Day: June 14, 2025

  • Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR, plas bombën: Zgjedhjet jo të barabarta, pamë njerëz të intimiduar…

    Kreu i misionit të vëzhguesve të ODIHR, plas bombën: Zgjedhjet jo të barabarta, pamë njerëz të intimiduar…

    Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit.

     

     

    “Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe  që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo”, tha Zannier.

    Ambasadori Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR shprehet më poshte gjatë bisedës se, “zgjedhjet ishin jo të barabarta”.

     

    “Në panoramën e përgjithshme ne besojmë se është sintetizuar në titullin e konferencës që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur por si pasojë e presioneve dhe problemeve rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike, ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerat”, shprehet diplomati.

  • Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit – TV iranian: Objektiva kryesore Haifa dhe Tel Avivi

    Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit – TV iranian: Objektiva kryesore Haifa dhe Tel Avivi

    Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i Vërtetë” kundër Izraelit, gjatë natës së sotme.

    Sipas njoftimit, sulmi i ri përfshin një kombinim të dronëve dhe më shumë se 100 raketave, me qytetet Haifa dhe Tel Aviv si objektivat kryesorë. “Sulmi do të prishë gjumin e banorëve”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

    Nga ana tjetër, Shërbimi i Urgjencës së Izraelit (MDA) ka bërë me dije se deri më tani nuk janë marrë telefonata për viktima në linjën emergjente 101. Zëdhënësja e MDA-së shtoi se ekipet janë dërguar në dy lokacione të ndryshme ku janë raportuar incidente.

    Zjarrfikësit dhe Shpëtimi i Izraelit raportojnë se kanë ndërhyrë në disa zona bregdetare dhe veriore për shkak të mbeturinave të raketave, dëmeve të shkaktuara në ndërtesa banimi si dhe zjarreve të shpërthyera në hapësira të hapura. Ekipet janë aktualisht në terren për të menaxhuar situatën.

    Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale, duke shtuar pasigurinë në Lindjen e Mesme.

  • Vret ish-bashkëshorten shqiptare në rrugë para kalimtarëve, agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

    Vret ish-bashkëshorten shqiptare në rrugë para kalimtarëve, agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

    Një grua 45-vjeçare shqitare është vrarë me thikë në rrugë në qytetin italian të Tolentinos (në provincën Macerata) nga ish-bashkëshorti i saj, i cili e sulmoi teksa ajo ishte duke shkuar për në punë. Pas krimit, burri thuhet se është ulur në një stol duke pritur policinë. Sipas raportimeve, viktima është shqiptarja Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë nënë e fëmijëve të rritur të moshës 21 dhe 23 vjeç. Në pranga u vendos ish-burri i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç.

    Gruaja ishte duke kaluar nëpër parkun e rrugës Bennaduci për të shkuar në shtëpinë e së moshuarës që kujdesej, pasi punonte si kujdestare natën. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve të rritur, për të cilët janë aktivizuar shërbimet sociale për mbështetje psikologjike.

    Autoritetet janë ende duke rindërtuar ngjarjen. Sipas disa dëshmitarëve, ish-bashkëshorti e ka goditur edhe me shkelma, edhe pasi ajo kishte rënë pa shenja jete në tokë. Disa tregtarë të zonës thanë se pas krimit, ai u ul në një stol dhe u shpreh: “Bëra atë që duhej”.

    Kundër autorit të krimit nuk kishte ndonjë denoncim të mëparshëm dhe historia personale e viktimës nuk ishte e njohur për forcat e rendit. Në vendin e ngjarjes mbërritën kryetari i bashkisë, Mauro Sclavi, si dhe karabinierët e Tolentinos dhe Maceratës. Ekipi i urgjencës 118 tentoi ta shpëtonte 45-vjeçaren dhe e transportoi në spital, por fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

  • Shqiptarja vritet nga ish-bashkëshorti në Itali, i zuri pritë në rrugë dhe e qëlloi me thikë

    Shqiptarja vritet nga ish-bashkëshorti në Itali, i zuri pritë në rrugë dhe e qëlloi me thikë

    Gentiana Hudhra

    ITALI- Gentiana Hudhra, 45 vjeç, nënë e dy fëmijëve, është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tolentino, në trotuar, teksa 45-vjeçarja po shkonte në punë. Ish-bashkëshorti, 55 vjeç, gjithashtu shqiptar, i zuri pritë Gentianës dhe e qëlloi me thikë në rrugë. Dëshmitarë të krimit u bënë dhjetëra kalimtarë.
    “Dëgjova një britmë dhe dola nga bari – thotë një dëshmitar -, gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdonte ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha ‘Bëra atë që duhej’”.
    Gentiana Hudhra punonte si kujdestare. Dyshja kanë dy fëmijë të moshës 21 dhe 23 vjeç. Shërbimet sociale janë aktivizuar për mbështetje psikologjike. Zëvendësprokurori Enrico Riçioni ka marrë në dorë dosjen e krimit.

