Day: June 9, 2025

  • U dashuruan në Ferma VIP, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti i japin fund lidhjes

    U dashuruan në Ferma VIP, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti i japin fund lidhjes

    Çifti mjaft i përfolur i “Ferma VIP 2”, Alba dhe Limi janë nën vëzhgimin e ndjekësve, edhe pse jashtë fermës.

    Bashkë apo të ndarë? Kjo është pyetja që i shqetëson më shumë ndjekësit e tyre. Por, sonte ka qenë vetë Alba që ka deklaruar se i ka dhënë fund lidhjes me Limin.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-fermerja shkruan: I dashur publik që më ndjek dhe më vlerëson për atë që jam… Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:

    Unë dhe Ai, pas një periudhe reflektimi, kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane.
    Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon.
    Ndonjëherë, të ndahesh është akt dashurie ndaj vetes. Po ec përpara me qetësi dhe mirënjohje.

     
     

  • Finalen apo të shpëtojë dikë nga televotimi? Ja cila ishte zgjedhja e Erandit me fuqinë që i dha AGAI me anë të Hajmalisë

    Finalen apo të shpëtojë dikë nga televotimi? Ja cila ishte zgjedhja e Erandit me fuqinë që i dha AGAI me anë të Hajmalisë

    Erandi ishte fermeri të cilit AGAI i dha Hajmalinë e fatit, ku ai mund të zgjidhte të shpallej si finalisti i dytë, ose të shpëtonte një mes Elinarës, Esterit dhe Yllit nga televotimi dhe të sfidohej me të për në finale.

    Erandi zgjodhi që të jetë finalisti i dytë, duke i lënë ntre të tjerët në fatin e tyre.
    Erandi: Siç shihet sot kemi një “Fulll Moon”, prandaj unë zgjedh të shpallem finalisti dhe t’i lë ata në fatin e hënës së plotë.

    Luana: Elinara e prisje?
    Elinara: Po e prisja.
    Ylli: Unë prisja të zgjidhte Elinarën.
    Ester: Edhe unë prisja të shpëtonte Elinarën.

  • Irani thotë se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi

    Irani thotë se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi

    Trupi më i lartë i sigurisë në Iran tha më 9 qershor se, duke u bazuar në informacionet e inteligjencës që kishte siguruar për objektet bërthamore izraelite, forcat iraniane mund të kryejnë kundërsulme në rast se Izraeli sulmon Republikën Islamike.

    Izraeli ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të godasë objektet bërthamore iraniane, duke u zotuar se do ta ndalojë armikun e tij të përbetuar që të posedojë një bombë bërthamore. Teherani vazhdimisht e ka mohuar se synon të ketë një armë të tillë.
    Paralajmërimet izraelite janë përshkallëzuar që kur Teherani dhe Uashingtoni filluan bisedimet për çështjet bërthamore në prill.

    Një grumbull informacionesh të inteligjencës, që Irani pretendon se i ka siguruar, “do t’u mundësonte luftëtarëve të Islamit të godasin menjëherë objektet e fshehura bërthamore të [Izraelit], si përgjigje ndaj çdo sulmi të mundshëm nga regjimi sionist ndaj objekteve bërthamore të Iranit”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike.
    Po ashtu, ky këshill tha se Irani do të përgjigjet në një mënyrë “saktësisht proporcionale” ndaj çdo sulmi izraelit mbi infrastrukturën e tij ushtarake apo ekonomike.
    Të shtunën, mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani kishte siguruar një sasi të madhe informacioni “strategjik dhe të ndjeshëm” izraelit përmes një operacioni të fshehtë, përfshirë dosje që lidhen me objektet bërthamore të padeklaruara të Izraelit dhe planet e tij mbrojtëse.
    Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib, më pas tha se dokumentet e konfiskuara përfshijnë edhe informacion që ka të bëjë me shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se këto informacione “do të publikohen së shpejti”.
    Të hënën, kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Salami, tha se ky informacion do ta bëjë “më të saktë goditjen e raketave iraniane” në rast të një konfrontimi.
    Irani dhe Izraeli kanë zhvilluar prej vitesh një “luftë në hije”, me Teheranin që e akuzon Izraelin për një seri sulmesh sabotuese dhe vrasjesh që kanë pasur në shënjestër programin bërthamor iranian.
    Të dy palët shkëmbyen për herë të parë sulme të drejtpërdrejta vitin e kaluar.
    Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, tha të hënën se agjencia që ai udhëheq nuk kishte pasur “asnjë komunikim zyrtar” lidhur me inteligjencën që thuhet se Irani ka siguruar.
    Duke folur në një takim të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi tha se informacioni “duket se i referohet Sorekut”, një “reaktor kërkimor dhe një qendër kërkimore” izraelite që monitorohet nga agjencia e OKB-së./REL

