Ndërsa presin përfundimin e sezonit, shumë ekipe kanë filluar të lëvizin në merkato. Midis këtyre është edhe Napoli i Antonio Contes, i cili po përpiqet të sjellë Kevin De Bruyne në Itali.
Mesfushori belg ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor, kur fillon edhe Kupa e Botës për Klube. Numri 17 i ekipit të Guardiolës foli për këtë dhe të ardhmen e tij në një intervistë me The Times.
Mesfushori filloi duke folur për garën që do të fillojë në qershor: “Nuk ka asnjë kuptim sepse duhet të kujdesem për veten time.” Pastaj shtoi: “Nëse lëndohem, çfarë do të ndodhë? Askush nuk do të kujdeset për mua në atë pikë. Kështu që ka shumë të ngjarë që të mos luaj më.”
De Bruyne vazhdoi, duke folur për të ardhmen e tij: “Kur je 20 vjeç dhe merr një vendim, është më e lehtë. Mund të transferohesh në një vend tjetër dhe nuk është problem, por unë dua të marr vendimin më të mirë që është i mirë për fëmijët e mi, për gruan time, për shkollën, për jetën, për të gjitha ato gjëra për të cilat duhet të mendosh për një minutë.”
Mesfushori belg përfundoi: “E ardhmja në Evropë apo jo? Varet nga të gjithë këta faktorë. Nuk dua të vihem nën presion nga askush.”
Day: May 19, 2025
-

De Bruyne: “Nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, nëse lëndohem kush do të kujdeset për mua?”
-

Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku shkojnë në televotim
Andueli dhe Frederiku janë dy fermerët të cilët do të shkojnë në televotim, pasi humbën sfidën e tyre përballë Nennes dhe Yllit.
Katër fermerët ishin përzgjedhur nga publiku për të shkuar në sfidë.
Luana: Fermeri i parë i zgjedhur nga publiku për të shkuar në një sfidë është Frederiku, fermeri i dytë për të shkuar në sfidë është Andueli, fermeri i tretë i ëprzgjedhur nag publiku për të shkuar në sfidë është Ylli, dhe fermeri i katërt i përzgjedhur për tu sfiduar sonte nga pulbiku është Nenna. Siç e dini sfidat zhvillohen dyshe-dyshe. Ndarjen do ta bëjë kryefermeri. Unë i kërkoj Andreas të bëjë ndarjen. Dyshja që humbet shkon në televotim kokë më kokë.Andrea: Duke parë shoqëritë që kanë njëri me tjetrin, ku Nenna dhe Ylli do të bëjnë të pamundërën për të shpëtuar njëri tjetrin.
Luana: Pra ti vendos në sfidë Yllin dhe nennan përballë Frederikut dhe Anduelit.
Pas ndarjes në dyshe dyshe, fermerët u sfiduan në një garë shumë të fortë, e cila shkoi deri në topin e fundit.
Ishte Frederiku dhe Andueli të cilët ishin shumë pranë fitores, por Nenne dhe Ylli u treguan më të saktë në fund, duke i futur të pestë topat brenda në zjarr.
-

