Day: June 5, 2025

  • Kancelari Merz pas takimit me Trump: Jam jashtëzakonisht i kënaqur me bisedimet me presidentin amerikan!

    Kancelari Merz pas takimit me Trump: Jam jashtëzakonisht i kënaqur me bisedimet me presidentin amerikan!

    Kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh se ishte “jashtëzakonisht i kënaqur” me takimin me presidentin amerikan, Donald Trump.

    Sipas tij, diskutimi hodhi themelet për një bashkëpunim të frytshëm në prag të samiteve të ardhshme të G7 dhe NATO-s.
    “Trump është një njeri me të cilin mund të komunikoj shumë mirë në një nivel personal”, u tha kancelari gjerman gazetarëve pas takimit.
    Merz vuri në dukje gjithashtu se pavarësisht karrierave të tyre të ndryshme, të dy udhëheqësit gjetën shumë të përbashkëta, të cilat, tha ai, krijojnë një lidhje të veçantë “Ne kemi shumë të përbashkëta, edhe nëse rrugët tona në politikë janë të ndryshme. Kjo krijon një mirëkuptim të ndërsjellë.”

    Top Channel

  • Kontrata qeveritare e ndërprerë, kërcënimi për partinë e re dhe dosja “Epstein”, dalin kulisat e sherrit Trump-Musk në Shtëpinë e Bardhë

    Kontrata qeveritare e ndërprerë, kërcënimi për partinë e re dhe dosja “Epstein”, dalin kulisat e sherrit Trump-Musk në Shtëpinë e Bardhë

    “Nuk e di nëse do kemi më një marrëdhënie të mirë”. Kështu u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke konfirmuar në thelb përçarjen me Elon Musk. Ky i fundit e ka quajtur “mosmirënjohës”: “Pa mua, do t’i kishte humbur zgjedhjet”.

    Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, në prani të kancelarit gjerman Merz, Trump iu përgjigj një pyetjeje mbi kritikat e Musk – ish-drejtues i “DOGE”, departamentit për efikasitetin qeveritar – ndaj projektligjit për shkurtimet dhe shpenzimet e presidentit.
    Trump mbrojti projektligjin dhe tha se Musk është i zemëruar sepse iu hoq “mandati për makinat elektrike”, domethënë subvencionet. Ai gjithashtu kujtoi se kishte refuzuar emërimin e një bashkëpunëtori të Musk në NASA.
    Trump tha se ishte “i habitur” dhe “shumë i zhgënjyer” nga vendimi i Musk për të lënë “DOGE”: “Po bënte një punë të mirë, jam i sigurt se do i mungojë ky rol. Jam i zhgënjyer, e kam ndihmuar shumë”.
    Sipas Trump, “Musk e njihte çdo aspekt të ligjit” fiskal që ka kritikuar ashpër kohët e fundit. “Ende nuk më ka kritikuar personalisht, por ndoshta kjo është gjëja tjetër që do bëjë”.
    Aksionet e Tesla – kompania e makinave elektrike e themeluar nga Musk – ranë pas kritikave të tij ndaj buxhetit të paraqitur nga Trump.
    Musk e quajti ligjin – që Trump e cilëson si një kryevepër – “të neveritshëm”. Ai sulmoi projektligjin duke përdorur një postim të vjetër të vetë Trumpit nga viti 2012, ku presidenti shprehej kundër deficitit buxhetor: “Asnjë anëtar i Kongresit nuk duhet të rizgjidhet nëse buxheti i vendit nuk është në baraspeshë: deficitet nuk lejohen!”. Musk komentoi me ironi: “Nuk mund të jem më shumë dakord”.
    Pas deklaratave të Trumpit në Zyrën Ovale, Musk e mohoi atë që tha presidenti përmes rrjeteve sociale: “s’ka problem” (“whatever”), tha përballë kritikave, duke shtuar se Trump “gënjen: ky ligj kurrë nuk m’u tregua më parë”.
    Musk shtoi më pas në X – rrjeti i tij social – se “pa mua, Trump do kishte humbur zgjedhjet, Demokratët do kishin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Republikanët do ishin 51-49 në Senat”. Në një tjetër postim, shtoi: “Çfarë mosmirënjohjeje!”.
    Ai vazhdoi: “A është koha të themelojmë një parti të re që përfaqëson vërtet 80% të popullsisë?”. Duke publikuar edhe një sondazh për ndjekësit e tij, të cilët mund të votonin për 24 orë. Vetëm disa minuta më vonë (rreth orës 20:45 me orën italiane), rreth 260,000 njerëz kishin votuar, dhe 84% kishin thënë “po”.
    “Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda dollarë në buxhet është të përfundojmë subvencionet dhe kontratat qeveritare për Elonin. Më ka habitur gjithmonë që Biden nuk e bëri këtë!”, ishte kërcënimi i presidentit Donald Trump pas përplasjes me shefin e Teslës, aksionet e së cilës humbën rreth 100 miliardë dollarë në bursë brenda pak orësh.
    “Është koha të hedhim bombën e madhe – reagoi Musk. – Donald Trump është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike. Ditë të mbarë, DJT! E vërteta do dalë në shesh”. Dhe në lidhje me ndërprerjen e kontratave qeveritare, shkroi: “Në dritën e deklaratës së presidentit për anulimin e kontratave të mia qeveritare, SpaceX do nisë menjëherë çmontimin e anijes hapësinore Dragon”. “Trump meriton të shkarkohet”.
    Toni i lamtumirës zyrtare – siç u përshkrua më parë – ishte shumë ndryshe: vetëm pak ditë më parë Trump i dhuroi Musk një çelës të madh të artë të Shtëpisë së Bardhë; presidenti e lavdëroi punën e DOGE-it, duke thënë se ekipi i tij do vazhdojë edhe pa Musk, i cili, sipas tij, “jam i sigurt do vazhdojë të merret me të nga larg, duke ardhur kur të jetë e nevojshme”; ndërkohë, Musk e falënderoi presidentin për besimin, duke premtuar se angazhimi i tij do vazhdonte, edhe në distancë.

