Day: June 11, 2025

  • Kreditë me probleme, të qëndrueshme pranë nivelit 4% edhe për prillin, BSH zbardh detajet

    Kreditë me probleme, të qëndrueshme pranë nivelit 4% edhe për prillin, BSH zbardh detajet

    Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë (BSH), ky tregues shënoi nivelin 4.03%, me një rritje shumë të lehtë nga niveli prej 4.02% i muajit mars. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme vijon rënien edhe me bazë vjetore, me 0.79 pikë përqindje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Në vlerë, kreditë e këqija vlerësohen në rreth 35 miliardë lekë, nga rreth 37.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia e raportit të kredive me probleme është mbështetur nga rritja e kënaqshme ekonomike në vitet e fundit dhe një ecuri e mirë e bilanceve të sektorit privat. Gjithashtu, ulja e raportit të kredive me probleme vazhdon të mbështetet edhe në rritjen me ritme dyshifrore të vlerës së portofolit total. Kreditimi i ekonomisë po vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe në muajt e parë të këtij viti.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit prill, portofoli total arriti vlerën e afërsisht 872 miliardë lekëve, në rritje me 13.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sektori bankar ka shfrytëzuar potencialet e krijuara nga cikli pozitiv i ekonomisë reale dhe nga gjendja e shëndetshme e bilanceve të veta. Në vitet pas pandemisë, sistemi bankar ka regjistruar përmirësim në treguesit e përfitueshmërisë dhe të cilësisë së aktiveve, që ka rritur edhe oreksin e bankave për rrezik. Rritja e kredisë po mbështetet paralelisht tek huadhënia për bizneset dhe familjet.
    Në veçanti, kredia për pasuri të paluajtshme, në të dyja segmentet, vazhdon të regjistrojë ritme të larta të rritjes. Ndërkohë, një fenomen tjetër është edhe shtimi i ekspozimeve të mëdha në segmentin e korporatave. Kredia po rritet me ritmet më të shpejta që prej vitit 2008 dhe Banka e Shqipërisë ka dhënë sinjalet e para se kjo rritje e shpejtë e kredisë mund të shtrojë rreziqe të shtuara për ruajtjen e cilësisë së portofolit në ardhmen. Një fenomen i tillë ndodhi pas vitit 2009, në vijim të një cikli disavjeçar të rritjes së shpejtë të kreditimit. Vitin e kaluar, u vendos për herë të parë aplikimi i shtesave kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, ndërsa këtë vit u vendosën kufizime direkte të lidhura me kredinë për blerje banesash nga familjet.

  • Parashikimi i motit/ Vijojnë ditët e nxehta në vend, sa do arrijë temperaturat sot

    Parashikimi i motit/ Vijojnë ditët e nxehta në vend, sa do arrijë temperaturat sot

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësira të pakta në lindje dhe juglindje aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë maleve në orët e pasdites.
    Temperaturat do të variojnë në bregdet: 19 / 29°C; në vendet e ulëta: 17 / 33 °C; në vendet malore: 14 / 31 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Ndërsa valëzimi i forcës 1 deri në 2 ballë.
    HARTA LIVE: 

  • 2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave…

    2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave…

    Institucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Referuar raportit mbi Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik të Ministrisë së Financave,  përgjatë vitit 2024 janë evidentuar gjithsej 7,256 gjetje që lidhen me shkelje proceduriale, devijime dhe dobësi në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimeve, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve, sistemit të tatim-taksave, si dhe në fusha të tjera përkatëse të veprimtarisë së njësive publike.
    Auditimi i brendshëm, megjithëse nuk ka si funksion parësor zbulimin e të gjitha shkeljeve, luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e dobësive sistemike dhe parregullsive që mund të sjellin pasoja financiare për institucionet publike. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, auditimi i brendshëm ka evidentuar një sërë gjetjesh që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në buxhetin e shtetit, duke përfshirë keqmenaxhimin e fondeve, mungesën e kontrolleve të brendshme efektive dhe zbatimin jo të plotë të procedurave ligjore dhe financiare. Vëmendje të veçantë në raportimin e rezultateve, audituesit e brendshëm i kanë kushtuar  shkeljeve të disiplinës financiare, me efekte negative në buxhet.
    Struktura e efektit financiar negativ të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe, në rreth 31.3%,  tek sistemi i tatim-taksave dhe doganave, po ashtu në rreth 29.2%, zëra të tjera sipas fushave të përgjegjësisë së njësisë publike, në sistemin paga, shpërblime dhe komisione rreth 9.45%. Konkretisht dëmi i gjetur në sistemin tatim taksa është rreth 60 milionë lekë, në paga e shpërblime 18 milionë lekë, në prokurim blerje dhe investime 16.4 milionë lekë, në administrim prone dhe pasuri, 14.7 milonë lekë si dhe privatizime, shitje dhe qiradhënie 15.9 milionë lekë. Për vlerën e efektit negativ të shkaktuar është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë. Këto gjetje tregojnë për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies në administratën publike, me qëllim mbrojtjen dhe përdorimin e drejtë të fondeve publike. Krahas kërkesave për rekuperim, vëmendje i është kushtuar dhënies së rekomandimeve për forcimin e kontrolleve dhe procedurave me qëllim parandalimin e përsëritjes së këtyre rasteve në të ardhmen.

