Rei Manaj ka kaluar një moment shumë të vështirë pas penalltisë së humbur kundër Serbisë. Në ndeshjen vendimtare, Shqipëri-Serbi, Manaj ka gabuar nga 11-metrat, duke hequr mundësinë e artë të tre pikëve ndaj rivalit historik.
Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë në transfertë me Letoninë. A është gati Manaj për këtë ndeshje? Nga Letonia, ka folur gazetari Elvis Rexha që ka parë nga afër grumbullimin e Kombëtares. “Rei Manaj ka rifituar besimin. E kam parë sot në stërvitje ishte i qetë dhe i buzëqeshur”, tha Rexha. /Sport Ekspres/
Day: June 9, 2025
-

“Ka rifituar besimin”, gazetari tregon nga Letonia gjendjen e Rei Manajt: Ishte i qetë dhe i buzëqeshur
-

Penalltia e humbur nga Rei Manaj, gazetari ngre diskutimin: Përse po rrotulloheshin në fushë të tjerët, a kishin frikë?
Përse jemi kaq të pafat? Një pyetje që mund të shtrohet vecanërisht pas deklaratës së fundit të ardhur nga mediat serbe. Sipas tyre, përgatitësi i portierëve te Serbia, u shpreh se ishin përgatitur për Kristjan Asllanin që të godiste dhe jo për Rei Manajn. Madje portieri Petrovic zgjodhi të njëjtën krahë sic ishte studiuar për Asllanin dhe në fund e priti penalltinë. I ftuar në Real Story me Sokol Ballën ishte Ledio Pano, rekordmen botëror për penalltitë, 50 herë nga 11 metrat dhe 50 herë ka shënuar. Për këtë arsye, fjala e tij ka shumë peshë në këtë moment dhe sipas Ledio Panos, edhe Zoti e dënoi pak Manajn.
“Teknika e goditjes ishte e gabuar. E kishte kokën poshtë? Nuk ka problem, do të shohësh topin dhe në mendje e ke portën se ku është dhe ku do ta cosh topin. Unë ashtu i kam goditur penalltitë e mia, me kokën ulur. Ishte i pavendosur Manaj, pavarësisht se kishte dëshirën për të dalë përpara dhe ndonjëherë të dënon edhe Zoti që ti do të bësh një gjë të madhe, por mundësitë nuk i ke. Të paktën për momentin, sepse Manaj ka shënuar nga penalltitë, por fizikisht nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. A doni të flasim drejtë? Unë e dija që në fillim, që kur mori topin që me 90% do ta humbiste atë penallti. Do ta humbiste sepse donte të tregonte që jam unë këtu, që unë do të shënoj”, tha Ledio Pano.
Në studio ishte i ftuar edhe gazetari Gerti Carcani i cili ndan një tjetër mendim. Sipas tij, Manaj ka gabuar ashtu sic kanë gabuar edhe shumë yje të futbollit. Nga ana tjetër, Carcani hap edhe një diskutim të ri duke thënë se në momentin e gjuajtjes së penalltisë, ndryshe nga më parë kur gjuhet një penallti që 2-3 lojtarë grumbullohen te topi dhe diskutojnë, këtë herë askush nuk shkoi për ta marrë topin përvec Manajt.
“Silvinjo ishte shumë i qetë dhe e tha, e tha se është përgjegjësia e tij dhe nuk kishte asnjë peng për atë. Më parë e humbi Saka dhe fitoi Italia Europianin, edhe atëherë ishte ajo rryma e madhe që përse iu la Saka të gjuante, është djalë i ri, ka emocione. Penalltitë humben, një pyetje kam unë, nuk deshi ta bënte Manaj? Druaj se dy lotjarët e tjerë që mund të merrnin përsipër penalltinë pas Manajt, për shkak të ngarkesës janë rrotulluar në fushë për të mos e marrë përsipër”, tha Carcani. /Sport Ekpsres/
-

Prindërit surprizojnë Big Bastan, mesazhi për fermerët e tjerë
Ashtu si në çdo Prime, AGAI ka surpriza për çdo fermer, ku rrëfimet, ndjenjat, malli janë ato që përlotin jo vetëm fermerët por edhe publikun.
Këtë herë ka qenë radha të surtprizohet Big Basta. Prindërit e tij Jeta dhe Njazi surprizuan Big Bastan (Gerin) brenda në fermë.
Pjesë nga biseda:Jeta: Jemi krenarë për ty, ke tregaur edukatën tënde.
Njazi: Liani të pret, të sheh pak se se lë Vesa të të shohë shumë.
Jeta: Geri duhet ta shijojë këtë lojë. Përqafoi të gjithë fermerët janë të gjithë shumë të mirë. Shijojeni, kënaquni. Përqafoi të gjithë fermerët, dhe tu thuash kanë një derë të hapur sa herë të vijnë ën Tiranë. -

