Day: May 27, 2025

  • Murinjo tregon CV-në edhe kur humb 4-2: Kam më shumë finale europiane se sa futbolli turk në historinë e tij

    Murinjo tregon CV-në edhe kur humb 4-2: Kam më shumë finale europiane se sa futbolli turk në historinë e tij

    Zhoze Murinjo vazhdon të prodhojë diskutime me deklaratat e tij përpara gazetarëve. Trajneri portugez nuk ka nguruar t’i tregojë gazetarëve turq arritjet e tij në karrierë, edhe pas një humbjeje 4-2 të ekipit të tij ndaj Hataisporit. Murinjo ka deklaruar në konferencë për shtyp se në 7 vitet e fundit numëron më shumë finale europiane se sa i gjithë futbolli turk në historinë e vetë.
    “Kam luajtur në 2 finale të Europës në 7 vitet e fundit. Kjo do të thotë që unë kam luajtur në më shumë finale në 7 vitet e fundit se sa e gjithë historia e futbollit turk ka parë ndonjëherë”, ka deklaruar ndër të tjera Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/

  • ZYRTARE/ Lamin Jamali zgjat kontratën e tij me Barcelonën, klubi katalanas blindon yllin e së ardhmes

    ZYRTARE/ Lamin Jamali zgjat kontratën e tij me Barcelonën, klubi katalanas blindon yllin e së ardhmes

    Tashmë është zyrtare. Lamin Jamali ka firmosur kontratën e tij të re me Barcelonën. Talenti spanjoll ka zgjatur bashkëpunimin e tij me klubi katalanas deri në vitin 2031. Pra, Barcelona ka blinduar yllin e së ardhmes për të paktën 6 vitet e ardhshme.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas përmes kanaleve të veta zyrtare në rrjetet sociale. “E tashma, e ardhmja, Lamin Jamali”, ka shkruar klubi blaugrana në llogarinë zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/

  • Policia Rrugore Fier merr masa për zhvillimin e etapës së tretë të Turit Çiklistik të Shqipërisë

    Policia Rrugore Fier merr masa për zhvillimin e etapës së tretë të Turit Çiklistik të Shqipërisë

    Fier, 27 maj 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se, në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë rrugore gjatë zhvillimit të Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e etapës së tretë që do të zhvillohet në datën 28 maj 2025.Reklama në FieriWeb

    Për të mundësuar zhvillimin normal të aktivitetit sportiv dhe për të shmangur çdo incident në rrugë, Policia Rrugore do të kufizojë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore të qarkut Fier, në këto orare:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Rruga Poshnjë–Savër: nga ora 13:15 deri në 14:30

    Rruga Savër–Fier (mbikalimi te VIVA): nga ora 14:10 deri në 14:40

    Unaza e Fierit deri në Levan: nga ora 14:15 deri në 15:20

    Autostrada Levan–Vlorë: nga ora 15:00 deri në 15:50

    Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke shmangur lëvizjen në këto akse gjatë orareve të përcaktuara.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron se në përfundim të aktivitetit, qarkullimi do të rikthehet normalisht dhe fton qytetarët të mbështesin këtë ngjarje sportive me rëndësi kombëtare. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Çfarë ndodh me PD nëse ikën Berisha? Xhaferri: Nuk vdes, do të jetë shpirti opozitar i të gjithë shqiptarëve

    Çfarë ndodh me PD nëse ikën Berisha? Xhaferri: Nuk vdes, do të jetë shpirti opozitar i të gjithë shqiptarëve

    Çfarë do të ndodhë me PD nëse ikën Sali Berisha? Kjo ishte pyetja e moderatores Pranvera Borakaj në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus këtë të martë.
    I pranishëm në studio deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri tha se misioni do të vijojjë.
    Sipas tij PD do të jetë shpirti opozitar me ose pa Berishën.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: A e doni ju largimin e zotit Berisha?
    Xhaferri: Unë pa mbaruar analiza për këtë farsë elektorale nuk e kërkoj largimin e zotit Berisha.
    Myslimi: Neni Basha thotë largohet.
    Hoxha: Neni është i vërtetë që parashikon një mandat katër vjeçar dhe zoti Berisha është zgjedhur në 26 prill 2022, dhe përfundon në 26 prill 2026. Por duhet marrë qasja e zotit Berisha, i cili thotë se do  ndjekë farsën. Dhe më pas rigaron.
    Xhaferri: Jo kjo është thyerje neni.
    Borakaj: Çfarë është Berisha për PD?
    Hoxha: Lideri historik.
    Borakaj: Po PD pa Berishën?
    Hoxha: Shpirti opozitar i gjithë shqiptarëve. Nuk vdes PD.
     