  • “Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura”, Gjokutaj: Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

    “Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura”, Gjokutaj: Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

    Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka deklaruar se gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura dhe sipas tij, aty do të shikohet “gallatë”. I ftur në një emision, ai tha se provat që ka SPAK janë të pavlefshme.
    “Do të caktohet një datë, gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se i ofruan një favor, por që nuk e mbajnë mend se kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme sepse po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë”, tha Gjokutaj.
    “Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet dhe në vendimet që janë kolegjiale, ata janë më të mbrojtur. Ajo çështje është çuar me dhunë në gjyq. Kjo ka kalendar politik dhe po të shikoni, kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së këtej nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë”, shtoi Gjokutaj.

  • Banka Botërore ul parashikimin për rritjen globale, shkaku trazirat tregtare

    Banka Botërore ul parashikimin për rritjen globale, shkaku trazirat tregtare

    Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen globale në vitin 2025, duke përmendur si shkak tensionet tregtare dhe pasigurinë politike që rrjedh prej tyre, ndërsa tarifat e vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump kanë përkeqësuar marrëdhëniet tregtare dhe kanë rënduar perspektivën ekonomike.Në raportin më të fundit për perspektivën ekonomike, banka uli parashikimin për rritjen e PBB-së globale në 2.3 %, nga 2.7 % që pritej në janar – ulja më e fundit në një varg vlerësimesh negative nga organizata ndërkombëtare.“Kjo është performanca më e dobët në 17 vitet e fundit, përjashtuar rastet e recesioneve globale,” tha kryeekonomisti i Grupit të Bankës Botërore, Indermit Gill.Perspektivat për rritjen ekonomike dhe inflacionin për këtë vit dhe tjetrin janë përkeqësuar për shkak të “nivelit të lartë të pasigurisë politike dhe fragmentimit gjithnjë në rritje të marrëdhënieve tregtare,” shtoi ai.“Pa një korrigjim të shpejtë të kursit, dëmi ndaj standardeve të jetesës mund të jetë i thellë,” paralajmëroi Gill.Sipas Bankës Botërore, deri në vitin 2027, rritja mesatare e PBB-së globale gjatë dekadës 2020 pritet të jetë 2.5 % – ritmi më i ulët për dekadë që nga vitet 1960.Parashikimet më të zymta vijnë pasi Trump vendosi një tarifë 10 % mbi importet për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së në prill – dhe norma më të larta për dhjetëra ekonomi, të cilat më pas i pezulloi përkohësisht deri në fillim të korrikut.Ai gjithashtu hyri në një përshkallëzim tarifor me Kinën, megjithëse të dy vendet kanë ndalur përkohësisht luftën tregtare dhe kanë ulur përkohësisht këto tarifa të larta. Megjithatë, një marrëveshje e qëndrueshme mbetet e pasigurt.Ngadalësimi i ekonomisë amerikaneEkonomia amerikane pritet të rritet me vetëm 1.4 % këtë vit, një ngadalësim i ndjeshëm nga rritja 2.8 % e vitit 2024 për ekonominë më të madhe në botë.Nëse tarifat amerikane për importet rriten me një tjetër 10 pikë përqindjeje, duke shkaktuar hakmarrje të ngjashme nga partnerët tregtarë, ndikimi në tregtinë ndërkombëtare dhe tregjet financiare mund të ulë rritjen globale me 0.5 pikë përqindjeje vetëm këtë vit, thuhet në raport.Edhe pse rënia e parashikimeve të rritjes ishte më e theksuar për ekonomitë e përparuara, banka paralajmëroi se vendet më pak të pasura përballen me kushte më të vështira.Sipas Gill, çmimet e lëndëve të para pritet të mbeten të ulëta në vitet 2025 dhe 2026.Kjo do të thotë se rreth 60 % e tregjeve në zhvillim dhe ekonomive në zhvillim – të cilat janë eksportuese të lëndëve të para – do të përballen me një “kombinim shumë të keq të çmimeve të ulëta dhe tregjeve më të paqëndrueshme të mallrave.”Deri në vitin 2027, ndërsa PBB-ja për frymë e ekonomive me të ardhura të larta pritet të jetë përafërsisht aty ku parashikohej para pandemisë, niveli për ekonomitë në zhvillim do të jetë rreth 6 % më i ulët.“Përveç Kinës, këtyre ekonomive mund t’u duhen rreth dy dekada për të rikuperuar humbjet ekonomike të kësaj dekade,” paralajmëroi Gill.Në përgjithësi, megjithëse pritshmëritë për rritjen janë ulur, normat e inflacionit janë rishikuar për lart, tha ai. Banka gjithashtu u bëri thirrje politikëbërësve që të mbajnë nën kontroll rreziqet inflacioniste.Megjithë sfidat nga politikat tregtare, Gill argumentoi se “nëse merren masat e duhura politike, ky problem mund të zgjidhet me dëme të pakta në afatgjatë.”Ai bëri thirrje që masat tarifore dhe jotarifore ndaj SHBA-së të ulen sa më shpejt nga vendet e tjera, duke filluar me vendet e G20, që përfshin ekonomitë më të mëdha të botës.“Çdo vend duhet të trajtojë vendet e tjera në mënyrë të barabartë,” shtoi ai.Këtë muaj, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), uli gjithashtu parashikimin për rritjen globale në 2025 nga 3.1 % në 2.9 %, duke paralajmëruar se tarifat e Trump-it do të ndikojnë ekonominë botërore.Kjo pasoi uljen e parashikimeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në prill, që uli pritshmëritë për rritjen globale për këtë vit nga 3.3 % në 2.8 %, për shkak të ndikimit të tarifave. / RFIKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fier – Arrestohet 53-vjeçari që shiste doza heroine, sekuestrohen drogë, armë dhe para