  • Hileja e FIFA-s për të “mashtruar” tifozët, thur strategjinë për të “mbushur” stadiumet në Botërorin e Klubeve

    Hileja e FIFA-s për të “mashtruar” tifozët, thur strategjinë për të “mbushur” stadiumet në Botërorin e Klubeve

    Formati i ri i Botërorit të Klubeve do të nisë për të parën herë në orën 02:00 të mëngjesit të ardhshëm me orarin e Europës Qendrore. Një kompeticion mjaft i diskutuar dhe i kundërshtuar edhe nga vetë futbollistët për shkak të shtimit mjaft të madh të ndeshjeve përgjatë një sezoni. Turneu duket se nuk është pritur mirë edhe nga tifozët, çka dëshmohet nga interesimi i ulët i tifozëve për të ndjekur përballjet në stadium.
    FIFA ka ulur ndjeshëm çmimin e biletave për ndeshjen hapëse mes Al-Alhlisë dhe Inter Majemit, por sërish shitjet kanë qenë poshtë pritshmërive. Për këtë arsye organizimi më i lartë i futbollit botëror ka vendosur që të gjejë një zgjidhje ndryshe për të zbukuruar imazhin e këtij turneu.
    Sipas “Daily Mail”-it, FIFA ka ndryshuar ulëset e personave që kanë blerë një biletë për në Botërorin e Klubeve. Tifozët do të zhvendosen në një ulëse që shfaqet në kamerat e televizionit. Një hile e përdorur nga FIFA për të “mashtruar” shikuesit nga shtëpia, të cilëve do t’i krijohet përshtypja e një stadiumi të mbushur./Sport Ekspres/

  • Itali/ Gruaja shqiptare vritet nga ish-burri në mes të rrugës

    Itali/ Gruaja shqiptare vritet nga ish-burri në mes të rrugës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, Itali. Një 45-vjeçare shqiptare, nënë e dy vajzave 21 dhe 23 vjeç, u sulmua dhe u vra në mes të rrugës, para syve të kalimtarëve.
    Sipas hetimeve paraprake, autori është ish-bashkëshorti i saj 55 vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga policia italiane. 45 vjeçarja po shkonte për në punë, rreth orës 20:00, kur u sulmua pranë parkut të qytetit, aty ku kalonte zakonisht.
    Dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e saj dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht gruaja u gjet pa shenja jete. Sipas tyre, autori fillimisht e goditi me thikë dhe më pas i gjuajti me shqelma.
    “Bëra atë që duhet të bëja”, mësohet të ketë thënë autori, pas aktit makabër. Policia e gjeti të ulur në stol, ndërsa 55 vjeçari nuk bëri rezistencë. Ka dyshime se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ka pasur më parë denoncime për dhunë ose kërcënime nga ana e viktimës.
    Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal, ndërsa forcat e rendit po vazhdojnë punën për të sqaruar detajet e ngjarjes.
    Siç shkruajnë mediat e huaja, çifti ishte divorcuar tre vite më parë.

  • Fevziu në Gjirokastër, e veshin me opinga të kuqe dhe kostumin e Ali Pashë Tepelenës (VIDEO)

    Fevziu në Gjirokastër, e veshin me opinga të kuqe dhe kostumin e Ali Pashë Tepelenës (VIDEO)

    Gazetari Blendi Fevziu ishte ne Gjirokastër për ta promovuar si destinacion turistik. Gjatë qëndrimit të tij në Pazar, Fevziu hyri edhe në një prej dyqaneve që tregton kostume tradicionale të punuara me dorë, ku nuk i rezistoi dot tundimit për të veshur edhe opingat. Fevziu provoi gjithashtu edhe kostumin e stilit që mbante Ali Pashë Tepelena, i cili sipas artizanit ka një vlerë rreth 5 mijë euro pasi është i gjithë punim në dorë. Shihni më poshtë videon e plotë.

  • Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi

    Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi

    Një shtetas amerikan 46-vjeçar, i identifikuar si Rexal Ford, është arrestuar në Greqi pasi dyshohet se është përgjegjës për vdekjen tragjike të një vajze rreth 6 muajshe, e gjetur pa shenja jete në parkun Villa Doria Pamphilj në Romë, vetëm pak metra larg trupit të pajetë të nënës së saj, për shkaqe ende të paqarta.
    Ford, i cili rezulton me precedentë penalë në Shtetet e Bashkuara, u lokalizua në ishullin Skiathos të Greqisë.
    Ai u arrestua mbi bazën e një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet italiane.
    Sipas prokurorisë italiane, ekstradimi i tij në Itali mund të ndodhë pas 20 deri në 25 ditë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai t’i dorëzohet autoriteteve amerikane, nëse këto të fundit do të bëjnë kërkesë zyrtare.
    Hetimet në Romë dhe pista e një vrasjeje të dyfishtë
    Prokurori i Romës, Francesco Lo Voi, tha se ndaj 46-vjeçarit ekzistojnë “indikacione të forta” për përfshirjen e tij në vdekjen e vajzës së vogël, e cila sipas ekspertizës paraprake, mund të ketë ndërruar jetë një ditë para se të zbulohej trupi i saj.
    Sipas mediave italiane, ai akuzohet gjithashtu edhe për fshehjen e kufomës së nënës së saj, e cila u gjet nudo, e futur në një thes, nën një shkurre në park.
    Identiteti i saj ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithëse dyshohet të jetë gjithashtu shtetase amerikane.
    Sipas hetuesve, ekziston një “dyshim i arsyeshëm” që bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë.
    Rexal Ford kishte deklaruar më herët gjatë një kontrolli nga autoritetet se ishte babai i vajzës, por ende nuk ka prova shkencore që të konfirmojnë lidhjen biologjike.
    Ford kishte udhëtuar më 11 qershor nga aeroporti i Fiumicinos drejt Greqisë me një fluturim të linjës “Ryanair”. Autoritetet greke u aktivizuan menjëherë për kapjen e tij pas kërkesës italiane, ndërsa sinjalet e telefonit të tij celular bënë të mundur gjurmimin në ishullin Skiathos. Sipas Prokurorit Lo Voi, arrestimi ndodhi “në kohë”, duke shmangur një arratisje të mëtejshme të mundshme.
    Një ndihmesë të rëndësishme për hetuesit e Policisë së Romës e dha një qytetar që kontaktoi emisionin investigativ italian “Chi l’ha visto?”, pas publikimit të imazheve të tatuazheve të viktimës.
    Sipas dëshmitarit, ai kishte parë çiftin teksa debatonin ashpër në një nga sheshet e qendrës historike të Romës disa ditë para zbulimit të trupave. Konflikti kishte qenë aq i dhunshëm, sa kërkoi ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat më pas identifikuan Fordin.
    Gjithashtu, “Chi l’ha visto?” publikoi një foto të datës 5 qershor, ku Ford shfaqej me vajzën në krahë, e veshur me një fustan të vogël rozë, ndërsa rreth tyre ndodheshin oficerë policie, të thirrur pasi foshnja po qante. Në atë moment, ai kishte deklaruar se ishte babai i vajzës.
    Hetimet po përqendrohen edhe në ndjekjen e lëvizjeve të Ford, gruas dhe foshnjës gjatë qëndrimit të tyre në Itali. Sipas të dhënave, ata ndodheshin në Itali që prej muajit prill.
    Nuk ka gjurmë të tyre në regjistrat zyrtarë të akomodimeve, por mësohet se kanë përfituar nga ndihmat e organizatës “Caritas”, ku emri i Ford rezulton i regjistruar në mensë. Ai ishte identifikuar më parë nga autoritetet gjatë incidentit të konfliktit me gruan.
    Tre personat ishin parë shpesh në zonën e parkut Villa Pamphilj, por edhe në lagje të tjera të Romës. Gjatë javës para ngjarjes tragjike, kishin frekuentuar tregun e San Silverio, pranë Shën Pjetrit, ku hanin dhe përdornin tualetet publike për t’u larë.
    Janë marrë disa dëshmi nga tregtarë dhe persona që jetojnë në rrugë, të cilët e përshkruajnë Ford si një “njeri të dhunshëm”.
    Autoritetet italiane po vlerësojnë edhe mundësinë e një misioni hetimor në Greqi për të marrë në pyetje të dyshuarin për zbardhjen plotësisht të ngjarjes, duke nisur nga identiteti i saktë i viktimës dhe shkaqet e vdekjes, deri te motivi i mundshëm i një vrasjeje të dyfishtë.

  • Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

    Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

    Fortlumturia e Tij, Kryepeshopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joani, u prit në vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy kishave.
    Në orën 10:30, Kryepeshkopi Joan, së bashku me delegacionin që e shoqëron, u nis nga hoteli drejt Patriarkanës së Kostandinopojës, i shoqëruar nga Mitropoliti i Smirnit, hirësia e tij Vartholomeu dhe Singjeli i Madh, atë Jeronimi.
    Në orën 11:00, në hyrje të Patriarkanës, Kryepeshkopi Joan dhe delegacioni i tij u pritën me nderime nga Mitropoliti i Kalqedonës, hirësia e tij Emanueli, anëtarë të oborrit patriarkal, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës fort të Shenjtë të Kostandinopojës dhe të Mitropolive të Kalqedonës, të Dherkon dhe të Prinkiponisit.
    Në kishën patriarkale të Shën Gjergjit u zhvillua Dhoksologjia, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, me praninë e Mitropolitit të Kalqedonës, hirësi Emanuelit, njëherësh Kryetar i Komisionit për Çështjet Ndërorthodhokse.
    Më pas, në Sallën e Fronit u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Vartholomeu.
    Pas përshëndetjes dhe fjalës së ngrohtë të Patriarkut Ekumenik, Kryepeshopi Joan mbajti fjalën e tij të rastit, duke theksuar rëndësinë e unitetit orthodhoks dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë.
    Fjala e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, gjatë pritjes së tij nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, z. Vartholome:
    Tërëshenjtëri fort i hyjshëm, Kryepiskop i Kostandinopojës, Romës së Re dhe Patriark Ekumenik, Vëlla dhe bashkëmeshtar shumë i dashur dhe i shtrenjtë në Krishtin Perëndi,z. Vartholome,
    “Dhe u mbushën të gjithë me Frymën e Shenjtë… dhe ishin të gjithë bashkë në një mendje” (Veprat 2:4,1).
    Në këtë ditë të mbylljes së të kremtes së Pentikostisë, ndërsa Kisha kremton zbritjen e Frymës së Gjithëshenjtë dhe Jetëdhënëse, si edhe ‘ditëlindjen’ e saj, delegacioni i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka nderin të vizitojë Kishën e Madhe të Krishtit, duke shprehur falënderime të ngrohta për ftesën bujare. E njëjta Frymë që zbriti si gjuhë zjarri, që ushqen Kishën me misteret dhe e bën atë Trup të Krishtit, na mbledh sot “bashkë, në një mendje”, për të rrëfyer të njëjtin besim ndaj Perëndisë Triadik.
    Kjo vizitë e tanishme paqësore e një Primati të sapozgjedhur Orthodhoks, siç është zakon, përbën të parën ndaj Kishave motra vendore Orthodhokse, duke filluar me respekt nga Froni i nderuar Ekumenik, që mban privilegjet e nderit midis Kishave Orthodhokse Autoqefale. Prandaj vijmë të shprehim dashurinë tonë të sinqertë vëllazërore.
    Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit, siç vetë dëshmon: “nga Jerusalemi dhe rreth e qark deri në Ilirik kam përmbushur ungjillin e Krishtit” (Rom. 15:19). Rruga e lashtë Egnatia, rrënojat e së cilës ruhen deri sot në vendin tonë, e cila niste nga Durrësi, përfundonte në Mbretëreshën e qyteteve. Ishte një arterie rrugore e famshme që transportonte mallra, njerëz, të mira kulturore, ide dhe mësime. Nëpërmjet kësaj rruge, apostulli i kombeve arriti edhe tek ne, duke sjellë ungjillin e hirit dhe të së vërtetës, duke e bërë kishën tonë apostolike.
    Duke qenë në selinë historike të Patriarkanës së nderuar Ekumenike, jemi të mbushur me ndjenja mirënjohjeje për ftesën Tuaj bujare dhe pritjen e përzemërt, bashkë me nderim shpirtëror për rrugëtimin e gjatë kryqngjallësor të Kishës së Kostandinopojës.
    Patriarkana e nderuar Ekumenike, nga pozita dhe misioni i saj, kontribuoi në mënyrë të dobishme në rrugëtimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë përmes veprimeve vendimtare gjatë shekullit të 20-të.
    Së pari, përmes dhënies së Autoqefalisë më 12 prill 1937. Me urtësi dhe largpamësi, ajo i dha Kishës së Shqipërisë të drejtën e vetëqeverisjes, që, si një entitet kishtar i dallueshëm brenda familjes së Kishave Orthodhokse, të ushtronte administrimin dhe kujdesin pastoral të trupit kishtar brenda kufijve të shtetit kombëtar. Ky veprim u dëshmua profetik dhe shpëtimtar gjatë viteve të errëta që pasuan, duke filluar me persekutimin kundër Kishës në vitin 1945 dhe duke kulminuar në mënyrën më të pamëshirshme në vitet 1967-1990. Atëherë Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë. U shkatërruan 1.608 kisha dhe manastire, klerikët u burgosën ose u ekzekutuan dhe çdo shprehje fetare u ndalua. Por Fryma e Shenjtë ruajti të gjallë besimin në zemrat e besimtarëve, të cilët luteshin dhe pagëzoheshin fshehurazi. I tillë ishte edhe Modestia ime.
    Së dyti, përmes iniciativës së Kishës Mëmë të frymëzuar nga kujdesi i palodhur për Kishat vendore Orthodhokse në vështirësi, ajo ofroi në 1991 Hierarkun më të përshtatshëm Orthodhoks të njohur ndërkombëtarisht, Episkopin e Andrusës Anastas. Kjo dhuratë atërore nuk ishte thjesht një zgjedhje e frymëzuar, por edhe një tregues thelbësor i dashurisë jo vetëm ndaj Kishës së Shqipërisë por edhe më gjerësisht ndaj shoqërisë shqiptare. Episkopi Anastas, i dërguar fillimisht si Ekzark Patriarkal në 1991 dhe i zgjedhur rregullisht Kryepiskop në vitin 1992, me hirin e Perëndisë e rindërtoi nga rrënojat Kishën tonë. Sot, 34 vjet pas rindërtimit metodik dhe të mundimshëm, Kisha e Shqipërisë jeton një periudhë të re apostolike. Janë ndërtuar më shumë se 160 kisha të reja, 5 manastire të shenjta janë rigjallëruar, Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” edukon klerikë të rinj, Kolegji Universitar LOGOS u ofron të rinjve arsim akademik me standarde të larta.
    Tërëshenjtëri, Ju keni vizituar rishtaz vendin tonë dhe e dimë mirë se e rrethoni me dashuri atërore dhe lutje Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Po ashtu jemi të bindur se roli koordinues i Patriarkanës Ekumenike eshte i rëndësishëm per rujtejen e unitetit për të gjitha Kishat motra Orthodhokse, për dëshminë e Orthodhoksisë dhe rrezatimin e së vërtetës së saj në botën bashkëkohore të turbulluar.Nga thellësia e zemrës lutemi dhe kërkojmë që Zoti ynë Jisu Krisht të forcojë Tërëshenjtërinë Tuaj, për vazhdimin e veprës Tuaj të lartë dhe shumëdrejtimëshe.
    Në Fanarin e Shenjtë, më 14 qershor 2025Vëllai i dashur në Krishtini Tërëshenjtërisë Suaj,† Joani.

