Day: May 17, 2025

  • Si t’i hiqni kaloritë nga kafja e mëngjesit – 10 mënyra të thjeshta efektive

    Si t’i hiqni kaloritë nga kafja e mëngjesit – 10 mënyra të thjeshta efektive

    Më shumë se 50 për qind e amerikanëve e kanë traditë kafen e mëngjesit. Shumë njerëz e konsiderojnë atë mënyrën më të mirë për t’u zgjuar

    Megjithatë, pirja e kafes mund të rrisë në mënyrë drastike nivelin e kalorive, aq sa mund të të shkatërrojë edhe shëndetin, por nëse je i/e kujdesshëm, atëherë mund ta reduktosh këtë.

    Kafja në vetvete është pothuajse pa kalori, por suplementet që shtojmë në të mund të rrisin në mënyrë të ndjeshme kaloritë. Kafja me qumësht mund të shtojë deri në 300 kalori, ndërsa një çokollatë e bardhë mocha mund të shtojë 400 kalori në konsumin e përditshëm.

    Fatmirësisht, ka mundësi që edhe në një filxhan kafe të reduktosh kaloritë. Ja si:

    Ndrysho qumështin

    Nëse përpiqesh që kafen me qumësht ta pish duke hedhur qumësht më të lehtë, mund të arrish të reduktosh deri në 65 kalori në filxhan. Ideal për kafen është qumështi i sojës ose ai i orizit, në krahasim me qumështin e lopës, i cili ka më shumë kalori edhe për shkak të yndyrës.

    Redukto sheqerin

    Sheqeri përmban 16 kalori në një lugë çaji dhe shumica e njerëzve në një kafe hedhin më shumë se një lugë. Ndërsa e ëmbla është tërheqëse, përfundimisht është një shtesë e vazhdueshme e kalorive. Provo të përdorësh sheqer diabetik artificial apo natyror. Sigurisht, mënyra më e mirë është ta reduktosh.

    Shmang kremin

    Nuk ka asgjë më të mirë se sa një filxhan kafe me krem, por nëse do shohësh kaloritë, të shmangësh kremin është mënyra më e mirë në këto raste. Mund të jetë shumë e shijshme me krem, por çdo lugë çaji shton afërsisht 10 kalori.

    Pi më pak

    Sasia e tepërt, në çdo gjë mund është e keqe. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me kaloritë, nëse vijon të pish kafe me filxhan të mëdhenj. Mundohu që edhe kafen ta pish në mënyrë të moderuar. Pak kafe, më pak kalori.

    Pi pak ujë

    Uji ka cilësi fantastike. Për fat të keq, shumë njerëz nuk pijnë shumë ujë gjatë ditës dhe në fund vuajnë nga dehidratimi apo shumë sëmundje të tjera që shkaktohen nga mungesa e lëngjeve. Nëse je i/e etur dhe pi kafe, ke bërë një gabim të madh. Kafja ka veti që të dehidratojë, kështu që pi pak ujë me një fetë limoni brenda sa herë të kesh etje.

  • Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

    Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

    “Airbus” ka prezantuar projektin e tij të ri revolucionar, ZeroE, një avion komercial me energji të pastër që funksionon plotësisht me hidrogjen, raporton CNN Travel. Ky avion i avancuar, me katër motorë të veçantë elektrikë, pritet të hyjë në përdorim nga mesi i viteve 2030, me një shtyrje nga data fillestare e parashikuar për vitin 2035.

    ZeroE përfaqëson një hap gjigant drejt aviacionit të qëndrueshëm, pasi e vetmja mbetje nga procesi i energjisë do të jetë uji, duke e bërë të mundur që fluturimet transatlantike të realizohen me emetime zero karboni, me kusht që hidrogjeni të prodhohet nga burime të rinovueshme.

