Day: June 11, 2025

  • Kapet me dy kallashë në automjet, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

    Kapet me dy kallashë në automjet, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

    Policia e Shkodrës ka arrestuar një të ri, i cili ishte shpallur në kërkim rreth 10 ditë më parë, pasi dyshohet për posedim të dy armëve zjarri të tipit kallashnikov.
    Në pranga është vënë shtetasi Agostin Gjeloshi, 19 vjeç, banues në fshatin Kir. Policia thotë se me 30 Maj, në zbatim të vendimit të GJKKO, ka ushtruar kontrolle në një automjet në Kir, ku kagjetur dy kallashnikovë, të cilat dyshohet se i posedonte i riu.
    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi Agostin Gjeloshi.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
    Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Përplaset nga makina, humb jetën 30-vjeçarja shqiptare në Spanjë (Emri)

    Përplaset nga makina, humb jetën 30-vjeçarja shqiptare në Spanjë (Emri)

    Një aksident tragjik rrugor i ndodhur në Malaga, Spanjë, i ka marrë jetën Evelyne Salimusaj, një 30-vjeçareje shqiptare, e lindur në Ciserano, Itali.
    Gruaja e re, e cila ishte zhvendosur në Malaga rreth një vit më parë, u përplas për vdekje nga një automjet që po drejtohej nga një i ri në gjendje të dehur.
    Sipas të dhënave fillestare, drejtuesi i mjetit u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por u identifikua dhe më pas u konfirmua se kishte rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Përplasja ishte aq e fortë, saqë personeli mjekësor nuk mundi të bënte asgjë për të shpëtuar jetën e saj, vdekja e Evelyne-s u konstatua në vendngjarje.

    Lajmi i dhimbshëm ka tronditur komunitetin e Ciseranos, ku Evelyne ishte lindur dhe rritur. Bashkia e qytetit publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, duke shprehur solidaritetin me familjen dhe duke e kujtuar të ndjerën si një pjesë të dashur të komunitetit.

    “Komuniteti i Ciseranos bashkohet në pikëllim për vdekjen tragjike të Evelyne Salimusaj, e cila ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare në Spanjë, në Malaga, qytetin ku ishte zhvendosur”, shkruhet në mesazhin e Bashkisë, i shpërndarë edhe nga kryetarja Caterina Vitali.
    Evelyne ishte parukiere me profesion. Ajo kishte humbur babanë pak kohë më parë, ndërsa nëna e saj dhe dy vëllezër më të vegjël jetojnë tashmë në Morengo. Pas lajmit tragjik, shumë miq dhe qytetarë kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke e përkujtuar Evelyne si një vajzë të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.
    Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa familja dhe miqtë e saj kërkojnë drejtësi për humbjen e parakohshme të Evelyne Salimusaj.

  • Temperaturat e larta, ISHP: Kjo stinë sjell çrregullime të organizmit, çfarë të kemi kujdes

    Temperaturat e larta, ISHP: Kjo stinë sjell çrregullime të organizmit, çfarë të kemi kujdes

    Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, ndërsa Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bën thirrje për kujdes të shtuar për shëndetin. Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, Tomini thotë se kjo stinë sjellë çrregullimi të ndryshme të organizmit, teksa jep këshilla të vlefshme sesi të ruhemi në këto ditë të nxehta.
    Ajo thekson shmangien e daljes në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 18:00, veçanërisht për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit. Po ashtu, Tomini thekson se personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këshillat e mjekut.
    “Është shumë e rëndësishme të kujdesemi për të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna. Të eliminojnë daljet në orët e pikut, nga ora 11:00 deri në orën 18:00. Të sëmurët kronikë duhet të ndjekin rekomandimet e mjekut të familjes dhe specialistit”, tha Tomini.
    Drejtoresha e ISHP-së shton se është e domosdoshme që të konsumojmë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të kemi kujdes me ushqimin që konsumojmë.
    “Të vishemi me veshje me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe më lehtë. Të pimë ujë, edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje. Duhet të kemi kujdes ndaj konsumimit të ushqimeve. Higjiena gjatë përdorimit të ushqimeve është shumë e rëndësishme në këtë stinë. Kjo stinë sjellë edhe çrregullime të ndryshme të organizmit, prandaj duhet të kemi kujdes për veten dhe të përkujdesemi për njëri-tjetrin, duke shijuar verën”, shprehet Tomini.

