Hyn në fuqi udhëzimi i Agjencia Shtetërore e Kadastrës për procedurat dhe afatet që do të zbatohen për trajtimin e kërkesave për shërbime kadastrale.I botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi “Për miratimin e modelit të kërkesës për shërbime kadastrale dhe procedurat standarde të veprimeve me regjistrin elektronik të kërkesave”, përcakton se kërkesat për shërbime kadastrale të paraqitura pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të paraqitura në përputhje me rregullat dhe dokumentacionin përkatës, trajtohen brenda një afati maksimal prej 21 ditësh kalendarike, siç parashikohet nga ligji nr. 111/2018 “Për kadastrën” dhe vendimet përkatëse të Këshillit Drejtues të ASHK-së.Sipas Udhëzimit Kërkesa për shërbime kadastrale paraqitet nga pronari i pasurisë, ku përfshihen të dhënat për pasurinë e paluajtshme, të dhënat e dokumenatcionit që e shoqëron, lista e shërbimeve etj.Udhëzimi gjithashtu përcakton se kërkesa kalon automatikisht për trajtim në strukturat përkatëse, pas pagesës së plotë të tarifave. Në rastet kur kërkesat dhe dokumentet shoqëruese dorëzohen përmes shërbimit postar, afatet fillojnë të llogariten nga momenti kur dokumentacioni administrohet zyrtarisht në zyrën e protokollit të ASHK-së.Për aplikimet që kryhen në mënyrë elektronike, subjektet kanë detyrimin që brenda 10 ditëve nga dërgimi i kërkesës dhe kryerja e pagesës, të përcjellin dokumentacionin origjinal me postë. Në mungesë të këtij dokumentacioni, procedurat nuk mund të vijojnë pa konfirmimin zyrtar të pranimit të tyre nga ASHK.Operatorët e të dhënave pranë zyrave vendore të ASHK-së janë përgjegjës për verifikimin, skanimin dhe ngarkimin e dokumentacionit në sistemin elektronik, si dhe për nënshkrimin e tyre digjital, duke siguruar vijimin e procedurës nga strukturat përkatëse ligjore dhe teknike.Ndërkohë, për institucionet shtetërore të përcaktuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 13.5.2020, kërkesat trajtohen pa pagesë dhe kalojnë menjëherë në procesim. Udhëzimi: MODELI DHE PËRMBAJTJA E KËRKESËS PËR SHËRBIME KADASTRALEKërkesa për shërbime kadastrale paraqitet nga pronari i pasurisë, titullarët e të drejtave reale dhe personat fizikë apo juridikë që kanë interes të ligjshëm mbi pasurinë, sipas përcaktimeve të nenit 4, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”, apo përfaqësuesit e autorizuar të tyre, si dhe noteri në respektim të shkronjës “k”, të pikës 1, të nenit 63, të ligjit nr. 110/2018, “Për noterinë”. 2. Modeli i kërkesës për shërbime kadastrale është sipas aneksit 1 që është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij udhëzimi. 3. Kërkesa për shërbime kadastrale ka në përmbajtje rubrikat si vijon: a) të dhënat e kërkesës ku përfshihen: i. numri i kërkesës; ii. data e paraqitjes së kërkesës; iii. afati i përfundimit të kërkesës (x ditë nga e nesërmja e konfirmimit të pagesës); iv. drejtoria/zyra vendore e ASHK-së së cilës i drejtohet kërkesa për marrjen e shërbimit; v. informacion nga vjen kërkesa/aplikimi (eAlbania/Nisa/ASHK për institucionet); b) të dhënat e subjektit kërkues të shërbimeve kadastrale ku përfshihen: i. mundësia për të aplikuar vetë subjekti apo përfaqësuesi i autorizuar; ii. gjenealitet dhe numri personal/unik i identifikimit (ID/NUIS) të subjektit kërkues; iii. lloji dhe numri i dokumentit të identifikimit; iv. adresa e subjektit dhe numri i kontaktit; v. numri dhe data e dokumentit të përfaqësimit, në rastin kur kërkesa për shërbime paraqitet nga përfaqësuesi i autorizuar; c) të dhënat e pasurisë për të cilën kërkohet shërbimi kadastral, që janë zona kadastrale, numri i pasurisë, kodi unik (Zk-Volum-Faqe), bashkia dhe adresa e pasurisë së paluajtshme; d) të dhënat e dokumentacionit që shoqëron kërkesën për shërbime kadastrale; e) lista e shërbimeve të kërkuara, pagesat dhe afatet e realizimit të shërbimeve, ku përfshihet:emërtimi, kodi i shërbimit dhe sasia që kërkohet;vlera e tarifës së shërbimit, vlera totale e tarifave dhe sipas rastit dhe gjoba për vonesë (kamatëvonesë) në regjistrim;iii. afati për ofrimin e shërbimit kadastral të kërkuar.Kërkesat për shërbime kadastrale renditen në sistemin elektronik sipas datës së paraqitjes dhe listohen për trajtim