Day: June 11, 2025

  • Ushtria ukrainase godet një fabrikë baruti dhe një depo armësh në territorin rus

    Ushtria ukrainase godet një fabrikë baruti dhe një depo armësh në territorin rus

    Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte goditur një fabrikë baruti në Tambov të Rusisë, gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr.

    “Prodhon barut për lloje të ndryshme armësh të vogla, artilerie dhe sistemesh raketore”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë të postuar në aplikacionin Telegram, duke e përshkruar fabrikën si një nga objektet kryesore në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.
    Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu shpërthime në një depo armësh në rajonin e Kurskut dhe në një depo aeroporti në rajonin e Voronezhit.

    Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk ishte në gjendje t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto sulme të ushtrisë ukrainase.

  • Prapaskenat e përplasjes Musk-Trump: Si u zbut konflikti pas sulmeve në media sociale

    Prapaskenat e përplasjes Musk-Trump: Si u zbut konflikti pas sulmeve në media sociale

    Elon Musk i telefonoi Presidentit Donald Trump të hënën në mbrëmje, thanë për CNN dy burime të afërta me situatën, në një përpjekje për të qetësuar tensionet pas përplasjes së fortë dhe publike mes tyre javën e kaluar.

    Miliarderi i teknologjisë më pas u tërhoq publikisht nga komentet e tij kritike, duke kërkuar ndjesë dhe duke pranuar se kishte “shkuar shumë larg”.
    Telefonata e shkurtër mes Musk dhe presidentit ndodhi pas ndërhyrjes së zëvendëspresidentit JD Vance dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, të cilët folën me Musk të premten për të diskutuar për përplasjen e tij me Trump. Sipas burimeve, qëndrimi i Musk filloi të zbutet menjëherë pas këtyre bisedave.
    Musk më pas fshiu disa nga postimet më të ashpra në rrjetet sociale, përfshirë një që lidhej me Jeffrey Epstein dhe një tjetër ku pajtohej me idenë se Trump duhej të shkarkohej. Të mërkurën, ai shkroi në platformën X:
    “Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Presidentit @realDonaldTrump javën e kaluar. Shkuan shumë larg.”
    Sipas CNN, Trump kishte këshilluar JD Vance që të ishte diplomatik në deklaratat e tij publike për këtë çështje. Në një intervistë gjatë një podkasti me Theo Von, të regjistruar të enjten dhe publikuar të shtunën, Vance tha se sulmet e Musk ndaj presidentit ishin një “gabim i madh”, por shtoi se besonte se marrëdhënia mes tyre mund të riparohej.
    Tensionet nisën nga një përplasje mbi projektligjin për politikën e brendshme dhe u përshkallëzuan në akuza të ndërsjella, por fundjava solli një qasje më të butë nga Musk. Ai shfaqi mbështetje për qasjen e administratës Trump ndaj trazirave në Los Angeles dhe postoi flamuj amerikanë në një deklaratë të Vance, ku thuhej se “presidenti nuk do të tolerojë dhunën dhe trazirat”.
    Musk gjithashtu ndau një postim nga rrjeti social Truth i Trump, ku ai kërkonte falje publike nga Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass. Ai gjithashtu riktheu ndjekjen e disa aleatëve të Trump, përfshirë Stephen Miller dhe Charlie Kirk, të cilët ai i kishte hequr nga lista gjatë përplasjes.
    Charlie Kirk, një mbështetës i zëshëm i Trump, u shpreh se ishte i bindur se marrëdhënia mund të normalizohej.
    “I njoh të dy këta djem… Do të bëj gjithçka që mundem për t’i sjellë sërish në një mendje,” tha ai për Megyn Kelly.
    Ndërkohë, vetë Presidenti Trump e përshëndeti gjestin e Musk, duke i thënë The New York Post në një intervistë të shkurtër:
    “Mendova se ishte shumë mirë që ai e bëri këtë.”
    Të gjitha shenjat tregojnë se përplasja e javës së kaluar mund të jetë drejt zgjidhjes, me mundësinë e riparimit të një aleance që dikur konsiderohej strategjike për të dy.

