Day: June 2, 2025

  • Akuzat për tentativë për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro do të paraqitet para Gjykatës së Lartë

    Akuzat për tentativë për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro do të paraqitet para Gjykatës së Lartë

    Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro do të paraqitet para Gjykatës Supreme të Brazilit javën e ardhshme në gjyqin e tij për një “tentativë grushti shteti”.

    “Mbikëqyrja e të pandehurve do të fillojë më 9 qershor”, tha të hënën gjyqtari Alessandre de Moraes, që do të gjykojë cështjen ndaj ish-presidentit.
    Bolsonaro, 70 vjeç, akuzohet për drejtimin e një “organizate kriminale” që komplotoi për ta mbajtur atë në pushtet pavarësisht humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, në tetor 2022.

    Top Channel

  • Tragjike në Belgjikë! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes policore, përplaset nga makina e uniformave blu

    Tragjike në Belgjikë! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes policore, përplaset nga makina e uniformave blu

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Bruksel, ku një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident me një automjet policie.

    Mediat belge raportojnë se fëmija po udhëtonte me një skuter elektrik kur ndodhi ngjarja.
    Sipas Zyrës së Prokurorisë së Brukselit, aksidenti ndodhi rreth orës 17:50 në komunën Ganshoren. Autoritetet konfirmuan se një automjet i policisë ishte i përfshirë në incident, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht rrethanat e sakta të ngjarjes.
    “Një automjet policie u përfshi në aksident. Viktima është një fëmijë i lindur në vitin 2013, i cili ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.
    Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e aksidentit dhe i dhanë ndihmën e parë fëmijës, i cili më pas u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.
    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ndjekja policore dhe veprimet e oficerëve kanë qenë të justifikuara.

    Top Channel

  • SYRI TV/ PD denoncon skandalin me fletët e votimit: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi

    SYRI TV/ PD denoncon skandalin me fletët e votimit: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi

    Partia Demokratike ka denoncuar skandalin sipas të cilit, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

    Konstatimi i këtij fakti erdhi pas shqyrtimit të të dhënave zyrtare që vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte përcjellë Partisë Demokratike një ditë më parë. Nisur nga këto fakte tronditëse, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ nisjen urgjente të një hetimi administrativ.

    Sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që i drejtoheni, rezulton se janë:

    3.534.792 fletë votimi të prodhuara,
    1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,
    1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe
    5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

    Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura!

    Në vijim të sa më sipër, dhe bazuar mbi këto gjetje, kërkojmë:

    Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së, si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor;

    Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, me qëllim të tregohen qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhen në asnjë mënyrë numri total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletët e papërdorura, plus fletët e dëmtuara.

    Në shkresën e saj, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ që për këto fakte tronditëse ky institucion të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.

     

  • Telefonat mbajnë mbi 80% të baktereve të zakonshme të njeriut

    Telefonat mbajnë mbi 80% të baktereve të zakonshme të njeriut

    Sipas studimeve të shumta të fundit, telefonat mobilë janë ndër objektet më të ndotura që prekim çdo ditë, duke përmbajtur rreth 80% të baktereve më të zakonshme që gjenden në trupin e njeriut. 

    Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se këto pajisje të përditshme mund të kthehen në burim të rrezikshëm infeksionesh, për shkak të mungesës së higjienës dhe kontaktit të vazhdueshëm me duart, fytyrën dhe mjedisin përreth.

    Telefonin e prekim mesatarisht 150 herë në ditë, dhe shumë njerëz e përdorin atë në vende si tualeti, transporti publik apo gjatë ushqimit, duke rritur rrezikun e kontaminimit. Nxehtësia që gjeneron vetë telefoni ndihmon në shumimin e baktereve, ndërsa mungesa e pastrimit të rregullt lejon që mikrobet të qëndrojnë dhe të zhvillohen në sipërfaqe të ndryshme të pajisjes, veçanërisht në çarje dhe rreth butonave.

    Më poshtë është lista e 10 baktereve më të rrezikshme që janë identifikuar në telefonat mobilë sipas analizave mikrobike:

    Pseudomonas aeruginosa – Përhapet lehtësisht dhe nuk ka nevojë për shumë ushqim për të mbijetuar.

