Day: May 30, 2025

  • Vendoset testi i gjinisë në Boksin Botëror, përjashtohet fituesja e medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Vendoset testi i gjinisë në Boksin Botëror, përjashtohet fituesja e medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Imane Khelif, medalistja e artë algjeriane në peshën 66 kg në Lojërat Olimpike të Parisit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në ngjarje të ardhshme boksimi për femra, derisa të kalojë një test për identifikimin e gjinisë.

    Ky vendim erdhi pas një njoftimi nga Boksimi Botëror, i cili po implementon një politikë të re për të siguruar sigurinë dhe barazinë në garat për meshkuj dhe femra.
    Politika e Re e Testeve për Gjininë: Pjesë e Masave për Siguri dhe Barazi
    Testimi i detyrueshëm për identifikimin e gjinisë është një masë e re që do të aplikohet për të gjithë atletët që dëshirojnë të marrin pjesë në gara të Boksimit Botëror. Kjo politikë synon të krijojë një fushë loje të barabartë dhe të sigurojë mirëqenien e të gjithë pjesëmarrësve, duke përfshirë Imane Khelif, e cila është përjashtuar nga Kupën e Boksit Eindhoven dhe ngjarje të tjera të Boksimit Botëror derisa të kalojë këtë test.
    Testi Gjenetik dhe Pasojat për Atletët Transgjinorë
    Sipas politikës së re, të gjithë atletët mbi 18 vjeç do t’i nënshtrohen një testi gjenetik, i cili do të kryhet me anë të PCR (Reaksion zinxhir polimerazë). Ky test do të zbulojë materialin gjenetik që tregon praninë e kromozomit Y, i cili është një tregues i seksit biologjik. Kjo masë është zhvilluar pas shqetësimeve lidhur me përfitimet që mund të sjellë ndryshimi i identitetit gjinor në garat sportive.
    Imane Khelif, që fitoi medaljen e artë në Paris, 2024, kishte shprehur më parë dëshirën për të mbrojtur titullin në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028, por ky vendim mund të ndikojë në mundësitë e saj për të garuar si grua në të ardhmen.
    Siguria dhe Mirëqenia e Atletëve: Ajo që Duhet të Dijet nga Vendimi i Boksimit Botëror
    Boksimi Botëror shprehu se ky vendim është një masë që vjen për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë boksierëve, përfshirë Imane Khelif, duke pasur parasysh shqetësimet që janë ngritur lidhur me pjesëmarrjen e saj në Kupën e Boksit Eindhoven. Ky vendim është pjesë e një politike më të gjerë për mbrojtjen e të gjitha atletëve dhe për të siguruar që çdo garë të zhvillohet në kushte të barabarta.
    Historia e Khelif: Nga Skualifikimi në Parë për Medalje Olimpike
    Ky vendim vjen pas një serie ngjarjesh që kanë prekur Imane Khelif gjatë vitit të kaluar. Pas një skualifikimi në Kampionatin Botëror 2023, ku u konsiderua jo e përshtatshme për të luftuar si grua për shkak të gjinisë së saj, Khelif arriti të merrte lejen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të garuar në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, pas humbjes së njohjes olimpike nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).
    Imane Khelif ka shprehur se është e vendosur të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbrojtur titullin në Los Angeles, duke shtuar se nuk do të frikësohet nga vendimet e qeverisë amerikane ose politikat e reja të Boksimit Botëror, pasi ajo nuk është transgjinore.
    Ky vendim mund të hapë një diskutim të gjerë për të drejtat dhe mundësitë e atletëve transgjinorë dhe ndikimin që politikat e tilla mund të kenë në botën e sporteve olimpike dhe profesionale.

    Top Channel

  • Katër ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë

    Katër ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë

    Inflamacioni është një reaksion mbrojtës i trupit,por kur ndodh në mënyrë kronike mund të lindin probleme të rënda shëndetësore.

    Konsumimi i ushqimeve të duhura është çelësi për të menaxhuar përgjigjen inflamatore të trupit tuaj.

    Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

    Inflamacioni akut ndodh si një përgjigje e menjëhershme, ai mbron trupin dhe nxit shërimin.

    Ndërsa inflamacioni kronik ndodh kur sistemi imunitar mbingarkohet për një periudhë të zgjatë kohore, nga shumë substanca të padëshiruara.

    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre substancave, e vë trupin tuaj në një gjendje të zgjatur të vetëmbrojtjes.

    Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore,që nga astma deri tek sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

    Gjithashtu inflamacioni kronik mund të shkaktojë shtim në peshë dhe të çojë në mbipeshë.

    Lloje të caktuara ushqimesh mund të shkaktojnë inflamacion kronik,por eliminimi i tyre mund t’ju ​​ndihmojë të mbani trupin tuaj në formë të mirë.