    Top Channel

  • “Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

    “Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

    Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet.

    Një përdorues në platformën X publikoi një postim duke sugjeruar se Musk do të “fitonte” përplasjen me Trump dhe rekomandoi që “Trump duhet të shkarkohet dhe JD Vance ta zëvendësojë atë.”
    Musk e citoi postimin dhe tha: “Po”.
    Por si erdhi deri në këtë pikë marrëdhënia e Trump me Musk?
    30 prill: Musk ulet me gazetarët dhe përshkruan një marrëdhënie të ngushtë dhe të ngrohtë me Presidentin Trump.
    “Besoj se jemi miq të mirë, dhe kur jemi në Air Force One ose Marine One, ai më thotë: ‘Do të rrish sonte?’ Dhe unë i them: ‘Po’,” tha Musk.
    Ai shtoi se ka fjetur disa herë në Dhomën Lincoln në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, Trump e ka telefonuar një natë vonë për t’i thënë që të merrte akullore nga kuzhina, dhe Musk ka rrëfyer se hëngri një kuti të tërë me Häagen-Dazs karamel.
    27 maj: Elon Musk shprehet se është “i zhgënjyer” nga ligji i ri “i madh, i bukur” i Presidentit Trump, i cili sapo është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe përfshin ulje të mëdha taksash si dhe rritje të shpenzimeve për imigracionin dhe mbrojtjen.
    “U zhgënjeva kur pashë ligjin për shpenzime masive, që në fakt rrit deficitin buxhetor dhe e minon punën që po bën ekipi DOGE,” tha Musk për CBS.
    28 maj: Musk njofton se po tërhiqet nga DOGE, nisma qeveritare për uljen e shpenzimeve. CEO i Tesla-s tha se kjo përputhej me përfundimin e periudhës 130-ditore si punonjës i veçantë i qeverisë.
    “Me përfundimin e periudhës sime si punonjës i veçantë i qeverisë, dua të falënderoj Presidentin @realDonaldTrump për mundësinë për të reduktuar shpenzimet e panevojshme,” shkroi ai në X. “Misioni @DOGE do të forcohet me kohën dhe do të bëhet mënyrë jetese në të gjithë qeverinë.”
    30 maj: Presidenti Trump i dhuron Elon Musk një çelës të artë të Shtëpisë së Bardhë si dhuratë ndarjeje nga detyra për kohën e tij në krye të Departamentit të Efiçencës Qeveritare, duke i thënë se “nuk po largohet vërtetë” dhe e falënderon për shërbimin e tij.
    31 maj: Trump tërheq kandidaturën e Jared Isaacman, një aleat i ngushtë i Musk, për të drejtuar NASA-n. Musk raportohet se ishte i pakënaqur me vendimin.
    “Është e rrallë të gjesh dikë kaq të aftë dhe zemërmirë,” shkroi Musk për Isaacman në X.
    3 qershor: Musk rrit kritikat ndaj “ligjit të madh, të bukur”, duke e quajtur një “përdhosje të neveritshme”.
    Në një seri me pothuajse një duzinë postimesh, Musk u tha anëtarëve të Dhomës që votuan për ligjin: “E dini që keni gabuar.”
