Day: May 27, 2025

  • Akuza për manipulime dhe presion mbi votuesit, PD-ASHM kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Shkodër

    Akuza për manipulime dhe presion mbi votuesit, PD-ASHM kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Shkodër

    Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka paraqitur një tjetër ankesë pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës dhe përsëritjen e tyre në të gjithë territorin e këtij qarku.
    Sipas kësaj force politike, procesi zgjedhor është dëmtuar rëndë për shkak të manipulimeve të kryera nga institucionet shtetërore, të cilat, në vend që të ruanin neutralitetin, janë përfshirë në mbështetje të forcës qeverisëse. PD-ASHM pretendon se zyrtarë vendorë dhe përfaqësues të ministrive kanë shpërndarë favore, ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votuesit e opozitës.
    Në deklaratën e tyre theksohet se qytetarët janë përballur me një proces të diktuar, ku vota është blerë ose imponuar, duke mohuar kështu mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
    Po ashtu, PD-ASHM ka akuzuar për përfshirjen e grupeve kriminale në zonat rurale, të cilat kanë përdorur frikën dhe presionin si mjete për të ndikuar rezultatin zgjedhor, duke bërë që kjo forcë politike të mos arrijë 6 mandatet e synuara në një qark që historikisht ka qenë bastion i saj.
    Deri tani, PD ka dorëzuar ankesa edhe për qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti

    A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Ja si përgjigjet deputeti

    Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri ka komentuar situatën politike brenda demokratëve pas humbjes në zgjedhje.
    I pyetur nëse konsulenti Chris LaCivita vijon të jetë në PD, Xhaferri tha se po dhe vijon t’i këshillojë duke u kërkuar të dokumentojnë dhe faktojnë farsën zgjedhore.
    Pjesë nga biseda:
    A është zoti LaCivita ende në PD?
    Xhaferri: Po, vijon të jetë konsulent.
    Çfarë këshillon?
    Xhaferri: Dokumentimin dhe faktimin e gjithë farsës elektorale.

  • “Mos i bëj me mua këto lojëra”, Hoxha përplasje live në studio me avokatin e Metës: Më thuaj çfarë është 200?

    “Mos i bëj me mua këto lojëra”, Hoxha përplasje live në studio me avokatin e Metës: Më thuaj çfarë është 200?

    Përmendja e një shtetaseje amerikane në dosjen e Ilir Metës i cili u mor i pandehur sot në SPAK, u kthye në çështje debati në një studio televizive.
    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për emrin ‘Rebeka’ të përmendur në dosje, ndërsa u përfshi në debat me gazetaren Anila Hoxha. Sipas avokatit ndaj Ilir Metës janë montuar prova dhe nuk ka asnjë fakt kundër tij.
    Pjesë nga debati në studio:
    Cakrani: Ndaj Metës është ngirutr një kala e madhe baltë 30-vjeçare. Opinioni publik ka dëshirë të dëgjojë për politikanë të korruptuar. Si do goditet kundërshtari politik nëse nuk i monton prova. Z.Meta me Kastriot Ismailin njihet që fëmijë. Çlidhje ka korrupsioni i Metës me CEZ-DiA. Kur është lidhur ajo kontratë Meta nuk ka qenë fare ministër i Ekonomisë. Përmendet një Rebeka. Kur është marrë nën hetim është përmendur një ish-kryeministër, nuk është folur për Metën. Ndaj z.Meta nuk ka asnjë fakt penal. Në rolin e tij si ish kryeministër nuk ka një shkresë.
    Duma: Përmendet zonja Rebeka?
    Hoxha: Jo, ndoshta…
    Cakrani: E ke lexuar dosjen?
    Hoxha: Nuk ke përballë një prokurore
    Cakrani: Më gjeni një provë që Ismailaj i ka kryer një favor Metës. Jo nuk flitet kështu
    Hoxha: Nuk jam Altin Dumani dhe Arben Kraja. Mbrojtjen bëje në gjykatë. Thash gjë unë që IliR Meta është fajtor? Thash gjë në emër të SPAK? Mbaj vendin si avokat pa akuzuar të tjerë. Le të ruajmë etikën. Fol si avokat me fakte. Këto ujërat politike dhe të avokatit mos i bëj me mua se po flas e balancuar. Nuk e pranoj këtë gjuhë avokati.
    Cakrani: Ju po mbroni SPAK-un apo politikën? Kam ardhur t’i flas publikut se çfarë ka ndodhur me ish presidentin. Ndaj presidentit është ngritur një baltë e madhe qëllimisht nga politika.
    Hoxha: Kë ke politikan në këtë studio.
    Cakrani: Më gjykon mua publiku këtu
    Hoxha: Avokati ka të drejtë. Çështjen e kë të fituar.
    Cakrani: E di ti shumë mirë e ke lexuar dosjen.