    Fier – Arrestohet 53-vjeçari që shiste doza heroine, sekuestrohen drogë, armë dhe para

    Fier, 11 qershor 2025 – Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Moment”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ky shtetas u kap në lagjen “Liri Gero” teksa po i shiste doza heroine një 37-vjeçari nga Patosi, i identifikuar me inicialet F. D., i cili tashmë po procedohet penalisht në gjendje të lirë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 53-vjeçarit, Policia sekuestroi:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Doza heroine të gatshme për shitje

    Një sasi kanabisi në trajtë çokollate

    Një peshore elektronike

    Një krehër pistolete

    Një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal

    Automjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike

    Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, në bazë të hetimeve me metoda proaktive. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    📌 Policia e Shtetit vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 ose përmes Komisariatit Digjital.

    #AngazhimPërkushtimSakrificë 👮🚔

    #TëVendosurKundërKrimit ✅

    #NëShërbimTëQytetarëve 🤝

  • Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar

    Ndahet nga jeta regjisori Leka Bungo, ikona e teatrit dhe filmit shqiptar

    Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo. Regjisori do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë ( 11 qershor), në orën 16:00, dhe do të prehet në varrezat e Sharrës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion. Ai kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më vonë një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Karriera e tij përfshin punën si regjisor në teatrin “Bylis” në Fier dhe më pas në Estradën e Shtetit, ku realizoi shfaqje me tematikë sociale dhe elemente të theksuara satire. Pas viteve ’90, themeloi teatrin privat “Rubairat”, një nismë e veçantë kulturore në hyrje të Teatrit Kombëtar, që megjithatë nuk arriti të mbijetojë për shumë kohë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në vitin 2002, ai emigroi në SHBA, por vijoi të jetë aktiv në fushën e artit. Bungo ka shkruar drama dhe skenarë filmash, si “Pabesia”, “Pas fasadës”, si dhe ka interpretuar në film, duke spikatur me rolin e Bardhylës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” (1990). Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në vitin 1998, themeloi televizionin privat Combi dhe në vitin 2001 u emërua anëtar i bordit drejtues të RTSH-së. Në vitin 2016 realizoi serialin “Rrokulisja”, i cili i referohej ngjarjeve të vitit 1997. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Për një periudhë 4-vjeçare, nga 2021-shi deri në shkurt të 2025-ës, Bungo mbajti postin e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

    Me ndarjen nga jeta të Leka Bungos, arti dhe kultura shqiptare humbin një figurë të rëndësishme dhe të angazhuar ndër dekada.