në sistem, sipas parimit të shfaqjes më përpara të kërkesave që janë brenda afatit, si dhe që kanë afatin më të shkurtër për trajtim. PROCEDURA STANDARDE NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË REGJISTRIT KADASTRAL, PËR TRAJTIMIN E KËRKESËS PËR SHËRBIMMe paraqitjen e kërkesës për shërbime kadastrale, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, apo sistemeve elektronike të regjistruar si bazë shtetërore, subjekti përzgjedh drejtorinë/zyrën vendore të ASHK në territorin e të cilës gjendet pasuria, përzgjedh nëse e paraqet kërkesën vetë apo përmes përfaqësuesit të autorizuar, si dhe plotëson sa vijon: a) rubrikën “Të dhënat e kërkesës”; b) rubrikën “Të dhënat e subjektit kërkues të shërbimeve kadastrale”; c) rubrikën “Të dhënat e pasurisë”; d) rubrikën “Dokumentacioni shoqërues”, në të cilën liston të dhënat e dokumentacionit që shoqëron kërkesën, si dhe njëkohësisht e ngarkon atë elektronikisht; e) rubrikën “Shërbimet, tarifat dhe afatet”, duke përzgjedhur shërbimet që kërkon, sipas listës së miratuar me vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së tarifave dhe shërbimeve kadastrale”, i ndryshuar.Kërkesa për shërbime kadastrale, regjistrohet automatikisht në sistemin elektronik të regjistrit kadastral, me dërgimin nga subjekti kërkues, dhe ky i fundit pajiset me një numër unik reference, i cili shërben për gjurmimin e kërkesës dhe evidentimin e fazës së trajtimit të saj.Me regjistrimin automatik në sistemin elektronik të kërkesës, ajo trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, e cila vepron si vijon: a) dërgon menjëherë përmes sistemit elektronik, te subjekti kërkues, “Faturën për shërbime kadastrale”, në rastin e kërkesave, për të cilat nuk aplikohet tatim/taksë për kalimin e të drejtës së pronësisë; b) kryen përllogaritjet e tatimit të kalimit të pronësisë/taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë nëpërmjet punonjësit të autorizuar dhe pas konfirmimit edhe nga personi përgjegjës për financën i dërgohet subjektit kërkues, “Fatura për shërbime kadastrale”, përmes sistemit elektronik, brenda 2 (dy) ditëve punë nga regjistrimi i kërkesës. Modeli i faturës për shërbime kadastrale është sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.Pas procedurës së përllogaritjes së detyrimeve financiare sipas pikës 3 të këtij kreu, kërkesa, së bashku me faturën për shërbime kadastrale, shfaqet në llogarinë e kërkuesit, në portalin qeveritar eAlbania, apo sistemin elektronik të regjistruar si bazë shtetërore të dhënash.Subjekti kërkues duhet të shlyejë detyrimet financiare sipas faturës për shërbime kadastrale, brenda 30 ditësh kalendarike nga momenti i dërgimit nga ASHK-ja përmes sistemit elektronik. Në çdo rast punonjësi i drejtorisë/zyrës vendore të ASHKsë bën konfirmimin e kryerjes së pagesës në sistemin multifunksional brenda 24 orëve nga përcjellja e informacionit nga banka për kryerjen e pagesës nga subjekti. Për pagesat e kryera në fund të afatit 30-ditor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pret 7 (shtatë) ditë kalendarike konfirmimin nëse janë shlyer detyrimet financiare nga subjekti brenda afatit. Në rast të kalimit të këtij afati, nëse subjekti nuk ka shlyer detyrimet financiare brenda afatit 30-ditor, njoftohet nëpërmjet sistemit elektronik me një mesazh automatik, për mosofrimin e shërbimit.PROCEDURA STANDARDE NË SISTEMIN ELEKTRONIK TË REGJISTRIT KADASTRAL, PËR TRAJTIMIN E KËRKESËS PËR SHËRBIM Kërkesa për shërbime kadastrale, e paraqitur rregullisht, trajtohet në përputhje me afatet e parashikuara në vendimin nr. 15, datë 30.9.2020, të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës “Për miratimin e listës së shërbimeve kadastrale që mund të ofrohen në mënyrë të përshpejtuar, tarifave të diferencuara dhe afateve të trajtimit” dhe në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike, sipas përcaktimit të nenit 29, pika 3, e ligjit 111/2018, “Për kadastrën”. Për rastet e shërbimeve kadastrale për të cilat dokumentacioni shoqërues përcillet nga subjekti nëpërmjet shërbimit postar, llogaritja e afateve për marrjen e këtyre shërbimeve fillon nga momenti i administrimit të këtij dokumentacioni zyrtarisht në zyrën e protokollit