që Irani duhet të paguajë për vrasjen e civilëve izraelitë: Deri tani 14 viktima. Mes izraelitëve raportohet edhe për 300 të plagosur. Netanyahu i tha Fox News se Izraeli kishte vrarë shefin e inteligjencës së Iranit, Mohammad Kazemi dhe zëvendësin e tij në Teheran. Ushtria izraelite pretendon gjithashtu se ka sulmuar selinë bërthamore të Iranit dhe bazat raketore.
    Hapa pas nuk bën as Irani. Autoritetet atje thonë se do të hapin xhamitë, stacionet e metrove dhe shkollat si strehimore të improvizuara kundër bombave izraelite. Irani ka njoftuar se po hedh raketa mbi Tel Aviv, Haifa dhe qytete të tjera, disa prej të cilave raportohet se nuk janë kapur nga sistemi mbrojtës izraelit. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende këtë fakt. Sulmet ajrore iraniane goditën Jerusalemin dhe Lartësitë e Golanit, sirenat u dëgjuan sërish në Tel Aviv dhe në veri të vendit. Teherani ka njoftuar po ashtu se ka arrestuar dy anëtarë të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad ndërsa po përgatisnin bomba
    Dekadat e një armiqësie në hije mes dy vendeve armike të përbetuara, kulmuan në shkëmbim zjarri 3 ditë më parë dhe intensiteti është i tillë thotë AFP sa ngjall frikën e nisjes së një lufte të gjatë që mund të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme.
     
     

    Top Channel

  • Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’ dhe ra në ujë, shtetasi belg përfundon në spital me dëmtime të rënda

    Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’ dhe ra në ujë, shtetasi belg përfundon në spital me dëmtime të rënda

    Një tjetër incident është shënuar sot në brigjet e vendit.

    Një shtetas belg është paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte, ‘Jet Ski’, dhe për pasojë ka rënë në ujë.
    21-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Njoftimi:
    Rreth orës 20:00, shërbimi i Urgjencës së Spitalit të Durrësit ka njoftuar se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi belg H. K., 21 vjeç.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në spital dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pranë bregdetit, ky shtetas dyshohet se gjatë manovrave ka humbur kontrollin mbi një mjet lundrues (Jet Ski) dhe ka rënë në ujë.
    Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga Spitali Rajonal i Durrësit është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale pronarin e mjetit lundrues, shtetasin S. Xh.
    Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

    Top Channel

  • Raportohet për 224 viktima dhe mbi 1200 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran, zëdhënësi i IDF-së: Do veprojmë derisa të zhdukim kërcënimin

    Raportohet për 224 viktima dhe mbi 1200 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran, zëdhënësi i IDF-së: Do veprojmë derisa të zhdukim kërcënimin

    Ministria e Shëndetësisë së Iranit publikoi sot shifrat më të fundit të viktimave nga sulmet ajrore izraelite që kanë nisur të premten.

    iran sulmet raketa shperthime

    Zëdhënësi Hossein Kermanpour konfirmoi se 224 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 1.277 të tjerë janë plagosur. Nga këta, 522 janë tashmë të liruar nga spitalet, pas trajtimit.

    Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalet. Në një intervistë për Skynews, zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkolonel Nadav Shoshani, tha: “Izraeli do të vazhdojë të veprojë derisa të ndjejmë se kemi hequr qafe këtë kërcënim ekzistencial ndaj vendit tonë.”

    Ai theksoi se Izraeli ka eliminuar të gjithë komandantët e lartë të regjimit iranian, por nuk komentoi për planet e ardhshme ushtarake.

    Pas lajmit të publikuar nga Reuters, sipas të cilit Donald Trump ka qenë kundër ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Shoshani refuzoi të komentonte.

    “Nuk komentojmë mbi operacionet e ardhshme”, tha ai sipas Skynews.