Day: May 30, 2025

  • Supermarketet, në “luftë” me njëri – tjetrin dhe të vegjlit

    Supermarketet, në “luftë” me njëri – tjetrin dhe të vegjlit

    Industria e tregtisë me pakicë në vend po përjeton ndryshime të lidhura me hyrjen e markave të reja apo shitblerje të atyre ekzistuese duke ndryshuar “arkitekturën” e deritanishme të saj. Përfaqësues të zinxhirëve më të mëdhenj të supermarketeve në vend pohojnë se këto ndryshime do të kenë efekt pozitiv në konkurrencë dhe ofertë për konsumatorin, por ambienti do të jetë më sfidues për operatorët e tregut. Emigracioni shihet nga ana tjetër si pika që ka sjellë me vete një sërë pasojash, duke nisur nga rënia e konsumit e deri te mungesa e fuqisë punëtore, teksa turizmi është një nga motorët kryesorë të nxitjes së konsumit në pikun e sezonit. Ndryshimet klimatike dhe betejat tarifore janë dy aspekte të tjera, që po ndikojnë kostot globalisht dhe ku Shqipëria, pavarësisht një neutralizimi të pjesshëm si efekt i deflacionit, nuk mund të jetë tërësisht imune.  Nertila Maho Hyrja e aktorëve të rinj të shitjes me pakicë, sikurse është deklaruar tashmë rrjeti gjerman LIDL, apo shitja e “Spar Albania” te grupi “Viva Fresh Store”, kanë lëvizur ujërat në këtë treg në vend.Me këto zhvillime, pyetja që lind natyrshëm është ajo për hapësirat që ofron tregu shqiptar për rritje në kushtet kur faktorët e brendshëm, por edhe ata të jashtëm, janë në evoluim të vazhdueshëm.Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të ardhurat nga shitjet neto në tregtinë me pakicë ishin 461 miliardë lekë në vitin 2023, apo 4.6 miliardë euro. Burimi: INSTAT Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të zinxhirëve të organizuar, tregu vijon ende të jetë i fragmentizuar.Sipas të dhënave nga xhiro e 7 supermarketeve më të mëdha në vend, ato zinin rreth 10% të tregtisë me pakicë, sa i takon të ardhurave nga shitjet neto. Gjithsesi, vitet e fundit rrjetet e organizuara po forcohen.Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023 kishte 30 mijë ndërmarrje në tregtinë më pakicë, nga 35 mijë në vitin 2015, ndonëse qarkullimi vjetor i këtij sektori ishte më se dy herë më i lartë në raport me atë periudhë.Edhe numri i të punësuarve me pagesë është rritur, nga 19 mijë në 2015-n, në 43 mijë në fund të vitit 2023. Norma e fititimit të sektorit luhatet midis 7-8.5%, sipas anketës strukturore të INSTAT. Burimi: INSTAT Një nga sektorët që duket se po nxit zgjerimin e industrisë retail është turizmi, ku operatorët pranojnë se shitjet sezonale, sidomos gjatë periudhës kryesore turistike, që konsiderohet ajo maj-shtator, kanë nxitur zgjerimin e ofertës, kapaciteteve logjistike dhe pikave në zonat me frekuentimin më të lartë me vizitorë.Shqipëria, e promovuar ende si një vend me kosto të lirë për të pushuar, tërheq vetvetiu segmentin e turistëve që parapëlqejnë t’i mbajnë shpenzimet nën kontroll. Është profili i turistit që kërkon apartament, ushqim të blerë në markete dhe zgjidhje ekonomike transporti.Ecuria pozitive e turizmit duket se ka shërbyer si një baraspeshë për emigracionin, i cili u theksua dukshëm sidomos në periudhën e parë post-pandemi. Të dhënat e fundit të Censit të publikuara nga INSTAT treguan se Shqipëria ishte mpakur në raport me Censin e mëparshëm me disa qindra mijë persona.Zyrtarisht, në vend, jetojnë 2.4 milionë shqiptarë nga 2.8 milionë që rezultonin në Censin e 2011. Tregtia me pakicë është një sektor që planet e biznesit i zhvillon ngushtë me lëvizjet demografike në vend, në një përpjekje për të investuar aty ku ndodhet konsumatori.Lëvizjet e brendshme, ku tendenca është sërish nga zonat rurale drejt atyre urbane apo zonave të reja të urbanizuara që kanë fituar dendësi viteve të fundit kanë sjellë që operatorët të përshtaten edhe me këto zhvillime.Shitjet në rrjetin e dyqaneve të specializuara të ushqimeve e pijeve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Indeksi i vlerës për grupin Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara, në fund të vitit 2024 ishte 175% me një rritje prej 75 pikë përqindje në raport me vitin 2021 kur ky indeks shënonte vlerën 100 për qind. Burimi: INSTAT Hyrja e LIDL, AIDA: Investimi i pritshëm 120 milionë euro, 2800 vende pune Në shtator të vitit të shkuar, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve njoftoi se rrjeti më i madh i supermarketeve gjermane LIDL kishte shfaqur interes për tregun shqiptar.Në atë kohë, AIDA deklaroi se së bashku me Autoritetin Portual të Durrësit (APD), po asistonte prej shumë kohësh kompaninë gjigante të shitjes me pakicë, “Lidl”, në zgjerimin e aktivitetit të saj në Shqipëri.