në drejtorinë/zyrën vendore të ASHK-së.Me dërgimin e kërkesës dhe dokumentacionit në rrugë elektronike dhe me kryerjen e pagesës së tarifave sipas afateve, subjektet kanë detyrimin të përcjellin nëpërmjet shërbimit postar brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës nëpërmjet sistemit, dokumentacionin origjinalMe konfirmimin e shlyerjes së plotë të detyrimeve financiare në mënyrë automatike apo manuale nga punonjësi i autorizuar i drejtorisë vendore të ASHK-së, kërkesa për shërbime kadastrale e plotësuar sipas pikës 1, kalon automatikisht nëpërmjet sistemit elektronik për trajtim te struktura e shërbimeve të kadastrës. Përjashtim, bëjnë rastet e kërkesave që ofrohen për institucionet shtetërore me paspagim, sipas vendimit nr. 389, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës dhe të shërbimeve kadastrale”, i ndryshuar , të cilat kalojnë direkt për trajtim në drejtori, ku tërhiqen nga përdoruesi përkatës për vijimin e procesimit. Trajtimi i kërkesës për shërbime kadastrale nga struktura e shërbimeve të kadastrës në drejtorinë /zyrën vendore të ASHK-së, në sistemin elektronik të regjistrit kadastral, kryhet si vijon: a) Operatori i të dhënave të pronës tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral, për të vijuar me skanimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të pronës objekt kërkese kur është rasti, (nëse nuk është skanuar dokumentacioni i mëparshëm i origjinës dhe transaksioneve) dhe ngarkimin e tij në sistemin elektronik. Gjithashtu, skanon edhe dokumentacionin tekniko-ligjor origjinal të përcjellë nëpërmjet shërbimit postar nga subjekti, të vënë në dispozicion nga sektori i protokoll-arkivit të drejtorisë vendore të ASHK-së, kur nuk rezulton i tillë i ngarkuar në sistem nga subjekti aplikues. Pas skanimit të këtij dokumentacioni vijon me përcjelljen e tij elektronikisht për trajtim të mëtejshëm te përdoruesi tjetër. Operatori i të dhënave nënshkruan elektronikisht të gjitha dokumentet që ngarkon në arkiv dhe e përcjell elektronikisht te juristi. Në rastet kur dokumentacioni i pasurisë objekt kërkese është i digjitalizuar, operatori bën verifikimin e tij dhe nëse konstaton se është i digjitalizuar i gjithë dokumentacioni, e nënshkruan dhe ia përcjell elektronikisht për trajtim të mëtejshëm kërkesën përdoruesit tjetër. Për rastet e shërbimeve kadastrale që kërkohet dokumentacion tekniko-ligjor i depozituar nga subjekti nëpërmjet shërbimit postar, operatori në fund të çdo dite pune rakordon me sektorin e protokollit për konfirmimin e administrimit zyrtarisht të këtij dokumentacioni pranë drejtorisë/ zyrës vendore të ASHK-së. Për kërkesat e përcjella elektronikisht me dokumentacion si kopje elektronike, për të cilat nuk është administruar zyrtarisht dokumentacioni nëpërmjet shërbimit postar, operatori i të dhënave pret 10 ditë nga momenti i kryerjes së pagesës, dhe nëse nuk konfirmohet përcjellja e dokumentacionit origjinal nëpërmjet shërbimit postar nga sektori i protokollit, procedohet me përcjelljen e kërkesës për trajtim të mëtejshëm në hapin pasardhës.Përjashtimisht, në rastet e kërkesave të përcjella nëpërmjet sistemit “NISA”, me dërgimin e kërkesës, dokumentacionit noterial dhe çdo dokumenti tjetër i nënshkruar elektronikisht nga noteri, secili në format PDF dhe me kryerjen e pagesës sipas afateve, operatori nuk pret afatin 10-ditor, por përcjellë për trajtim kërkesën te përdoruesi tjetër, në përputhje me parashikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 864, datë 27.12.2022, “Për miratimin e rregullave për procedurën e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale” dhe Marrëveshjes midis Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë.b) Juristi tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral dhe verifikon legjitimitetin e kërkuesit, dhe dokumentacionin ligjor të nevojshëm për ofrimin e shërbimit, të vënë në dispozicion nga kërkuesi. Gjithashtu, verifikon edhe përputhjen kronologjike të veprimit të fundit që do të kryhet në regjistër me gjendjen juridike të pasurisë në momentin që kryhet veprimi. Juristi mund të kthejë elektronikisht kërkesën prapa tek operatori i të dhënave të pronës nëse ka mungesa në dokumentacionin e arkivit