Day: June 13, 2025

  • Rrëfimi i Elinarës sjell emocione të forta në Ferma VIP! Rikthehet buzëqeshja pas surprizës së AGAIT

    Rrëfimi i Elinarës sjell emocione të forta në Ferma VIP! Rikthehet buzëqeshja pas surprizës së AGAIT

    Spektakli i sotëm i ferma Vip 2 në Vizion Plus, solli sërish emocione të forta, lot dhe histori dramatike.

    Elinara rrëfeu gjatë javës historinë e jetës s saj nga fëmijëria ku familja e saj u internua në Lushnjë. Rrëfeu dhimbjet dhe përjetimin se si shoqëria e aneksoi, e deri te rikthimi në Tiranë e më pas në nisjen e karrierës së saj muzikore.
    Por jeta nuk ka vetëm çaste të hidhura, në shumicën e kohës ajo ka çaste lumturie, e ku aty ku është dashuria ajo bëhet e madhe dhe e pafundme.

    Elinara ka rrëfyer marrëdhëniet e mrekullueshme që ka me vajzat, por dhe me motrën e saj.
    Dhe ishte pikërisht një nga motrat e saj, Exhesta, ajo që e suprizoi në dhomën e Njishit.
    Pjesë nga biseda:
    Luana: Ke ndonjë krritikë.
    Exhesta: Ndonjë kritikë të vogël po.
    Luana: Na thuaj ndonjë kritikë.
    Elinara: Si është mami?
    Exhesta: Është mirë. Na kapi një virozë po është më mirë.
    Elinara: E kam lodhur motrën.
    Exhesta: Sofia është në jug, atje janë dhe kafshët.
    Elinara: Ua prandaj skam rroba unë.
    Exhesta: Luana kjo është e tmerrshme. Të gjithë duam të vieshemi, por kjo ëhstë e tmerrshme.

  • Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

    Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

    Biog Basta do të jetë finalisti i tretë i Ferma Vip, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë finalisti nuk u zbulua me anë të zarfit siç jemi mësuar herët e kaluara, por ishin vetë konkurentët që e zbuluan në arenën e jashtme.

    AGAI kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.
    Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.

    Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.
    Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.

  • Shtatë të plagosur nga sulmet e Iranit, Netanyahu thirrje izraelitëve: Mund të dilni nga strehimoret

    Shtatë të plagosur nga sulmet e Iranit, Netanyahu thirrje izraelitëve: Mund të dilni nga strehimoret

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar izraelitët se mund të largohen nga vendet ku janë strehuar, pas një vale të re raketash hakmarrëse të hedhura mbi Izrael nga Irani.

    Në një fjalim të shtunën në mbrëmje, Netanyahu tha se “regjimi iranian nuk ka qenë kurrë më i dobët”, duke shtuar: “Kjo është një mundësi për popullin iranian që të ngrihet kundër regjimit”.
    Netanyahu iu drejtua gjithashtu drejtpërdrejt popullit iranian, duke thënë: “Unë jam me ju, populli izraelit është me ju.”
    Ekipet e shpëtimit izraelitë thanë se shtatë persona u plagosën në qendër të vendit, menjëherë pasi Irani qëlloi një breshëri raketash drejt Izraelit.
    Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Irani “ka kaluar vijat e kuqe duke lëshuar raketa drejt zonave civile izraelite”, duke shtuar se “Teherani do të paguajë një çmim të rëndë”.
    Vala e fundit e sulmeve hakmarrëse me raketa të Iranit në të gjithë Izraelin vjen pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit, të cilat shënjestruan objektet bërthamore, duke vrarë komandantë dhe shkencëtarë.

    Top Channel

  • ‘Punësime elektorale’/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

    ‘Punësime elektorale’/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

    Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona. 

    Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387persona në fund të muajit mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë.

    Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje.

    Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë.

    “Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore,” shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

    Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

    “Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal,” shton Krasniqi.

    Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten.” Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.”

    Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al  rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet.”

    Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit,” duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet.”

    Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane.” Ai kujton se “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë.”

    Cfarë deklaroi Berisha?

    Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.”

    Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj. Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve.

    “Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

    Përfundim 

    Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës. Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT. Esmeralda Topo, Faktoje.al

     

  • Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni çdo ditë limon

    Ja çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni çdo ditë limon

    Limoni është një frut agrume shumë i njohur dhe i përdorur, falë shijes së tij të fortë dhe shkathtësisë në kuzhinë. Përveç përdorimit në pije freskuese, erëza apo ëmbëlsira, ai njihet gjerësisht për vetitë e tij të dobishme për shëndetin. Konsumimi i rregullt i limonit mund të sjellë përfitime të shumta për organizmin.

    Ky frut përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si vitamina C, fibra, antioksidantë dhe minerale të vlefshme si kaliumi dhe kalciumi. Këto e bëjnë limonin një aleat të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe në promovimin e një stili jetese më të ekuilibruar.