  • “Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit”/ Reagon avokati i Metës: Meta nuk di asgjë për atë…

    “Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit”/ Reagon avokati i Metës: Meta nuk di asgjë për atë…

    Kujtim Cakrani: Te partitë politike mblidhet kryesia dhe vendosin për një lobim. Po bëni sikur këto para i ka marrë Meta. Paratë kanë shkuar për lobim. Zoti Meta nuk di asgjë. Kontrata e lobimit është regjistruar në FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj). Është kërkuar nga cila llogari bankare kanë hyrë këto para dhe ata thonë nuk i ruajmë këto të dhëna më shumë se 10 vite. Kontratën e kishte bërë Partia e Lirisë, ajo figuron e regjistruan në Fara.
    Tani, një personazh tjetër i PL që ka qenë anëtar më parë e sot është afër kryeministrit, është lidhur me një grek që kishte influencë në SHBA dhe ai ka bërë veprime pa dijeninë e zotit Meta. Ai personazh është thirrur në SPAK dhe thotë nuk di gjë. Ndërkohë që ka miqësi me grekun, ka hyrë, ka dalë, ka pirë. Zoti Meta nuk ka hedhur firmë.

  • “Meta dhe Kryemadhi, në hall të madh”/ Avokati përplaset me Karamuçon: Ish presidenti nuk është i qetë, nuk mundet…

    “Meta dhe Kryemadhi, në hall të madh”/ Avokati përplaset me Karamuçon: Ish presidenti nuk është i qetë, nuk mundet…

    Në një studio televziive, teksa diskutohej për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si të pandehur nga SPAK, avokati i ish-presidentit Kujtim Cakrani u shfaq i tensionuar.
    Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se fokusi i tij duhet të jetë te dosja, sepse “Meta dhe Kryemadhi janë në hall të madh”.
    Avokati Cakrani u shpreh se Meta nuk mund të jetë i qetë pasi janë montuar fakte kundër tij.
    “Ajo që kam parë sot, keni referuar persona të tjerë që do ui dali emri më vonë. Pra qenka në bashkëpunim. Avokati që nis që në fazën hetimore, ai e çon deri në fund se ka një problem të madh. Ajo që t’i lexon nuk është e njëjta me atë që përjeton. Kjo gjuhë që vjen në studio me avokat konkret nuk është e përshtatshme. Z.Meta dhe kryemadhi janë në një hall të madh, u janë komunikuar akuzat. Mos e shpërqendroni vëmendjen. Merruni me atë hall se ka prova pafund aty. E di pse përmendet zonja Rebeka, për ta intimiduar Ismailin. Pse nuk përmendet gruaja e Ismailit që kërkonte kam një dëshmi. Të merren me këta se këta janë dëshmitarët konkret”-u shpreh Karamuço.
    “Çështja e z.Meta nisi keq. Nuk ruhet qetësia kur rrëmbehet si bandit në mes të rrugës. Mund t’ia komunikoje ndryshe. Nuk mundet presidenti të jetë normal dhe i qetë. Unë këtu përcjell edhe ato që Presidenti m’i ka thënë. Ju thoni është dosja aty. As prokurorët nuk e dinë se përse është arrestuar. Sot presidenti ka kërkuar një gjë, dua të shkoj në gjyq sa më shpejt. Nuk duhet të ishte presidenti aty, por persona të tjerë për çështjen e lobimit”-u shpreh Cakrani.

