Day: June 11, 2025

  • ‘Dhanë rezultat në fushë-betejë’/ Putin: Rusia do rrisë eksportin e armëve që prodhon, të përqendrohemi në armët më të përparuara!

    ‘Dhanë rezultat në fushë-betejë’/ Putin: Rusia do rrisë eksportin e armëve që prodhon, të përqendrohemi në armët më të përparuara!

    Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi mbi armatimin në Kremlin, u shpreh se programi shtetëror i armëve duhet të përqendrohet në mostrat më të fundit.

    “Vëllime të mjaftueshme dhe nomenklatura e armëve dhe makinerive për të mbështetur nevojat aktuale dhe kërkesat e ardhshme, duhet të përfshihen në programin shtetëror”, tha presidenti. “Për ta bërë këtë, duhet të lidhet për sa i përket afatit kohor dhe aktiviteteve me programin e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes ruse”, vuri në dukje ai.

    “Është gjithashtu e qartë se programi i ri shtetëror, duhet t’i kushtojë vëmendje krijimit të sistemeve më të përparuara të armatimit”, theksoi Putin.

    Sipas udhëheqësit të kremlinit, Rusia do të rrisë potencialin eksportues të armëve të saj.

    ‘Potenciali i eksportit të armëve dhe pajisjeve ruse, veçanërisht atyre që kanë provuar efektivitetin e tyre në fushën e betejës, duhet të rritet, tha Presidenti rus Vladimir Putin në takimin mbi programin shtetëror të armatimit.

    “Është gjithashtu e nevojshme të rritet potenciali i eksportit të armatimit dhe materialeve vendase, veçanërisht mostrat që kaluan testet jo në vendin e testimit, por në veprime të vërteta luftarake me intensitet të lartë dhe vërtetuan besueshmërinë dhe efikasitetin e tyre”, tha Putin.

    Armët ruse janë konkurruese për sa i përket çmimit dhe kostove të mirëmbajtjes, “gjë që është e rëndësishme për blerësit”, theksoi presidenti./ TASS.

  • Tifozi shqiptar feston barazimin me Serbinë me të shtëna në Zvicër

    Tifozi shqiptar feston barazimin me Serbinë me të shtëna në Zvicër

    Video dhe pamje të reja vijojnë të qarkullojnë në rrjet nga festa e tifozëve shqiptarë për ndeshjen e Shqipëri-Serbi.

    Ndeshja ishte shumë emocionuese teksa të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë bën tifo pë kombëtaren dhe për fitore në “shtëpi”. Rezultati 0-0 nuk i ndaloi tifozët që të festojnë teksa shqiptarët nuk kanë harruar traditat.

    Një video po qarkullon në rrjet ku duket një i ri me qeleshe në kokë i cili qëllon me armë disa herë në ajër pas përfundimit të ndeshjes. Ky rast është regjistruar në Zyrih. Mediat vendase shkruajnë se disa të rinj me flamuj të UÇK-së festuan në mënyrë të tepruar në General Guisan Quai, jo shumë larg Bürkliplatz, dhe madje bllokuan trafikun.
    Siç tregon një video që qarkullon në Snapchat, një i ri qëllon nëntë herë në ajër me pistoletë. Në Zvicër, të shtënat janë të dënueshme sipas ligjit të armëve të zjarrit. Dhe është e rrezikshme, madje potencialisht kërcënuese për jetën. Sepse plumbat bien diku – ndonjëherë me shpejtësi vdekjeprurëse. Vdekjet ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën, për shembull kur qëllohet me armë zjarri në ajër në dasma.

  • VIDEO/ Prej shumë orësh digjen mbeturinat, Përmet e Këlcyra nën pushtetin e tymit

    VIDEO/ Prej shumë orësh digjen mbeturinat, Përmet e Këlcyra nën pushtetin e tymit

    Që prej mëngjesit, vendmbeturinat e Përmetit vazhdojnë të digjen.

