Shqipëria ka barazuar në shifrat 0-0 ndaj Serbisë. Një ndeshje që u zhvillua në mënyrë fantastike nga kuqezinjtë, por në fund humbasin 2 pikë, ajo që e ka fituar pikën ishte Serbia. Raste të pastra të shpërdoruara nga ana e Shqipërisë bëjnë që kjo ndeshje të jap dhimbje koke për tifozët shqiptarë, të cilët u derdhën të shumtë në Tiranë, por nuk mundën dot që të festonin në fund.
Pengu më i madh ishte padyshim ajo humbje penalltie nga ana e Rei Manajt. Goditja e sulmuesit shqiptar ishte shumë e dobët, ndërsa përjetimi i vakët i tij pas asaj humbje penalltie, ishte po aq shqetësuese. Një ndeshje fizike tërësisht e dobët e Manajt që rrëzohej pas cdo kontakti me kundërshtarët në tokë, pa fituar kurrë faull. Por ajo që të bën habi është gabimi i madh i Silvinjos. Manaj kishte humbur tre seanca stërvitore dhe në fund trajneri i besoi penalltinë këtij lojtari, në një kohë që Kristjan Asllani është kthyer në lojtarin kryesor që ekzekuton penalltitë te Interi. Diferenca nga Shqipëria te Interi është e madhe, por këtë herë nuk ishte Asllani që do të ezkekutonte penalltinë. /Sport Ekspres/ ?
Day: June 7, 2025
-

Gabimi i madh i Silvinjos! I la penalltinë Manajt ndaj Serbisë, Asllani gjuan penallti te Interi (VIDEO)
-