të ngarkuar prej tij. Kur konstaton se përmbushen kriteret ligjore për ofrimin e shërbimit të kërkuar, nënshkruan aktin kadastral përkatës dhe e përcjell elektronikisht për trajtim të mëtejshëm sipas rastit te hartografi, i cili është përdoruesi i bazës së të dhënave në vijim, apo te drejtori kur nuk ka shërbim për veprime në hartën kadastrale.c) Hartografi tërheq për trajtim nga “Faqja e listës së aplikimeve” kërkesën për shërbim kadastral dhe verifikon dokumentacionin hartografik të depozituar nga subjekti kërkues dhe atë të administruar në regjistrin kadastral për pasurinë objekt kërkese. Hartografi mund të kthejë elektronikisht prapa kërkesën te juristi nëse ka mungesë informacioni, apo kërkesa nuk është procesuar në rregull nga juristi, duke bërë shënimet përkatëse të argumentuara. Hartografi në varësi të shërbimit kadastral të kërkuar nga subjekti punon mbi hartën kadastrale të pasurisë/ve objekt kërkese. Kur konstaton se përmbushen kriteret ligjore për ofrimin e shërbimit të kërkuar, nënshkruan elektronikisht aktin kadastral dhe e përcjellë elektronikisht për trajtim të mëtejshëm te drejtori.d) Drejtori i drejtorisë ndjek ecurinë e procesit të punës së secilit përdorues, verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, verifikimin dhe kontrollin e veprimeve të kryera nga juristi dhe hartografi, respektimin e afateve ligjore për trajtimin e kërkesave dhe mbarëvajtjen e punës në drejtorinë vendore përkatëse. Pas përcjelljes elektronikisht nga juristi dhe hartografi të akteve kadastrale përkatëse, drejtori aprovon ose kundërshton ligjërisht veprimet e kryera nga përdoruesit e tjerë sipas funksionaliteteve që paraqiten në ndërfaqen e aksesit të këtij përdoruesi.Drejtori kontrollon dhe nënshkruan elektronikisht të gjithë dokumentet e gjeneruar/ngarkuar sipas rastit: i. aktin kadastral për të cilin është kërkuar shërbimi, në përputhje me ligjin nr. 111/2018, “Për Kadastrën” dhe vendimin nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, i ndryshuar. ii. kërkesën për plotësim dokumentacioni të argumentuar ligjërisht dhe me bazë ligjore, kur dokumentacioni ligjor i nevojshëm për dhënien e shërbimit, nuk është paraqitur i plotë nga subjekti kërkues.Në këtë rast, rishqyrtimi i dokumentacionit pas plotësimit brenda afatit ligjor, do të trajtohet nga i njëjti jurist/hartograf që ka shqyrtuar kërkesën fillestare për shërbimin kadastral përkatës. Juristi/hartografi që do të trajtojë kërkesën pas plotësimit të dokumentacionit ka të drejtë të shikojë ecurinë e mëparshme të kërkesës të kthyer për plotësim dokumentacioni. iii. aktin administrativ të refuzimit të shërbimit, kur subjekti nuk depoziton brenda 30 ditëve, dokumentacionin ligjor të nevojshëm për dhënien e shërbimit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën” dhe përcaktimeve të pikës 26, të vendimit nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, i ndryshuar.Modeli i aktit të refuzimit të shërbimit, është sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi. e) Aktet kadastrale sipas shkronjës “d”, të pikës 8 të këtij udhëzimi, kontrollohen nga drejtori i drejtorisë, i cili sipas rastit; i. kur konstaton se aktet e depozituara për regjistrim janë në përputhje me ligjin, akti kadastral i nënshkruar elektronikisht dhe me vulën digjitale përkatëse përcillet nëpërmjet sistemit elektronik të regjistrit kadastral, në adresë të subjektit kërkues në portalin qeveritar e-Albania/sistemin elektronik të regjistruar si bazë të dhënash shtetërore; ii. e kthen elektronikisht aktin te juristi/hartografi për ripunim, nëse konstaton problematika ligjore dhe hartografike. Kthimi i aktit për ripunim bëhet i mundur vetëm pasi bëhen shënimet në rubrikën përkatëse në sistem, të cilat duhet të jenë të argumentuara ligjërisht.Të gjithë përdoruesit e cituar në pikën 8 të këtij udhëzimi, në trajtimin e kërkesave të ndryshme, për sa i përket respektimit të afatit të trajtimit të këtyre kërkesave, duhet të ketë parasysh dhe kohën që ju duhet përdoruesve të tjerë për trajtimin e kërkesës përkatëse brenda afateve ligjore të miratuara për secilin shërbim.Përgjegjësi i sektorit të shërbimeve të kadastrës ka rol mbikëqyrës në sistem mbi veprimtarinë administrative