Ja kush është fermerja që u eliminua nga Ferma VIP dhe humb finalen e 20 Qershorit
Ester është fermerja e cila u eliminua mbrëmjen e sotme nga Ferma Vip, pas rezultatit të televotimit, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së 20 qershorit.
Largimi i Esterit erdhi pas televotimit të dytë, ku në televotim ishin dhe Ylli me Elinarën.
Pjesë nga biseda:Luana: Sonte kemi emrin e fermerit që lë përfundimisht garën dhe humbet finalen e madhe në datë 20. Fermerë jam me ju për momentin e shumëpritur, atë të televotimit.
Ester: Dua të falenderoj të gjithë publikun shqiptar që më ka mbajtur në këtë pikë të lojës.
Ylli: E njëjta vlen edhe nga unë. Faleminderit që më keni sjellë deri në këtë pikë. Faleminderit të gjithë shqiptarisë.
Elinara: Gjithashtu edhe unë Luana. Falenderoj produksion për këtë spektakël kaq të mrekullueshëm. Falenderoj publikun, kërkoj ndjesë edhe për gjëra që ndoshta nuk ju kanë pëlqyer. Gjithsesi kjo është një lojë.
Luana: Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largohet sonte nga ferma Vip është Ester. Ester më vjen vërtet keq.
Ester: Falenderoj Tring dhe Vizion Plus pë këtë mundësi fantastike. Ju jam falenderuese të gjtihëve, edhe gjithë fermerëve. Unë jam e lumtur që do takoj familjen time, por do qa shumë për ju. -

Irani pretendon se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi
Trupi më i lartë i sigurisë në Iran tha më 9 qershor se, duke u bazuar në informacionet e inteligjencës që kishte siguruar për objektet bërthamore izraelite, forcat iraniane mund të kryejnë kundërsulme në rast se Izraeli sulmon Republikën Islamike.
Izraeli ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të godasë objektet bërthamore iraniane, duke u zotuar se do ta ndalojë armikun e tij të përbetuar që të posedojë një bombë bërthamore. Teherani vazhdimisht e ka mohuar se synon të ketë një armë të tillë.
Paralajmërimet izraelite janë përshkallëzuar që kur Teherani dhe Uashingtoni filluan bisedimet për çështjet bërthamore në prill.
Një grumbull informacionesh të inteligjencës, që Irani pretendon se i ka siguruar, “do t’u mundësonte luftëtarëve të Islamit të godasin menjëherë objektet e fshehura bërthamore të [Izraelit], si përgjigje ndaj çdo sulmi të mundshëm nga regjimi sionist ndaj objekteve bërthamore të Iranit”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike.
Po ashtu, ky këshill tha se Irani do të përgjigjet në një mënyrë “saktësisht proporcionale” ndaj çdo sulmi izraelit mbi infrastrukturën e tij ushtarake apo ekonomike.
Të shtunën, mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani kishte siguruar një sasi të madhe informacioni “strategjik dhe të ndjeshëm” izraelit përmes një operacioni të fshehtë, përfshirë dosje që lidhen me objektet bërthamore të padeklaruara të Izraelit dhe planet e tij mbrojtëse.
Ministri iranian i Inteligjencës, Esmail Khatib, më pas tha se dokumentet e konfiskuara përfshijnë edhe informacion që ka të bëjë me shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se këto informacione “do të publikohen së shpejti”.
Të hënën, kreu i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Salami, tha se ky informacion do ta bëjë “më të saktë goditjen e raketave iraniane” në rast të një konfrontimi.
Irani dhe Izraeli kanë zhvilluar prej vitesh një “luftë në hije”, me Teheranin që e akuzon Izraelin për një seri sulmesh sabotuese dhe vrasjesh që kanë pasur në shënjestër programin bërthamor iranian.
Të dy palët shkëmbyen për herë të parë sulme të drejtpërdrejta vitin e kaluar.
Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, tha të hënën se agjencia që ai udhëheq nuk kishte pasur “asnjë komunikim zyrtar” lidhur me inteligjencën që thuhet se Irani ka siguruar.
Duke folur në një takim të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi tha se informacioni “duket se i referohet Sorekut”, një “reaktor kërkimor dhe një qendër kërkimore” izraelite që monitorohet nga agjencia e OKB-së./RELTop Channel
-

