Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë disa sy që nuk shikojnë, por ndiejnë. Dhe ndër ta është objektivi i Armando Babanit.
Nga zjarri i protestave në bulevard, te heshtja e ngulitur në fytyrën e një fëmije pas hekurave të një dritareje.
E ndërkohë që politika lëviz me shpejtësi, Babani kap qetësinë para stuhisë… apo ndoshta pas saj.
Çdo shkrepje e tij është një thirrje për kujtesë. Në rrjete sociale, fotot e tij ndahen, komentohen, jetojnë jetë të dyta. Por për të, ato janë vetëm dëshmi.
Në një bisedë rreth 5 fotove më të dashura të karrierës së tij apo më domethënëse, Babani zbuloi për herë të parë fabulën e fotos së kryeministrit Rama duke ngrënë makarona.
Ai tregoi për Top Channel se kanë qenë në një ekspozitë së bashku, dhe më pas kanë konsumuar bashkë ushqim, në një tavolinë me shumë veta.
Në këtë moment kur Rama zgjodhi të konsumojë makaronat, shkrepja e Babanit nuk mungoi, ndonëse nuk e kishin menduar se do të bëhej aq virale.
Day: May 27, 2025
-

“200 mijë euro, në një çantë”/ CEZ-DIA, juristi që “fundosi” Metën: Mori para nga Kastriot Ismailaj
Juristi Romeo Kara thotë se Ilir Meta ka marrë 200 mijë euro, teksa ia kanë çuar në shtëpi me një çantë, lidhur me korrupsionin e privatizimit të CEZ-DIA.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kara u shpreh se paratë ia ka dërguar Kastriot Ismailaj.
Kara shtoi se informacionin ia ka dhënë ish drejtoi ekzekutiv i DIA-s, Ervis Mata.
“Ish drejtori ekzekutiv i DIA-s, më ka thënë mua personalisht, që unë me çantën time të punës i kam tërhequr, merrej me financat i kemi mbushur. Më ndihmoi me informacion. Me një çantë ngjyrë kafe lëkure, ose 200 milion lekë, ose 200 mijë euro, ia kanë çuar zotërisë në një apartament, Netës pra, në bllok. Ia ka çuar vetë Ismailaj. Këtë ma ka thënë drejtori ekzekutiv i Ismailaj, Ervis Mata. Kjo është e saktë. Kjo është më e prekshme. Dëmi është bërë 35 milionë euro, do merreshin më shumë. Gjysmat do i merrte DIA, Meta do merrte pjesën e vetë. Këtu kanë qenë ca pazare të mëdha. Janë zënë vetë fillimisht, i ndodhi tersi që hyra unë. E kanë ditur fillimisht, këta me radh. Familja Berisha ecin me lista të zeza, unë e kam pasur emrin te listat e zeza. E kam ftuar dhe ia njoh meritë vetes”, theksoi ai. -

