Day: June 3, 2025

  • Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

    Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

    Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, Holandë.
    Pas rikthimit në pushtet, Trump po kërkon me këmbëngulje nga vendet anëtare të NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen kombëtare.
    Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levit, bëri me dije se së shpejti do të zhvillohet një bisedë telefonike mes presidentit Trump dhe homologut kinez, Xi Jinping. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me kujdes zbatimin nga Kina të marrëveshjes doganore të muajit të kaluar.
    Ky samit pritet të sjellë diskutime të rëndësishme mbi sigurinë globale dhe bashkëpunimin midis aleatëve të NATO-s në një kohë sfidash të shumta ndërkombëtare.

  • Liverpool bën gati 60 milionë euro për yllin e Atalantës

    Liverpool bën gati 60 milionë euro për yllin e Atalantës

    Arne Slot po kërkon një mesfushor defensiv për Liverpool. Trajneri ka në plan të formojë skuadrën perfekte në “Anfield” dhe kanë mbetur copëzat e fundit të “puzzle”.

    Një emër i përmendur intensivisht në ditët e fundit është mesfushori brazilian Ederson, i cili shkëlqeu ka fituar shumë prestigj me performancat e tij tek Atalanta.
    The Reds e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin, i cili shihet si një përforcim ideal për mesfushën.

    Ederson kushton 60 milionë euro, një shifër që nuk e tremb klubin anglez. Për të kanë shfaqur interes edhe PSG, Barcelona, Tottenham dhe Bayern.

  • Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

    Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

    Izraeli dhe Hamasi vijojnë akuzat ndaj njëri tjetrit për luftën në Gaza, teksa qindra mijëra njerëz, përballen çdo ditë me jetesën e vështirë në tendat që janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre.

    Tendat tani shtrihen në pothuajse çdo cep të Qytetit të Gazës, duke zëvendësuar ndërtesat dhe lagjet e bombarduara. Shumë prej tyre janë të shënuara me logot e agjencive të OKB-së ose organizatave të tjera të ndihmës.
    Palestinezët tregojnë për Associated Press se përballen çdo ditë me kushte jot ë mirë: pluhuri që ngrihet nga çdo anë dhe zhurma që i lë çdo natë pa gjumë. Ata kërkojnë vetëm një strehë të sigurt për fëmijët e tyre.

    Ndërkohë në terren dhe në distancë, Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëra tjetrën se qëllojnë ndaj civilëve. Zëvendësministrja e Jashtme izraelite Sharren tha grupi militant palestinez ka qëlluar mbi civilët.
    Zyrtarët dhe dëshmitarët palestinezë të shëndetësisë thonë se forcat izraelite qëlluan mbi njerëzit ndërsa ata po shkonin drejt një vendi për shpërndarjen e ndihmave të martën, duke vrarë të paktën 27 persona, në incidentin e tretë të tillë brenda tre ditësh.

  • Musk ‘sulmon’ Trump: Projektligji për taksat dhe shpenzimet është i neveritshëm

    Musk ‘sulmon’ Trump: Projektligji për taksat dhe shpenzimet është i neveritshëm

    Elon Musk ka kritikuar ligjin e ri për taksat dhe shpenzimet të presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë në rrjetin X si “të neveritshme” dhe duke thënë se “nuk e duron dot” këtë legjislacion.