    Më poshtë do të lexoni një listë të ushqimeve që shkaktojnë inflamacion.

    Vaj perimesh i rafinuar
    Vajrat e perimeve si vaji i sojës mendohet se shkaktojnë inflamacion kronik,kjo për shkak të përmbajtjes të lartë të yndyrës omega-6.

    Yndyrnat omega-6,kur konsumohen me shumicë bashkë me yndyrnat omega-3 dhe omega-9, shkaktojnë inflamacion të dëmshëm që lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, sindromën e zorrëve të irrituara dhe mbipeshën.

    Karbohidratet e përpunuara
    Karbohidratet nuk janë të këqija, por karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë inflamacion.

    Karbohidratet e rafinuara janë të varfëra në fibra.

    Fibrat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme që ngadalëson thithjen e sheqerit nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe ushqen bakteret probiotike në zorrë duke përmirësuar imunitetin.

    Karbohidratet e përpunuara bëjnë që sheqeri në gjak të rritet,gjë e cila rrit inflamacionin.

    Sheqeri i rafinuar
    Studimet ku bazohet AgroWeb.org, kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sheqer të përpunuar mund të rrisë shënjuesit inflamatorë të mbipeshes, sëmundjeve të zemrës, të veshkave apo dhjamosjen e mëlçisë.

    Sasi të vogla të sheqernave natyralë në fruta dhe perime nuk shkaktojnë inflamacion.

    Produktet ushqimore me sheqer si lëngjet, drithërat, karamelet, ëmbëlsirat janë shkaktatë të inflamacionit.

    Alkooli
    Konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin.

    Ky zakon mund të çojë në inflamacion që lidhet me shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë.

  • Zelenski: Bisedimet për armëpushim në Stamboll, nuk duhet të jenë boshe

    Zelenski: Bisedimet për armëpushim në Stamboll, nuk duhet të jenë boshe

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, pas takimin me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se armëpushimi është shumë i nevojshëm, pasi sipas tij, duhet të ndalen vrasjet e njerëzve.

    Zelenski theksoi se bisedimet e radhës për armëpushimin që do të zhvillohen në Stamboll nuk duhet të jenë boshe.

    “Duhet të ketë një armëpushim për të ecur drejt paqes. Vrasja e njerëzve duhet të ndalet. Ne ndajmë mendimin se ky takim, nuk duhet të jetë bosh”, shkroi Zelenski në një postim në Telegram. Syri.net-iefimerida

  • Serbi/ Studentët dalin përsëri në protestë, ‘edhe sa jetë duhet të humbasim, për të ndaluar këtë…’

    Serbi/ Studentët dalin përsëri në protestë, ‘edhe sa jetë duhet të humbasim, për të ndaluar këtë…’

    Mijëra studentë kanë dalë sot në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera të Serbisë, duke marshuar për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe për të dënuar korrupsionin e përhapur në institucione.

    Slogani i fuqishëm ‘Ne duam zgjedhje’ dëgjohej në çdo cep të kryeqytetit, ndërsa turma marshoi deri para ndërtesës së qeverisë, ku kërkesat e tyre u dëgjuan me zë të lartë.

    Në qendër të protestës ishte kërkesa për përgjegjësi penale dhe politike pas tragjedisë së rëndë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur u shemb një tendë në stacionin e trenit, duke marrë jetën e 16 personave.

    “Sa jetë duhet të humbasin për të ndalur këtë korrupsion të rrënjosur thellë?”, ishte pyetja që studentët përsëritën në mënyrë të vazhdueshme gjatë marshimit, duke theksuar se sistemi aktual politik është i kapur nga interesat personale dhe nuk lejon funksionimin demokratik të institucioneve.

    Studentët kërkojnë që zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt dhe njoftuan se me shpalljen e zgjedhjeve do të përgatisin një ‘fletëvotim të ri’, ku do të përfshihen ekspertë dhe figura të njohura jashtë skenës politike aktuale, duke theksuar nevojën për një ndryshim rrënjësor në qeverisje. Syri.net-iefimerida

  • Ksamili çel sezonin turistik me “Festën e Midhjes” dhe atmosferë plot shije e kulturë

    Ksamili çel sezonin turistik me “Festën e Midhjes” dhe atmosferë plot shije e kulturë

    Ksamili çel sezonin turistik me “Festën e Midhjes” dhe atmosferë plot shije e kulturë
     
    Qyteza turistike e Ksamilit ka çelur zyrtarisht sezonin veror me një nga festat më karakteristike dhe domethënëse për këtë zonë bregdetare – Festën e Midhjes. Me këtë event, Ksamili rikthen një traditë të nisur pikërisht këtu vite më parë, e cila jo vetëm që nderon një nga produktet më të njohura të gastronomisë vendase, por kthehet edhe në një simbol të promovimit të turizmit dhe kulturës lokale.
     