Klasifikimi i hoteleve: Certifikatën do ta lëshojë ministria deri në përzgjedhjen e një agjencie
Klasifikimi i strukturave akomoduese që duhet të ishte bërë me kohë sipas kuadrit ligjor të turizmit të miratuar thuajse një dekadë më parë ende mbetet pezull sipas kriterit të pajtimit të një agjencie ndërkombëtare të mirënjohur në sektor.Në një vendim të fundit qeveria vendosi që certifikata që u duhet strukturave markë ndërkombëtare me katër apo 5 yje do të lëshohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deri në momentin që nënshkruhet një marrëveshje me një agjenci të mirënjohur.Klasifikimi parashikon që përveç kategorizimit që ka një strukturë nga bujtinë apo fjetinë, kamping e kështu me radhë deri në fjetje dhe mëngjes, të bëhet edhe një klasifikim i tyre që thënë shkurt parashikon një sistem të veçantë shoqëruar me shenja dalluese ku ndër to janë edhe yjet.Konkretisht vendimi sqaron se pika 1 e nenit 7/1 e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese, bashkëlidhur vendimit nr. 730, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Përjashtimisht, deri në nënshkrimin e marrëveshjes me agjenci apo organizata ndërkombëtare të mirënjohura në fushën e vlerësimit të strukturave akomoduese, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1, të nenit 7, të kësaj rregulloreje, verifikimi dhe vlerësimi për klasifikimin e strukturave akomoduese me 4 apo 5 yje, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar e të njohur ndërkombëtarisht “Brand name”, bëhet nga ministria përgjegjëse për turizmin, me aplikim të vetë sipërmarrësit turistik.Pas përfundimit të këtij procesi, ministria përgjegjëse për turizmin lëshon certifikatë klasifikimi me 4 apo 5 yje ose vërtetim që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 4 apo 5 yje”, thuhet në vendim.Ky përcaktim vjen i lidhur me një tjetër vendim të miratuar nga qeveria dhe që ka të bëjë me kazinotë. Konkretisht këto të fundit mund të ushtrojnë aktivitet nëse përmbushin disa kritere në ligjin për lojërat e fatit ku ndër të tjera është edhe të pasurit të një certifikate si hotel me 5 yje.Pra në garën për t’u pajisur me licencë për kazino subjekti duhet të paraqesë edhe “Certifikatë klasifikimi me 5 yje ose vërtetim nga institucioni përgjegjës që konfirmon se struktura akomoduese përmbush kriteret e përgjithshme për t’u klasifikuar si hotel me 5 yje”. Pikërisht kjo do të lëshohet nga Ministria përgjegjëse./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Të dënon Zoti”, Ledio Pano flet për penalltinë e humbur nga Manaj: Donte të tregonte kush ishte, e dija që do ta humbiste që në fillim
Përse jemi kaq të pafat? Një pyetje që mund të shtrohet vecanërisht pas deklaratës së fundit të ardhur nga mediat serbe. Sipas tyre, përgatitësi i portierëve te Serbia, u shpreh se ishin përgatitur për Kristjan Asllanin që të godiste dhe jo për Rei Manajn. Madje portieri Petrovic zgjodhi të njëjtën krahë sic ishte studiuar për Asllanin dhe në fund e priti penalltinë. I ftuar në Real Story me Sokol Ballën ishte Ledio Pano, rekordmen botëror për penalltitë, 50 herë nga 11 metrat dhe 50 herë ka shënuar. Për këtë arsye, fjala e tij ka shumë peshë në këtë moment dhe sipas Ledio Panos, edhe Zoti e dënoi pak Manajn.
“Teknika e goditjes ishte e gabuar. E kishte kokën poshtë? Nuk ka problem, do të shohësh topin dhe në mendje e ke portën se ku është dhe ku do ta cosh topin. Unë ashtu i kam goditur penalltitë e mia, me kokën ulur. Ishte i pavendosur Manaj, pavarësisht se kishte dëshirën për të dalë përpara dhe ndonjëherë të dënon edhe Zoti që ti do të bësh një gjë të madhe, por mundësitë nuk i ke. Të paktën për momentin, sepse Manaj ka shënuar nga penalltitë, por fizikisht nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore. A doni të flasim drejtë? Unë e dija që në fillim, që kur mori topin që me 90% do ta humbiste atë penallti. Do ta humbiste sepse donte të tregonte që jam unë këtu, që unë do të shënoj”, tha Ledio Pano. /Sport Ekspres/ -