  • Nga Messi te Mbappe: dhjetë lojtarët më të mirë për t’u ndjekur në Kupën e Botës për Klube

    Nga Messi te Mbappe: dhjetë lojtarët më të mirë për t’u ndjekur në Kupën e Botës për Klube

    Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 fillon në Shtetet e Bashkuara me ekipin e Major League Soccer (MLS) Inter Miami që do të përballet me Al Ahly të Egjiptit në stadiumin Hard Rock në Miami, Florida, të shtunën.
    Turneu njëmujor i klubeve do të përfshijë lojtarë dhe yje të famshëm nga ligat kryesore të botës.
    Ja një vështrim në 10 lojtarët tanë më të mirë që janë gati të shkëlqejnë në këtë garë:

    ⚽ Lionel Messi (Inter Miami)
    Messi, një fitues rekord i tetë herëve të Topit të Artë dhe padyshim futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, pritet të “vjedhë” shfaqjen në Kupën e Botës për Klube.
    Sulmuesi 37-vjeçar dhe kapiteni i Inter Miami do të përpiqet të udhëheqë ekipin e MLS drejt titullit të Kupës së Botës për Klube para tifozëve të tyre vendas në debutimin e tyre në turne.
    Në sezonin e tij të plotë debutues për Inter Miamin, duke luajtur 25 ndeshje, Messi shënoi 23 gola dhe regjistroi 13 asiste, duke i çuar ata në MLS Supporters’ Shield 2024. Ai ka luajtur 20 ndeshje në sezonin aktual të MLS dhe ka shënuar 15 gola.
    Sulmuesi, i cili do të mbushë 38 vjeç gjatë turneut, e ka vënë Inter Miamin në qendër të vëmendjes që kur iu bashkua klubit në vitin 2023.
    ⚽ Kylian Mbappe (Real Madrid)
    Sulmuesi francez Mbappe u bashkua me Real Madridin në vitin 2024 dhe bëri bujë në sezonin e tij të parë me klubin spanjoll, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i La Ligës me 31 gola.

    Me 43 gola në 56 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2024/25, Mbappe u bë gjithashtu golashënuesi më i mirë i Real Madridit në një sezon debutimi, duke tejkaluar Ivan Zamoranon (37 gola në 1992/93) dhe Cristiano Ronaldon (33 gola në 2009/10).
    Për të përfunduar një sezon premtues debutimi në të cilin ai fitoi Superkupën UEFA dhe Kupën Ndërkontinentale FIFA, 26-vjeçari do të synojë të fitojë Kupën e Botës për Klube, të cilën Reali e ka fituar një rekord prej pesë herësh.
    ⚽ Vinicius Jr (Real Madrid)
    Braziliani është një tjetër lojtar i Real Madridit që pritet të shkaktojë joshje në fushë.
    Ky 24-vjeçar shënoi 21 gola dhe pati 15 asiste në 52 ndeshje në të gjitha garat për gjigantët spanjollë, të cilët përfunduan të dytët në ligë.
    Vinicius, i cili nënshkroi për Realin në moshën 17 vjeç, konsiderohet si një nga lojtarët më emocionues dhe ishte nënkampion për Topin e Artë 2024.
    ⚽ Harry Kane (Bayern Munich)
    Kane shijoi fazën më të mirë të karrierës së tij gjatë sezonit 2024/25, duke fituar titullin e tij të parë të madh ndërsa Bayern Munich u kurorëzua kampion i Bundesligës.
    Ky 31-vjeçar gjithashtu bëri historinë e Bundesligës si lojtari i parë që përfundoi si golashënuesi më i mirë në të dy sezonet e tij të para, duke shënuar 26 gola në sezonin fitues të titullit të Bayernit.
    Kane, kapiteni i Anglisë, tha se arritja e tij individuale shënoi “fundin perfekt” të një “sezoni të shkëlqyer” me bavarezët.
    Anglezi do të jetë vendimtar për shanset e Bayernit për të fituar titullin e tretë të Kupës së Botës për Klube, të cilin e fituan për herë të fundit në vitin 2020.
     