  • E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

    E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

    Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë: një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, e quajtur Gentiana Hudhra, është vrarë brutalisht me thikë të shtunën pasdite në qytetin e vogël Tolentino, pranë Maceratës.
    Sulmi ndodhi në mënyrë të papritur në një nga zonat më të populluara të qytetit, në rrugën Viale Benadduci, ku gruaja u godit disa herë me një thikë kuzhine, para syve të kalimtarëve të tronditur.
    Autori i dyshuar i krimit është ish-burri i saj, një 55-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili nuk tentoi të arratisej pas sulmit. Ai u gjet nga karabinierët i ulur në një stol pranë vendngjarjes, në gjendje të hutuar dhe pa rezistuar arrestimit.
    Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët. Dëshmitarët okularë tregojnë se gjithçka ndodhi në pak sekonda. Gruaja u qëllua në trotuar me disa goditje thike dhe pavarësisht britmave të saj dhe reagimit të menjëhershëm të kalimtarëve, ndihma mjekësore nuk mundi të bëjë asgjë për ta shpëtuar jetën e saj.
    Shërbimet e emergjencës konfirmuan vdekjen në vend, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të krimit.
    Viktima kishte jetuar prej disa vitesh në Tolentino dhe ishte nënë e dy fëmijëve të rritur, 21 dhe 23 vjeç, që i kishte nga martesa me autorin e dyshuar. Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe deri më tani nuk janë raportuar episode të mëparshme dhune apo kërcënimesh.
    Autoritetet po marrin në pyetje anëtarë të familjes dhe persona të njohur për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes çiftit dhe nëse kishte shenja paralajmëruese që janë neglizhuar.
    Sipas burimeve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se ka pasur çrregullime të natyrës psikike. Megjithatë, ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa priten vlerësimet mjeko-ligjore dhe hetimet për gjendjen e tij mendore.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas dhe ka nxitur reagime të forta në mediat italiane, si edhe në komunitetin shqiptar në rajon, duke rihapur debatin mbi dhunën ndaj grave dhe nevojën për masa parandaluese më efikase.