Day: June 11, 2025

  • Mrekulli në lumin e Artës! Shqiptari shpëton dy fëmijë nga mbytja në Greqi

    Mrekulli në lumin e Artës! Shqiptari shpëton dy fëmijë nga mbytja në Greqi

    Një emigrant shqiptar është heroi i ditës sot në Greqi. Ai ka nxjerrë nga një lumë në zonën e Artës dy fëmijë që po mbyteshin duke u shpëtuar jetën.

    Ngjarja ka ndodhur në mëngjes kur një grup prej katër fëmijësh mbërriti në lumin Arahthos, në zonën e Neohorit. Dy prej tyre vendosën të futeshin në ujë, por papritur, shokët e tyre që ndodheshin në breg i humbën nga pamja. Njëri nga fëmijët që mbetën në breg shkoi në një lokal pranë lumit dhe njoftoi se kishin humbur shokët e tyre dhe kishin nevojë për ndihmë.
    Klientët vrapuan menjëherë për të ndihmuar, mes tyre edhe Levian Gega. Vlen të theksohet se thellësia në atë zonë arrin deri në 6 metra dhe në disa pika kalon 7-8 metra. Banorët që u nxituan të ndihmojnë organizuan një operacion të vërtetë shpëtimi duke përdorur varka dhe litarë për të nxjerrë në kohë fëmijët nga uji.
    Një prej dëshmitarëve ka folur tek televizioni shtetëror ERT për personin që u hodh në ujë në vendin ku u zhdukën fëmijët, duke e përshkruar si një ish-punonjës i lokalit që jeton prej vitesh në Neohori dhe njihet nga të gjithë si Leo.
    Vetë Leviani, që ka folur para mediave lokale, ka përshkruar me lot në sy momentet kur ka nxjerrë nga uji fëmijën e parë dhe më pas të dytin. “Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk arrita ta gjej. Pastaj u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë”, tha ai.
    “Unë jam i huaj, por bëra një të mirë, nuk ka rëndësi origjina. Të mos i ndodhë askujt. Bëra një të mirë, asgjë tjetër. Mendoj për fëmijët e mi” – ka thënë ai duke shpërthyer në lot. “Uroj të jetojnë fëmijët, Perëndia të jetë me ta, të zgjohen, të bëjnë jetën e tyre, është mëkat… njëri nga fëmijët ishte vetëm 12 vjeç”, ka thënë ai.
    Pasi janë nxjerrë nga lumi, fëmijët janë dërguar pa ndjenja në spitalin e Artës ku mjekët kanë bërë përpjekje të mëdha për t’i mbajtur në jetë dhe të gjithë flasin për një mrekulli, pasi kishin qëndruar për minuta të tëra pa oksigjen. Më pas u vendos transferimi i tyre urgjent në spitalin universitar të Rios në Patra.
    Analizat mjekësore treguan edemë të theksuar në tru dhe ujë në mushkëri tek njëri nga fëmijët, ndërkohë që u zbulua edhe një frakturë në qafë. Gjendja e tyre konsiderohet serioze.

    Top Channel

  • Qeveria miraton vendimin, marrëveshje edhe me Serbinë për pensionet

    Qeveria miraton vendimin, marrëveshje edhe me Serbinë për pensionet

    Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në lidhje me pensionet.

    “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    VENDOSI: Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, njofton qeveria.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Përurohet libri ‘Më prano kështu siç jam’, libri i dytë i shkruar nga Dr. Liri Berisha

    SYRI TV/ Përurohet libri ‘Më prano kështu siç jam’, libri i dytë i shkruar nga Dr. Liri Berisha

    Këtë të mërkurë, Presidentja e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, Liri Berisha, përuroi librin e saj të dytë, dedikuar fëmijëve të spektrit autik, të titulluar ‘Më prano kështu siç jam’.

    Në këtë libër pasqyrohen historitë personale me sfidat dhe vështirësitë që hasin personat me këtë spektër dhe familjarët e tyre. Dr. Liri Berisha, gjatë fjalës së saj, apeloi për më shumë mbështetje financiare ndaj autizmit. I pranishëm në aktivitet ishte edhe bashkëshorti i Liri Berishës, lideri i opozitës Sali Berisha.

    Më prano kështu siç jam, kështu titullohet libri i dytë shkruar nga Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha, i cili u përurua këtë të mërkurë, ku pasqyrohen 11 histori personale me sfidat dhe vështirësitë që hasin personat me spektrin autik dhe familjarët e tyre.
    Gjatë fjalës së saj, doktoreshë Liri Berisha ndau emocionet për librin, teksa bëri thirrje për më shumë mbështetje ndaj fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre, që ndeshen çdo ditë përtej sfidave emocionale dhe dhimbjes, dhe me pamundësitë financiare.

    I pranishëm në përurimin e librit ishte edhe bashkëshorti i saj, lideri i opozitës Sali Berisha, si dhe profesorë, akademikë, të afërm dhe prindër të fëmijëve që vuajnë nga spektri autik.

    Gjatë fjalës së tyre, Blerina Lala, mësuese njëherësh nëna e një fëmije me spektrin autik, doktoreshë Aida Bushati, analisti Artan Hoxha dhe gazetarja Sonila Mlloja folën për sfidat e përditshme të autizmit, teksa kërkuan të bëhet më shumë për sensibilizimin ndaj këtij spektri.

    Në aktivitet u ndanë edhe mesazhe e histori personale nga prindër dhe fëmijë të spektrit autik.

     

  • ‘Jemi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve’/ Bylykbashi: Një nga provat, katastrofa me votën e diasporës!

    ‘Jemi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve’/ Bylykbashi: Një nga provat, katastrofa me votën e diasporës!