     

  • Kush do ta zëvendësonte Berishën në krye të PD? Xhaferri zbulon emrat

    Kush do ta zëvendësonte Berishën në krye të PD? Xhaferri zbulon emrat

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda PD.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se kush do të mund të zavëndësonte Berishën nëse do të largohej nga PD, Xhaferri ka dhënë disa emra.
    Pjesë nga biseda

    Borakaj: Kush do ta zëvendësonte Berishën në krye të PD?
    Xhaferri: Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi janë figurat pse jo. Janë dhe 5 të tjerë.

  • Mafia italiane lë mënjanë rivalitetet në kërkim të partneriteteve, ja çfarë thotë raporti i DIA-s

    Mafia italiane lë mënjanë rivalitetet në kërkim të partneriteteve, ja çfarë thotë raporti i DIA-s

    Mafia italiane po braktis praktikën e konflikteve të armatosura thotë raporti i DIA-s.

    Mafia italiane po kërkon bashkëpunime në trafikun e drogës, rrjetet e prostitucionit dhe pastrimin e parave, nënvizon Drejtoria e Hetimit Antimafia (DIA) në raportin e saj vjetor të publikuar sot.
    Raporti thotë se Cosa Nostra siciliane dhe Camorra napolitane po krijojnë aleanca brenda dhe jashtë vendit, ndërsa Ndrangetta – me seli në Kalabri – po përqendrohet gjithnjë e më shumë në kontrollin e punëve publike.
    “Bashkëjetesa ka kultivuar sinergji që janë zhvilluar gradualisht” dhe tani janë të afta të thithin “tensionet dhe fërkimet”, tha kreu i DIA-s, Michele Carbone, në një konferencë për shtyp.
    Ai paralajmëroi se punët publike të lidhura me planin kombëtar të rimëkëmbjes pas pandemisë Covid-19, planet për të ndërtuar një urë të madhe që lidh Siçilinë me kontinentin dhe përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore 2026 kërcënohen nga infiltrimi i mafias.
    DIA gjithashtu thekson trajnimin teknologjik të anëtarëve të mafias, të cilët tani përdorin kanale komunikimi të koduara dhe mbajnë kontakt me të burgosurit nëpërmjet dronëve. Ata shfrytëzojnë platformat e mediave sociale për të organizuar herë pas here “shfaqje pushteti”, me qëllimin përfundimtar të tërheqjes dhe rekrutimit të të rinjve të margjinalizuar, thotë raporti.

    Top Channel

  • Urime… popullit shqiptar

    Urime… popullit shqiptar

    Nga Hysni Gurra 

    Në një deklaratë të shkurtër dhe të përmbledhur vetëm me një fjali, dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Ambasada e SHBA  ka uruar popullin shqiptar, duke injoruar tërësisht Edi Ramën.

    “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,” thuhet në reagimin zyrtar të publikuar në rrjetet sociale të Ambasadës.

    Deklarata vë theksin tek qytetarët dhe jo te menaxhimi e rezultati i zgjedhjeve, duke reflektuar një qëndrim diplomatik të kujdesshëm dhe me destinacion.

    Në mesazhin e saj, Ambasada jo vetëm nuk uron, por shmang çdo përmendje të fituesit të zgjedhjeve, nuk ofrohet as mbështetje as përkrahje, por përmendet vazhdimësia.

    Zakonisht, në këto deklarata përmendet fakti që zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe urohet fituesi. Këtë herë kjo gjë nuk ka ndodhur, dhe urimi i Ambasadës është damkosje e farsës elektorale.

    Mungesen e urimit Rama duhet ta lexoj si mesazh që jo vetëm ai e di se çfarë ka bërë me zgjedhjet, por e dinë dhe në Uashington.

    Kjo qasje sugjeron përkushtimin e SHBA-ve ndaj institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë, pavarësisht dinamikave të brendshme politike, duke mbështetur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë mes dy vendeve.

    Dhe fakti që të gjitha mediat që kanë kryeredaktor Edi Ramën në Shqipëri kanë dalë me titullin: “SHBA çertifikon zgjedhjet”, tregon qartë se ata e kanë një hall, një hall shumë të madh dhe po tentojnë me vrap të manipulojnë shqiptarët me tituj të gënjeshtërt.

    I mbaruan fjalët SHBA-ve që shkroi vetëm një rresht???

    Apo titulli real i këtij mesazhi është: “SHBA damkos zgjedhjet në Shqipëri”.

    Për këdo që ka memorie le të futet të kërkojë se si uronte Ambasada e SHBA-ve Edi Ramën në zgjedhjet e 2021. Më poshtë mesazhi i Yuri Kim:

    “Urime Kryeministrit @ediramaal për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. US mezi pret të punojë intensivisht me AL për forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!”, shkruante Kim në Twitter.

    Frikën që ka kapluar Edi Ramën nuk e mbulojnë dot titujt spekulativë të mediave të dirigjuara nga ai.  

  • Paracetamoli gjatë shtatzënisë dhe fëmijët hiperaktivë: A ka një lidhje?

