Day: May 23, 2025

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Europianë, na e keni shpifur…Europa është e shqiptarëve…

    OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Europianë, na e keni shpifur…Europa është e shqiptarëve…

    Samiti i BE përtej agjendave politike të shteteve anëtare, u interpretua nga pritësit (Rama) si një akt certifikimi i një batërdie zgjedhore e denjë për vendet e botës së tretë.
    Në një sallë të veshur me çmenduri traktesh me ngjyra, servilizma të pështira, shfrime deliresh, shqiptarët panë e dëgjuan se si u shkërmoq para ekraneve, ëndrra e tyre e dikurshme për Shqipërinë si gjithë Europa.
    Natyrshëm jo pa ironi, pyetja e parë e post samitit është:
    A jemi ne si Europa, apo ne kemi zbuluar se Europa është si ne, pas 35 vitesh?!
    Sepse është krejt e pamundur që njerëzit e gjithëpushtetshëm të vendeve-ëndërr ta shkelin e poshtërojnë me këmbë atë ëndrrën tonë, duke ju hedhur në qafë me urime një njeriu që ka përdhosur çdo normë demokracie dhe europiane, një narkomani që ka themeluar një narkoshtet në zemër të një Europe të lodhur nga vaniteti i mirëqenies dhe nga mplakja e besimit.
    Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin absurd të shitjes së vlerave e parimeve dhe ndjenjën e të shpifurit ndaj “dashurisë” suaj dhe “habisë” suaj për udhëheqësin suprem-maoist tonin.
    Ju liderat “e pagabueshëm” të kësaj Europe të vjetruar, duhet ta dini mirë se për shumë shqiptarë, Bashkimi Evropian ka qenë për dekada simboli i shpresës, demokracisë dhe drejtësisë.
    Nuk jua kemi borxh të kundërtën, sepse ai spektakli juaj nën avujt e miklimeve politike e ka krisur e madje thyer këtë besim.
    Mbështetja e përsëritur dhe pothuajse e neveritshme për Edi Ramën, për arsye tuajat meskine apo të shëndosha shtetërore, edhe në rastet kur ka prova të forta për manipulime zgjedhore dhe kapje të institucioneve, ka minuar besimin e thellë që qytetarët kanë pasur ndaj jush.
    A mos vallë ju gjermanë nuk keni dijeni për përgjimet e publikuara nga “Bild”, ku zyrtarë të lartë të PS-së dëgjohen duke organizuar blerjen e votave?!
    Apo ndoshta ju belgë, holandezë, spanjollë, suedezë etj, nuk njihni gjetjet e OSBE/ODIHR, organizatës suaj të certifikuar ndërkombtarisht, për shkelje të rënda të pandodhura në një vend europian, të denja për Indinë e viteve ‘70 dhe vendet e Afrikës, në procesin zgjedhor?!
    Po ju francezëve nuk jua kanë thënë ende shërbimet tuaja të sigurisë, se gjuha e dytë më e përdorur në Sky-Encro nuk është frëngjishtja,por shqipja dhe se nga thyerja e sistemit që i bëtë ju, del qartë bashkëpunimi politik i Ramës me bandat për të rrëmbyer zgjedhjet, për të pastruar para e për të fuqizuar krimin?!
    Po ju italianë nuk e dini akoma që mafia juaj sot sipas antimafias suaj të famshme, konkurrohet bindshëm nga mafia shqiptare që fuqinë anteiste e ka tek mbështetja e politikës dhe shtetit të Edi Ramës, apo verbimi për një burg emigrantësh ju a ka errësuar mendjen dhe logjikën demokratike e atë konservatore?!
    Po selitë tuaja diplomatike, apo ajo e BE nuk lexojnë dot rastet e njohura në këto zgjedhje me fakte të denoncuara nga opozita e media ku qytetarët ndihen të shantazhuar, të blerë ose të braktisur?!
    Rastet kur procesi zgjedhor është hedhur në erë?!
    Kur vota rrëmbehet e tjetërsohet me grupe kriminale, patronazhim politik e administrativ, me para ose kërcënim për vendin e punës, bukën e gojës, madje deri dhe deri me jetë?!
    A doni më shumë se kaq?!
    Ndoshta, ndoshta, ju ende nuk e keni kuptuar të dashur evropianë që Rama ka përdorur hanxharët e drejtësisë së futur në xhepin e tij, për të përndjekur e burgosur kundërshtarët politikë, bash siç bëri paraardhësi i tij Hoxha, sepse tingëllon cinike dhe absurde që ju vazhdoni të shprehni “kënaqësi” për “reformat” dhe “përparimin” e Ramës.
    Unë nuk jam diplomat zotërinj, por kjo nuk është më diplomaci. Kjo quhet bashkëfajësi!
    BE-ja duhet të kuptojë një gjë themelore: Shqipëria nuk ka nevojë për një autokrat të dekoruar me miratime ndërkombëtare.
    Nuk ka nevojë as për prindi 1 e 2 e as për martesa burrë me burrë e grua me grua e as për surrogaci.
    Ka nevojë për zgjedhje të lira, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo partive.
    Mbështetja që i është dhënë dhe jepet Ramës nga ju, pavarësisht shkeljeve të demokracisë, është mesazhi më i keq që mund t’u jepet shqiptarëve: se nuk ka rëndësi sa padrejtësi ndodhin, sa vota vidhen apo sa njerëz largohen – mjafton që të mbash një fasadë “stabiliteti”.
    E gjitha kjo ta shpif zotërinj europianë!
    Ah, në fund dhe një gjë:
    Qeshuni europianë me pamjet tuaja prej fëmijësh të servirura nga çmenduria e kultivuar dhe inteligjenca artificiale njëherazi.Qeshuni!Rama asht i juaji!Por megjithatë, mos harroni se Europa është e shqiptarëve. /Nga Luçiano BOÇI, publikuar në Facebook/