    ⚽ Erling Haaland (Manchester City)
    Haaland shënoi 31 gola në 44 paraqitje për City-n në sezonin 2024/25, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës përfundoi e treta në Premier League. Edhe pse u kualifikuan për Ligën e Kampionëve 2025/26, Haaland u mërzit nga dështimi i klubit për të fituar titullin e pestë radhazi të ligës, duke e quajtur atë një “sezon të tmerrshëm”.
    Duke kërkuar të rikuperohet nga zhgënjimi, norvegjezi do të synojë të fitojë Kupën e Botës për Klube për herë të parë me City-n, pasi nuk arriti të triumfonte në vitin 2023 për shkak të një dëmtimi.
    Sulmuesi 24-vjeçar, i njohur për ndjekjen e tij të pamëshirshme të golave, ishte golashënuesi i tretë më i mirë në Premier League sezonin e kaluar me 22 gola.
    ⚽ Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain)
    Sulmuesi francez Dembele luajti një rol kyç në performancën dominuese të PSG-së në rrugën e tyre drejt fitimit të titullit të Ligue 1 2024/25, pasi parisienët përfunduan 19 pikë larg në krye të tabelës.
    Dembele shënoi 21 gola në ligë në 29 paraqitje, duke u shpallur golashënuesi më i mirë për herë të parë. 28-vjeçari u emërua gjithashtu Lojtari i Sezonit në Ligue 1.
    Me tetë gola në Ligën e Kampionëve, Dembele gjithashtu shijoi një sezon të shkëlqyer në Evropë, duke përfunduar me garën më prestigjioze të klubeve të kontinentit.
    ⚽ Estevão (Palmeiras)
    Estevao, një yll në ngritje në futbollin brazilian, ishte lojtari më i mirë i Palmeiras në vitin 2024, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë nëntë asiste ndërsa ata përfunduan të dytët në Serie A të Brazilit.
    Anësori 18-vjeçar me këmbë të majtë, i njohur për driblimin dhe shpejtësinë e tij, do t’i bashkohet klubit anglez Chelsea në sezonin 2025/26 pasi ra dakord për një marrëveshje në qershor 2024 me vlerë të raportuar prej 75 milionë dollarësh.
    Duke u shfaqur si një nga talentet më emocionuese në Amerikën e Jugut, Estevao do të përfaqësojë Palmeiras për herë të fundit në Kupën e Botës për Klube, pasi ata këmbëngulën për një klauzolë në kontratën e tyre me Chelsea-n për të siguruar pjesëmarrjen e tij në garë përpara se të nisej për në Stamford Bridge.
    ⚽ Salomon Rondon (Pachuca)
    Venezuelani Rondon ishte golashënuesi më i mirë i klubit meksikan Pachuca gjatë Clasico-s së Liga MX 2024/25 me 10 gola dhe tre asiste. Sulmuesi 35-vjeçar, i cili më parë luajti për West Bromwich Albion, ishte gjithashtu pjesë e garës së Pachucas drejt finales së Kupës Ndërkontinentale FIFA, ku humbën ndaj Real Madridit.
    Veterani Rondon, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në vendin e tij, ka qenë një lojtar i vlefshëm për klubin meksikan, duke shënuar 36 gola në 67 paraqitje për ta në të gjitha garat që kur mbërriti si agjent i lirë në janar 2024.
    ⚽ Miguel Borja (River Plate)
    Kolumbiani Borja është një sulmues i besueshëm për River Plate, duke shënuar 11 gola gjatë Liga Profesional 2024 në Argjentinë.
    32-vjeçari ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin dhe ka 60 gola. Ai gjithashtu fitoi Primera Division Argjentinas me River Plate në vitin 2023.
    Në Kupën e Botës për Klube, gjigantët e Amerikës së Jugut River Plate do të mbështeten te Borja për të shënuar në debutimin e tij në turne.
    ⚽ Jhon Arias (Fluminense)
    Një tjetër kolumbian për t’u ndjekur është anësori i talentuar dhe i gjithanshëm i Fluminense, Arias. 27-vjeçari shënoi 14 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat për klubin brazilian të Serie A në vitin 2024, duke përfunduar i 13-ti në ligën me 20 ekipe.
    Arias ishte një figurë kyçe në fitoren e Fluminense në Copa Libertadores në vitin 2023. Ai gjithashtu fitoi Topin e Bronztë po atë vit kur Fluminense arriti në finalen e Kupës së Botës për Klube.
    Pozicioni kryesor i Arias është në krahun e djathtë, por ai mund të luajë edhe në krahun e majtë, si dhe si mesfushor sulmues ose qendror. /tesheshi.com/