    Përfitimet kryesore të limonit për shëndetin

    Limoni ofron disa përfitime të rëndësishme për ata që ndjekin një dietë të shëndetshme:

    Forcon sistemin imunitar – falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, ndihmon trupin të mbrohet nga infeksionet, gripi dhe ftohjet sezonale.

    Ka veprim antioksidues – ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.

    Përmirëson tretjen – stimulon prodhimin e enzimave tretëse dhe lehtëson funksionin e sistemit gastrointestinal.

    Ndihmon në hidratim – uji me limon është një mënyrë e lehtë dhe freskuese për të shtuar marrjen e lëngjeve gjatë ditës.

    Mund të ndihmojë në kontrollin e peshës – falë fibrave që ofrojnë ndjesi ngopjeje.

    Përmirëson shëndetin e lëkurës – vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur lëkurën të fortë dhe të shëndetshme.

    Rrit përthithjen e hekurit – sidomos nga burimet bimore, duke ndihmuar në parandalimin e anemisë.

    Kontribuon në balancimin e pH-së së trupit – edhe pse ka shije acidike, limoni ka efekt alkalizues në trup.

    Si ta përfshijmë limonin në dietën e përditshme?

    Përfshirja e limonit në ushqimet e përditshme është e lehtë dhe e shijshme. Ja disa ide të thjeshta:

    -Shtoni disa pika limoni në sallata, peshk apo perime për të pasuruar shijen dhe për të zvogëluar nevojën për kripë.
    -Pini ujë të aromatizuar me feta limoni dhe gjethe menteje gjatë gjithë ditës.
    -Përdorni lëng limoni në vend të salcave të përpunuara në sallata apo pjatat kryesore.
    -Shtoni lëkurë limoni në recetat e ëmbëlsirave të lehta, si kek me drithëra të plota apo mus me kos natyral.
    -Shtoni limon në çajra bimorë për një aromë natyrale dhe veti qetësuese.

    Recetë e shpejtë dhe e shëndetshme: Salcë sallate me limon

    Kjo salcë është e lehtë për t’u përgatitur dhe përshtatet me shumë lloje perimesh:

    -2 lugë gjelle lëng limoni të freskët

    -1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

    -1 majë kripe

    -Piper i zi sipas dëshirës

    -Erëza të freskëta të grira (majdanoz, borzilok, qepë të njoma)

    Përzieni të gjithë përbërësit në një tas të vogël dhe përdoreni salcën mbi sallatën tuaj të preferuar. Është e shijshme, natyrale dhe pa aditivë të dëmshëm. Syri.net-newsbomb.gr

     

     

     

     

  • U zbuluan në muret e një banese në Francë/ Monedhat e arit u shitën në ankand për 3 milionë euro, koleksioni daton që nga vitet 336-323 para Krishtit

    U zbuluan në muret e një banese në Francë/ Monedhat e arit u shitën në ankand për 3 milionë euro, koleksioni daton që nga vitet 336-323 para Krishtit

    Një koleksion i madh monedhash ari të gjetura nga muri i një shtëpie në Francë pasi pronari i tyre ndërroi jetë, është shitur për miliona euro në ankand. Shtëpia e ankandeve Beaussant Lefèvre and Associates tha të enjten se të gjitha monedhat ishin shitur në Paris këtë javë, duke arritur një total prej më shumë se 3 milionë eurosh.

    Monedhat u mblodhën nga Paul Narce, i cili jetoi në një fshat të vogël në Francën jugperëndimore deri në vdekjen e tij në vitin 2024. Eksperti i monedhave, Thierry Parsy tha se Narce i cili jetoi një jetë modeste dhe nuk pa shumë nga bota, i shpenzoi të gjitha paratë e tij për koleksionin e tij.

    Me kalimin e viteve, ai ndërtoi një koleksion monedhash ari, me më shumë se 1,000 copë. Shumë nga monedhat datojnë shekuj më parë. Midis tyre janë monedha të lashta nga Mbretëria e Maqedonisë, që datojnë në vitet 336-323 para Krishtit, si dhe seri pothuajse të plota monedhash të përdorura gjatë mbretërimit të mbretërve francezë Luigji XIV, Luigji XV dhe Luigji XVI.

    Narce nuk kishte pasardhës të drejtpërdrejtë dhe vetëm pak njerëz e dinin për hobin e tij. Megjithatë, askush nuk e dinte se ku e mbante koleksionin e tij, i cili mund të kishte mbetur i pazbuluar përgjithmonë. Ishte një noter që u nis për të gjetur monedhat në shtëpi, e cila kishte qenë bosh që kur Narce u transferua në një azil kujdestarësh një vit para se të vdiste.

    Noteri përfundimisht i gjeti monedhat në një hapësirë ​​të vogël në mur, të fshehura pas një pikture në një dhomë dyqani. Përveç koleksionit të etiketuar me kujdes, noteri gjeti edhe 10 pako, secila prej të cilave përmbante 172 monedha ari 20 frangash, ekuivalente me një shufër ari. Shitja përfundimtare e tejkaloi shumë vlerësimin para ankandit prej 2 milionë eurosh.