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • “Sot ishte një presion i çmendur”, Konte i çliruar pas fitimit të titullit: Po mendoja mos i zhgënjenim këta njerëz

    “Sot ishte një presion i çmendur”, Konte i çliruar pas fitimit të titullit: Po mendoja mos i zhgënjenim këta njerëz

    Antionio Konte ka fituar titullin e tij të 5-të në karrierën si trajner në Serinë A, dhe të 4-tin për klubin e Napolit. Trajneri i të kaltërve ka deklaruar për “DAZN”-in pas ndeshjes kundër Kaljarit se skuadra kishte një presion jashtëzakonisht të madh mbrëmjen e stome. Ai ka treguar se përpara ndeshjes ka pasur frikën e zhgënjimit të tifozëve, por në fund ishte e kundërta ajo që ndodhi.
    “Ndodhi përsëri diçka fantastike. Është vërtetë shumë e bukur. Sot më erdhi një mendim i vogël: ‘Po sikur të shkojmë dhe t’i zhgënjejmë këta njerëz’? Do ta kishim mbartur me veten tonë për një kohë shumë të gjatë. Sot ishte një presion i çmendur. Kjo ishte puna më e papritur, më e vështirë dhe më stimuluese për mua”, ka thënë Antonio Konte./Sport Ekspres/

  • DETAJE nga ngjarja në stacionin e trenit në Hamburg/ 17 të lënduar, katër në gjendje të rëndë, arrestohet 39-vjeçarja

    DETAJE nga ngjarja në stacionin e trenit në Hamburg/ 17 të lënduar, katër në gjendje të rëndë, arrestohet 39-vjeçarja

    Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të Hamburgut të premten (23/5).Reklama në FieriWeb

    Policia njoftoi se katër nga 17 të plagosuri janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër ka marrë lëndime të lehta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Disa nga të lënduarit morën ndihmën e parë në tren, ndërsa të tjerët u dërguan menjëherë në spitale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Incidenti i përgjakshëm ndodhi në platformën 13/14, rreth orës 18:00. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ndërkohë grua 39-vjeçare u ndalua në vendngjarje dhe u arrestua nga policia.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Autoritetet dyshojnë për një incident i izoluar dhe se gruaja veproi e vetme.

    Ende nuk është zbuluar asgjë rreth identitetit të gruas apo motivit të mundshëm.

