Day: June 11, 2025

  • Ndarja nga jeta e regjisorit Leka Bungo, vajza e tij bën reagimin prekës: Mirupafshim përjetësisht…

    Ndarja nga jeta e regjisorit Leka Bungo, vajza e tij bën reagimin prekës: Mirupafshim përjetësisht…

    Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, teksa e bija ka reaguar me fjalët e ndjera.

    Alba Bunga shkruan se regjisori ka luftuar me sëmundjen e rëndë, por betejën nuk arriti ta fitonte. Më tej ajo vijon me fjalë të ndjera.
    “Sot me duhet te bej gjene me te rende te jetes time. Te te them ty mirupafshim perjetesisht. E kujt? Atij qe desha me shume ne dynja, atij qe me mesoi cdo gje, atij qe me falte cdo gje, atij qe i besoja cdo gje. I shtrenjti im qe jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk te therrisja mbret.
    Luftove me semundjen me te rende te shekullit dhe humbe! U prehsh ne paqe dhe faleminderit qe ishe babai im. Krenare gjithmone pafundesisht per ty, mirenjohese perulesisht per cdo gje qe me mesove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria me e madhe ne dynja.
    Njerezit e medhenj jetojne ashtu sic jetove ti! E deshe dhe e respektove jeten ashtu sic vetem ti dije. Lamtumire deri sa te takohemi sic vetem ne te dy dinim. Ah sa te dua i vogli im! U prehsh ne paqe bashke me engjëjt, engjëlli im!”, shkruan ajo.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo

    Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo

    Regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

    Mësohet se Bungo vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën humbi betejën.
    Leka Bungo lindi në Vlorë më 28 shkurt 1944.
    Ai ka kryer shkollën e lartë për aktor në universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një periudhë kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.
    Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.
    Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri.
    Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Përveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Në filmin që bëri në 1990 si Bardhyla në filmin Një djalë edhe një vajzë. Ai ishte autor i skenareve për disa filma artistikë.
    Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv Combi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSH. Në vitin 2016, ai bëri seri Rrokulisja për televizionin shqiptar, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997.

    Top Channel

  • Përhapet murtaja e kafshëve të imta, Resuli: Situata alarmante, blegtoria drejt shuarjes, fermerët duhet të rrisin vigjilencën, kjo sëmundje…

    Përhapet murtaja e kafshëve të imta, Resuli: Situata alarmante, blegtoria drejt shuarjes, fermerët duhet të rrisin vigjilencën, kjo sëmundje…

    Presidenti i “Urdhrit të Mjekut Veterinar”, Ervin Resuli, ka ngritur alarmin për përhapjen e murtajes së kafshëve të imta në Shqipëri, një sëmundje që rrezikon seriozisht tufat dhe sektorin e blegtorisë në vend. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Resuli u shpreh se rasti i parë është konfirmuar në Shkodër, ndërsa pas tre ditësh është raportuar edhe nga pala kosovare, e cila ka ndërprerë eksportet për shkak të rrezikut të përhapjes.

    Sipas Resulit, rregulloret e Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve parashikojnë ndalimin e menjëhershëm të importeve nga një vend sapo të identifikohet një sëmundje e listuar. Kjo masë synon të parandalojë transmetimin e sëmundjeve në zona të tjera.

    “Blegtorët duhet të jenë vigjilentë për tufat e tyre, kryesisht delet dhe dhitë. Nuk kemi të bëjmë me specie të tjera si gjedhët, pulat apo derrat,” tha Resuli. Ai theksoi se sëmundja shkakton ngordhje të menjëhershme dhe në disa raste deri në 100% të tufës, duke e bërë situatën jashtëzakonisht shqetësuese.

    Në Shqipëri, sipas tij, numri i krerëve të imtë ka rënë ndjeshëm, nga 6 milionë më parë, sot janë rreth 1.8 milion. “Kjo sëmundje po troket në derë dhe rrezikon të zhdukë edhe ato pak që kanë mbetur,” paralajmëroi ai.

    Resuli kritikoi mungesën e një politike serioze për mbështetjen e blegtorisë në dekadën e fundit, duke e cilësuar sektorin si më të vështirin ekonomikisht. Ai kërkoi ndërhyrje urgjente nga institucionet për të ndalur rënien dhe për të ngritur një strategji të qëndrueshme që do ta kthente blegtorinë shqiptare në një sektor konkurrues, fillimisht në rajon dhe më pas në nivel evropian.

