Day: June 3, 2025

  • “Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

    “Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në  një emision televziv, ku u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, tha se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
    “Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
    Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
    Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.
     

  • “Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin

    “Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin

    Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në  një emision televiziv, ka deklaruar se problemet kryesore në vend lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për kapje të shtetit dhe lidhje me krimin.
    “Ne problemin e kemi me Ramën, sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin. Policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë,” u shpreh Gjokutaj.

    Sipas tij, Rama nuk ka asnjë meritë në drejtimin e shtetit dhe çdo bilanc është negativ. Ai vlerësoi se institucionet vendase nuk merren me problemet reale, siç është vjedhja e votës, por fokusohen në çështje dytësore.

    “Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës. Është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës,” shtoi ai.

    Gjokutaj e cilësoi këtë si një shqetësim kombëtar dhe i bëri thirrje opinionit publik të reflektojë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. “Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…”, përfundoi avokati.
    Gjokutaj: 
    Ne problemin e kemi me Ramën sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin, policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë, nuk ka një meritë ky në drejtimin e këtij shteti, sepse bëhet një bilanc, bilanci është negativ.
    Shikoni sot, shikoni rezolutat e tjera, se këtu trumpetohet.Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës, dhe është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës.
    Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…
     

  • Importet e hidrosanitareve rriten 29% për janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

    Importet e hidrosanitareve rriten 29% për janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

    Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / D.AzoBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Disiplina fiskale e rrejshme e Shqipërisë

    Disiplina fiskale e rrejshme e Shqipërisë

    Ndryshe nga shumica e vendeve ECA (që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore) që vijuan me politikë fiskale stimuluese pas pandemisë, Shqipëria ka zbatuar konsolidim të vazhdueshëm për të rikthyer borxhin në trajektore rënëse dhe për të respektuar kufirin ligjor të balancës primare, në vend që të rriste shpenzimet publike, vlerësoi Banka Botërorë në raportin e Pranverës për vendet e Rajonit ECA.Grafiku i mëposhtëm tregon se konsolidimi fiskal i akumuluar në Shqipëri që prej vitit 2020 ka ardhur si rrjedhojë e kursimeve në shpenzimet buxhetore.Shqipëria është ndër pesë vendet e vetme të rajonit që kanë shtrënguar politikat fiskale pas pandemisë COVID-19, me një impuls fiskal të akumuluar më të ulët se -1.5% e PBB-së. Kjo do të thotë se qeveria ka shpenzuar më pak, në mënyrë që të ruajë stabilitetin fiskal dhe të kontrollojë borxhin publik.Por të dhëna të brendshme tregojnë se, konsolidimi fiskal i vendit për të ulur borxhin dhe nuk ka qenë një lëvizje e projektuar e qeverisë shqiptare dhe as një objektiv i saj. Pamundësia për të realizuar programin e shpenzimeve publike sipas ligjit të buxhetit ka çuar në një politikë shtrënguese fiskale pa qëllim dhe dëshirë.Gjatë vitit të kaluar tepruan nga shpenzimet buxhetore planifikuara rreth 420 milionë euro, teksa borxhi publik arriti në 54% të PBB-së nga rreth 58% që ishte programuar afatmesëm makroekonomik.Në rastin e Shqipërisë paaftësia institucionale për të realizuar objektivat e përcaktuara në buxhetin vjetor ka ndikuar ndjeshëm në ruajtjen e një disipline fiskale “të paqëllimshme”. Në këtë rast disiplina fiskale e imponuar nga kapacitetet e kufizuara administrative.Vitet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e fondit të shpenzimeve kapitale nuk është realizuar plotësisht. Projekte që shtyhen, tenderë që dështojnë ose zbatim i ngadaltë nga institucionet ekzekutuese kanë sjellë një nën-shpenzim sistematik, veçanërisht në infrastrukturë.Kjo ecuri ka gjeneruar kursime të pavullnetshme në buxhet, të cilat ndikojnë në uljen e deficitit dhe për rrjedhojë të borxhit publik, por në kurriz të zhvillimit real ekonomik.Shumë institucione nuk kanë kapacitet për të ndjekur me efikasitet procesin nga planifikimi deri te zbatimi i projekteve buxhetore, për shkak stafeve burokracive dhe vonesave në procedurat e prokurimit publik.Shqipëria ka historikisht nivel të ulët të tërheqjes efektive të fondeve nga huatë dhe grantet ndërkombëtare. Projektet zvarriten edhe kur financimi është i siguruar.Paaftësia institucionale për të realizuar në kohë dhe me cilësi projektet e buxhetit ka kontribuar në ruajtjen e një imazhi formal të disiplinës fiskale, ndërkohë që nevojat reale për investime publike mbeten të paplotësuara. /B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bankat kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të lehtësojë kreditë për PPP-të në infrastrukturë