    Një grua që ishte dëshmitare e sulmit i tha Abendblatt: “Për fat të mirë, nuk mbaja kufje, kështu që i dëgjova të gjithë duke bërtitur. Pastaj të gjithë ikën me vrap.”

    Stacioni kryesor i trenit i Hamburgut është një nga më të populluait në Gjermani, me mbi 500,000 njerëz që kalojnë në të çdo ditë. Pasditja e së premtes është një nga orët e pikut.

  • Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

    Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

    Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit.
    Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
    Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit. Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.
    Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.
    Ditët e fundit, vetë Tare, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet e tij me klubin, ishte përgjigjur si më poshtë: “Epo, Milani është një objektiv për të gjithë. Të punoja për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder. Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe në të njëjtën kohë të jem një shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari. Jam shumë mirënjohës ndaj jush”.

  • Napoli shpallet kampion në Serie A 2024/2025

    Tani është zyrtare, Napoli i Antonio Kontes është kampion i Italisë. Fitorja 2-0 ndaj Kaljarit me Alen Sherrin në portë ishte thelbësore, duke e bërë të padobishme fitoren e njëkohshme të Interit ndaj Komos 0-2 e duke sigluar titullin e katërt në Serie A

    Kështu, Napoli vendos Scudetton në gjoks pasi ka fituar 82 pikë në 38 ndeshjet e kësaj Serie A. Një shifër historike në mënyrën e vet, duke pasur parasysh se është më e ulëta e regjistruar ndonjëherë nga një ekip kampion i Italisë në epokën e tre pikëve për ndeshje.

    Barazoi atë që bëri Interi në 2009/10, ekipi që fitoi Tripletën me Hoze Murinjon, dhe Milani në vitin pasardhës, 2010/11të drejtuar nga Alegri.

    Festa ka kulmuar si kurrë më parë në impiant dhe në qytet teksa ky titull shkon edhe për mbrojtësin dardan të napoletanëve Amir Rrahmani.

    Vazhdo leximin

  • Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

    Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

    GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”.

    Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 11 të dyshuarit, ndërsa për 3 të ndaluarit, Ervis Deti, Bexhet Mema dhe avokati Armand Tragaj, iu ndryshua masa nga “arrest në burg” me “detyrim paraqitje.
    Vendimi:
    Me vendimin nr. 53, date 23.05.2025 Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Orges Ali Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”  kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Musa Ismail Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rando Skënder Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ligor Sotir Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Mhill Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervin Zija Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gëzim Lulëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Besim Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    10. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Xhavit Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    12. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
    12.1  Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj.
    12.2 Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Armand Luftar Tragaj të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    12.3   Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    13. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga   neni 245/1,paragrafi 4, i Kodit Penal.
    13.1    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema.
    13.2        Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bexhet Muhamerr Mema të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    13.3        Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    14. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.
    14.1Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti.
    14.2Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Ervis Behxhet Deti të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    14.3Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit

  • Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

    Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

    Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD)-ASHM) i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi certifikoi sot rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.
    Përmes këtij dokumenti, koalicioni i ka kërkuar KQZ që t’i dërgojë informacion në lidhje me qarqet ku është certifikuar rezultati.
    Në kërkesë, PD-ASHM kërkon vënien urgjentisht në dispozicion të provave:
    1) Raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark Zonë Zgjedhore
    2) Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhën në adresën e regjistruar nga ky i fundit në KQZ (Ove, në se kaaudert, dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht tek zgjedhësi, është kthyer nga DHL. pranë KQZ-se)
    3) Raportin e Audituesit Teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qurk-Zonë Zgjedhore.
    4) Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e çdo QV në secilin Qark-Zonë Zgjedhore 5) Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në çdo QV dhe për secilën KZAZ, në secilin Qark-Zonë Zgjedhore.

  • “Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori

    “Armando Maradona” në festë! Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori

    Napoli shpallet për herë të katërt në historinë e klubit kampion i Italisë.
    Festë e jashtëzakonshme brenda dhe jashtë stadiumit “Armando Maradona” të Napolit, pas fishkëllimës së fundit të arbitrit në ndeshjen e fundit të Serie A ku napolitanët u përballëm me Cagliarin.
    Napoli shpallet kampion i Italisë me 82 pikë, një më shumë se Interi i vendit të dytë, i cili fitoi përballë Comos, por në fund kishte vetëm lot hidhërimi.