    Clostridium difficile – Shkaktar i diarresë dhe infeksioneve të zorrës së trashë.

    Staphylococcus aureus – Shkakton infeksione serioze të lëkurës dhe të gjakut.

    Stafilokokët koagulazë-negativë – Të përhapur në spitale, rezistentë ndaj antibiotikëve.

    Streptokoku A dhe B – Përgjegjës për faringite, polmonite dhe infeksione urinare.

    Escherichia coli – Bakter nga aparati tretës, sinjal i kontaminimit fekal.

    Coliformi – Ngjashëm me E. coli, tregon ndotje të theksuar.

    Corynebacterium – Lidhet me difterinë dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

    Candida albicans – Shkaktar i infeksioneve të gojës dhe zonave intime.

    Myshqet – Të pranishme në 10% të telefonave, shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.

    Mjekët këshillojnë që telefonat të pastrohen rregullisht me alkool ose solucion antibakterial dhe të shmanget përdorimi i tyre në ambiente me higjienë të ulët, si tualetet apo gjatë ngrënies.

    Në një kohë kur shëndeti publik është prioritet global, kujdesi ndaj higjienës personale dhe objekteve që përdorim çdo ditë mbetet esencial për të shmangur infeksionet dhe përhapjen e sëmundjeve.

     

  • Kuajt e detit në rrezik: Trafikimi i specieve detare po lulëzon në heshtje

    Kuajt e detit në rrezik: Trafikimi i specieve detare po lulëzon në heshtje

    Trafikimi i kuajve të detit po ndodh në një shkallë alarmante, duke u bërë pjesë e një tregu të paligjshëm global me vlerë rreth 20 miliardë euro në vit. Gjatë dekadës së fundit, autoritetet kanë sekuestruar afro pesë milionë kuaj deti, me një vlerë të përllogaritur prej mbi 18.5 milionë eurosh – një shifër tronditëse që, sipas studiuesve, përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të realitetit.

    Një studim i ri i botuar në revistën Conservation Biology ka zbuluar se këto krijesa delikate detare po kontrabandohen në mënyrë të vazhdueshme në 62 vende të ndryshme, kryesisht për tregun e mjekësisë tradicionale në Azi. Por tani rrjetet e trafikimit po shtrihen edhe në Evropë dhe Amerikën Latine, duke dëshmuar për një fenomen me përmasa gjithnjë në rritje. Trafikantët i fshehin kuajt e detit të tharë apo të gjallë në bagazhe ose i transportojnë përmes rrugëve detare, ku kontrollet janë më të pakta dhe më të lehta për t’u shmangur.

    Ekspertët paralajmërojnë se ky aktivitet i paligjshëm po dëmton rëndë biodiversitetin detar. “Ajo që po shohim është vetëm maja e ajsbergut,” thotë Dr. Sarah Foster nga Projekti Seahorse në Universitetin e British Columbia. Sipas saj, mungesa e të dhënave të plota dhe vullneti i ulët për zbatim të ligjit i japin trafikantëve hapësirë për të vepruar lirshëm.

    Kuajt e detit kanë qenë për shumë kohë pjesë e mjekësisë tradicionale, veçanërisht në Kinë dhe Hong Kong, ku thahen, bluhen në pluhur dhe përdoren për trajtimin e një sërë sëmundjesh. Ndërkohë, rregullimi i tregtisë së tyre është i dobët edhe pse tekniksht ajo është e ligjshme nëpërmjet marrëveshjes ndërkombëtare CITES. Lejet për eksport shpesh mungojnë ose falsifikohen, ndërsa dënimet për trafikantët janë të rralla dhe shpesh të papërfillshme.

    Rastet e sekuestrimeve tregojnë një lidhje të qartë të këtij trafikimi me krimin e organizuar global. Kuajt e detit shpesh transportohen së bashku me fildish, luspa pangolini apo edhe zvarranikë të rrallë. Në disa raste, trafikantët janë kapur duke transportuar kafshë të gjalla nën rroba ose në valixhe, ndërsa në të tjera, mijëra insekte të rralla janë kontrabanduar përmes kufijve.

    Ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të reagojë, studiuesit kërkojnë masa më të ashpra dhe hetime më efektive. “Të gjitha vendet duhet të ndërmarrin hapa të fuqishëm parandalues – punë të mirë detektive, zbatim të vendosur të ligjit dhe dënime kuptimplote,” thotë Dr. Teale Phelps Bondaroff nga organizata OceansAsia. Në të njëjtën kohë, studiuesit theksojnë nevojën për alternativa të qëndrueshme për komunitetet bregdetare që varen nga deti, në mënyrë që ruajtja të jetë edhe ekonomikisht e mundur.

    Mes indiferencës dhe mungesës së monitorimit, kërcënimi ndaj kuajve të detit është një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i vazhdueshëm i biodiversitetit detar dhe përfshirja gjithnjë e më e thellë e specieve detare në ekonominë globale të krimit.

  • Brazil/ Ish-presidenti Bolsonaro paraqitet para Gjykatës së Lartë, ‘bëri grusht shteti’

    Brazil/ Ish-presidenti Bolsonaro paraqitet para Gjykatës së Lartë, ‘bëri grusht shteti’

    Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, do të paraqitet para Gjykatës Supreme të Brazilit javën e ardhshme për një seancë ku do të gjykohet për ‘tentativë grushti shteti’.

    Ky lajm u bë  i ditur nga gjyqtari i kësaj çështjeje, Alessandre de Moraes.

    “Mbikëqyrja e të pandehurit do të fillojë më 9 qershor”, tha Moraes.

    Bolsonaro, i cili tashmë është në moshën 70-vjeçare akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale, ku sipas burimeve lokale e ndihmonin atë që të qëndronte në pushtet, edhe pse humbi zgjedhjet në tetor 2022. Syri.net-Protothema

  • Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet “kushtoi” 10 milionë USD

    Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet “kushtoi” 10 milionë USD

    Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që janë bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 4 muajt e parë të vitit.Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës Janar-Prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro.Nga këto dëmi ekonomik është vlerësuar 4.9 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 994.3 milionë lekë mijë lekë dhe 46.7 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.Raporti vlerëson se sa i takon vlerës së efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 30% në fushën e të ardhurave dhe 70% në fushën e shpenzimeve.Sa i takon ndikimit negativ të shkeljes së disiplinës financiare peshën më të madhe e mban ajo tek të ardhurat me institucione specifike Agjenci Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.Ndërkohë sipas raportit të auditimit për periudhën Janar – Prill 2025, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave tatimore & doganore, si detyrime dhe penalitete të vlerësuara në vlerën 46.7 milionë lekë konstatuar Degën Doganore Rinas.Kjo ka ardhur si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.Në periudhën Janar – Prill 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte. Lidhur me gjetjet ky i fundit ka adresuar tek subjektet e audituara 5 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 5 masa disiplinore./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmimet bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n