    Siç edhe duket në pamjet, zjarri ka rënë tek vendi i depozitimit të mbetjeve urbane në Piskovë, bashkia Përmet.

    Zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit.

    Në vendngjarje gjatë gjithë ditës kanë qenë efektivët zjarrfikës të Këlcyrës dhe Përmetit, por flakët nuk janë shuar.

    Tymi është përhapur në Përmet dhe Këlcyrë duke u kthyer në një shqetësim për banorët.

  • Tragjedi në një anije turistike, anëtari i ekuipazhit gjendet i pajetë

    Tragjedi në një anije turistike, anëtari i ekuipazhit gjendet i pajetë

    Tragjedia ndodhi të mërkurën në një anije pasagjerësh-turistike që po lundronte nga Marina Alimos , kur një i huaj 38-vjeçar, anëtar i ekuipazhit, u gjet pa ndjenja brenda anijes.
    Sipas informacioneve fillestare nga autoriteti portual, burri fatkeq, i cili punonte si kabinë, u gjet i mbyllur në tualetet e anijes dhe kishte marrë një plagë nga një objekt i mprehtë, me shumë mundësi një thikë.

    Burri i pafat po kërkohej nga ekuipazhi. Oficerët e Rojës Bregdetare dhe një patolog mjeko-ligjor nxituan në vendngjarje, të cilët pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.
    Rrethanat në të cilat ndodhi incidenti mbeten të paqarta, ndërsa një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual kompetent.

  • Njëria u ekstradua sot, tjetri ‘pentito’ i drejtësisë/ Kush janë vëllezërit Dumani

    Njëria u ekstradua sot, tjetri ‘pentito’ i drejtësisë/ Kush janë vëllezërit Dumani

    Nuredin dhe Dashnor Dumani

    TIRANË-Për shumë vite, Nuredin Dumani ishte një nga personazhet më të kërkuar të Policisë së Shtetit por edhe të drejtësisë. Megjithatë i vëllai nuk ngelet mbrapa me historikun e tij. Dashnor Dumani, vëllai i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, u ekstradua sot nga Dubai. Dashnor Dumani është dënuar nga Gjykata Penale e Kosovës për armëmbajtje pa leje, ndërsa akuzohet për vrasje dhe grabitje të armatosur. 
    Herën e parë që Dashnor Dumani u skedua nga policia ishte më 18 janar të vitit 2015, kur së bashku me 3 persona të tjerë u kap me “C4” në qytetin e Durrësit. Në pranga bashkë me të përfunduan: Febjus Dauti, lindur në Has dhe banues në Durrës; Asllan Plaku lindur dhe banues në Durrës dhe Bledar Plaku lindur dhe banues në Durrës. Atëherë u zbulua nga një bisedë telefonike që kishte bërë Dauti se do të shkonin që të vendosnin tritol me porosi.
    Pasi kryenin porositë, grupi merrte paratë dhe më pas i ndanin me njëri-tjetrin. Shënjestrat nuk ishin domosdoshmërisht persona të caktuar, por edhe makina, komisariate policie dhe shtylla tensioni, apo ku do që të bëhet porosia. Në disa raste dilnin edhe nga zonat e tyre të influencës duke u future edhe në Krujë e Fushë Krujë. Herën që u kapën ishin nisur për “punë’. Punë që ndryshe nga herët e tjera nuk kishin mundur që ta përfundonin “me korrektësi” si shumë e shumë raste të tjera.
    Më parë ai ishte dënuar në Francë “si shfrytëzues prostitucioni”. Atje, kërkoi edhe azil me pretendimin se po ta kthenin në Shqipëri, do i rrezikohej jeta, por kërkesa nuk iu pranuar. Për të provuar kërcënimin tregoi për herë të parë se i vëllai ishte i përfshirë në grabitjen e Rinasit, duke parashikuar edhe përplasjen dhe përçarjen që do të ndodhte më pas. Por edhe pse u lut që të qëndronte në Francë, kërkesa nuk iu pranuar. 
    Por ‘rrënjët’ e Dashnor Dumanit ishin më të thella në botën e krimit. Dashnor Dumani dyshohet se ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej. Vetë i vëllai i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani do ta nxirrte zbuluar.
    Një foto e publikuar rreth 15 vite më parë tregon dy vëllezërit me tufa lekësh ndër duar, duke zbuluar disa detaje nga fillimet e karrierës në botën e krimit. Imazhet tregonin një shtëpi modeste një kontrast i fortë me kushtet e qelisë ku Dumani ndodhet sot, i akuzuar për vrasjen e 12 personave dhe i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

