Day: June 14, 2025

  • Sarandë: Automjeti përplaset me disa mjete të tjera dhe përmbyset në rrugë

    Sarandë: Automjeti përplaset me disa mjete të tjera dhe përmbyset në rrugë

    Sarandë: Automjeti përplaset me disa mjete të tjera dhe përmbyset në rrugë
     
    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit. Sipas raportimeve paraprake, një automjet ka goditur disa mjete të tjera të parkuara dhe në lëvizje dhe më pas është përmbysur në rrugë.
     

     
    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
     
    Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
     
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës, ndërsa qarkullimi në segmentin përreth është bllokuar.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

    Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona

    Vllaznia U-19 fiton turneun “Eagle Cup”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kanë triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, ku goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit tonë.
    Një sukses mëse i merituar i këtyre djemve që premtojnë shumë për të ardhmen.
    Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Surpriza Mercedes në Kanada, Russell siguron “pole” në Montreal, dobët McLaren e Ferrari

    Surpriza Mercedes në Kanada, Russell siguron “pole” në Montreal, dobët McLaren e Ferrari

    14 Qershor 2025

    23:18

    Telesport

    Piloti britanik i Mercedes, George Russell, siguroi “pole position” në pistën e Montreal, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1. Ai befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, duke ndalur kronometrin në kohën 1’10”899.
    Russell siguroi “pole” në xhiron e fundit, duke ia rrëmbyer atë Max Verstappen, i dyti me Red Bull. Këta dy pilotë do ta nisin garën e nesërme (ora 20:00 me orën shqiptare) nga vija e parë e startit.
    Në vendin e tretë u rendit kryesuesi i Botërorit, Oscar Piastri me McLaren, që la pas makinën tjetër Mercedes të Kimi Antonelli (i katërti). Në vendin e pestë u klasifikua Lewis Hamilton me Ferrari.
    Në vendin e gjashtë doli Fernando Alonso (Aston Martin), që la pas Lando Norris (McLaren) e Charles Leclerc (Ferrari). Në top-10 më të mirët edhe Isack Hadjar (RB) dhe Alexander Albon (Williams), ndaj pritet një garë e fortë të dielën.

  • Euro U21/ Fitojnë Spanja, Italia, Franca e Portugalia

    Dy skuadrat e para të eleminura nga Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki janë Sllovakia U21 dhe Polonia U21

    Ndeshjet e dyta e U21 në grupet A dhe C u luajtën sot në Sllovaki. Në orën 18:00 Spanja përmbysi në fundin e ndeshjes Rumaninë duke fituar 2-1 engjitur në vend të parë në Grupin A.

    Ndërkohë në mbrëmje po në Grupin A, Italia U21 kaloi me vështirësi Sllovakinë vendase 0-1 me një gol të shënuar në start të ndeshjes.

    Sakaq në Grupin C, Franca dhe Gjeorgjia dueluan deri në minutën e fundit për të marrë fitoren. Moashat e Francës morën kryesimin përmes një penalltie në pjesën e parë miro në të dytën kaukazët përmbysën 1-2 teksa në lojë ishin luajtur 84′ minuta. Në të 89′ Franca arrin të barazojë ndërsa në të 90+12′ gjeti dhe goline fitores 3-2.

    Ndeshja tjetër Portugali- Poloni nuk pati histori. Luzitanët me një protagonist absolut si Kuenda (shënoi dy gola dhe dha asistin e golit të tretë) fitoi thellë 5-0.

    Vazhdo leximin

  • “Eagle Cup”/ Vllaznia mund Veronën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe fiton trofeun

    Vllaznia fiton të gjithë trofetë e turneut dhe shkon në ‘Viareggio’

    Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj homologëve të Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, teksa goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit shkodran. Gerald Kubazi teksa është afruar te skuadra A përpos golit të shënuar mori dhe Çmimin si ‘Lojtari më i Mirë’ por dhe goleadori i turneut.

    Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

    “Eagle Cup” u zhvillua për herë të parë në Shqipëri me angazhimin nga Fondacioni “AlbItSol” në bashkëpunim me FSHF. Në turne garuan 8 ekipe nga vende të ndryshme. Vllaznia U19 si fituese e këtij turneu, ka fituar të drejtën për të marrë pjesën në turneun e “Viareggio Cup” i cili zhvillohet çdo vit në Itali me pjesëmarrje nga i gjithë globi.