  • Mesazhi i Amerikës për zgjedhjet, Spahiu: Ka një ftohtësi

    Mesazhi i Amerikës për zgjedhjet, Spahiu: Ka një ftohtësi

    Analisti Kreshnik Spahiu, komenton reagimin e bërë sot nga ambasada e Shteteve të Bashkuara për zgjedhjet të 11 majit, ku fituese doli PS me 83 mandate deputetësh. Sipas Spahiut, mesazhi i shkurtër i ambasadës ishte një qëndrim i ftohtë që nuk i jep entuziazëm mazhorancës dhe ana ana tjetër, i shuan shpresat opozitës.
    ”Ishte një mesazh i ftohtë. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të zyrtarizohet qeveria, të vijë një mesazh i nivelit më të lartë. Ishte një mesazh që mbyll shpresat për opozitën, se ishte komerdarja e fundit ku kishte varur shpresat opozita. Unë mendoj se PD do e vazhdojë kontratën e lobimit, sepse varet ekzistenca e PD-së dhe lidershipit. Berisha kërkon të normalizojë marrëdhëniet me SHBA se përndryshe i bie kalaja. SHBA është më shumë indiferente se sa interferuese”,-tha në ”Top Story”.

    Nga ana tjetër, shtoi se se ka ftohtësi në marrëdhëniet aktuale mes SHBA-së dhe vendit tonë, teksa kujtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim me presidentin Donald Trump, që kur ky i fundit mori mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
    ”Se SHBA ka ndërhyrë në zgjedhje, ndërhyri në Kosovë e vende të tjera. Në Shqipëri ka qenë indiferente, por kjo nuk është aq pozitive se Osmanit i ka dhënë Trump dorën tre here, që ku është rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë. Me Shqipërinë ka një ftohtësi të dukshme, që më shumë mendoj se ne nuk jemi fare në agjendën e SHBA-së për momentin ose ende nuk ka ardhur në tavolinë diskutimi”.

  • Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD, pranon 2! KQZ: Nuk pati parregullsi!

    Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD, pranon 2! KQZ: Nuk pati parregullsi!

    Mbledhja e KAS

    TIRANË- Partia Demokratike kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit. Por, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi vetëm  dy kërkesa të Partisë Demokratike dhe i rrëzoi tre të tjera në lidhje me pretendimet e saj për shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor për Qarkun e Kukësit. Në vazhdën e ankimimve të Partisë Demokratike për procesin zgjedhore të 11 majit, në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, u zhvillua mbledhja e radhës. Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi i koalicioni “PD-ASHM”, Franc Nuri lexoi pretendimet e opozitës para KAS.
    “Pati parregullsi të shumta brenda dhe jashtë vendit me votën e diasporës. Ne mendojmë se ndarja e mandateve mund të ishte në favorin tonë, shkeljet janë të tilla që mund të kishin ndikuar edhe në ndarjen e rezultatit,”-tha në fjalën e tij, Franc Nuri. Ndërkohë që në mbrojtje të tyre, Pavlina Doçaj, drejtore e Ligjshmërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha se përfaqësues të opozitës nuk e kanë konstatuar në asnjë moment procesin. 
    “Numëruesit dhe Komisionerët e PD, firmosën dhe nënshkruan të gjitha tabelat përmbledhëse. Jo vetëm që nuk kanë kontestuar proçesin, por i kanë firmosur ato. Nuk jemi në kushtet e përsëritjes së zgjedhjeve sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor.”
    Po ashtu, në fjalën e tij, përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, pretendoi se lista ka pasur edhe persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare,  por sërish kanë marrë zarfin dhe kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit.
    “Kemi të dhëna që persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare figuronin ende në listat e zgjedhjeve deri para pak kohë para zgjedhjeve. Kemi pasur një listë me 137 emra dhe ja kemi dhënë KQZ. Unë shpjegova se nëse ka disbalancë mes numrit të votuesve, pra personave që kanë votuar dy herë ka risk për përdorim të trenit bullgar dhe prandaj ne kërkojmë këto të dhëna. Ka pasur persona që e kanë shtetësinë shqiptare dhe figurojnë edhe tek diaspora dhe këtu në Shqipëri,”- tha ai. Por kur u pyet nëse kishte një listë të këtyre emrave nga Ilirjan Rusmajli, Nuri tha se nuk e posedonte një listë të tillë, por kishin të dhëna që i provonin pretendimet e tyre.
    Kështu, KAS vendosi të pranojë kërkesën e PD si prova për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës për studimin e të dhënave të DHL (për votat e Greqisë) si edhe raportin e audituesve teknicienë.
    “Ne e konsiderojmë që kjo kërkesë duhet pranuar të paktën për Greqinë, aq sa disponohet aktualisht. Pra zoti Nuri sipas protokollit për ruajtjen e konfidencialitetit për të dhënat personale. Kjo kërkesë duhet pranuar për aq sa disponohet prova,”- lexoi Rusmajli vendimin e KAS-it.
    Por u rrëzua kërkesa për kryqëzimin e shenjave të gishtave nga pajisjet PEI me votuesit dhe i vënies në dispozicion të regjistrave të posaçëm të çdo qendre votimi dhe as procesverbalet e mbylljes së QV.
    “KAS vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë për shkak se kërkesa nuk ka lidhje me marrjen e një prove, prova nuk ekziston,”- tha Rusmajli.
    Po ashtu, Partia Demokratike ka ankimuar edhe rezultatet në Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Vlorë./ZËRI