  • Fibrilacioni Atrial – Cilët Janë Shkaktarët dhe si Mund ta Parandaloni

    Fibrilacioni Atrial – Cilët Janë Shkaktarët dhe si Mund ta Parandaloni

    Fibrilacioni atrial (FA) është aritmia e shpeshtë e zemrës, që prek reth 2-4% të popullatës.

    Është një çrregullim i ritmit të zemrës, gjë që nuk lejon tkurrjen efikase të dhomave të zemrës duke shkaktuar insufiçencë kardike ose pamjaftueshëmri të punës që zemra bën. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shkaktarët dhe simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje kërcënuese për jetën.
    Ciëlt janë disa nga shkaktarët më të zakonshëm
    Shkaqet që më shpesh çojnë në fibrilacion atrial përfshijnë:

    Mosha
    Gjenet
    Sëmundjet e zemrës
    Ataku në zemer
    Tensioni i lartë i gjakut
    Sëmundjet e mushkërive
    Hipertiroidizmi
    Obeziteti dhe diabeti
    Apnea e gjumit
    Infeksionet e shkaktuara nga një virus etj

    Cilat janë simptomat 
    Një pjesë e mirë e pacientëve nuk kanë simptoma apo kanë simptoma të lehta, ndërsa pacientët e tjerë mund të kenë simptoma më të dukshme.
    Disa prej tyre mund të jenë:

    Marrje fryme
    Rrahjet e zemrës janë të çrregullta
    Lodhje, këputje
    Dhimbje kraharori etj

    EKG-ja, Holter-EKG apo edhe ekokardiograma, janë disa nga metodat që mjekët përdorin për të ekzaminuar këtë problem.
    Si mund të parandaloni
    Disa faktorë rreziku si mosha dhe gjenetika, janë jashtë kontrollit tuaj. Por një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje dhe llojeve të tjera të sëmundjeve të zemrës.
    Disa hapa që mund të ndërmerrni janë:
    Të lini mënjëherë duhanin.
    Të kontrolloni rregullisht presionin e gjakut.
    Të mbani një peshë të shëndetshme.
    Të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm për zemrën, të pasur me ushqime bimore dhe me pak yndyra të ngopura.
    Të bëni rregullisht ushtrime fizike. Ju mund të pyesni mjekun tuaj se cilat lloje ushtrimesh janë të përshtatshme për ju dhe sa duhet të bëni çdo javë. /AgroWeb.org

  • Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo

    Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit, teksa regjisori Leka Bungo është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare.
    Regjisori do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë (11 qershor), në orën 16:00, dhe do të prehet në varrezat e Sharrës.
    Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe ishte një nga emrat me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion.
    Leka Bungo ka kryer shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi për një kohë si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin më të theksuar.
    Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar teatrin privat “Rubairat”, por që shpejt humbi destinacionin e vet artistik, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri. Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Përveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenarë filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Në filmin e vitit 1990 Një djalë edhe një vajzë ai luajti rolin e Bardhylit. Ishte autor i skenarëve për disa filma artistikë.
    Në vitin 2021 Leka Bungo u zgjodh Kryetar i Bordit Drejtues të RTSH-së, detyrë që e mbajti deri dy muaj para ndarjes nga jeta.

  • Reagon e bija e Leka Bungos: Luftove me sëmundjen më të rendë të shekullit dhe humbe!

    Reagon e bija e Leka Bungos: Luftove me sëmundjen më të rendë të shekullit dhe humbe!

    Alba Bungo, i ka dedikuar disa fjalë të ndjera babait të saj, regjisorit Leka Bungo, i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka dhënë lajmin për humbjen e të atit, Alba Bungo shkruan se sot po bën gjënë më të rëndë të jetës së saj, duke i dhënë mirupafshim përjetësisht të atit.
    “Luftove me sëmundjen më të rendë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im”, shkruan ajo.
    Postimi i Alba Bungos
    Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret.
    Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja.
    Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjëjt, engjëlli im!