    Bankat kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të lehtësojë kreditë për PPP-të në infrastrukturë

    Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon që kreditë e dhëna për projektet strategjike në sektorin e transportit të klasifikohen me rrezik të ulët për qëllime rregullatore.Burime nga tregu bëjnë të ditur se propozimi i sektorit bankar lidhet kryesisht me financimin e rrugëve, porteve apo aeroporteve, vepra për të cilat në dekadën e fundit po përdoret mekanizmi i koncesionit apo partneritetit publik-privat (PPP).Banka e Shqipërisë po e shqyrton mundësinë për të pranuar propozimin e bankave dhe vendimi pritet të miratohet në një nga mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës.Njohja e një rreziku më të ulët nënkupton që kreditë e dhëna për këta sektorë të ponderohen me koeficientë më të vegjël, për efekt të llogaritjes së raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.Një veprim i tillë do të bënte më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe do të shtonte hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrasturkturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe një ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator. Për këtë arsye, kapacitetet e bankave për të financuar projekte të këtij lloji mund të jenë të kufizuara.Gjatë viteve të fundit, sektori bankar në vend ka shfaqur një oreks në rritje për të financuar projektet e rëndësishme të PPP-ve në infrastrukturë.Muajin e kaluar, Tirana Bank nënshkroi një kontratë kredie prej 17 milionë eurosh me kompaninë “Marina Vlorë”, që po zbaton projektin koncesionar të ndërtimit të një porti të jahteve në Vlorë, bashkangjitur me një kompleks reziencial dhe hotelier, “Vlora Marina”, sipas një modeli të ngjashëm me atë që po ndërtohet në Portin e Durrësit.Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, megjithatë në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar. Sipas pasqyrave financiare të “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankës ka arritur shumën 4.4 miliardë lekë, në vitin 2022.Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vangjeli: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë shumë më shumë se bandat kriminale

    Vangjeli: Aktet politike e kanë dëmtuar Shqipërinë shumë më shumë se bandat kriminale

    “Ka akte politike që janë bërë në këtë vend, të cilat ku e ku kanë qenë më të dëmshme se veprat e grupeve të strukturuara kriminale. Këtu akte kanë ndikuar në mënyrë kriminale në jetën e të gjithë shoqërisë. Vendime të gabuara politike. Këto kanë ardhur nga padija, nga ligësia”.
    Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani analisti Lorenc Vangjeli teksa u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, por edhe brenda vendit.
    Ai tha më tej se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
    “Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
    Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
    Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.

  • “Nga kanabisi te kokaina”, Vangjeli: Shqiptarët kontrollojnë gjithë zinxhirin nga Amerika Latine, por nuk janë në krye të kupolës

    “Nga kanabisi te kokaina”, Vangjeli: Shqiptarët kontrollojnë gjithë zinxhirin nga Amerika Latine, por nuk janë në krye të kupolës

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, tha se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
    “Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
    Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
    Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.

