Day: May 31, 2025

  • “Kjo humbje nuk e fshin ecurinë tonë në Champions”, Inzagi pas goleadës në finale: Jam krenar për ekipin, PSG-ja më e fortë se ne

    “Kjo humbje nuk e fshin ecurinë tonë në Champions”, Inzagi pas goleadës në finale: Jam krenar për ekipin, PSG-ja më e fortë se ne

    Interi ka zhgënjyer në finalen e Ligës së Kampionëve. Zikaltrit u mposhtën me goleadë 5-0 në Mynih dhe trofeu shkoi në duart e lojtarëve të PSG-së. Inzagi ka thënë pas ndeshjes se kjo finale nuk e fshin ecurinë e skuadrës së tij dhe se ndohet krenar për atë çfarë lojtarët r tij kanë bërë në këtë kompeticion.
    “Jam krenar për këta djem për atë çfarë kanë bërë në këtë Ligë Kampionësh. Është një humbje e keqe, e cila nuk e fshin atë që kemi bërë. PSG-ja është më e fortë se ne, ata ishin më mirë. Ne patëm një qasje të gabuar. E përfunduam sezonin me 0 tituj, por gjithsesi ata ishin shumë mirë dhe ua thashë këtë në dhomën e zhveshjes.
    Nuk i kemi pësuar kurrë këta gola në Ligën e Kampionëve. PSG-ja është më e mira në Europë në situatat një kundër një, por gjithmonë e marrin topin të parët. Hera e fundit në stolin e Interit? Do ta shohim në ditët e ardhshme me klubin. Tani ka shumë zhgënjim dhe hidhërim. Do të ketë kohë për të folur qetësisht për këtë me klubin tim. Tani ka zhgënjim për të gjithë, por klubi është gjithmonë me ne, gjithnjë shumë i pranishëm”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

  • Rekordi i Enrikes, 11 finale, 11 trofe

     Këtë edicion arrin tripletën: Titull kampion, Kupën e Francës dhe Ligën e Kampioneve

    Shkroi historinë e PSG-së dhe të tijën. Spanjolli Luis Enrike me fitoren 5-0 në finalen e Champions League si trajner i francezëve ndaj Interit, i ka fituar të gjitha finalet në Botë, Evropë, Spanjë dhe Francë. Ndër ekipet e tij të para, ishte edhe një ekip italian, Juventus, i mundur 3-1 në Berlin nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve 2015.

    Në të njëjtin vit, Blaugrana fitoi gjithashtu Superkupën UEFA (një fitore sensacionale 5-4 ndaj Seviljes), Kupën e Botës për Klube (3-0 kundër River Plate) dhe Kupën e Mbretit (3-1 kundër Bilbaos). Pas kësaj, kishte një seri triumfesh. Duke filluar me dy të tjera në Kupën e Mbretit me Barçën: 2-0 kundër Seviljes në 2016 dhe 3-1 kundër Alaves në 2017.

    Përtej Alpeve, në stolin e PSG-së, muzika nuk ka ndryshuar për Luis Enriken. Dy Kupa franceze dhe po aq Trofe Kampionësh (SuperKupa Franceze) midis viteve 2024 dhe 2025. Vitin e kaluar kundër Lion (2-1) dhe Tulouzë (2-0), këtë sezon me Reims (3-0) dhe Monako (1-0). Sonte me PSG-në fiton Champions League 5-0 ndaj Interit./Sportiim.al/

  • Reagon Marota: Inter nuk duhet kryqëzuar, ishte një mbrëmje ‘Jo’

    Presidenti i Interit Bepe Marota komentoi pa shumë fjalë për humbjen e rëndë të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve me PSG 5-0:

    “Ishte një mbrëmje negative, kundërshtari na mposhti në gjithçka. Kjo nuk duhet ta fshijë udhëtimin tonë në Ligën e Kampionëve. Ne ramë shumë të brishtë sonte, por dua të falënderoj lojtarët dhe trajnerin që mundën ekipe si Bajern dhe Barcelona.”

  • Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

    Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

    Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0.
    Francezët fitojnë për herë të parë në histori, trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.
    Parisienët ishin dominues nga fillimi, duke kërkuar me ngulm avantazhin.
    Dominimi i skuadrës së Luis Enrique, u shpërblye në minutën e 12-të, kur Hakimi zhbllokoi takimin. Vetëm 8 minuta më vonë, Doue dyfishoi shifrat.
    Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta tregoi të njëjtën tablo.
    Doue kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të, para se Kvaratskhelia të realizonte të katërtin. Golin e pestë dhe të fundit e shënoi Mayulu në minutën e 87-të.

  • FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG shënon edhe golin e 5-të

    FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG shënon edhe golin e 5-të

    PSG ka shënuar edhe golin pestë në finalen e Chamnpions League, duke i dhënë një goditje fatale Interit.

    Pas Kvarashkelias ka qenë radha e Majulu të shënojë.
    Më herët ishte Due i cili në të 64-ën shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal në këtë finale.

    Ndërsa goli i parë u shënua nga Hakimi në minutën e 12-të.
    Ndeshja po transmetohet LIVE në Vizion Plus dhe Tring.
     

  • HISTORIKE/ PSG fiton për herë të parë Champions League, “shuplakë” Interit në finale

    HISTORIKE/ PSG fiton për herë të parë Champions League, “shuplakë” Interit në finale

    PSG ka fituar për herë të parë në histori trofeun e Champions League. Kjo është gjithashtu edhe fitorja më e thellë në një finale.

    Një dominim total nga ana e parizienëve që nga minuta e parë e sfidës. Goli i parë erdhi në minutën e 12-të të ndeshjes, aps një aksioni model.Lexo edhe :Related Posts
    Hakimi nuk e pati të vështirë të shënonte me portën thuajse të boshatisur.

    Ndëkrohë 8 minuta më pas Due do të shënonte dhe golin e dytë të ndeshjes, dhe me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë e sfidës.
    Në të dytën zuikaltrit u futën me shpresë për të bërë mrekullinë, por ishin sërish francezët që do të shënonin tre herë.
    Due do të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal në minutën e 63-të, 10 minuta më pas ylli gjeorgjian Karashvelia do të shënonte dhe golin e katërt.
    Ndërsa katër minuta para fundit Majolu do të shënonte edhe golin e pestë të sfidës.
    Ky është trofeu i parë i PSG në Champions league, ndërsa Interi dështoi sërish.

  • PSG ngre lart trofeun, kampionë të sezonit 2024-2025 të Champions League

    PSG ngre lart trofeun, kampionë të sezonit 2024-2025 të Champions League

    PSG ka bërë historinë mbrëmjen e sotme në Allianz Arena duke shkruar me gërma të arta emrin e saj në librin e Champions league.

    Një mbrëmje si një ëndërr, ku askush më parë se kishte menduar që PSG do të ngrinte trofeun me një rezultat thuajse tenistik, duke mposhtur Interin 5-0.Lexo edhe :Related Posts
    Hakimi, dy herë Due, Karashvelia, Majulu, ishin aturoët e kësdaj mbrëmjeje magjike për parizinet,.

    Ndëkrohë trajneri Inzaghi dhe kristjan Asllani sëbashku me kapitenin Martinezs dolën sërish duar bosh. Pas humbjes përballë Manchestër Cityty dy vite më parë ata u mposhtën sërish duke u kthyer në Milano sërish si nënkampinë të Europës.

  • PSG shkruan emrin në librin e artë të Champions League, ja skuadrat e tjera në listën e fituesve

    PSG shkruan emrin në librin e artë të Champions League, ja skuadrat e tjera në listën e fituesve

    PSG ka fituar me rezultatin më të thellë në historinë e Champions league finalen përballë Interit, duke shënuar për herë të parë emrin me gërma të arta në historinë e trofeut më të rëndësishëm Europian.

    Skuadra e Luis Enrikes bëhet e dyta në Francë, që fiton trofeun më prestigjioz europian, pas Marsejës.
    Në krye është Real Madrid me 15 trofe të fituar dhe Milani vazhdon të ndjekë me 7 Champions. Bajerni dhe Liverpuli ndërkohë kanë nga gjashtë trofe.

  • Kallas paralajmëron : Bota duhet të jetë ‘jashtëzakonisht e shqetësuar’ për marrëdhëniet Rusi-Kinë

    Kallas paralajmëron : Bota duhet të jetë ‘jashtëzakonisht e shqetësuar’ për marrëdhëniet Rusi-Kinë

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian shprehu shqetësim të thellë të shtunën lidhur me bashkëpunimin në rritje mes Rusisë dhe Kinës, sidomos në sfondin e raportimeve për praninë e trupave të Koresë së Veriut në frontin ukrainas.