    Resuli: 

    Rasti i parë me murtajen ka qenë në Shkodër i cili është bërë njoftimi edhe në media dhe më pas, pas tre ditëve ka qenë lajmërimi nga pala kosovare e cila bllokonte eksportin e të imtave rreth saj.

    Ka një rregullore të organizatës botërore të shëndetit të kafshëve, që nëse një vend shfaq një sëmundje nga lista e publikuar, nga ajo zonë apo total nga ai vend bllokohet importi për arsye të shpërndarjes që sëmundja mos transmetohet.

    Ajo që vlen për t’u theksuar është që së pari blegtorët duhet të jenë vigjilent për tufat e tyre, për bagëtitë e tyre, kryesisht delet edhe dhitë.
    Pra nuk pres specie tjetër, gjedhin, pulat, derrat, por kryesisht delet edhe dhitë.

    Së dyti, arsyeja që ngrihet një lloj alarmi nuk është vetëm dëmtimi i numrit të kafshëve, por agresiviteti që kjo sëmundje jep kundrejt këtyre kafshëve.
    Pra ka ngordhje të menjëhershme të të gjithë tufës, ka ngordhje deri në masën 100% të tufës, dhe kjo në fakt e bën të frikshme situatën sepse duke qenë se blegtoria në Shqipëri është drejt një rënie, kemi pasur rreth 6 milionë krerë të imta, sot kemi rreth 1.8 milion dhe kjo sëmundje troket në derë dhe thotë shiko se ne do t’i marrim dhe këto të 1.8. Dhe kjo e bën alarmante situatën.

    Shqipëria u bë tashmë gati 10 vjet, në të cilën nuk ka një politikë serioze, për mbështetjen kryesisht të blegtorisë, sepse blegtoria është edhe sektori më i vështirë ekonomik.

    Blegtorisë shqiptare i ka munguar një dorë e ngrohtë për ta ngritur, për ta konsoliduar, për ta strukturuar dhe për ta bërë konkurruese së pari duke plotësuar nevojat e veta, së dyti duke konkurruar rajonin po themi Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, dhe së treti që le të themi në 2030 të jetë një konkurruese e denjë edhe e Gjermanisë, edhe e Hollandës, edhe kështu e radhë.

  • FOTO – DETAJE/ Nxënësi 14-vjeçar vret asistenten e mësueses pranë shkollës në Francë

    FOTO – DETAJE/ Nxënësi 14-vjeçar vret asistenten e mësueses pranë shkollës në Francë

    Një sulm tronditës ka goditur komunitetin arsimor në verilindje të Francës, ku një asistente mësuese, Mélanie G, u vra nga një nxënës 14-vjeçar, jashtë shkollës Françoise Dolto në qytetin Nogent.

    31-vjeçarja, nënë e një djali 4-vjeçar dhe e përshkruar si “një grua e dashur dhe e kujdesshme”, humbi jetën në spital nga plagët e marra. Ajo ndodhej jashtë shkollës duke kryer një kontroll të zakonshëm të çantave kur ndodhi sulmi fatal.

    Sipas autoriteteve franceze, adoleshenti është arrestuar në vendngjarje. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa i dyshuari nuk kishte precedentë penalë apo kontakte të njohura me policinë.
    Mélanie, një ish-parukiere e dekoruar për punën e saj kreative, kishte zgjedhur të ndryshonte karrierë për t’iu përkushtuar edukimit të të rinjve dhe për të ndërtuar një jetë më të qëndrueshme për veten dhe djalin e saj. Ish-klientë dhe miq janë mbledhur pranë shkollës për të vendosur lule dhe për të nderuar kujtimin e saj.

    Presidenti Emmanuel Macron dënoi sulmin, duke e quajtur “një valë të pakuptimtë dhune që po godet shkollat”. Në një deklaratë në rrjetin X, ai u shpreh: “Ndërsa mbronte fëmijët tanë, një asistente mësuese humbi jetën… Kombi është në zi.”

    Pas incidentit, shkolla me 324 nxënës u fut në izolim, ndërsa mësimet u pezulluan për dy ditë. Një minutë heshtje do të mbahet në Asamblenë Kombëtare për të nderuar viktimën.