     
    Në hapjen e aktivitetit mori pjesë nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Florjan Sali, i cili deklaroi:“Ksamilit i është rikthyer festa e midhjes, një festë që lindi këtu dhe tashmë rikthehet më e pasur, më e organizuar dhe me një infrastrukturë të përmirësuar për të pritur siç duhet turistët vendas dhe të huaj.”
     
    Në qendër të festës janë midhjet e freskëta të Butrintit, të cilat janë kthyer në simbol të kuzhinës së zonës dhe vlerësohen për cilësinë e tyre të lartë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë ditëve të eventit, dhjetëra biznese lokale janë angazhuar në përgatitjen e ushqimeve me bazë midhjet, duke ofruar për vizitorët gatime tradicionale dhe moderne që kënaqin çdo shije.
     
    Përfaqësues të bizneseve pjesëmarrëse në tendat e festës janë shprehur se ky organizim është një nxitje shumë e mirë për sezonin turistik, duke rritur interesin për Ksamilin si destinacion jo vetëm për plazhet, por edhe për përvojat kulinare që ofron.
     
    Festa do të zgjasë tre netë me radhë, ku përveç ofertës gastronomike, janë planifikuar edhe një sërë aktivitete kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat – duke përfshirë muzikë live, shfaqje për fëmijë, performanca artistike dhe aktivitete ndërvepruese për publikun.
     
    Me këtë festë, Ksamili konfirmon edhe një herë veten si një nga perlat e bregdetit shqiptar, ku natyra, ushqimi dhe kultura ndërthuren në mënyrë perfekte për t’u ofruar vizitorëve një sezon të paharrueshëm.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Helmimi i fëmijëve, Resuli: AKU kërcënon ata që zbulojnë zullumet, përgjigjuni dhe për qumështin

    Helmimi i fëmijëve, Resuli: AKU kërcënon ata që zbulojnë zullumet, përgjigjuni dhe për qumështin

    Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli

    TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar reagimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me helmimin e fëmijëve në Gramsh, në një postim në profilin e tij në Facebook, Resuli shkruan se përmes njoftimit të fundit, AKU po kërcënon me procedim penal ata që publikojnë të dhëna rreth kompanisë që furnizonte kopshtin me ushqime. Ndërkohë që shton se vetë pop ret përgjigje që prej muajit mars për të ditur se cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane.
    Postimi:
    AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet? Ka të drejtë AKU të flasë për procedime penale, për aq kohë sa asnjë qytetar nuk ka çuar ndonjëherë për ndëshkim penal AKU-në, për dhjetëra skandale me pasoja të rënda për shëndetin publik! Ndërkohë, unë si qytetar pres që prej muajit mars një përgjigje zyrtare: Cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane? Transparenca nuk është krim. Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë!

  • Zgjedhjet e 11 majit në shënjestër/ Kaso denoncon manipulime në votimin jashtë vendit: Administrata u përdor për…

    Zgjedhjet e 11 majit në shënjestër/ Kaso denoncon manipulime në votimin jashtë vendit: Administrata u përdor për…

    Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet e 11 majit deklaroi sot se aksioni i PD-së dhe opozitës ka dy prioritete: të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me fakte e prova dhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara.
    I ftuar në  një emision televiziv, Kaso tha se PD ka depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën.
    Kaso e cilësoi si të deformuar procesin e votimit nga Greqia dhe Italia.
    “Aksioni i PD dhe opozitës pas farsës zgjedhore të 11 majit ka 2 prioritete; të shpalosë një panoramë të asaj që ka ndodhur e shoqëruar me faktet e provat që kemi grumbulluar një pjesë i kemi denoncuar dhe një pjesë jo, por edhe të kërkojë përmes institucioneve që menaxhojnë procesin zgjedhor marrjen e masave përkatëse për atë që ka ndodhur në qarqe të caktuara. Jemi drejtuar me kërkesa për pavlefshmëri dhe në disa raste për rinumërim të votave të caktuara. Kemi depozituar çdo lloj parregullsie që lidhet me fazën përgatitore, me parregullsi ditën e zgjedhjeve dhe procesin e votimit dhe numërimit si edhe me gjithçka që ka ndodhur në qarqe në raport me atë që është bërë me diasporën. Kanë sjellë një proces tejet të deformuar në diasporë veçanërisht në Greqi dhe Itali.  Parregullsitë janë të formimit jo të duhur të komisioneve,  që ishin mbushur me administratë me popullimi e qendrave të votimit. Punonjës të lartë të administratës kërkojnë që të marrin një rezultat të pamerituar”,-tha Kaso.
     

