Day: June 15, 2025

  • Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

    Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

    Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, pasditen e sotme një zjarr përfshiu kodrën pas shkollës së zonës, duke djegur bimësi të thatë dhe shkurre.
    Flakët rrezikuan një banesë pranë zonës së prekur, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
    Në vendngjarje mbërritën 12 efektivë, dy automjete zjarrfikëse dhe dy mjete ndihmëse, të cilët punuan për disa orë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Ata përdorën pompa shpine, mjete goditëse dhe ujë për të përballuar vatrën aktive.
    Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me barëra dhe shkurre, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe banesa u shpëtua nga përfshirja në flakë.
     

  • “Donte të martohej dhe Silvinjo nuk e la”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    “Donte të martohej dhe Silvinjo nuk e la”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.
    “Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/

  • “Anulloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria”! Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë Enea Mihajn: E kërkonte 3 ditë para grumbullimit 

    “Anulloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria”! Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë Enea Mihajn: E kërkonte 3 ditë para grumbullimit 

    Një tjetër prapaskenë e çuditshme ka ardhur për trajnerin Silvinjo dhe mënyrën sesi ai po e menaxhon situatën në grup. Në ndeshjet e fundit ra në sy lënia jashtë e mbrojtësit Enea Mihaj. Por përse ndodhi ky përjashtim? Gazetari dhe moderatori i emisionit, Altin Sulce, ka treguar prapaskenën se çfarë ka ndodhur në këtë rast. Sipas tij, Silvinjo i ka kërkuar Enea Mihajt që të vinte tre ditë para grumbullimit në Tiranë. Ndërkohë Enea Mihaj martohej të dielën dhe Shqipëria grumbullohej të hënën.  
    Madje mbrojtësi ka marrë edhe leje nga Silvinjo, të paktën e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi trajneri i Shqipërisë e ka refuzuar. Tërësisht e habitshme jo vetëm për faktin se një gjë e tillë është prioritet, pra kurorëzimi i një cifti dhe krijimi i familjes, vecanërisht duke ditur se nuk do të humbiste thuajse asnjë ditë stërvitje, por edhe për faktin se Enea Mihaj vjen i fundit në rend kur bëhet fjalë për qendër mbrojtësit dhe nuk është përdorur thuajse kurrë. 
    “Unë kam një informacion, Mihaj nuk është grumbulluar pasi Silvinjo i ka thënë: “Hajde tre ditë para grumbullimit”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën, ndërkohë Mihaj kishte dasmën, do të martohej. Silvinjo nuk ishte dakort, ndërsa për Mihajn kishte vetëm një zgjidhje, të shtynte martesën, ndërkohë që ekipi të hënën do të grumbullohej gjithsesi. Mihaj kishte kërkuar leje, martohej të dielën, por Silvinjo e kërkon ditë para”, tha Sulce, ndërsa të ftuarit në studio thanë se e gjitha kjo është një alibi e Silvinjos që i erdhi në dorë për ta lënë jashtë Mihajn. /Sport Ekspres/ 
    ?

  • “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria 

    “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria 

    Vasil Ruci, figura e shquar e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Ruci ka dhënë mendimin e tij sa i përket trajnerit Silvinjo dhe njëkohësisht ka folur sa i përket një zgjidhje të kësaj situate duke marrë parasysh suksesin e ndërtuar nga Italia e Mancinit. 
    “Silvinjo nuk arsyetoi kurrë nga arsyeja. Kurrë arsyeton nga mllëfi, nga kokëfortësia apo paaftësia, të con gjithmonë në përfundime të gabuara, duhet të arsyetosh nga arsyeja, kjo i mungoi Silvinjos. Kjo Kombëtare ka histori dhe sakrificë, është histori emigrimesh të shqiptarëve që kanë rritur djemtë e tyre jashtë. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të vendoseshin 5 trajnerë shqiptarë që të mblidheshin, të bisedonin dhe në fund të zgjidhnin vetë një trajnerë për Shqipërinë. Kështu u bë te Italia me Mancinin dhe u arrit ai sukesi i madh, më pas njeriu shfaq egozimin e tij dhe më pas humbi edhe rruga e Mancinit”, tha Vasil Ruci. /Sport Ekspres/ 
     
     ?

