Day: June 11, 2025

  • Dhunoi punonjësin e pastrimit publik në Athinë, policia në kërkim të shqiptarit (Emri)

    Dhunoi punonjësin e pastrimit publik në Athinë, policia në kërkim të shqiptarit (Emri)

    Policia greke është vënë në kërkim të një shtëtasi shqiptar, i cili u filmua teksa dhunonte një punonjës të pastrimit publik të Athinës, teksa ai ishte në orar punë gjatë natës.
    Ngjarja ndodhi natën vonë të së shtunë në Agios Nikolas, ku një automjet me tre pasagjerë ndaloi pas një makine pastrimi. Punonjësit e kësaj të fundit i thanë tre të rinjve të prisnin deri sa ata të përfundonin. Megjithatë, tre të rinjtë dolën nga mjeti duke dhunuar njërin prej punëtorëve. Ngjarja u bë virale në rrjet pasi u filmua nga një kamera amatore.
    Policia greke ka arritur të identifikojë njërin prej autorëve. Ai është shqiptari Romeo Nazifi, 34 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Nazifi rezulton person me 17 precedentë penalë në Greqi. Ai është akuzuar për vjedhje, raste droge, grabitje, vjedhje automjetesh, dhunë në familje, kërcënime, fyerje, dëmtime trupore, posedim dhe përdorim arme, ndërsa në vitin 2022 u plagos me armë zjarri jashtë një lokali në Burnazi.
     

  • Një 65-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë, dyshime për vrasje

    Një 65-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë, dyshime për vrasje

    FOTO ILUSTRUESE

    KLOS-Një person i pajetë është gjetur në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se viktima është një 65-vjeçar, Selim Velsula.
    Nga të dhënat e para mësohet se ai është qëlluar të paktën 3 herë me thikë në gjoks. Gjithashtu ka plagë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Viktimës i është gjetur pranë një thikë. Policia është nisur  në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

  • “Nuk e meritojnë as rrogën që kanë”, Romeo Kara shpërthen kundër gjyqtarëve: Paguhen si ministrat, sillen si pushtetarë

    “Nuk e meritojnë as rrogën që kanë”, Romeo Kara shpërthen kundër gjyqtarëve: Paguhen si ministrat, sillen si pushtetarë

    Avokati Romeo Kara është kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritje të pagave.
    Në një emision televiziv, Kara u shpreh se gjyqtarët janë më të paguar se ministrat dhe nuk e justifikojnë.
    Sipas tij, duhet të fillojë veting real për gjyqtarët.
    “Ka një krahasim, ku janë dhe se çfarë bëjnë. Me këto paga jetohet në Shqipëri. Nuk po them që bëhet ndonjë çudi. Kur shqiptarët janë 50 fish më pak të pagës së një tjetri, kur bën gjyqe pa njoftuar fare palët, duhet të fillohet me eksavator të bëhet vetingu. Sidomos në gjykatën e shkallës së parë dhe apelit. Me këto paga, kanë ngacmuar dhe kanë ngritur neveritjen tonë. Vetingu real duhet të fillojë tani. Ka dhe një pjesë që janë të saktë, por është shumë e vogël. Na ka ardhur momenti t’i themi, jo që nuk meritoni t’ua ngremë rrogën, por dhe atë rrogë që merrni, nuk e meritoni.”, theksoi ai.
     
     

  • Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova kërkon lirimin e ish-efektivit Spahiu

    Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova kërkon lirimin e ish-efektivit Spahiu

    Kosova E Mërkurë, 11 Qershor 2025 21:21
    Arrestimi nga autoritetet serbe dhe ngritja e akuzës për vrasje të rëndë në Banjskë të Zveçanit, ndaj ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ka vënë në lëvizje të gjithë aparatin shtetëror në Kosovë.
    Autoritetet thonë se po bëjnë çdo përpjekje për lirimin e tij. Spahiu u arrestua më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa po kthehej me autobus nga Austria në Kosovë së bashku me familjen e tij.

    Gjykata e Lartë në Suboticë urdhëroi një muaj paraburgim për Spahiun me pretendimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Kjo pavarësisht faktit se, sipas avokatit të Spahiut, Arianit Koci, ai ka tre vite që jeton në Gjermani, e nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës.
    Në një reagim në Facebook, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se prej momentit të arrestimit të Spahiut, institucionet e vendit janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. “Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, tha Kurti.