  • Konflikt në zonën e ‘Ali Demit’/ Në vendngjarje gjenden gëzhoja, ja çfarë dyshohet

    Konflikt në zonën e ‘Ali Demit’/ Në vendngjarje gjenden gëzhoja, ja çfarë dyshohet

    Një konflikt mes disa personash dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

    Sipas informacioneve paraprake, ka dyshime se gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë.

    Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, por ende nuk ka një reagim zyrtar.

    Momentalisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa mësohet se policia që prej mbrëmjes së djeshme po merret me krehjen e zonës.

  • Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi Leka Bungo

    Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi Leka Bungo

    Leka Bungo

    TIRANË- Shuhet Leka Bungo! Sot është ndarë nga jeta regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16.00, në varrezat e Sharrës. Lajmin për ndarjen nga jeta të Bungos e kanë dhënë familjarët e tij, pasi 81-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Njëra nga vajzat e tij, Alba teksa ka ndarë një foto krah të atit shkruan se ai luftoi me sëmundjen më të rëndë të shekullit por nuk arriti që ta mposhtë. 
    “Sot më duhet të bëj gjënë më të rëndë të jetës time. Të të them ty mirupafshim përjetësisht. E kujt? Atij që desha më shumë në dynja, atij që më mësoi çdo gjë, atij që më falte çdo gjë, atij që i besoja çdo gjë. I shtrenjti im që jetove aq bukur me aq dinjitet, kot nuk të thërrisja mbret. Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit dhe humbe! U prehsh në paqe dhe faleminderit që ishe babai im. Krenare gjithmonë pafundësisht për ty, mirënjohëse përulësisht për çdo gjë që më mësove dhe dhurove. Ishe dhe do jesh dashuria më e madhe në dynja. Njerëzit e mëdhenj jetojnë ashtu siç jetove ti! E deshe dhe e respektove jetën ashtu siç vetëm ti dije. Lamtumirë deri sa të takohemi siç vetëm ne të dy dinim. Ah sa të dua i vogli im! U prehsh në paqe bashkë me engjëjt, engjëlli im,”- shkroi Alba Bungo në një postim në Instagram.

    Por kush ishte Leka Bungo?
    Ai lindi në Vlorë, në vitin 1944. Pas fëmijërisë që kaloi në qytetin e tij të lindjes, kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs 1-vjeçar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një kohe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.
    Mori pjesë si aktor në filmat: ‘Oshëtime në bregdet’, ku luajti rolin e një ushtari fashist dhe ‘Një djalë edhe një vajzë’ si Bardhyl’, babai i Artanit. Po ashtu shkruajti skenarët e filmave: 1985: Tre njerëz me guna; 1988: Mirela; 1991: Gjuetia e fundit dhe 1992: Pas fasadës. Por përpos skenarëve të filmave ka shkruar edhe disa drama. Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv ‘Combi’ ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RadioTelevizionit Shqiptar. 4 vite më parë mori detyrën si kreu i këtij bordi drejtues për ta lënë vetëm pak muaj më parë./ZËRI

  • Ja kur do ta marrin pensionistët pensionin e 13-të, eksperti i ekonomisë zbulon detajet e fundit

    Ja kur do ta marrin pensionistët pensionin e 13-të, eksperti i ekonomisë zbulon detajet e fundit

    Pensioni i 13-të nuk do të jetë më një premtim i largët, por pjesë e strategjisë së re për pensionet 2025-2030. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, në një intervistë për “Top News”, zbulon afatet dhe detajet konkrete të kësaj nisme. Ai sqaron se pagesa shtesë për pensionistët pritet të aplikohet nga viti 2027 ose në fund të dekadës. Strategjia përfshin edhe një indeksim të diferencuar, që favorizon pensionet më të ulëta. Po ashtu, Z. Gjokutaj vë theksin te nevoja për “plakje dinjitoze” dhe te sfidat strukturore që e kanë penguar përparimin deri tani. Ndërkohë reforma e vitit 2015, sipas tij, nuk i ka dhënë efektet e pritshme dhe tashmë kërkohet një qasje më e thelluar dhe e qëndrueshme.
    -Zoti Gjokutaj, cila është strategjia e re e qeverisë për përmirësimin e pensioneve dhe si konceptohet ajo?
    Strategjia e re e qeverisë për përmirësimin e pensioneve është ajo e miratuar para pak ditësh për periudhën 2025-2030. Kjo strategji vjen si vazhdimësi e një strategjie të mëparshme ose një dokumenti politikash të viteve 2020-2024, i cili “pati pak hapësirë” në përmbushjen e objektivave të tij. Dokumenti i ri i politikave ka një qasje edhe më të zhvilluar, pasi e konceptualizon problemin në kontekstin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, problemit të mungesës së fertilitetit, rritjes së jetëgjatësisë, si dhe zhvillimeve demografike që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen më të lartë të numrit të moshuarve në përbërjen e popullsisë. Kjo strategji konceptohet në dy kolona kryesore politikash:

    Politika e parë ka të bëjë me pensionet, të cilat shpesh janë thjeshtëzuar në aspektin e “pensionit të 13-të”, por është shumë më e gjerë se kaq. Kjo politikë ka një nivel zbatueshmërie më të lartë.
    Politika e dytë ka të bëjë me edukimin dhe ndërgjegjësimin, dhe është një qasje strategjike më afatgjatë. Kjo e fundit kërkon një përkujdesje dhe investim më të madh në aspektin e ndërveprimit.

    Një synim kryesor i kësaj strategjie është t’u mundësojë të moshuarve “plakje dinjitoze”. Kjo theksohet duke marrë parasysh që pensioni për shumicën e tyre është minimal dhe shpesh i pamjaftueshëm në raport me çmimin dhe standardin e jetesës në Shqipëri, dhe nëse nuk do të kishin mbështetjen e të afërmve të tyre, veçanërisht në emigracion, do ta kishin të pamundur të përballonin jetesën.
    -Cilat janë detajet rreth pensionit të 13-të dhe indeksimit të diferencuar?
    Pensioni i 13-të: Është një nga pritshmëritë e kësaj strategjie të re. Eksperti thekson se nuk do të jepet menjëherë, por do të vijë në një moment të mëvonshëm. Besohet se mund të jetë rreth vitit 2027 ose edhe në vitin e fundit të strategjisë, deri në 2030. Kjo do të jetë një politikë më e konsoliduar dhe më e afatgjatë, ndaj kërkon një investim nga buxheti në mënyrë të qëndrueshme, dhe nuk do të jetë thjesht një bonus i përkohshëm. Pensioni i 13-të nënkupton një pension në nivelin e asaj që pensionisti merr gjatë një muaji. Pra, ka të bëjë me shtim të vlerës dhe me konsolidim të politikës, e cila pritet të shpërndahet në fund të vitit, ngjashëm me pagën e 13-të.
    Indeksimi i diferencuar: Kjo do të thotë që ai që ka pension më të ulët do të indeksohet më shumë. Konkretisht, pensionet e ulëta, sidomos ato që janë nën kufirin e pensionit minimal, do të përfitojnë diçka më shumë se norma e inflacionit dhe llogaritja standarde e indeksimit. Kjo vlerë e rritur mund të arrijë deri në dyfishin e asaj që është marrë deri më sot si indeksim standard për pensionet e ulëta. Megjithatë, ndikimi i kësaj nisme për arritjen e një “plakjeje dinjitoze” vlerësohet të jetë modest apo i moderuar në aspektin e vlerës, pasi edhe me këto shtesa, të gjitha përfitimet kolektive mund të mos arrijnë një nivel jetese dukshëm më të lartë.
    -Cilat problematika janë hasur në zbatimin e strategjive të mëparshme dhe cilat janë sfidat aktuale?
    Analiza e strategjisë së parë (2020-2024), megjithëse kishte një qasje konceptuale shumë të avancuar, tregoi problematika të shumta:

    Mungesa e strukturave institucionale funksionale, jo vetëm në nivel qendror, por sidomos në institucionet vendore, të cilat duhet të luajnë një rol shumë më të madh.
    Mungesa e theksuar e financimeve në nivel vendor: 70% e bashkive nuk patën fare financime të hapura ose u bazuan mbi projekte të huaja, të cilat nuk garantojnë dot qëndrueshmërinë e këtyre politikave dhe skemave.
    Nuk pati një gjithëpërfshirje të të gjithë grupeve dhe munguan incentivat më të mira fiskale apo një përfshirje më e mirë ekonomike në atë që quhet “ekonomia e argjendtë”.
    Nuk u bë një dallim i qartë për barazinë gjinore të pensioneve, pasi gratë në tërësi tentohet të kenë nevojë për më shumë stimulim dhe integrim.