(VIDEO) Liverpool dorëzohet ndaj Brighton, Salah shpërdoron rastin e vitit ndoshta dhe tani Mbappe ka “asist” mbi trofeun prestigjoz individual
Në një përballje me gola dhe përmbysje të javës së 37-të në Premier League, Brighton arriti një fitore të madhe ndaj kampionit të shpallur Liverpool, me rezultat 3-2, në stadiumin “Amex”. Liverpooli kaloi shpejt në epërsi në minutën e 9-të me golin e Harvey Elliott, pas një asisti preciz nga Conor Bradley për 1-0.
Megjithatë, vendasit reaguan në minutën e 32-të me golin e Yasin Ayavit për 1-1, i asistuar nga Brajan Gruda. Në fund të pjesës së parë, të kuqtë rimorën epërsinë. Dominik Szoboszlai realizoi për 2-1 në kohën shtesë pas një aksioni të ndërtuar nga Elliott.
GOLI I LIVERPOOL 0-1 (VIDEO)
GOLI I BRIGHTON 1-1 (VIDEO)
GOLI I LIVERPOOL 1-2 (VIDEO)
Pjesa e dytë i takoi më shumë Brightonit, që e shtoi presionin dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 69-të përmes Kaoru Mitoma. Shtatë minuta para fundit, Jack Hinshelwood realizoi golin e fitores për Brighton, duke përmbysur rezultatin në 3-2.
GOLI I BRIGHTON 2-2 (VIDEO)
GOLI I BRIGHTON 3-2 (VIDEO)
Pavarësisht humbjes, Liverpooli, tashmë i shpallur kampion, qëndron në krye me 83 pikë. Ndërkohë, Brighton ngjitet në vendin e tetë me 58 pikë, duke ruajtur gjallë shpresat për garat evropiane.
Rasti Salah – Sakaq, duhet theksuar nje rast i Salah me porten e boshatisur i shperdoruar nga sulmuesi egjiptian. Tani, nese Kylian Mbappé shënon kundër Real Sociedad dhe Salah nuk shënon hat-trick kundër Crystal Palace, Mbappé do të fitojë Këpucën e Artë te Europes.
Mohamed Salah është vetëm NJË kontribut për gol larg rekordit të përbashkët të të gjitha kohërave për gola dhe asiste në një sezon të vetëm të Premier League…Por ai sapo e humbi këtë shans dhe rezultati mbetet Brighton 1-2 Liverpool!
RASTI I SALAH (VIDEO) -

Europiani U-17 “Shqipëri 2025” | Franca shkatërron Gjermaninë në “Elbasan Arena” (VIDEO)
Franca regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, pasi mposhti Gjermaninë në “Elbasan Arena” me rezultatin 3 - 0.
“Gjelat” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe shënuan dy gola të shpejtë që në pjesën e parë me Ilyas Azizi dhe Djylian Nguessan. Fitoren e vulosi Christ Batola në fraksionin e dytë, pasi realizoi golin e tretë.
Ndeshja nisi menjëherë me gol, pasi Franca zhbllokoi rezultatin në minutën e 2 - të me Ilyas Azizi. “Gjelat” vijuan të ishin të pandalshëm dhe shënuan golin e dytë në minutën e 12 - të me Djylian Nguessan. Gjermania mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 31 - të, pasi Mussa Kaba u ndëshkua me karton të kuq.
GOLI I 0-1 (VIDEO)
GOLI I 0-2 (VIDEO)
Pjesa e parë u mbyll 2 - 0 për Francën, ndërsa në fraksionin e dytë “gjelat” vulosën fitoren me golin e Christ Batola në minutën e 78 - të. Takimi përfundoi 3 - 0.
GOLI I 0-3 (VIDEO)
Ndeshjet e dyta në Grupin A të Kampionatit Europian U-17 do të luhen më 22 maj. Në “Elbasan Arena” Shqipëria do të përballet me Gjermaninë në orën 18:00. Po atë ditë, në “Arenën Kombëtare”, Franca do të luajë ndaj Portugalisë në orën 20:30.
Skuadrat i nisën sfidat me këto formacione titullare:
Gjermani: Marcello Trippel (GK), Natnael Abraha, Osman Turay (C), Elias Vali Fard, Mussa Kaba, Alexander Staff, Lennart Karl, Moritz Göttlicher, Raphael Pavlic, Salvatore Mule, Lasse Isbruch.
Francë: Ilan Jourdren (GK), David Boly, Lucas Batbedat, Emmanuel Mbemba, Abdoulaye Camara (C), Rémi Himbert, Paul Eymard, Djylian Nguessan, Ilyas Azizi, Hermann Diandaga, Rudy Matondo. -