  • Aktiv deri në frymën e fundit, vdekja merr Leka Bungon

    Aktiv deri në frymën e fundit, vdekja merr Leka Bungon

    Deri në fund të jetës aktiv, duke shkruar librete komediane e vënë në skenë, si dhe duke angazhuar me reformimin e RTSH, regjisori Leka Bungo e ka lënë këtë botë në moshën në moshën 81-vjeçare.
    Lajmi është dhënë nga e bija e tij Alba, e cila shkruan:
    “Sot më duhet të bëj gjënë më të rëndë të jetës time. Të të them ty mirupafshim përjetësisht. E kujt? Atij që desha më shumë në dynja, atij që më mësoi çdo gjë, atij që më falte çdo gjë, atij që i besoja çdo gjë.
    I shtrenjti im që jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk të thërrisja mbret. Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im.
    Krenare gjithmonë pafundësisht për ty, mirënjohëse përulësisht për çdo gjë që më mësove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria më e madhe në dynja.
    Njerëzit e mëdhenj jetojnë ashtu siç jetove ti! E deshe dhe e respektove jetën ashtu siç vetëm ti dije. Lamtumirë deri sa të takohemi siç vetëm ne të dy dinim. Ah sa të dua i vogli im! U prehsh në paqe bashkë me engjëjt, engjëlli im”.
     Karriera e Leka Bungos:
    Leka Bungo lindi në Vlorë më 28 shkurt 1944. U diplomua për aktrim në shkollën “Aleksandër Moisiu” dhe më pas në Institutin e Arteve të Bukura në Tiranë për regji. Pas diplomimit punoi si drejtor në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, dhe në vitin 1971, pas krijimit të teatrit “Bylis” në Fier, u bë drejtor i tij.
    Në vitin 1973, vendosi në skenë dramën “Historia e një vajze”, por kjo shfaqje rezulton të jetë një ngjarje e trishtuar në jetën e tij, pasi nuk u prit mirë nga organet e shtetit të kohës dhe u kritikua për qëndrime liberale në art. Bungo u dërgua në Patos, i dënuar me punë fizike në kuadër të riedukimit. Më pas punoi në Shtëpinë e Kulturës në Patos dhe në vitet ‘80 u kthye në Tiranë, ku u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje që prekin probleme të mprehta sociale të kohës, me satirën si element kryesor.
    Në ekranin e filmit u shfaq që në vitin 1966 me “Oshetime në bregdet” dhe shumë vite më vonë (1990) me filmin “Një djalë dhe një vajzë”. Në teatër ai luajti në vitin 1980 në dramën “Pabesia”.
    Pas viteve ‘90 realizoi disa emisione televizive të gërshetuara me humor politik, duke satirizuar dukuri politike të një regjimi e klase tashmë të përmbysur, por që vijonin të kishin ndikim të fortë mbi realitetin e ri postkomunist në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar teatrin privat “Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin artistik dhe u mbyll në vitin 2001 me rikonstruksionin e hollit të këtij teatri.
    Leka Bungo ka shkruar gjithashtu skenarin e disa filmave dhe telekomedive si:
    “Tre njerëz me gunë” (1985);
    “Mirela” (1988);
    “Gjuetia e fundit” (1991);
    “Pas fasadës” (1992);
    “Çarli Çaplini në Shqipëri”.
    Në vitin 1998 ai bashkëthemeloi një stacion televiziv privat, ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues të RTSH. Është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Fierit”. Pas vitit 2002 emigroi në SHBA. Më pas u rikthye në Shqipëri.

  • Banka e Shqipërisë: Emigrantët nuk po sjellin më para, ja faktorët që ndikojnë

    Banka e Shqipërisë: Emigrantët nuk po sjellin më para, ja faktorët që ndikojnë

    Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin rritur me 13% dhe një vit më parë me 16%.
    Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
    Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së. Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.
    Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. Në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.
    I gjithë ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në një cikël të ri emigracioni. Vlerësohet se në 10-15 vjet lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krijojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valën e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.
    Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania./Monitor