    Vazhdo leximin

  • Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-bashkëshorti

    Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-bashkëshorti

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali.

    Mediat e huaja shkruajnë se një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas raportimeve të para, viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë shqiptare. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre.
    Sipas dëshmitarëve, autori i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili u ndalua menjëherë nga policia, e cila po heton motivet e ngjarjes se rëndë.
    /vizionplus.tv

  • DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shqiptare e vrarë nga ish-partneri në Itali! Çifti prindër të dy vajzave

    DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shqiptare e vrarë nga ish-partneri në Itali! Çifti prindër të dy vajzave

    Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentiana Hudhra është vrarë me thikë në mes të një parku nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e kësaj të shtune.

    Ngjarja, shkruajnë mediat italiane ndodhi në Tolentino (Macerata), rreth orës 20:00. Ish-partneri i saj që ishte po shqiptar e sulmoi me thikë para dhjetëra njerëzve që mbushën rrugën.Lexo edhe :Related Posts
    Bëhet me dije se ata rezultojnë të divorcuar para tre vitesh. Ish-çifti ka dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç.

    Kur mbërriti policia, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Deri më tani, nuk është zyrtarizuar asnjë masë paraprake, por burri, i cili sipas informacioneve fillestare vuan nga probleme psikiatrike, po mbahet në paraburgim në pritje të mbërritjes së prokurorit publik.
    Dëshmitarët thanë se e panë 55-vjeçarin duke sulmuar trupin e viktimës, duke e goditur pa mëshirë.
    /vizionplus.tv

  • Plumbat ndaj senatorëve, reagon Biden: Sulmi i motivuar politikisht nuk duhet të ndodhë kurrë

    Plumbat ndaj senatorëve, reagon Biden: Sulmi i motivuar politikisht nuk duhet të ndodhë kurrë

    Për sulmin e rëndë në Minesota të SHBA-së ka reaguar edhe ish-presidenti amerikan, Joe Biden.

    “Ky sulm i urryeshëm i motivuar politikisht nuk duhet të ndodhë kurrë në Amerikë”, tha ish-presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë.
    “Ne nuk duhet t’i japim urrejtjes dhe ekstremizmit asnjë strehë të sigurt dhe të gjithë duhet të bashkohemi kundër dhunës politike si komb”-ka deklaruar Biden.
    Demoktratja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë vrarë në atë që duket të jetë një “atentat i motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz. Ligjvënësi demokrat i shtetit, John Hoffman, dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të shtënat duken si një “sulm i synuar kundër ligjvënësve shtetërorë”, duke shtuar se një “dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet”.
    I dyshuari për të shtënat në Hortman besohet se është shtirur si oficer policie dhe është arratisur pasi është përleshur me oficerët, thotë policia. Sipas mediave amerikane, forcat e rendit thonë se po kërkojnë një person të quajtur Vance Luther Boelter, një burrë rreth të 50-ave.

    Top Channel

  • Një tjetër shqiptare vritet në Itali, 45-vjeçarja masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti

    Një tjetër shqiptare vritet në Itali, 45-vjeçarja masakrohet me thikë në mes të qytetit nga ish-bashkëshorti

    Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë: një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare, e quajtur Gentiana Hudhra, është vrarë brutalisht me thikë të shtunën pasdite në qytetin e vogël Tolentino, pranë Maceratës.