“Penalltia e Manajt? Përgjegjësinë e marr unë”, Silvinjo: Vjet kisha 15 lojtarë dhe tani kam 23, rivali pyet veten se cili do të luajë
Ka përfunduar në baraspeshë 0-0 përballja mes Shqipërisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje ku kuqezinjtë patën shanset e tyre, të cilat fatkeqësisht nuk arritën t’i finalizonin me tundjen e rrjetës. Fitorja ishte vetëm 11 metra larg për ekipin tonë kombëtar, por portieri serb ia doli të priste penalltinë e gjuajtur nga Rei Manaj në fund të pjesës së parë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët e takimit kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”.
Silvinjo: “Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ka përvojë. Unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen që kam bërë. E caktova gjuajtës penalltie. Gaboi, por s’ka problem. Ishte një ndeshje e organizuar mirë nga ana teknike dhe psikologjike. Ishte një ndeshje personaliteti. Tifozët e mbështetën mirë skuadrën sot. Broja nuk është mësuar të bëjë ndeshej të plota. Ishte i lodhur, bashkë me Hoxhën prandaj i ndërrova. Bëri një pjesë të parë shumë të mirë. Por ai ka një problem, është shumë i pafat. Ka shumë kohë që nuk ka luajtur një ndeshje të plotë 90 minuta. Ky është një problem për të, por edhe për ne. Por e zgjodha në krahë, sepse është i fortë, është i shpejtë.
Të bësh 90 minuta në këtë nivel nuk është e lehtë. Ky është një rrugëtim i bukur për të gjithë ne. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Jam shumë krenarë për të gjithë lojtarët e mi, por edhe për tifozët që erdhën të na ndiqnin. Ishin shumë të zjarrtë. Me gjithë respektin e botës, një vit më parë ishim me 15-16 lojtarë. Sot jemi kemi 23. Sot pysim, kush do të luajë, Broja, Uzuni, apo Asani? Kemi zgjedhje. Asani dhe Bajrami ishin një nga arsyet që na dërguan në Europian, por sot kundërshtarët kur analizojnë Shqipërinë nuk e dinë cila nga alternativat mund të luajë në fushë”.
Asllani: “Duhet të jemi optimist. Sot kemi treguar kualitetin tonë. Mund ta fitonim këtë ndeshje përpara tifozëve tanë. Por tani kemi një ndeshje të vështirë kundër Letonisë dhe duhet të marrim tre pikë. Sot trajneri vendosi për Manajn. Edhe unë doja të gjuaja, por kur trajneri thotë do të godasë ky, atëherë nuk kemi se çfarë të bëjmë. Shehu sot ishte një nga më të mirët në fushë. Është një top lojtar. Na duhen lojtarë të tillë teknikë si Shehu. Por edhe Ramadani ka bërë punën e tij në Kombëtare. Ndihem mirë me të dy. Shehu është një lojtar pak a shumë si mua, e pëlqen ta luajë topin. Jam ndjerë shumë mirë me të në këto dy ndeshjet e fundit”.
Broja: “Jemi pak të mërzitur. Kemi pasur raste për të bërë gola dhe për të fituar 3 pikë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ky grup është i vështirë. Sot kemi luajtur ndeshje shumë të bukur. Sot vetëm goli na ka munguar, të gjitha aspektet e tjera të lojës ishin të bukura. Jam qendërsulmues. Kam luajtur gjithë jetën sulmues. Por kam luajtur edhe në krahë të majtë dhe në krahë të djathtë dhe trajner e vendos. Trajneri më tha para ndeshjes që ka për të pasur hapësira aty në krahun e majtë të Serbisë dhe ashtu ndodhi. Unë jam një lojtar që dua të bëj gol. E di që ka njerëz që mendojnë se unë nuk shënoj, por unë dua të bëj sa më shumë gola. Kam shumë kohë pa luajtur. Prekja e topit, pasimi, goditja do të vijnë me kohën. Nuk dua të justifikohem. Portieri i Serbisë më tha që ke luajtur ndeshje shumë të bukur, jeni ekip shumë i fortë.”.
Daku: “Kemi luftuar deri në limitin e asaj që një lojtar mund të luftojë për fanellën. Nëse do të ishim pak më syhapur, do të ishim më të kënaqur. Por le të jemi më syhapur në ndeshjet e radhës. Edhe nëse do të fitonim sot, në ndeshjen e radhës do të futemi për fitore, sepse vetëm fitorja të jep mundësinë për të vazhduar për ëndrrën që ne kemi. Do të doja edhe unë që së paku vetëm të kaloja vijën për të shënuar gol, pastaj tatuazhi do të vinte instiktivisht. Isha duke goditur, por në momentet e fundit dëgjova Bajramin duke më thërritur. Në momentin e fundit e ndërrova mendjen. I pyeta edhe çunat pasi mbaroi ndeshja se çfarë mendonin, a do ishte më e rrezikshme po të godisja vetë”.
Gjimshiti: “Barazimi është keqardhja ime më e madhe. Me atë penallti, nëse do ta jepnim gol, kjo ndeshje përfundonte 2, ose 3 me 0 për ne. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Kishte shumë presion. Vetëm me këtë zemër, duke lënë gjithçka në fushë, kemi kënaqësinë të luajmë. Shehu më befasoi në grumbullimin e parë në stërvitje. I kam pyetur djemtë: “Ku ka luajtur ky”? Sot të gjithë janë për t’u përgëzuar. Edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, ashtu si luaj te Atalanta. Por duhet të respektojmë taktikën e zgjedhur. Kemi shumë lojtarë me cilësi në sulm. Ishte pak rrezik të luanim në këtë mënyrë në sulm. I thashë çunave që sa herë të merrni topin, hyni një kundër një. E pamë që e bëri Broja me Pavloviçin. Vetëm kështu mund të realizojmë këtë ëndërr për të shkuar në Botëror”./Sport Ekspres/ -