  • Hapi profil fals dhe përndoqi të renë, shpallet në kërkim 54-vjeçari

    Hapi profil fals dhe përndoqi të renë, shpallet në kërkim 54-vjeçari

    Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 54-vjeçari J. D., i cili dyshohet se ka hapur në rrjetet sociale një llogari me të dhënat e një 33-vjeçareje.

    Gjithashtu 54-vjeçari ka përndjekur të renë nëpërmjet llogarive.

    Po punohet për kapjen e tij.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, njofton policia.

  • Vranë shqiptarin, shpallen fajtorë dy të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar

    Vranë shqiptarin, shpallen fajtorë dy të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar

    Kevin Nguyen dhe Milumo Pedrinho

    MBRETËRI E BASHKUAR- Dy persona janë shpallur fajtorë për vrasjane e Ervin Barakut, një 33-vjeçar që u vra në stacionin Seven Sisters në korrik të vitit të kaluar.
    Kevin Nguyen, 21 vjeç, me banim në rrugën Westerfield në Tottenham, u shpall fajtor për vrasje sot nga Gjykata e Lartë e Brendshme e Londrës. Edhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeç dhe banues në rrugën Stonebridge, ka pranuar fajësinë për të njëjtën akuzë.
    Më 16 qershor dyshja do të njihen me datën kur do të caktohet dhe dënimi i tyre.
    Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen pati një përplasje me Barakun në rrugë. Ai e ndoqi nga pas shqiptarin dhe Baraku rrëshqiti e ra nga shkallët brenda stacionit. Pedrinho e qëlloi me një thikë në gjoks.
    Ervin Baraku ndërroi jetë një javë më vonë, më 30 korrik, si pasojë e plagëve të marra.

  • A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Këlliçi

    A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Këlliçi

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi në një studio televizive, përgjigje pyetjes, nëse është penduar për listën e qarkut më të madh të vendit.
    Këlliçi tha se lista perfekte nuk ekziston në politikë, por sqaroi se ajo e PD për Tiranën ishte e ndikuar nga rrethanat ku ndodheshim.
    “Listë perfekte nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë. Në asnjë forcë politike nuk mund të ketë një listë perfekte, për shkak të egove, të ambicieve, të karrierave politike, për shkak të situatave aktuale, rrethanave që mund të të kushtëzojnë për të patur një vendimmarrje të caktuar. Pra listë perfekte mos prisni kurrë, nuk do të ketë dhe nuk ka patur ndonjëherë në asnjë forcë politike”, tha Këlliçi.
    Deputeti i sapozgjedhur demokrat, pranoi po ashtu se ka pasur mundësi për të bërë më mirë me kandidatët e Tiranës, kur u vendos përballë faktit se ajo dukej në sytë e publikut si një listë e vjetër dhe e konsumuar.
    “Që a mund të kishte hapësira për të punuar më shumë, për t’u hapur më shumë, për të patur qëndrime të ndryshme, patjetër kjo është e dukshme edhe pa diskutim kjo është e pranueshme”, pranoi Këlliçi.
    Më tej ai përmendi 4 emra, mes të cilëve edhe veten që do të hyjnë në Parlament në shtator dhe përbëjnë një brez të rinj politikanësh, që dolën nga lista e kontestuar e Tiranës.
    “Me shumë respekt për të gjithë ata që kritikojnë dhe kërkojnë më shumë nga opozita, unë nuk mendoj se Besart Xhaferri është i vjetër në politik, kreu i FRPD. Nuk besoj se Klevis Balliu është i vjetër, nuk besoj se Belindi vet, unë jam i vjetër. Nuk besoj se Erisa Xhixho, edhe pse është aleate, është e vjetër. Sigurisht ka pasur kontributor, qëndrestar historik të PD në atë listë, por edhe të rinj ka pasur në listë. Dhe të lexova katër emra, pra nga 12 që është 1/3 e listës. Të mbetemi te thelbi, padyshim që lista do të jetë e komentueshme. Çdo listë do të jetë e komentueshme dhe do jetë gjithmonë e tillë situata”, deklaroi Këlliçi

  • Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD

    Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD

    Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, i ftuar në  një studio televizive deklaroi se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
    “Fokusi ynë kryesor do të jetë te farsa elektorale e 11 majit. 100% e energjive tona është e fokusuar te 11 Maji. Kjo do të zgjasë të paktën derisa të mbyllet raporti final i OSBE/ODIHR. Pastaj, analiza e çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike për mendimin tim do të ndodhë në vjeshtë. Do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen”, tha Këlliçi.
    “Por, pa diskutim që fokusin e kemi te çmontimi i farsës. Fokusin dhe të gjitha energjitë i kemi të orientuara aty”, shtoi Belind Këlliçi.