  • Për herë të dytë, Rama takon personazhin e famshëm të YouTube. IShowSpeed: Vëllai im shqiptar

    Për herë të dytë, Rama takon personazhin e famshëm të YouTube. IShowSpeed: Vëllai im shqiptar

    IShowSpeed është fenomen në Youtube dhe ka takuar sërish kryeministrin Edi Rama. Gjatë ndeshjes mes legjendave të futbollit, e organizuar nga UEFA në prag të finales së madhe të Champions League në Mynih, youtuber-i i njohur takoi kreun e qeverisë sonë, i cili ndodhej në shkallët e stadiumit së bashku me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. IShowSpeed iu drejtua Edi Ramës me këto fjalë: ”Vëllai im shqiptar, si je? Më ka munguar Shqipëria! Do të kthehem prapë në verë”.

     

  • Konflikt interesi dhe kontrata të dyshimta, zbulohen të tjera shkelje në Bordin e Mbikëqyrjes Publike

    Konflikt interesi dhe kontrata të dyshimta, zbulohen të tjera shkelje në Bordin e Mbikëqyrjes Publike

    Emisioni “Piranjat” solli disa denoncime të tjera për Bordin e Mbikëqyrjes Publike, institucionin që ka si detyrë të kontrollojë audituesit ligjorë. Ky institucion drejtohet nga Dritan Fino, i cili i ka dhënë titullin si audituese edhe bashkëshortes së tij, Erinda Fino. Kjo e fundit rezulton të ketë kryer praktikën 3-vjeçare, që është një kriter i domsdoshëm për të marrë titullin ekspert kontabël, pranë kompanisë së auditimit të zotit Bujar Osmani gjatë kohës që ajo punonte si drejtoreshë në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
    Ligji për auditimin ligjor nuk e lejon punësimin me kohë të pjesshme në zyrat ku bëhen praktikat, por me kohë të plotë për 3 vite, ndaj është thuajse e pamundur që zonja Fino të ketë kryer edhe praktikën, edhe punën në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. I pyetur nga “Piranjat” në lidhje me këtë gjë, zoti Bujar Osmani e mohoi në mënyrë kategorike që ta ketë toleruar Erinda Finon dhe se sipas tij ajo e ka bërë praktikën me “kohë normale”. Ndërkohë “Piranja”t zbuluan edhe disa konflikte interesi mes anëtarëve dhe inspektorëve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike.
    Siç është rasti i anëtarit të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionle, zotit Elton Tirana. Ky i fundit është ortak në një kompani me zonjën Edlira Tirana, të cilën e ka zgjedhur edhe si përfaqësuese të posacme pa kufizime për të ndjekur çfarëdo lloj procedure në një tjetër kompani të tijën. Ndërkohë, Edlira Tirana mban postin si inspektore e kontrollit të cilësisë në Bordin e Mbikqyrjes Publike, ndërsa Elton Tirana siç e përmendëm është anëtar në komisionin e provimeve të këtij bordi. Dhe pikërisht këtu nis konflikti i interesit mes dyshes, sepse në shpalljen për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Provimeve nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, shkruhet qartë se kandidatët nuk duhet të kenë konflikt interesi me anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike apo strukturat e mbikëqyrjes së veprimtarisë së komisionit. Po ashtu një tjetër anëtar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike, Luan Abazi, është në konflikt interesi me gruan dhe vajzën e tij, Leze dhe Eda Abazi. Këto të fundit kanë një studio auditimi në pronësi, e cila duhet të kontrollohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, ku anëtarë është Luan Abazi.
    Ndërkaq, persona që kanë bashkëpunuar me Dritan Finon, apo që janë vartës të tij, kanë fituar kontrata me mijëra euro nga Ministria e Financave për t’i adhur në ndihmë Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe institucioneve të tjera të lidhura me të. Dritan Fino mban edhe një post si drejtor në Ministrinë e Financave, ndaj lindin dyshimet se ai mund të ketë influencuar në përzgjedhjen e fituesve për këto kontrata të majme.
    /Piranjat.al/

  • Tiranë – Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza/ VIDEO

    Tiranë – Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza/ VIDEO

    Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”.
    Ata thonë se kanë 20 vjet që jetojnë këtu dhe kanë probleme me kanalizimet e ujërave të zeza, pasi bllokohet puseta kryesore dhe përmbytet kati -1 i pallatit, tek garazhi. Banorët thonë se kanë blerë pompa vetë që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me çizme, të marrin makinat.
    “Kemi 20 vjet që jetojmë këtu, jemi banorë të kësaj zone dhe herë pas here këtu bllokohen kanalizimet.”
    “Bllokimi i kanalizimeve është bërë nga puseta kryesore e pallatit deri në rruga ‘Jordan Misja’ që është 20 metra. Ne kemi bërë një zgjidhje vetë me banorët ku kemi vendosur një pompë dhe e kemi kaluar nga lart rrugës, për të derdhur direkt ujërat në pusetë”