  • Telefonata Trump-Netanyahu, presidenti: Ishte një bisedë shumë e mirë, diskutuam disa çështje

    Telefonata Trump-Netanyahu, presidenti: Ishte një bisedë shumë e mirë, diskutuam disa çështje

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pati një telefonatë “shumë të mirë” me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun.

    Sipas informimit të dhënë nga vetë presidenti amerikan, të dy udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat bërthamore që po zhvillohen me Iranin. Trump zbuloi se SHBA-të kanë një takim me Iranin të enjten, pa specifikuar nëse ky është një raund tjetër negociatash bërthamore.
    “Ne po përpiqemi të arrijmë një marrëveshje me Iranin në mënyrë që të mos ketë shkatërrime dhe vdekje”, tha Trump, duke shtuar se iranianët janë “negociatorë të vështirë”.
    I pyetur për pengesën kryesore për arritjen e një marrëveshjeje, Trump u tha gazetarëve në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë se ata po kërkojnë gjëra që nuk mund t’i bësh.
    Ai tha gjithashtu se Irani nuk dëshiron të heqë dorë nga aftësia e tij për të pasuruar uranium, diçka që Trump thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë, edhe pse propozimi i Uashingtonit për një marrëveshje bërthamore thuhet se i lejon Teheranit të pasurojë uranium në nivele të ulëta në tokën e tij për një periudhë të përkohshme.
    “Ata na i kanë bërë të ditura pikëpamjet e tyre mbi marrëveshjen dhe unë u kam thënë atyre se ato janë thjesht të papranueshme”, shtoi ai, pa specifikuar nëse Irani ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj propozimit të SHBA-së për një marrëveshje bërthamore.
    I pyetur në lidhje me negociatat ende të bllokuara mbi pengjet midis Izraelit dhe Hamasit, Trump tha se ato ishin duke vazhduar dhe se Irani është me të vërtetë i përfshirë, pa specifikuar se çfarë donte të thoshte, pasi Irani nuk ka qenë i përfshirë në bisedimet e armëpushimit në Gaza deri më sot.
    “Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Gazën. Duam t’i kthejmë pengjet”, shtoi Trump.

    Top Channel

  • “Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…

    “Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…

    Dy ditë pas ndeshjes në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë, Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë duke treguar se sipas tyre atmosfera ka qenë e tmerrshme, e frikshme dhe se lojtarët e tyre kanë rrezikuar gjatë ndeshjes.