    Ai gjithashtu sugjeroi se mund të japë donacione për të rrëzuar nga pushteti përfaqësuesit që mbështetën ligjin. “Në nëntorin e ardhshëm, do t’i largojmë të gjithë politikanët që tradhtuan popullin amerikan,” shkroi ai.
    5 qershor: Armiqësia mes Musk dhe Trump del hapur dhe tejkalon çështjet e axhendës legjislative.
    “Jam shumë i zhgënjyer nga Eloni,” tha Trump në Zyrën Ovale. “E kam ndihmuar shumë Elonin.”

    Top Channel

  • VIDEO – “(S)presim Djalë…”, me veshje popullore dhe me çifteli, Luiz Ejlli përgjigjet për shtatzaninë e Kiarës

    VIDEO – “(S)presim Djalë…”, me veshje popullore dhe me çifteli, Luiz Ejlli përgjigjet për shtatzaninë e Kiarës

    Çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, vazhdojnë të jenë në fokusin e showbiz- it shqiptar. Produkt i BBVip, edhe pas më shumë se dy viteve, ata kanë një audiencë e interes të lartë nga publiku.
    Prej disa javësh, po komentohet shumë shtatzania e Kiarës, madje duke përcaktuar se çifti pret edhe…djalë. Luizi ka zgjedhur mënyrën më të mirë për ti kthyer përgjigje, me këngë.
    Me veshje popullore, Kiara, Luizi dhe madja edhe Luna e vogël, shfaqen në një videoklip, që mund të konsiderohet një këngë e re e këngëtarit shkodran. Luizi ka zgjedhur çiftelinë por edhe batutat e humorit, duke ngjallur humor e të qeshura tek ata që e dëgjojnë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Spanjë-Francë dhuron spektakël me 9 gola, Jamali do të sfidojë Ronaldon në finale

    Spanjë-Francë dhuron spektakël me 9 gola, Jamali do të sfidojë Ronaldon në finale

    Spanjë-Francë ka argëtuar tifozët mbrëmjen e sotme. Një përplasje titanësh që ka prodhuar një spektakël me 9 gola. Iberikët kanë arritur të dalin fitimtarë me shifrat 5-4 në këtë gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Niko Uilliamsi zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të të takimit, ndërsa 3 minuta më vonë Merino dyfishoi shifrat.
    Pjesa e dytë nisi përsëri me epërsinë e spanjollëve. Jamali në minutën e 54-t dhe Pedri në minutën e 55 i dërguan shifrat në 4-0. Mbapeja ngushtoi shifrat në minutën e 59, por Jamali tundi përsëri rrjetën e francezëve në minutën e 67. “Gjelat” nisën reagimin e tyre me anë të Sherkit, Vivianit dhe Kolo Muanisë, të cilët shënuan përkatësisht në minutata 79′, 84′, 90’+4′. Por golat e tyre nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Spanja arrin kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve, ku më 8 qershor ylli i së ardhmes, Lamin Jamali, do të sfidojë një nga yjet më të mëdhenj të së shkuarës së afërt, Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

  • “Jam i zhgënjyer nga ai”/ Elon Musk plas ‘bombën’ për Donald Trump: Presidenti, në listën e Epstein!