    Ligji i cili përfshin ulje taksash me vlerë triliona dollarë dhe rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, ndërsa lejon gjithashtu qeverinë amerikane të huazojë më shumë para u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj, sipas BBC.
    Në platformën X, Musk tha se ata që votuan për miratimin e ligjit “janë gabim”.
    Musk më herët e kishte quajtur ligjin, një nga politikat më të rëndësishme të Trump-it, si “zhgënjyes”, sepse besonte se minonte përpjekjet për kursime që po bënte ekipi i tij, i njohur si Doge.
    Doge është shkurtimi për Departamenti për Efiçencën e Qeverisë, ndonëse nuk është një agjenci në nivel kabineti.
    Koha e miliarderit të lindur në Afrikën e Jugut në administratën Trump përfundoi më 31 maj, megjithëse Trump tha se “ai do të jetë gjithmonë me ne, duke na ndihmuar në çdo hap”.
    Vlerësimet tregojnë se ligji, në formën e tij aktuale, do të rrisë deficitin buxhetor diferencën midis shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë me rreth 600 miliardë dollarë në vitin fiskal të ardhshëm.
    Çfarë ka arritur Musk në Shtëpinë e Bardhë?
    Në një sërë postimesh të martën në X, Musk tha se ligji i “mbushur me shpenzime të panevojshme” do të “rrisë në mënyrë masive deficitin e madh buxhetor në 2.5 trilionë dollarë dhe do të ngarkojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm”.
    Në politikën amerikane, termi “pork” i referohet shpenzimeve që ligjvënësit i shtojnë ligjeve për të favorizuar zona apo interesat lokale.
    E pyetur për komentet e Musk menjëherë pas postimit të tij të parë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se “Presidenti tashmë e di se ku qëndron Elon Musk në lidhje me këtë ligj”.
    “Ai është një ligj i madh, i bukur,” shtoi ajo. “Dhe ai do të qëndrojë pas tij.”
    Legjislacioni gjithashtu zotohet të zgjasë uljet e taksave që do të skadojnë së shpejti dhe që u miratuan në mandatin e parë të Trump në vitin 2017. Po ashtu parashikon rritje të fondeve për shpenzimet ushtarake dhe për financimin e dëbimeve masive të emigrantëve pa dokumente.
    Për më tepër, ai propozon ngritjen e kufirit të borxhit publik i njohur si “tavan borxhi” në 4 trilionë dollarë.
    Komentet e Musk pasqyrojnë tensionet brenda Partisë Republikane në lidhje me planin, i cili ka hasur kundërshtime të forta nga fraksione të ndryshme të partisë gjatë rrugëtimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve. Tashmë, Senati po e shqyrton ligjin dhe përçarjet kanë filluar të shfaqen edhe aty.
    Senatori Rand Paul nga Kentaki ka thënë ditët e fundit se nuk do ta mbështesë ligjin nëse përfshin ngritjen e kufirit të borxhit.
    “Republikanët do të jenë përgjegjës për borxhin sapo ta votojnë këtë,” i tha ai CBS Neës fundjavën e kaluar.
    Trump iu përgjigj senatorit Paul me një sërë postimesh të zemëruara në rrjetet sociale, duke e akuzuar atë se “nuk e kupton fare ligjin” dhe duke thënë se “populli i Kentakit nuk e duron dot”.
    “Idetë e tij janë vërtet të çmendura,” shkroi Trump.
    Trump dhe republikanët në Kongres kanë caktuar si afat për ta kaluar dhe nënshkruar ligjin “e madh dhe të bukur” datën 4 korrik.
    Postimet e Musk në platformën që ai zotëron gjithashtu sugjerojnë një përçarje me Trump, të cilin e ndihmoi të zgjidhej në zgjedhjet e nëntorit të kaluar me donacione mbi 250 milionë dollarë.
    Për të arritur kompromis me republikanët e ashpër ndaj shpenzimeve, Trump po kërkon gjithashtu që Kongresi të miratojë një plan që do të ulte shpenzimet aktuale me 9 miliardë dollarë — një plan që raportohet se bazohet në punën e ekipit Doge.

    Top Channel

  • Sulmi me molotov në Kolorado/ Familja e egjiptianit në paraburgim, po hetohet nëse mbështetën autorin e dyshuar

    Sulmi me molotov në Kolorado/ Familja e egjiptianit në paraburgim, po hetohet nëse mbështetën autorin e dyshuar

    Familja e shtetasit egjiptian të akuzuar për tentativë vrasjeje pas sulmit me molotov në Kolorado është marrë në paraburgim nga policia e Denverit.

    Sipas dosjes hetimore, sulmuesi i dyshuar, Mohamed Soliman, ka një grua dhe pesë fëmijë. Statusi i imigracionit në SHBA i këtyre gjashtë anëtarëve të familjes, të cilët aktualisht mbahen në Florence të Kolorados, është i paqartë, thotë CNN.
    FBI-ja e identifikoi Solimanin si të dyshuarin e vetëm në sulm. Ai akuzohet se ka përdorur një flakëhedhës të improvizuar dhe koktej molotovi për t’i vënë flakën njerëzve në një aktivitet në Boulder të mbajtur në mbështetje të pengjeve në Gaza.
    Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, konfirmoi të martën se familja e Soliman është marrë në paraburgim nga ICE, duke shtuar se zyrtarët federalë po hetojnë nëse ata ishin në dijeni të sulmit të së dielës ose nëse i kanë ofruar mbështetje.
    “Po hetojmë gjithashtu se deri në çfarë mase familja e tij dinte për këtë sulm të tmerrshëm, nëse kishin ndonjë dijeni për të ose nëse i dhanë mbështetje”, tha ajo.
    Soliman, i cili tani përballet me krime të urrejtjes dhe akuza shtetërore për krime të rënda, u paraqit në gjykatën shtetërore të hënën dhe pritet të dalë në gjykatën federale të premten.
    Në një intervistë me zyrtarë federalë dhe lokalë pas sulmit, Soliman tha se “donte të vriste të gjithë sionistët” dhe se e kishte planifikuar sulmin për një vit. Dhjetëra njerëz, përfshirë një të mbijetuar të Holokaustit, u plagosën, disa me djegie të rënda.

    Top Channel

  • Emri/ Plagosi 15-vjeçarin në picerinë tek “Ali Demi”, vihet në pranga autori, gjendet edhe arma atipike

    Emri/ Plagosi 15-vjeçarin në picerinë tek “Ali Demi”, vihet në pranga autori, gjendet edhe arma atipike

    Autori i plagosjes së 15-vjeçarit disa ditë më parë në një piceri në “Ali Dem” ka rënë në pranga.

    Aldi Neziri, 21 vjeç, banues në Tiranë plagosi më datë 01.06.2025 me armë atipike të miturin.
    Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.
    Policia gjithashtu ka gjetur në rrugën “Riza Çuka” Laprakë armën atipike me të cilën 21-vjeçari dyshohet se plagosi adoleshentin.

    Top Channel

  • Farsa e 11 majit/ Xhaferri: Ne mund të shuhemi, por a do të mjaftonte kjo për të mos shuar Shqipërinë?

    Farsa e 11 majit/ Xhaferri: Ne mund të shuhemi, por a do të mjaftonte kjo për të mos shuar Shqipërinë?

    Kreu i FRPD, njëherazi edhe deputet i zgjedhur në 11 maj, Besart Xhaferri ngriti një pikëpyetje shumë domethënëse, duke analizuar gjendjen katastrofike ku ndodhet Shqipëria.

    I ftuar në A SHOW në SYRI TV me Adi Krastën, Xhaferri u shpreh se ‘shuhet PD vjen një parti tjetër nga qelli, por a do mjaftoi?’, duke theksuar se Shqipëria ndodhet zyrtarisht në autokraci dhe këtu problemi është marrja e të gjitha pushteteve në një grusht nga kryeministri Edi Rama.

    Xhaferri: Nuk janë kushtet e barabarta. Ne do bëjmë detyrat tona dhe do bëjmë analizën tonë, reformimet tona, por a do të mjaftojë? Shuhet PD vjen një parti tjetër nga qelli, por a do mjaftoi? Kjo është pikëpyetja që sot është historike për demokracinë shqiptare. Këtu problem është marrja e të gjitha pushteteve në një grusht. Jemi në autokraci zyrtare.

  • Ukraina refuzon kushtet e Rusisë për paqe në raundin e dytë të bisedimeve, ‘na japin ultimatume që i kemi dëgjuar edhe më parë’

    Ukraina ka hedhur poshtë kushtet e paraqitura nga Rusia për paqe gjatë raundit të dytë të bisedimeve në Stamboll, duke i cilësuar ato si ‘ultimatume jorealiste’ që nuk kontribuojnë në ndalimin e luftës.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sibikha, e bëri të qartë në një postim në platformën X se këto kërkesa të Rusisë janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë një përpjekje të vërtetë për të arritur një marrëveshje paqeje.

    “Në vend që t’u përgjigjej propozimeve tona konstruktive në Stamboll, pala ruse paraqiti një sërë ultimatumesh të vjetra që nuk e sjellin situatën më afër paqes së vërtetë,” tha Sibikha.

    Ai shtoi gjithashtu se kjo qasje e Moskës bie ndesh me premtimet e mëparshme, përfshirë ato ndaj SHBA-së, për të sjellë në tryezë një propozim realist dhe të zbatueshëm. Syri.net-Protothema

  • FOTO- Gjendet pistoleta stilolaps me të cilën u plagos kamarieri i picerisë

    FOTO- Gjendet pistoleta stilolaps me të cilën u plagos kamarieri i picerisë

    arma e zjarrit-stilolaps

    TIRANË-Pas dëshmisë së autorit të plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në picerinë ‘Fantazia’ në rrugën Ali Demi në Tiranë, policia ka gjetur pistoletën ‘Stilolaps’, me të cilën Aldi Neziri qëlloi të miturin. Arma e përdorur nga motoristi 21-vjeçar është gjetur në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë e hedhur në një pusetë.
    Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’. Në kërkim vijon të jetë administratori 24-vjeçar i picerisë ku ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdani.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin.
    Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen./ZËRI

  • “Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

    “Janë bërë të dukshëm, jo liderë”, Vangjeli për bandat shqiptare dhe kokainën: Janë rritur në 10 vite, por nuk janë..

    Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në  një emision televziv, ku u diskutua për bandat shqiptare dhe zhvillimin e influencës së tyre përtej kufijve, tha se në harkun e 10 viteve këto grupe janë rritur jashtëzakonisht shumë, por mohoi kategorikisht pjesën që të jenë bërë mbretërit e kokainës.
    “Me trafikun e kanabisit, grupet kriminale shqiptare arrijnë të sigurojnë logjistikë, financën e nevojshme, kontaktet e duhura. Një grup, i cili është i aftë të kalojë nga njëra anë e detit 1 ton kanabis do ta kishte shumë më të lehtë ta bënte këtë me 100 kg kokainë.
    Ky është momenti i parë i depërtimit të shqiptarëve në hallkën e parë të zinxhirit në vendet e burimit. Fillimisht, lajmet që na vinin ishin gati-gati sikur disa turistë shkonin në Amerikën Latine, ku çoheshin disa para atje, por edhe dikush që qëndronte si peng atje.
    Në harkun e 10 viteve, këto grupe kriminale kanë arritur të kontrollojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri. Nuk e besoj dot, pasi më duket e pamundur, deklarimit politike që i klasifikojnë Shqiptarët si majën apo mbretërit e tregut të kokainës. Ata e kanë një pjesë, por ne ja shumëzojmë shpesh me 100. Ata janë bërë shumë të dukshëm, por në mënyrë absolute nuk qëndrojnë në krye të kupolës”, tha Vangjeli.