Chivu zyrtarizohet te Interi, deklaratat e para: “Ndihem i nderuar, ja faktorët mbi të cilat do të punoj”
Cristian Chivu është ndjerë i ‘nderuar’ që është emëruar trajneri i ri i Interit, duke theksuar se do të sjellë sërish në klub ‘ambicie dhe pasion’, duke filluar që nga Kupa e Botës për Klube. Rumuni rikthehet në ‘Giuseppe Meazza’ pas periudhës së tij si lojtar nga viti 2007 deri në pensionimin e tij në vitin 2014, ndërsa karrierën si trajner e nisi në akademinë e të rinjve të Interit nga viti 2018 deri në 2024.
Ai mori drejtimin e parë të pavarur në shkurt të vitit 2025, kur udhëhoqi Parmën drejt mbijetesës në Serie A, dhe tani zëvendëson Simone Inzaghin në pankinën zikaltër deri në qershor të vitit 2027.
“Jam i nderuar nga kjo detyrë që më është besuar. Kam të njëjtën ambicie dhe pasion si më parë, dhe do të përpiqem t’ia transmetoj skuadrës,” u shpreh Chivu për Inter TV.
“Duhet të bëjmë atë që një skuadër si Interi është e detyruar të bëjë – të shkojmë deri në fund, të luftojmë për trofe, dhe jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”. Kur u pyet për planet për sezonin e ri, Chivu kujtoi se Interi ka një ndeshje të rëndësishme që i pret javën e ardhshme, në Kupën e Botës për Klube.
“Së pari, duhet të përfundojmë sezonin aktual, sepse nuk ka përfunduar ende. Duhet të jemi të përqendruar, pasionantë dhe ambiciozë për të arritur rezultate të caktuara. Duhet të jemi efikasë dhe efektivë”.
“Kupa e Botës për Klube është afër, ndaj sezoni nuk ka përfunduar. Duam të arrijmë atë që një skuadër si Interi është e aftë të bëjë në këtë kompeticion – të shkojmë deri në fund dhe të provojmë të fitojmë trofeun”.
Ish-mbrojtësi ishte gjithmonë lider si në fushë ashtu edhe jashtë saj, cilësi që shpreson t’i sjellë edhe në rolin e trajnerit të Interit. “Këto janë faktorë thelbësorë – të jesh i përqendruar është një tjetër. Është e rëndësishme të kesh ambicien e duhur dhe pasion për atë që bën, sepse këto i japin skuadrës vetëbesim dhe besim në vete. Duhet të punojmë për këto, që të kemi mundësinë të arrijmë rezultate konkrete”, përfundoi ai. -
Italia përcjell Spaletin me fitore, De Bryjn shpëton Belgjikën, Kroacia 5 gola Çekisë
Nisi sot raundi i katërt i kualifikuesëve të Botërorit 2026 për zonën UEFA. Në orën 16:00, u zhvillua ndeshja Kazakistan-Maqedoni e Veriut me fqinjët e Shqipërisë të cilët fituan me mjaft vështirësi 0-1.
Ndërkohë në mbrëmje kalendari ofroi dhe pesë takime të tjera në grupe.
Belgjikë- Uells një dramë me vete. Belgët udhëhoqën deri në 3-0 por më pas gjithçka u rrokullis me uellsianët që barazuan në 3-3. Mes gafave arbitrare, De Bryjn pak nga fundi, arriti të rikthejë në avantazh Beligjikën duke mbyllur takin në 4-3.
Ishujt Faroe- Gjibraltar përfundoi 2-1 për vendasit të cilët përmbysen disavantazhin e fraksionit të parë.Sakaq, Kroaci- Çeki rezultoi një tjetër duel i çmendur pasi çekët arritën të barazonin me fillimin e pjesës së dytë me Souçek atë gol të shënuar nga Kramariç (42′).
Më pas radha e Luka Modriç që rikthehu përpara kroatet me një penallti (62′) dhe me radhë golat e tjerë të ballkanasëve shënuar nga Perisiç (68′) Budimir (72′ penallti) e sërish Kramariç (75′) për 5-1 final.
Ndërkohë Itali- Moldavi në duelin e fundit të Spaletit si trajner i axurrëve skuadra vendase fitoi 2-0 ndërsa te Estoni- Norvegji një gol i haland në pjesën e dytë i dha tri pikë vikingëve kryesues të grupit. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-
Spaleti mbyll me Italinë, Ranieri në “Pole Position”, rregullorja bëhët…nul
U bë edhe më i famshëm me Romën e këtij edicioni. Klaudio Ranieri me situatën e re krijuar te kombëtarja italiane e futbollit është favoriti për të zënë vendin e Luçiano Spaletit.
Trajneri veteran sapo ka përfunduar aventurën e tij në stol me Romën dhe siç është rënë dakord, ai do të mbetet në mbështetje të Friedkins për klubin verdhekuq. Nëse romaku bëhet trajneri i ri i Italisë duke ruajtur pozicionin e tij në Romë, do të lindë një situatë me rol të dyfishtë.
Në Itali, neni 40 paragrafi 4 i “Rregullores së sektorit teknik të FIGC” i ndalon trajnerët e ekipeve kombëtare dhe asistentët që njëkohësisht të drejtojnë një ekip përfaqësues dhe të jenë nën kontratë ose të punësuar në kryerjen e aktiviteteve për një klub. Problemi nuk lind me Ranierin, duke qenë se ai nuk është i regjistruar në Romë, por është thjesht një konsulent i drejtpërdrejtë për familjen Friedkin.
Vazhdo leximin