Julian Alvarez është bërë shpejt një idhull për tifozët e Atletico Madrid. Sulmuesi argjentinas, i cili mbërriti në kryeqytetin spanjoll verën e kaluar nga Manchester City, është dëshmuar të jetë një blerje e shkëlqyer, duke shlyer besimin me paraqitje bindëse pavarësisht çmimit të lartë të kartonit.
I intervistuar nga “La Nacion”, trajneri Diego Simeone foli për interesimin ndaj Alvarez, i lidhur me emrat e mëdhenj të futbollit botëror pas sezonit të tij të parë të shkëlqyer me fanellën bardhekuq.
“Është logjike që ka interes për te, nuk mund të imagjinoj një skenar tjetër. Julian është 25 vjeç, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, i uritur, entuziast me status, i përulur, golashënues. Dhe Barcelona, PSG, Arsenal, Liverpool… më të mirët duhet ta duan atë”, tha Simeone.
Trajneri i Atletico, më pas shtoi, me ngarkesën e tij të zakonshme emocionale: “Dhe për ne, tifozët e Atlético, duhet të jetë një burim krenarie që të gjithë e duan atë. Pse? Sepse ai është i yni. Dhe duke qenë se ai është i yni, ne duhet të kujdesemi për të”.
“Ne duhet ta ndihmojmë të ndihet i lumtur duke fituar. Dhe për të arritur atj të gjithë duhet të japim 110 për qind për të. Natyrisht jo vetëm për Julian por për të gjithë skuadrën dhe tifozët”, tha Diego Simeone.
Day: June 11, 2025
-

Simeone flet hapur: Të gjithë e duan, por ai lojtar është krenaria e Atletico Madrid
-

Brazili në Botëror, ja surpriza që tifozët e Seleçao i bënë trajnerit Ancelotti për ditëlindje
11 Qershor 2025
8:39
Telesport
Brazili fitoi 1-0 ndaj Paraguaj, u kualifikua për në Kupën e Botës 2026 dhe trajneri italian Carlo Ancelotti e festoi me një triumf 66-vjetorin e tij të lindjes. Ky ishte suksesi i tij i parë në stolin e Seleçao pas barazimit pa gola pak ditë më parë në debutim.
Në ditëlindjen e tij të 66-të, Ancelotti u brohorit dhe u festua nga turma braziliane në stadiumin e Sao Paulo: “Parabens Carletto”. Në stadiumin “Neo Química Arena” tifozët vendës e mirëpritën trajnerin, i cili drejtonte Seleção kundër Paraguait, me një koreografi të madhe me fjalët “Gëzuar ditëlindjen Carletto”.
Emri i trajnerit ishte një nga më të duartrokiturit nga turma gjatë shpalljes së formacionit, së bashku me atë të sulmuesit Vinicius Júnior.
Për të festuar ditëlindjen e tij, Ancelotti mblodhi familjen e tij për të parë ndeshjen kundër Paraguait, ndërsa djali i tij Davide bëri debutimin e tij në stafin e trajnerëve të Brazilit. -

Gattuso në “pole” për të marrë kombëtaren italiane, Mancini “i penduar” kërkon të rikthehet
Rino Gattuso është në “pole position” për rolin e trajnerit të kombëtares italiane të futbollit pas tërheqjes së Claudio Ranieri në momentin e fundit. Pas tij edhe Stefano Pioli ka refuzuar, për shkak se është pranë transferimit te Fiorentina.
Në këtë pikë, për Federatën Italiane është koha për të reflektuar. FIGC i ka dhënë vetes 48 orë kohë për të zgjedhur emrin për të zëvendësuar Spalletti. Kandidatë seriozë janë disa nga heronjtë e Botërorit 2006.
Edhe Daniele De Rossi mbetet në mesin e kandidatëve, por aktualisht i pari në listë është Gennaro Gattuso. Madje në orët e fundit kanë nisur kontaktet e para mes FIGC dhe trajnerit, që sezonin e fundit drejtoi Hajduk Split në Kroaci.
Karakteristikat tashmë janë të qarta: Një trajner jo i fiksuar pas taktikave dhe me sens të përbashkët. Një i ashtuquajtur normalizues. Megjithatë, është e vështirë të gjesh një emër të besueshëm.
Edhe Roberto Mancini do të mbetej mes kandidatëve, por marrëdhëniet me Gravinën sigurisht që nuk janë idilike pas lamtumirës së tij në kombëtare. Trajneri i Euro 2020 praktikisht ka dhënë gadishmërinë e tij ditët e fundit.
Mancini deklaroi se është penduar për zgjedhjen e tij dhe se, nëse do të mund të kthehej mbrapa, do të kishte vazhduar të drejtonte kombëtaren. Zgjedhja e tij është shumë e mirëpritur, pasi e shohin si kandidatin ideal. -
Brazili kualifikohet në Botëror, dhuratë Ançelotit për ditëlindje
Me një gol të Vinicius shënuar në të 44′, Brazili mund Paraguain dhe kualifikohet me dy ndeshje nga fundi për në Botërorin 2026.
Tej suksesit, kjo duket si dhuratë ndaj Ançelotit i cili feston 66 vjetorin e lindjes.
Pas Argjentinës, së bashku me Seleçiao-n kualifikohet edhe Ekuadori. Dy javët e fundit zhvillohen më 9 dhe 14 shtator 2025.
Shifrat e CONMEBOL të mengjesit të sotëm:
Peru-Ekuador 0-0
Argjentinë-Kolumbi 1-1
Brazil-Paraguai 1-0
Uruguai-Venezuelë 2-0
Vazhdo leximin
-