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes Trump-Musk?
-Botuar në radion shtetore gjermane DW-
Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat?Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund – ndoshta përgjithmonë. Elon Musk dhe Donald Trumppo shkëmbejnë akuza të ashpra. Ndërkohë, aksionet e Teslës po bien ndjeshëm.
Drejtori ekzekutiv i “Teslës”, Elon Musk, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kanë kritikuar masivisht njëri-tjetrin. Musk, për shembull, mbështeti procedurat e shkarkimit kundër Trump në shërbimin e tij të mesazheve të shkurtra X.
Ai reagoi ndaj rënies prej 14.3 për qind të aksioneve të Teslës në tregun e aksioneve të SHBA-së. Kompania humbi 150 miliardë dollarë në vlerë. Trump ka shkruar më parë në Truth Social se masa më e thjeshtë për buxhetin e SHBA-së do të ishte ulja e “miliarda e miliarda dollarëve” në subvencionet dhe kontratat qeveritare me kompanitë e Musk.
Ligji i planifikuar i taksave shkaktoi mosmarrëveshje
Mosmarrëveshja midis Musk dhe Trump është shkaktuar nga një projektligj para Senatit. Ai propozon reforma gjithëpërfshirëse të taksave dhe shpenzimeve. Por ato do të rrisnin edhe borxhin kombëtar me triliona dollarë.
Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin me një shumicë shumë të vogël. Trump e akuzoi Musk se e kundërshtoi projektligjin sepse ai propozonte lehtësime për automjetet elektrike. Musk e kishte justifikuar kritikën e tij me deficitin federal dhe e kishte quajtur projektligjin një “gjë të neveritshme”.
Trump më parë e ka lavdëruar në mënyrë demonstrative sipërmarrësin si pjesë të qeverisë. Musk ka drejtuar Agjencinë e uljes së kostove DOGE, ka shkurtuar mijëra vende pune dhe ka siguruar miliarda dollarë në kontrata qeveritare.
Kërcënimet e Musk-ut
Trumpe trajtoi publikisht për herë të parë këtë polemikë me Musk gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Musk ishte i motivuar nga interesat e biznesit. Sipas Trump, Musk nuk kishte problem me ligjin – derisa nuk e kuptoi se ai parashikonte edhe ulje prej miliarda dollarësh në subvencione për automjetet elektrike.
Musk e quajti këtë një gënjeshtër. Pronari 53-vjeçar i platformës online X sugjeroi që anëtarët republikanë të Kongresit duhet të mbështesin atë në votimin e ligjit.
“Trump ka tre vjet e gjysmë të mbetura si president, ndërsa unë do të jem këtu edhe më shumë se 40 vjet”, shkroi ai. Muska bëri shumë postime në X, brenda pak orësh dhe kujtoi kongresistët për rëndësinë e ligjit.
Me një pasuri neto të vlerësuar prej më shumë se 300 miliardë dollarësh, Musk është deri tani personi më i pasur në botë. Vitin e kaluar, ai ka ndarë mbi 250 milionë dollarë në fushatën zgjedhore të Trumpit, pavarësisht se më parë konsiderohej një mbështetës i demokratëve.
Musk mund të përdorë paratë e tij për të financuar sfiduesit e Trumpit dhe anëtarët e Kongresit, që mund të votojnë kundër ligjit
“Pa mua Trumpi do të kishte humbur”
“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet”, tha Musk, i cili ka mbështetur Trumpin edhe në disa shtete vendimtare federale, si Pensilvania. Trump tani tha se do të kishte fituar lehtësisht në Pensilvani edhe pa Muskun.
“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet,” shkroi Musk në X. “Një mosmirënjohje e tillë”, shkroi ai dhe shtoi: “Është koha për të hedhur bombën vërtet të madhe.”
Ai deklaroi se emri i Trump shfaqej në të dhënat që lidheshin me aferën e të dënuarin për vepra seksuale Jeffrey Epstein. “Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk u lirua,” tha Musk.
Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019. Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, dekalroi së fundi se financieri, i cili kishte lidhje të mira në shoqërinë e lartë, kreu vetëvrasje. Departamenti i Drejtësisë i Trump zbuloi disa të dhëna të Epsteinit në shkurt. Musk nuk dha prova për pretendimin e tij. Por gjatë kohës sa ishte këshilltar në qeveri, ai ndërhyri në shumë çështje që tejkaluan fushëveprimin e tij të përgjegjësisë.
Presidenti fillimisht u përmbajt nga komentimi mbi rastin Epstein. Megjithatë, persona të besuar të Trump i thanë CNN se nuk besonin se marrëdhënia e tyre mund të rikuperohej pas sulmit të Musk.
Mosmarrëveshja midis aleatëve dikur të ngushtë rrezikon tani edhe programet hapësinore amerikane. Musk kërcënoi të mbyllte kapsulën “Dragon” të kompanisë së tij hapësinore SpaceX.
Është e vetmja anije kozmike amerikane e aftë të transportojë astronautë në Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA është mbështetur në anijen kozmike që nga viti 2020 si pjesë e një kontrate prej 5 miliardë dollarësh me SpaceX.
Kompania hapësinore SpaceX e Musk mban kontrata qeveritare amerikane me vlerë afërsisht 22 miliardë dollarë. Heqja dorë nga kapsula “Dragon” mund të shkatërrojë programin ISS.
Dhjetëra vende janë të përfshira sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të mëparshme. SpaceX thuhet gjithashtu se është e përfshirë ndjeshëm në disa programe të ardhshme të qeverisë amerikane, duke përfshirë transformimin e programit që shërben si mburojë gjigante mbrojtëse nga raketat në hapësirë. -