    Top Channel

  • Lufta Ukrainë-Rusi, ushtria ukrainase godet një fabrikë baruti dhe një depo armësh në territorin rus

    Lufta Ukrainë-Rusi, ushtria ukrainase godet një fabrikë baruti dhe një depo armësh në territorin rus

    Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte goditur një fabrikë baruti në Tambov të Rusisë, gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr.

    “Prodhon barut për lloje të ndryshme armësh të vogla, artilerie dhe sistemesh raketore”, tha ushtria ukrainase në një deklaratë të postuar në aplikacionin Telegram, duke e përshkruar fabrikën si një nga objektet kryesore në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.
    Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu shpërthime në një depo armësh në rajonin e Kurskut dhe në një depo aeroporti në rajonin e Voronezhit.
    Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk ishte në gjendje t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto sulme të ushtrisë ukrainase.

    Top Channel

  • Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

    Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

    Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.

    Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
    Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
     

    Top Channel

  • “Rusia do japë llogari për çdo jetë të humbur”, Spiropali flet nga Ukraina: Nuk do bëjmë një sy qorr përpara krimeve që kanë ndodhur këtu

    “Rusia do japë llogari për çdo jetë të humbur”, Spiropali flet nga Ukraina: Nuk do bëjmë një sy qorr përpara krimeve që kanë ndodhur këtu

    Paqja dhe stabiliteti rajonal ishin në fokus të Samitit “Ukrainë–Evropa Juglindore”, ku Shqipëria përfaqësohej nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

    Në fjalën e saj, Spiropali ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke thënë se lufta e tyre është edhe lufta jonë.
    “Sot dua të përcjell jo vetëm fjalë solidariteti, por një premtim: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës – sot, nesër dhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Lufta juaj është edhe lufta jonë. Shpresa juaj është edhe shpresa jonë. E ardhmja juaj është e ardhmja jonë e përbashkët. Uroj të kthehet së shpejti paqja, drejtësia dhe liria në Ukrainë!”.
    Gjatë fjalimit në samit, Spiropali vlerësoi qendrën e Ukrainës përballë mizorive ruse, duke thënë se frymëzoi botën, ndërsa shtoi se Moska duhet të japë llogari.
    “Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe shkatërrimit të pamasë, populli i Ukrainës ka qëndruar me një guxim të pashoq. Qëndresa e tyre përballë mizorive ka frymëzuar botën. Ne nuk mund ta bëjmë një sy qorr përpara këtyre krimeve. Rusia duhet të japë llogari për çdo predhë, për çdo krim lufte, për çdo jetë të humbur. Heshtja është bashkëfajësi, dhe bota nuk mund t’ia lejojë vetes të rrijë e heshtur”.
    Ky është Samiti i Katërt  “Evropë Juglindore-Ukrainë”, ku i pranishëm ishte Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidenti i Serbisë, Vucic, kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, si dhe krerët e shteteve të tjera të rajonit.

    Top Channel

  • Fiks Fare/ “Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”! Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    Fiks Fare/ “Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra”! Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    Në fshatin Drenovicë të Dimalit  banorët ankohen për ndotjen masive në koshat e mbeturinave të vendosur pranë banesave dhe bizneseve të tyre.

