Day: June 11, 2025

  • Zbulohen detaje të reja nga vrasja në Klos: Autori ishte kushëri me viktimën, kishte probleme me…

    Zbulohen detaje të reja nga vrasja në Klos: Autori ishte kushëri me viktimën, kishte probleme me…

    Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli raporton se efektivët e komisariatit numër 4 kanë arrestuar Hazbi Velsula autorin e vrasjes në Klos, në zonën e Alliasit. 

    Autori me viktimën Selim Velsula ishin kushërinj. Autori ka njoftuar të motrën që ka vrarë një person dhe pastaj motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori.

    LEXO EDHE: Krim i rëndë në Klos/ Vritet dhe hidhet në anë të rrugës 65-vjeçari

    Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shendetit mendor.

  • Armando Broja nuk udhëton me Çelsin në Botërorin e Klubeve, dy ekipe të Bundesligës janë në garë për shërbimet e tij

    Armando Broja nuk udhëton me Çelsin në Botërorin e Klubeve, dy ekipe të Bundesligës janë në garë për shërbimet e tij

    Armando Broja nuk do të udhëtojë me Çelsin në Botërorin e Klubeve. Sulmuesi shqiptar është në listën e shitjes së bluve të Londrës dhe këtë verë duhet të gjejë një skuadër të re. Ofertat për të nuk mungojnë. Gazetari Florian Pletenberg ka zbuluat se dy klube të Bundesligës interesohen për kartonin e Brojës.
    Bëhet fjalë për Lajpcigun dhe për Volfsburgun. Të dyja klubet janë duke e monitoruar me kujdes situatën e lojtarit 23-vjeçar. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028 dhe Çelsi e vlerëson me shifrën e 20 milionë eurove kartonin e tij. Mbetet për t’u parë se cili do jetë ekipi që do të ofrojë një shumë të tillë për Armando Brojën./Sport Ekspres/

  • Nga Kombëtarja në SHBA, Kristjan Asllani në listën e Interit për Botërorin e Klubeve

    Nga Kombëtarja në SHBA, Kristjan Asllani në listën e Interit për Botërorin e Klubeve

    Nuk do të ketë pushime për Kristjan Asllanin. Pas dy ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare, mesfushori do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lojtari i zikaltërve është përfshirë në listën me 23 futbollistë të Interit për Botërorin e Klubeve që nis në datën 15 qershor.
    Asllani do të ketë mundësinë të marrë minutat e tij në këtë kompeticion, duke marrë para sysh edhe faktin e një sezoni të gjatë e të lodhshëm për kundërshtarët e tij në mesin e fushës. Një shans i madh për lojtarin shqiptar, i cili do të ketë mundësinë të bindë trajnerin Kivu për të qenë pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Interit./Sport Ekspres/

  • Lëvizje të shumta te Vllaznia, Çoba mbyll me kuqeblutë

    Medi Çoba mbyll avneturën 5 vjeçare me kuqeblutë

    Te Vllaznia e këtij sezoni e cila nisi me lëvizje në stafe, ka nisur puna për ripërtrirjen e grupit të lojtarëve. ITë fundit janë angazhimi i Artan Jazxhi (huazuar nga Teuta) dhe largimi i sulmuesit anësor Medi Çoba. Lidhur me numërin 11-të të kuqebluve ishte vetë klubi që njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me 25 vjeçarin.

    Njoftimi:

    𝐏𝐚𝐬 𝟓 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢, 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐮 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐌𝐞𝐡𝐝𝐢 𝐂̧𝐨𝐛𝐚 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧. 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞.

    𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 Medi Çoba

    Vazhdo leximin

  • Euro U21/ Fitojnë Spanja e Italia në Grupin A, Gjeorgjia mund Poloninë në Grupin B

    Sot në ditën e parë të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki u zhvilluan katër duele në Grupet A dhe C. Në duelin e Grupit A ai hapës (18:00) mes Sllovakisë dhe Spanjës përfundoi 2-3.

    Ndërkohë në orën 21:00 u luajt takimi tjetër i këtij grupi. Në fushë dueli Itali-Rumani me italianët që fituan minimalisht 1-0.

    Sakaq dy ndeshje u zhvilluan në Grupin C. Portugali- Francë u mbyll 0-0 ndërsa Poloni- Gjeorgji rezultati i shkoi gjerorgjianëve me shifrat 1-2.