    Gjatë një fjalimi në Dialogun Shangri-La në Singapor, një nga konferencat më të rëndësishme globale për sigurinë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se bota duhet të jetë “jashtëzakonisht e shqetësuar” për ndikimin që kjo aleancë mund të ketë në rendin global të sigurisë.

    “Kur Kina dhe Rusia flasin për udhëheqje të përbashkët dhe për rishikime të rendit global, duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat. Siguria jonë është shumë e ndërlidhur dhe është thelbësore të mbrojmë të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Kallas, duke theksuar se shtetet më të vogla janë ato që mbrohen më shumë nga rregullat ndërkombëtare.

    Në të njëjtën konferencë, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, lëshoi paralajmërime të forta për rritjen e kërcënimit që paraqet Kina, veçanërisht për sigurinë në rajonin Indo-Paqësor. Ai i bëri thirrje aleatëve të SHBA-së që të mos mbështeten vetëm te Uashingtoni, por të rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen, duke përmendur nivelin 5% të PBB-së si shembull.

    Hegseth nënvizoi se SHBA-të do të forcojnë praninë e tyre ushtarake jashtë vendit për të përballuar qëndrimin gjithnjë e më agresiv të Pekinit ndaj Tajvanit. Ai paralajmëroi se ushtria kineze “po përgatitet për marrëveshjen e vërtetë” dhe se kërcënimi është i afërt dhe real. Kina, e cila nuk e njeh pavarësinë e Tajvanit, ka shtuar praninë ushtarake në afërsi të ishullit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë.

    Megjithatë, përfaqësuesi i delegacionit kinez në konferencë mohoi akuzat e SHBA-së, duke i cilësuar si të pabaza dhe të nxitura politikisht. Përplasja e fortë në Singapor nxjerr në pah tensionet e thelluara ndërkombëtare dhe frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm global.

  • Kërcënohet me jetë vajza e Melonit/ Kryeministrja italiane: Ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë!

    Kërcënohet me jetë vajza e Melonit/ Kryeministrja italiane: Ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë!

    Giorgia Meloni

    ITALI- Një stuhi reagimesh ka shpërthyer në Itali pas publikimit në rrjetet sociale të një mesazhi tronditës që i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro. Vajzës 14-vjeçare nga Napoli që u vra nga i dashuri i saj pak ditë më parë. 
    “Uroj që vajza e Melonit të ketë fatin e vajzave të Afragolas,”-shkruan personi.

    Fjalia lë pak hapësirë ​​për interpretim dhe pikë së pari ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministres Giorgia Meloni.
    “Kjo nuk është një përplasje politike. Nuk është as zemërim. Është diçka më e errët, që tregon për një klimë të sëmurë, një urrejtje ideologjike, në të cilën gjithçka duket e lejueshme, madje edhe dëshirën për vdekjen e një fëmije për të goditur një prind. Dhe është kundër kësaj klime të dhunshme që politika, duhet të dijë të bashkohet. Sepse ka kufij që nuk duhen kaluar kurrë. Dhe mbrojtja e tyre është një përgjegjësi që shkon përtej çdo përkatësie,”-shkruan Meloni në reagimin e saj. 
    Motra e kryeministres dhe zyrtarja e Fratelli d’Italia, Arianna Meloni, reagoi po ashtu në rrjetet sociale.
    “Deri kur duhet të durojmë? Deri ku duhet të shkojmë? Përballë kësaj barbarie të neveritshme, ndjejmë gjithë zemërimin e mundshëm. Dënimi duhet të jetë unanim dhe i fuqishëm. Giorgia-s dhe Ginevra-s, përqafimi im më i ngrohtë dhe mbrojtës,”- shkruan ajo.
    Autori i postimit thuhet të jetë Stefano Addeo, i lindur në vitin 1960, një mësues gjermanishte nga provinca e Napolit. Ai shkruan duke përdorur një “nofkë” dhe thotë: E shihni që edhe ju vidhni paratë dhe ushqimin e fëmijëve tanë. 
    Por të gjitha janë dyshime dhe deri më tani nuk ka të arrestuar./ZËRI