  • Marrin flakë kullotat në Memaliaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari

    Marrin flakë kullotat në Memaliaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari

    Një zjarr ka përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë, Njësia Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj, rreth një orë më parë. Sipas burimeve për Report Tv flakët janë konstatuar në një zonë të thellë dhe të vështirë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke vështirësuar ndjeshëm punën e forcave të emergjencës.
    Pavarësisht terrenit të vështirë, zjarrfikësit e Memaliajt kanë mundur të neutralizojnë flakët duke përdorur mjete rrethanore, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të tjera me bimësi të dendur.
    Zjarri ka shkrumbuar rreth dy dynym kullotë, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bari që ndodhej në afërsi të vendngjarjes. Megjithatë, burime nga policia bëjnë me dije se këto janë ende vetëm dyshime dhe hetimet janë në vijim për të identifikuar autorin e mundshëm të zjarrvënies.
    Autoritetet lokale apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët, sidomos gjatë stinës së verës, kur rreziku për zjarre në natyrë është i lartë.

  • Nga shuplaka e një dite më parë, sot dorë për dore/ Çifti Macron në momentin kur mbërrin në Indonezi

    Nga shuplaka e një dite më parë, sot dorë për dore/ Çifti Macron në momentin kur mbërrin në Indonezi

    Çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër pas largimit nga Vietnami, një ditë pas mbërritjes së tyre dhe incidentit të shumëpërfolur me shuplakën që presidenti francez thuhet se mori nga gruaja e tij. Emmanuel dhe Brigitte Macron zbresin së bashku shkallët e avionit presidencial, duke e mbajtur njëri-tjetrin për dore dhe duke buzëqeshur.
    Kur mbërritën në Xhakarta të Indonezisë, ata zbritën shkallët duke u mbështetur te njëri-tjetri. Një ditë më parë, gjatë mbërritjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kur Brigitte Macron duket se i dha një shuplakë ose e shtyu burrin e saj.
    Presidenca franceze u përpoq ta minimizonte situatën, duke thënë se ishte thjesht një shaka. Kështu u shpreh edhe vetë presidenti francez në deklaratat e tij, duke hedhur poshtë “teoritë” që po qarkullonin mbi marrëdhënien e tij me gruan. Pas incidentit, u vu re një tension mes tyre: Brigitte Macron refuzoi të i jepte dorën Emmanuelit dhe zbriti shkallët duke u mbështetur në parmak.

  • Mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti: Kam kërkuar videot e numërimit! Kapri: PD nuk na e merr dot mandatin!

    Mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti: Kam kërkuar videot e numërimit! Kapri: PD nuk na e merr dot mandatin!

    Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme. Kandidati për deputet i PD Ilir Alimehmeti edhe pse ishte një nga më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament.
    I ftuar në studio, ai tha se ka kërkuar që të shoh videot e numërimit, të cilat ende nuk i janë dhënë nga KQZ.
    ‘Ne kishim dy element në këto zgjedhje dhe një moment ishte numërimi për subjektet politike dhe një proces për numërimin e kandidatëve. Unë jam në listë të hapur unë jam tek faza e dytë dhe unë kam kërkuar videot e Kzaz dhe procesverbalet. Ende KQZ s’na i ka dhënë materialet. Ne duam ne nuk mund të pranojmë kode zgjedhore që të largosh të zgjedhurin nga zgjedhësit. Kur unë te këm rezultatet e këtij vëzhdimi do të veprojmë brenda kuadrit ligjor’, tha ai.
    Ai tha se edhe raporti i OSBE-ODHIR tregoi se gara në këto zgjedhje ishte e pabarabartë.
    ‘Do pyet kryesia dhe ajo do të marr vendimet përkatëse. Ke një raport të OSBE Odhir për garë të pabarabartë dhe po punohet që të ketë një raport përfundimatër. Dhe për vendime përkatëse do të pyetet kryesia. Po që veprimi nuk ndalet aty, procesi nuk ka mbaruar ende dhe pas mbarimit ne do të bëjmë një analizë dhe më pas do të merren vendime’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për urimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    ‘Duket qartë se kush mungon në urim. Këtu urohen dasmorët dhe jo çifti. Flet për popullin dhe për vazhdimin e një partneri strategjik dhe kaq, një fjali është dhe me një farë vonese që unë mendoj se është një mesazh në vetvete’, tha ai.
    Nga ana tjetër PD kërkon që ti rrëmbejë mandatin deputetit të zgjedhur të Partisë Mundësia Erald Kapri duke kërkuar që të rinumërohen votata e pavlefshme në Tiranë. Por për Erald Kaprin PD nuk mund t’ja marr dot mandatin, pasi mandati i tij është konfirmuar.
    ‘Mandati i dytë është konfirmuar si në qark dhe me votën e diasporës dhe nga disa eksponent të PD është thënë që do kërkojnë në KQZ që të numërojnë votat e pavlefshme sepse mandatin e kemi humbur për 100 vota, duke qenë e pavërtetë. Kjo është një hipokrizi politike sepse sa kohë ti nuk njeh procesin, dhe kërkon të marrësh një mandat një mandat që stë takon në tavolinë. Diferenca është 1 mijë e 234 vota mes mandatit tim dhe mandatit të 14 të PD dhe si mund ta thotë një parti që ka 2 numërues në tavolinë nga 4, ne vëzhgues kemi pasur, i bie që ne kemi vjedhur PD. Dhe nëse është për transparencë të hapet e gjithë Tirana. Ne kemi bërë gati kërkesën, nëse PD e do për votat e pavlefshme ne do themi le ta lexojmë edhe njëherë votën nga e para, ne kemi indicie që rezultati jonë do të thellohet’, tha ai.
    Për gazetarin Anri Bala urimi i SHBA për zgjedhjet tregon se SHBA certifikoi zgjedhjet. Sipas tij, SHBA nuk e do Berishën dhe se partneritetin e kanë me Ramën sepse ai është kryeministër.
    ‘SHBA se do Berishën. Cerfifikoi zgjedhjet e 11 majit dhe thotë vijojmë partneritetin. Është deklaratë e ambasadës në momentin që ka bërë këtë deklaratë është njohur rezultati. Rama mund të ketë mëkat e veta dhe këta kanë të tyret. Kjo praktikë që po ndjekin këta, po i japim hapësirë Berishën që të mos zbatojë statutin, Berisha nuk lëviz nga partia’, tha ai.
    Avokati Përparim Çaça, e cilësoi si shqetësuese që Partia Socialiste ka dalë më e fuqishme se në vitin 2021. Por sipas tij kjo ka ndodhur pasi përballë pati një opozite që sipas tij, është rrudhur.
    ‘Numrat janë problematik, PS kanë marr mandate më shumë se në 2021, për qeverisjen mund të thuhen shumë gjëra, të gjitha gjynahet mbi këtë qeveri janë por ne s’kemi një mënyrë tjetër për ta ndëshkuar këtë qeverisje veçse me votë. Ne kemi 9 mandate më shumë dhe një opozitë që është rrudhur. Rama nuk ndryshon strategji në Kuvend do të injorojë opozitën dhe nuk do të ndryshojë qasjen që ka’, tha ai.