    “Jam i zhgënjyer nga ai”/ Elon Musk plas ‘bombën’ për Donald Trump: Presidenti, në listën e Epstein!

    Elon Musk i është kundërpërgjigjur Donald Trump, pasi ky i fundit u shpreh se është zhgënjyer nga ao.

    Në një postim në platformën X, Musk hodhi një ‘bombë’, ku shkruan “Trump është në listën Epstein. Kjo është arsyeja pse nuk u bënë publike“, tha ai, duke i uruar… mirëmëngjes presidentit amerikan!

    Time to drop the really big bomb:@realDonaldTrump is in the Epstein files. That is the real reason they have not been made public.
    Have a nice day, DJT!
    — Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025

    Në një tjetër post ai shkruan “Shënojeni këtë post për të ardhmen. E vërteta do të zbulohet.”

    Mark this post for the future. The truth will come out.
    — Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025

    Kujtohet se pedofili dhe tutori Jeffrey Epstein kishte shumë lidhje të profilit të lartë, duke përfshirë ish-presidentë amerikanë, kryeministra të huaj dhe Princin Andreë të Britanisë. Ai njihte gjithashtu yje të Hollivudit, akademikë, njerëz në industrinë e modelimit dhe modës dhe figura të tjera publike.
    “Lista e Epstein” është një term që përdoret shpesh nga media dhe rrjetet sociale për t’iu referuar një liste emrash që thuhet se kanë qenë në kontakt ose kanë udhëtuar me Jeffrey Epstein, një financier i njohur amerikan i cili u akuzua për trafikim seksual të të miturve dhe vdiq në burg në vitin 2019.
    Kjo “listë” nuk është një dokument zyrtar i vetëm, por përfshin disa lloje dokumentesh të bëra publike gjatë hetimeve federale, si:
    Libri i avionit privat të Epstein (flight logs)
    Libri i adresave të Epstein (i njohur si “black book”)
    Dokumente gjyqësore të deklasifikuara, përfshirë emra të përmendur në dëshmi

    Top Channel

  • ‘I vetmi që nuk kërkoi statistika’/ Nini: Në 11, 12, 13 maj, Syri TV ishte televizioni i dyti më i ndjekur në YouTube

    ‘I vetmi që nuk kërkoi statistika’/ Nini: Në 11, 12, 13 maj, Syri TV ishte televizioni i dyti më i ndjekur në YouTube

    Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri TV, Aldor Nini, drejtori i Acromax, foli për ndryshimet e theksuara në fushatat e fundit, ku media sociale ka luajtur një rol të rëndësishëm.

    Sipas tij, platforma YouTube ka krijuar mundësi të reja për të arrirë audiencën në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i dhënë mundësinë të ndjekin live transmetimet, ndërkohë që Instagram dhe Facebook kanë mbajtur edhe ato pjesë të audiencës që preferojnë përmbajtje të shpejtë.

    Nini përmendi gjithashtu se televizonet kanë kërkuar statistika për performancën e fushatës, përveç Syri TV që ka pasur një qasje të ndryshme ndaj kërkesës së këtyre të dhënave, gjithashtu përmendi që Syri TV ishte i dyti më i ndjekur nga të gjitha televizonet.