  • Mbi supet e tyre! Homazh për mësuesit e mi Alfred Uçi dhe Zija Xholi

    Mbi supet e tyre! Homazh për mësuesit e mi Alfred Uçi dhe Zija Xholi

    Nga Fatos Tarifa
    Unë kam lindur në një kohë kur Shqipëria nuk kishte një universitet dhe ishte i vetmi vend në Europë pa një tillë, ndërsa kur u krijua Akademia e Shkencave, isha 18 vjeç, një nxënës maturant.
    Një vit më vonë nisa studimet në degën e filozofisë në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Tiranës. Atë vit, dekan i atij fakulteti ishte Prof. Luan Omari, ndër të paktët profesorë të mëdhenj të asaj kohe që e kemi ende mes nesh dhe prej të cilit, si student, mësova Teorinë e Shtetit.
    Të tjerët— një plejadë e ndritur pedagogësh e studjuesish, shumë prej të cilëve vunë gurët e themelit në sipërmarrjen e madhe kombëtare akademike të këtij vendi, duke u bërë etërit e arsimit të lartë dhe të shkencës shqiptare—nga themelimi i Universitetit të Tiranës më 1957 dhe i Akademisë së shkecave 15 vite më vonë—nuk janë më. Por ne, nxënësit dhe, më pas, kolegët e tyre të rinj, i kujtojmë sot me shumë respekt dhe nderim.
    U kemi një borxh intelektual shumë të madh. Ata ishin të parët shkencëtarë të vërtetë të popullit shqiptar, ata që shkencën e shndërruan nga anekdotë dhe ëndërr, në profesion e në institucion dhe me këtë u vunë bazat e zhvillimit modern të shoqësirë shqiptare. Fatkeqësisht—dhe për turpin tonë—pas viteve 1990 për ta është folur e flitet shumë pak; disa edhe janë harruar.
    ***
    Çdonjëri prej intelektualëve të shquar shqiptarë të periudhës pas Luftës së Dytërore, natyrisht, kishte individualitetin e vet, por askush prej tyre nuk ishte një dukuri e rastit në realitetin shqiptar të asaj kohe. Teoria e “hapësirës së vëmendjes intelektuale”, e formuluar nga sociologu i njohur amerikan Randall Collins, shpjegon se krijimtaria intelektuale dhe zhvillimi intelektual i një shoqërie stimulohen shumë, veç të tjerash, edhe nga kontaktet personale të intelektualëve të shquar të kohës, që janë formuar nën ndikimin e së njëjtës shkollë mendimi, ose vijnë nga shkolla të ndryshme.
    Shkëmbimet mes tyre dhe atmosfera intelektuale që ata krijojnë në shoqërinë e tyre motivojnë zhvillimin e mendimit dhe progresin intelektual të shoqërisë dhe vetë ata bëhen—individualisht dhe bashkërisht, si kolegë ose miq—të njohur për “publikun e lexuar” të vendit të tyre, nëse përdor një shprehje të Kantit.
    Collins argumenton se intelektualë të tillë zhvillohen së bashku. Hegel, Schelling dhe Hölderin, sipas tij, janë ndër shembujt që ilustrojnë argumentin e tij. Kur ata ishin të rinj, shokë mes tyre dhe, në periudhën e hershme të karrierës së tyre u njohën me Fichte-n, që ishte edhe ai në fillimet e karrierës së vet, dhe u bënë së bashku figurat më të famshme të lëvizjes së Idealizmit e të Romantizmit Gjerman, një lëvizje e një komuniteti të ngushtë intelektualësh. Marrëdhëniet e filozofit Jean-Paul Sartre me miqtë e tij Simone de Beauvoir, Albert Camus, Merleau-Ponty, Raymond Aron dhe Jacques Lacan, të cilët, si grup, me diskutimet e tyre energjike, u bënë baza e ekzistencializmit dhe e lëvizjeve intelektuale të mëvonshme në Francë, janë një tjetër shembull.
    Kreativiteti intelektual, veçanërisht në kohët moderne—por edhe më parë, nëse mbajmë parasysh filozofët e lashtë grekë, poetët dhe filozofët romakë, Morin, Erazmin dhe bashkëkohësit e tyre, iluministët skocezë, enciklopedistët francezë, filozofët klasikë gjermanë apo ekzistencialistët francezë pas Luftës së Dytë Botërore—rrallë ka ndodhur të jetë produkt i përpjekjeve të një individi të vetëm; ai është, përgjithësisht, produkt i përbashkët i energjisë intelektuale dhe emocionale të individëve që janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe—kolektivisht e intensivisht—të orientuar ndaj krijimtarisë në një fushë të caktuar të dijes, ose në një projekt të madh intelektual për kohën e tyre.
    ***
    E kam pasur gjithnjë të vështirë të shkruaj për mësuesit e mi më të mirë. Jo për mungesë të fjalëve, por sepse borxhi që u kam atyre nuk mund të shlyhet me fjalë. Edhe pse fjalët për ta kurrë nuk më kanë munguar, ato kanë e qenë e janë gjithnjë të pamjaftueshme e të papërsosura për të shprehur ndjesitë e mia dhe emocionet që përjetoj sa herë i kujtoj dhe flas për ta.