  • “Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano i ashpër me teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner

    “Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano i ashpër me teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner

    Tepër i ashpër ka qenë legjenda e futbollit shqiptar Ledio Pano me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pas barazimit 1-1 që Shqipëria mori me ekipin modest të Letonisë, duke zbehur drejt zeros shpresat edhe për një vend të dytë në grup në eliminatoret e botërorit.
    Pano nuk e cilëson Sylvinhon si një trajner dhe e bën përgjegjës kryesor për të dyja rezultatet e fundit. Sipas tij, braziliani e ka humbur mbështetjen dhe duhet të largohet.
    “Kjo kombëtare nuk më bind. Pritshmëritë janë të mëdha. Shumë lojtarë luajnë në Itali, por nuk po tregojnë vlerat, ose ne presim dicka më shumë nga ata. Cilësia e tyre tregohet dhe nga minutazhi i paktët ku ata luajnë dhe në ekipet e tyre. Ishte një ndjeshje që ne duhet ta fitonim në Letoni. Bëmë shumë gabime në kuptimin e mëndjes, sepse me topin ne luajtëm, e mbajtëm atë, por në zona që nuk i hyjnë në punë askujt. Në eliminatoret për Evropianin, Sylvinho bëri mirë.
    Por kontradiktat me të nisën me listat e Evropianit. Mendoj se ai nuk e ka më mbështetjen e tifozerisë shqiptare dhe mendoj që ka ardhur koha të ndahet. Një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe ai. Duhet ta lexojë ndeshjen dhe të bëjë ndryshime. Vonohet sepse nuk është trajner. Ai mund të jetë një seleksioner. Ai po mëson dorën. Do të doja të ndryshonte. Një trajner nuk mund të hedhë të njëjtët lojtarë”, tha Pano.

  • “Momenti më dramatik në jetën e një prindi: e ke përcjellë në mëngjes fëmijën në shkollë dhe…”

    “Momenti më dramatik në jetën e një prindi: e ke përcjellë në mëngjes fëmijën në shkollë dhe…”

    Nga Enver Robelli
    Duhet të jetë momenti më dramatik në jetën e një prindi: e ke përcjellë në mëngjes fëmijën në shkollë dhe pak para drekës të lajmërojnë se duhet të shkosh me ngut në shkollë, sepse “ka ndodhur diçka”. Në mbrëmje kthehesh në shtëpi si prind me lajmin që s’e përthekon dot me fjalë: në mesin e të vrarëve është edhe fëmija yt, vajza jote, djali yt. 9 njerëz, nxënës – 6 vajza, 3 djem – kanë mbetur të vrarë të martën në qytetin e Grazit në Austri, jo larg kufirit me Slloveninë. Siç bëjnë me dije aktivistë të komunitetit shqiptar në Graz, mes viktimave është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. (I vdekuri i 10-të është vrasësi. Ai ka vrarë veten. Ai kishte qenë dikur nxënës në këtë shkollë, por i dështuar). Brenda 10 viteve numri i poseduesve të armëve në Austri është rritur nga 200 mijë në 270 mijë. Vrasësi i posedonte armët legalisht. Si 21-vjeçar! I kishte blerë para pak ditësh.

  • Gjykata federale në krah të Trump për tarifat, protestat pro emigracionit përhapen në 10 qytete

    Gjykata federale në krah të Trump për tarifat, protestat pro emigracionit përhapen në 10 qytete