    Nuredin dhe Dashnor Dumani

    Por dy vëllezërit do ktheheshin në ‘armiq’, pasi i përkisnin dy grupeve kriminale rivale. Dashnori punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën, teksa Nuredini ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak.
    Në një episod të dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, edhe pse në burg në Francë, Nuredin Dumani, kërkon që të komunikojë me vëllanë e tij, Dashnor Dumanin. I penduari i drejtësisë, duke përdorur aplikacionin “SkyECC” i shkruan një të njohuri të tij (i paidentifikuar me emër) që t’ja çojë telefonin e tij të vëllait, Dashnorit. 
    Një ndër pyetjet që Nuredin Dumani i bën të vëllait se “nga dilnin makinat për të bërë punë”, pra për të bërë vrasje.  Para hetuesëve duket se Nuredini nuk e kursen aspak të vëllanë.
    “Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhë në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 20169, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë  pjesë këtë gjë ma  pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret,”-rrëfen Dumani.
    Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin “SkyEÇ”: ‘Totorina”, “Covid 19” dhe “Alcatraz”. Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me “Matrix”, aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol. Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali.
    Nga ana tjetër, Dashnor Dumani u kthye pranë tij, por ngelet për t’u parë nëse do të ndjekë hapat e vëllait dhe do të rrëfehet për ngjarjet kriminale./ZËRI

  • “Vetëm pensionistë do mbeten”,Kedhi paralajmëron kolaps social në Shqipëri: Vendi po mbushet me punëtorë nga Azia dhe..

    “Vetëm pensionistë do mbeten”,Kedhi paralajmëron kolaps social në Shqipëri: Vendi po mbushet me punëtorë nga Azia dhe..

    Anëtari i platformës Brain Gain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në një intervistë për  një studio televizive, theksoi se qytetarët shqiptarë nuk po largohen nga vendi, por sipas tij po dëbohen nga Rama.
    Kedhi tha se në vend do të mbesin vetëm pensionistët, dhe sipas tij, do të ketë probleme dhe me ‘sistemin e pensioneve’.
    “Nuk është thjesht ndryshim në letër midis PD dhe PS, por është një përballje filozofish. PS është një parti e majtë dhe po bën atë që bën e majta në versionin më të keq të saj. Nga akumulimin e të gjithë pushteteve, akumulimin e të gjithë elementëve të ekonomisë në versionin final në duart e një personi. Por natyrisht pas atij personi vijnë më pas tek katër pesë veta që kontrollojnë çdo gjë për atë person, që në këtë rast është kryeministri. E dëgjoj shpesh këtë që thonë që kryeministri Edi Rama nuk është i majtë por i djathtë. Më vjen keq ta them për këtë që thonë njerëzit që nuk e kanë haberin se çfarë është e majta dhe e djathta. Kryeministri Rama është i majtë ashtu siç është PS. E majta ka shumë për zemër kolektivizmin, është kjo filozofi që qëndron në bazë të socializmit të komunizmit të fashizmit të merkantilizmit. Që në thelb eleminon konkurrencën, eleminon iniciativën e lirë të çdo individi, dhe çlirimin e potencialit ekonomik që çdo njeri ka. Unë mendoj se shqiptarët nuk po largohen nga vendi por, po dëbohen, si pasojë e një politike të mirëfilltë të qeverisë shqiptare prej 10 viteve, 12 sa kanë vajtur të dëbimit të shqiptarëve. Dhe kemi zëvendësimin e tyre sicc e shikojm dhe e ka thënë kryeministri në 2021, zëvendësimin e shqiptarëve që ikin me me punëtorë që vijnë nga vendet e Azisë apo të Afrikës. Kjo e bën edhe më keq situatën sepse këtu vijnë punëtorë që nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë në Shqipëri, ata po e përdorin si trampolinë për tu larguar drejt vendeve të BE. Këtu po ngelen njerëz të moshës së tretë në pjesën më të madhe pensionistë. Kjo jo vetëm që e bën më të rëndë situatën ekonomike, por dhe të pensioneve që është një minë me sahat. Ky largim bën që të hidhet në erë e gjithë skena e pensioneve.” tha Kedhi.
     