    Sot dua të flas për dy prej tyre, që jo vetëm ishin të parët filozofë shqiptarë, ata që e mbollën pemën e diturisë filozofike në këtë vend, por edhe dy ndër më të shquarit në këtë fushë. Dhe më lejoni të flas për ta me një zë disi ndryshe nga një rutinë pro forma.
    Përfytyroni për një çast! Një 19 vjeçar, i sapo dalë nga bankat e një shkolle të mesme këtu në Tiranë, ulet për herë të parë në një auditor universitar dhe profesori nga i cili ai merr leksionin e parë në filozofi nuk është askush tjetër, por, vetë ai, Alfred Uçi. Një gjimnazist, sigurisht, nuk mund ta dinte se cili ishte në atë kohë Alfred Uçi, as se cilët ishin Zija Xholi, Luan Omari, Arben Puto, Ismet Elezi, Hamit Beqja apo Bujar Hoxha. Por sa fatlumë ishim brezi ynë që patëm pedagogë si ata dhe mësuam prej tyre. Një grup më i shkëlqyer profesorësh se këta—dhe të ngjashmit e tyre në fakultetet e tjerë të Universitetit të Tiranës—vështirë se mund të ketë dhënë ndonjëherë mësim në atë universitet.
    I gjatë, hijerëndë, por edhe shumë njerëzor, me një zë kumbonjës dhe me një ligjëratë të shtruar, që e ndiqje plot kërshëri, Alfred Uçi ishte për mua—dhe unë besoj për shumë të tjerë si unë në atë kohë—filozofi par excellence—erudit, racional dhe i thellë. Fjala e tij kishte peshë dhe shpjegimet e tij për konceptet abstraktë të filozofisë patën qysh në fillim të studimeve—e vazhdimisht më pas—një ndikim të ndjeshëm në formimin tim teorik.
    Të njëjtin ndikim kanë patur edhe leksionet e Estetikës, një disiplinë filozofike që Uçi e njihte dhe e shpjegonte më mirë se kushdo tjetër në këtë vend dhe që, Tefik Çaushi, një tjetër burrë i mençur dhe një estet i klasit të parë, i cili zhvillonte me ne seminaret e asaj disipline, e bëri ndër më tërheqëset për mua.
    Në vitin e dytë të studimeve, dekan i atij fakulteti u bë Prof. Zija Xholi. Me Prof. Xholin mora një prej lëndëve kryesore, historinë e filozofisë paramarksiste dhe një tjetër mbi mendimin filozofik të Rilindjes sonë Kombëtare. Ndërsa Uçi kishte lënë tek unë (ndoshta për shkak të thellësisë së mendimit dhe portretit të tij), përshtypjen që më vonë do krijonin tek unë disa prej filozofëve më të shquar të shekullit të 19-të, si Hegeli, Schopenhaueri, Niçe apo Kierkegaard (të cilët ishin marrë edhe me çështje të artit e të estetikës), Xholi ishte në atë kohë, siç e ruaj të gjallë në kujtesën time edhe sot që flas për të, Kanti ynë.
    Ky asociim nuk ka qenë një trill i rastit. Në atë kohë, Uçi ishte për mua shëmbëlltyra e një filozofi hijerëndë katedre, ndërsa Xholi profesori që më mësoi historinë 2,500-vjeçare të filozofisë botërore—nga Konfuci, Vedat indiane, filozofët e lashtë grekë e ata romakë, deri te Kanti, Fichte dhe Hegeli—dhe që më motivoi të shkruaja e të botoja, kur kur isha vetëm 30, një prej librave të mi të parë, Filozofë materialistë të lashtësisë. Nga Prof. Xholi më kanë mbetur në mendje, nga sa e sa të tjera, edhe këto fjalë, me ta cilat ai na thoshte: “Çdo njëri nga ju ka sot më shumë njohuri nga sa kishte Aristoteli në kohën e vet, por asnjëri prej jush nuk është më i mençur se ai”.
    Leksionet e Prof. Xholit mbi historinë e filozofisë përmbanin njohuri krejt të reja për ne, të shoqëruara shpesh me anekdota nga jeta e filozofëve të shquar: Empedokli i dha fund jetës duke u hedhur në llavën e vullkanit Etna; Kanti jetoi tërë jetën në qytetin e tij të lindjes, në Könisberg, pa dalë kurrë prej tij, dhe ishte kaq i përpiktë sa, çdo ditë, kur dilte nga shtëpia, fiks në 8 të mëngjesit, njerëzit që prisnin para portës së tij ta shihnin, rregullonin orët e tyre.
    Anekdotat e këtij lloji i bënin leksionet e Prof. Xholit mjaft tërheqëse, ndërsa qartësia me të cilën ai shpjegonte për ne edhe konceptet filozofikë më abstraktë të sistemit logjik të Hegelit, apo ato të filozofisë objektive e të doktrinës morale të Kantit, kanë ndikuar ndjeshëm—dhe pse në atë kohë ne mund të mos e kemi kuptuar këtë—në formimin teorik dhe në kultivimin e një mendimi racional kritik te shumë nga ne.
    Nëse ka ndodhur që në lëndë të caktuara të mungoja, siç ka ndodhur e ndodh me këdo, nuk ndodhi kurrë që unë të humbisja qoftë edhe një orë të vetme leksioni në lëndët që jepnin Prof. Uçi dhe Prof. Xholi. E tillë ishte “magjepsja” ime, si student, pas leksioneve të tyre dhe, në të njëjtën masë, respekti im për ta.