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në emisionin Log, u shpreh se zgjedhjet në Shqipëri nuk do të kalojnë aq lehtë edhe në Parlamentin Evropian, sepse kur e thotë raporti paraprak i OSBE/ODIHR, ai përfundimtar me siguri do të thotë më shumë.

    Bylykbashi, pasi akuzon kryeministrin, shprehet se PD është për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Sipas deputetit të PD, një nga provat është katastrofa me votën e diasporës.

    PPE ka 14 kryeministra, përfshi edhe kancelarin e Gjermanisë, dokumentet që miraton, kthehen në çështje politike. Samitin në Tiranë, Rama donte ta bëjë më 9 maj, por ne e kundërshtuam. U përpoq për efekt politik, por u detyrua ta shtyjë pas zgjedhjeve.

    Rama ka kurajon t’i bëjë presion ODIHR. Nëse ne shohim raportin e Komisionit të Jashtëm të BE-së, ku thuhet se mirëpresim anëtarësimin, por ndërkohë thuhet të thellohen në reforma. Kjo çështja e zgjedhjeve do të kthehet sërish në vëmendje, sepse raporti paraprak i thotë hapur problemet.

    Ne jemi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Ligji e thotë qartë: nëse mekanizmat e shtetit mund të kenë ndikuar në zgjedhje, atëherë zgjedhjet mund të mos jenë të vlefshme. Dhe ne këtë do të duhet ta vërtetojmë. Një nga provat është katastrofa me votën e diasporës. Nuk matet me copa të vogla, është e helmuar e tëra.

  • Izraeli vijon sulmet në jug të Libanit

    Izraeli vijon sulmet në jug të Libanit

    Ushtria izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit.

    Të mërkurën gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit.

    “Gjatë sulmit të kryer nga Izraeli me dronë në qytezën Beit Lif, u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë”, u tha në njoftimin e ministrisë.

    Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se sulmi shënjestroi oborrin e një shtëpie në këtë qytezë, duke shtuar se predha goditi veturën e pronarit të shtëpisë. 

  • Flakët përfshijnë magazinën në Spitallë të Durrësit, evakuohen banorët e pallateve

    Flakët përfshijnë magazinën në Spitallë të Durrësit, evakuohen banorët e pallateve

    Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë në zonën e Spitallës në Durrës.

    Pamjet e siguruara nga Syri TV, tregojnë tym të dendur që ngrihet mbi magazinë, ndërsa zjarrfikësit punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale pritet të vlerësohen.

    Burime për gazetaren e Syri, Albana Aliaj bëjnë me dije se janë evakuar të gjithë banorë e pallateve në zonën ku ndodhet magazina e përfshirë nga zjarri.

    Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Vllaznia ndan rrugët me futbollistin që për 5 vite, dha kontributin e tij për klubin kuqeblu…

    Vllaznia ndan rrugët me futbollistin që për 5 vite, dha kontributin e tij për klubin kuqeblu…

    Pas 5 vitesh bashkëpunimi, mbyllet këtu rrugëtimi i futbollistit Mehdi Çoba me fanelën kuqeblu.
    KF Vllaznia e falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Faleminderit Mehdi Çoba.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • VIDEO – “Boll na e qelbën këtë vend”, kompania hedh mbeturina në liqenin e Shkodrës, gazetari reagon ashpër

    VIDEO – “Boll na e qelbën këtë vend”, kompania hedh mbeturina në liqenin e Shkodrës, gazetari reagon ashpër

    Të ndëshkohet ky njeri e kjo kompani! Unë nuk do të ndaloj së publikuari çdo ditë këtë video, derisa të dalë lajmi që ky palaçoja dhe kjo kompania të jenë dënuar nga inspektoriatet, dhe prokuroria të ketë hapur një procedim ndaj këtij maskarallëku.
    Po pastron makinen ky!
    E pra, të dielën, ne me një grup prej 50 vullnetarësh do shkojmë të pastrojmë një zonë në shtratin e lumit Vjosë.
    Po ku dhe çfarë të pastrosh?
    Do shkojmë në BE ne, në 2027 do e mbyllim e kapitullin e mjedisit? Ec e bëje atje këtë gje, po nuk ta bënë gropën me gjithë pula e me gjithë glasa, plehrat.
    Shpërndajeni këtë video, derisa shteti të reagojë. Boll na e qelbën këtë vend. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kosova pranon 50 emigrantë të dëbuar nga Amerika, SHBA: Mirënjohje, partneri i besueshëm

    Kosova pranon 50 emigrantë të dëbuar nga Amerika, SHBA: Mirënjohje, partneri i besueshëm

    Albin Kurti

    KOSOVË-Kosova ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të dëbuar. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti thotë se qeveria ka vendosur që brenda një periudhe njëvjeçare, Kosova të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë të përzgjedhur nga një listë e propozuar nga SHBA-të. Kurti shkruan se qëllimi i këtij angazhimi është lehtësimi i kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të prejardhjes.
    Albin Kurti: Si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë, sot e përkthyem në Vendim të Qeverisë, në mbledhjen tonë të 262-të.
    Sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik. Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi.
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.
    Ndërkohë në një deklaratë për CBS News, Departamenti i Shtetit i SHBA tha: Ne mirëpresim bashkëpunimin për këtë prioritet kyç të Administratës Trump. Jemi mirënjohës partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre personave në vendet e tyre të origjinës.
     

    Vendimi i Kosovës vjen, pasi pak ditë më parë media Bloomberg, raportoi se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po ushtron presion mbi Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Kërkesat e dërguara vendeve në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë amerikane për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhej në artikull./ZËRI