    Por ajo çfarë shqetëson më shumë është fakti se aty pranë është një pikë grumbullimi (magazinë+ sera) fruta perime  dhe sipas banoreve koshat e mbeturinave nuk pastrohen me ditë e javë te tëra dhe në to shpesh ka dhe kafshë të ngordhura.
    Ata shprehen për Fiks Fare se ndotja dhe insektet e shumta që vijnë nga këto mbeturina është bërë problem. Për ata që kanë dhe banesat aty pranë jetesa është edhe më e vështirë.
    Pas më shumë se dy javësh në momentin që Fiks Fare ishte i pranishëm duke marrë ankesat e banorëve vjen dhe makina e mbledhjes së mbeturinave e sinjalizuar që Fiksi ndodhej në fshatin Drenovicë. Dy punonjësit  dhe shoferi makinës iu futën direkt punës duke grumbulluar mbeturinat.
    Pas disa minutash afër grupit të xhirimit të Fiks Fare vjen edhe përgjegjësi i pastrimit z.Eduart Ibrahimi i cili u njoftua nga një prej punonjësve. Ai u shpreh për Fiks Fare se mbledhja e plehrave ishte bërë para 3-4 ditëve,  gjë të cilën e mohuan banorët dhe e faktuan me foto e video. Gjithashtu përgjegjësi u justifikua me faktin se banorët hedhin shumë plehra madje disa prej tyre nuk duhet të hidhen aty. ” Nuk duhet të hidhen divanët , lavatriçe , frigoriferë, pasi banorët duhet të njoftojnë kompanitë që ua kanë shitur të vijnë t’i marrin” shprehet Ibrahimi. Pra duke nënkuptuar që banorët e fshatit Drenovicë duhet të bëjnë edhe diferencim të plehrave, por pa ua vënë koshat përkatës.
    Kjo kompani pastrimi ka fituar tenderin në Bashkinë e Dimalit që në vitin 2021, me vlerë rreth 1.2 milion euro dhe prej 4 vitesh operon në  Bashkinë e Dimalit. Objekti i kësaj kontrate është shërbimi i pastrimit në territorin administrativ të Bashkisë Dimal.
    Fiks Fare u interesua edhe në  Bashkinë Dimal ku tek shërbimi i informacionit morën si përgjigje që njiheshin me situatën nga ankesat e banorëve që i kishin depozituar pranë bashkisë.  Punonjësja pohon” Kujtonim se problemi ishte zgjidhur, nuk e dinim që vazhdon akoma”. Pas vënies në dijeni nga Fiksi punonjëset konfirmuan se për problematikën do të njoftohet kompania e pastrimit dhe do t’i jepet zgjidhje sa më shpejt.

    Top Channel

  • Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë me drejtësinë për të mbyllur…

    Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë me drejtësinë për të mbyllur…

    Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu.

    Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një orë përpara se të arrestohej me urdhër të SPAK.
    “Ai nuk e dinte ende, por pas një ore do të arrestohej në këtë zyrë. Pa gjyq, thjeshtë kaos. Kamerat po xhirojnë. Mediat po e përpijnë. Edhe arrestimi i tij duket si një film. Energjia e PERSONAZHIT KRYESOR është çliruar plotësisht”, shkruan Veliaj në këtë video.
    “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë”, ka shtuar ai në diçiturë.

    @erionveliaj_Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë 🎬♬ HAVHAVHAV – Rapfelsefesi

    Top Channel

  • ‘Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra’/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    ‘Faji i banorëve, bëjnë shumë plehra’/ Kompania e pastrimit lë me javë të tëra pa pastruar koshat në Dimal

    Në fshatin Drenovicë të Dimalit banorët ankohen për ndotjen masive në koshat e mbeturinave të vendosur pranë banesave dhe bizneseve të tyre. Por ajo çfarë shqetëson më shumë është fakti se aty pranë është një pikë grumbullimi (magazinë+ sera) fruta perime dhe sipas banoreve koshat e mbeturinave nuk pastrohen me ditë e javë te tëra dhe në to shpesh ka dhe kafshë të ngordhura.

    Ata shprehen për Fiks Fare se ndotja dhe insektet e shumta që vijnë nga këto mbeturina është bërë problem. Për ata që kanë dhe banesat aty pranë jetesa është edhe më e vështirë. Pas më shumë se dy javësh në momentin që Fiks Fare ishte i pranishëm duke marrë ankesat e banorëve vjen dhe makina e mbledhjes së mbeturinave e sinjalizuar që Fiksi ndodhej në fshatin Drenovicë. Dy punonjësit dhe shoferi makinës iu futën direkt punës duke grumbulluar mbeturinat.

    Pas disa minutash afër grupit të xhirimit të Fiks Fare vjen edhe përgjegjësi i pastrimit z.Eduart Ibrahimi i cili u njoftua nga një prej punonjësve. Ai u shpreh për Fiks Fare se mbledhja e plehrave ishte bërë para 3-4 ditëve, gjë të cilën e mohuan banorët dhe e faktuan me foto e video. Gjithashtu përgjegjësi u justifikua me faktin se banorët hedhin shumë plehra madje disa prej tyre nuk duhet të hidhen aty. ‘ Nuk duhet të hidhen divanët , lavatriçe , frigoriferë, pasi banorët duhet të njoftojnë kompanitë që ua kanë shitur të vijnë t’i marrin’ shprehet Ibrahimi. Pra duke nënkuptuar që banorët e fshatit Drenovicë duhet të bëjnë edhe diferencim të plehrave, por pa ua vënë koshat përkatës.