    ***
    Kishte edhe një arsye tjetër, sigurisht. Brezi im, ndër të parët që u diplomuam për filozofi dhe shkencë politike në këtë vend, studiuam, në pjesën më të madhe të kohës, pa tekste mësimorë. Interneti, me mundësitë e panumërta që ofron sot ai për një informacion të pamasë e të shpejtë në çdo fushë—përmes sistemeve software të kërkimit, Wikipedias, qindra bibliotekave digjitale, Internet Archive dhe, së fundmi, përmes modeleve ChatGPT të ndërveprimit dialogues, që studentët tanë (dhe nxënësit e shkollave të mesme) i përdorin sot masivisht—për ne, studentët e viteve 1970 dhe ata të dy dekadave më vonë, nuk mund të ishin as ëndrra, njëlloj sikurse studentët dhe nxënësit e sotëm as mundet të përfytyrojnë dot se çdo ofrojnë për ta teknologjitë digjitale dhe Inteligjenca Artificiale jo dhjetë, por pesë ose tre vite më vonë.
    Nga ana tjetër, në libraritë e Tiranës as që mendohej se mund të gjeje ndonjë prej veprave të filozofëve perëndimorë—nga Platoni e Aristoteli, tek ata bashkëkohohë. Edhe nëse vepra të tilla gjendeshin në Bibliotekën e Universitetit dhe në Bibliotekën Kombëtare, ato ishin të rezervuara e mund të lexoheshin vetëm me një autorizim të veçantë, si edhe çdo teks që bënte fjalë për ata filozofë dhe për idetë e tyre. Në kushte të tilla, leksionet e profesorëve tanë ishin i vetmi burim informacioni dhe njohurish nga mund të mësonim.
    ***
    Por, më lejoni të them diçka shumë të rëndësishme, që deri më sot kemi neglizhuar ta vemë në dukje. Brezi im u lind, u rrit dhe u formula në kushtet e një shoqërie të mbyllur, të izoluar e të censuruar. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e profesorëve tanë—Uçi, Xholi, Omari, Puto, Beqja, Hoxha, Çaushi, si dhe shumë të tjerë—ishin njerëz mendjehapur. Unë kurrë nuk vura re tek ata qendrime dogmatike, edhe pse jetonim, punonim e studionim në një shoqëri të dominuar nga dogma, në një shoqëri gati të pamundur për mësimin dhe zhvillimin e filozofisë e të shkencës sociale.
    Dhe jo vetëm ishin mendjehapur, por hapën edhe mendjet tona të reja, pa synuar kurrë të rrënjosnin në to ideologjinë sunduese të kohës. Nëse kjo ideologji bëri vend në mendjet e një pjese të studentëve të tyre në ato vite, disa prej të cilëve më vonë u bënë pedagogë, kjo—nga halli ose nga malli—ishte një zgjedhje e vetë këtyre të fundit, jo synimi i profesorëve tanë të ditur e mendjehapur.
    Këtë atribut—një mendje të hapur e kritike, që i bën vend skepticizmit metodologjik dhe relativizmit—ata e kultivuan në ndërgjegjjen tonë shkencore. Ishte prej tyre që unë mësova, nëse huazoj fjalët e filozofit të shquar të shkencës, Philipp Frank, se beteja e vërtetë për progresin e dijes është zhvilluar dhe drejtuar pikërisht nga doktrina e së vërtetës relative.
    Njohuritë e marra nga profesorët e mi në atë kohë—veçanërisht nga Xholi, Uçi dhe Omari—kanë qenë shumë të dobishme dhe më kanë ndihmuar në të gjitha përpjekjet e mia intelektuale të mëvonshme, veçanërisht në studimet e mia doktorale në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill (SHBA).
    ***