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka shkruar një faqeje në Facebook, që ofronte takime në ambasadën gjermane dhe për një takim i pagoi 1400 Euro shtetasit Bujar Baca, në Prishtinë.
Në fund, çdo gjë rezultoi mashtrim dhe nga faqja në fjalë, nuk mori asnjë përgjigje. Në ambasadën gjermane në Tiranë i thanë që është mashtruar. Ardisi nuk mori as takim në ambasadë, as vizë pune dhe as lekët mbrapsht.
“Në datën 15 qershor të vitit 2024, gjeta një person në një faqe Facebook-u, që jepte ‘termina’ në ambasadë për vizë punë në Gjermani. Unë i shkrova këtij personit dhe më ktheu përgjigje. Vonon 3 ditë. Është 100% i sigurt dhe i saktë edhe pagesa bëhet pas konfirmimit, që vjen një e-mail, që do të paraqitesh në ambasadën gjermane. Në ambasadë në Tiranë, më thanë që është mashtrim. Këtë, që kishte bërë ai, ishte false, mashtrim. S’mora as takim në ambasadë, s’mora as vizë pune, as lekët e mia nuk i kam marrë mbrapsht, 1400 euro. Në emër të Bujar Baca Prishtinë”, tha denoncuesi.
Ai bëri një kallëzim, që më pas i kaloi prokurorisë. Por kjo e fundit, e ka pezulluar dhe arkivuar dosjen, me pretendimin, që pret përgjigje nga letër-porositë drejtuar Kosovës.
Sipas avokatit Arben Llangozi, në këtë rast ka shkelje të Kodit të Procedurës Penale, pasi emri është dhe prova janë pagesat e bëra nga Ardis Sulaj. Sipas tij, këto janë mekanizma, që kësaj çështjeje të mos i jepet zgjidhje nga ana e Prokurorisë së Dibrës.
“Kallëzuesi ka një emër konkret, ka provën materiale që u ka vënë në dispozicion organeve të akuzës, që është mandati bankar, pra identifikohet personi plotësisht. Prokurori ka për detyrë që të regjistrojë emrin e personit, të vijojë hetimet dhe të mos e pezullojë në asnjë moment. Vetë fakti që personi e ka pezulluar për shkak të një letër porosie nuk është ligjore, sepse neni i ndalon prokurorin që ta pezullojë, sepse pezullimi bëhet vetëm kur nuk gjendet autori, apo kur nuk ka persona autorë të një vepre penale.
Në rastin konkret ne e kemi autorin dhe prokurori ka vendosur në kundërshtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Unë mendoj se vetë fakti që prokuroria e ka pezulluar ka dashur që të zvarrisë procedurat për të çuar përpara përgjegjësisë këtë autor të veprës penale. Marrëdhëniet e shtetit shqiptar me atë kosovar janë me marrëveshje, që të komunikojnë në një kohë sa më të shkurtër, pra që informacioni të vijë në një kohë sa më të shkurtër në Republikën e Shqipërisë”, tha avokati. -

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre me ndihmën e personelit mjekësor.
Projektligji, i cili mbështetet edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, u miratua me 305 vota pro dhe 199 kundër. Më pas do të shkojë në Senat, përpara një leximi të dytë në Asamblenë Kombëtare. Mbështetësit e tij shpresojnë se do të bëhet ligj deri në vitin 2027.
Kur të bëhet ligj, Franca do të bëhet vendi i tetë në Bashkimin Evropian që lejon vdekjen e asistuar.
Në të njëjtën kohë, një tjetër projektligj që krijon të drejtën e përdorimit të medikamenteve që kanë vetëm efekte qetësuese ndryshe “kujdesi paliativ” dhe jo kuruese u miratua pa kundërshtime. Vlerësohet se një në dy pacientë francezë që kanë nevojë për kujdes paliativ nuk e marrin atë.
BBC vëren se aktualisht, versioni francez është më i rreptë se ai i Holandës ose Belgjikës, vendet e para në Evropë që legalizuan vdekjen e asistuar.
Pas shumë debatesh mbi dispozitat e ligjit, ligjvënësit francezë arritën në përfundimin se ai do të zbatohej për njerëzit “që vuajnë nga një sëmundje serioze dhe e pashërueshme që është kërcënuese për jetën dhe në një fazë të avancuar ose terminale dhe që vazhdojnë të vuajnë fizikisht ose psikologjikisht.
Pacienti do të duhet të ishte në gjendje të “shprehte lirisht qëllimin e tij”. Ai do të duhet të presë 48 orë dhe pastaj ta konfirmojë vendimin.
Sapo të miratohet, doza vdekjeprurëse do të administrohet nga vetë pacienti ose nga një asistent mjekësor nëse pacienti nuk është në gjendje ta bëjë vetë. Miratimi do të jepej nga një mjek, por vetëm pas konsultimit me kolegët.
Personeli mjekësor që kundërshton vdekjen e asistuar nuk do të jetë i detyruar ta kryejë atë. Megjithatë, ata do të dënohen me burgim deri në dy vjet nëse e pengojnë.
Në përgjithësi masa u votua nga Qendra dhe e Majta, ndërsa e Djathta ishte kundër.
Kryeministri François Bayrou, i cili është katolik fetar, madje tha se do të abstenonte nëse do të kishte të drejtë të votonte. Megjithatë, ai nuk është deputet dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në votim. -