për ecurinë e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale brenda afateve ligjore, nga përdoruesit e germave “a”, “b” dhe “c”, të pikës 8 të këtij udhëzimi. Në rast të mostrajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale brenda afateve ligjore, ai njofton elektronikisht përdoruesit e sipërcituar për marrjen e masave për vijimin e menjëhershëm të trajtimit të këtyre kërkesave.Pas përfundimit të trajtimit të kërkesës për shërbime kadastrale nëpërmjet miratimit të saj, në rastet kur shërbimi kadastral përkatës shoqërohet edhe me përcjelljen e dokumentacionit teknikoligjor nëpërmjet shërbimit postar nga subjekti i interesuar, bëhet verifikimi i tij dhe dokumentacioni përcillet nga operatori i të dhënave në arkivin fizik me inventarin përkatës, duke marrë edhe referencën arkivore përkatëse. Dokumentacioni duhet të ruhet si në arkivin digjital, ashtu dhe në atë manual si historik për pasurinë.Në rastin e shërbimeve kadastrale që gjenerohen në mënyrë automatike nga baza shtetërore e të dhënave kadastrale, kërkesa për shërbime kadastrale nuk përshkon hallkat e përshkruara në pikën 8, të këtij udhëzimi, pasi akti kadastral gjenerohet automatikisht me vulë elektronike, me shënimin “Ky dokument është gjeneruar dhe vulosur me anë të një procedure elektronike nga një sistem automatik (Agjencia Shtetërore e Kadastrës)” dhe ka të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar.Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së monitoron ecurinë e veprimtarisë për shërbime kadastrale të drejtorive /zyrave Vendore të ASHK-së. 14. Ngarkohen drejtoritë/zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtoria e Përgjithshme për zbatimin e këtij udhëzimi. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Day: June 5, 2025
-

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) kanë shtuar rreth 58,500 deklarues të rinj për 2024.Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2024 janë 124,416 individë që kanë deklaruar DIVA. Më herët tatimet deklaruan se detyrimin për deklarimin e të ardhurave vjetore në DIVA e kishin 143,369. Pra janë rreth 19 mijë individë që nuk kanë dorëzuar në afat DIVA-n.Për 2023, nga 73,850 individë që duhet të deklaronin DIVA, deklaruan 65,910 individë.Nga totali i deklaratave të dorëzuara për 2024, numri i deklaruesve të rinj është shtuar me 58,5 mijë krahasuar me 2023.DIVA për 2024 pësoi disa ndryshime. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.Por nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara.Për 2024 u afrua edhe afati për dorëzimin e deklaratës nga 30 Prill që ishte më parë, u përcaktua që DIVA duhet të dorëzohej brenda 31 Marsit.Ata individë që për arsye të ndryshme nuk dorëzuan në afat DIVA penalizohen me një gjobë prej 3 mijë lekë.Si kanë ndryshuar deklarimet në 6 viteNë 6 vite, përkatësisht në periudhën nga 2019 deri në 2024 DIVA është plotësuar nga 345,2 mijë individë referuar të dhënave dhënave të tatimeve dhe atyre të publikuar te “Plani strategjik 2024-2028, i administratës tatimore”.Për vitin 2019 DIVA u dorëzua nga 13,9 mijë individë. Në 2020 numri total i deklaruesve arriti në 58,3 mijë deklarues. Në raport me 2019-n numri i deklaruesve u rrit 3 herë. Rritja u ndikua nga përfshirja për herë të parë në 2020 në DIVA të dypunësuarve.Në vitin 2020, tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve arriti në 38,983 individë. Pra në total për vitin 2020 deklaruan për herë të parë të ardhurat vjetore rreth 39 mijë të dypunësuar.Në 2021 numri i deklaruesve arriti në 40,6 mijë deklarues me rënie rreth 30% krahasuar me 2020. Për 2022 numri i deklaruesve në DIVA i është kthyer rritjes së qëndrueshme. Krahasuar me 2021 u shtuan rreth 1,400 deklarues të rinj apo 3% më shumë.Në 2023 u shtuan rreth 24 mijë deklarues të rinj krahasuar me 2023.Në DIVA individët përveç deklarimit të të ardhurave bruto vjetore nga punësimi apo dypunësimi, kanë detyrimin për deklarimin e të ardhurave bruto nga dividendi, nga qiraja, nga pasuria intelektuale nëpërmjet licencave, të ardhura të fituara nga lojërat e fatit, nga transaksionet nëpërmjet mjeteve virtuale etj. / D.Azo Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale të 2024-s Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen
Kredia e biznesit për investime ka pësuar rënie në muajt e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill kredia e re për investime kishte vlerën e 24.3 miliardë lekëve, në rënie me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rënia ka ardhur e gjitha nga kredia për investim në makineri dhe pajisje, ndërkohë që kredia me qëllim investimin në pasuri të paluajtshme ka vazhduar të rritet.Kredia për blerjen e makinerive dhe pajisjeve kishte vlerën e 7 miliardë lekëve, në rënie me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërsa kredia e re për pasuri të paluajtshme për bizneset në katër muajt e parë të vitit arriti në 17.2 miliardë lekë, në rritje vjetore me 19%.Në tërësi, kredia për biznesin në muajt e parë të këtij viti paraqitet në stanjacion, me një vlerë të përafërt me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Pavarësisht rënies së flukseve të reja, kredia e biznesit me qëllim financimin e investimeve ngelet në rritje dyshifrore, e shprehur si tepricë portofoli. Në fund të prillit, portofoli i kredisë për investime arriti në 285.2 miliardë lekë, në rritje vjetore me 15.5%. Duke qenë se kredia për investime në përgjithësi ka afate më të gjata shlyerjeje dhe amortizimi, ngadalësimi i kredisë së re reflektohet më ngadalë në ritmet e rritjes së portofolit total. Kredia për investime përbën afërsisht 59% të vlerës totale të kredisë për bizneset, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme përbën rreth 40% të portofolit.Gjallërimi i kredisë për biznesin, sidomos asaj për investime, i dha shtysën kryesore rritjes së kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar.Shtysa kryesore edhe vitin e kaluar ishte kredia për pasuri të paluajtshme. Kjo ka rritur edhe ekspozimin e sektorit bankar kundrejt ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të 2024 46% e tepricës së kredisë për ekonominë ishte e siguruara me prona.Rritet ekspozimi i bankave në tregun e pronave, 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshmeBanka e Shqipërisë reagoi duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së kredisë për prona.Të dhënat paraprake të INSTAT treguan se vitin e kaluar ecuria e investimeve në ekonomi ishte pozitive. Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit mesatarisht me 4.5% për katër tremujorit të vitit të kaluar, me ritme më të larta se mesatarja e rritjes ekonomike. Kredia bankare duket se ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e investimeve në ekonomi./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Belinda Balluku për marrëveshjen e huasë për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE
Belinda Balluku, ka falenderuar deputetët për votën e tyre në favor të OSHEE: “Faleminderit deputetëve për votën pro të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, për marrëveshjen e huasë për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”.
-

“Si mund t’i lësh Tifozët Kuq e Zi jashtë?!”. Një biletë arrin në tregun e zi në 1500 euro
Shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shorti elektronik, dhe përfundimi i tyre në tregun e zi, janë tema më aktuale në vend. Gazetarja Enkelejda Zeko, thotë se ka një skemë për shpërndarjen e biletave të futbollit në takime kaq të rëndësishme, të cilën autoritetet e drejtësisë mund ta zbulojnë thjesht fare duke parë që agjenci të ndryshme reklamojnë shitjen e tyre përpara se të dalin në treg. Ndërkohë mësohet se në tregun e zi një biletë ka shkuar në 1500 euro.
Zeko kritikoi dhe vendimin e FSHF për të lënë jashtë stadiumit Kuq e Zi, të cilët këtë herë kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen përpara Piramidës.“Si ka mundësi që përzgjedhja është bërë në mënyrë elektronike që e ka marrë nga UEFA dhe FIFA, që mua më duket e habitshme që në një ndeshje të kombëtares, kur ka ndjenjë, të bëhet një seleksionim i tillë. Por nuk mund të përjashtohen ata që e kanë ndjekur kombëtaren në ditët më të vështira. Si ka mundësi që persona apo agjenci kanë bileta përpara shortit dhe i shesin në tregun e zi. Këto çmime të çmendura që shumë i justifikojnë se ndodhin dhe në botë. Në Shqipëri rroga minimale është 400 euro”.- tha gazetarja.