    Paracetamoli gjatë shtatzënisë dhe fëmijët hiperaktivë: A ka një lidhje?

    Një studim i ri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara ngre dyshime për një lidhje të mundshme midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe një rreziku më të lartë për zhvillimin e ADHD (çrregullim i vëmendjes me hiperaktivitet) te fëmijët.

    Marrja e ilaçeve gjatë shtatzënisë dhe gjatë periudhës së gjidhënies shpesh lidhet me shqetësime për efektet e mundshme negative te fetusi apo i porsalinduri. Edhe pse shumica e ilaçeve mund të kalojnë placentën dhe të arrijnë tek fetusi, vetëm pak prej tyre janë të lidhur me ndërlikime serioze.

    Paracetamoli, një nga barnat më të përdorura për dhimbje dhe temperaturë, konsiderohet i sigurt në rast përdorimi të rastësishëm ose për periudha të shkurtra. Megjithatë, përdorimi për më shumë se tri ditë duhet të vlerësohet nga mjeku. Në vitet e fundit, disa studime kanë shqyrtuar një lidhje të mundshme midis përdorimit të tij në shtatzëni dhe rrezikut për ADHD.

    Një studim i vitit 2023 me mbi 2.5 milionë fëmijë nuk tregoi asnjë lidhje, ndërsa një tjetër studim i vitit 2019 me 4.700 fëmijë e lidhi përdorimin e paracetamolit me një rritje prej 20% të rrezikut për ADHD. Tani, një studim i ri i Universitetit të Uashingtonit mbështet rezultatet e vitit 2019. Studiuesit analizuan 307 nëna dhe fëmijët e tyre, duke zbuluar se fëmijët e ekspozuar ndaj paracetamolit në bark ishin 3.15 herë më të rrezikuar për të zhvilluar ADHD deri në moshën 10 vjeç. Rreziku ishte edhe më i lartë për vajzat: 6.16 herë më shumë në krahasim me vajzat që nuk ishin ekspozuar.

    Megjithatë, për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kërkohen studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë mekanizmat biologjikë dhe nëse udhëzimet aktuale për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë duhet të ndryshojnë.

  • Prokurorët amerikanë nuk do të kërkojnë dënim me vdekje për djalin e liderit të kartelit meksikan të drogës, ‘El Chapo’

    Prokurorët amerikanë nuk do të kërkojnë dënim me vdekje për djalin e liderit të kartelit meksikan të drogës, ‘El Chapo’

    Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos kërkojnë dënim me vdekje për Joaquin Guzman Lopez, djalin e bosit famëkeq të drogës nga Meksika, Joaquin “El Chapo” Guzman, nëse ai shpallet fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij në Çikago.

    Vendimi u bë publik përmes një njoftimi nga prokurori Andrew Boutros, pa dhënë asnjë shpjegim shtesë për këtë qëndrim, raporton AP.

    Avokati i Guzman Lopez, Jeffrey Lichtman, tha për Associated Press se ishte i kënaqur me vendimin, duke e quajtur atë “të drejtë”. “Joaquin dhe unë po presim të zgjidhim akuzat që rëndojnë ndaj tij”, shtoi ai.

    Joaquin Guzman Lopez është biri i El Chapo-s, ish-udhëheqës i kartelit famëkeq Sinaloa, i cili për më shumë se 25 vite kontrabandoi sasi të mëdha kokaine dhe drogash të tjera në SHBA. El Chapo u dënua në vitin 2019 me burgim të përjetshëm pas një procesi të gjerë penal.

    Prokurorët amerikanë pretendojnë se Joaquin dhe vëllai i tij, Ovidio Guzman Lopez, drejtojnë një fraksion të kartelit të njohur si “Chapitos” (Chapo-t e vegjël), i identifikuar si një nga eksportuesit kryesorë të fentanilit drejt SHBA-së. Në vitin 2023, autoritetet amerikane zbuluan aktpadi të gjera kundër dhjetëra anëtarëve të këtij karteli, përfshirë dy vëllezërit Guzman.

    Joaquin Guzman Lopez dhe një tjetër drejtues i kartelit, Ismael “El Mayo” Zambada, u arrestuan në korrik në Texas pasi mbërritën në SHBA me një avion privat. Ai përballet me tetë akuza, përfshirë pastrim parash, trafik droge dhe konspiracion për shpërndarje të substancave të ndaluara. Ai ka deklaruar pafajësinë e tij në gjykatë.

  • Greqi/ Tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter në Mesinia

    Greqi/ Tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter në Mesinia

    Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter u regjistrua ditën e stome në Greqi, në rajonin e Peloponezit me epiqendër qytetin e Mesinisë.

    Sipas burimeve, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 33.7 kilometra, duke treguar një lëvizje sizmike të mesme në thellësi. Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

    Autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë banorët të qëndrojnë vigjilentë për lëkundje të mundshme pasuese. Syri.net-CNN.gr