    Por, ndoshta më shumë se sa leksionet e tyre në auditor, ato që kanë lënë tek unë—dhe unë besoj te shumë të tjerë si unë—mbresat më të thella, kanë qenë ana e tyre e njerëzore, shembulli i sjelljes së tyre të përkryer qytetare, përkrahja dhe ndihma e vazhdueshme që u kanë dhënë studiuesve më të rinj, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve. Ky respekt dhe admirimi i mi për punën dhe kontributet e tyre akademike në arsimin e lartë dhe në shkencat shoqërore shqiptare kanë mbetur të njëjtët edhe sot, pas gjysmë shekulli nga koha kur unë isha studenti i tyre. Ata ishin të gjithë, njëlloj e në të njëjtën masë—ashtu si dhe të ngjashmit e tyre në fusha të tjera, Buda, Çabej, Domi, Xhuvani, Demiraj, Paparisto, Kuneshka, Bekteshi, Pilika, Kriqi, Mara, Gaçe, Elezi, Ceka, Anamali—xhentëllmenë të vërtetë, të atij lloji që sot, në këtë vend, e gjejmë shumë rrallë.
    ***
    Mund të ketë sot—dhe unë e di që ka—njerëz të vegjël, little men, siç do i quante ata Wilhelm Reich, të cilët përpiqen t’ua ulin, ose t’ua mohojnë vlerat atij brezi të shquar akademikësh që themeluan arsimin e lartë dhe shkencën shqiptare.
    Unë dua që ata të më dëgjojnë. Dhe u them: Bëni edhe ju sot për këtë vend, për arsimin e lartë, për shkencën shqiptare dhe për brezin e ri të studiuesve shqiptarë ato që kanë bërë këta njerëz të shquar në kohën e tyre! Ky është kriteri më i mirë për t’i vlerësuar—dhe kuti më i saktë për t’i matur—meritat e tyre, gjithçka që ata bënë dhe arritën në kohën e tyre, si dhe ato që s’mundën të bënin dot për shkak të kufizimeve dhe pengesave të shumta politike, ekonomike dhe epistemologjike të kohës kur jetuan e krijuan.
    Është gjithnjë më e arsyeshme dhe më e drejtë që një njeri të vlerësojmë sipas standardeve të kohës së tij, dhe jo të një kohe tjetër. Platonin, Epikurin, Spinozën, Dekartin dhe Berklin, ashtu si Volterin, Rusoin, Kantin apo Hegelin, nuk i çmojmë sot nga këndvështrimet dhe arritjet shumë më të avancuara të shkencës e të filozofisë së sotme, por nga kontributet që ata dhanë në kohën e tyre, për atë kohë e më vonë.
    Njerëzit që kujtojmë dhe nderojmë sot, ne, anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, i vlerësojmë për ato çka ata bënë në kohën e tyre, për atë kohë dhe nga këndvështrimi i asaj kohe. Por ne i vlerësjmë ata sot edhe nga kendveshtrimi i kohës së sotme, pasi prej tyre kemi mësuar të bëhemi këta që jemi, si pedagogë, si kërkues në fushat tona të shkencës dhe si qytetarë.
    Nëse huazoj fjalët e autorit të njohur të shekullit të 12-të, John of Salisbury, do të thoja se, sot, ne shohim më shumë gjëra nga sa shihnin mësuesit tanë—dhe gjëra që janë më larg syrit tonë—jo sepse shikimi ynë është superior, ose sepse jemi më të gjatë se ata, por sepse ata na ngritën lart dhe me madhështinë e staturës së tyre na lartësuan edhe ne.
    Njerëz për të cilët flasim sot u bënë supet mbi të cilat qëndruan e vazhdojnë të qëndrojnë shumë nga shkencëtarët dhe studiuesit shqiptarë që erdhën më pas. Ata ishin mësuesit tanë, ndërsa ne ishim—dhe mbetemi, edhe në këtë moshë—nxënësit e tyre, ndërkohë që, nën shembullin, me pasionin dhe me ethosin shkencor që morëm prej tyre, jemi përpjekur që nga ajo kohë të arsimojmë e të edukojmë dy breza studentësh në universitetet tona.
