Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare, i ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, deklaroi se organet kompetente duhet të ndjekin seriozisht procesin e rinumërimit sepse me precedentin e krijuar tashmë në hapjen e 42 kutive të qarkut Dibër, është tjetërsuar vota preferenciale.
I pyetur nga gazetari Ervin Koçi se përse kandidati Alimehmeti ka iniciuar një kërkesë në KAS për rinumërim votash kur ndërkohë kërkesën e tillë e kishte bërë dhe PD-ja, a tregon kjo mungesë besimi te subjekti politik, ai u shpreh se” fillimisht kërkesa ka qenë për pavlefshmëri dhe më pas është kërkuar rivlerësim dhe rinumërim.
“Patjetër nëse do ta kishte bërë më parë PD-ja, unë nuk do e kisha bërë ankimimin. -shtoi Alimehmeti.
Gazetari Koçi, duke iu referuar hapjes së 42 kutive të qarkut të Dibrës dhe rinumërimi vetëm i votave preferenciale, me kërkesë të demokratit Xhemal Gjunkshi, u shpreh se votat brenda kutive, nuk përputheshin me procesverbalet për asnjë kandidat të listave të hapura.
Duke u ndalur në procesin e rinumërimit, ish-kandidati për deputet i PD-së, Alimehmeti u shpreh se,
“Këto fletë që janë parë në videot e KQZ-së, janë rifutur sërish në kuti dhe kur hapet sërish kutia nuk qenkan të njëjtat fletë votimi. Këto ngrenë një tjetër diskutim shumë të madh që a janë futur duart në kuti?, a janë konservuar siç duhet votat brenda? Nëse kjo është e vërtet unë i ftojë organet kompetente“
Day: June 11, 2025
-

Rinumërimi 1 në 3 vota/ Alimehmeti: Ato fletë kanë dalë dhe janë futur prapë. S’ka shpjegim tjetër
-

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet.
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë apo kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet. -

“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një konflikt me vëllain e tij.
Ata janë bashkëpronarë të së njëjtës shtëpi, ku janë edhe dy fëmijë të tjerë dhe Edmondi ka bërë dhe një shtesë ngjitur me këtë shtëpi, në të cilin është pronari i vetëm. Pasi kthehet nga Italia, ku qëndroi tre muaj tek e bija, e gjen shtëpinë të kthyer në dyqan.
Shkoi në polici, por i thanë që t’i drejtohet gjykatës. Për të jetuar shkoi te një miku i tij. Në vitin 2015, dy nga bashkëpronarët, Leonardi dhe Alma, iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme. Me arsyetimin, se jetojnë në banesë gjykata u dha të drejtë të mbajnë shtëpinë dhe të kompensojnë Edmondin dhe motrën tjetër.
“Përshëndetje unë jam Edmond Daliu dhe kam një problem me vëllain dhe me kunatën. Kemi një banesë të përbashkët në zonë ‘Myslym Shyri’, ku unë kam më shumë se gjysmën e shtëpisë. Jemi bashkëpronarë në një pjesë, nevoja e strehimit dhe si gjithë banorët e pallatit unë kam bërë një shtesë në vitin 2005, kam edhe certifikatën e pronësisë. Bashkëpronarët e tjerë, prej 20 vitesh nuk jetojnë më në atë shtëpi sepse kanë shtëpitë e veta. Unë nuk munda që të blej një shtëpi dhe mendova që të ndërtoja atë shtesën, do të ishte e mjaftueshme për mua, meqë unë jetoj vetëm. Problemi qëndron që unë banoja aty dhe në vitin 2010, kur shkova në Itali për të parë vajzën dhe kur u ktheva e gjeta shtëpinë e kthyer në dyqan, me qepena nga kunata ime. Shkova në polici dhe ata më thanë që unë t’i drejtohem gjykatës. Që prej vitit 2010 me ndihmën e familjes dhe të një mikut tim u strehova me qira për shumë vite”, rrëfen denoncuesi.
Vendimi mori formë të prerë një ditë më vonë. Edmondi nuk kishte dijeni për këtë, ndaj dhe i kaloi afati i ankimimit. Në këtë pikë ai kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë rivendosjen në afat, për ta ankimuar dhe kjo kërkesë u pranua edhe në Apel. Prej 2018-ës pret vendimin e Gjykatës së Lartë. Sot Edmondi pret drejtësinë i vetmuar, i sëmurë dhe i pastrehë.
“Në Gjykatë të Lartë ka që në vitin 2018. Ata pretendojnë se do e blejnë të gjithë shtëpinë. Tani unë në pritje të vendimit të gjykatave, dola në pension dhe jam me pension minimal. Nuk mund ta përballoj dot jetën që edhe të marrësh shtëpi me qira edhe të jetosh. Kam më shumë se një vit që jetoj këtu në rrugën “Myslym Shyri” në një ish-garazh të përshtatur për magazinë, që e ka një miku im. Më ka strehuar derisa të zgjidh problemin. Çështja më është bërë urgjente sepse jam prekur nga një sëmundje, nga më të këqijat, nga Parkinsoni. Shpresoj që emisioni “Stop” të sensibilizojë një nga plagët më të mëdha që ka shoqëria jonë, që janë konfliktet brenda gjirit të familjes, për pjesën e pronave”, shton më tej Edmond Daliu.
Vëllai zaptues, Leonardi, nuk pranoi të sqaronte situatën.
Gazetarja: Zoti Leonard përshëndetje. Jam gazetare nga emisioni “Stop” dhe ju telefonoj për një problematikë pronësie që keni me vëllain, do të doja që të takoheshim dhe të bisedonim nga afër. Si e keni mundësinë?
Leonard Daliu: Mos u merr me këto gjëra! Me ato merret gjykata… budallaçkë!
Avokati Arben LLangozi shpjegon, se duhet, që qytetari të hyjë në shtëpinë e tij pasi nuk ka një vendim të formës së prerë që e pengon.
“Deri në këto momente ku shtetas gëzon gjithë të drejtat për ta poseduar këtë pasuri. Unë vlerësoj referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë se kemi të garantuar paprekshmërinë e banesës, pore referuar Kodit Penal kemi mangësi referuar dhunimit të pronës. Nëse një person mban padrejtësisht pronën nuk mundet që Kodi Penal të mos e ndëshkojë. Vetë fakti që një person mban në mënyrë të pa drejtë peng banesën do të thotë që kemi dhunim të pronës, duke e keqpërdorur dhe duke e keqtrajtuar. Unë vlerësoj që ky shtetas duhet të gëzojë banesën e vet dhe autorët që e kanë në posedim në mënyrë të paligjshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha avokati./tvklan.al -

Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar
Për herë të parë në Shqipëri është konfirmuar një person me linë e majmunit. Bëhet fjalë për një të ri rreth të tridhjetave, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje infektive.
Sipas të dhënave të siguruara, pacienti ka shfaqur simptoma karakteristike të virusit monkeypox dhe është izoluar menjëherë pas konfirmimit të diagnozës. Autoritetet shëndetësore janë vënë në lëvizje për të gjurmuar kontaktet e tij dhe për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Lija e majmunit është një sëmundje virale e cila transmetohet nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lezione të lëkurës, lëngje trupore apo përmes piklave të ajrit, dhe zakonisht shfaqet me ethe, dhimbje muskulore dhe skuqje karakteristike të lëkurës. -

“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump
Elon Musk i telefonoi Presidentit Donald Trump të hënën në mbrëmje, thanë për CNN dy burime të afërta me situatën, në një përpjekje për të qetësuar tensionet pas përplasjes së fortë dhe publike mes tyre javën e kaluar.
Miliarderi i teknologjisë më pas u tërhoq publikisht nga komentet e tij kritike, duke kërkuar ndjesë dhe duke pranuar se kishte “shkuar shumë larg”.
Telefonata e shkurtër mes Musk dhe presidentit ndodhi pas ndërhyrjes së zëvendëspresidentit JD Vance dhe shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, të cilët folën me Musk të premten për të diskutuar për përplasjen e tij me Trump. Sipas burimeve, qëndrimi i Musk filloi të zbutet menjëherë pas këtyre bisedave.
Musk më pas fshiu disa nga postimet më të ashpra në rrjetet sociale, përfshirë një që lidhej me Jeffrey Epstein dhe një tjetër ku pajtohej me idenë se Trump duhej të shkarkohej. Të mërkurën, ai shkroi në platformën X:
“Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Presidentit @realDonaldTrump javën e kaluar. Shkuan shumë larg.”
Sipas CNN, Trump kishte këshilluar JD Vance që të ishte diplomatik në deklaratat e tij publike për këtë çështje. Në një intervistë gjatë një podkasti me Theo Von, të regjistruar të enjten dhe publikuar të shtunën, Vance tha se sulmet e Musk ndaj presidentit ishin një “gabim i madh”, por shtoi se besonte se marrëdhënia mes tyre mund të riparohej.
Tensionet nisën nga një përplasje mbi projektligjin për politikën e brendshme dhe u përshkallëzuan në akuza të ndërsjella, por fundjava solli një qasje më të butë nga Musk. Ai shfaqi mbështetje për qasjen e administratës Trump ndaj trazirave në Los Angeles dhe postoi flamuj amerikanë në një deklaratë të Vance, ku thuhej se “presidenti nuk do të tolerojë dhunën dhe trazirat”.
Musk gjithashtu ndau një postim nga rrjeti social Truth i Trump, ku ai kërkonte falje publike nga Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass. Ai gjithashtu riktheu ndjekjen e disa aleatëve të Trump, përfshirë Stephen Miller dhe Charlie Kirk, të cilët ai i kishte hequr nga lista gjatë përplasjes.
Charlie Kirk, një mbështetës i zëshëm i Trump, u shpreh se ishte i bindur se marrëdhënia mund të normalizohej.
“I njoh të dy këta djem… Do të bëj gjithçka që mundem për t’i sjellë sërish në një mendje,” tha ai për Megyn Kelly.
Ndërkohë, vetë Presidenti Trump e përshëndeti gjestin e Musk, duke i thënë The New York Post në një intervistë të shkurtër:
“Mendova se ishte shumë mirë që ai e bëri këtë.”
Të gjitha shenjat tregojnë se përplasja e javës së kaluar mund të jetë drejt zgjidhjes, me mundësinë e riparimit të një aleance që dikur konsiderohej strategjike për të dy. -

Reuters: Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi
Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë, raportoi agjencia e lajmeve Reuters , duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan.
“Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një evakuim të pjesshëm të ambasadës së tyre në Irak dhe do të lejojnë personat në varësi të ushtrisë të largohen nga vendet përreth Lindjes së Mesme për shkak të rreziqeve të rritura të sigurisë në rajon, thanë të mërkurën burime amerikane dhe irakiane.
Katër burime amerikane dhe dy burime irakiane nuk specifikuan se cilat rreziqe sigurie kishin nxitur vendimin për evakuim dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Çmimet e naftës u rritën pas raportimit të evakuimit“, raporton Reuters.Ditën e hënë, ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë.
-

Gjendet i vdekur 65 vjeçari, dyshohet se është goditur me thikë
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit.
Dyshohet se 65-vjeçari S.V është qëlluar me thikë afër banesës së tij.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.vijon…
-

Ambasada e Argjentinës në Izrael zhvendoset në Jerusalem
Presidenti i Argjentinës, Javier Milley njoftoi sot në një fjalim para Knessetit, parlamentit izraelit, se ambasada e vendit të tij në Izrael do të zhvendoset në Jerusalem në vitin 2026.
“Jam krenar të njoftoj para jush se në vitin 2026 do të ndodhë transferimi i ambasadës sonë në qytetin e Jerusalemit Perëndimor”, tha ai, duke iu drejtuar parlamentit, ku ishte ftuar të mbante një fjalim me rastin e vizitës së tij të dytë zyrtare në Jerusalem. Ambasada argjentinase aktualisht ndodhet pranë Tel Avivit.
Vetëm Shtetet e Bashkuara, Paraguai, Guatemala, Hondurasi, Kosova dhe Papua Guinea e Re kanë ambasada në Jerusalem.
Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme në konfliktin izraelito-palestinez. Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe më pas e aneksoi atë, një veprim që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.
Shumica e ambasadave të huaja ndodhen në Tel Aviv, në mënyrë që të mos paragjykohet rezultati i negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve mbi statusin përfundimtar të qytetit.
Polemikat mbi statusin e Jerusalemit dhe praninë e ambasadave të huaja u rigjallëruan në dhjetor 2017 kur Presidenti Donald Trump, duke përmbysur dekada të konsensusit ndërkombëtar, e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke provokuar zemërimin e palestinezëve dhe mosmiratimin e bashkësisë ndërkombëtare.Top Channel
-

Inside Story/ Skandaloze! Momentet tronditëse kur qeni vritet me shigjetë në mes të Tiranës
Prokurimet publike zbulojnë se për trajtimin e qenve endacakë hidhen miliona.
Por, paratë nuk kanë zgjidhur asgjë. Shpesh, trajtimi është çnjerëzor dhe kjo duket nga disa imazhe të forta që ne kemi siguruar.
Është data 22 Prill. Viti 2025. Kjo kamera sigurie, ndodhet në një rrugë pranë qendrës së Tiranës. Aty, gjithçka duket normalitet. Të paktën, deri në momentin që shfaqet një qen endacak që duket sikur tenton të larohet. Në trup, dallohet të ketë një send në ngjyrë rozë.
Pasi kafsha largohet nga rrezja e kameras, dikush i bën këtë foto shokuese. Qeni ishte goditur me shigjetë metalike. Sipas denoncuesve që kanë sjellë materialet në redaksinë e Inside Story, kafsha është goditur me pushkë sportive nga ky person i fiksuar në foto.
Nuk dihet nëse është punonjës i strukturës së bashkisë që duhet të kujdeset për kafshët apo një person i zakonshëm që nxjerr dufet tek qentë endacakë.
Në këto imazhe të tjera, shfaqen momentet kur punonjës të strukturave shtetërore kapin kafshët në rrugët e Tiranës. Nuk dihet nëse ato trajtohen, apo zhduken me këto metoda brutale. Të gjitha këto materiale, sipas aktivistëve janë depozituar në strukturat ligjzbatuese.Top Channel
-

Shqiptari në Zvicër qëlloi 9 herë me armë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi! Mediat e huaja publikojnë pamjet
Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, një incident i rrezikshëm ndodhi në qytetin e Zyrihut në Zvicër.
Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.
Ndeshja e mbrëmjes së së shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.
Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.
Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.Top Channel