  • U fut në lumë për të shpëtuar fëmijët nga mbytja, Greqia i jep nënshtetësinë shqitarit Ledian Goga

    U fut në lumë për të shpëtuar fëmijët nga mbytja, Greqia i jep nënshtetësinë shqitarit Ledian Goga

    Një akt trimërie dhe humanizmi ka prekur thellë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Ledian Goga, një emigrant shqiptar nga Berati, është hedhur pa menduar dy herë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arakhtos për të shpëtuar jetën e dy fëmijëve grekë që rrezikonin të mbyteshin. Për këtë vepër të jashtëzakonshme, autoritetet greke kanë vendosur ta nderojnë me shtetësinë greke.
    Ledian Goga u fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja, Greqia i jep shtetësi nderi
    Ngjarja ndodhi në qytetin e Artës, ku Ledian Goga – i njohur me përkëdheli si “Leo” nga banorët e zonës – po qëndronte në një kafene. Papritur, një djalë i ri hyri me motor dhe bërtiste se dy fëmijë ishin në rrezik në lumë. Leo reagoi menjëherë: u nis me makinë drejt vendit të ngjarjes, përshkoi një terren të vështirë, u fut në një varkë dhe më pas në ujë.
    Pas dy përpjekjesh pa sukses, në të tretën ai arriti të nxjerrë nga uji një nga fëmijët, i cili ishte i palëvizshëm dhe në gjendje të rënduar. Pak më pas, edhe fëmija tjetër u shpëtua.
    “Ishte në moshën e vajzës sime. Nuk kishte rëndësi kush ishte, nga vinte apo çfarë besimi kishte. Ishte fëmijë,” u shpreh Lediani për mediat greke, me zë të dridhur nga emocionet.
    Pas aktit heroik, Lediani shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe një kollë të fortë. Ai u paraqit tek një mjek privat, i cili rekomandoi ekzaminime të mëtejshme. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ndërhyri personalisht duke urdhëruar dërgimin e tij me ambulancë në spitalin e Artës, ku ai po trajtohet aktualisht. Sipas mjekëve, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut.
    Përveç vlerësimeve publike, qeveria greke ka vendosur t’i japë Ledian Gogës shtetësinë greke në shenjë mirënjohjeje për guximin dhe ndjeshmërinë njerëzore që tregoi.
    Prej 24 vitesh në Greqi, Lediani ka ndërtuar një jetë të thjeshtë dhe të ndershme në Arta, ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai kurrë nuk ka kërkuar vëmendje apo shpërblim – thjesht veproi si një baba, si një njeri.
    “Uroj vetëm që ata fëmijë të jetojnë dhe të kenë një jetë të gjatë,” tha ai me përulësi.
    Në një botë ku shpesh mbizotërojnë ndarjet, akti i Ledian Goga na kujton se njerëzimi është më i fuqishëm se çdo kufi.

  • Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

    Ja kur pritet të nisë nga puna Aeroporti i Vlorës

    Aeroporti i Vlorës është ende në fazë certifikimesh. Ulja e avionit pak ditë para zgjedhjeve ishte një test për të parë elemente e pistës më shumë se sa një inagurim.
    Maksim Ethemaj, kreu i Autoriteti të Aviacionit Civil tha se aeroporti është ende në fazë plotësimi të kritereve teknike.
    Por kur pritet të përfundojnë procedurat e certifikimit?
    “Për ne është më e rëndësishme plotësimi i kritereve teknike dhe të sigurisë që nevojiten. Jemi ende në proces. Ne presim që nga korriku ky proces të përfundojë. Më pas janë kompanitë ajrore që do të miratohen për të operuar në këtë aeroport”, tha Ethemaj.
    Por cilat janë parashikimet në vitin e parë të operimit?
    “Në planin tonë fillestar projekti parashikonte që në vitin e parë aeroporti do të priste 360 mijë pasagjerë. Nëse sot më pyesni sa parashikohen mund t’iu them se do të jenë 1.2 milion pasagjere, katër herë më shumë nga plani fillestar. Është kjo arsyeja pse adoptuam këtë kërkesë në rritje me planin tonë fillestarë sepse kërkesa për fluturime është rritur”, tha kreu i Aviacionit.
    Këtë viti aeroporti Nënë Tereza pritet të arrijë një rekord të ri prej 12 milion pasagjerë.
    Kjo rritje e shpejtë dhe e qëndrueshme shtron nevojë për nisjen sa më parë të operimit të aeroportit të Vlorës.