    McTominay dhe Lukaku ishin autorët e dy golavbë mbrëmjen e sotme, e golave që në fund do të mbahen mend gjatë nga tifozët, pasi ju dhuruan titullin e katërt në histori.

    Nga ana tjetër interistët shpërthyen në lot zhgënjimi edhe pse fituan me Comon. Pas eliminimit në kupë, humbjes së titullit, tashmë ziklatërve ju mbetet vetëm Champions League, ku do të përballen në finale javën e ardhshme me PSG.

     
     

  • Hajmalia anulon televotimin në Ferma VIP/ Anduelin apo Frederikun, ja kë çoi në nominim të përhershëm Andrea

    Hajmalia anulon televotimin në Ferma VIP/ Anduelin apo Frederikun, ja kë çoi në nominim të përhershëm Andrea

    Andueli dhe Frederiku shpëtuan mbrëmje ne sotme nga televotimi, por fundi nuk ishte dhe aq i lumtur.
    AGAI këtë të premte i dha Andreas hajmalinë, e cila i dha atij mundësinë që të digjte televotimin dhe të shpëtonte të dy fermerët, por me një kusht.
    Andrea vendosi të çojë deri në fund lojën, duke djegur televotimin e sotmë, por ju desh në fund të zgjidhte njërin mes Anduelit dhe Frederikut për ta çuar në nominim të perhershëm.

    Dhe fermeri që do të jetë gjithmonë në televotim të përhershëm është Frederiku.
    “Zgjedh Frederikun, pasi ai do të përballojë çdo lloj nominimi. E shoh si finalist. Edhe Frederiku do të dojë që Andueli do të ecë pëpara si djalë i ri. Frederikun e shoh finalist”, tha Andrea duke dhënë shpjegime për zgjedhjen e tij.
    Ndërsa Frederiku tashmë si i nominuar i përhershëm me fuqinë që i ka dhënë AGAI, zgjodhi Esterin si kryefermeren e radhës.

  • Video/ Zemërim në komunitet! Arrestime pas sulmit ndaj vajzës me aftësi të kufizuara

    Video/ Zemërim në komunitet! Arrestime pas sulmit ndaj vajzës me aftësi të kufizuara

    Katër vajza, përfshirë një 18-vjeçare dhe tre adoleshente të moshave 13, 14 dhe 16 vjeç, janë arrestuar në Hawaii pas publikimit të një videoje tronditëse që tregon një sulm brutal ndaj një vajze 21-vjeçare me aftësi të kufizuara.

    Ngjarja, e ndodhur në prill, u bë publike vetëm këtë muaj, duke shkaktuar një valë të fortë zemërimi në komunitet dhe duke nxitur reagime të menjëhershme nga banorët, të cilët kërkuan drejtësi në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale.

    Sipas raportimeve të mediave vendase, vajza, e identifikuar vetëm me emrin Carly, u rrethua dhe u godit brutalisht në kokë nga katër vajzat, ndërsa përpiqej të mbrohej pa sukses.
    Zëdhënësi i komunitetit lokal, Michael Kitchens, e cilësoi sulmin si një “sjellje demoniake”, duke nënvizuar se komuniteti ishte thellësisht i tronditur nga pamjet. Ai theksoi se reagimi qytetar ishte i menjëhershëm dhe i koordinuar, me prindër e nxënës që ndihmuan në identifikimin e autorëve.
    Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në mediat sociale nga banorët tregojnë turma të mëdha njerëzish që mblidhen jashtë shtëpive të të dyshuarave, duke bërtitur dhe duke kërkuar dorëzimin e tyre. Në një rast ekstrem, një person shihet teksa ngjitet në fasadën e një ndërtese në përpjekje për të arritur te autorët e dhunës.

    Autoritetet kanë ndërhyrë për të garantuar rendin dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, duke theksuar se drejtësia do të ndiqet përmes institucioneve përkatëse.

    Top Channel