    Një gjykatë apeli federale në SHBA ka pranuar kërkesën e administratës Trump për të mbajtur në fuqi tarifat ndaj Kinës, ndërkohë që rasti pritet të rishqyrtohet gjatë verës.
    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një “kuadër të përgjithshëm” gjatë bisedimeve për tarifat që u zhvilluan ditët e fundit në Londër, njoftoi zëvendësministri kinez i Tregtisë, Li Chenggang.
    Në anën tjetër të Paqësorit, tensionet po rriten në Los Angeles, ku vijojnë protestat pro-emigracionit, të cilat janë përhapur tashmë në 10 qytete.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër autoritetet lokale, duke akuzuar guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom dhe kryetaren e bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, për dështime në menaxhimin e situatës dhe në rindërtimin pas zjarreve shkatërrimtare.
    “Po të mos kisha dërguar trupat në Los Angeles, ajo qytet sot do të ishte në flakë,” tha Trump, duke shtuar: “25 mijë shtëpi janë shkatërruar për faj të një guvernatori dhe një kryetare bashkie të paaftë.” Ai deklaroi se synon të “çlirojë” qytetin dhe ta bëjë sërish të sigurt, duke pretenduar se protestat janë të organizuara nga “rebelë të paguar” që valëvisin flamuj të huaj.
    Trump i quajti protestuesit “pushtues të huaj”, “kriminelë të botës së tretë” dhe më pas “kafshë”, duke shkaktuar reagime të forta nga grupet për të drejtat e njeriut.
    Ndërkohë, një gjykatë federale ka vendosur kufizime për përdorimin e ushtrisë në Los Angeles, duke ndaluar ndërhyrjen e mëtejshme të trupave ushtarake.
    Pavarësisht kësaj, administrata Trump po përgatitet të transferojë mijëra emigrantë pa dokumente drejt bazës ushtarake në Guantanamo Bay, Kubë. Mes të ndaluarve ndodhen edhe shtetas italianë.

  • Comolli konfirmon Tudor dhe Kolo Muani. Ndërkohë, Juventusi kërkon edhe dy drejtues të rinj

    Comolli konfirmon Tudor dhe Kolo Muani. Ndërkohë, Juventusi kërkon edhe dy drejtues të rinj

    Damien Comolli ka marrë zyrtarisht drejtimin e Juventusit të ri. Një Juventus që është ende në proces ndërtimi dhe po përgatitet të pajiset me strukturë të re drejtuese. Ky ishte, ndër të tjera, një nga njoftimet e bëra nga drejtuesi francez gjatë konferencës për shtyp, ku u prezantua zyrtarisht para publikut në rolin e ri si drejtor i përgjithshëm i Juventusit.
    Comolli dha edhe disa lajme interesante. Për shembull, ai konfirmoi që Igor Tudor do të jetë në pankinë, edhe pas Kupës së Botës për Klube, me synimin që të vazhdojë në detyrë gjatë gjithë sezonit 2025-2026:
    “Dua të konfirmoj që Tudor do të jetë trajneri ynë për sezonin e ardhshëm. Ia kam bërë të qartë këtë edhe atij, po punojmë së bashku. Jemi një klub shumë i madh dhe ka shumë spekulime, por dua të theksoj se Tudor do të mbetet trajneri ynë”.
    Gjithashtu, Comolli konfirmoi edhe qëndrimin e Kolo Muani: “Kemi arritur një marrëveshje me PSG për Kolo Muanin, që të luajë Kupën e Botës për Klube me ne. Nuk kemi gjetur ende një marrëveshje për sezonin e ardhshëm, por jam optimist se mund ta arrijmë, sepse PSG nuk e ka mbyllur derën dhe Kolo Muani dëshiron të qëndrojë me ne”.
    Comolli më pas paralajmëroi edhe risi të rëndësishme në strukturën drejtuese të Juventusit: “Dua të punësoj një drejtor sportiv, që do të merret me transferimet dhe menaxhimin. Ai do të jetë i përfshirë në merkaton e lojtarëve, duke pasur një sy edhe tek sektori i të rinjve, dhe do të raportojë tek unë.
    Do të kemi edhe një drejtor teknik, që gjithashtu do të raportojë tek unë. Janë dy role për të cilat kemi diskutuar tashmë, për të krijuar strukturën më të mirë. E kam në mendje personin e duhur, është një proces, por nuk duam të nxitojmë. Pasi të kemi përcaktuar strukturën, do të vendosim edhe emrat”.