-

Spektakël me 9 gola, Spanja mund Francën dhe shkon në finalen e Nations League
Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Stuttgart, Spanja triumfoi 5-4 ndaj Francës në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Nations League dhe siguroi një vend në finalen kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Kampionët në fuqi të Europës dominuan pjesën e parë, duke shënuar plot pesë gola: dy prej tyre nga talenti Lamine Yamal (një nga penallti), dhe të tjerët nga Nico Williams (22’), Mikel Merino (25’) dhe Pedri (55’).Megjithatë, në minutat e fundit Spanja u tregua e pafokusuar, duke i lejuar Francës të rikthehej në lojë me katër gola: Kylian Mbappé (59’), Rayan Cherki (79’), një autogol nga Vivian (84’) dhe Kolo Muani në minutën e 94-t.
Finalja mes Spanjës dhe Portugalisë pritet të jetë një sfidë emocionuese mes dy kombëtareve me histori dhe yje të mëdhenj në përbërje. -

Musk s’i ndahet Trumpit: Do ta çmontojmë anijen kozmike “Dragon”, të vetmin opsion amerikan për….
Elon Musk tha të enjten se kompania e tij SpaceX do të fillojë çmontimin e anijes kozmike Dragon “menjëherë” për shkak të kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të anuluar kontratat qeveritare me bizneset e Musk.
Njoftimi i Musk, në faqen e tij të mediave sociale X, erdhi mes një lufte verbale me Trump që filloi pasi CEO i Tesla-s kritikoi projektligjin e madh të taksave që po shtyhej nga presidenti republikan.
“Në dritën e deklaratës së Presidentit për anulimin e kontratave të mia qeveritare, @SpaceX do të fillojë nxjerrjen jashtë përdorimit menjëherë të anijes kozmike Dragon”, shkroi Musk.
Dragon është opsioni i vetëm amerikan për dërgimin e ekuipazhit për në dhe nga Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Një kapsulë Dragon solli astronautët e NASA-s Butch Wilmore dhe Suni Williams përsëri në Tokë në mars, pasi dyshja mbeti e bllokuar për muaj të tërë në ISS nga një kapsulë Boeing Starliner. -

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…
Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi.
Çfarë mbani mend nga ndeshja kundër Serbisë, një nga ngjarjet e rëndësishme sportive që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve, si ndeshja kundër Serbisë. Çfarë kujtoni nga ajo ndeshje?De Biasi: Ndeshje delikate kudër Serbisë, e kuptuam sapo arritëm në Aeroportin e Beogradit me një numër të madh policësh dhe masash që ishin për të shmangur incidentet dhe kur arritëm në hotel, para hotelit ishte një autoblind i ushtrisë për të mbrojtur vendndodhjen tonë. Kur ikëm në stadium, tërhoqën të gjithë tifozët serbë dhe praktikisht gjatë ndeshjes ishim 0 me 0 kur pushtuan fushën dhe ishte kulmi i gjithë situatës që ishte shumë nervoze e shqetësuese. Mendoj se me 0 – 0 po e menaxhonim mirë situatën, pastaj pushtuan ata fushën, disa lojtarë u goditën dhe kjo është sinteza e ngjarjes. Kanë kaluar 11 vjet dhe unë e kisha lënë mënjanë këtë ngjarje sepse nuk ka më kuptim.
Sipas jush si është sot situata e Shqipërisë, sa mundësi ka për të mundur Serbinë?
De Biasi: Mendoj se kjo Shqipëri ka më shumë cilësi nga këndvështrimi teknik, në krahasim me skuadrën që kam stërvitur unë. Ka shumë lojtarë që luajnë në serinë A, në skuadra jashtë kampionatit shqiptar dhe sigurisht shtete që kanë traditë të madhe të futbollit si Anglia, Gjermania etj. Besoj se e përmbledhur, kjo skuadër ka mundësi të mira të luajë në këtë kualifikim, sepse mendoj se i vetmi konkurrent përtej Anglisë që është lehtësisht më lartë se të tjerët, mendoj se ndeshja kryesore është ndaj Serbisë që bashkë me Shqipërinë luajnë për vendin e dytë në klasifikim
Do jeni në stadium? Ku do e shini ndeshjen Shqipëri- Serbi?
De Biasi: Po, do kem kënaqësinë të jem pjesë e kësaj ndeshjeje të bukur, uroj të jetë e bukur që të çojmë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Presidenti Duka më ftoi dhe unë do të vijë me dëshirë të bëjë tifozllëk për skuadrën tonë.
E shihni një ndeshje përtej futbollit, në një kohë kur kemi një histori me sfida dhe lidhjet politike. A është një ndeshje përtej futbollit, si e mendoni ju?