    Sulmi ndodhi në mënyrë të papritur në një nga zonat më të populluara të qytetit, në rrugën Viale Benadduci, ku gruaja u godit disa herë me një thikë kuzhine, para syve të kalimtarëve të tronditur.
    Autori i dyshuar i krimit është ish-burri i saj, një 55-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare, i cili nuk tentoi të arratisej pas sulmit. Ai u gjet nga karabinierët i ulur në një stol pranë vendngjarjes, në gjendje të hutuar dhe pa rezistuar arrestimit.
    Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët. Dëshmitarët okularë tregojnë se gjithçka ndodhi në pak sekonda. Gruaja u qëllua në trotuar me disa goditje thike dhe pavarësisht britmave të saj dhe reagimit të menjëhershëm të kalimtarëve, ndihma mjekësore nuk mundi të bëjë asgjë për ta shpëtuar jetën e saj.
    Shërbimet e emergjencës konfirmuan vdekjen në vend, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të krimit.
    Viktima kishte jetuar prej disa vitesh në Tolentino dhe ishte nënë e dy fëmijëve të rritur, 21 dhe 23 vjeç, që i kishte nga martesa me autorin e dyshuar. Çifti ishte ndarë prej tre vitesh dhe deri më tani nuk janë raportuar episode të mëparshme dhune apo kërcënimesh.
    Autoritetet po marrin në pyetje anëtarë të familjes dhe persona të njohur për të kuptuar më mirë marrëdhënien mes çiftit dhe nëse kishte shenja paralajmëruese që janë neglizhuar.
    Sipas burimeve paraprake, 55-vjeçari dyshohet se ka pasur çrregullime të natyrës psikike. Megjithatë, ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa priten vlerësimet mjeko-ligjore dhe hetimet për gjendjen e tij mendore.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin vendas dhe ka nxitur reagime të forta në mediat italiane, si edhe në komunitetin shqiptar në rajon, duke rihapur debatin mbi dhunën ndaj grave dhe nevojën për masa parandaluese më efikase.

    Top Channel

  • Nga luks në nevojë/ Si arkitektura biofilike po rikrijon jetën urbane

    Nga luks në nevojë/ Si arkitektura biofilike po rikrijon jetën urbane

    Dy kulla të mbuluara me mbi 20,000 bimë, pemë dhe shkurre u kthyen jo vetëm në një simbol të dizajnit të qëndrueshëm, por edhe në një provë të gjallë se natyra mund të bashkëjetojë funksionalisht me arkitekturën urbane.

    Projekti, i mirëmbajtur nga ‘kopshtarë fluturues’ të specializuar, arrin të ulë temperaturën e ambientit përreth deri në tre gradë Celsius, falë gjethnajës që filtron dritën dhe lëshon lagështi.

    Përvjetori i dhjetë i Bosco Verticale u shënua me publikimin e një libri të veçantë nga studioja arkitekturore e Boerit, i cili sjell në vëmendje filozofinë pas projektit dhe ndikimin e tij në dizajnin bashkëkohor të qëndrueshëm.

    Nga Dubai në Denver, nga Antwerp në Afrikë, projekte të frymëzuara nga ky koncept po përhapen me ritëm të shpejtë. Madje, arkitektura biofilike po gjen zbatim edhe në projektet e strehimit social, si në rastin e Pyllit Vertikal Trudo në Holandë, duke dëshmuar se lidhja me natyrën nuk është një luks, por një e drejtë e realizueshme për të gjithë, pavarësisht nivelit ekonomik.

    Dizajni biofilik, integrimi i elementëve natyrorë në arkitekturë, është vërtetuar se përmirëson jo vetëm mikroklimën urbane, por edhe mirëqenien psikologjike të banorëve. Studimet tregojnë se lagjet e gjelbra ndikojnë në uljen e ankthit dhe depresionit, ndërsa bimësia në hapësirat e punës rrit kënaqësinë, përmirëson cilësinë e ajrit dhe zvogëlon problemet shëndetësore.

    Në të njëjtën kohë, arkitektë si Vincent Callebaut po e çojnë më tej këtë vizion, me ndërtesa që përfshijnë serra, koshere bletësh, mbjellje në çati dhe sisteme inteligjente për menaxhimin e ujit. Këto projekte jo vetëm që gjallërojnë qytetin, por i shndërrojnë banorët në “kopshtarë urbanë”, duke forcuar edhe lidhjet sociale.

    Arkitektura e gjelbër po gjen vend edhe në hapësira të kujdesit shëndetësor: spitali Hospiwood 21 në Belgjikë dhe Poliklinika e re në Milano janë shembuj të ndërtesave ku kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën ndihmon në rehabilitimin dhe shëndetin mendor të pacientëve.

    Që nga kopshtet tropikale të brendshme në aeroportin Changi të Singaporit, te pylli në çati i Depot në Roterdam dhe rrokaqielli ‘Tao Zhu Yin Yuan’ në Taipei, këto ‘kopshtet e banuara’ po shfaqen si zgjidhje të qëndrueshme dhe terapeutike përballë krizës klimatike dhe sfidave të shëndetit mendor.

    Siç e përmblen edhe vetë Boeri:
    “Natyra e gjallë duhet të kthehet për të banuar në hapësirat e destinuara për njerëzit. Asgjë më shumë, asgjë më pak.” Syri.net-iefimerida