    Ne i kujtojmë ata me shumë respekt e mirënjohje dhe i vlerësojmë kontributet e tyre—veçanërisht sot, në këtë kohë krize të thellë arsimore e kulturore, në këtë kohë zhbërjeje të madhe intelektuale në vendin tone, njëlloj sikur ishin gjallë. Shumë nga ne e ndiejmë mungesën e pranisë fizike të tyre, por s’na mungojnë mendimi, këshillat dhe vepra e tyre, as kujtimet tona për ta. Këto mbeten me ne. Janë dhurata që na lanë të gjithëve ne që mësuam prej tyre.
    Në fakt, jo vetëm i kujtojmë dhe i çmojmë, por edhe kemi mall për ta. Është njerëzore! Është jo vetëm një mall njerëzor, por edhe një mall intelektual. Sepse, bashkë me atë klasë të shkëlqyer intelektualësh shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë që janë ndarë nga jeta, thuajse u zhbë edhe ajo atmosferë dhe ajo sipërmarrje intelektuale akademike—kolektive dhe refleksive—që stimulohej nga kontaktet personale e miqësore që ata kishin, ruajtën dhe zhvilluan me njëri-tjetrin. Dhe po kështu u fragmentarizua dhe u dëmtua edhe ajo trashëgimi intelektuale që, siç thotë Collins, ndikon “vertikalisht” në formimin brezave të rinj të intelektualëve e të studiuesve.
    Është në vetë ADN-në e dijes shkencore që, me kalimin e kohës, ajo diferencohet, parcelizohet, jo për ta bërë më të vështirë kërkimin shkencor, por për t’iu qasur në një mënyrë sa më holistike të vërtetave shkencore. Tek ne ka ndodhur dhe ndodh jo kjo dukuri bashkëkohore, por një fragmentarizim, një “ballkanizim” dhe tjetërsim i mjedisit intelektual, që e dobësojnë dhe e pengojnë progresin intelektual të shoqërisë.
    Periudha kur jetuan dhe krijuan ajo klasë e shquar intelektualësh shqiptarë, pavarësisht tipit të sistemit shoqëror, kishte një Zeitgeist—një “frymë të kohës”, term që zakonisht lidhet me Hegelin, çka edhe bën të mundur të flasim për një histori intelektuale të asaj kohe. Peridhës së sotme i mungon një “frymë” e tillë, e cila do të ndihmonte për të kuptuar ndryshimin e rrethanave shoqërore, ekonomike e politike të shoqërisë shqiptare në dekadat e fundit dhe, ndoshta, pikërisht për këtë arsye, në fushën e mendimit dhe në praktikën shoqërore vemë re të rikthehen disa prej ortodoksive e vjetra.
    ***
    Në një plan më personal, dëshiroj të vë në dukje se, ndërsa me Prof. Uçin u bëmë më vonë miq dhe miqësia me të u zhvillua veçanërisht në vitet 1980, kur ai drejtonte Institutin e Kulturës Popullore (më vonë, për shumë vite me radhë, familjet tona banonin në të njëjtën, ishim fqinjë me njëri-tjetrin—dhe për njëri tjetrin), marrëdhënia ime me Prof. Xholin ishte krejt tjetër.
    Fill pas diplomimit tim në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, Prof. Xholi, i cili vazhdonte të ishte dekan i tij, më punësoi në sektorin shkencor të filozofisë, dhe për shumë vite, u bë mentori im. Fillimisht më besoi të jepja një pjesë të leksioneve të historisë së filozofisë paramaksiste (një këpucë mjaft e gjerë për këmbën time në atë kohë), ndërsa më vonë udhëhoqi kërkimet e mia për mbrojtjen e disertacionit në atë fakultet.
    Këto shënuan fillimin e një bashkëpunimi e të një miqësie krejt të veçantë me atë njeri, të cilin e kujtoj përherë me shumë respekt dhe nderim. Miqësia ime me Prof. Uçin dhe Prof. Xholin, si dhe me Prof. Omarin dhe të ndjerët Bujar Hoxha, Hamit Beqja e Tefik Çaushi, është ruajtur qysh nga ajo kohë me familjet e tyre, të cilat, me këtë rast, i përshëndes përzemërsisht—dhe përunjësisht. /Botuar në DITA/