“Me më shumë se 12,200 dyqane në 31 vende dhe mbi 376,000 punonjës, ‘Lidl’ është një nga liderët më të mëdhenj në industrinë e shitjes me pakicë në Europë.Ky investim i rëndësishëm nga ‘Lidl’ do të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë lokale duke krijuar vende të reja pune dhe duke ofruar mundësi për prodhuesit dhe furnizuesit shqiptarë.Kompania ka identifikuar Shqipërinë si një treg me potencial të madh, duke e vlerësuar për miratimin e lartë të konsumatorëve ndaj produkteve të cilësisë së lartë dhe çmimeve konkurruese që ofron”, – do të thuhej në një njoftim të shkurtër të AIDA.Në një deklaratë të dytë në komisionet parlamentare, përfaqësuesja e AIDA-s, Laura Plaku (Saro) nënvizoi se investimi i pritshëm nga “Lidl” në vendin tonë parashikohet të jetë 120 milionë euro dhe të hapë 2800 vende pune. Sfidat e tregut, nga kostot në rritje tek emigracioni, si po ndikojnë në industriZinxhirët e mëdhenj të supermarketeve po ndiejnë trysninë e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, që ndikojnë aktivitetin e tyre të përditshëm.Kostot e rritura në disa aspekte, ngërçet që mund të krijohen në zinxhirët e furnizimit si efekt i zhvillimeve globale gjeopolitike apo klimatike kanë rolin e tyre ashtu sikurse edhe tendenca e shtrenjtimit të kostove të punës nxitur nga mungesa e kapitalit human.Përfaqësues të “Big Market” i përmblodhën sfidat me të cilat përballet tregu në katër pika.Së pari, rritja e kostove operacionale dhe inflacioni i vazhdueshëm, që ndikojnë drejtpërdrejt si te furnitorët, ashtu edhe te çmimet për konsumatorët.Së dyti, kërkesat në rritje të konsumatorëve për cilësi, produkte të shëndetshme dhe të certifikuara, që kërkojnë investime të vazhdueshme në auditim, kontroll cilësie dhe standarde ndërkombëtare.Së treti, konkurrenca në rritje dhe hyrja e aktorëve të rinj, që shpesh vijnë pa një strategji të qartë afatgjatë. Së katërti, sfida globale në zinxhirët e furnizimit.Nga ana tjetër, Alessandro Rosa, administrator i “Conad Albania”, analizon se emigracioni është pikënisja e disa sfidave të lidhura qoftë me konsumin, edhe me kapitalin human.“Jemi dëshmitarë të një diaspore të vazhdueshme që redukton popullsinë dhe rrjedhimisht, edhe numrin e konsumatorëve potencialë vendas, të cilët do të mund të mbështesnin rritjen e mëtejshme të tregtisë me pakicë.Një tjetër aspekt negativ i emigracionit është zvogëlimi i ofertës për personel në moshë pune, në të gjitha nivelet – nga më të ulëtat deri te pozicionet drejtuese, edhe pse, në përgjithësi, në vendet me flukse emigratore – si Italia – largohet kryesisht personel me nivel të mirë arsimor.Kjo e vështirëson gjetjen e punonjësve të kualifikuar që mund të marrin përsipër role kyçe dhe zhvillimore”, – vlerëson z. Rosa.Ai nënvizon se rritja e pagave në afatshkurtër krijon vështirësi për industrinë por pavarësisht kësaj, vlerëson faktin që ajo rrit standardin e jetesës së qytetarëve.Edhe deflacioni ku zhvlerësimi i Euros ka sjellë ndikimet e saj. “Vitet e fundit, teksa Leku është forcuar kundrejt Euros, për shembull në vitin 2024 ka shkuar nga 104 lekë për euro në 98 lekë për euro, kostoja e mallrave në Lek është ulur.Kjo pati pasoja në çmimet e shitjes me pakicë, për rrjedhojë, me të njëjtat vëllime, xhiroja e krijuar në shitjet me pakicë është më e ulët se një vit më parë, pra 2023. Për shembull, për ‘Conad’, viti 2024 u mbyll me një deflacion të brendshëm prej -2.93%”, – thekson ai.  Turizmi dhe lëvizjet e brendshme ndikojnë planet e investimit Lëvizjet e brendshme migratore analizohen në mënyrë periodike nga ana e rrjeteve të shitjes me shumicë dhe pakicë për të shkuar aty ku ndodhet konsumatori. Zinxhirët e supermarketeve pranojnë se epiqendër e investimeve mbeten qendrat e mëdha.“Në lidhje me lëvizjet e brendshme migratore, vërehet një zhvendosje e popullsisë nga zonat rurale drejt qyteteve më të mëdha. Ky fenomen shtyn drejt investimeve më të mëdha në qendra më të mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra etj., ulje të pranisë në fshatra dhe zona që po boshatisen e shpopullohen.Kjo dinamikë ka efekte të dukshme edhe në formësimin e ofertës tregtare në supermarkete, ashtu siç ndodh në zonat me fluks të lartë turistik, sidomos ato bregdetare”, – pohon z. Rosa nga “Conad Albania”.Turizmi, sipas tij, mbart me vete edhe sfidën e menaxhimit të produkteve të freskëta me jetëgjatësi të shkurtër, si dhe furnizimin e duhur me mallra gjatë sezonit veror, kur kërkesa për produkte ushqimore rritet ndjeshëm, por njëkohësisht ka kufizime në hyrjen e mjeteve transportuese në porte.Në të njëjtën linjë ishin edhe përfaqësues të “Big Market” që pohuan se turizmi është një nga motorët kyç të rritjes së konsumit në vend gjatë sezonit.