    Një tezë që deri dje dukej thjesht e disa portaleve të tyre. Ndërkohë e vërteta reale me atë që me sa duket i duhet të thonë publikisht është krejt e kundërta.
    Pleurat Himaduma ishte njeriu që shoqëroi ata në Tiranë gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes që zhvilluan në Arenën Kombëtare, në një intervistë për Top Channel, ai tregon lidhjet me trajnerin Dragan Stojkoviç, një njohje 41 vjeçare që rastësia i takoi në Shqipëri.
    Himaduma i shkolluar në Beograd në vitet ’60 është ndër themeluesit e televizionit të Jugosllavisë së atyre viteve në Prishtinë.
     “Prindërit e vet insistuan që të ishte ushtar në Prishtinë për arsye të afërsisë pasi ai është nga rrethinat e Nishit. Në atë kohë enkas erdhi edhe një këngëtar shumë i famshëm i tyre i atyre viteve me origjinë kroate Aleks Sllavica. Edhe ai duhet të shkonte ushtar dhe ne e morëm në Prishtinë për ta shfrytëzuar për nevojat e televizionit. Ata rrinin bashkë dhe vinin ndonjëherë tek shtëpia ime për kafe. Kur Dragani erdhi në konferencë ngriu, ashtu edhe unë, ky ishte efekti i takimit”, tha Pleurat Himaduma, përkthyesi i kombëtares serbe.
    Përse kjo mospërputhje e realitetit që pa trajneri me atë të mediave atje?
    “Ai e ka falënderuar shumë popullin shqiptar dhe është shprehur që si na pritën në Shqipëri uroj t’i presim edhe ne në Beograd, por me sa duket disa gazetarëve nuk u ka pëlqyer kjo”, tha përkthyesi.
    Me sa duket edhe mediat shtetërore serbe kanë patur të njëjtin mendim.
    “Komentatori i Radio Beogradit, ka theksuar se organizimi ka qenë fenomenal, edhe gazetaret e televizionit shtetëror të Beogradit kane theksuar korrektesën dhe se gjithçka ishte shkëlqyeshëm”, tha përkthyesi Himaduma.
    Po si mundet gjithë ato shkrime dhe tituj skandalesh frike dhune në Tiranë në mediat on line?
    “Nuk ka të drejtë Serbia me kritiku ne, e dini pse, sepse Crvena Zvezda kur luajnë bashkë kanë 10.000 rrugaçë nga një krah dhe 10.000 rrugaçë nga krahu tjetër. Simpatizues më korrekt, nëse keni parë Europën, nuk ka si këtu. Këtu edhe demonstratat janë normale janë të qeta. E habitshme është se si i interpretojnë mediat, si s’kanë turp”, tha Himaduma.
    Sipas Pleuratit reagimet mjaft pozitive kanë qenë edhe përfaqësuesit e shtetit serb në Tiranë, drejtuesit e ambasadës së tyre.
    “Edhe strukturat shtetërore që ishin theksuan fjalën perfekte, nga ambasadori, zëvendës ambasadori, të gjithë të gjithë që ishin, morën biletat nga Federata u pritën si mysafir”, tha përkthyesi.
    Ndërkohë që historia e tifozerive nuk dikur siç e kujton Pleurati ka qenë ndryshe, duke kujtuar përballjen e vitit 1967 të Shqipërisë me Serbinë në Beograd.
    “4-5  mijë tifozët shqiptarë nga Kosova kanë qenë në stadium dhe kanë brohoritur kanë nxjerrë flamurin e Shqipërisë, ishte koha e Jugosllavisë. Ndërkohë simpatizuesit e Cervena Zvezdës kur luajnë ndeshjen me Partizanin thërrasin Kushta…sa përmendet emri i Kushtës ata qetësohen, duke i kujtuar fitoren e Flamurtarit 2-1 me golin e famshëm të Kushtës”, u shpreh ai.
    Shikoni intervistën e plotë:

    Top Channel

  • SYRI TV/ Konferenca e Kryetarëve, debate mes PS dhe PD

    SYRI TV/ Konferenca e Kryetarëve, debate mes PS dhe PD

    SYRI TV

    Shtyrja e seancës plenare e datës 12 qershor nga ana e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali ka sjellë debate mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Përfaqësuesit demokrat kanë akuzuar Spiropalin se e ka kthyer Kuvendin në pronë të mazhorancës socialiste, si dhe denoncuan  faktin se kriteri i zgjedhjeve është shkelur nga ana e mazhorancës socialiste. 

    Shtyrja e seancës plenare e datës 12 qershor nga ana e Kryetares së Kuvendit ka sjell debate mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Spiropalin se e ka kthyer Kuvendin në pronë të mazhorancës socialiste, duke marrë vendime të njëanshme.

    ‘Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12 për në datën 16 sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetareve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit’, theksoi Bardhi.