Rama ndan pamjet: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
Kryeministri i vendit Edi Rama, vijon të promovojë bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.
Shefi i qeverisë e ka nisur ditën duke publikuar pamje panoramike nga plazhi i Spillesë në Rrogozhinë, i cili duket i mbushur në këto ditë të nxehta qershori.Ai thekson se ky plazh është një nga perlat e shumta që ofron bregdeti shqiptar.
“Mirëmëngjesi dhe nga plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. -

“Berisha, shpifje të ndyra ndaj Gjokës”/ Beqiri: Gjyqtarja theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Saliut
Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka kkryer shpifje ndaj fjyqtares Irena Gjoka.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjoka theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Berishës.
“Irena Gjoka ishte gjyqtarja që mori dosjen e kompleksit Partizani. AJO me aktin e vet, profesional, e një guximi të paparë nga gjyqtarë të tjerë, kjo gjyqtare, atë mitin e pandëshkueshmërisë, ajo këtë mit e theu. Për këtë do mbahet mend gjatë. Akti i saj ishte guxim edhe për të tjerët, madje edhe për vetë SPAK. Nuk la shpifje duke bërë kundër saj. Fillimisht thanë se kishte 3 mbiemra. Më pas i bënë një shkrim në një gazetë. Bëri shpifje tjetër, që ka marrë 500 mijë euro për të mbyllur një proces, që kishte të bënte me socialistët. Vazhdon me shpifje të tjera, që është dënuar gjyqtarja në Greqi.”, theksoi ai. -

“Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi
Dashi
Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së tepërmi. Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa darka do të sjellë momente të këndshme.
DemiDuhet të nisni të vini në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Yjet favorizojnë ndryshimet. Në sferën personale do të ketë zhvillime të bukura. Mundohuni vetëm që të reduktoni lodhjen dhe stresin.
Binjakët
Ju pret një ditë e lodhshme dhe e ngarkuar me stres. Ndoshta do të gjendeni përballë zgjedhjeve disi të vështira, si për sa i takon punës, edhe për jetën personale. Nëse në dashuri do të ketë probleme, mundohuni që t’i shtyni diskutimet për në fundjavë, në mënyrë që t’i zgjidhni sa më qetësisht.
Gaforrja
Do të ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar, ndoshta për shkak të problemeve me punën. Shpëtimi juaj do të jetë dashuria, një person që ju do dhe që ju bën të ndiheni rehat.
Luani
Mund të ndiheni disi të mbingarkuar, për shkak të ambientit që ju rrethon. Do të keni shumë gjëra të rëndësishme për të bërë, ndërsa sa i takon dashurisë, dy ditët në vijim do të jenë mjaft vendimtare për konsolidimin e lidhjes.
Virgjëresha
Yjet janë në anën tuaj dhe do të favorizojnë zhvendosjet dhe kontaktet. Përfitoni për të çuar përpara lidhje të dobishme edhe për profesionin tuaj. Në punë parashikohen të reja premtuese. Sa i takon dashurisë, zhvillimet do të jenë pozitive.
Peshorja
Gjatë këtyre ditëve, dashuria nuk është në kulmin e saj. Sigurisht nëse jeni të përfshirë në një raport historik, me njeriun e duhur, duhet të mundoheni që të rindizni pasionin, duke iu përkushtuar m shumë dashurisë. Në punë mund të keni sërish probleme dhe situata stresuese, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni të kënaqur siç doni.
Akrepi
Kjo e mërkurë premton rikuperim të ndjeshëm, sidomos sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të mos jeni pesimist dhe të mos dorëzoheni, sa i takon situatës profesionale.
Shigjetari
Mund të keni disa pasiguri në dashuri, por bëni kujdes që të mos gaboni, pasi mund ta paguani rëndë. Do të ndiheni disi nervoz, ndoshta për shkak të punës, e cila momentalisht nuk iu ofron shumë siguri ekonomike. Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për tu relaksuar dhe për të mbajtur larg problemet që nuk premtojnë zgjidhje.
Bricjapi
Duke filluar nga kjo e mërkurë nis për iu një periudhë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të pranisë së Hënës në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të rikuperoni një histori dashurie, ose të rigjeni pasionin me njeriun e zemrës. Gjithë ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për takime, veç nuk duhet të izolohen.
Ujori
Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që do të bëni, pasi jo gjithmonë do të jeni të admiruar dhe mund të përballeni me probleme. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me trupin tuaj, pasi mund të keni probleme shëndetësore.
Peshqit
Gjatë këtyre ditëve do të jeni të pakënaqur dhe kjo gjë do të shkaktojë diskutime të shumta. Me gjasë do të përballeni me probleme në punë dhe kjo gjë do ju nervozojë së tepërmi, veç bëni kujdes që të mos shfryheni kudo. Mundohuni që të përmbaheni, pasi brenda pak ditësh situata do të nisë të përmirësohet./vizionplus.tv -

Protestat masive në Los Angelos, vendi i kufizuar me orë policore! Aksion arrestimesh masive
Një shtetrrethim është vendosur aktualisht në disa zona të qendrës së Los Anxhelosit, ndërsa autoritetet raportojnë për dhjetëra arrestime të protestuesve.
Demonstratat kundër Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) dhe politikave të administratës Trump janë përhapur në dhjetëra qytete në mbarë vendin, përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Teksasin, ku është aktivizuar edhe Garda Kombëtare.
Sipas kryetares së bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, ndalimi i qarkullimit është në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe mund të zgjasë për disa ditë. Masat prekin një zonë të kufizuar rreth 1 milje katrore dhe ndikojnë në më pak se 100,000 banorë.
“Ky është një reagim ndaj përshkallëzimit të situatës në terren. Qëllimi është mbrojtja e sigurisë publike, jo shtypja e zërit qytetar,” tha Bass në një deklaratë të martën në mbrëmje.
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi se ka kryer arrestime masive, duke ndaluar qindra persona për mosshpërndarje nga zona të paligjshme tubimi. Të paktën 378 persona janë arrestuar që nga fillimi i protestave të premten e kaluar.
Protestat u nxitën nga bastisjet e ICE-së që filluan të premten dhe që kanë çuar në arrestimin e dhjetëra personave, përfshirë në vendet e punës. Autoritetet lokale në Kaliforni thonë se nuk informohen paraprakisht për operacionet e ICE-së, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës.Top Channel
-