  • A guxon Silvinjo ta shoh në sy Marash Kumbullën? Ditmar Bicaj dhe Celmeta njëzëri: Më mirë mos ta shohi fare, ishte për faqe të zezë 

    A guxon Silvinjo ta shoh në sy Marash Kumbullën? Ditmar Bicaj dhe Celmeta njëzëri: Më mirë mos ta shohi fare, ishte për faqe të zezë 

    Marash Kumbulla është zhgënjimi më i madh te Shqipëria sa i përket talenteve të shumëpërfolura në Kombëtare. Pikërisht ato talente të cilat ngrihen në lartësi të mëdha, që performojnë mirë apo keq në klubet e tyre, por kur vijnë në Kombëtare, janë gjithmonë në gjendje të dobët. Kumbulla është i vetmi rast që te Shqipëria ka performuar gjithmonë nën nivel, duke përjashtuar pak raste ku ka shkëlqyer dhe ka mbajtur pritshmëritë. 
    Në emisionin Max Sport që transmetohet në “EuroNeës” është bërë një analizë me emra konkret të secilit lojtar se kë prej tyre Silvinjo mund të shoh në sy, nisur nga marrëdhëniet që ai ka me secilin lojtar dhe minutat që i jep në fushë. Kur erdhi tema te Marash Kumbulla, menaxheri Roland Celmeta tha: “Marash Kumbullën dhe mos ta shohi në sy mirë bën, se ky luajti dhe ishte faqja e zezë. 90 minuta luajti dhe ishte shumë keq, këtë mund ta shohi lehtë në sy”. 
    I të njëjtit mendim ishte edhe trajneri Ditmar Bicaj: “Nga të gjithë këta që po diskutojmë, Kumbullën mund ta shohi në sy Silvinjo. Për mundësinë e dhënë dhe atë performancë të bërë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ ?

  • “Donte të martohej dhe nuk e lanë”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    “Donte të martohej dhe nuk e lanë”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.
    “Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/

  • Iran-Izrael: me kë është tifoz Berisha?!

    Iran-Izrael: me kë është tifoz Berisha?!

    Në një përpjekje dëshpëruese, deri në kufijtë e naivitetit e marrëzisë njëherësh, për t’u shfaqur proamerikan i thekur, Sali Berisha ka bërë një deklaratë mbi konfiktin e sapondezur Iran-Izrael, duke mbajtur anën ne shtetit zullumqar çifut kundër atij shiit, anë tjetër e medaljes së sionizmit, gjithsesi.
    Me një formulim qesharak, i vërtetuar tashmë në vite që po mungesës së talentit politik ka dhe mungëse të talentit diplomatik, duke shaqur energji për politikë por aspak finesë e mençuri, Berisha thjesht ka gërshetuar mjeshtërisht broçkullat dhe amoralitetin politik që e karakterizon.
     
     