“Turizmi është një faktor kyç dhe motor shtytës për rritjen sezonale të shitjeve tona. Me strategji të qarta dhe të strukturuara për sezonin turistik, ne investojmë në rritje të stokut, stafit dhe gamës së produkteve në zonat bregdetare dhe atraksionet turistike.Ndërkohë, emigracioni dhe urbanizimi kanë ndikuar në zhvendosje të kërkesës drejt qyteteve të mëdha, duke na orientuar në zgjerimin e rrjetit në zona urbane si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani.Ne ndjekim tendencat demografike në kohë reale, duke marrë vendime të drejtuara nga të dhënat”, – thanë të njëjtët. Një treg me lëvizje, a ka vend për më shumë aktorë Industria retail në vend është përfshirë vitin e fundit nga një seri zhvillimesh që lidhen si me hyrjen e aktorëve të rinj, ashtu edhe me shitblerje duke e bërë atë një treg dinamik ku natyrshëm lind pyetja mbi potencialin që shohin aktorët e rinj por edhe ata ekzistues.Por cili është realisht potenciali që ka ky treg në syrin e markave ekzistuese?“Tregu shqiptar ka hapësirë, por vetëm për ata që janë të përgatitur, të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt cilësisë.Rritja e numrit të operatorëve është e natyrshme, por nuk mjafton të kesh vetëm prani – duhet të kesh përvojë, standarde, besnikëri të konsumatorëve dhe kapacitet menaxhues”, – thanë përfaqësues të “Big Market” në lidhje me formën e re që pritet të marrë tregu.Për administratorin e “Conad Albania”, tregu shqiptar ka hapësira për marka të tjera dhe ndikimi është vetëm pozitiv në aspektin e konkurrencës, por sigurisht me një popullsi të tkurrur, gara bëhet me sfiduese.“Në përgjithësi, zhvillimi i tregut me pakicë sjell me vete hyrjen e markave gjithnjë e më konkurruese dhe kjo përfaqëson një element pozitiv për sektorin, si për konsumatorin i cili përfiton nga konkurrenca, ashtu edhe për operatorët ekzistues, të cilët nxiten të përmirësohen vazhdimisht.Sigurisht, një treg i vogël dhe disi në tkurrje si ai shqiptar mund të jetë i vështirë për disa operatorë të mbijetojnë nëse nuk arrijnë të përshtaten dhe të rinovohen.Besoj se hapësira ekziston, veçanërisht nëse kompanitë janë në gjendje të diferencojnë ofertën e tyre tregtare duke gjetur përgjigje të reja për nevojat gjithnjë në zhvillim të klientëve të tyre”, – shprehet z. Rosa. Gara e supermarketeveZinxhirët e mëdhenj të supermarketeve operojnë me norma relativisht të ulëta fitimi, të ndikuara si nga lloji i aktivitetit, ashtu edhe nga niveli i lartë i informalitetit në tregun e paorganizuar të pakicës.Por dy vitet e fundit, ato kanë parë përmirësim të rezultatit financiar, i ndikuar nga përmirësimi i konsumit, i nxitur nga turizmi dhe efektit amortizues që ka dhënë rëni a e Euros në blerjen e mallrave të importit.Njësitë e organizuara të shitjes me pakicë po marrin gjithnjë e më shumë tregun e dyqaneve të vogla, duke rritur me shpejtësi të ardhurat vitet e fundit.Në të njëjtën linjë po zgjerohen dhe fitimet e njëkohësisht po përmirësohen dhe normat e kthimit, të ndihmuara dhe nga Euro e dobët.“Big Market”, zinxhiri më i madh i supermarketeve në vend, kishte të ardhura të konsoliduara sipas të dhënave zyrtare, rreth 26.6 miliardë lekë, me rritje 8.7% në krahasim me vitin e kaluar. Fitimet u rritën me 28%, në 1.5 miliardë lekë.Norma e kthimit u përmirësua në 6.7%, nga 5%, vitin e mëparshëm. Rrjeti i supermarketeve të “Big Market” ka njohur rritje të shpejtë vitet e fundit, duke arritur në 180 pika.Burime zyrtare nga kompania thanë se ndikim ka dhënë dhe zgjerimi i sektorit joushqimor me një gamë të gjerë – tekstile, kancelari, kopshtari etj.-Rrjeti i supermarketeve “SPAR Albania”, është zinxhiri i dytë më i madh i supermarketeve në vend. Sipas burimeve nga kompania, të ardhurat e konsoliduara të rrjetit SPAR rezultojnë 18.8 miliardë lekë në vitin 2023, me rritje 16% me bazë vjetore.Fitimi para tatimit në total i konsoliduar ishte 890 milionë lekë, me rritje 37% me bazë vjetore. Norma e fitimit u përmirësua në 4.7%, nga 4% vitin e mëparshëm.Në fund të vitit 2023, rrjeti “SPAR” në Shqipëri numëronte 80 markete, 38 markete të operuara nën menaxhimit direkt nga “SPAR Albania” dhe 42 markete, nën menaxhimin me partneritet Franchise, sipas raportit të aktivitetit.-“Conad Albania” raportoi të ardhura prej gati 4.1 miliardë lekësh në 2023, me rënie prej 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndërsa të ardhurat ranë, fitimet u rritën me 9.2%, në 594 milionë lekë. Edhe norma e fitimit u përmirësua në 14.4%, nga 12.2% vitin e mëparshëm.Kompania pohon se kursi i këmbimit Lek – Euro (monedha kryesore e blerjes e përdorur nga kompania) ka pësuar rënie dhe për pasojë, ulja e çmimeve ka rritur blerjen mesatare, duke e përkthyer atë në volume.