Detyronin vajzat të kryenin marrëdhënie me investitorë, drejtuesit e një kompani të “meditimit seksual” shpallen fajtore në gjyqin për punë të detyruar
Udhëheqëset e një kompanie amerikane për mirëqenie të grave, e fokusuar te seksi dhe e njohur për promovimin e “meditimit seksual”, janë shpallur fajtore për akuza federale për punë të detyruar.
Një juri në Brooklyn të hënën shpalli fajtore Nicole Daedone, themeluese e OneTaste Inc., dhe Rachel Cherwitz, ish-drejtore e shitjeve në këtë kompani me bazë në Kaliforni, pas më pak se dy ditësh diskutimi në përfundim të një gjyqi pesë-javor. Të dyja përballen me dënime deri në 20 vjet burg dhe seanca e dënimit pritet më vonë.
Prokurorët argumentuan se të dyja gratë kishin drejtuar një skemë shumëvjeçare në të cilën manipuluan ndjekësit – shumë prej tyre viktima të traumave seksuale – për të bërë atë që ato urdhëronin.
Sipas prokurorëve, Daedone, 57 vjeç, dhe Cherwitz, 44 vjeç, përdorën abuzim ekonomik, seksual dhe psikologjik, frikësim dhe indoktrinim për të detyruar anëtarët e OneTaste të kryenin veprime seksuale që i konsideronin të pakëndshme ose të neveritshme, si për shembull marrëdhënie seksuale me investitorë ose klientë të mundshëm.
Të dyja u thoshin ndjekësve se këto veprime ishin të nevojshme për të arritur “liri” dhe “ndriçim” dhe për të treguar përkushtimin ndaj parimeve të organizatës.
Prokurorët thanë gjithashtu se udhëheqësit e OneTaste nuk ua paguanin fitimet e premtuara anëtarëve që u shndërruan në punëtorë dhe madje i detyronin disa prej tyre të hapnin karta të reja krediti për të vazhduar ndjekjen e kurseve të kompanisë.
Prokurorja amerikane Nina Gupta tha në deklaratën përmbyllëse javën e kaluar se të pandehurat “ndërtuan një biznes mbi shpinën” e viktimave që “u dhanë gjithçka”, përfshirë “paratë, kohën, trupin, dinjitetin dhe në fund mendjen e tyre.”“Vendimi i jurisë i ka zbuluar Daedone dhe Cherwitz për çfarë janë në të vërtetë: mashtruese që shfrytëzuan viktima të pambrojtura duke u premtuar fuqizim seksual e mirëqenie, vetëm për t’i manipuluar që të punonin e të ofronin shërbime për përfitimin e tyre,” tha Joseph Nocella, Prokurori Amerikan për Qarkun Lindor të Nju Jorkut.
Ekipi i mbrojtjes së Daedone e paraqiti atë si një “sipërmarrëse feministe që theu barriera” dhe që krijoi një biznes unik rreth seksualitetit dhe fuqizimit të grave.
Avokatja e Cherwitz, Celia Cohen, argumentoi se dëshmitarët që dhanë dëshmi nuk ishin detyruar të bënin asgjë. Kur nuk u pëlqente më organizata apo donin të provonin gjëra të tjera, ajo tha, thjesht largoheshin.
“Pavarësisht se çfarë mendoni për OneTaste dhe atë që ata bënin, ato vetë e zgjodhën. E dinin për çfarë bëhej fjalë,” tha ajo në deklaratën përmbyllëse. “Fakti që pendohen për veprimet që bënë kur ishin më të reja nuk është provë për një krim.”
Avokatët e të pandehurave thanë se klientet e tyre mbajnë qëndrimin e pafajësisë dhe do të apelojnë.“Jemi thellësisht të zhgënjyer me vendimin e sotëm,” thanë ata në një deklaratë të hënën. “Ky rast ngre çështje të shumta ligjore të reja dhe komplekse që do të kërkojnë shqyrtim nga Gjykata e Apelit të Qarkut të Dytë.”
Çfarë ishte OneTaste?
Daedone e bashkëthemeloi OneTaste në San Francisko në vitin 2004 si një lloj komune vetëndihme që e shihte orgazmën femërore si çelës për mirëqenie seksuale, psikologjike dhe lidhje ndërpersonale.Qendra e filozofisë së saj ishte “meditimi seksual”, që konsistonte në stimulim manual të grave nga burrat në një mjedis grupor.
Kompania pati mbulim pozitiv nga mediat gjatë viteve 2010 dhe hapi shpejt degë nga Los Anxhelesi deri në Londër. E përshkruar si një ndërmarrje e avancuar që theksonte kënaqësinë seksuale të grave, ajo gjeneronte të ardhura përmes kurseve, mentorimeve, dhe shërbimeve të tjera seksuale me pagesë.
Daedone shiti pjesën e saj në kompani në vitin 2017 për 12 milionë dollarë – një vit përpara se praktikat e marketingut dhe punës së OneTaste të viheshin në shënjestër të hetimeve.
Pronaret aktualë të kompanisë, që tani është riemërtuar si Institute of OM Foundation, kanë thënë se puna e saj është keqinterpretuar dhe se akuzat ndaj ish-drejtuesve janë të pajustifikuara.
Ata këmbëngulin se pëlqimi seksual ka qenë gjithmonë një shtyllë e organizatës. Kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment përmes emaili.Top Channel