  • “Lista e humbësve”, Balliu godet drejtëpërdrejt Berishën: Donte të ishte thjesht kryetar, jo kryeministër

    “Lista e humbësve”, Balliu godet drejtëpërdrejt Berishën: Donte të ishte thjesht kryetar, jo kryeministër

    Alesia Balliu vijon të ngrejë zërin mbi atë që po ndodh në PD. Partia e parë opozitare pësoi disfatë në zgjedhje dhe Balliu është ndër zërat e paktë që kërkon të mbahet përgjegjësi për atë rezultat.
    Balliu ishte këtë mbrëmje e ftuar në  një emision televziv, ku ironizoi Berishën, duke thënë se ai doli i fituar në 11 maj.
    Sipas saj, ai nuk donte të bëhej kryeministër, por të rrite kryetar i opozitës. Po ashtu shton se këtë e tregoi dhe faktin që futi në listë të mbyllur vetëm besnikët.

    – Këta që nuk veprojnë si ty, janë të gjithë njësoj? Nuk janë me integritet që duan proces të ndershëm?

    Sali Berisha fitoi garën për të qenë numri 2, fitoi garën për të qenë kryetari i opozitës. Kjo ishte fitorja e tij. Kaq donte. Prandaj u bë lista. Po të vije re mediat kur doli lista, të gjithë analistët thoshin që ishte një listë humbësish. Një listë e besnikëve të Berishës. Nuk kishte asnjë ndryshim nga lista e Bashës. Të vetmit që mungonin ishin Basha dhe Shehaj.
    – Te listat e hapura nuk thuhet e njëjta gjë?

    – Pse e futi te lista e hapur?
    Sepse nuk ishte besnike e Berishës. E meritonte listën e mbyllur. Këta individë i shërbejnë vetëm interesit të Berishës. Ata janë për të ruajtur legjitimitetin e Berishës. Janë ata shkaktarët e humbjes së madhe. Po këta individë kritikojnë zërat si mua, zoti Sula…
    – Po a do sillni diçka konkrete?
    Ne jemi duke ndryshuar opinionin publik. Ne na përshëndesin shumë demokratë. Jo se ata nuk dëgjojnë. Të lumtur janë vetëm besnikët e Berishës. Vetëm ata fituan. Ata do marrin dieta, ata do marrin rrogën. Nëse është farsë, pse hyn e paguhesh me taksat e qytetarëve?
     
     

  • Alimehmeti do të jetë në Kuvend? Tabaku: Të qenurit të dy në listën e hapur, diçka jo komode

    Alimehmeti do të jetë në Kuvend? Tabaku: Të qenurit të dy në listën e hapur, diçka jo komode

    Jorida Tabaku thotë se të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode. Ajo thotë se ka një marrëdhënie shumë korrekte dhe pa asnjë hatërmbetje me Alimehmetin, pavarësisht rezultatit që solli 11 Maj. Tabaku shpreson që Partia Demokratike të mund të marrë mandatin e 14 pas rinumërimit të votave të Tiranës. Kjo do i hapte rrugën Alimehmetit që të futej në Kuvend.
    ”Ai mori një mbështetje shumë të madhe. Do i bënte mirë jo vetëm PD-së, por edhe Parlamentit. Shpresoj që numërimi i këtyre votave të pavlefshme mund të prodhojë këtë mandatin e 14. Rinumërimi që po ndodh në Tiranë është pjesë e denoncimit total që PD i ka shkuar procesit deri në fund”, tha Tabaku.