    Kjo kompani pastrimi ka fituar tenderin në Bashkinë e Dimalit që në vitin 2021, me vlerë rreth 1.2 milion euro dhe prej 4 vitesh operon në Bashkinë e Dimalit. Objekti i kësaj kontrate është shërbimi i pastrimit në territorin administrativ të Bashkisë Dimal.

    Fiks Fare u interesua edhe në Bashkinë Dimal ku tek shërbimi i informacionit morën si përgjigje që njiheshin me situatën nga ankesat e banorëve që i kishin depozituar pranë bashkisë. Punonjësja pohon’ Kujtonim se problemi ishte zgjidhur, nuk e dinim që vazhdon akoma’. Pas vënies në dijeni nga Fiksi punonjëset konfirmuan se për problematikën do të njoftohet kompania e pastrimit dhe do t’i jepet zgjidhje sa më shpejt./ TCH

  • Kedhi: Rama po dëbon të rinjtë, këtu po mbesin pensionistët

    Kedhi: Rama po dëbon të rinjtë, këtu po mbesin pensionistët

    Anëtari i platformës Brain Gain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, theksoi se qytetarët shqiptarë nuk po largohen nga vendi, por sipas tij po dëbohen nga Rama.

    Kedhi tha se në vend do të mbesin vetëm pensionistët, dhe sipas tij, do të ketë probleme dhe me ‘sistemin e pensioneve’.

    “Nuk është thjesht ndryshim në letër midis PD dhe PS, por është një përballje filozofish. PS është një parti e majtë dhe po bën atë që bën e majta në versionin më të keq të saj. Nga akumulimin e të gjithë pushteteve, akumulimin e të gjithë elementëve të ekonomisë në versionin final në duart e një personi. Por natyrisht pas atij personi vijnë më pas tek katër pesë veta që kontrollojnë çdo gjë për atë person, që në këtë rast është kryeministri. E dëgjoj shpesh këtë që thonë që kryeministri Edi Rama nuk është i majtë por i djathtë. Më vjen keq ta them për këtë që thonë njerëzit që nuk e kanë haberin se çfarë është e majta dhe e djathta. Kryeministri Rama është i majtë ashtu siç është PS. E majta ka shumë për zemër kolektivizmin, është kjo filozofi që qëndron në bazë të socializmit të komunizmit të fashizmit të merkantilizmit. Që në thelb eleminon konkurrencën, eleminon iniciativën e lirë të çdo individi, dhe çlirimin e potencialit ekonomik që çdo njeri ka. Unë mendoj se shqiptarët nuk po largohen nga vendi por, po dëbohen, si pasojë e një politike të mirëfilltë të qeverisë shqiptare prej 10 viteve, 12 sa kanë vajtur të dëbimit të shqiptarëve. Dhe kemi zëvendësimin e tyre sicc e shikojm dhe e ka thënë kryeministri në 2021, zëvendësimin e shqiptarëve që ikin me me punëtorë që vijnë nga vendet e Azisë apo të Afrikës. Kjo e bën edhe më keq situatën sepse këtu vijnë punëtorë që nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë në Shqipëri, ata po e përdorin si trampolinë për tu larguar drejt vendeve të BE. Këtu po ngelen njerëz të moshës së tretë në pjesën më të madhe pensionistë. Kjo jo vetëm që e bën më të rëndë situatën ekonomike, por dhe të pensioneve që është një minë me sahat. Ky largim bën që të hidhet në erë e gjithë skena e pensioneve.” tha Kedhi.

  • Rritja e sekrecioneve vagjinale, 8 shkaqe të zakonshme dhe 1 që s’duhet neglizhuar

    Rritja e sekrecioneve vagjinale, 8 shkaqe të zakonshme dhe 1 që s’duhet neglizhuar

    Ja si ta njihni

    Sekrecioni vagjinal i kthjellët dhe i bardhë është normal. Por ndonjëherë mund të vini re një rritje të tij.

    Si ta dalloni nëse kjo është normale apo një arsye për shqetësim?

    Çfarë është sekrecioni vagjinal?