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna.
Lajmi u bë publik nga Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., përmes një postimi në rrjete sociale, duke anashkaluar procesin tradicional të rekomandimeve nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Kennedy, së bashku me komisionerin e Ushqimeve dhe Ilaçeve, Marty Makary dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Jay Bhattacharya, njoftuan se vaksinat janë hequr nga kalendari i rekomanduar i imunizimeve i CDC-së.
Ky ndryshim vjen pak ditë pasi u prezantuan kritere më të rrepta për marrjen e dozave kundër Covid, duke i kufizuar ato kryesisht vetëm për të moshuarit dhe personat me rrezik të lartë për komplikacione.
Ndryshe nga praktika e zakonshme, Komiteti Këshillues për Praktikat e Imunizimit (ACIP) pranë CDC-së nuk u mblodh për të votuar mbi këto ndryshime. Tradicionalisht, çdo vendim për ndryshime në kalendarin e vaksinave miratohej fillimisht nga ky komitet, përpara se të bëhej zyrtar nga drejtori i CDC-së.
Kennedy, një kritik i kahershëm i vaksinave, i cili tani e mbikëqyr vetë CDC-në, po ndërmerr ndryshime në sistemin shëndetësor amerikan në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump për shkurtimin e qeverisë federale.
“Vitin e kaluar, administrata Biden inkurajoi fëmijët e shëndetshëm të merrnin një tjetër dozë kundër Covid, pavarësisht mungesës së të dhënave klinike për efektin e dozave të përsëritura te fëmijët,” deklaroi Kennedy në video.
Më parë, CDC-ja kishte rekomanduar vaksinimin me dozat e përditësuara kundër Covid për të gjithë qytetarët duke filluar nga foshnjet mbi 6 muajsh.
Ekspertë të shëndetit publik kanë reaguar ndaj mënyrës së ndryshimit të rekomandimeve. Profesori i sëmundjeve infektive William Schaffner nga Universiteti Vanderbilt e cilësoi vendimin si “një përmbysje të procesit”.
Profesoresha e së drejtës në UC Law San Francisco, Dorit Reiss, paralajmëroi se anashkalimi i komitetit këshillues mund ta dëmtojë CDC-në në rast se ngrihen padi.
Sipas faqes zyrtare të CDC-së, studime të shumta tregojnë se vaksinimi para dhe gjatë shtatzënisë është i sigurt, efektiv dhe përfitues si për nënën, ashtu edhe për foshnjën.
Megjithatë, Makary tha se nuk ka prova që fëmijët e shëndetshëm kanë nevojë për vaksinim rutinë kundër Covid dhe shtoi se shumica e vendeve e kanë hequr tashmë këtë rekomandim për ta.
Prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe Moderna nuk kanë komentuar mbi vendimin. -

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi.
Emmanuel dhe Brigitte Macron kanë zbritur së bashku shkallët e avionit presidencial në Xhakarta, duke e mbajtur njëri-tjetrin për dore dhe duke buzëqeshur.
Një ditë më parë, gjatë mbërritjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kur Brigitte Macron duket se i dha një shuplakë ose e shtyu burrin e saj.
Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte situatën, duke thënë se ishte thjesht një shaka.
Kështu u shpreh edhe vetë presidenti francez në deklaratat e tij, duke hedhur poshtë “teoritë” që po qarkullonin mbi marrëdhënien e tij me gruan. -