    Edhe deputetja Jorida Tabaku, teksa iu referua procesit të integrimit, denoncoi faktin se kriteri i zgjedhjeve është shkelur nga ana e mazhorancës socialiste. 

    ‘Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon integrimi. Më vjen keq të them por, që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit por edhe ne Komisionin  e Posaçëm e me pas në procesin elektoral.  Nuk i keni kryer detyrat. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në gjitha raportet dhe detyrat, që kërkohen për procesin e integrimit. E ky kriter u shkel në zgjedhjet e fundit’, u shpreh Tabaku.

    Në seancën e fundit plenare nuk munguan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për farsën elektorale të 11 majit.

  • A kemi nevojë për vitaminë D edhe gjatë verës?

    A kemi nevojë për vitaminë D edhe gjatë verës?

    Mendoni se vera ju mbron nga mungesa e vitaminës D?

    Vitamina D është një lëndë ushqyese thelbësore për organizmin, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave, përkrah funksionin e sistemit imunitar dhe mbështet funksionimin e duhur të muskujve.

    Trupi ynë mund ta sintetizojë vetë këtë vitaminë kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu, vitamina D merret përmes ushqimit, sidomos nga peshku i yndyrshëm si salmoni, të verdhat e vezëve dhe produktet e pasuruara si qumështi apo drithërat.

    Kush është më i rrezikuar nga mungesa?

    Disa grupe janë më të rrezikuara për mungesë të vitaminës D, përfshirë:

    • Të moshuarit
    • Njerëzit me lëkurë më të errët (për shkak se melanina pengon sintezën e vitaminës D)
    • Ata që kalojnë pak kohë jashtë ose jetojnë në vende me pak diell

    Kur janë të dobishme suplementet?

    Ekspertët pajtohen se suplementet janë më të nevojshme për personat me mungesë të konfirmuar të vitaminës D. Në këto raste, marrja shtesë e saj ndihmon në forcimin e kockave, uljen e rrezikut për fraktura dhe përmirësimin e përgjigjes imunitare.

    Dikur mendohej se vitamina D parandalon sëmundje si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare apo diabeti. Megjithatë, studime të mëdha klinike, si ai i njohur si Vital, me mbi 25,000 pjesëmarrës, nuk kanë treguar përfitime të qarta në këtë drejtim për njerëzit ndryshe të shëndetshëm, shkruan Time, përcjell Telegrafi.

    Përjashtimet që vlejnë të përmenden

    Disa hulumtime të reja sugjerojnë se vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve autoimune dhe në uljen e rrezikut të zhvillimit të formave të avancuara të kancerit, por këto efekte janë vërejtur vetëm në popullata të caktuara dhe në kombinim me faktorë të tjerë.

    Sa vitaminë D është e mjaftueshme?

    Dozat e rekomanduara ditore janë:

    • 600–800 IU (njësi ndërkombëtare) për të rriturit nën 65 vjeç
    • 800–1,000 IU për personat mbi 65 vjeç

    Por kujdes: marrja e tepërt (mbi 4,000 IU në ditë) mund të shkaktojë hiperkalcemi, përzierje, dobësi, dhe madje dëmtim të veshkave.

    Përfundim

    Për shumicën e njerëzve, vitamina D mund të sigurohet përmes një diete të balancuar dhe një ekspozimi të moderuar në diell, madje edhe gjatë verës. Shtesat janë të nevojshme vetëm në rastet kur vërtetohet mungesa përmes analizave dhe në konsultim me mjekun.

    Nëse dyshoni se mund të keni mungesë të vitaminës D, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për testime dhe udhëzime të personalizuara.

     

  • ‘Hijet e Moskës mbi Evropë’/ Rritet alarmi për operacionet sekrete ruse

    Një raport i ri nga Universiteti i Leidenit në Holandë ka hedhur dritë mbi një rrjet gjithnjë në zgjerim të operacioneve sekrete ruse në Evropë, që variojnë nga sabotime ndaj dërgesave të armëve për Ukrainën, propagandë pro-Kremlinit, deri te atentate dhe akte terrori të drejtpërdrejta.

    Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, numri i incidenteve të lidhura me aktivitetet e inteligjencës ruse në Evropë është rritur ndjeshëm. Bart Schuurman, drejtues i studimit dhe ekspert i sigurisë në Universitetin e Leidenit, e cilëson këtë zhvillim si një ‘thirrje zgjimi’ për politikën evropiane, duke theksuar se kontinentit i duhet një reagim më i fortë përballë rrezikut në rritje.

    Sipas raportit, Rusia është përgjegjëse për dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike dhe të telekomunikacionit të Evropës, si dhe për akte të rrezikshme kundër aviacionit civil. Një rast konkret është sulmi me zjarrvënie ndaj një kontejneri ajror të kompanisë DHL, pak para ngarkimit në avion, duke treguar gatishmërinë për të shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

    Ish-agjenti i inteligjencës gjermane Gerhard Conrad shpjegon për Deutsche Welle se një aspekt i ri shqetësues është rekrutimi i të ashtuquajturve ‘agjentë të disponueshëm’, qytetarë simpatizantë të Rusisë, të cilët shpesh veprojnë për pagesë dhe janë të gatshëm të kryejnë akte sabotimi ose spiunazhi brenda vendeve të BE-së. Nëse ekspozohen, dëmi për inteligjencën ruse është minimal, pasi ata nuk janë pjesë e strukturave zyrtare.

    Në Gjermani, para zgjedhjeve për Bundestagun, janë zbuluar një numër rastesh të tilla, përfshirë vëzhgimin e bazave ushtarake përmes dronëve, që dyshohet të jetë kryer nga qytetarë të zakonshëm të rekrutuar nga Moska.

    Conrad kujton se kërcënimi rus nuk ka nisur me luftën në Ukrainë, por që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe destabilizoi lindjen e Ukrainës. Ai paralajmëron se Europa duhet të përgatitet për një mbrojtje afatgjatë ndaj kërcënimeve hibride, të cilat nuk kufizohen vetëm në spiunazh, por përfshijnë edhe dezinformim, sulme kibernetike dhe frikësim të popullsisë.

    “Europa ka nevojë për më shumë personel, teknologji dhe kapacitete ligjore për të identifikuar këto struktura që në fazat e hershme,” thekson Conrad. Vetëm kështu, sipas tij, mund të parandalohet përhapja e kërcënimeve hibride që Rusia po përdor në mënyrë sistematike për të destabilizuar Perëndimin.

  • Greqi/ Zjarr i madh përfshin një zonë bujqësore të Messinis

    Greqi/ Zjarr i madh përfshin një zonë bujqësore të Messinis

    Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pasditen e sotme në Greqi në një zonë bujqësore në Harakopio të Messinisë, duke vënë në alarm autoritetet lokale dhe Departamentin e Zjarrfikësve.

    Sipas burimeve zyrtare, forcat zjarrfikëse reaguan me shpejtësi dhe nisën një operacion të koordinuar nga toka dhe ajri për të përballuar flakët, të cilat përhapeshin me shpejtësi për shkak të bimësisë së thatë dhe erërave të lehta në zonë.

    Sipas burimeve, deri në orët e mbrëmjes nuk është raportuar për viktima dhe dëme materiale. Autoritetet janë duke monitoruar situatën nga afër dhe kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë larg zonës së zjarrit. Syri.net-Kathimerini

  • Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për tre shqiptarët e një grupi të strukturuar kriminal

    Pasi u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar trafiku droge në Itali, ku ishin të përfshirë edhe 3 shqiptarë me rol kryesor, shtatë të pandehurve u kërkohet të vuajnë gjithsej 57 vjet burg.

    Kërkesa u bë sot, të hënën, më 9 qershor 2025, në fund të fjalës përmbyllëse nga prokurorja Giovanna Cannarile (Lecce DDA), nga gjykata e Metrangolos në Brindisi.