    Aktualisht, Shqipëria përballet me një sfidë demografike: ka një rritje të jetëgjatësisë, por nga ana tjetër nuk ka një shtim të kontributorëve në sistem, pra atyre që janë në punë dhe paguajnë sigurime.
    -A është reforma e pensioneve e vitit 2015 e mjaftueshme për adresimin e sfidave aktuale?
    Reforma e pensioneve e vitit 2015, megjithëse aso kohe u trumbetua fort se do të jepte efekte pozitive dhe do të çonte në një shëndoshje të skemës, një dekadë më pas, jemi në kushte të tjera. Kjo tregon se ajo nuk ka dhënë efektet e dëshiruara. Eksperti sugjeron se ka nevojë për një reformë në sistem, duke pasur parasysh rritjen e jetëgjatësisë dhe mungesën e shtimit të kontributorëve.

  • Ngërçi i stërzgjatur në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

    Ngërçi i stërzgjatur në Kosovë, sot tentativa e 30-të për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët e Kosovës do të mblidhen sot për herë të 30-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që procesi ka ngecur në pikën e zgjedhjes së kryetarit të tij.
    Partitë politike mbeten të ngurta në qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje vijon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa PDK, LDK dhe AAK kanë ripërsëritur se nuk do ta mbështesin atë.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar në disa raste krijimin e një Komisioni që do të mundësonte votimin e fshehtë, por për shkak të mungesës së kuorumit, propozimi nuk ka kaluar. AAK e ka çuar këtë çështje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

  • “Dy orë pushim për faljen e xhumasë” – Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës

    “Dy orë pushim për faljen e xhumasë” – Diskutohen ndryshime të reja në Kodin e Punës

    Leje për falje të namazit, dy orë pushim për faljen e xhumasë si dhe krijimi i hapësirave të faljes për punëmarrësit të cilët janë besimtarë myslimanë.
    Këto janë tre propozimet që parashikohen për t’u përfshirë në Kodin e Punës, të cilat u diskutuan në Komisionet parlamentare. “Punëdhënësi merr masa që të ofrojë një ambient të posatshëm për punëmarrësit e besimit mysliman për të kryer ritet e tyre fetare. Në rast se numri i punëmarrësive të këtij besimi është më shumë se 50, punëdhënësi ka për detyrim të ndërtuar një ambient të posaçëm për kryerjen e riteve fetare Punëdhënësi është i detyruar të respektojë oraret e faljes për punëmarrësit mysliman, sipas njoftimeve paraprake që i janë bërë atij nga punëmarrësi, për sa kohë është e mundur kjo për shkak të natyrës së punës. Punëmarrësi i besimit mysliman, ka të drejtën e pushimit dy orë çdo ditë të premte me qëllim që të falë namazin e xhumasë në ambientin më të afërt të xhamisë në vendin e punës.”
    Por diskutimet për këto propozime në komision vijuan në verifikimet për mos arritur në abuzime dhe se si do të verifikohet këto leje për 2 orarshin e faljes. “A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës.” “Për sa i përket, se si do të verifikohet.
    Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot.” Sipas deputetëve, në Kushtetutë cilësohet se Shqipëria është një shtet laik. “Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimi sit ë duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje.”

  • Iu gjetën 2 kallashnikovë në automjet, arrestohet 19-vjeçari që ishte në kërkim nga GJKKO

    Iu gjetën 2 kallashnikovë në automjet, arrestohet 19-vjeçari që ishte në kërkim nga GJKKO

    Policia Shkodër

    SHKODËR- 19-vjeçari Agostin Gjelosi është arrestuar nga Policia në Shkodër. I riu ishte shpallur në kërkim që prej muajit maj, për shkak se mbante armë pa leje. Më 30 maj, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia ushtroi kontrolle në një automjet në Kir, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikovë, të cilat dyshohet se i posedonte i riu.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
    A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj./ZËRI