Day: June 11, 2025

  • Sherr në zonën e “Ali Demit”, raportohet për të shtëna me armë! Gjenden gëzhoja në vendngjarje

    Sherr në zonën e “Ali Demit”, raportohet për të shtëna me armë! Gjenden gëzhoja në vendngjarje

    Një konflikt mes disa personash ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit”.

    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.
    Deri më tani nuk raportohet për të plagosur, teksa policia që prej orëve të vona të mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.
    Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga uniformat blu.

    Top Channel

  • Temperatura maksimale do të arrijë në…/ Njihuni me parashikimimin e motit për sot

    Temperatura maksimale do të arrijë në…/ Njihuni me parashikimimin e motit për sot

    Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

    Ndësarsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.

  • Gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave,  çfarë po ndodh me protestat në Los Angeles?

    Gjykata amerikane kufizon vendosjen e trupave, çfarë po ndodh me protestat në Los Angeles?

    Ndërsa protestat pro-emigracionit vazhdojnë në Kaliforni, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera në SHBA, Trump sulmon autoritetet lokale.

    “Nëse nuk do të kisha dërguar trupa në Los Angeles, ai qytet do të ishte në flakë tani, njësoj si 25,000 shtëpitë e rrafshuara nga një guvernator dhe kryetar bashkie i paaftë”. Presidenti amerikan po i referohet Gavin Newsom dhe Karen Bass, duke i sulmuar gjithashtu ata për vonesat në rindërtimin pas zjarreve.

    Ndërkohë, një gjykatë federale ka lëshuar një urdhër që kufizon përdorimin e trupave ushtarake në Los Angeles. Përdorimi i trupave, urdhëroi gjykatësi i distriktit Charles Breyer, duhet të kufizohet në mbrojtjen e ndërtesave federale.

    Sipas Politico, deportimet e 9,000 emigrantëve në Guantanamo, burgu dikur i destinuar për terroristët e 11 shtatorit që Trump e ka shndërruar në një qendër paraburgimi për emigrantët e paligjshëm, mund të fillojnë në orët e ardhshme.

  • Ndërron jetë regjisori dhe aktori Leka Bungo, së fundmi ishte kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH…

    Ndërron jetë regjisori dhe aktori Leka Bungo, së fundmi ishte kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH…

    Ndahet nga jeta Leka Bungo 81 vjeç. Varrimi behet sot, datë 11.06.2025, ora 16.00 në varrezat e Sharrës. Leka Bungo (Vlorë, 28 shkurt 1944) regjisor, aktor, dhe skenarist shqiptar. Ka kryer shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjecar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.
    Në fund të viteve ’80, u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.
    Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri.
    Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Perveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Në filmin që bëri në 1990 si Bardhyli në filmin “Një djalë edhe një vajzë”. Ai ishte autor i skenarëve për disa filma artistikë.
    Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv Kombi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSH. Në vitin 2016, ai bëri serialin “Rrokullisja” për Televizionin Shqiptar, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997. Së fundmi, ishte kryetari i KD të RTSH, ku iu ndërpre mandati përmes procedurës së shkarkimit nga Kuvendi.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 11 qershor 2025…

    HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 11 qershor 2025…

    DASHI
    Pasion intensiv, por rrezikoni të jeni shumë impulsiv. Merrni frymë para se të reagoni. Dëshironi të lëvizni dhe të veproni, përfitoni nga shtytja për të përfunduar diçka.
    DEMI
    Një dialog i sinqertë forcon lidhjen. Hapuni më shumë. Ditë ideale për të vënë gjërat në rregull dhe për të përcaktuar prioritete të reja.
    BINJAKËT
    Ditë e lehtë dhe stimuluese, perfekte për flirtim dhe takime. Keni një mijë ide, por zgjidhni një drejtim të saktë në mënyrë që të mos humbisni.
    GAFORRJA
    Emocionet ju pushtojnë, por ka ëmbëlsi në atë që ndjeni. Ngadalësoni për një moment: duhet të dëgjoni më shumë dhe të reagoni më pak.
    LUANI
    Karizma është e dukshme, por shmangni qëndrimet tepër teatrale. Jeni të motivuar, por keni nevojë për përulësi dhe një frymë praktike.
    VIRGJËRESHA
    Detajet kanë rëndësi, por mos u bëni hiperkritikë. Relaksohuni më shumë. Kohë e shkëlqyer për të zgjidhur atë që ka mbetur e papërfunduar.
    PESHORJA
    Emocione të bukura në rrugë e sipër, veçanërisht nëse shmangni hezitimin. Bashkëpunimet funksionojnë, por duhet t’i përcaktoni rolet më mirë.
    AKREPI
    Ditë intensive. Jetoni gjithçka në maksimum, por pa dyshime të panevojshme. Vendosmëria juaj bën diferencën, sot më shumë se kurrë.
    SHIGJETARI
    Jeni shpirt i lirë, por sot dëshironi edhe thellësi. Hapuni ndaj krahasimit. Intuita e shkëlqyer, vëreni në praktikë menjëherë.
    BRICJAPI
    Një moment dobësie mund ta forcojë lidhjen. Mos e kini frikë. Përqendrim i shkëlqyer. Një ditë e mirë për detyra të vështira.
    UJORI
    Keni nevojë për autenticitet. Një ditë e mirë për lidhje të reja. Idetë origjinale më në fund u vlerësuan. Shfrytëzoni momentin.
    PESHQIT
    Intuita dhe ndjenja bashkohen, duke krijuar një magji të veçantë. Besojini asaj që ndjeni, edhe nëse nuk keni prova. Do të funksionojë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 11 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 11 qershor 2025…

    Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.
    Ndësarsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 qershor 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 qershor 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e merkurë, 11 qershor 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Stafi teknik do t’i nënshtrohet analizës, reagim i menjëhershëm”! Duka reagon pas barazimit në Letoni: Nuk ka mbaruar akoma 

    “Stafi teknik do t’i nënshtrohet analizës, reagim i menjëhershëm”! Duka reagon pas barazimit në Letoni: Nuk ka mbaruar akoma 

    Shqipëria ka barazuar në shifrat 1-1 kundër Letonisë në transfertë. Një barazim zhgënjyes i Kombëtares tonë që minimizon shanset për të shkuar në Botëror. Ndërkohë menjëherë pas takimit, kreu i FSHF, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 
    “Ndeshja në Letoni nuk ishte ajo që do donim të shihnim, apo rezultati që do duhej të merrnim. Gabuam në disa raste dhe kundërshtari shfrytezoi në gabimet tona. Dalim me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, teksa duhet t’i merrnim te treja. 
    Kemi bërë gjysmën e ndeshjeve eliminatore dhe gjysma tjeter e mbetur na imponon të jemi me mendësi e energji krejt të tjera. 
    Kuptoj dhe mirëkuptoj sensitivitetin e çdokujt për ekipin tonë kombëtar dhe mbarëvajtjen e tij. 
    Nuk arritem të merrnim fitoren, por gara vazhdon, kemi ende dhe një gjysme rruge përpara. Asgjë nuk është mbyllur dhe asgjë nuk ka mbaruar për asnje nga rivalët tanë. Natyrisht, ne na duhet të rikthehemi në shtator më të kthjellët dhe më me uri e grintë për të marrë maksimalen e për të bërë rezultat e fitore edhe aty ku askush tani nuk mund ta mendoje. 
    Dhe për të arritur ketu stafi teknik duhet t’1 nenshtrohet një analize bazike siç edhe përherë bën, por që këtë radhë kam bindjen që do të prodhoje një reagim të menjëhershëm. 
    Luajtëm 4 sfida, kemi edhe 4 të tjera. Njohim forcën e rivalëve sikundër edhe ata njohin mirë peshën dhe rrezikun tonë. Do të luajmë deri në sekondën e fundit të gjitha shanset e mundësitë tona që ende i kemi në këmbët tona! 
    A mund të merrnim më shumë? Natyrisht po, por ky është futbolli! 
    A kemi gabime në lojë që kerkojne të analizohen me qetësi e maturi. Patjetër. Si çdo ekip tjetër. Ne do të vazhdojmë fort dhe me besim garën tonë ende të hapur. 
    Sepse, Ne jemi Shqiperia! 
    Do të provojmë e sakrifikojmë deri në pasin e fundit të mundësive që kemi! 
    Rikthehemi në shtator!”