    Vazhdo leximin

  • Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

    Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

    Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në fshatin Xibër Murrize, në rrugën që të çonte tek shtëpia e tij.
    Policia bën me dije se viktima ka dëmtime në kokë dhe në gjoks, të shkaktuara me mjet prerës (thikë).
    Sipas informacioneve të para, viktima është Selim Velsula 65 vjeç.
    Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të dyshimtë.
    Njoftimi i policisë:
    “Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

  • Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

    Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë.
    “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë – Evropa Juglindore.

    Ai theksoi gjithashtu se është “krenar për politikën e Serbisë” dhe për “pavarësinë dhe vetëvendosjen” e saj. “Kështu do të vazhdojmë”, shtoi Vuçiq.
    Deklarata, e nënshkruar në samitin e Odesës nga liderë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë nga Rumania, Moldavia, Greqia dhe Kroacia, dënon agresionin rus, bën thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe dënon krimet e luftës të kryera nga Rusia, sipas agjencisë AFP.
    Dokumenti, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina dhe dënon dëbimin e mijëra civilëve ukrainas, përfshirë fëmijë, për në Rusi.
    Gjatë fjalimit të tij në samit, presidenti serb deklaroi se Serbia do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, përfshirë “mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara”.
    “Gjithmonë kemi mbrojtur këtë qëndrim dhe do të qëndrojmë të palëkundur në këtë pikë. Mendoj se në një mënyrë kjo mund të jetë edhe e dobishme për Ukrainën”, tha Vuçiq.
    Në një deklarim për gazetarët, ai shtoi se e ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për “respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe të integritetit territorial të Serbisë”.
    “Dhe këtu nuk kishte Prishtinë dhe përfaqësues të Prishtinës”, tha Vuçiq.
    Në fjalimin e tij në samitin në Odesë, ai deklaroi gjithashtu se Beogradi “do të dëshironte të ndihmonte në rindërtimin e një ose dy qyteteve apo një rajoni të vogël” në Ukrainë, si shenjë mbështetjeje për qytetarët ukrainas.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore dhe për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj vizite, e para e Vuçiqit në Ukrainë, sidomos në kohë lufte, duke vlerësuar praninë e tij në terren.
    Zelensky tha se ata diskutuan për mbështetjen e ndërsjellë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunimin dypalësh dhe rindërtimin e Ukrainës. Ai falënderoi Serbinë për iniciativën për të ndihmuar në procesin e rimëkëmbjes dhe për të marrë nën patronazh rindërtimin e disa vendbanimeve ukrainase – një formë shumë efektive bashkëpunimi, sipas tij.
    Në fund, Zelensky vlerësoi mbështetjen e Serbisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
    Në fillim të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Serbia kishte shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, por deri më sot ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.
    Zyrtarët serbë kanë vazhduar të ruajnë lidhjet me Rusinë, dhe Vuçiq ishte më 9 maj në Moskë, në Paradën e Fitores me rastin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin. Atje, ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.
    Presidenti serb publikoi në një postim profilin e tij në Instagram se më 11 qershor, ku thuhej se në Odesa ishte angazhuar për intensifikimin e dialogut dhe arritjen sa më të shpejtë të paqes.
    Në margjinat e samitit, ai u takua edhe me presidentin e Ukrainës.
    “Shkëmbyem mendime për rëndësinë e arritjes së paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme, respektimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe për rolin e diplomacisë në kapërcimin e konflikteve”, shkroi Vuçiq në Instagram, postim që e shoqëroi me një fotografi me Zelenskyn.
    Ai shtoi se biseduan edhe për çështje ekonomike dhe për qëllimet e përbashkëta në drejtim të forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme shoqërore.
    Gjatë tre vjetëve luftë, Serbia ka thënë se ka një politikë të neutralitetit dhe ka mohuar se furnizon me armë palët e përfshira në konflikt.
    Megjithatë, Shërbimi i Jashtëm i Sigurisë së Federatës Ruse më 28 maj e akuzoi Serbinë se, “pavarësisht deklaratës zyrtare për neutralitet”, Beogradi vazhdon të furnizojë Ukrainën me municione dhe se me këtë po e “godet Rusinë pas shpine”.
    Reagimi nga Moska erdhi pasi për vite me radhë media të ndryshme kishin raportuar se armë dhe municione serbe, përmes vendeve të treta, kanë përfunduar në duart e ushtarëve ukrainas.
    Beogradi zyrtar ka mohuar disa herë që Serbia ka eksportuar drejtpërdrejt armë në Ukrainë apo Rusi, si dhe ka theksuar se nuk mund të ndikojë në atë se ku përfundojnë armët e shitura përmes ndërmjetësve.
    Pas deklaratës së shërbimit rus, Vuçiq tha se do të ndërpriten kontratat për shitjen e armëve dhe municioneve kur të ketë dyshime për abuzim dhe dërgim të tyre në frontin ukrainas./REL

  • Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulm seksual pas rigjykimit në New York

    Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulm seksual pas rigjykimit në New York

    Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein u shpall fajtor për sulm seksual në Nju Jork, pasi dënimi i tij për krime seksuale në shtet u rrëzua.

    Një juri prej shtatë grash dhe pesë burrash diskutoi për pesë ditë pas një gjyqi gjashtë-javor përpara se të votonte unanimisht për ta dënuar atë për njërën nga tre akuzat.
    Juria e shpalli atë të pafajshëm për një akuzë shtesë për sulm seksual, por ende nuk ka arritur një vendim për akuzën e përdhunimit.
    Dënimi, siç vëren BBC, vjen përveç një dënimi prej 16 vitesh që Weinstein nuk e ka vuajtur ende pasi u dënua për krime seksuale në Los Angeles.
    Gjyqi u bazua në dëshminë e tre grave, ish-asistentes së prodhimit televiziv Miriam Haley, aktores Jessica Mann dhe modeles Kaya Sokola. Të treja akuzuan Weinstein se kishte përdorur pushtetin e tij në industrinë e argëtimit për t’i abuzuar seksualisht.
    Juria e shpalli ish-producentin fajtor për sulmin ndaj Hailey dhe të pafajshëm për sulmin ndaj Chocola. Ata ende nuk kanë arritur në një vendim për Mann, por planifikojnë të vazhdojnë shqyrtimin të enjten.
    Në prill, një gjykatë apeli rrëzoi dënimin e mëparshëm të Weinstein për krime seksuale, duke vendosur se ai nuk pati një gjykim të drejtë në vitin 2020 sepse gjyqtari lejoi gratë që bënë akuza kundër tij përtej akuzave specifike të dëshmonin. Weinstein, i cili vuan nga kanceri dhe diabeti, u mbajt në Spitalin Bellevue në vend të burgut të Rikers Island për arsye shëndetësore gjatë gjyqit.

    Top Channel

  • Vrasje në Klos, 65-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

    Vrasje në Klos, 65-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një burrë 65-vjeçar është gjetur i vrarë në rrugë.

    Viktima është Selim Velsula, i cili është gjetur buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.
    Sipas asaj që mësohet, viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trupë, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.
    Në njoftimin e policisë thuhet:
    Klos / Informacion paraprak
    Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.
    Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Top Channel

  • Publikimi i videos pak momente para vrasjes së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

    Publikimi i videos pak momente para vrasjes së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

    Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet.

    Në hyrje të emisionit “Top Story”, pas publikimit të videos nga gazetari Eraldo Harlicaj, moderatorja Grida Duma tha se media ka qenë “pushteti” që ka siguruar që kjo ngjarje të mos harrohej.
    Grida Duma: Nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë indiferent ndaj ngjarjes. Kjo tragjedi në momentet e para siç e kemi ndjekur dhe analizuar, është dashur një reagim shumë më i madh sa i përket përmasës së tragjedisë.
    Media ka qenë pushteti që ka siguruar një lloj valvule sigurie për familjen e Martinit që kjo ngjarje nuk mund të lihej në harresë. Media e ka bërë këtë kudo në Shqipëri. Në Top Story kemi mbajtur një standard, duke e konsideruar të shenjtë.
    Vrasja e një fëmijëve nga një fëmijë është një tragjedi për familjet. Ne me shumë gojë, siç po më merret fryma për të mos e themi të gjithën, kemi edhe rrëfimin e babait të fëmijës që e goditi Martnin. Duke mbajtur këtë balancë edhe nga familja që nuk do donte kurrë që fëmija të godiste diku tjetër.

    Top Channel