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik
Demokratja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga ku doli fituese në garën e fortë me Ilir Alimehmetin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku ka falenderuar çdokënd që e ka votuar dhe e ka mbështetur.
Ndër të tjera, Tabaku ka pasur dhe një mesazh për Kuvendin.
Demokratja shkruan se këto zgjedhje nuk arritën një rotacion politik të shumëkërkuar nga Partia Demokratike, pasi sistemi, sipas saj është i tillë që prodhoi një garë të brendshme të padrejtë.
Postimi i plotë:
“Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës, e cila për të thënë të drejtën nuk ishte aspak e lehtë.Mirënjohje çdo demokrati që punoi, trokiti në çdo derë dhe më shoqëroi në çdo ecje e në takime që nisnin në agim dhe përfundonin në mbrëmje, duke bërë të mundur që sot të kem këtë mbështetje!
U jam pafund mirënjohëse të gjithë demokratëve; anëtarëve, aktivistëve, komisionerëve, numëruesve, drejtuesve lokalë. Për lodhjen, sakrificën dhe forcën e besimit!
Ju jeni Partia Demokratike!
Së fundmi, falenderime nga zemra për familjen time; Saimirin dhe fëmijët, mamin, babin, Fisnikun dhe Lornën, si dhe familjen e madhe që ishte me mua deri në votën e fundit.
Fatkeqësisht nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë.
Por përgëzime për të gjithë, veçanërisht për kolegun Alimehmeti, me të cilin ndamë sprintin e fundit të kësaj gare, për fushatën dhe mbi të gjitha, për qytetarinë.” -

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir Putin për një paqe të mundshme.
Sipas Zelensky, Kievi po konsideron kryerjen e një takimi të nivelit të lartë midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Britanisë së Bashkuar dhe vendeve anëtare të unionit evropian. Pas komunikimit të tij me Trump, Zelensky ka shprehur dëshirën që një takim i tillë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Po kështu, kreu i Ukrainës është shprehur që një takim i tillë mund të organizohet nga Turqia, Vatikani ose Zvicra, siç raporton BBC.
Lidhur me këtë kërkesë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është shprehur pozitive për të qenë Vatikani një negociues i paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Gatishmëria e Atit të Shenjtë për të pritur bisedimet në Vatika konsiderohet pozitive. Italia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të lehtësuar kontaktet dhe për të punuar për paqen”, shprehet Meloni.
Kujtojmë se nga biseda telefonike mes Trump dhe Putin, e cila zgjati më shumë se dy orë, u vlerësua nga ana e Rusisë se do të mund të pranojë një memorandium armëpushues në Ukrainë, por duhen bërë kompromise nga të gjitha palet e përfshira. -