De Biasi: Duhet të mendojmë vetëm për futbollin, duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje që është një etapë e rëndësishme për objektivin shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të ketë asgjë jashtë rezultatit në fushë, besoj se është një mundësi të tregojmë sa jemi rritur dhe që arrijmë të kalojmë atë që disa vite më parë na krijoi vështirësi shumë të mëdha. -

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë
Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte një ulje emergjente në aeroportin Memmingen, në jug të Gjermanisë, për shkak të turbulencave të forta të shkaktuara nga moti i keq.
Sipas policisë bavareze, tre nga pasagjerët e lënduar u transportuan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të tjerët u trajtuan në vendngjarje. Si masë paraprake, të gjithë pasagjerët, të cilët ishin gjithsej 179 së bashku me gjashtë anëtarë të ekuipazhit, iu nënshtruan kontrolleve mjekësore.
Fluturimi, i cili pritej të ulej në aeroportin e Milanos, nuk mundi të përfundonte destinacionin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe për këtë arsye u devijua drejt Memmingenit, ku u ul në mënyrë të sigurt rreth orës 20:44 me orën lokale. Autoriteti i Aviacionit të Bavarisë Jugore nuk dha leje për një fluturim të mëtejshëm.
Ryanair tha se kapiteni kishte kontaktuar paraprakisht për ndihmë mjekësore dhe kërkoi falje për shqetësimet e shkaktuara. Kompania njoftoi se kishte organizuar transport alternativ drejt Milanos atë natë dhe një fluturim zëvendësues të enjten në mëngjes.
“Ne kërkojmë ndjesë të sinqertë për pasagjerët e prekur nga kjo devijim,” deklaroi Ryanair në një reagim zyrtar. -

“Divorci” me Trump, Elon Musk shton dyshimet, drejt krijimit të një partie politike?
Miliarderi, Elon Musk, pas mosmarrëveshjeve me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se i shkon ndër mend që të krijojë një parti politike të re.
Përmes një postimi në platformën “X”, Musk shtron një pyetje për të gjithë ndjekësit e tij: “A ka ardhur koha që të krijojet një parti politike e re në Amerikë që në fakt prezanton 80% e shtresës së mesme?”
Krahas këtij shkrimi, Musk ka dhënë mundësinë e të pasurit një sondazh nga përgjigjet e të gjithë ndjekësve, me “po” ose “jo”.
Krisja e marrëdhënies së tyre duket se e ka “lënduar” së tepermi Musk, i cili po konsideron hapin e futjes në politikë, kësaj here jo si mbështetësi i ndonjë lideri partiak, por si krijuesi i saj.
Nëse realisht dëshiron të investojë në krijimin e një partie të re politike në vend, nuk dihet se mbi çfarë vlerash do të bazohet kjo forcë politike, konsideruar faktit se ai është një miliarder dhe mund të krijojë një parti që mbështet interesat e tij ekonomike.
Kujtojmë se Trump dhe Musk nuk janë në marrëdhënien më të mirë e të “shëndetshme”, por ndodhen në kushte “toksike”, pasi kanë vërshuar “urrejtje” ndaj njëri-tjetrit këto ditët e fundit.
Trump deklaroi se i ka ndërprerë kontratat qeveritare Musk për automjetet elektrike që ai zotëron, “Tesla”. Ky hap ka ndikuar ndjeshëm tek ekonomia e Teslas, pasi shitjet e tyre kanë rënë shumë për shkak të tensioneve politike mes Trump dhe Musk.
Miliarderi nuk kursehet ndaj presidentit, duke u shprehur se Trump ndodhet në dosjet famkeqe të Jeffrey Epstein.
“Donald Trump është në dosjet Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh një ditë të bukur DJT!”, shkruan ai në platformnë “X”.
Të gjitha këto vijnë si pasojë e kritikave të Musk ndaj projektligjit të Trump, “Një faturë e madhe dhe e bukur”, që parashikon uljen e borxhit publik të SHBA-ve, por që për miliarderin, është thjesht e “neveritshme”.
“Më vjen keq, por nuk mund të duroj më. Ky projektligj skandaloz dhe me shpenzime të panevojshme të Kongresit, është një neveri e turpshme. Turp për ata që e votuan. Ju e dini që vepruat gabim”, ka shkruar Elon Musk në rrjetin social X.
Ai mendon se ky projektligj do të rrisë borxhin.
“Ky projektligj do ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme deficitin buxhetor dhe do të rëndojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm”, shtoi miliarderi.
Mbetet për t’u parë se nëse Musk do të krijojë realisht një parti të re politike, do mbështesi dikë politikisht, e si do të jetë përgjigja e Trump për të gjitha këto akuza dhe ide të miliarderit.