    Një gjyq që lindi nga një hetim që shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, me Oria-n që luante një rol qendror, është në fazat e tij përfundimtare. Sasi të mëdha kokaine dhe heroine u importuan nga Holanda, të fshehura në fundet e rreme të disa automjeteve të rënda dhe më pas u ruajtën në zonën e Brindisit. Pas hetimeve, policia financiare e Guardia di Finanza kreu një bastisje më 22 janar 2022. Gjatë Operacionit “Tackle”, Toger Giuseppe Brigante dhe policia tjetër financiare ekzekutuan 23 urdhra paraprakë paraburgimi.

    Pretenca: 57 vjet burgim

    Më poshtë janë kërkesat për dënim të formuluara nga prokurori për secilin të pandehur. Fabrizio Russo (48 vjeç nga Oria, por i lindur në Monopoli): shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh; Salvatore Schiavone (34 vjeç, i lindur në Brindisi dhe banues në Oria): gjashtë vjet e 3 mijë euro;  Adrian Boci (35 vjeç, shqiptar): dymbëdhjetë vjet në vazhdim me një dënim tjetër;  Salvatore Chionna (47 vjeç, nga Francavilla Fontana): katër vjet e 18 mijë euro;  Roberto Mazzuti (49 vjeç, nga Oria): gjashtë vjet e 3 mijë euro;  Kujtim Metaj  (60 vjeç, shqiptar): 18 vjet; Romeo Myftari (43 vjeç, shqiptar): tetë vjet. Në rastin e Russo-s, prokurori kërkoi lirimin nga akuzat për dy akuza që lidhen me drogën dhe rikualifikimin e një të trete (transferim i një sasie modeste). Për Metajn ka edhe një kërkesë për lirim nga akuzat për një hipotezë të vetme krimi.

    Një histori procedurale në tre ‘fragmente’

    Gjatë fjalës së saj përmbyllëse, prokurorja Cannarile rishikoi historinë gjyqësore që rezultoi nga hetimet, të cilat u materializuan në tre procedura. Disa të pandehur u gjykuan me gjykim të shkurtuar, ndërsa fytyra historike e Sacra Corona, Giovanni Donatiello, u gjykua në një procedurë të veçantë, gjithashtu me një gjykim të shkurtuar, i cili përfundoi me uljen e dënimit në katër vjet në apel, për një përpjekje zhvatjeje kundër Pierluigi Chionna, i cili ndërkohë ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Dënimi është  bërë i pakthyeshëm që atëherë . Më pas, procedura kundër Fabrizio Russo u bashkua, pasi koha e tij si i arratisur  përfundoi në dhjetor 2023 .

    Hetimet, midis përgjimeve dhe ndjekjes në publik

    Zëvendësprokurorja e DDA-së gjithashtu rishikoi hetimet dhe gjyqin. Ajo kujtoi se si Pierluigi Chionna u identifikua si terminali italian i një organizate shqiptare, për të importuar kokainë dhe heroinë. Drogat më pas rrjedhnin jo vetëm në provincat e Puglias, por edhe në Reggio Calabria. Ishte burri nga Oritano ai që dërgoi paratë në Shqipëri, shpjegoi prokurorja, përmes shoferëve të autobusëve të planifikuar. Hetimet, të përmbledhura edhe nga dëshmia e Toger Brigante, përfaqësojnë një kombinim me fat të teknologjive moderne, duke përfshirë përgjimet telefonike dhe mjedisore, dhe teknikave klasike, duke përfshirë edhe ndjekjen.

    Dy grupe me bazë Oria

    Gjatë fjalës përmbyllëse, prokurori Cannarile shpjegoi veçantinë e strukturës organizative që importonte drogë. Baza shqiptare, logjistika në Holandë, ka dy nëngrupe të dallueshme, të dyja të përbëra nga një bërthamë qendrore e përbashkët, përkatësisht Chionna dhe partneri i tij i atëhershëm. Njëri drejtohet nga Licaj (tashmë i dënuar), tjetri nga Metaj. Disa të pandehur kishin në dispozicion mjete të tilla si bllokues sinjalesh dhe telefona celularë të pagjurmueshëm. Ato ishin pak të dobishme, duke pasur parasysh se toger Brigante dhe njerëzit e tij ‘thyen’ këtë sistem sigurie.