    Sipas Airbus, projekti nisi në vitin 2020 për të testuar dy teknologji: djegien direkte të hidrogjenit. ZeroE është pjesë e nismës Hydrogen Hubs at Airports, që synon të krijojë një rrjet global të prodhimit dhe shpërndarjes së hidrogjenit. Në këtë program kanë hyrë dhjetëra aktorë të industrisë ajrore si Delta Air Lines, SAS, EasyJet, Wizz Air, Iberia dhe Air New Zealand, duke çuar përpara vizionin e një të ardhmeje të pastër për udhëtimet ajrore.

  • Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

    Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

    Irani ka lëshuar një alarm portokalli për motin për 13 provinca, pasi një stuhi e dendur pluhuri që po vjen nga Iraku shkaktoi cilësi të rrezikshme të ajrit dhe dukshmëri të reduktuar ndjeshëm në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore.

    Organizata Meteorologjike Iraniane raportoi një rënie të ndjeshme të dukshmërisë horizontale dhe një rritje të niveleve të ndotjes, duke nxitur masa emergjente në disa provinca.

    Në Azerbajxhanin Lindor, të gjitha shkollat, universitetet, zyrat qeveritare dhe bankat u pas një vendimi nga komiteti i ndotjes emergjente të provincës. Kryeqyteti i provincës, Tabriz, regjistroi një indeks të cilësisë së ajrit (AQI) prej 450, i kategorizuar si “i rrezikshëm” për të gjitha grupet.

    Në Azerbajxhanin Perëndimor, shkollat ​​në gjashtë qytete, përfshirë Urminë dhe Mahabadin, u mbyllën. Autoritetet paralajmëruan grupet vulnerabël – fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës – që të shmangin ekspozimin në natyrë dhe të përdorin maska ​​N95 nëse është e nevojshme.

    Provincat Kordestan, Zanjan dhe Ilam gjithashtu pezulluan mësimin me pjesëmarrje fizike, me Ilam që vonoi orarin e zyrave me dy orë për shkak të fluksit të madh të pluhurit.

    Shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të lartë pasi shikueshmëria ra në 1.500 metra në disa zona.

    Zyrtarët vazhdojnë të këshillojnë publikun të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret mbyllur, të përdorin filtra ajri, të shmangin ushtrimet në natyrë dhe të hidratohen për të luftuar rreziqet shëndetësore që lidhen me stuhinë e pluhurit.

     

     

  • Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi. Në kërkim dy persona me motor

    Sulmohet me breshëri kallashnikovi një automjet i blinduar në Greqi, shpëton shoferi. Në kërkim dy persona me motor

    Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në Greqi, në Nea Liosia, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të një automjeti të blinduar.

    Mediat në Athinë raportojnë se autorët kanë qenë dy dhe po udhëtonin me një motor, ndërsa në automjetin e blinduar ndodhej vetëm shoferi.

    Sipas burimeve të cituara nga mediat greke në automjet ndodhej një person i njohur nga autoritetet, i cili për fat të mirë ka shpëtuar.

    U raportua se menjëherë pas sulmit, shoferi ka njoftuar policinë, i cili ka përshkruar se po ndiqej nga një motoçikletë.

    Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, ekipi anglez ndërpret ëndrrën për t’u ngjitur një ligë më lart

    VIDEO/ Goli i lojtarit shqiptar nuk mjafton, ekipi anglez ndërpret ëndrrën për t’u ngjitur një ligë më lart

    Chesterfield-i ka ndërprerë sot ëndrrën për t’u ngjitur në League One. Skuadra angleze është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Walsall-i. Armando Dobra ka tundur rrjetën në minutën e 94-t të takimit, por goli i tij nuk ka mjaftuar për Chesterfield-in.
    Në fund Walsall-i ka arritur të kualifikohet më tej në finale të fazës “play-off”. Skuadra në fjalë do të ketë përballë fituesin e çiftit Wimbledon-NottsCounty si pengesën e fundit për t’u ngjitur në ligën e tretë të futbollit anglez./Sport Ekspres/