    Sekrecioni vaginal është një lëng që prodhohet nga gjëndrat në qafën e mitrës dhe vagjinë, me qëllim pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit vagjinal. “Ai përbëhet nga mukus, baktere, sekrecione dhe qeliza të vjetra që trupi i hedh natyrshëm”, shpjegon Dr. Sadna Singhal Vishnoi, gjinekologe-obestetër.

    Ky lëng luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit vaginal, duke:

    • mbajtur vagjinën të pastër, duke larguar bakteret dhe qelizat e vdekura që mund të shkaktojnë infeksione.
    • ruajtur ekuilibrin e pH-it vagjinal, që zakonisht është pak acid (pH 3.8-4.5), për të parandaluar rritjen e baktereve të dëmshme.
    • lubrifikuar muret vagjinale, duke parandaluar thatësinë dhe shqetësimet.
    • mbështetur fertilitetin, sepse gjatë ovulacionit sekrecionet bëhen më të rrëshqitshme dhe ndihmojnë spermatozoidet të arrijnë vezën.

    Sasia normale e sekrecionit ndryshon, por deri në një lugë çaji në ditë konsiderohet normale, transmeton Telegrafi.

    8 arsyet kryesore për rritjen e sekrecionit vagjinal

    1. Ovulacioni

    Gjatë mesit të ciklit menstrual, nivelet e estrogjenit arrijnë kulmin, dhe qafa e mitrës prodhon më shumë mukus cervikal, që bëhet i qartë, i rrëshqitshëm dhe elastik. Kjo ndihmon spermatozoidet të lëvizin më lehtë.

    2. Shtatzënia

    Nivelet në rritje të estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatzënisë çojnë në një rrjedhje të hollë, të bardhë si qumështi, që ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe krijon një mjedis të shëndetshëm për foshnjën.

    3. Ngacmimi seksual

    Gjatë ngacmimit seksual, gjëndrat e Bartholin prodhojnë lubrifikant të qartë, ndërsa qafa e mitrës lëshon më shumë mukus, duke rritur rrjedhjet vagjinale.

    4. Kontrolli i lindjeve

    Kontraceptivët hormonalë mund të shkaktojnë rritje të sekrecioneve për shkak të luhatjeve hormonale.

    5. Infeksioni nga maja (Candida albicans)

    Mund të shfaqet pas përdorimit të antibiotikëve, ngrënies së tepërt të sheqerit, stresit, shtatzënisë ose diabetit. Shfaqet si sekrecion i trashë, i bardhë dhe me kruarje.

    6. Vaginoza bakteriale

    Shkaktohet nga çekuilibri i baktereve vagjinale dhe manifestohet me sekrecion gri ose të bardhë, me erë të fortë peshku.

    7. Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)

    Gonorreja, klamidia dhe trikomoniaza shkaktojnë rrjedhje të verdhë ose të gjelbër, me erë të pakëndshme dhe inflamacion.

    8. Menopauza

    Nivelet hormonale ndryshojnë dhe mund të shkaktojnë rrjedhje më të holla, të qarta ose të bardha, shpesh shoqëruar me thatësi vagjinale.

    Kur duhet të keni kujdes?

    Nëse rrjedhja është e pazakontë në ngjyrë, aromë, shoqërohet me kruarje, djegie, apo shqetësim tjetër, këshillohet konsultimi me mjekun për diagnozë dhe trajtim.

    Si të trajtohet rritja e sekrecionit vaginal?

    • Infeksioni nga maja: Trajtohet me ilaçe antifungale dhe probiotikë për rikthimin e florës vaginale.
    • Vaginoza bakteriale: Kërkon antibiotikë të veçantë dhe shmangien e shpëlarjeve vaginale.
    • Infeksionet seksualisht të transmetueshme: Trajtim me antibiotikë sipas llojit të infeksionit.
    • Çrregullimet hormonale: Menaxhimi përfshin ndryshime në dietë dhe stil jetese për balancimin hormonal.

    Rritja e sekrecionit vagjinal mund të jetë një proces normal që lidhet me ndryshimet hormonale, por gjithashtu mund të sinjalizojë infeksione që kërkojnë trajtim. Kujdesi i duhur dhe konsultimi me mjekun janë çelësi për shëndet vaginal optimal.