    Deputetja u shpreh edhe se fushata për zgjedhjet ishte e lodhshme dhe e gjatë. Punën e vështirësonte edhe fakti që përveç kundërshtarit, “përballë” kishte edhe kandidatët mes radhëve të PD-së. Për Tabakun në zgjedhjet e 11 majit ka pasur frikë mes qytetarëve.
    ”Për herë të parë më kanë qëlluar qytetarët që thonin mos na nxirr në foto, edhe qytetarë të thjeshtë, biznese të vogla, nëpunës të administratës publike. Kishte një komponent të frikës që ishte prezent aty”, tha ajo në ”Tv Klan”.

  • ”Jemi rritur”, Hoxha ironizon tranjerin Silvinjo: Rritja e vetme është çmimi i biletave, akuzimi me pasionin për Kombëtaren

    ”Jemi rritur”, Hoxha ironizon tranjerin Silvinjo: Rritja e vetme është çmimi i biletave, akuzimi me pasionin për Kombëtaren

    Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho thotë se ka një rritje të ekipit, edhe pse mbrëmë në Letoni shkuan në një barazim 1-1, dhe me Serbinë u humb penalltia e famshme. Për këtë ka ironizuar gazetari i kronikës, Artan Hoxha. Ai thotë se vetmja gjë që është rritur, është çmimi i biletës në stadium. ”E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren”,-shkruan në një postim në Facebook.
    Postimi i plotë

    Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pas barazimit me Letoninë:
    “Jemi në rritje…”
    Mister Silvinjo, në rritje ishim gjatë eliminatoreve të kaluara, kur na çove në Kampionatin Europian. Që prej asaj kohe, jemi në rënie. Madje, në një rënie të lirë…
    E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave për qytetarët më të varfër të kontinentit, duke abuzuar me pasionin e tyre për të parë Kombëtaren.

  • Problemet me ujin në Vlorë, Dredha: Po përpiqemi ta zgjidhim

    Problemet me ujin në Vlorë, Dredha: Po përpiqemi ta zgjidhim

    Kreu i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha flet për problematikën për furnizim me ujë të pijshëm në qytetin bregdetar. ”Jemi në unison me Ujësjellësin, në mënyrë që të ecim përpara. Po përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt këtë problematikë, ka rënë në një moment energjia elektrike, pastaj ka ndikuar te pompa e ujit. Po punojmë me ritëm të madh, shpresoj të kalojë sa më shpejt kjo situatë”, tha Dredha.
    Po sa mund të zgjasë kjo situatë?

    Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ujësjellin, ka pasur problematikë këto 3,4 ditët e fundit dhe realisht ka pasur shqetësim në komunitet, se normalisht uji është jetë. Kemi qenë të gjithë të shqetësuar, edhe ne si bashki jemi munduar të mbështesim Ujësjellësin e Vlorës për t’i dhënë fund kësaj avarie.
    Në fakt, deri në orët e vona, ka qenë drejtori i Ujësjellësit bashkë me ekipin e vet, me ekspertë, inxhinierë hidrikë, për të evidentuar problematikën reale.
    Depoja e re, në të cilën është bërë një investim para pak vitesh, para dy javësh është vënë në punë. Ka zona periferike që ka hasur vështirësi në shkuarjen e ujit, sepse normalisht kur vendosen tuba të reja, praktikisht marrin edhe ajër, derisa të zhbllokohet e gjitha ajo, ka këto lloj problemesh.