“Një femër shkatërroi familjen tonë”, Nenna përlot me historinë e saj! Surpriza nga motrat dhe këshillat për fermeren
Në spektaklin e kësaj të hëne në Ferma VIP në Vizion Plus ishte radha për një tjetër surprizë. Ishte radha që Nennja të na tregonte historinë e jetes së saj, që solli emocione shumë të forta ku nuk munguan as lotët.
Pjesë nga biseda:
Luana: A të ka marrë malli për dikë?Nenna: Po për motrën e vogël.
Luana: Si quhet motra e vogël?
Nenna: Suela.
Nenna ka rrëyer historinë se si e ka marrë emin e saj të vërtë i cili është Zelfie. Ajo tha se gjyshi i saj i ka vënë emrin e gruas me të cilin pati të gjithë fëmijët, pasi ai ishte martuar katër herë.
Më tej ajo rrëfeu historinë prekse të familjes së saj, ku një femër hyri mes nënës dhe babait të saj.
Nenna tregoi se kut gruaja e re e babait erdhi në shtëpi, nëna e saj bashkë me fëmijët u larguan nga shtëpia, çka solli më pas përplasje mes dajave të saj dhe babait, ku u përdorën edhe armët.
“Gjithçka po shkonte mrië, deri sa një femër ndërhyri në jetën tonë. Ajo la familjen e saj, babai i bleu shtëpi, makinë asja femre, po insistimi i saj ishte të vinte në shtëpinë tonë. Prindët vendosën të dnahen kur ajo erdhi të vijë te ne. Pas 25 viteve martesë ata u ndanë. Dajat ndërhynë, ata e thërritën në telefon. Dajët e mi nuk u ndalën deri sa erdhi puna, ku babai me dajën e plagosi në sytë e mi me 5 plumba. Pastaj babai im përfundoi në burg. E lamë atë shtëpi, kërkuam shtëpi me qera. Dolëm vetëm me rroba trupi. Arritëm në pikën ku nuk kishim as bukë me ngrënë, kam lyp bum për qen aty ku punoja dhe i merrja”, tregoi Nenna mes lotësh.
Më tej ajo tha se u nis në Gjermani për t’i siguruar një shtëpi nënës. Fillimisht Nenna tregoi filloi punë me ndërtim. Ajo tha se ka dhe një vëlla të vogël por nuk e ka parë asnjëherë, ndërsa e ka marrë malli shumë për babain, pasi ka shumë vite pa e parë.
Pas rrëfimit përlotës Nennja u përball me një surprizë mjaft të bukur. Motrat e saj Nita dhe Suela e prisnin brenda Fermës.
Motra e madhe Nita i dha ddisa këshilla Nennes që të jetë më diskrete sa i përket historisë familjare.
-

Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin: Falënderoj presidentin amerikan për përpjekjet
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas telefonatës së Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin.
Von der Leyen falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump për bisedën me presidentin rus Vladimir Putin.
“Dua të falënderoj presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten të angazhuara.
Patëm një telefonatë të shkëlqyer me presidentin Donald Trump, së bashku me presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelensky për të marrë një përmbledhje të telefonatës së tij me presidentin Putin”, tha Von der Leyen.
Von der Leyen shtoi se shtete e BE vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për të arritur paqen.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, shtoi Von der Leyen.Top Channel
-

Start i zymtë për Shqipërinë, kuqezinjtë e nisin me humbjen 4-0 Europianin U17 në Tiranë kundër Portugalisë
Kampionati Europian U17 nisi këtë të hënën në Shqipëri, por për përfaqësuesen kuqezi, starti nuk ishte ai i dëshiruar.
Në “Arenën Kombëtare”, djemtë e drejtuar nga Tedesco u përballën me një Portugali të fortë që e dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin e thellë 4-0.
Portugezët e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me anë të Quintas. Shqipëria tentoi të reagojë, por ishte shumë e pafuqishme përballë një skuadre të organizuar dhe teknike.
Në pjesën e dytë, diferenca në cilësi u bë më e dukshme. Mide shënoi golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 68-të, ndërsa Cabral në të 82-ën dhe Soares në minutën e 90+2 i dhanë goditjen finale kuqezinjve.
Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për talentet shqiptarë që të përballen me futbollin europian në nivele të larta dhe të tregojnë potencialin e tyre në sytë e skautëve ndërkombëtarë, të cilët kanë dhe dy ndeshje të tjera në Grupin A me Gjermaninë dhe Francën.Top Channel
-

Trump: Nuk është logjike që Rusia të vazhdojë luftën, sepse Putin kërkon marrëdhënie tregtare me SHBA-në
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar menjëherë në nëpërmjet një postimi në platformën e tij Truth Social me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Trump tha se Rusia do të detyrohet të përfundojë luftën në Ukrainë, pasi sipas tij, Putin kërkon marrdhënie të gjera tregtare me SHBA-në.
“Sapo përfundova bisedën time dy orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se ka shkuar shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, një fund të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, ashtu siç mund të bëhet, sepse ata dinë detaje të një negocimi që askush tjetër nuk do t’i dinte. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte, kështu do të thosha tani, sesa më vonë. Rusia dëshiron të bëjë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të ketë mbaruar kjo ‘banjë gjaku’ katastrofike, dhe unë jam dakord.” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.