Mediat serbe harrojnë turpin e Beogradit dhe shfrenojnë fantazinë: Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë
“Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë”. Kështu titullon media serbe “Pink” artikullin e raportimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, të mbyllur me rezultatin 0-0. Takimi ishte pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, por përfaqësoi më shumë se një sfidë sportive – për shumëkënd, një provë nervash, profesionalizmi dhe vendimmarrjeje arbitrare.
Sipas raportimeve të mediave serbe, atmosfera në Tiranë ishte e ndezur dhe në disa raste jashtë kontrollit. Lojtarët e përfaqësueses së Serbisë u goditën pesë herë me objekte nga tifozët vendas, duke çuar në ndërprerje të herëpashershme të ndeshjes. Mediat serbe e cilësuan sjelljen e tifozëve shqiptarë si “të tmerrshme” dhe kritikuan ashpër arbitrin e takimit për mosmarrjen e masave të prera.
“Sipas të gjitha kritereve të UEFA-s, arbitri duhej të boshatiste tribunat ose të ndërpriste përfundimisht ndeshjen,” shkruan një nga portalet kryesore serbe, duke shtuar se nëse ngjarja do të kishte ndodhur në Beograd, “do të ishte e pamundur që ndeshja të vazhdonte”.
Edhe pse pati dosa episode të hedhjes së sendeve në fushë, sjellja e tifozerisë shqiptare nuk krahasojet me atë të huliganëve serbë në takimin famëkeq të 11 viteve më parë, ku tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët e Kombëtares tonë. -

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij.
Mësohet se ngjarja ndodhi në Passau, një qytet në Gjermaninë Jugore, në kufi me Austrinë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme nga ana e 48-vjeçarit, i cili është arrestuar nga autoritetet.
Sipas Corriere, dyshohet të ketë pasur një mosmarrëveshje midis çiftit për kujdestarinë e vajzës së tyre.
Pavarësisht dyshimeve, policia është duke kryer një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti. -

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është ndërprerë për pak sekonda pasi në fushë u hodh një gotë kartoni, që dyshohet se kishe ujë ose birrë.Gota ka kapur në kokë lojtarin serb Erakovic, por pa i shkaktuar probleme.
Ky ishte rasti i tretë i hedhjes së sendeve drejt futbollistëve të skuadrës serbe dhe për këtë arsye është bërë thirrje disa herë për tifozët që të mos kryejnë të njëjtat veprime, pasi arbritri mund të ndërpresë lojën e të tërheqë skuadrat në dhomën e zhveshjes. -

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria barazoi pa gola ndaj Serbisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, kuqezinjtë nuk ia dolën dot të marrin tre pikët.
Mundësinë më të mirë e kishte Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas 11 metërshit të fituar nga Hysaj.
Rastet e tjera nuk munguan, me Brojën dhe Bajramin që gjithashtu iu afruan avantazhit, por gabuan në metrat e fundit.
Ky është barazimi i parë për Shqipërinë në Grupin K, pas një fitoreje dhe një humbje në dy ndeshjet e para.
Pas tre ndeshjeve, kuqezinjtë e mbajnë vendin e dytë me katër pikë, pesë më pak se Anglia kryesuese. Për serbët kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese dhe renditen në vendin e katërt me një pikë.
Sfida e radhës për Shqipërinë është në transfertë ndaj Letonisë.