  • The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

    The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

    Kjo nuk ishte e pashmangshme. Kjo është një luftë që zgjodhi Izraeli. Mund të ishte parandaluar. Bisedimet diplomatike ishin në vazhdim kur bombarduesit u nisën drejt Iranit. Sulmet ajrore të vazhdueshme, të paligjshme dhe të pajustifikuara të Izraelit nuk kanë gjasa të arrijnë qëllimin e tyre të deklaruar: t’u japin fund përgjithmonë përpjekjeve të supozuara të Teheranit për të ndërtuar armë bërthamore. Madje mund ta përshpejtojnë atë. Ata duhet të ndalen tani. Po tamam kështu. Irani duhet të ndalojë menjëherë hakmarrjen e tij dhe të heqë dorë nga kërcënimet e tij përshkallëzuese për të sulmuar bazat amerikane dhe britanike.
    Ky konflikt nuk është i kufizuar, siç ishte rasti vitin e kaluar, në shkëmbime hakmarrjeje dhe “sulme precize” në një gamë të ngushtë objektivash ushtarake. Ka arritur në një nivel krejtësisht të ndryshëm. Potencialisht asgjë nuk është jashtë tryezës. Civilët po vriten nga të dyja palët. Udhëheqësit janë shënjestra. Retorika është jashtë kontrollit. Me Izraelin që lufton në disa fronte dhe regjimin e rrënuar të Iranit të mbështetur pas një muri, Lindja e Mesme është më afër se kurrë një zjarri katastrofik.
    Arsyet për të shkuar në luftë mund të gjenden gjithmonë. Rrënjët e konflikteve të mëdha shpesh kthehen në dekada – dhe kjo është e vërtetë për hakmarrjen Izrael – Iran, e cila daton që nga revolucioni islamik i vitit 1979. E ashtuquajtura “luftë në hije” midis të dyve u intensifikua vitet e fundit. Megjithatë, konflikti i plotë ishte shmangur deri më tani. Pra, kush është kryesisht fajtor për këtë shpërthim të papritur dhe të paparë?
    Përgjigjja: tre pleq inaçorë, sjellja e të cilëve ngre dyshime serioze në lidhje me gjykimin, logjikën e tyre të shëndoshë, motivet dhe madje edhe shëndetin e tyre mendor.
    Fakti që njëri prej tyre – Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit – ka kërkuar në mënyrë aktive një përballje me Iranin për vite me radhë nuk do të thotë se kjo duhej të ndodhte. Fakti që regjimi i Teheranit është jashtëzakonisht i prekshëm pas sulmeve të Izraelit vitin e kaluar dhe humbjes së aleatit të tij, Hezbollahut nuk e legjitimon disi një sulm të papritur në tokën e tij sovrane. Është e vërtetë që inspektorët bërthamorë të OKB-së thonë se Irani po shkel detyrimet e traktatit. Por kjo nuk përbën një dritë jeshile për luftë.
    Netanyahu, 75 vjeç, është i papërshtatshëm për të udhëhequr Izraelin, e lëre më të marrë vendime për jetë a vdekje në emër të tij. Ai dështoi të mbronte izraelitët nga sulmet terroriste të vitit 2023, pastaj i shmangu përgjegjësisë. Ai nuk ka arritur të përmbushë premtimin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe për të rikthyer pengjet, megjithatë ushtarët e tij kanë vrarë më shumë se 55 000 palestinezë në Gaza gjatë këtij procesi. Ai pushtoi Libanin dhe Sirinë. Tani është Irani. Ku do të ndalet ai? A do të luftojë Turqinë më pas? Nuk përjashtohet.
    Lufta është zgjedhja e Netanyahut. Është ajo që e ngre nga shtrati në mëngjes. Është ajo që e mban atë dhe miqtë e tij të ekstremit të djathtë, të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar, në detyrë dhe jashtë burgut. Veprimet e tij kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në reputacionin e vendit të tij, duke nxitur antisemitizmin globalisht. Ai pretendon se Izraeli po lufton për ekzistencën e tij, por mbijetesa e tij politike është gjithashtu një konsideratë kryesore. Netanyahu është akuzuar për krime të dyshuara lufte në Gaza. Ai duhet të arrestohet, jo të mbrohet dhe të fuqizohet, përpara se të kryhen krime të tjera.
    Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem luftarak i Iranit, është fajtori i dytë kryesor. Ai duhej të ishte nxjerrë në mënjanë që në Qom vite më parë. 86-vjeçari ngulmon në krye të një regjimi teokratik represiv dhe të korruptuar që ka humbur kontaktin me shoqërinë dhe njerëzit që në dukje u shërben. Zgjedhjet janë të manipuluara, gjyqtarët janë të caktuar, censura e medias është e përhapur. Paaftësia ushtarake e regjimit, keqmenaxhimi ekonomik dhe persekutimi brutal i grave të reja, burrave homoseksualë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut si Nasrin Sotoudeh janë famëkeqe.
    Ashtu si Netanyahu, Khamenei mbështetet nga konservatorët e linjës së ashpër dhe kundërshtohet nga reformatorët, por është ai që vendos për gjithçka. Këmbëngulja e tij për të rritur pasurimin e uraniumit, edhe pse mungojnë aplikimet civile, në fund të fundit i dha Netanyahut një mundësi. Edhe pse thuhet se është i sëmurë, Khamenei është një arsye kryesore pse Irani nuk do ta braktisë programin e tij bërthamor. Edhe pa të, ideja e Netanyahut se ai mund të eliminohet plotësisht është fantazi.
    Kjo pikë e verbër mund të jetë shkatërrimi përfundimtar i regjimit. Sulmet e Izraelit kanë vrarë udhëheqës të lartë ushtarakë dhe kanë dëmtuar objekte bërthamore, raketa balistike dhe baza dronësh. Vetë Khamenei dhe eksportet jetësore të energjisë së Iranit mund të jenë të radhës. Në një video paternaliste, Netanyahu u bëri thirrje iranianëve të ngrihen dhe të shfrytëzojnë “lirinë” e tyre. Shumë do të donin ta bënin këtë. Vështirësia me këshilla të tilla, që vijnë nga një burim i ndotur, është se ato mund të kenë efektin e kundërt të mbledhjes së publikut dhe udhëheqësve arabë rreth regjimit.
    Kërcënimet e Iranit për të sulmuar bazat dhe anijet amerikane, britanike dhe franceze nëse ato ndihmojnë në mbrojtjen e Izraelit, dhe për të mbyllur ngushticën e Hormuzit, rrisin rrezikun e një lufte në shkallë të gjerë dhe një tronditje globale të energjisë që mund të dëmtojë perëndimin dhe t’i sjellë dobi Rusisë. Këto janë disa nga pasojat e drejtpërdrejta të qëndrimit të dobët dhe të lëkundur të Donald Trump.
    Trump, 79 vjeç, është njeriu i tretë në këtë tragjedi të shmangshme. Ai më parë kishte thënë se preferonte të negocionte një marrëveshje të re bërthamore me Iranin, pasi e kishte hedhur poshtë në mënyrë idiote atë të mëparshmen. Por ai nuk mund të vendoste për kushtet dhe negociatorët e tij amatorë vazhdonin të ndryshonin qëndrimin e tyre. Kjo ndodhi pjesërisht sepse Trump, ashtu si me Palestinën dhe me Ukrainën, është shumë dembel për të studiuar detajet. Ai i anashkalon ato, duke u mbështetur në instinkte që janë gjithmonë të këqija. Kjo e bën atë pre të lehtë për operatorë dinakë si Netanyahu.
    Paaftësia e Trump u tregua kur udhëheqësi i Izraelit këmbënguli javën e kaluar se ishte koha e duhur për një sulm të plotë ndaj Iranit, ai u tërhoq. Zakonisht, sapo filloi sulmi, ai ndërroi qëndrim, duke u përpjekur të merrte meritat dhe duke lëshuar kërcënimet e veta të padurueshme. Sa herë që hap gojën, Trump pa dashje konfirmon dyshimet e Iranit se SHBA-të dhe Izraeli po veprojnë në bashkëpunim të ngushtë.
    Një mesazh urgjent për Keir Starmer: kushdo që ende mendon se Trump ka edhe idenë më të vogël se çfarë po bën kur përballet me pyetjet e mëdha ndërkombëtare të ditës, duhet të studiojë ngjarjet alarmuese të javës së kaluar. Pavarësisht nëse ai po ia shet Vladimir Putinit, po i përdor tarifat si armë, po prish armëpushimin në Gaza apo po ngacmon fqinjët, Trump është një kërcënim i plotë. Shumë më mirë dhe më e sigurt që Britania ta anashkalojë atë dhe të përpiqet sa më shumë të veprojë në mënyrë të pavarur nga SHBA-ja që nga tani e tutje. Këta pleq të zemëruar mund të na vrasin të gjithëve./ The Guardian