Mungesa e entuziazmit në PS pas fitores? Mylsimaj: Deputetët e dinë që janë lehtësisht të zëvendësueshëm. Pedagogu: Fuqia e Ramës i ka devalorizuar
Situata post zgjedhore, ka qenë në qendër të diskutimit këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Edhe pse fitues atmosfera në PS nuk ka qenë dhe aq entuziaste. Për gazetaren Raziela Myslimaj kjo vjen për shkak se deputetët e PS e dinë që nuk kanë më atë fuqi dhe janë lehtësisht të zëvendësueshmë.
I të njëjtit mendim ishte dhe pedagogu i gazetarisë Zylyftar Breu, i cili tha se forca e madhe e përbashkët, zhbën fuqinë e gjithsëcelit më vete.Pjesë nga biseda:
Mylsimaj: Arsyeja pse ata nuk janë të lutmuar apo nuk janë entuziastë, sepse pesha e tyre specifike në PS bie ndjeshëm, dhe ka rënë ndjeshëm, dhe mesazhin e kanë marrë.
Borakaj: Jo ata që janë votuar shumë?
Myslimaj: Pesha e gjithsecilit ka rënë, pasi shihen si numra lehtësisht të zëvendësueshëm. PS e ka të gjithë forcën për të kaluar çdo ligj në parlament, i duhet vetëm një votë. PD nuk ka nevojë ti shtrijë dorën askujt, nëse i duhet t’i shtrijë dorën akusjt. Pushteti i madh të tremb dhe ata e dinë që pas 12 vitesh që janë në terren si pushtetarë, çfarë do tu ofrojnë më qytetarëve, nuk e di sa do ngjisë më retorika e BE-së.
Bregu: Jam dakord se fuqa e madhe për të gjtihë, fuqinë e secilit e zvogëlon. Autoriteti i shtuar i zotit Rama e ka futur secilin pëprej tyre në devalorizim, i ka bërë që të gjithë ata të ndihen të pavlerë sidomos edhe në këtë raportin që ka futur Rama për të freskuar grupin parlamentar. Kemi një numër të madh të deputetëve të rinj. -

Shqipëria në BE, do ja njihnit Ramës këtë meritë? Përgjigjet Xhaferri në Quo Vadis
Kandidati demokrat Besart Xhaferri tha se nëse Shqipëria hyn në BE nuk është meritë e Edi Ramës.
Në studion e Quo Vadis, Vizion Plus Xhaferri tha se Shqipëria në Bashkimin Evropian është një detyrë kombëtare që çdo parti do që të arrihet.
Pjesë nga biseda:Xhaferri: Uroj që Shqipëria t’i hapë dhe t’i mbyllë me sukses grup-kapitujt.
Borakaj: Do t’ia njihnit këtë meritë Ramës?
Xhaferri: Ne ia njohim këtë meritë Shqipërisë. Ashtu siç nuk na e njohu PS kur u anëtarësuam në NATO. Duhej të ishim që në vitet 1900 drejt BE-së, por historia ka bërë të pamundur që ne të ishim më herët. Kjo është një detyrë kombëtare që çdo parti duhet të dëshirojë të arrihet. Se sa do të arrihet kjo, e tregojnë vetë raportet që shkruhen nga institucionet e Bashkimit Evropian. Ta shohim: do hyjmë apo s’do hyjmë. Unë uroj të hyjmë.
/vizionplus.tv -

Reagimi i SHBA për zgjedhjet, pedagogu: Ishte i vakët, ja ndryshimi me mesazhin e 2021
Pedagogu Zylyftar Bregu e cilësoi reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit si të vakët.
Bregu tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se ai urim nuk i drejtohej as qeverisë dhe as KQZ-së, ndryshe nga mesazhi i vitit 2021.Lexo edhe :Related Posts
Pjesë nga biseda:Borakaj: Si ishte reagimi i ambasadës amerikane?
Bregu: Ka qenë një fjali. Ishte i vakët. Ishte një akt protokollar, i cili nuk i drejtohej qeverisë.
Borakaj: Pse?
Bregu: E dinë ata. As KQZ-së nuk i drejtohej, por i drejtohej popullit shqiptar. Bëjmë krahasimin me vitin 2021, mesazhi i Yuri Kim ishte “Falënderojmë kryeministrin Ramën për mandatin e tretë dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin.” Sot ishte ndryshe, ishte shmangur.
Urimi i ambasadës së SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë!
/vizionplus.tv -

A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Xhaferri: Po, ja çfarë na këshillon
Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda demokratëve pas humbjes në zgjedhje.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse konsulenti Chris LaCivita vijon të jetë në PD, Xhaferri tha se po dhe vijon t’i këshillojë duke u kërkuar të dokumentojnë dhe faktojnë farsën zgjedhore.
Pjesë nga biseda:Borakaj: A është zoti LaCivita ende në PD?
Xhaferri: Po, vijon të jetë konsulent.
Borakaj: Çfarë këshillon?
Xhaferri: Dokumentimin dhe faktimin e gjithë farsës elektorale.