“Çmimet e konsumit në vitin 2023 kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë, për shkak të ndryshimit të kursit të këmbimit, por vlerat e shitjeve janë kundërbalancuar nga rritja e konsumit”, thuhet në raportin vjetor.“Extramarket”, riti të ardhurat me 15.2%, në 2.6 miliardë lekë në 2023-n. Fitimet ishin 167 milionë lekë, ose 33% më të larta, me një normë prej 6.4%.Sipas raportit të aktivitetit, kompania ka bërë investime në infrastrukturë dhe magazina dhe ka riorganizuar shpërndarjen, transportin e kontrollin e punës, duke mundësuar rritjen e kapaciteteve tregtuese.Rrjetet e tjera, ndonëse kanë rritur ndjeshëm qarkullimin vjetor, vijojnë të rezultojnë me fitime minimale.“Diambe” raporti në vitin 2023 rritje të fortë me 40%, në 3.8 miliardë lekë. Fitimet ishin 145 milionë lekë në 2023, me zgjerim prej 30%. Zinxhiri i marketeve zbaton konceptin e “discount” në vend dhe ka filluar aktivitetin në vitin 2014.-“Eco Market Food”, me aktivitet në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore, raportoi të ardhura rreth 3.4 miliardë lekësh në vitin 2023, me rritje prej 5.7% me bazë vjetore.Rezultati para taksave ishte 95 milionë lekë, me rritje të lehtë në krahasim me vitin e kaluar.“Hysen Xhangolli”, shoqëria që menaxhon rrjetin e supermarketeve “Xhangolli” raportoi të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh, me zgjerim prej 65%, pas rritjes me 38% vitin e mëparshëm.Por, fitimet ishin minimale prej 15 milionë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm. Pritet hyrja në treg e “Lidl”Tregu i njësive të organizuara të shitjes me pakicë pritet të zhvillohet dhe më tej, teksa po bën gati infrastrukturën për të hyrë zinxhiri me origjinë gjermane i dyqaneve ushqimore me zbritje “Lidl”, që aktualisht vepron në 31 shtete dhe ka mbi 12.5 mijë njësi shitjeje.  “Viva Fresh Store” e Kosovës hyn në Shqipëri pas blerjes së “Spar Albania”Kompania nga Kosova, “Viva Fresh Store” njoftoi zyrtarisht në mars se kishte arritur një marrëveshje për blerjen e “Spar Albania” nga grupi shqiptar BALFIN.Sipas njoftimit publik të kompanisë, investimi synon të rrisë praninë e grupit në tregun shqiptar dhe të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e të dyja vendeve, duke krijuar vende të reja pune, duke fuqizuar prodhuesit vendas dhe duke modernizuar industrinë e shitjeve me pakicë. Vlera e transaksionit nuk është bërë publike.“Viva Fresh Store” zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni nga Kosova, Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave “Viva Fresh Store” dhe “Super Kit Go”.Vitin e kaluar, z. Rexhepi bleu nëpërmjet kompanisë së tij “SMA Holding” edhe “Top Shop” (Studio Moderna), kompaninë më të hershme të shitjeve nëpërmjet kanaleve elektronike (kryesisht televizionit) në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.Duke përfshirë të gjithë rrjetin e franchise, të ardhurat e konsoliduara të “Spar Albania” arritën në 18.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me 16%, duke e renditur në operatorin e dytë më të madh në vend, pas BIG Market, që ka të ardhura totale prej 26.6 miliardë lekë.Ndërsa fitimi para tatimit i rrjetit Spar ishte 890 milionë lekë, 37% më shumë krahasuar me 2022. Norma e fitimit nga xhiroja për të gjithë rrjetin “Spar Albania” arriti në 4.7%, nga 4% një vit më parë.Sipas informacionit zyrtar të “Spar Albania”, në fund të 2024-s, rrjeti i saj përbëhej nga 90 markete dhe dy hipermarkete. Për grupin BALFIN, të kontrolluar nga biznesmeni shqiptar Samir Mane, kjo është shitja e dytë e rëndësishme në tregun e retail.Në vitin 2007, z. Mane e shiti rrjetin e tij të shitjeve me pakicë “Euromax” te kompania serbe “Delta Maxi Group”, për 29 milionë euro.Kompania ndryshoi kontroll më vonë, pasi grupi serb u ble nga kompania belge “Delhaize Group” dhe më pas nga një “joint venture” greko-francez, nën markën e grupit “Carrefour”.Megjithatë, ish-rrjeti “Euromax” ndoqi një trajektore rënëse, derisa në vitin 2015, “Carrefour” u tërhoq përfundimisht nga tregu, duke ia shitur rrjetin e dyqaneve me pakicë grupit BALFIN të Samir Manes.Më tej, BALFIN lidhi një marrëveshje me grupin me qendër në Holandë, “Spar”, duke marrë ekskluzivitetin e franchise dhe produkteve të “Spar” për Shqipërinë. LEXONI EDHE:“Turizmi, motor sezonal për shitjet, katër sfidat me të cilat përballet retail”“Brezi i ri po nxit qasje tjetër dixhitale, nga kasat me vetëshërbim tek e-commerce”  “Problemi kryesor me të cilin përballemi është emigracioni”“Planet e zgjerimit po ndjekin lëvizjet demografike, fokus tek ofertat e diferencuara”   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbrëmje përrallash në FERMA VIP/ Andrea martohet me gruan e tij, i thonë “PO” njëri-tjetrit përjetësisht para miliona shqiptarëve

    Mbrëmje përrallash në FERMA VIP/ Andrea martohet me gruan e tij, i thonë “PO” njëri-tjetrit përjetësisht para miliona shqiptarëve

    Mbrëmja e sotme në Ferma VIP ka qenë vërtetë përrallore për një nga fermerët. Andrea i ka dhënë fund “beqarisë” me gruan e tij duke u martuart LIVE në spektaklin e sotëm.

    Ashtu si në çdo mbrëmje spektakli të së hënës dhe të premtes në Ferma VIP nuk mungojnë surprizat, por kjo e sotmja ishte vërtetë një nga më të bukurat.
    Në sytë e fermerëve të disa të afërmëve të tyre dhe para miliona shqiptarëve në Shqipëri e anëembanë botës Andrea dhe Gerta bënë dasmën e tyre.

    Edhe pse me dy vajza të vogla, Andrea dhe Gerta nuk kanë patur mundësi që të bënin dasëm, por këtë gjë të madhe të jetës së tyre ua mundësoi AGAI në Ferma VIP.
    Albano: A pranon ti Gerta Andrean deri sa të kesh frymë?
    Gerta: Sigurisht që pranoj.
    Albano: A zotohesh ta duash, ta respektosh, të lash enët, të hekurosësh, të pusnosh serën deri sa të kesh frymë?
    Andrea: Patjetër që po.
    Albano: Me pushtetin që më jep AGAI ju deklaroj burrë dhe grua, je i detyruar me detyrim përcaktim të puthësh nusen.

  • Frederik Ndoci eliminohet nga Ferma VIP 2, ja kë zgjodhi si kryefermer

    Frederik Ndoci eliminohet nga Ferma VIP 2, ja kë zgjodhi si kryefermer

    Frederik Ndoci ishte fermeri i cili pas votës së publikut u largua mbrëmjen e kësaj të premteje nga Ferma VIP 2.

    Luana: Në këtë moment thërras zarfin e eliminimit. Moment i cili nuk na pëlqen por është pjesë e këtij spektakli. Fermerë do të ndaj me ju vendimin e publikut. Fermeri që humbet sonte statusin fermer dhe që do të duhet të largohet përfundimisht nga Ferma VIP 2 është Frederiku.
    Frederiku: A të rri dhe sonte për Elinarën.

    Luana: Më vjen keq Frederik.
    Frederiku: Nuk më vjen keq mua fare.
    Luana: Megjithatë do të të kem përballë sonte.
    Frederiku: Ishte një praktikë e jashtëzakonshme. Kënaqësi e madhe që të jem dhe me ata që nuk janë VIP-a. Kënaqësia ka qenë edhe për ata që na kanë parë nga shtëpia dhe për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kaq ishte. Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç, unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë,.
    Luana: Duhet të them që e superuar në mënyrë fantastike.
    Frederiku: Tani fillon kënaqësia. Kur mbush ato valixhet thua që unë kam familje, kam fëmijë që më presin. Për mua ishte kënaqësi edhe për të afërmit që i kam larg. Qëllimi im ka qenë në fermë për datën 11 maj e cila u realizua. Qëllimi tjetër ka qenë që kush se njeh Frederikun, ky jam. Për Frederikun që është kontrapedal edhe me veten, Basta urime për fitoren.
    Big Basta: Çfarë fitoreje?
    Frederiku: Ti do e fitosh.
    Luana: Frederik emrin e kryefermerit të ri?
    Frederiku: Kryefermeri i ri është Andueli.
     

  • VIDEO – Pas rikonstruksionit të plotë, Xhamia e Plumbit në Shkodër hap dyert për ritualet fetare të besimtarëve

    VIDEO – Pas rikonstruksionit të plotë, Xhamia e Plumbit në Shkodër hap dyert për ritualet fetare të besimtarëve

    30 maj 2025. Një ditë e shënuar për krejt bashkësinë islame të Shkodrës, por jo vetëm. Xhamia e Plumbit pas disa kohësh e mbyllur për shkak të restaurimit dhe rimëkëmbjes totale hapi sot dyert për faljen e namazit të xhumasë së parë pas përurimit të saj, më 8 maj 2025.
    Besimtarë të shumtë e tejmbushën sallën e faljes së xhamisë së Plumbit dhe ambientet e saj të jashtme duke e kthyer këtë ditë në një dëshmi gëzimi dhe një moment të paharruar për të gjithë të pranishmit.

    Besimtarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, si Zvicra, Gjermania, Kosova, Bosnja, Mali i Zi, por edhe nga shumë qytetet të Shqipërisë u bënë dëshmitarë të këtij gëzimi të madh, si të ishte një ditë Bajrami për zemrat e krejt besimtarëve.
    Në hytben e parë të kësaj xhumaje, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari falënderoi të gjithë ata, që janë përkushtuar për këtë punë të madhe, sikurse u ktheu me vëmendjen e besimtarëve tek viti 1775, kur në Shkodër ndërroi jetë Mehmet Pashë Plaku, themeluesi i Pashallëkut të Shkodrës. Myftiu theksoi se me emrin e këtij burri të madh është lidhur xhamia e Plumbit, të cilën e ndërtoi për të mbetur një vend adhurimi dhe një cak i palëkundur i tabanit besimor dhe qytetar të Shkodrës.
    Myftiu falënderoi poashtu kontributin e paçmuar të Presidentit të Republikës së Turkijes, ShTZ. Rexhep Tajjip Erdogan, të cilit iu referua në një histori plot emocion nga e kaluara e Sulltan Selim Javuz Khanit, i cili ishte nisur për një ekspeditë për çlirimin e Misirit dhe gjatë rrugës kaloi me ushtrinë e tij pranë një kopshti me fruta të shumtë. U ndal dhe mendoi: Po sikur ushtarët e mi të kenë marrë ndonjë fryt pa leje dhe urdhëroi që të kontrollohen çantat e ushtarëve. U gëzua pa masë, kur agai i jeniçerëve e lajmëroi se çantat ishin të pastra dhe askush prej ushtarëve nuk kishte prekur asnjë fryt. Sulltani i lavdishëm iu drejtua Allahut me këto lutje: “Zoti im, unë të falënderoj shumë, që ma bëre këtë mirësi të kem një ushtri me njerëz, që nuk e hanë haramin!” Pastaj iu drejtua agait të jeniçerëve: “Sikur ushtarët e mi të kishin marrë fryte pa leje, do ta kisha anuluar këtë ekspeditë ushtarake drejt Misirit, sepse ushtria që e ha haramin nuk mund të ketë sukses në çlirimin e tokave!”
    Nga këtu, Myftiu i Shkodrës drejtoi një mesazh për qeverinë, për ministrat, për klasën politike, për të gjithë njerëzit, që kanë një përgjegjësi në jetën e tyre të kësaj bote dhe për krejt individët që të kenë frikë Zotin në marrëdhëniet e tyre të përditshme dhe të distancohen nga haramet.
    Ndër të tjera, Myftiu tha: “Një shoqëri, individët e së cilës përziejnë haramin me hallallin e përditshëm largojnë bekimet dhe mirësinë e Zotit nga jeta e tyre!”
    Myftiu çoi rahmete dhe u lut për shpirtrat e hoxhallarëve, myftilerëve, bamirësve dhe besimtarëve të shkuar, sikurse iu drejtua Zotit të gjithësisë me një lutje të posaçme për Shkodrën, Shqipërinë dhe shqiptarë e besimtarë kudo që ndodhen.
    Në shoqërinë e salavateve dhe ajeteve të ndryshme kur’anore, që vinin nga minarja e xhamisë së Plumbit, besimtarët u përshëndetën me njëri-tjetrin, duke këmbyer urimet, lutjet dhe kënaqësinë e madhe të kësaj dite të paharruar. /Publikuar në faqen zyrtare të Myftinia Shkodër në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

    Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

    Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të sigurimit të fiket pas uljes, thanë rregullatorët.
    Autoriteti turk i aviacionit civil tha se e vendosi urdhrin pasi mori ankesa nga pasagjerët. Rregullat hynë në fuqi në fillim të këtij muaji.
    Media turke tha se gjobat janë rreth 70 dollarë amerikanë (50 £), megjithëse nuk përmendet asnjë shumë në udhëzimet e autoritetit.
    Autoriteti paralajmëroi se kishte një “rritje serioze” të incidenteve të tilla, me shumë ankesa për pasagjerë që kapnin bagazhe sipër kokës përpara se aeroplani i tyre të ishte parkuar.
    Vendi mirëpret dhjetëra miliona turistë në vit.
    Autoriteti i aviacionit tha se linjat ajrore komerciale tani duhet të lëshojnë një njoftim gjatë fluturimit dhe të raportojnë ata që nuk i ndjekin urdhrat. Pasagjerëve duhet t’u thuhet të mbajnë rripat e sigurimit të mbyllur dhe të përmbahen nga qëndrimi dhe hapja e dollapëve sipër kokës derisa shenja e rripit të sigurimit të fiket, shkruan BBC.
    Ata që nuk i ndjekin këto rregulla duhet t’i raportohen autoritetit, thotë ai.
    Turkish Airlines, transportuesi kombëtar, ka përditësuar njoftimin e saj të uljes, sipas Euronews.
    “Pasagjerët që nuk i përmbahen rregullave do të raportohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil përmes një Raporti për Pasagjerët e Shkelur dhe do t’u vendoset një gjobë administrative në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi”, thotë linja ajrore pas uljes, sipas rrjetit televiziv.

  • Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

    Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

    Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.
    Gjatë konferencës, Trump i ka dhuruar Musk “çelësin e artë”, ndërsa në fjalën foli mbi punën e organizatës DOGE, si dhe për çështje të tjera si studentët e huaj, Universitetin Harvard dhe konfliktin në Ukrainë. Shumica e deklaratave të tij ishin të njohura dhe të përsëritura më parë.
    Trump theksoi se shumë punonjës të DOGE do të vazhdojnë të jenë pjesë e administratës federale dhe shtoi se Elon Musk “nuk po largohet vërtet”, duke shtuar se ai do të jetë “vazhdimisht në telashe”.
    Nga ana e tij, Musk nënvizoi se kjo konferencë nuk shënon fundin e DOGE, por fillimin e një faze të re bashkëpunimi. Ai premtoi se do të vazhdojë të mbështesë ekipin dhe të shërbejë si këshilltar dhe mik i presidentit.
    Largimi i tij erdhi pas zhgënjimit që Musk shfaqi për miratimin nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të një projektligji të mbështetur nga Trump, i cili do të rrisë deficitin federal, duke kundërshtuar qëllimet e DOGE për një administratë më efikase.

  • Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

    Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

    Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme që kanë tronditur pushtetin populist të presidentit Aleksandar Vuçiç.
    Protesta e organizuar nga studentët e universiteteve të Serbisë ka qenë një nga forcat kryesore të këtyre demonstratave kombëtare, të cilat shpërthyen pas një tragjedie që ndodhi më 1 nëntor, kur një strehë hekurudhore betoni në veri të vendit u shemb, duke lënë 16 të vdekur.
    Shumë serbë besojnë se aksidenti i tmerrshëm ka qenë rezultat i punimeve të dështuara të rinovimit të stacionit hekurudhor dhe lidhin këtë katastrofë me akuzat për korrupsion qeveritar në projektet infrastrukturore të mëdha, të realizuara nga kompani shtetërore kineze.
    Studentët protestues kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë dhe rikthimin e sundimit të ligjit në Serbi, një komb të Ballkanit që ka nisur një proces formalisht për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, por ku qeveritarët populistë janë akuzuar për shtypjen e lirive demokratike, shkruan WP.
    Pas muajsh protestash që kanë grumbulluar qindra mijëra njerëz, lëvizja studentore tani po kërkon një votim të parakohshëm, duke argumentuar se qeveria aktuale nuk mund të përmbushë kërkesat e tyre për drejtësi për viktimat e aksidentit. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë planifikuar për vitin 2027, por protestuesit kërkojnë që ato të mbahen sa më shpejt.
    Në fillim, Vuçiç e hodhi poshtë kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por të premten sugjeroi se mund të mbahen zgjedhje të tilla, edhe pse pa specifikuar një datë të saktë.
    Asnjë person nuk është dënuar ende lidhur me tragjedinë në qytetin verior të Novi Sadit. Autoritetet kanë ngritur akuza për më shumë se një duzinë personash, por dyshimet mbeten se proceset gjyqësore do të zbulojnë korrupsionin e dyshuar që qëndron pas aksidentit.
    Një kolona e madhe dhe e zhurmshme protestuesish në Beograd marshuan pranë zyrave të prokurorisë shtetërore dhe arritën deri te ndërtesa e qeverisë, duke mbajtur një pankartë të madhe që kërkonte zgjedhje.
    Maja Rancic, një protestuese, shprehu shpresën se këto protesta do të sjellin ndryshime: “Shpresoj shumë dhe mendoj se do të ndodhë.”
    Qeveria e Vučić ka intensifikuar presionin ndaj studentëve protestues dhe universiteteve të Serbisë, duke akuzuar pa prova se ata janë udhëzuar nga fuqi të huaja për të organizuar një revolucion në vend.
    Studentët kanë planifikuar më shumë protesta gjatë fundjavës në të gjithë vendin, duke vazhduar presionin për një zgjidhje politike të situatës.

  • “Sonte kemi dasëm …”, Zhaku-Luanës: Se mos martohesh vetë, se pastaj …

    “Sonte kemi dasëm …”, Zhaku-Luanës: Se mos martohesh vetë, se pastaj …

    Ka nisur plot batuta dhe komplimenta spektakli i sotëm i Ferma Vip 2, ku padiskutim surpriza e madhe ishte prania e Adelina Ismajlit në rolin e opinionistes, e cila sonte zëvendëson Kastron.

    Ndërsa Luana po anunçononte atë se çfarë pritet të ndodhe sonte në Ferma Vip, nuk munguan as thumbimet e ëmbla të Zhakut.
    Luana bëri me dije se sot do të kemi një dasëm prej vërteti në Ferma VIP, menjëherë reagoi Zhaku e cila e pyeti në mos ishte moderatorja burkuroshe ajo që do të martohej sotne.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Kaq do të ndodhë sonte. Po kush do të martohet sonte?
    Adelina: Vërtetë ka dasëm?
    Luana: Po, dhe dasëm prej vërteti.
    Zhaku: Me shami beqari. Se mos na martohesh vetë, aty pastaj do bëhem pishman, pse nuk u vesha tamam.

  • “Asnji s’ka shanse, se rri veç me goca …”, Luana Vjollca surprizon në “RAP”, atmosferë fantastike në Ferma VIP

    “Asnji s’ka shanse, se rri veç me goca …”, Luana Vjollca surprizon në “RAP”, atmosferë fantastike në Ferma VIP

    Moderatorja e magjishme e Ferma Vip 2. Luana Vjollca ka treguar një tjetër talent të sajin në spektaklin e sotëm në Vizion Plus.

    Pas sfidës ë fermerëve edhe Luana ka performuar në “RAP’ duke i lënë të gjithë gojë hapur.Lexo edhe :Related Posts
    Interpretimi i Luanës:

    Unë jam Luana, Luana Vjollca, asnji s’ka shanse se rri vec me goca.
    Kur prezantoj, jam më e mira, kur prezantoj dy llafe saktë, pesë janë çudira.
    S’kam tangërllik, por s’ma kapni humorin.
    Sa keni ju Fermën, unë kam oborrin.
     

  • Telefonata Zelensky-Erdogan, fokusi në raundin e dytë të bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll

    Telefonata Zelensky-Erdogan, fokusi në raundin e dytë të bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës u vu theks i veçantë në vazhdimin e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, raundi i dytë i të cilave pritet të zhvillohet më 2 qershor.

    Sipas një deklarate nga presidenca turke, Erdogan deklaroi se Turqia po bën përpjekje aktive për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë dhe shprehu kënaqësinë e tij me rezultatet pozitive të bisedimeve të mbajtura në Stamboll më 16 maj dhe përfundimin e shkëmbimit të të burgosurve në një periudhë të shkurtër kohore.
    Presidenti turk tha gjithashtu se një vendim i mundshëm për armëpushim në raundin e dytë të planifikuar të bisedimeve do të ishte një hap i rëndësishëm drejt paqes. Qëllimi, tha ai, është të ruhet momenti i arritur në procesin e negociatave duke siguruar pjesëmarrje të fortë të delegacioneve.
    Së fundmi, Recep Tayyip Erdogan theksoi se një takim i udhëheqësve pas bisedimeve të delegacionit do të kontribuonte në procesin e paqes dhe deklaroi se këto bisedime duhet të mbahen pa vonesë.
    Sot përfundoi vizita dy-ditore në Ukrainë e Ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, pas një vizite të ngjashme që ai bëri në Moskë, me fokus kryesor në përpjekjet për paqe në luftën ukrainase.
    Ministri turk, përveç konsultimeve me homologun e tij Andriy Sibiha, pati takime edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov, i cili kryesoi delegacionin ukrainas në Stamboll.
    Të mërkurën, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kishte deklaruar se Moska propozon të rifillojë bisedimet më 2 qershor, përsëri në Stamboll.

    Top Channel