  • Çfarë ka ndodhur? Zhduken këngët e Gjestit

    Çfarë ka ndodhur? Zhduken këngët e Gjestit

    Showbiz E Mërkurë, 11 Qershor 2025 22:01
    “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë krijimet me miliona shikime që Gjesti i arriti ndër vite. Por janë thjesht kujtime të momentit, të zhdukura krejtësisht nga YouTube. Fansat kanë nisur të parashtrojnë pyetje nëpër rrjete sociale, në postimet e këngëtarit pejan. Këngët janë hakuar dhe se po punohet për t’i rikthyer sërish në platformat online. Nuk dihen akoma arsyet se çfarë qëndron prapa kësaj dhe kush mund të jetë sulmuesi.
     

     

  • Veliaj poston videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi punë me drejtësinë

    Veliaj poston videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi punë me drejtësinë

    Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar modës së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një orë përpara se të arrestohej me urdhër të SPAK. ”Ai nuk e dinte ende, por pas një ore do të arrestohej në këtë zyrë. Pa gjyq, thjeshtë kaos. Kamerat po xhirojnë. Mediat po e përpijnë. Edhe arrestimi i tij duket si një film. Energjia e PERSONAZHIT KRYESOR është çliruar plotësisht”, shkruan Veliaj në këtë video.

  • Vuçiç nga Odesa: E falënderova Zelenskin që nuk ftoi përfaqësues të Prishtinës në Samit

    Vuçiç nga Odesa: E falënderova Zelenskin që nuk ftoi përfaqësues të Prishtinës në Samit

    Nga Odesa në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur Kosovën. Ai u shprehur i lumtur që nuk pati asnjë përfaqësues të Prishtinës zyrtare të pranishëm.
    Vuçiç tha për mediat serbe se sot në Odessa pati takime shumë të suksesshme dhe se e falënderoi Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, si dhe për faktin se nuk kishte ftuar përfaqësues nga Prishtina për të marrë pjesë. “Ky është një gjest i madh ndaj vendit tonë”, u mburr Vuçiç dhe tha se Serbia do ta vlerësojë sa më shumë që të jetë e mundur.

    “Kemi pasur takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Është hera e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainës dhe hera e parë në territorin ukrainas. I falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së, integritetit territorial të Serbisë. Dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës”, tha Presidenti serb.

  • Bylykbashi tregon për aksionin e PD për 11 Majin në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

    Bylykbashi tregon për aksionin e PD për 11 Majin në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

    Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, tha se në atje u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE. Ai tha edhe se do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 Maj.
    ”Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik.

    Do të organizojnë sa më shpejt një mision fakt mbledhës për të ardhur në Shqipëri, pikërisht për shqetësimet që ata vetë ngritën.
    Ky mision lidhet edhe me raportin përfundimtar të ODIHR, por edhe me proceset e ankimeve që janë bërë për zgjedhjet e 11 majit”.

  • ‘Me jep lekë ose do të publikoj fotot që kemi bashkë’! Gruaja nga Korça shantazhon një burrë

    ‘Me jep lekë ose do të publikoj fotot që kemi bashkë’! Gruaja nga Korça shantazhon një burrë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nëDevoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë është përndjekur dhe shantazhuar një burrë, me qëllime përfitimi nga një grua. E dyshuara është një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras.
    Policia e Korçës bëri sot me dije, se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre.
    Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.
    “Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.
    Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.
    gijotina.com/

  • 10 ditë ndëshkim! Meta nga burgu: Nuk më ndalojnë dot! Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat

    10 ditë ndëshkim! Meta nga burgu: Nuk më ndalojnë dot! Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat

    Ilir Meta

    TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar. Meta thotë se dënimi nuk do e ndalojë dhe do të vazhdojë të japë intervista nga qelia.
    “Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma. Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.
    Meta foli edhe rreth vështirësive që po kalon gjatë qëndrimit prej 8 muajsh në burg, ku rrëfen se uji vjen vetëm 1-2 orë në ditë.
    “Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme. Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë”-rrëfen Meta.
    Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI