Day: June 11, 2025

  • Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, penalizohet nga infrastruktura e dobët

    Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, penalizohet nga infrastruktura e dobët

    Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian.Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:-Infrastruktura dhe lidhshmëria-Aftësitë-Mjedisi i biznesit-Transformimi digjital-Ekonomia e gjelbërShqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobëtKlasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.RekomandimetRaporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë, me 170 mln USD detyrime

    Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë, me 170 mln USD detyrime

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë shtuar masat në zbatim të planit të përvitshëm operacional për mbledhjen e detyrimeve të papaguara për taksat vjetore të mjeteve rrugore.Deri në qershor 2025, nga verifikimet në Regjistrin Kombëtar të Mjeteve dhe sistemin e DPSHTRR-së, rezultojnë 249,882 mjete debitorë në shkallë vendi.Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sqaron se ka si qëllim ndjekjen e vazhdueshme të debitorëve dhe uljen e numrit të tyre në zbatim të ligjit nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 26, datë 04.09.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar,Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit si fillim e debitorit njoftohet me mesazh të personalizuar nëpërmjet e-Albania, ku njoftohet për shumën e papaguar të taksave të makinave (përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat). Njoftimi përmes e-Albania është një risi që ka nisur të zbatohet prej disa muajsh.Me tej pronarit debitor të mjetit nuk i ofrohet asnjë nga shërbimet prej transportit rrugor, përfshirë moskolaudimin e mjetit apo procedurat për ndryshimin e pronësisë.Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në fillim të vitit, lista e plotë e debitorëve i është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve. Ku për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve i janë dërguar edhe Bashkive, të cilët janë arkëtues 25% të taksave vjetore të mjeteve.Sa pronarë mjetesh përfituan në 2017 nga falja e taksaveNë 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore” ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime.DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve.Për mjetet rrugore ligji parashikonte, çregjistrim të mjetit pa detyrime nëse nuk është kryer asnjë veprim që nga 2011 dhe shuarje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 2011–2014, me kusht që të paguhen taksat nga 2011 e në vijim, nëse mjeti do të mbetet në qarkullim.Ligji parashikonte gjithashtu, se për ata pronarë të makinave që nuk do të paraqiten brenda 6 muajve të çregjistrojnë mjetin, çregjistrimi do të kryhet nga Drejtoria e Transportit dhe targa do t’i kalohet Policisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimin.Për ata pronarë makinash që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u falen taksat para 2011-s, por nga ana tjetër duhet të paguajnë taksat deri në 2014-n, me përfitim vetëm falje gjobe dhe kamatëvonesash./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • E rëndë në Klos – 65-vjeçari gjendet në rrugë pajetë në fshatin Xibër-Murrizë, dyshohet për vra*je

    E rëndë në Klos – 65-vjeçari gjendet në rrugë pajetë në fshatin Xibër-Murrizë, dyshohet për vra*je

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një burrë 65-vjeçar është gjetur i vrarë në rrugë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Viktima është Selim Velsula, i cili është gjetur buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas asaj që mësohet, viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trupë, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në njoftimin e policisë thuhet: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Klos / Informacion paraprakReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

    Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Gjendet i vrarë me thikë pranë pronës së tij një burrë në fshatin Xibër

    Gjendet i vrarë me thikë pranë pronës së tij një burrë në fshatin Xibër

    Një 65-vjeçar është gjendur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibër të Klosit. Selim Velsula është gjetur pa shenja jete pranë pronës së tij. 65-vjeçari është gjetur në një arë afër shtëpisë dhe dyshohet se është goditur me mjet prerës.
    Policia po heton shkaqet e ngjarjes, por për momentin nuk rezulton që viktima të ketë pasur konflikt me ndonjë person. Nga këqyrja paraprake e trupit, mësohet se 65-vjeçari kishte dëmtime të shkaktuara dyshohet nga një mjet prerës.
    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Policia vijon kontrollin e zonës dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të krimit.
    Njoftimi i policisë
    Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.
    Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
    gijotina.com/

  • Shqiptari në Zvicër qëlloi me armë pas ndeshjes me Serbinë! Mediat e huaja publikojnë pamjet

    Shqiptari në Zvicër qëlloi me armë pas ndeshjes me Serbinë! Mediat e huaja publikojnë pamjet

    Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, një incident i rrezikshëm ndodhi në qytetin e Zyrihut në Zvicër.
    Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.
    Ndeshja e mbrëmjes së së shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.
    Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.
    Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.

  • Tronditet Klosi! Një burrë 65-vjeçar gjendet i vrarë në mes të rrugës

    Tronditet Klosi! Një burrë 65-vjeçar gjendet i vrarë në mes të rrugës

    Një 65-vjeçar u gjet i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Xibër të Klosit. Burime paraprake bëjnë të ditur se viktima është Selim Velsula.
    Ai u gjet në rrugën që të çonte te shtëpia e tij.
    Sipas policisë, 65-vjeçari dyshohet të jetë vrarë me thikë. Ai mësohet se ka marrë plagë në kokë dhe në gjoks.
    “Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.
    Aktualisht, rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa hetimet po vijojnë.

  • Habit eksperti: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Nuredin Dumani del jashtë loje!

    Habit eksperti: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Nuredin Dumani del jashtë loje!

    Eksperti i krimnalistikës, Artan Rexhepi thotë se nëse Durim Bami kthehet në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani do dalë jashtë loje.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhepi u shpreh se Durim Bami mund të tregojë shumë krime.
    Ndërsa avokati Romeo Kara deklaroi se Bami mund të flasë edhe për akuzën që Tom Doshi i bëri Ilir Metës, se ky i fundit ka dashur ta vrasë.
    Artan Rexhepi: Nëse Durim Bami bëhet i penduar, Dumani mund të jetë kukull lodre, mund të shtrihet skandali. E kam fjalën për killerin. Do dalë jashtë loje. Duhet të dijë shumë më tepër. Janë grada të ndryshme ka njohuri më shumë. Nuk e kisha në politikë. Nuk e di kush i vajti në Sarandë për atentat, nuk e gjuajtën dot. Mendoj se di shumë. Nuk ka kriminelë të zotë pa suport. Në politikë, në polici. Absolutisht po.
    Romeo Kara: Unë mendoj se ka pasur të drejtë Tom Doshi për Ilir Metën. Nëse do flasë Durim Bami.

  • Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin

    Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin

    Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos.
    Dy djemtë e mitur, 14 dhe 15 vjeç, u nxorën nga lumi Arachthos mesditën e së mërkurës nga Levian Goga, i cili nuk e mendoi dy herë që të zhytej për t’i shpëtuar. Ata tashmë po trajtohen të intubuar, ndërsa Levioni nga qyteti i Dimalit, ka përshkruar në lot atë se çfarë ndodhi.
    “Njëri është në të njëjtën moshë me vajzën time. Ata erdhën dhe thanë ndihmë. Po pija kafe, dëgjova “ndihmë” dhe hipa në makinë. Ata thanë “ndihmë, dy fëmijë po mbyten” dhe unë erdha. Hyra brenda, nxora njërin dhe pastaj më thanë se kishte një tjetër. Shkova ta gjeja, u zhyta dhe nuk e gjeta. Pastaj kërceva nga varka, ishte shumë e thellë, pesë ose gjashtë metra. E pashë fëmijën të shtrirë, e kapa dhe me forcë më duhej ta nxirrja që të merrte frymë”, tha Leviani për median lokale Arttv.
    Teksa shprehet se “shpreson që fëmijët të jetojnë”, Leviani vetë një baba, shtoi se nuk hezitoi për asnjë moment të vraponte për të ndihmuar.
    “Ne të gjithë bëmë një përpjekje së bashku. Asgjë tjetër. Mendoj vetëm për fëmijët. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë, duhet të shkoj në shtëpi. Për Zotin, fëmijët janë… Unë jam i huaj, bëra mirë, nuk më intereson çfarë kombësie janë. Shpresoj që fëmijët të jetojnë, të gjithë bëmë një përpjekje së bashku. Zoti na ndihmoftë, qoftë me ta për t’i ndihmuar të zgjohen dhe të jetojnë jetën e tyre”, shtoi ai.

    Nga ana e tij, Zëvendëskryetari i Bashkisë për Mbrojtjen Civile, Varilis Giorgos, deklaroi: “Kemi katër të rinj që po notonin në lumë, dy prej të cilëve hasën probleme. Qytetarët i shpëtuan ata para se të mbërrinte Zjarrfikësja dhe u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Lumi është gjithmonë i rrezikshëm dhe kërkon kujdes.”
    Dy djemtë u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës. Sipas informacioneve, skanimet treguan edemë të gjerë cerebrale dhe ujë në mushkëri, ndërsa për njërin prej tyre u konstatua edhe një frakturë në qafë.
    Sipas informacioneve, ata qëndruan nën ujë për të paktën 20 minuta, dhe CPR u krye për të paktën 30 minuta. Mungesa e oksigjenit për gjithë këtë kohë është një faktor jashtëzakonisht rëndues për shëndetin e tyre. Sidoqoftë, mjekët do të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e tyre për 48 orët e ardhshme, gjë që do të jetë vendimtare për prognozën e shëndetit të tyre.

  • EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

    EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

    11 Qershor 2025

    22:56

    Telesport

    Pas ndeshjes hapëse për Euro U-21 mes Sllovakisë dhe Spanjës që përfundoi 2-3, janë luajtur sot në mbrëmje edhe 3 ndeshje të tjera. Në grupin A, Italia fitoi 1-0 ndaj Rumanisë. Tommaso Baldanzi kaloi në avantazh “Axurrët” me një gol të bukur me një goditje të fuqishme Brenda zonës në minutën e 25-të. Pas ndeshjeve të para, kryesojnë grupin Spanja dhe Italia me nga 3 pikë, Rumania dhe Sllovakia kanë nga zero.
    Në grupin B, vëmendja ishte padyshim te sfida Portugali-Francë, duke ditur kualitetet që kanë këto dy ekipe. Pavërsisht e ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të ekipet, rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Gjeorgjia fitoi 2-1 ndaj Polonisë.
    Gjeorgjianët kaluan të parët në avantazh me Lominadze, pas një goditjeje këndi, ndërsa polakët barazuan shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Gjeorgjia shënoi golin e fitores në minutën 93-të dhe merr kryesimin e grupit B me 3 pikë, Franca dhe Portugalia me nga 1 pikë, ndërsa Polonia 0 pikë.

  • Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, zbulohen shifrat e Wirtz te Liverpool

    Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, zbulohen shifrat e Wirtz te Liverpool

    Florian Wirtz do të jetë lojtar i Liverpool-it, pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e mesfushorit ofensiv.
    Marrëveshja është mbyllur për një shumë totale prej 150 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset, çka e bën këtë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit nga “Anfield”.
    Liverpool kishte bërë më parë përpjekje për të ulur çmimin, duke ofruar rreth 130 milionë euro, por në fund ka pranuar kërkesën e klubit gjerman. Klubi anglez kishte arritur paraprakisht akord me vetë lojtarin për kushtet personale.
    Tashmë priten testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës për të bërë zyrtar kalimin e Wirtz. Transferimi vjen si pjesë e strategjisë së Liverpool për të rinovuar mesfushën. Florian Wirtz ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit në Bundesligë dhe konsiderohej një nga emrat më të kërkuar të merkatos. Kalimi i tij te Liverpool pritet të finalizohet në ditët në vijim.