    Çmimet bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë në 2024-n

    Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe te çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve me 2024, sipas të dhënave të reja Eurostat të azhurnuara këto ditë për ndryshimet vjetore të çmimeve në Europë.Në krye të listës qëndron Turqia me një rritje të çmimeve te qumështit, djathit dhe vezëve prej 38.6%. Turqia tre vitet e fundit po përjeton një hiperinflacion që vjen i kombinuar nga problemet strukturore të ekonomisë turke dhe politikës monetare.Pas saj vijnë Malta me rritje 6.7%, Norvegjia me 5.9% dhe Islanda 4%. Shqipëria ndjek ketë renditje me një rritje prej 3.9%, duke e tejkaluar ndjeshëm mesataren e BE-së dhe të rajonit.Islanda dhe Malta janë vende ishullore me kapacitete të ulëta prodhimi dhe kosto të larta të transportit, teksa Shqipëria nuk është e krahasueshme me këto vende.Rritjet më të lehta te bulmetrave dhe vezëve u vunë ne vende si Portugalia me 1.8%, Maqedonia e Veriut me 1.8%, Serbi 1.5% dhe Mali i Zi me +1.1. Ndonëse presionet inflacioniste po zbuten në shumë ekonomi europiane, Shqipëria ende përballet me sfida që e bëjnë tregun e ushqimeve me rritjen nga më të lartat në Europë.Ndërkohë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë përjetuar ulje të çmimeve për këtë grup produktesh, veçanërisht Çekia me -6%, Hungaria -4.4%, Finlanda -2.4%, dhe Gjermania -1.7%.Zona euro në tërësi ka shënuar rënie mesatare vjetore prej -0.4% deri në -0.5% të çmimeve të bulmetit dhe vezëve me 2024, duke reflektuar një stabilizim ose lehtësim të presionit të çmimeve, pas rritjeve të ndjeshme në vitet e mëparshme pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.Rritja me 3.9% e çmimeve për produktet bazë në vendin tonë si qumështi, djathi dhe vezët është pasojë e kostove të larta të prodhimit dhe importit, mungesës së subvencioneve të qëndrueshme për bujqësinë.Numri i kafshëve në ferma është përgjysmuar dekadën e fundit duke ulur ofertën në treg, teksa nga ana tjetër ardhja e turistëve ka rritur kërkesën për bulmet dhe vezë në muaj të caktuar duke ndikuar më tej në rritjen e çmimeve.Në një kohë kur vendet e BE-së po përfitojnë nga stabilizimi i tregjeve dhe reduktimi i çmimeve bazë, Shqipëria vijon të përjetojë rritje që ndikon drejtpërdrejt në kostot e jetesës, veçanërisht për shtresat në nevojë.Me një popullsi në plakje, me ulje të popullsisë në fshat, me mungesë të theksuar të subvencioneve për bujqësinë dhe me kontrolle jo efecientë në zinxhirin e furnizimit Shqipëria rrezikon të vijojë trendin rritës të çmimeve edhe në të ardhmen./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kaos në vet-deklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital, procedurat me email ose fizikisht

    Kaos në vet-deklarimet e xhiros në Tiranë, nuk ka sistem dixhital, procedurat me email ose fizikisht

    Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe atij vendor, deri te mosvendosja e një linku apo formulari online për vetëdeklarimet për ndryshimet e xhiros, vijojnë të shkaktojnë sorollatje për bizneset në Tiranë.Muajin e kaluar gjithashtu rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.Penalitetet për mosdeklarim në kohë të ndryshimit të xhiros nuk ishin të vetmet pasoja për subjektet. Pas rivlerësimit të xhiros së deklaruar, një pjesë e bizneseve që u klasifikuan në kategori më të larta tatimore, u ngarkuan edhe me detyrime shtesë për taksën e infrastrukturës arsimore dhe taksën e pastrimit.Bizneset bëhen çorap me taksat e Bashkisë Tiranë, nuk dinë çfarë po paguajnë; Penalizime të padrejtaSipas ndarjeve të miratuar në Këshillin Bashkiak të vitit 2019, në Tiranë një biznes p.sh i shitjeve me pakicë me qarkullim vjetor të ardhura deri në 2 milionë lekë paguan 2,500 lekë në vit taksë për infrastrukturën e përkohshme arsimore. Ndërsa për një biznes me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi është 1,500 lekë më shumë. Për këtë kategori detyrimi është 4,000 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa për t’u paguar arrin në 15,000 në vit.Për penalitetet e bëra Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi më herët se detyrimi për vetëdeklarimin brenda 15 ditëve nga ndryshimi, në përputhje me nenin 43 të ligjit “Për procedurat tatimore”, është detyrim i bizneset ta kryejë pranë administratës së tatimeve të pushtetit vendor.Sqarimi shkaktoi debate te biznesit, që ngritën shqetësimin se për plotësimin e këtij detyrimi nuk ka asnjë link zyrtar online apo formular në dispozicion nga tatim-taksat vendore. Ndërsa të adresa zyrtare [email protected] nuk merrnin asnjë përgjigje.Më tej pas insistimit të Monitor Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi se “në orientimin e subjekteve për plotësimin e detyrimeve të tyre ligjore nëpërmjet vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të detyrimit procedura është duke na shkruar në emailin tonë zyrtar [email protected], ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona për të plotësuar formularin përkatës, si parimi bazë dhe universal mbi të cilin mbështetet çdo sistem tatimore”.Për këtë situatë, debate pati edhe në radhët e ekspertëve, pasi sipas tyre ligji “Për procedurat tatimore” nuk përcakton qartë detyrimin për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në nivelin vendor.“Bazuar në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008 për zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore” detyrimi për të njoftuar ndryshimet lind vetëm kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar,” u shpreh më herët audituesi ligjor Julian Saraçi.E pyetur për këtë problematike, se pse nuk arrin sistemi të transmetojë automakisht të dhënat për ndryshimet e përgjegjësisë tatimore dhe përgjegjësi e kujt është vetëdeklarimi, pasi në ligj nuk përcaktohet në mënyrë konkrete institucioni për vetëdeklarimin e ndryshimeve të xhiros, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) tha se pavarësisht problematikave mbetet përgjegjësi e biznesit që vetëdeklarimim e ndryshimeve te xhiros ta kryejë pranë tatimeve e pushtetit vendor.DPT sqaroi se të dhënat e xhiros prej disa vitesh regjistrohen online në sistemin qendror me zbatimin e fiskalizimit, nëpërmjet të cilave çdo muaj bëhet ndarja e biznesit në të vogël apo të madh, proces që më përpara përfundonte në fund të vitit. Por të dhënat nuk arrijnë të kalojnë automatikisht te bashkitë.Administrata Tatimore thotë se kjo ndodh pasi nuk ka një sistem të unifikuar legjislacioni tatimor dhe teknik, pra bashki të ndryshme, përfshirë edhe Tiranën, e llogarisin detyrimin për taksat mbi ndarje të ndryshme të fashës së xhiros, të miratuar me vendimet e Këshillave Bashkiakë.Për shkak të mungesës së një sistemi të unifikuar, bashkitë, përfshirë atë të Tiranës, mbështeten në marrëveshje të veçanta për marrjen periodike të informacionit nga administrata tatimore. Pra në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara për të dhënat e xhiros së biznesit, administrata e tatimeve vendore merr 1 deri në 2 herë vit informacion nga tatimet qendrore, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.Pra nëse një biznesi i vogël në Tiranë me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, të ardhurat vjetore i rriten 2 apo 3 milionë lekë, për rrjedhojë për llogaritjen e taksave vendore do të klasifikohet në fashën tjetër të xhiros nga 2 deri në 8 milionë, vetëdeklarimi i ndryshimit të xhiros në Drejtorinë e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Tiranës do të jetë përgjegjësi e tij, me qëllim evitimin e gjobave.Nga bizneset vetëdeklarimi për ndryshimet e xhiros sipas sqarimeve të dhëna më parë nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore do të bëhen nëpërmjet plotësimit të formularit fizikisht prej biznesit te sportelet e kësaj drejtorie, apo duke i komunikuar ndryshimet këtij institucionit te adresa zyrtare [email protected]./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Statistika e veçantë e rendit në 10 mesfushorët më të mirë në Europë, Xhaka gjendet në listë Modriçin, Vitinjën e Pedrin

    Statistika e veçantë e rendit në 10 mesfushorët më të mirë në Europë, Xhaka gjendet në listë Modriçin, Vitinjën e Pedrin

    Sezoni përfundoi dhe tashmë është momenti për të mësuar statistikat. CIES-i ka publikuar listën e mesfushorëve me më tepër pasime progresive për 90 minuta për sa i përket top 5 ligave më të forta të Europës.
    E thënë ndryshe, lista përfshin mesfushorët që me pasimet e tyre e kanë shtyrë ekipin më përpara në fushën e lojës. Në konsideratë janë marrë pasimet që e kanë zhvendosur skuadrën më shumë se 30 metra nga gjysmëfusha e vetë, më shumë se 15 metra mes dy gjysmefushave dhe më shumë se 10 metra në gjysmëfushën kundërshtare. I 6-i në këtë statistikë gjendet Granit Xhaka, m
    e një mesatare prej 10.4 pasimesh të tilla për 90 minuta. I pari në listë renditet Joshua Kimishi, me 12.2 pasime dhe pas tij vijojnë Modriçi, Lokateli, De Poli dhe Vitinja./Sport Ekspres/