  • FOTO/ Zbulohet arma pistoletë-stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceria në Tiranë

    FOTO/ Zbulohet arma pistoletë-stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceria në Tiranë

    Gjendet arma e krimit, me të cilën 21-vjeçari Aldo Neziri plagosi 15-vjeçarin në një piceri (Fantazia) në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Kjo armë ishte e veçantë, më saktë pistoletë-stilolaps.
    Vetë policia bëri të ditur gjetjen e kësaj arme. Më herët, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin Aldo Neziri, 21 vjeç, banues në Tiranë.
    Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.

  • Akuzohet për kultivim kanabisi në Australi, reagon sërish Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë, sepse…

    Akuzohet për kultivim kanabisi në Australi, reagon sërish Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë, sepse…

    Aktori Elvis Pupa, ka reaguar sërish, lidhur me akuza që rëndojnë ndaj tij dhe bashkëshortes së tij Belina Pupa, për kultivimin e 43 bimëve kanabisi në një banesë në Ascot Park të Australisë.
    Përmes një video në Instagram Elvis Pupa, teksa flet për paragjykimet e shoqërisë, thotë se nuk i intereson mendimi i askujt për jetën e tij personale.
    “Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80…Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.
    Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth.
    Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë. Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, thotë ai.
    Aktori Elvis Pupa, është shpallur në kërkim nga autoritetet australiane, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në kultivimin e 43 bimëve kanabis në një pronë në Ascot Park, Australi. Pupa është bashkë-akuzuar në të njëjtën çështje me bashkëshorten e tij, terapisten dhe influencuesen Belina Pupa.