    “Ndryshe nga fushatat e kaluara ne kemi pasur një prezencë shuë të fortë të mediave në rrjetet sociale, ku përfshihet edhe platforma Youtube, si ajo më e rëndësishmja përsa i përket kohëzgjatjes së shikueshmërisë. Ne jemi çdo ditë në Instagram edhe pse kemi video të shkurtra. Facebook-u ka një audiencë pak më të ulët sesa Youtube. Youtube e “spiunon” në Google dhe e shprëndran tek personat që janë të interesuar. Këtë zgjedhje shumica e televizoneve kanë pasur fokusin në livestream-et në Youtube, herë tjetër kjo gjë nuk ka ndodhur. Ne kemi bërë një statistikë vetëm për temat e fushatës, sepse televizonet na e kërkuan. Syri Televizon është i vetmi që nuk kërkoi asnjë statistikë. Gjatë ditëve të zgjedhjeve Syri Tv ka qenë i dyti më i ndjekur nga shqiptarët.” – tha Nini.

  • Çfarë pihet e çfarë ndalohet para marrjes së gjakut në mëngjes

    Çfarë pihet e çfarë ndalohet para marrjes së gjakut në mëngjes

    Nëse dëshironi që rezultatet e analizave të gjakut të jenë të sakta, është e rëndësishme të respektoni disa rregulla themelore, përfshirë edhe atë se çfarë pini në mëngjes.

    Rregullat bazë para analizave laboratorike:

    • Mos hani asgjë pas orës 19:00 një natë më parë.
    • Në mëngjes, para analizave, mos pini as kafe dhe as çaj. Edhe nëse jeni konsumues i rregullt i kafeinës, duhet ta shmangni atë.

    Pirja e kafesë mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në disa parametra të gjakut. Ajo mund të rrisë:

    • Nivelin e glukozës në gjak
    • Hormonet e stresit (kortizol, adrenalinë)
    • Kolesterolin LDL

    Si diuretik, kafeja gjithashtu mund të shkaktojë dehidratim të lehtë, duke ndikuar në përqendrimin e elektroliteve (si natriumi dhe kaliumi), qelizave të kuqe të gjakut dhe hematokritin.

    Sa kohë para analizave duhet shmangur kafeja?

    Ekspertët këshillojnë që kafeja të shmanget të paktën 8 deri në 12 orë përpara marrjes së gjakut, sidomos kur analizohen:

    • Glukoza
    • Lipidet (trigliceride, kolesterol)
    • Hormonët

    Kjo periudhë i lejon trupit të rikthehet në një gjendje neutrale, duke siguruar rezultate më të sakta.

    Çfarë mund të pini?

    Vetëm ujë i pastër është i lejuar. Për dallim nga kafeja, uji nuk ndikon negativisht në analizat e gjakut. Përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe e lehtëson marrjen e mostrës duke e bërë më të thjeshtë gjetjen e venave.

    Çfarë analizash kërkojnë agjërim?

    Duhet të vini esëll për këto analiza:

    • Glukoza (GUK)
    • Trigliceridet, kolesteroli total, HDL, LDL
    • Vitamina B12, acid folik
    • Fosfataza alkaline
    • Beta-CrossLaps, osteokalcina (shënues të shëndetit kockor)
    • Hekuri, kortizoli, PTH, homocisteina
    • Testi i frymëmarrjejes për Helicobacter pylori

    Rekomandime të tjera:

    • Darka e fundit duhet të jetë e lehtë dhe të konsumohet jo më vonë se ora 19:00.
    • Në mëngjesin e analizave, pini vetëm ujë.
    • Për 48 orë para marrjes së gjakut, shmangni:
    – Aktivitetin fizik të rëndë
    – Alkoolin
    – Ilaçet jo të domosdoshme (këshillohuni me mjekun tuaj)

     

  • Kinë/ Vajza 11-vjeçare shpëton në mënyrë heroike motrën e saj nga një makinë elektrike të dalë jashtë kontrollit

    Kinë/ Vajza 11-vjeçare shpëton në mënyrë heroike motrën e saj nga një makinë elektrike të dalë jashtë kontrollit

    Një vajzë 11-vjeçare në provincën Henan të Kinës qendrore shpëtoi në mënyrë heroike motrën e saj më të vogël, prej një makine elektrike të dalë jashtë kontrollit.

    Ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë dhe u transmetua nga televizioni shtetëror kinez (ÇTV).

    Pamjet tregojnë automjetin që kalon me shpejtësi përmes dyerve të xhamta të një restoranti, duke kaluar vetëm pak centimetra pranë fëmijës së vogël, përpara se të përplasej në mur.

    Sipas agjencisë Reuters, shoferi i automjetit kërkoi falje për incidentin dhe mbuloi dëmet e shkaktuara në dyqan. Syri.net-Protothema

  • Kush e vodhi votën në Tiranë? Spahiu bën deklaratën e fortë: Rrezikohen qindra arrestime, nga…

    Kush e vodhi votën në Tiranë? Spahiu bën deklaratën e fortë: Rrezikohen qindra arrestime, nga…

    Procesi i rinumërimit të të gjitha kutive të qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit pas nismës së dy anëtarëve të KAS-it mund të sjellë edhe arrestimin e qindra komisionerëve apo numëruesve të patrtive të mëdha politike.
    Juristi Kreshnik Spahiu, teksa konstaton këtë detaj, ngre edhe shqetësimin se si edhe 35 vite më pas partitë e mëdha jo vetëm vjedhin votat e shqiptarëve, duke mos i ruajtur ato, por edhe të kandidatëve të tyre brenda partisë.
    “Kam kontaktuar KQZ-në dhe procedura parashikon shpalljen e një rezultati të ri pas rinumërimit. Që do të thotë se do të ketë një rezultat të ri. KQZ është e detyruar të shpallë rezultatin e ri të rinumërimit, pavarësisht konstatimeve. Gjithashtu i dërgon SPAK-ut edhe materialet apo procesverbaleve të deformuara, fletët e votimit, ia çon Prokurorisë në rrugë juridike që t’i hetojë dhe procesojë sipas shkeljeve të bëra dhe nenit 326 të Kodit Penal, që parashikojnë 3-7 vite burg sipas shkeljeve të gjetura. Nëse konstatohen këto parregullsi me devijim votash, sadoqoftë ai, qindra komisionerë të PD dhe PS në Tiranë rrezikojnë të shkojnë në burg dhe të arrestohen nga SPAK”, shpjegoi Spahiu për procesin që do të ndodhë pas vendimit të KAS për kryeqytetin, rinumërimin e të gjitha kutive.
    Por Spahiu ngriti edhe shqetësimin e krizës morale të partive politike, veçanërisht PD-së, që jo vetëm nuk ruan votat e shqiptarëve me komisionerë, por vjedh edhe kandidatët e saj.
    “PD ka kundërshtuar OSBE-ODIHR-in për numërimin elektronik në Tiranë. Madje bashkë me PS-në është përgjegjëse për të gjithë votat e shqiptarëve, edhe të partive që nuk kishin komisionerë, sepse ato kanë komisionerë. Çfarë pret nga këto parti që kur vjedhn deputetët e vetë, çfarë mund të bëjnë për të tjerët apo si mund të ruajnë votën e tjetrit. Mirë për të tjerët nuk ke respekt, po për deputetët e tu si ka mundësi nuk ke respekt, madje ke shkuar fshat më fshat për t’ia devijuar votën. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me përgjegjësinë e partisë sepse edhe KQZ vetë është produkt partiak. Si mund të ndodhin këto edhe pas 35 vitesh. Si mund të garosh e të shkosh në zgjedhje në 2029 me këtë situatë, si mund ta ruajnë votën tonë këta, është absurditet. Këta kë kanë dashur e kanë bërë deputet, po nuk je në tepsinë e tyre nuk futesh dot. Loja vazhdon mes tyre, këta kanë sistemin. Tani kjo u pa qartë, PD e jo vetëm, masakroi ata që ishin në listë të hapur dhe mbrojti ata të listës së mbyllur, u duk kjo”, komentoi juristi